Pjesa rezidenciale dhe frekuentuese e këtij plazhi është edhe e komunitit shqiptarë, të cilët jetojnë më së shumti në pjesën e saj pak më në thellësi të qytetit, por që zgjedhin që pushimet në plazh t’i bëjnë në plazhin e Coney Island, zonat Brighton Beach dhe Manhattan Beach në lindje të saj, dhe Gravesend në veri.
Nga BEQIR SINA Brooklyn NYC/
BROOKLYN NYC : Coney Island është një lagje banimi, me plazhin me tërheqjen më të madhe të pushuesve në Nju Jork. Simbas statistikave ky plazh është destinacioni gadishullor në Oqeanin Atlantik, në jugperëndim të Brooklyn, New York City me numërin më të madh të pushuesve, i cili në ditë e nxehta të verës i kalon të 1 milion pushuesit gati çdo ditë.
Plazhi, është një nga më të frekuentuarit, sidomos për emigrantët, të cilët zgjedhin këtë plazh mbasi ai ka shumë ngjashmëri me plazhet e vendeve prej nga ata kan ardhur. Pjesa rezidenciale dhe frekuentuese e këtij plazhi është edhe komuniti shqiptarë, të cilët jetojnë më së shumti në pjesën e saj më në thellësi të qytetit, por që zgjedhin që pushimet në plazh t’i bëjnë në Coney Island, Brighton Beach dhe Manhattan Beach në lindje të saj, dhe Gravesend në veri.
Ata zgjedhin Coney Island – mbasi ky plazh ka shumë ngjashmëri me plazhin e bregdetiti të Adriatikut, Durrësit, Vlorës apo Shëngjinit, Velipojës në Shqipëri. Ky është i njohur edhe si vendi i parqeve për dëfrim dhe një pikë mjaft e frekuentuar turistike – në këtë bregdet.
Gjatë sesionit të verës të shtunën dhe të dielën më shumë se 1 milion njerëz zgjedhin këtë plazh në Nju Jork të kalojnë fund javën . Tërheqjet e sa më shumë njerëzve kan arritur kulmin historik gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, pas Luftës së Dytë Botërore dhe viteve të neglizhencës.
Në vitet e fundit, zona ka parë ndryshime infrasturkturore të mahnitëshme – hapjen e stadiumit MCU Park dhe është bërë në shtëpi me ekipin e bejsbollit Brooklyn Ciklonet, në ligën cosmopolitane si dhe hapjen e një parku të ri dëfrim me përmasa gjigande.
Fotograf e gazetar, banorë të qytetit dhe turistët, do të përcjellin çdo ditë sidomos në mbrëmje në Brooklyn – palzhin e famëshëm Coney Islnad Kullën metalike e ndriçuar nga një sistem tepër modern me një vlerë 1.500.000 dollarë.
Me përmirësim të sistemit të saj të ndriçimit dhe vënjen në punë të 12 vendhedhjeve me Parashutë në Coney Island ky është çdo natë në horizont, me një ndriçim ë rrallë në Brooklyn New York dhe që tërheq vëmendjen nga çdo cep i gadishullit.
POLICI SI NË KOHË TË GJYMRYKUT….
Nga KOLEC TRABOINI/
Po ju sjell dy ngjarje në një përqasje që japin lajmet për sonte datë 14 gusht 2014 dhe ju e nxirrni përfundimin vetë se çfarë është thelbi i policisë sonë që një vegël qorre a thënë ndryshe me gjuhën e popullit vepron si në kohën e gjymrykut. Po e themi që në fillim se gjymryk është emri doganë në turqisht e që përdorej rëndom në Shqipëri në fillimin e viteve 1900.
