Të Enjten me 1 gusht 2014, profesorja ne Georgia Southern University, vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Ajo u prit nga kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj me bashkëpunëtorët e vet. Dr. Lori E. Amy vizitoi ekspozitën e 100 vjetorit të Vatrës si dhe dokumentete rralla të arkivit të Vatrës. Profesorësh, që është një mike e shqiptarëve dhe e ka vizituiar Shqipërinë. Asaj i bënë shumë përshtypje shkrimet origjinale të rekordeve të Vatrës, që ruhen që nga viti 1912, përfshi edhe dokumete të rekordeve të Shoqërisë bashkëformuse të Federatës, Besa-Besën,rekorde që janë më të hershme, të viteve 1910. Po ashtu ajo shfletoi edhe koleksionet e hershme të Gazetës Dielli, e cila vazhdon të botohet në SHBA prej viti 1909, duke qenë gazeta më jetëgjatë në botën shqiptare, 105 vjeçare..
Qëllimi i vizitës së profesores Lory E. AMY, ishte edhe tërheqja e mendimeve për zhvillimet në Shqipëri, krimete diktaturës komuniste, mosdënimi i tyre,mosdënimi i funksionarëve të lartë që kanë kryer krime, trashëgimia komuniste, etj. Ajo është duke shkruar një libër me këtë subjekt.Vizita zgjati tri orë. Në fund u bënë fotografi në mjediset ë Shtëpisë së Vatrës dhe jashtë saj.
Në takim morën pjesë, përveç kryetarit D. Gjon Buçaj, edhe zv/kryetari Asllan Bushati, presidenti i Fondit të Studentëve Profesor Mithat Gashi, arkëtari Marjan Cubi, editori i Diellit Dalip Greca, si dhe Lek Buçaj, anëtar i kryesisë i degës së Washingtonit.
“Miss dhe Mister Turizmi 2014″, fitojnë vajza nga Gjakova dhe djali nga Shijaku
Nga Gëzim Kabashi/. – Një vajzë nga Gjakova dhe një djalë nga Shijaku janë kurorëzuar mbrëmjen e kaluar me titujt “Miss dhe Mister Turizmi” 2014. Në përfundim të spektaklit, të organizuar në mjediset e kompleksit tturistik “Tropikal” pranë Durrësit, Artnesha Krasniqi, studente 21-vjecare kosovare dhe Serxho Gjyli, maturant nga Shijaku, kanë fituar konkurimin mes 32 vajzash dhe djemsh, të ardhur nga Durrësi, Tirana, Kavaja, Lushnja, Kruja, Gramshi, Tropoja, Kosova etj.
Organizatorja e kësaj veprimtarie, Myzejen Konduri, tha për ATSH-në se edicioin e nëntë të “Miss e Mister Turizmit” e drejtoi Xheni Konduri, ndërsa konkurentët janë përgatitur nga koreografi Arjan Plaku. Djemtë dhe vajzat sfiluan gjashtë herë përballë shikuesve të shumtë, që ndoqën veprimtarinë për afro dy orë e gjysëm. Sipas të njejtit burim, juria e drejtuar nga Floriana Garo shpalli edhe disa fitues të tjerë, jo vetëm në fushën e imazhit, por edhe në atë të traditës së kulinarisë.
Dorëhiqet Ministri Ilirian Celibashi
Ermonela Felaj emërohet Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin/
Tirane, 1 Gusht/- Ermonela Felaj, deputete e Partisë Socialiste, e zgjedhur në qarkun e Beratit, është emëruar ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pas largimit të Ilirjan Celibashit nga kjo detyrë.
Këtë ndryshim në kabinetin qeveritar, e ka shpallur vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me zonjën Ermonela Felaj dhe zotin Ilirian Celibashi.
Kryeministri tha se ndryshimi në qeveri është një kërkesë e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, për të ndërprerë marrëdhënien me Qeverinë. “Si nevojë për të mos ndërprerë për asnjë minutë punën tonë këtu, në Këshillin e Ministrave, duke zëvendësuar një ministër, me të cilin kam pasur privilegjin që të punoj në 300 ditët e para, me një kolege, të cilën e admiroj për cilësitë e saj, me deputeten e PS-së, Ermonela Felaj”, tha kryeministri Rama.
Ai falenderoi z. Celibashi për përkushtimin dhe integritetin e lartë moral dhe profesional me të cilin e ka përballuar detyrën, ndërsa pohoi se dorëheqja e tij është për motive tërësisht personale. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se Celibashi, si një ndër juristët më të spikatur të vendit dhe si pjesë e jona, me asistencën e tij, nuk do të ngurrojë të japë këndvështrimet e tij kritike.
Ministri i dorëhequr, duke e cilësuar mbresëlënëse punën e tij në qeverinë ‘Rama’, pohoi se vendimi tij bëhet për arsye personale. Celibashi nënvizoi se shpreson që akti i tij të mos dëmtojë askënd, pikë së pari asnjë interes publik.