1- Ka ca ditë që ka humbur një djalë me të meta mendore. Familja në alarm lajmëron kudo sepse djali merrte dhe ilaçe e po bëhen 10 ditë i humbur. Një ditë policët e Vorës e gjejnë këtë djalë dhe si e pyesin nuk e zgjasin po e lënë aty në Vorë pa e vrarë mëndjen së fëmijë e të rinjë të kësaj kategorie mbahen afër, dërgohen në qëndra policore dhe bëhet njofimi nëpërmjet medias për një njeri të sëmure e të humbur qe nuk i dihet as emri. Pjestarët e familjes të skandalizuar për këtë akt te papërgjegjshëm të policisë ankohen në kanalin televiziv News 24 dhe thonë si është e mundur të ndodh kjo. Pse është Policia? Kësisoj edhe pas braktisjes nga Policia djali me të meta mendore vazhdon të jetë i humbur e në rrezik për jetën.
Në fakt kësaj pyetje nuk është në gjendje ti përgjigjet as drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit. Pse do thoni ju. Shumë thjeshtë se Policia ( që konsiderohet e PS dhe LSI pra e politikës e jo e popullit) është për të bërë luftë nervash me PD. Ja se si:
2- Policia e Tiranës pikërisht sot në të njëjtën ditë shkon e merret me puntorët e ndërtimin të Bashkisë së Tiranës duke ndaluar( arrestuar) 5 prej tyre dhe duke pezulluar punimet në një rrugë pranë shkollës “Harry Fulz” ku me të drejtë Bashkia po ngre një semafor. Kjo ndalesë policore e konflikt pushtet lokal me pushtet qëndro është krejt e pakuptimtë e tregon se këta merren me beteja mullitë e erës, sepse atë semafor nuk e do një kuadër i PS që ka ndonjë dyqan apo kafene aty ku mendohet të vihet semafori në ndihmë të qytetarëve. E shihni pra se përse duhet policia?
Është po kjo polici që ndërsa braktis në rrugë një njeri të sëmurë në Vorë, vrapon të prish punët e Bashkisë për ngritjen e një semafori që në fund të fundit do ti shërbente qytetarëve të Tiranës pa dallim feje, krahine apo ideje. Po na del goja prapa duke vënë në dukje marrëzitë shqiptare, nënpunës budallenj e honxho bonxho por tani këta i kanë veshët e trutë shollë e nuk dëgjojnë. Sa shpejt u trulloska njeriu prej diellit të pushtetit i i bëfsha tëmën kolltukut.
Më falni po çfarë Reformë opinge është kjo?! A doni të bëni shtet apo do vazhdoni të kruheni me njëri-tjetrin sikur keni zënë morra të dy palët, ca morra demokratë e ca morra soc-lsist. Turp të keni. Jeni institucione buxhetore, jetoni me parat e popullit e tallni bythën, jo e dua unë semaforin jo nuk e dua unë semaforin. Pyesni qytetarët e Tiranës a e duan semaforin apo të vriten prej shoferave injorantë që nuk të lënë të kalosh as në qëndër të Tiranës. Jo më shumë se dje kur kisha shkuar të firmos peticionin për shkarkimin e Don Full Hajnit një taksixhi erdhi si i xhindosur, e të mos nxitoja isha sot në atë botë. Dhe Policia rri e vështron dhe aq me keq nuk do semaforë kur unë si qytetar i dua se më mbrojnë jetën. Po pse moj Policia e Shtetit që ha bukë në trastën e popullit. Ta dish se qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë, qeveria vetëm konsumon. Lekun e nxjerr populli. I miri e i urti popull që po duron aq shumë. A e dini çfarë është populli të nderuar policë të politikës, apo jetoni ende kohën e kërbaçit, me medimin se populli është një mushk që do ngarkuar rëndë e do tërhequr e do mbajtur prej kapistalli. Po ruajuni shkelmave ama se mushkat e kanë goditjen e rëndë.
Unë nuk e kuptoj kështu policinë. Ka të drejtë Tom Doshi që thotë se Saimir Tahiri i e ka mbushur policinë me tepelenas të vet dhe këta policët të targës TP i kanë shpatullat e ngrohta dhe e lënë vetën lehtësisht të përdoren si shasma në çiftet e partive politike në ca beteja e luftra donkishoteske me njëra-tjetrën
Po ç’ kusure ka populli që ju mban me bukë, o Faqja e zezë!
KOSTUMET TONA KOMBTARE DHE QENDRESA E TYNE!
Nga Fritz RADOVANI/
Hymje: E çka do të më thonte Gjyshi im Pjeter Kolë Prennushi, sikur ta dinte se due me shkrue pikrisht për profesionin e Tij, për atë maje gjylpane me të cilen “verboi” sytë…tue ruejtë në breznitë e reja të qytetit të Shkodrës…veshjen tonë kombtare, të trashigueme brez mbas brezi gati deri në gjysen e dytë të shek. XX…Ndërsa gjyshja ime Nana Nine, vdiq dhe hyni në dhé në vitin 1961 me kostumin kombtar, këmishën harkate dhe çarqafin e bukur kombtar punue në tezgjah e që kishte qindisë me duert e veta kur ishte vajzë e re… Simbas zakonit, teshat e vdekjes përgatiteshin që në atë kohë, pa u martue…Pra, i sillnin me pajen e tyne tek burri…Me ta ishin edhe dy çarçafët e vdekjes (i kuq dhe i bardhë), jastekët të punuem në tezgjah e veshja personale.
Pasioni për pikturë më lidhi përjetësisht me mësuesin dhe edukatorin tim, Prof. Simon Rrota, i lauruem në Itali dhe i pasionuem për kostumin tonë kombtar. Ishte edhe vëlla me dijetarin e njohun të Gjuhës Shqipe, At Justin Rrotën. Veprat e Tij për kostumin kombtar janë të shumta.
Përveç veshjes së qytetit të Shkodrës, Ai ka lanë vepra edhe për kostumin e fshatit, kryesisht Zadrimës dhe atyne të Maleve të Veriut, Kelmendit, Hotit, Dukagjinit, Shllakut…Zona që kishte shkelë me kambë. Ma vonë njoha piktorin Vladimir Jani, edhe Ky një tjeter piktor që ka lanë vepra arti me kostumin kombtar. I pari që i ka përjetsue kostumet tona kombtare ishte Kolë Idromeno. Ky piktor ka punue shumë vepra per Shkodren dhe Malësitë. Kryevepra e Tij asht “Motra Tone”.
Veç kësaj, për kostumin tonë kombtar kam pasë edhe dy lidhje të tjera me intelektualët Rrok Zojzi (etnograf) dhe Gjon Kamsi, mbas vitit 1974. Me të dy kemi shkëmbye mendime rreth kostumit tonë kombtar në vitin 1979, në Ekspozitën e Tekstileve në Shkodër. Aty mund të them me plot gojë se prej Këtyne dy intelektualëve të fundit jam “diplomue” për njohje dhe percaktim të krahinave të kostumeve tona, kryesisht të motiveve artistike të tyne, që më kanë ndihmue shumë dhe më kanë hapë horizontin kulturor në punën time si modelist tekstili pranë Fabrikës së Pëlhurave, ku kam realizue disa dhjetra modele me këta motive popullore. Këta motive i kam aplikue në shamijat e mëndafshta, perdet dekorative dhe dy vizatime në Kombinatin e tekstilit në Berat.
Motivet tona kombtare: Kostumi Kombëtar i Qytetit të Shkodrës, u ruejt dhe u pasue deri në ditët tona në të gjitha familjet e besimit katolik. Kjo ruejtje e trashigueme ndodhi edhe ndër ato zona të Malit apo të fushës ku besimi katolik i Shqiptarëve nuk pësoi ndryshime, tue u përqendrue kryesisht ndër male ku besimi katolik asht edhe sot si në Hot, Grudë, Kelmend, Dukagjin, Pukë, Mirditë, e deri në zonat e Shqipnisë së Mesme, Rubik dhe Laç i Kurbinit.
Ndër zonat fushore janë autoktone kostume Shqiptare ata të Zadrimës e deri rreth fushave të Bunës, tue përfshi edhe fusha e malësi të ulta të Bregut Matit si dhe rrethina të Durrësit.