Ai falenderoi PS-në dhe kryeministrin Rama për vlerësimin që i bënë kapaciteteve të tij profesionale duke e bërë pjesë të maxhorancës së majtë. “Ka qënë një nder që të përfaqësoja PS-së dhe privilegj të isha pjesë e këtij kabineti. Kjo vendimmarrje imja nuk ka vënë aspak në dyshim besimin dhe bindjen time të kahershme tek kryeministri Rama dhe kabineti i tij serioz dhe te përgjegjshmëria përpara qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur objektvat politkë”, u shpreh Celibashi.
Nga ana e saj deputetja Felaj falenderoi kryeministrin për vlerësimin, ndërsa shprehu anagzhimin profesional dhe moral të saj në plotësimin e detyrës si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ermonela Felaj, 38 vjeçare është juriste në profesion, ku ka përfunduar me rezultate të shkëlqyara shkollën e magjistraturës dhe ka një përvojë të spikatur si prokurore në rrethin e Beratit. Ajo është deputete e qarkut të Beratit në grupin e PS-së për mandatin e dytë radhazi.
Jahjaga takim me Thaçin dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë
PRISHTINË, 1 Gusht / Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, u shpreh për domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të Kosovës, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim luftimin e dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjërë.
Gjatë një takimi që Presidentja Jahjaga zhvilloi sot me Kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, dhe me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, drejtorin e AKI-së Bashkim Smakaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, kryeprokurorin e shtetit në largim Ismet Kabashi dhe kryeprokurorin e shtetit Sylë Hoxha, si dhe kryesuesin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, diskutoi për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit.
Në takim, krerët e institucioneve, kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë, që veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë, parandalimin aktiviteteve, organizimeve dhe çfarëdo lloj veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënon jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës, dhe që synon shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit. Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se, “Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste”.
FALEMINDERIT, ZOTI JU “SHPËRBLEFTË!?“
Nga Fadil LUSHI/
Thonë se pronarët e medieve pamore (sidomos ato prestigjioze) shumë kohë më parë kanë “ndërtuar” një barsoletë dedikuar njerëzve të cilët janë nën vartësinë e emi-sioneve fetare, ku, pos të tjerash, thuhet: “Shikoni atë njeriun e ulur pranë televizorit. Në shikim të parë duket sikur ndërron kanalet televizive, po në fakt është e kundërta, kanalet televizive janë ato që këtij ia përbuzin rehatinë dhe, në fund, ia ndërrojnë mendjen!” Ne, që shkruajmë këtë opinion nuk do të ndërrojmë as hapësirën, po as “fiqirin”. Mbetemi të tillë, si përherë. Para se të vazhdojmë ta “shkarravisim” këtë vështrim, fillimisht do të kërkojmë ndjesë nga teologët, nëse do “fusim hundët” në profesionin e tyre.
IFTAR-i
Ne, në këtë vështrim nuk do të diskutojmë për çështje që nuk na takojnë, për çështje që nuk jemi kompetent apo të kualifikuar. Nuk do ta bëjmë këtë, sepse nëse e bëjmë këtë do të ishte kulmi i marrëzisë sonë. Ne do të mëtojmë të prekim një “dukuri që dita-ditës bëhet bajat”, një dukuri e stërngarkuar me çallëme provincialiste, një dukuri që është e mbingarkuar me tallava, shund dhe, në instancë të fundit, një dukuri që “vetëpërbuz” edhe ato pak vlera që ka…, një dukuri që hetohet vetëm në muajin e Ramazanit. Gjatë gjithë muajit të bekuar që lamë pas, u organizuan gjithandej “aktivitete rreth humanizmit dhe solidaritetit tonë kolektiv”. Për këtë qëllim, u shtruan me qindra iftare. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për nocionin IFTAR-i jep këtë shpjegim: Darkë që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e ramazanit: koha kur hahet kjo darkë (në vendet ku vepron feja myslimane). Hanin iftar. Pritnin (çelnin) iftarin. Disa iftare, kryekëput iu dedikuan njerëzve të veshur me kostumin e politikanit të vockël, disa të tjerë ministrave, një i tillë presidentit të shtetit, një kryeministrit, ca të tjera vetëm për ata me strajca të thella, disa të tjerë për besimtarët e devotshëm, disa iftare u shtruan për “autoritetet provinciale”, kishte edhe të tilla iftare (diku në Shqipëri) që shtroheshin nga “zonjat llafazane gjegjësisht nga mbesat e gjysheve telendare dhe me sjellje të shfrenuara!?” Se kjo shtruarja e iftareve ishte një “zemërgjerësi e madhe” e njerëzve me strajca a xhepa të thellë apo një çallëm dhe një katandisje (kockë e lëkurë) e radhës, ne nuk e dimë dhe, nëse vërtet nuk e dimë, atëherë as që do e paragjykojmë…, por ama se e gjithë kjo, ishte shprehje e një provincializmi të shëmtuar dhe me brirë, nuk diskutohet, dhe për këtë arsye nuk ka njeri që mund ta kontestojë.