Deri rreth viteve 1700 kostumi kombëtar Shqiptar ka vazhdue edhe në Ulqin e Tivar.
Rrafshi i Dukagjinit, zonat e Prizrenit e deri poshtë në Shkup, kanë rezistue ma shumë ndër Tokat Shqiptare të pushtueme ndër shekuj nga turqit dhe ma vonë nga shovenistët sllavë.
Shqipnia e Jugut dhe Tokat e pushtueme nga grekët nuk kanë muejtë me i rezistue pushtuesit, i cili edhe ka futë ku me dhunë ku me kushte detyrimi kostumin e vet, i cili nuk ka pothuej asgja kombtare. Kjo veshje shtrihet deri naltë në Shkumbin…e shpesh edhe e kapercen tue u shtri në fushat ku ka besimtarë ortodoksë…I vetmi motiv që asht ruejtë ndër raste të veçanta edhe ky i perzimë me veshjet e sllavëve grekë nga veshjet e burrave asht fustanella.
Kostumet tona kombtare dhe qendresa e tyne:
Për me kenë i saktë në veshjen kombëtare, qendresen dhe ndryshimet që kanë pësue veshjet tona ndër shekuj, përveç mendimit të dijetarëve tanë Simon Rrota, Rrok Zojzi, Gjon Kamsi, Kel Kodheli, Zef Shoshi, At Gegë Luma etj., i jam referue edhe “Relacioneve të Klerit Katolik Shqiptar të Shek. XVI – XVII”, të cilat japin edhe shpjegime për kostumin tonë kombtar dhe qendresen apo dhunimin e tij nga pushtuesit turq, pothuej në të gjitha Trojet tona Shqiptare.
Zonat e pushtueme nga turqit, ku dhuna ishte e pashoqe, si në Krujë, Lezhë, Shkodër, Drisht dhe Durrës, kanë pësue veshje të detyrueshme “allaturka” ndër qendra të tyne të Kështjellave.
Fshatrat kanë vazhdue deri në ndryshimet e plota të besimit në ate musliman. Kryesisht këtu bahet fjalë për veshjet e grave të reja, nuseve etj. Burrat janë lanë ma të lirë, mbasi qellimi kryesor i pushtuesit ishte perdorimi i tyne për sherbim ushtarak dhe punët në bujqësi e blegtori.
Ndër qytete besimtarët katolikë kanë vazhdue me ruejtë kostumin e vet kombëtar deri atëherë kur ndër ata qytete filloi me dominue besimi musliman. Besimtarët muslimanë të qyteteve kanë veshë kostumin turk tue pranue edhe privilegjet zyrtare dhe ua kanë imponue ata edhe grave të tyne.
Kjo dukuni asht kenë si me e pasë nda me thikë mu në mes pikrisht qytetin e Shkodrës.
Kostumi kombtar i qytetit të Shkodrës ka vërtetësi të dokumentueme edhe ndër arkivat e shumë fotografëve vendas, Venedikut e Napolit, në Itali. Arbëreshët janë prap një arkiv tjetër për Shqiptarët e Jugut, të cilët, edhe pse janë “përzi” deri në një farë mase me vendasit italianë, mbesin Shqiptarë!
Kostumi Kombtar i Malësisë, çakçirët, xhamadani, xhubleta, këmishat e punueme me pëlhurë në tezgjah, kësula dhe deri tek veshjet e mbrendëshme, janë kombtare Shqiptare.
Kostumi i fushave të Zadrimës dhe deri në brigjet e Bunës, të fshatarëve të këtyne zonave si gra dhe burra, ruejnë edhe sot motivet tona kombtare, kryesisht, gratë: Riza e tyne me mëndafsh e pambuk, vizatimet e kokave të tyne, këmishat, kamcat e brakeshave, fundet e përparset, janë plotsisht Shqiptare. Ndërsa burrat, përveç veshjes, kanë edhe kësulat e tyne karakteristike.
Kostumi i Burrave dhe i Grave Katolike të Shkodrës, të ruejtuna ndër veprat e artit, foto apo muze, ku paraqiten Burrat me fustanellat e tyne, fesët, këmishat, xhamadanat etj…janë kombtare. Ndër veshjet e Grave asht e njohun japanxhia, anteria, këmishat harkate, brandavekët, bohçet e ngjyave të ndryshme etj., tue përfshi edhe veshjet e vajzave të reja, janë të gjitha kombtare Shqiptare. Gratë e vajzat kur kanë dalë ose shkue në Kishë kanë perdorë edhe çarqafin e kuq ose të bardhë, kanë mbulue kokën, por jo fytyrën. Mbi kokë shpesh në raste feste asht vue degermia.
Nder piktorët e viteve të fundit të shek. XX nuk duhet lanë pa u vue në dukje edhe dashunia ynë per ata kostume. Do të veçoj emnat e piktorëve Pjerin Sheldija, Ferdinand Paci, Ndoc Gurashi etj.
Gratë muslimane janë dallue nga gratë katolike nga kostumi i tyne turk, nga mbulesa e fytyrës, e detyrueme nga burrat e tyne fanatikë, të cilët, kur konvertoheshin në besimin musliman, “garantonin” administratorët turqë për “besueshmeninë e vet anadollake” me veshjen e grave muslimane të modelit turk, tue i shoqnue edhe me rritet e zakonet islamike.Veshja e tyne edhe ditën e martesës asht kenë veshje e ardhun nga Anadolli, tue fillue nga degermia dhe brandavekët. Këmishat që janë punue në tezgjah janë kenë të punueme në Shqipni dhe janë të përzime me motivet tona. Pjesët tjerat të veshjeve, deri tek pashmangat, janë kenë me motive turke.
Duhet theksue se grave kjo veshje ju imponue njëherit me besimin nga burrat felëshues shqiptarë që u vetquejten “turq musliman” por, kurrë me dëshiren e grave të tyne, të cilat e urrejnë edhe sot “perçen” dhe nënvleftsimin njerzor të tyne nga islamizmi oriental konservator.
Fragment nga dorshkrimi “Kostumi ynë kombtar Shqiptar”, FR, 2005.
Melbourne, 2014.
ILIR IKONOMI:HISTORIA RISHKRUHET PERMES DEBATIT
Në një intervistë dhënë enkas për Gazetën më të Vjetër të Botës Shqiptare në print “DIELLI”, gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi shprehet se:…”Historia rishkruhet më mirë dhe më saktë përmes debatit dhe debati duhet të jetë si një vorbull që zien; aty duhet të marrin pjesë shumë pikëpamje dhe jo një e vetme…”
Ndiqeni intervistën që Editori i Diellit Dalip Greca, i mori gazetarit dhe studiuesit Ilir Ikonomi, që po lëvron suksesshëm një zhanër të veçantë, mes rrëfimit dhe historisë:
Si ndjehet Ilir Ikonomi pas një promovimi të sukseshëm në Tiranë të librit të tretë”Pushtimi”?
Ilir Ikonomi -Më vjen mirë që libri u prit me interesim, me sa kuptova. Besoj se interesimi erdhi kryesisht nga kërshëria e lexuesit për të ditur se si e shihnin amerikanët pushimin e Shqipërisë nga Italia. Ishte diçka për të cilën nuk është folur ndonjëherë me kaq hollësi.
Si shkuat tek zbulimi i raporteve të ambasadorit amerikan Hugh Gladney Grant?