PËR KË NUK U SHTRUAN IFTARE!?
Nuk dëgjuam që diku dhe dikush të kishte shtruar një iftar për studentët (hiq mënjanë ata të fakultetit teologjik)…, nuk dëgjuam e as nuk pamë që një iftar të ishte shtruar vetëm për skamnorë, për familjarë të dëshmorëve, për invalidët të dalë nga lufta e Kosovës, për nënat kosovare, për ato nëna që sot e gjithë ditën e Perëndisë kërkojnë një gur Drenice a Prekazi, për varret e humbura të bijve dhe bijave të tyre…, nuk dëgjuam që një iftar, po edhe të ishte modest, të shtrohej diku në hapësirat e jetimores së Tiranës…, nuk dëgjuam se diku në fshatrat e varfra të ishte shtruar një iftar…, nuk dëgjuam e as që pamë që diku u shtrua një iftar për njerëz në asistencë…, nuk dëgjuam e as pamë që diku të ishte shtruar një iftar për ushtarin me paterica, nuk pamë e as dëgjuam që diku të ishte shtruar një iftar për njerëzit me gjymtime shpirtërore dhe trupore, nuk pamë e as dëgjuam që të ishte shtruar një “sofër iftari” për ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë dhe për shumë njerëz të tjerë që, ndoshta pa të drejtë, harruam t’i përmendim në këtë vështrim gazete.
PO Ç’QËLLIM KISHIN KËTO IFTARE?
Që ky paragraf i këtij vështrimi të mos karakterizohet me ato “paragjykime mashkullore dhe kumarxhinjsh” dhe njëkohësisht autori të mos “krahasohet a edhe të mos indentifikohet me atë ibrikun ku zihet çaj anadolli” apo edhe me njerëzit e këqij, që në çdo kohë të bëjnë qepaze, do parashtrojmë pyetjen se ç’ishte qëllimi i iftareve në fjalë!? A mos vallë e keqkuptuan iftarin, a mos vallë nuk e denigruan dhe shëmtuan institucionin (fetar) siç është iftari, a mos vallë “nijeti” i shtruarjes së iftarit ishte paksa i mbrapshtë, a mos vallë i gjithë ky ekzagjerim i iftareve nuk nxori në pah të gjithë atë bajraktarizmin tonë mëhallash, a mos vallë edhe njëherë u vërtetua ajo teoria se ne toptan mbetemi një produkt dhe pjesë e asaj mendësie meskine, apo jemi një “kopje e zbehtë e mentaliteteve klanore”. A mos vallë e gjithë kjo prapësi nuk e çekuilibroi filozofinë dhe moralin e iftarit, a mos vallë të gjitha (me disa përjashtime) këto iftare u “shtruan me apo pa sebep”, a mos vallë nuk kishte mundësi që këto “sofra iftari” të shtroheshin larg syve të skamnorëve, a mos vallë nuk kishte mundësi që këto iftare të shtroheshin larg objektivit të “fotoreporterëve” të gazetave a edhe gjithfarë portalesh…, a mos vallë nuk kishte mundësi që këto iftare të shtroheshin larg syve të kalamajve të atij “arabaxhiut” të nderuar të “Bit Pazarit”…, apo thjesht e bënë për çallëm. Thonë se feja nuk duron dhe nuk pranon as çallëm, as megalomani, as ndasi, qoftë ajo morale a edhe materiale. Për fenë dhe për Perëndinë të gjithë njerëzit janë të barabartë pavarësisht se ata janë skamnorë apo të “pasur”. Nëse e gjithë kjo u bë me dije dhe me qëllime të caktuara, atëherë njerëzve në fjalë u shkon ajo shprehja proverbiale a ajo fjalë e urtë me plotë sarkazëm, ku pos të tjerash thuhet: “Shtati pyll e mendja fyll”.
Një ish i dënuar politik, disa ditë më parë në shesh të Tiranës, kishte bërtitur: “Urgjent duhet të bëhet (nëqoftëse është e mundur) klonimi i Enver Hoxhës, vetëm një tip si ai i bën zap këta birokrat të ç’mendur që mi vonojnë lekët”.., thonë se nuk e kishin “dëmshpërblyer”.
Edhe unë shtrova iftar që ishte thjesht familjar. Fatkeqësisht nuk më doli si iftari i nënës sime. Iftari i saj ishte i veçantë…, jo pse ishte i nënës, por pse ajo ishte bijë qehajaje… E veçanta e këtyre iftareve ishte se nga ato dolën me qindra fotografi që përcillnin lloj-lloj imazhesh të njerëzve që kur përtypen njëkohësisht edhe zgërdhihen me skamjen e skamnorit, si atij të Migjenit.