Ilir Ikonomi-Raportet i zbulova në vitin 2010 në Arkivin Kombëtar amerikan që ndodhet në College Park të shtetit Maryland, rreth 50 minuta larg shtëpisë sime. Isha në valën e kërkimeve për një libër që po shkruaja mbi jetën e Faik Konicës në Uashington. Hugh G. Grant ka qenë i dërguari diplomatik i SHBA në Tiranë mes viteve 1935 dhe 1939, prandaj natyrshëm më duhej të rrëmoja në korrespondencën që Granti shkëmbente me Departamentin e Shtetit në atë periudhë, me shpresë se do të gjeja se çfarë thuhej në komunikimet e tyre për Konicën. Kërkimi ishte i frytshëm, sepse sqarova shumë gjëra që më ndihmuan të përcaktoj me saktësi disa lëvizje të Konicës dhe disa fakte që lidheshin me marrëdhëniet e Mbretit Zog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij kërkimi, hasa fillimisht në një raport të gjatë, ku Granti përshkruante me hollësi pushtimin e Shqipërisë, ashtu siç e kishte parë me sytë e tij, si dhe pasojat e menjëhershme që solli kjo ngjarje: humbjen e pavarësisë së shtetit shqiptar në të gjitha aspektet. Materiali i daktilografuar mbante datën 24 maj 1939, pra rreth një muaj e gjysmë pas pushtimit të 7 prillit. Në dosjet me dokumente të zverdhura të arkivit gjeta edhe një raport tjetër, më të shkurtër të Grantit, që me sa dukej ishte përfunduar së daktilografuari më 25 korrik të atij viti.
Kuptova se për të shkruar raportet, ministri amerikan ishte bazuar në shënimet që kishte mbajtur gjatë gjithë asaj periudhe të turbullt. Materiali përmbante hollësi që mu dukën mjaft të besueshme dhe me vlerë, sepse ato tregoheshin nga një dëshmitar pamor, madje nga një dëshmitar që kishte kontakte me qarqet më larta politike të vendit. Jo vetëm kaq. Ky dëshmitar i rrallë ishte i paanshëm dhe objektiv në rrëfimin e ngjarjeve. Ai nuk kishte ndonjë arsye të fortë të mbante anën e dikujt në këtë histori të trishtueshme. Së fundi, Granti ishte i njohur për skrupulozitetin e tij prej burokrati. Në kabllogramet që i dërgonte Departamentit të Shtetit dhe që ishin të shpeshta, nuk kisha gjetur ndonëherë pasaktësi ose mospërputhje.
Prandaj mendova se materiali që kisha në dorë ishte me rëndësi, si dokument që e pasqyronte më së miri këtë kapitull të historisë shqiptare.
Do të doja të sillnit për lexuesit e Diellit se çfarë ndjetë në momentin e zbulimit të raporteve shtatë e më shumë dekada pasi ambasadori i pat shkruar.
Ilir Ikonomi-U ndjeva i privilegjuar. Kur hasa në raportin e parë, isha në sallën kryesore të arkivit, ku punonin disa dhjetëra kërkues si unë dhe gjëja e parë që bëra ishte ta fotografoja menjëherë të gjithë raportin, për ta shqyruar më me imtësi më vonë. Ndodhesha përpara një perle të vërtetë, rreth 100 faqe të daktilografuara, që kishin fjetur në arkiv për 7 dekada, fare të panjohura. Në fillim më kapi një frikë e kotë: Po sikur dikush nga punonjësit e arkivit të vijë e të më thotë se materiali është ende i klasifikuar dhe nuk lejohet fotografimi?
Mendoj se çdo send historik që zbulojmë, çdo relik apo dorëshkrim nga historia, nuk na takon neve personalisht, nuk është diçka që na shërben për të zbukuruar dhomën apo bibliotekën tonë personale, por merr rëndësi kur bëhet pjesë e të gjithëve, e kujtesës së kombit. Prandaj mendimi se këtë material mund ta botoja një ditë më dha emocione. Kur më në fund gjeta kohën për ta shqyrtuar me imtësi rrëfimin e Grantit, pashë se kisha të bëja me një material të pazakontë. Me shumë habi dhe kënaqësi kuptova se Granti vërtet i kishte shkruar raportet për Departamentin e Shtetit, por qëllimi i tij kryesor ishte që ato të ruheshin në arkiv dhe, më vonë, kur dikush të interesohej për këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, t’i lexonte për të kuptuar më mirë aferën e pushtimit italian. Kjo dëshirë e Grantit, ky vullnet i mirë i tij për shqiptarët më la një përshtypje të pashlyeshme.
Ju jepni në libër vështrimin e ftohtë amerikan për një nga ngjarjet më të përfolura të historisë së Shqipërisë. Sa ndikojnë materiale të tilla në rishkrimin e paanshëm të historisë?
Ilir Ikonomi-Mendoj se historia rishkruhet më mirë dhe më saktë përmes debatit dhe debati duhet të jetë si një vorbull që zien; aty duhet të marrin pjesë shumë pikëpamje dhe jo një e vetme. Në këtë vështrim, raportet e Grantit e pasurojnë procesin e rishkrimit të historisë së Shqipërisë, për më tepër se ai flet si një aktor i jashtëm, i painteresuar drejtpërsëdrejti.
Duhet pranuar se gjatë periudhës komuniste, historia e Shqipërisë është shkruar në mënyrë të deformuar dhe në shumë raste shtrembërimet kanë qenë të neveritshme. Janë thënë plot gënjeshtra dhe ata që i kanë thënë mbajnë përgjegjësi. Është shumë e saktë shprehja e George Orwellit: “Mënyra më e efektshme për të shkatërruar një popull është të mos e lejosh atë të kuptojë historinë e vet, t’ia fshish nga kujtesa këtë histori.”
Për shembull, një ndër figurat ende të debatuara në historinë shqiptare të pas pavarësisë është Ahmet Zogu. Gjatë dekadave të komunizmit, historia e Shqipërisë i ka mëshuar mohimit të plotë të kësaj figure. Aq e madhe ka qenë këmbëngulja, saqë ndikimi i kësaj teze vazhdon edhe sot. Një pjesë e historianëve, megjithëse shëtisin shpesh nëpër Evropë dhe citojnë plot literaturë të huaj, nuk mësohen dot me mënyrat perëndimore, realiste të analizës së ngjarjeve, ose nuk kanë guximin të mohojnë atë që kanë thënë dikur. Tek disa të tjerë mbizotërojnë dogmat, në vend që të ndjekin intuitën. Këtyre do t’u kujtoja thënien e novatorit të madh amerikan, Steve Jobs: “Mos u kapni në grackë nga dogma, që do të thotë të jetosh me rezultatet e mendimit të të tjerëve.”
Të dërguarit amerikanë në Tiranë në vitet 1930, Herman Bernstein dhe Hugh Grant, e shihnin qeverisjen e Ahmet Zogut si një periudhë stabilizimi, unifikimi dhe modernizimi të shtetit shqiptar, që zgjati nga viti 1925 deri më 1939, pra plot 14 vjet. Edhe para kësaj periudhe, duke filluar nga Kongresi i Lushnjes, Zogu ishte një figurë qendrore në Shqipëri dhe shihej gjerësisht si patriot dhe bashkues, po të gjykojmë nga kronikat e gazetarëve perëndimorë që e kanë takuar. Ai veproi në rrethana jashtëzakonisht të vështira për një shtet që ishte krijuar vetëm një dekadë më parë dhe për të cilin kishte dyshime të mëdha nëse do të mund të ekzistonte gjatë.(Te plote do ta lexoni ne Gazeten Dielli te Printuar)
Nga Nju Jorku ; duke punuar në ngritjen e një muzeu në Kosovë – për vëllain e tij të martirizuar
Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonëështë duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij/
Nga BEQIR SINA, New York/
BRONX NJU JORK : Me rastin e rënjes së tij – 16 vjetorin dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anetari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj
Ndërkohë, që dy gazetat më të mëdha të Nju Jorkut, NY Daily News dhe New York Post, në një shkrim të Patrick Rocchio, kujtuan me anë të një shkrimi 16 vjetorin e rënjes së dëshmorit të Kosovës Vezir Ademaj.
Në shkrimin e gazetarit amerikan Rocchio, thuhet se : Dr Hasan Ademaj, një dentist i njohur dhe kirurg i cili praktikon profesionin e tij në një lagje të njohur emgirantësh shqiptar në Bronx, tani është duke krijuar një muze dhememorial në qytetin e vendlidnjes së tij në Kosovë, ku vëllai i tij Vezir Ademaj – pati organizuar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, së tij – rezistencën ndaj pushtimin serb – duke e paguar për atë me jetën e tij në 25 korrik,1998.
Ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës dhe është shpallur dëshmor në luftën për çlirimin e Kosovës.
Veziri, ishte një kampion i kick-boks në Europë, para se të kthehej në Kosovë nga Zvicra për të luftuar forcat pushtuese serbe të Sllobodan Millosheviqit, thotë Dr Ademaj vëllai i dëshmorit, për gazetën njujorkeze NY Post.
Dhe, shoti se Millosheviqi, u akuzua për krime lufte të lidhura me gjenocid . Por, mbeti pa u dënuar mbasi ai vdiq në një nga qelitë e burgut të Hagës. Ushtria serbe, në atë kohë kur u vra Veziri, kishte pushtuar Kosovën, dhe po kryente një spastrim etnik në Kosovë, ndaj popullsisë shqiptare.
Kështu, tregon për NY Post, Dr. Hasan Ademaj duke shtuar se :”Muzeu, është vendosura në – një nga dhomat e shtëpisë së Ademajve – një shtëpi e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe e rindërtuar pas shkatërrimeve- Kjo, ndërtesë shpjegon ai njihet si “Kulla” e ndërtuar me muret shumë të trashë dhe dritaret të vogla dhe është përdorur në kohra, si mjet fortifikimi kundër pushtimit. Ajo u për herë të fundit u dogj nga lufta në Kosovë – ku ushtria serbë ishtevendosur në lokalitetin Sheremetaj – Kosovë”.
Gazetari sqaron se Kullat në Kosovë, kanë një histori të gjatë, të përdorura nga vendasit si fortifikime kundër pushtimeve të ndryshme, që duket se kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së gjithë Kosovës.
Lidhur më ngritjen e muzeut, në shtëpinë e tij – dhe të busteve në oborrin e shkollës së Sheremetaj ku Vezir Ademaj ka jetuar, Dr. Ademaj tregon për NY Post, se : “Kjo është një e mirë për historinë dhe për një brez të ri – për tëditur se çfarë ka ndodhur në atë periudhë,” tha Dr Ademaj, i cili është takuar me udhëheqësit lokal për të diskutuar çështje që lidhen me museumin dhe shtonë se “Vëllai im ka qenë patriot, megjithse jetonte në Zvicër dheai shkoi në Kosovë, për të mbrojtur popullsinë shqiptare.”
Dr Ademaj sqaronë se në projektin e tij i cili ka marrë udhë të dy qeveritë ajo e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë po e mbështesin krijimin e muzeut, edhe nga anëtarët e tjerë të familjes dhe pushteti lokal.
Kurse, duke folur rreth këtij museu presidenti dhe themeluesi i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane me bazë në Bronx zoti Esad Rizai, e ka quajtur dëshmorin e Kosovës Vezir Ademajn si të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës – një frymëzim për të gjithë brezat.
“Krijimi i këtij muzeu – do të thotë shumë, sepse njeriu si ai është një frymëzim edhe për komunitetin tonë,” thotë Rizai për NY Post duke shtuar se: “Ai frymëzon njerëzit dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e historisëshqiptare, dhe njerëz si ai janë nga ata që na japin krenari shqiptare.”
Rizai, ka thënë se vëllai i dr Hasanit, si mijëra dëshmorët e lirisë ka sakrifikuar për të gjithë popullit shqiptar, gjithë kombin në traditën tonë shqiptare, tek kombi i tyre, vendi i tyre dhe “Besa” – një kod nderi i çdo shqiptari.
Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij.