• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për kë do të votojë populli shqiptar i Kosovës?!

June 6, 2014 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Nesër, më 08 qershor, populli shqiptar i Kosovës, do të paraqitet para kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo, si edhe në rastet e tjera të zgjedhjeve të tilla, është një ditë e shënuar në jetën e popullit shqiptar të Kosovës. Në fushatë u paraqitën me platformat e tyre 18 parti politike, 7 nisma qytetare, një kandidat i pavarur dhe 4 koalicione Ne, shqiptarët, çuditërisht, dallohemi për morinë e partive politike që janë të regjistruara nëpër gjykata. Vendin e parë e mban Shqipëri Londineze. Në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, u paraqitën për zhvillimin e fushatës plot 65 parti politike. Shqiptarët në Maqedoni kanë të regjistruara 10 parti politike. Po 10 parti politike kanë edhe shqiptarët në Mal të Zi. Shqiptarët e Çamërisë kanë 2 ose 3 parti në Shqipërinë Londineze. Megjithëse shqiptarët në Maqedoni dhe në Mal të Zi e kanë të pazgjidhur çështjen kombëtare, e cila duhej të përbënte të vetmin shqetësim kryesor të tyre, ata, fatkeqësisht, janë të përçarë në kaq shumë parti, në vend që të kishin një parti të vetme. Shqiptarët e Çamërisë që banojnë në Shqipërinë Londineze, normalisht, duhej të kishin si shqetësim të vetëm kombëtar rikthimin në trojet e veta stërgjyshore, por ata vazhdojnë të mbeten të përçarë dhe mund të dyshohet se do të ndjekin shembullin e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, duke krijuar të tjera parti politike.
Gjithsesi, që të kthehemi në zgjedhjet e nesërme parlamentare në Kosovë, le të hamendësojmë se cilit subjekt politik do t’ia japë nesër votën shumica e votuesve. Gjatë këtyre viteve që kanë kaluar që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, populli shqiptar i Kosovës, besoj se duhet të jetë bindur përfundimisht se cili formacion politik ka dhënë më shumë kontribut për respektimin dhe ruajtjen e dinjitetit kombëtar të vendit. Besoj se votuesit kosovarë, gjatë këtyre gjashtë vjetëve që kanë kaluar, duhet të jenë bindur një herë e përgjithmonë nëse aleanca e deritanishme qeverisëse ka kontribuar për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës apo ka bërë lëshime të papranueshme në dëm të interesave të vendit. Nëse kjo aleancë qeverisëse ka pranuar të zhvillojë bisedime me Serbinë, e cila nuk ka dalë me ndjesë publike për krimet e rënda që kreu kundër popullit shqiptar të Kosovës, apo aleanca në fjalë ka ngulur këmbë që Serbia, para së gjithash, të njohë pavarësinë e Kosovës, të dalë me ndjesë publike për barbaritë që kreu gjatë viteve të luftës dhe të kompensojë të gjitha dëmet kolosale që i shkaktoi ekonomisë së popullit shqiptar. Nëse aleanca qeverisëse duhej të pranonte të ulej në bisedime me Serbinë, presidenti dhe kryeministri i së cilës deklarojnë shkoqur fare se Kosovën e konsiderojnë si një vend thjesht me një “autonomi substanciale”, apo aleanca në fjalë duhej të mbante qëndrim dinjitoz, duke mos pranuar të ulej në një tryezë me ta. Nëse aleanca qeverisëse duhej të merrte në dorë fatet e vendit, apo duhej ta linte administrimin e tij në mëshirën e UNMIK-ut dhe të EULEKS-it kaq gjatw, të cilët, tërë këto vite, kanë mbrojtur vetëm interesat e Serbisë dhe sidomos interesat e pakicës serbe në Kosovë, një pakicë kjo, e cila, gjatë viteve të luftës u bë mbështetëse e fuqishme e bandave të Arkanit, të Sheshelit dhe të Millosheviçit. Nëse aleanca qeverisëse ka punuar për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, apo aleanca në fjalë, me servilizmin e saj proverbial para faktorit ndërkombëtar, ka kontribuar që Kosova të mbetet një vend me protektorat të përjetshëm. Nëse aleanca qeverisëse duhej të merrte në mbrojtje veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n në pranverën e vitit 1999, shkroi një faqe të ndritur në historinë e kombit shqiptar, duke e çliruar vendin nga sundimi kriminal mbinjëshekullor i shovinizmit serbomadh, apo aleanca në fjalë dhe parlamenti i Kosovës, me shumicë votash, duhej të pranonin krijimin dhe funksionimin e gjykatës speciale që ka për qëllim të zhvlerësojë veprën madhore të UÇK-së dhe të përbëjë një faqe turpi, një faqe poshtëruese në historinë e popullit shqiptar të Kosovës.
Nesër do të shikojmë se për cilin subjekt politik do të votojë populli shqiptar i Kosovës. Për ato parti, udhëheqësit e të cilave, siç është bërë e njohur botërisht nëpër faqet e internetit, ose kanë bashkëpunuar ngushtë me përfaqësues të shërbimeve sekrete të huaja për interesat e Serbisë dhe kundër interesave kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës, ose kanë deklaruar haptas nëpër faqet e ndonjë gazete serbe se “Sudbina regiona je u rukama Beograda: Kosovo ne može bez Srbije (Fati i rajonit është në duart e Beogradit: Kosova e ka të pamundur pa Serbinë)” (Citohet sipas gazetës “Nedeljni Telegraf”. 04 janar 2006). Për ato parti që kanë krijuar oligarkët e vet në dëm të interesave ekonomike të popullit shqiptar të Kosovës, apo për ato parti që në programet e tyre kanë transparencën e krimeve të rënda që janë kryer deri tani dhe që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në varfërimin e pandërprerë të shumicës dërrmuese të popullit. Për ato parti që tërhiqen zvarrë para faktorit ndërkombëtar, para Serbisë dhe para pakicës shoviniste serbe, apo për ato parti që janë për ndëshkimin ligjor të krimit ekonomik, për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Serbinë, para se ajo të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdimin e tyre vetëm me pakicën serbe, të pranojë botërisht krimet e rënda që ka kryer kundër Kosovës dhe të kompensojë të gjitha shkatërrimet e pallogaritshme që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës. Për ato parti që janë për mbajtjen e vendit nën një protektorat të përhershëm ndërkombëtar, si deri tani, sipas qejfit të Serbisë, të Rusisë dhe të Greqisë, apo për materializimin në praktikë të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, si edhe për hedhjen poshtë të nenit famëkeq 1.3 të Kushtetutës, një nen poshtërues ky, karakteristik për një vend kolonial, sipas të cilit Kosovës iu ndaluaka bashkimi me një shtet tjetër, dhe përgatitjen e terrenit për ribashkimin e Kosovës me atdheun amë, Republikën e Shqipërisë.
Populli shqiptar i Kosovës le të vendos vetë se për cilin subjekt politik do të votojë në shumicën e vet: për ruajtjen e nderit dhe të dinjitetit të vet kombëtar në marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar dhe sidomos në qëndrimin ndaj Serbisë, apo për ruajtjen e statukuosë së nëpërkëmbjes prej faktorit ndërkombëtar, prej Serbisë dhe prej pakicës serbe, duke i lejuar vetes që Kosova, faktikisht, të vazhdojë të mbetet protektorat ndërkombëtar, si deri tani.
Tiranë, 07 qershor 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: do të votojë, Për kë, populli shqiptar i Kosovës?!, Prof. dr. eshref Ymeri

AZEM ALI MËSHI,NJË NGA 254 MARTIRËT E POLICISË SË SHTETIT

June 6, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.
Kosturri historik e gjeo-strategjik në rrafshinën e Hasit, përballë liqenit të Fierzës si ua përmbyti një pjesë të territorit dhe ndërmjet lumenjve të Lumës e Skatinës e krah’ Helshanit, është truall i luftrave të pazakonta qyshse në kohërat ilire e dyndjeve sllave saqë gojëdhanat gurgullojnë sikur vendi pas betejave ka mbet i mbuluar me turra kockash (kosturr). Ky fshat i madh bregdrinas me kala ilire e mesjetare edhe për skej tij, ka nxjerrë figura historike me emër e hapa përtej bajrakut e krahinës së vet, në hapësirat etnike shqiptare e rajonale. Në kohën ilire e mesjetare lugina e Skatinës me rrethina si pjesë etno-historike e administrative e Dardanisë Alpine apo e Rudinës, me vendbanimet e saj Kosturr, Zgjeç (Shëngjergj), Leniq, Zogaj, etj. sipas dëshmive e provave, ka qënë një zonë mjaft e zhvilluar nga ana zejtare, tregtare, kulturore, bile ma shumë se disa krahina të tjera.
Mendje akademike të penës nga ma të hershmit si Marin Barleti, Frang Bardhi e vargavijë dekteri tek të mavonshmit si krye/akademiku Aleks Buda e prof. dr. Shefqet Hoxha, Mësues i Popullit, kanë dhanë argumentat e veta se tedeli dinastor i Kastriotëve është nga visi legjendar i Kosturrit. Isuf Meshi, ish i përndjekur politik, me shpirt, talent e kontribute poetike e publicistike, rrëfen se në pjesën jugperëndimore të Kosturrit gjenden edhe sot varreza e lisa të moçëm përreth kishës së Kastritotëve, ndërsa “Vidhat e Kastriotëve” të cekun edhe nga Barleti e Bardhi, janë ende në lagjen Meshaj, në mes të fshatit, pothuej ngjitas me Trojet e Vjetra dhe oborrin e Isuf Rexhës, të njoftun për mirë. E, paraardhësit genetik të Skënderbeut, kanë shtegtue nga Kosturri (Has) në Ujmisht e Lumë (Kukës) e mbasandejna në Dibër e në Mat, derisa nguli e ngriti selinë e dinastisë e shtetit të tij skënderbegian në Krujë.
Kosturri i luftëtarëve të lirisë e pavarësisë kombëtare shqiptare në luftëra me sllavët e otomanët si përgjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), Lidhjes së Pejës, (1899-1900), kryengritjeve për Pavarësi (1908-1912, 1913)…e deri në dy luftrat e fundit botërore (1914-1918, 1939-1945), ka qënë mikpritës në trollin e sofrat e tij të figurave historike të shquara si Haxhi Zeka, Sylejman Vokshi, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini e të tjerë.
Kullat e kosturrasve me frëngji prej guri kah verilindja për vrojtim e mbrojtje nga shovinistët serbë ruhen ende në kit’ fshat, bile disa si e Mus Hasan Mëshit e Musli Ram Gjonit janë shpall “Monument Kulture”.
Të moçmit e kanë përcjell një fjalë urtie: “Nuk bahet shpat e mirë prej metali të dobët”. E në Kosturrin hasjan, me tri lagjet e tri vllaznive Meshaj, Gjonaj, Nabollaj, e gjejmë një tjetër fakt: Azem Meshi, “Dëshmor i Atdheut”, (djali i fismë i Ali Ukshin Ademit të Ahmetafajve) u lind e u rrit i tillë, qëndrestar i çeliktë deri në aktin e fundit vetmohues në qershor 1999, me brumin e truallit e breznive të veta, të fshatit të tij legjendar.

2.
Kosturrasit u rritën me pushkë e udhëtar me trimërinë e lavdinë. Edhe Dera e Meshit, trungu genetik i dëshmorit të Policisë së Shtetit, Azem Meshi, ishte me kontribute e atribute të njohura.
Gyshi i tij, Ukshin Adem Mëshi, sëbashku me të vllanë, Arif Adem Meshin, ishin pjesmarrës aktiv në luftërat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Baba i tij, Ali Ukshin Meshi, mori pjesë aktive edhe në Luftën e Dytë Botërore. Fillimisht në Çetën e Hasit me Ismail e Man Pogën e u inkuadrue në rradhët e Brigadës XXV-S të Tropojës. Ka luftue për çlirimin e Kosovës dardane deri në Mitrovicë, të Sanxhakut Shqiptar (Tregu i Ri) si dhe deri në Bosnje. Asokohe ishte pesëmbëdhjetë vjeçar, ndër ma të rinjtë luftëtarë në formacionet ushtarake shqiptare.
Në kit’ luftë plot sakrifica dhanë jetën disa kushërinj të tij partizanë si Ram Sadri Meshi e Mehmet Ali Meshi, sot “Dëshmor të Atdheut”.
Në brezni kosturrasve iu rrinë zgjuar pushka në mbrojtje të kombit. Kjo u dëshmue edhe më 24 mars 1999 në Istog të Kosovës, ku në luftë ballëpërballë e deri trup më trup me milicinë serbe dhanë jetën dy djemtë e Qazim Meshit, vllaznit Bashkim e Afrim Mëshi. Përkrah tyne luftoi edhe i vllai, Kujtim Qazim Mëshi, të cilin e morën e mbrojtjen istogasit e atyshëm. Në betejë mbetën të vrarë edhe nga serbët. Rënia e dy vllaznëve Meshi në ditën e sulmeve të NATO-s mbi Serbinë përkujtohet me nderime në Kosovë, pasi ata tashma janë dëshmorë të Kosovës, dëshmorë të UÇK-së, po edhe dëshmorë të Shqipërisë.
Tre muaj pas epopesë të djemvë të derës së Mëshit në Istog të Kosovës, do të përseriste një tjetër epope qëndrestare edhe polici Azem Ali Mëshi në qershor 1999 në luftë më bandat e egra të krimit të zi në Yzberisht të Tiranës, duke sakrifikue jetën e tij 30 vjeçare. Ai hyri në kujtesën e historisë, në këngët e popullit. Atij i ngritën kangë: “Azem Mëshi nji djalë hasjan / Përball’ krimit jetë ka dhanë /…Ai ka ra si dasmor lufte / Shokët e mbajnë trimin mbi supe /.
Azem Ali Mëshi, mburojë-shqiponjë e shtetit dhe pasqyrë dëshmi e shtetit, për aktivitetin e tij 7 vjeçar dhe aktin e tij të lartë vetmohues, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me Dekretin Nr. 2639, datë 31 maj 2000, e ka nderuar me dekoratën “Medaljen e Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes) me motivacionin “Për trimëri dhe akt të guximit qytetar në luftën kundër krimit deri në sakrifikimin e jetës”. Ai është nga të rrallët policë e ushtarak të shtetit që mban një vlersim të tillë presidencial meritor.

3.
Azem Mëshi, një nga nëntë fëmijët e Ali Ukshin Mëshit, e kreu shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, Kosturr të Hasit, ndërsa 8-vjeçaren në qytezën e Kamit të Tropojës, ndërsa të mesmen në qytetin e Kukësit. Në tre rrethe i përmbylli tre ciklet e arsimimit të tij. Biografia e tij politike nuk ia mundësonte ndjekjen e mëtejme të studimeve universitare, pavarësisht zgjuarësisë, kambënguljes e pasion të tij të madh. Atë e keq pengonte“biografia politike” e familjes.
Aty nga viti 1948 diktatura e kohës, me luftën e saj të klasave, hyri në kullën e Ali Ukshin Meshit dhe ia mori atij lirinë vetjake, cënoi liritë e familjes. Rregjimi komunist e arrestoi e dënoi për dyshime politike me 6 vjet burg politik. Ia hoqi për tre vjet të drejtën e triskës së Frontit, i pamundësoi pjesmarrjen në zgjedhje, në disa lami të jetës. E shpalli, sipas zhargonit politik popullor “të deklasuar”(!). Përndryshe, si i thuhej ma butë, ma me kulturë, me metaforë politike: “i prekur”(!). Pa asnjë bazë, përtej edhe hakmarrjes politike, ia sekuestruan pasurinë. Të gjitha këto ndëshkime ishin të tepërta, po nuk e thyen qëndrestarin Ali Ukshin Mëshi. Përkundrazi, ishte i fortë, apo “kreshnik” si e cilëson Bute Mëshi, mësuesja e klasës së parë të Azemit.
Rënia e Murit të Berlinit ishte hapje e siparit rrokaqiell të plotësimit të ëndrrave, dëshirave e objektivave të tij. Në vitin 1992 filloi punë në Policinë e Shtetit në Tiranë, në Repartin e Ambasadave e, mbasandej, me grupet e gatshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 të kryeqytetit. Në kujtimet e tyre, mësues/e e shoqnia e tij, theksojnë se e kishte me qejf të madh të vishej polic, pasi donte t’i shërbente Atdheut të vet dhe të “ç’vishej” nga mfeshjet politike të rënduara e të pamerituara prej ashpërsive e mbrapshtive politike të kohës komuniste. Pasi u plotësue kjo vinte e dyta. Edhe kjo e kahershme, si vrell në pritje. Të ndiqte shkollën e lartë. Ndaj e filloi e vazhdoi pa shkëputje nga puna Akademinë e Policisë në Tiranë. Përgjatë kësaj kohe krijoi edhe familjen e tij, me gjithë shenjtërinë e vet. Ai, nga martesa me Loretën, patën një vajzë, Gretën, dhe një jetë të mrekullueshme. Një dashuri të pamatë. Një lumturi në rritje pa kufi. Derisa erdhi ajo ditë e mallkuar e qershorit 1999, kur Azem Mëshi në përleshje me bandat u vra në krye të detyrës. Si hero. Mbeti dëshmor.
Në Policinë e Shtetit në Tiranë punonte edhe vllai tjetër i Azemit, Ahmet Mëshi që ka kryer me zotësi e devotshmëri profesionale në Tiranë, Elbasan e Durrës. E, me sa kam lexue diku, në se jam i saktë tërësisht, e mbante gradën kryekomisar. Po ai ka një tjetër kryegradë, si rrallë kush: “Njeri i mirë”, të cilën ia kanë dhanë genet e vllznisë Mëshi, jeta me sakrifica të mëdha, shoqëria, koha e derisotme.
Një nga shokët e tij të hershëm e të mirë, mjeku Shkëlzen Arif Ibra në Krumë të Hasit, shprehet: “I vetmi shok në jetë që kam njohur e sot e tutje nuk e kuptoj se si zotit Azem Mëshit i dilte koha për çdo gjë në botë… Ky njeri i bekuar, punëtor, besnik, trim dhe luftarak, e i ndershëm, kishte kohë për punët e shtetit. Ishte një prind i rregullt. Kishte kohë të dërgonte nusen në punë dhe vajzën në kopsht, kishte kohë të kujdesej për prindrit e Loretës (gruas së tij). Kishte kohë të shkonte në Selitë çdo ditë tek prindërit e vet. Të kujdesej për vëllezërit e motrat. Për çdo ditë pinte një kafe konsulte me vllain e tij të shtrenjtë, Ahmet Mëshi, por gjithësesi kujdesej edhe për ne studentët e Fakultetit të Mjekësisë, për mua, Shkëlzen Ibrën, për z. Olsi Çaushi dhe vllain e tij të vogël, Agron Mëshin”.
Drejtori i sotëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, asokohe nënkolonel e komandant i Repartit “Renea” e ka pasë njohur Azem Ali Mëshin, ka qënë edhe në ceremoninë mortore përcjellëse të tij dhe për vizitë ngushëllimi në familjen e tij. Ai e kujton me konsideratë të lartë Azem Mëshin për shembullin e tij të nevojshëm e të vyer, sa qëndrestar e ballor, edhe korrekt e të kulturuar, sidomos në vitet 1997-1998 në ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë si ministritë, bankat, ambasadat, RTSH, etj. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, rikujton atë ditë qershori 1999, kur e ashtuquajtura “Bandë e Yzberishtit” në rreth e shënjestër nga Policia e Shtetit, pasi kishin ndërmarrë një grabitje, sapo kishin vrarë shtetasin D. Gostivari nga Kosova, pas një ore, për shkak të cilësive të veçantë të detyrës, në përballje, vrasin edhe policin Azem Ali Mëshi, dëshmor i Atdheut. Një opinion vlerësues për punën e Azemit në rradhët e Policisë së Shtetit japin gjithato personalitete të Policisë, si ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, e të tjerë.
Polici i Shtetit, qytetari i shtetit demokratik, Azem Ali Mëshi, për kontributet e aktin e tij të qershorir 1999, me vendimin nr. 12, dt. 4 korrik 2003, së bashku me policët e tjerë të rënë në krye të detyrës, si Krenar Ismail Bako, Gjergj Hekuran Mehmeti, Kastriot Hajri Çiçi, Rufan Shaqir Hakrama, u shpall e iu dha Statusi ‘Dëshmor i Atdheut”.

4.
Kanadaja, në atë perëndim rrugëtim të diellit, ky shtet euro-atlantik, në vitin 1992 ka pasë policin e fundit të vrarë në ndjekje të një krimineli. Ajo ditë u shpall ditë zie kombëtare. Rreth dy milionë kanadezë morën pjesë në varrimin e tij. Prej asaj kohe, kjo ditë shenjohet e përkujtohet si Dita e Policisë. Shqipëria, dihet, ka një realitet krejt ndryshe. Bota e egër e krimit, për shumë faktorë e faktë që disa sish nuk varen as prej nesh, si shtet e qytetarë të tij, çdo vit po vret policë në krye të detyrës. Siç është edhe rasti i Azem Ali Meshit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, vjet, në Ditën e Policisë, dha një shifër: 254 oficerë të Policisë së Shtetit kanë humbur jetën në përballje me krimin duke lënë pas familjarët e tyre. Janë shumë në 23 vite të shtetit demokratik. Njëherash flasin edhe për punën e madhe sakrifikuese të Policisë së Shtetit në mbrojtje të rendit e qetësisë, të sigurisë publike, të shtetit ligjor demokratik. Nga ana tjetër, në të njëjten ditë përkujtimore me të drejtë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ngre një shqetësim të madh për politikën e kohën shqiptare: ka shumë nga familjet e policëve të rënë vazhdojnë betejën nëpër gjykata me qeverinë për të marrë statusin e familjarëve të dëshmorit. Në veprën e tij poetike e dokumentare “Dhimbja më grish”, Besnik Meta, ish oficer policor i sigurisë, dikur edhe gardian i qelisë së burgut të Ramiz Alisë, njëherash shkrimtar e poet me disa botime, na paraqet një listë me 194 oficerë e policë të rënë në krye të detyrës. Ndoshta i përket fundvitit 2002, pasi në fillim vitin tjetër (2003) e ka botue veprën e tij. Aty, pak prej tyre, kanë të shpallur e të marrun statusin “Dëshmor i Atdheut”. Numërohen me gishtat e dorës: Arben Ujka, Arjan Shemuni, Asllan Selamaj, Arben Lasku, Besim Manoli, Lulzim Sulollari, Ylvi Bengasi, Vladimir Ismailukaj. Shumë pak. Para syve kam edhe një listë tjetër: i përket shkurtit 2005, tërhjek kaherit nga faqja zyrtare e MPB. Aty janë 75 punonjës të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës që e kanë marrë në vitet 2003-2004 Statusin “Dëshmor i Atdheut”. Ndër ta edhe Azem Ali Mëshi.
Nuk kam asnjë informacion se si paraqitet kjo situatë në vitet e mapasme 2005-2014. Prapë, tue iu referue të njëjtit burim, Besnik Metës, që fjalën e shpirtit e shpreh në vargje për Policinë, të vrarët e të plagosurit e saj, shoh se nga 1991-2002 kemi edhe 250 oficerë e policë të plagosur apo gjymtuar në luftë me krimin. Në krye të kësaj liste, qyshse atëherit (2003), jo krejt rastësisht, për shkak të emrit apo kontributeve, e ka vnue të parin kolonel Artan Eqerem Didin, sot, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me Medaljen e Shërbimit Ushtarak” (1991) e “Medaljen e Artë të Shqiponjës” (1998). Sidoqoftë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e Ministria e Drejtësisë duhet ta ndjekin kit’ çështje, në kofshin edhe pak raste të tilla pa Statusin “Dëshmor i Atdheut”. Për ma tepër, Presidenti i Republikës duhet të jetë ma i pakursyer në dhanien e dekoratave ndaj oficerëve e policëve të vrarë apo të plagosur, duke vlerësue veprimtarinë e sakrificat e tyre. Po edhe çdo Prefektur e Këshill Qarku duhet të orientojë bashkitë e komunat që të kemi me emrat e dëshmorëve të Policisë sa ma shumë rrugë e objekte, të jepen tituj “Qytetar Nderi”, etj., Për shembull, prej kohësh, një rrugë në Kombinat, në Njësinë Bashkiake nr. 6 në Tiranë, e mban emrin e dëshmorit Azem Ali Mëshi.

5.
Sot, Azem Ali Mëshi, do të ishte 45 vjeçar, po ai është mes nesh si “Dëshmor i Atdheut”, i dekuruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” (v. 2000). Ai është si një simbol i përkushtimit e i qëndresës së Policisë së Shtetit, është shqiponjë e trimërisë dhe e aktit të guximit qytetar në luftën kundër krimit duke sakrifikuar edhe jetën. Ai e dha jetën për të mbrojtur jetën, e dha jetën për të na dhënë siguri për jetën, e dha jetën për dimensionet reale të shtetit ligjor, e dha jetën për idealet njerëzore e hyjnore të Demokracisë.
Jeta e veprimtaria e Azem Ali Mëshit është përjetsue në një film dokumentar. Është gdhend në disa poezi si ato të Besnik Metës si “Vizitë në shtëpinë e Azem Mëshit” e “Kjo botë e egër” (Dhimbja më grish. Tiranë, 2003, f. 43, 44), etj. I janë kushtuar këngë me çifteli në skenë e në odat malësore. Ka plot shkrime për martirin Azem Ali Meshi të botuara në shtypin shqiptar të Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Amerikës, Zvicrës, Londrës, etj. Sikurse është edhe ky i sotmi. Shteti demokratik, shteti ligjor, i dha Azem Ali Meshit dimensionet e nderimit e të përjetësimit, i dha atributet e kohës për aktin e aktivitetin e tij kontribues e sakrifikues, i dha vendin e merituar në memorien e historisë dhe në memorialin e Policisë së Shtetit.
Rapsodët e njohur të Hasit, dy kangëtarë të vendlindjes së tij, H. Kastrati e P. Brati, i këndojnë një këngë, ku historinë e hapur të trimit martir, Azem Ali Mëshi, e mbyllin me vargjet: Kush jep jetën për vend t’vet / Është gjallë: O kurr’ nuk vdes”/. Poeti e polici Besnik Meta e përcjell në vargje thirrjen e tij e të kohës shqiptare për Azem Ali Mëshin: “O mik i zemrës sonë”. Përndryshe, edhe po e takoj të njohurin tim të hershëm me një kryefjalë shpirti: Tungjatjeta, o Azem Ali Mëshi!”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Azem Ali meshi, NJË NGA 254 MARTIRËT E, POLICISË, SË SHTETIT

TRAFIKIMI I SHPIRTËRAVE

June 6, 2014 by dgreca

Elokuenca shpëtimtare/
Nga Rexhep KASUMAJ/Berlin/
1.
Ka kohë që shtypi gjerman është mbushur pezm i gjithi për një miqësi të çuditshme, dendësia e së cilës vete përtej privatsisë njerëzore dhe mirësjelljes politike. Kishte patur shkas një hendikep dhe do të vijonte e prushtë përballë sfidash dhe mënirjesh rrotull saj. Mbahej takimi i G8-es në verën e largët, tash 14 vjet, dhe, meqë anglishtja e ish-kancelarit Schröder që do të humbiste më pas nga një Zonjë enigmatike, çalonte, ai ndihej pak i vetmuar. Në atë çast, thuase pikaste orën e tij, do ti gjendej pranë Shefi i Kremlinit (i kësaj „ngrehe satanike“, „strehe tiranësh“, „mbeturine dinosaurësh“, e „banese qenjesh të Apokalipsës“, sipas frëngut Marquis de Custime, cituar nga libri „Kremlini“ të brites Catherine Merridale) që, si ish-spiun i Luftës së Ftohtë, fliste rrjedhshëm gjuhën e tij. E bashkëndjesia do t‘hidhte, ashtu, fillesën njohjes së gjatë. Mandej, ndër vite, ajo, e shndërruar në patneritet utilitar, do të përshkohej njëj filli të errtë përfitimesh të dyanshme: monetare për të parin dhe politike për të dytin. Për Gerdin (si e quan me politesë miku i tij) ajo do t‘bëhej vjegë e kamjes së dyshimtë, kurse për Wladimirin, ose ”demokratin e kulluar” (si e cilësonte kameradi berlinez), kje një pëlhurë mashtrimi për të përligjur despotinë dhe njëherësh mbështetje e fortë në kulme krizash përulëse të perandorisë së shthurur. Të tilla ishin ato të vitit 2000, kur arka shtetërore ruse, e zbrazur krejtësisht, injektohej me 6 miliardë Mark nga tagërdhënësit gjermanë. Apo tani kur shtjella ukrajinase e ka vënë në leçitje kompromituese dhe, kur, gati si tek baladat e moçme, ç’ndërton ditën kryediplomati i vyer, e rrëmon dora e pamirë, me ndryshimin se tani kjo dorë nuk është as mistike dhe as e huaj. „Lidhja“ e paepur nuk është rastësore, nuk ka rënë si murmurimë në qiellin pa rè. Socialdemokratët tradicionalisht kishin njëlloj squllosje, afeksioni të ndonjëhershëm sllavolindor. I shkonte krejt ndesh rrjeshtimit dhe ishte disonante distanca e Helmut Schmidtit nga „antiputinizmi histerik“ që, pohon ai, rritë probabilitetin e Luftës së tretë. Vështrimi se „Kombi ukrajinas nuk ekziston“, („Bild“) mund të pretendojë të vërtetën, (sipas këtij rezoni real, as identitet e komb maqedonas nuk mund të ketë), por konteksti dukej rëndshëm i gabuar. Konformohej në plotëri me pozicionin rus dhe është ky flatrim i tij arrogant që paraqet rrezikun e Luftës së përbotshme. Akoma kujtojmë të Majtën (Gregor Gysit) të dalë nga gjiri i Partisë punëtore të Honeckerit, tek kundërshtonte hapur e plot agjitim negativ, ndëshkimin natoist të regjimit millosheviqjan. Si për të konsoliduar përshtypjen, Mathias Platzeck (Premier disavjetësh i Brandenburgut) i pyetur se a ka një mirëkuptim të heshtur në Landet e reja që i përkisnin ish-kampit sovjetik për aneksionin e Krimesë a për copëtimin e Ukrajinës dhe athua shpjegohet kjo rezervë e fshehtë me zhgënjimin e tyre pas Ribashkimit, do t‘përgjigjej shkurt – marrëzi! Ndoshta, njëmend, ngjan të jetë ashtu, por vetë pyetja ndrynë në vete një gjasë përceptimi të tillë, një vrajë të ndrydhur nostalgjie…
2.
Urtia e njohur se çdo e keqe sjell një të mirë, rrah të provojë sërish praninë e saj. Kjo miqësi tek keqermon aq padurueshëm, megjithatë ka përnxitur dhe mbërritje të mëdha. Jemi mësuar këto motet e mbramë të konsumojmë eksperienca e dije vetëm nga landet sipër Vjenës. U bëmë, si me thënë, njësh me to dhe arealin e tyre qytetnues e përjetojmë si aspiratë të ligjshme të natyrshmërisë sonë. Po kësaj radhe, në vend të dogmave e tabuve të dikurshme, një zhdërvjelltësi e mrekullueshme gjuhësore vjen nga moskovitët e harruar. Përveç dalëzotës interesash të ngushta jetike, ky shoqërim i rrallë elitar shohim të ketë ndikuar dhe begatimin elokuent të leksikut politik, sa që në Rusi është farkuar një term i ri interesant. Për të shitblerë një politikan që do të kryente punë pas perdes në hemisferën perëndimore, sugjerohet prerë e shkurt: ”Schroderisazja” (“Focus”), që i bie një si „shrëderim“ apo ta “shredërosh” dikënd, që s’është pos një ekuivalent i shprehjes për korruptimin e tij. Në fakt, rusët kanë prore për të bërë në oborrin e vet të kënetëzuar. Rendi i oligarkëve, përndjekja e opozitarëve, përsekutimi i mendimit të lirë – janë tipare shenjëzuese të këtij kapitalizmi të egër e brutal. Veçse gjetja e tyre ingjenioze i referohet, tashmë jo përplasjeve vetore, por relatave globale. E tillë, frymëzuese dhe e kursyer, ajo mund të ketë përhapje të gjerë drejt kulturash të tjera gjithandej botës.
Por, ah kjo e bekuara gjuhë shqipe! Më lehtë dhe elegantisht se asnjë tjetër, identifikon mesazhin e saj. Fjalërënda „me e shredërue“ (ta shredërosh ose shredëroje), përkon asociativisht përfekt me fjalën e kategorisë morale, “me shnderue”, (pra, shnderim, ta shnderosh) një fatkeq. Po a s’është kjo e njëjta gjë? Nëse, ndaj, t’ia trafikosh dikujt shpirtin, ta çmoralizosh atë, qenkësh „shredërim“, aherë a nuk është bëma e barasvlershme me „shnderimin“, madje më keq ende, me „shnjerëzimin“ e tij? Aq më tepër kur ai, paraprakisht, është vetëpajtuar me groposjen mjerane…
3.
A do të aplikohej dhe si do të fjalëformohej, pra, ky përskajim i bekuar në Kosovë? Sigurisht, porse ka një pengore. Për dallim nga mjedisi europian, aty zvarranikët e shumtë si krimbat pas shiut, vriten e priten për vendzënje në tempullin e lavdisë korruptive. Dhe është, që këtej, vështirë të gjendet se kush do të bënte masën apo emri i cilit hierark politik do të krijonte nocionin e njësojtë, aq të nëvojshëm për të definuar dukurinë dhe, poashtu, për të racionalizuar debatet e lodhshëm! Rrjedhimisht, në vend të dhjetëra fjalëve të mërzitshme për të përshkruar nyjëtimin e fenomenit me bartësin e tij, mbase lirisht do t’mund të thoshim, „me e hashimue (ta hashimosh) dikënd, ose, më drejtë akoma, “mustafim” a ta „mustafosh“ , që nënkupton ta prishësh, çorodisësh, shnderosh e shnjerëzosh atë. Por, sidomos kur vepërliga është totale, kur përveç vesit të pështirë të mitosjes, ngërthen dhe përbetimin e dhimbshëm kundër votrës, aherë përcaktori “pacollizim” ose “pacollizoje” shfytyranin, do të jepte saktësisht këtë neologjizëm shpëtimtarë. Kurse, në praktikën rutinore, mbase, do të thuhej „hysenizim“ i ndokujt, mandej, sa paq o Zot, “grabovcoje” a “bukoshizoje” të shkretin, ose poaq përkitshëm „ardiangjinoje“ e, pse jo, ta “halitosh”, madje dhe, ah, “fatmiroje” derëziun… Kjo e fundmja e sprovës, ndërkaq, më ngjan dhe njëkohësisht e bukur, sepse sikur e bën fatmirë, e pra të lumtur atë që i dorëzohet me gaz darëve të ëmbla të shpërdorimit.
Natyrisht, renditja nuk mbaron kurrësesi se, thjeshtë, Galeria e tyre është e paskaj. Duke qenë i gjatë vargoi edhe konkurrenca, si pasojë, është tepër e ashpër. Mirëpo, si ndodh shpesh, pikërisht kur oferta është bujare, përzgjedhja bëhet e vështirë. Kjo punë kërkon konsultim të gjerë me njohës të tregtizës politike, me linguistë, pastaj me mjeshtër të kumbimit artistik dhe, padyshim, me stilistë të dëshmuar e analistë të rryer të sedërhollës shqiptare. Formulimi i përshtatshëm, mbase, do vonojë pak, por do të kumtohet gjithësesi. Është një përfundim që vlen pritjen, po fundja, a nuk është pritja heroike e të mirës (që si thotë Poeti, i kemi lënë takim në varrezë) virtyt dhe fat yni i rezervuar përjetshëm?!
Berlin, qershor 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: Rexhep Kasumaj, TRAFIKIMI I SHPIRTËRAVE

NJE MONUMENT NE NDERIM TE VIKTIMAVE TE KOMUNIZMIT DHE GREVA NE TIRANE

June 6, 2014 by dgreca

Një monument në Kanada në shenjë kujtimi dhe respekt ndaj viktimave të komunizmit, dhe një vend ku ka grevë urie dhe ku injorohen dhe denigrohen të përndjekurit politik…/

Goran Linblad: “Bota ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi krimet e komunizmit dhe dënimin e tyre ne nivelin ndërkombëtar. Kjo duhet të bëhet pa asnjë vonesë për disa arsye….. “Për më shumë, disa politikane, të cilët janë ende aktivë, kanë mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër, regjimet e mëparshme komuniste.” /
Nga BEQIR SINA, New York/
OTTAWA – WASHINGTON : Nuk ka muaj në 12 muaj të vitit – të jetë i mbushur me kaq shumë ngjarje, që do t’i kushtoheshin rrëzimit të komunizmimit dhe nderimit të të përndjekurve politik, në Europën juglindore, e deri në Kinën e largët. Sidomos, muaji qershor, është ai që ka zenë vend dhe ka shumë ngjarje të rëndësishëme – për t’u kujtuar, por në Shqipëri, vendi që është kaq shumë borxhlli ndaj kësaj shtrese, është në ditën e 10 të grevës së urisë, ku të përndjekurit politikë, kan ngritur një çadër dhe vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, duke kundërshtuar daljen e tyre nga greva deri në realizmin e kërkesave ose marjjen e një takimi me Kryeministrin dhe Ministrin.
Kjo grevë qershori, ka nisur në një kohë, kur një monument në Kanada, do të ngrihet në shenjë kujtimi dhe respektë ndaj viktimave të komunizmit, ndërsa, përballë saj në mes të Tiranës disa hapa larg Kryeministrisë zhvillohet një grevë urie – ku vazhdojnë të injorohen dhe denigrohen të përndjekurit politik…në Shqipëri.
Në Poloni, ka ngjarje të qershorit për tu përkujtuar nga viktimat e komunizmit.Presdienti amerikan Barak Obama dhe Presidentin shqiptar Bujar Nishani —së bashku me një numër burrështetas – shkuan së bashku për të kujtuar 25-vjetorin e përmbysjes së komunizmit në atë vend dhe eventualisht në të gjithë Europën Lindore.
Kurse, në sheshin Tiananmen të mërkurën, u kujtua nën masa të shtrënguara policore 25 vjetori i shtypjes së përgjakshme të protestave të udhëhequra nga studentët kinez.
Protesta ato ku qindra në mos mijëra njerëz humbën jetën me 3 dhe 4 qershor 1989, kur trupat e ushtrisë e policisë kineze, u turrën për të mposhtur demostratën që ishte përhapur në të gjithë vendin. Numri zyrtar i të vdekurve nuk dihet, ndërkohë, që qeveria ka përdorur çdo mënyrë për të shlyer kujtesën kolektive të kinezëve mbi incidentin në Tiananmen.
Pra, në Pekinë dhe Tiranë, injorohen dhe denigrohen kurse, SHBA e kan bërë, ndërkohë që Kanadja njoftoi se në këtë përvjetor Kanadaja – ka vendosur të ndërtojë në kryeqytetin e saj Ottawa – edhe një monument – kushtuar viktimave të komunizmit në mbarë botën.
Ky monument vjen mbasi ishte i pari “Kryeqyteti” i botës – Uashingtoni, i cili e ka ngritur një momumentet, të tillë, dhe atë jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, ndërtesë së Kongresit dhe Senatit amerikan në mesin e përkujtimoreve të shumta, të cilat tërheqin për çdo vit miliona vizitorë, nga mbarë bota. Monumenti i Uashingtonit për të kujtuar viktimat e komunizmit është një monument rreth 5 metra i lartë, për të përkujtuar miliona vetë – viktima të komunizmit kryq e tërthor botës, dhe për çdo vit ish të përsekutuarit politik, nga Europa juglindore, ish BRSS, përfshirë Shqipërinë, në SHBA, vendosin kurora me lule të freskëta.
Për këtë monument një organizatë jo-fitimprurëse në Uashington, që drejtohet nga Lee Edwards kryetar i Fondacionit për Përkujtimoren e Viktimave të Komunizmit, ka thënë se : “Monumenti është një kopje e statujës së demokracisë, e cila u ngrit nga studentët kinezë pro-demokracisë në Sheshin Tiananmen në vitin 1989 – Një monument në Uashington për të përkujtuar mbi 100 milion viktimat e komunizmit në mbarë botën. ,” thotë zoti Edwards.
Mirëpo duhet kujtuar se në këtë kuadër, të këtyre përkujtimeve si pjesë e këtij suksesi – i cili u nisë 6 vjetë më parë, në Kanada – janë edhe ish të përndjekurit politik, nga Shqipëria, dhe shumë njerëz që luftojnë për të drejtat e liritë e njeriut, anti komunistë nga mbarë bota – të cilët u bënë pjes teksa firmosën peticionin – lista e të cilit ka një numër të konsiderueshm shqiptarësh në Amerikë e Kanada -(peticioni gjendej në adresën : http://www.petition online.com/ Zuzana12/ petition. html), dhe i drejtohej qysh në atë kohë Qeverisë kanadaze, për të pranuar dhe konkretizuar një iniciativë të tillë).
Në realizmin e kësaj inisiative ishte një nxitje dhe mbështetja e pakursyer, dhe vlerësim që i dha në atë kohë ish Kryeministri i Shqipërisë, zoti Berisha, i cili zyrtarisht nëpërmjet një letre; drejtuar përfaqësuesve të shtetit shqiptarë, 5 vjet më parë në Kanada u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve- të bashkoheshin inisiativës së qytetarëve kanadez.
Për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative të cilës i ishin bashkuar jo vetëm njerëzit e thjesht anembanë botës, por edhe disa anëtarë të Parlamentit të Kanadas, si dhe ambasadorët të disa vendeve ish-komuniste, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila kaloi një nga rregjimet më të egra diktatoriale komuniste, për 45 vjet.
Konkretisht, kan qenë pesë vjet më parë, kur 14 ambasadorë të atyre vendeve, që kaluan afro gjysmë shekulli në sundimin komunist – ndër ta edhe ambasadori i RSH në Ottawa, përfaqësuesi ynë diplomatik në Kanada, ish Ambasadori Besnik Konçi, që i patë drejtuar së bashku me ambasadorët e tjerë – një letër Kryeministrit te Kanadase, zotit Stephen Harper, që edhe Kanadaja si SHBA të ngrej një monument kushtuar viktimave të komunizmit në mbarë botën.
Ambasadori Konçi, dorzoi një letër zyrtare që përmes së cilës Shqipëria, dhe Kryeministri Berisha – përshëndesnin dhe mbështesnin inciativën e qytetarëve Kanadazë:
Në letër thuhej se :”E konsiderojmë, këtë moment shumë të rëndësishëm edhe për pjesëtarët e komunitetit shqiptar (të përndjekurit politik), të cilët do të kenë mundësi të shprehin ndjenjat dhe respektin e tyre – për viktimat e komunizmit, si një nga regjimet më totalitare dhe diktatoriale në historinë e njerëzimit si dhe vleresimin e tyre, për lirinë dhe demokracinë.”
Dhe, natyrishtë që është kënaqësi e gëzim i madh që inisiativa e qytetarëve kanadez, tashmë, është konkretizuar më atë që edhe Kanadaja – ka vendosur të ndërtojë në kryeqytetin e saj Ottawa – një monument – kushtuar viktimave të komunizmit në mbarë botën. Në një kohë, që fatkeqësiht, në Shqipëri, e cila është thënë se kaloi një nga regjimet më të egra nën sundimin e Enver Hoxhës, e ka lënë në harresë këtë shtresë, duke e deningruar, injoruar dhe defaktorizuar atë, sikur në Shqipëri për 45 vjet të mos kishte ndodhur ashgjë.
Dhe, madje me këtë qeveri që ka sot Shqipëria,; ajo jo vetëm që nuk i respekton, dhe dëgjon kërkesat por edhe i injoron të presekutuarit, e të përndjekurit politik, ashtu si po ndodh edhe me grevën e urisë, që ka 10 ditë dhe asnjë përfaqësues i kësaj qeverie, nuk merr kohë të shkojë, qoftë edhe të takojë ata. Por, për të ardhur keq Kryemnistri Edi Rama dhe ministri Veliaj nga Kuvendi i Shqiperisë përqeshin dhe tallen duke u shfryrë me deklerata përçmuese dhe denigruese, për ata që kan hyrë në grevë. Fusin edhe përçarjen në mes tyre !
Në një kohë që u bënë 10 ditë që kjo shtresë, është e ngujuar në grevën e urisë, ku të përndjekurit politikë, vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave edhe kthimin e dinjitetit të tyre, me dënimin e figurës së Enver Hoxhës. Bile, duke kundërshtuar daljen nga greva, e gjithë kjo ngjarje qershori, po ndodh teksa qeveria e Edi Ramës dhe vetë kryeministri, për të justifikuar injorimin e saj ndaj kësaj shterese; thotë se nuk hynë në bisedime me “këtë drejtues greve” duke e lidhur atë me emra që nuk i pëlqejnë kësaj qeverie.
Por, se çfarë i intereson Kryeministrit Edi Rama, dhe Ministriti Erjon Velija se kë kan zgjedhur në krye të grevës të përndjekurit politik, “hajde e merre vesh këtë”…. Ndërkohë, që përgjigjeja duhet të jetë : ” Jan apo nuk janë kërkesat e tyre të drejta dhe a do t’i zgjidhë edhe kjo qeveri ato apo kjo shtresë do të presin edhe 25 vjetë të tjera, që ish të përndjekurit politik, në Shqipëri, si ata në Europën juglindore të gëzojnë dhe të fitojnë drejtat e tyre?
Mirëpo, Kryeministri Rama, dhe bijtë e Bllokut, që ka në qeveri ai nuk mund të takohen me të përndjekurit politik, dhe të futen në bisedime me ta – Natyrishtë, përballë dukurive të fundit të shpalosjes së portretit të Enver Hoxhës në disa ceremoni zyrtare në Shqipëri, dhe përgatitjeve që po bënë kjo qeveri për të kujtuar 70- vjetorin e 44-tës, të cilat shikohen si fyese ndaj viktimave të komunizmit në Shqipëri, veçanërisht, pasi simbolet dhe portretet e diktatorit u shpalosën me njohurinë dhe miratimin e udhëheqsve më të lartë të vendit.
Siç duket për Shqipërinë e sotëme është më e rëndësishme që të shpalosen vlerat e regjimit komunist, të nderohet dhe të kujtohet diktatori Enver Hoxha – dhe 70 vjetori i 44-tës, se sa të kujtohen mijëra viktimat e paafajshme të atij regjimi diktatorial.
Një anëtar i Këshillit të Europës i quajtur Goran Linblad, thotë se: “Nevoja për dënimin ndërkombëtar të krimeve të komunizmit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të dënuar krime të së kaluarës, por gjithashtu, është maksimalisht e rëndësishme për të dënuar vazhdimisht krimet që vazhdojnë të ndodhin në vëndet komuniste, që akoma janë shumë në numër. Deri tani, as Këshilli i Europës dhe as ndonjë organizate ndërqeveritare ndërkombëtare, nuk e ka ndërmarrë çështjen e evoluimit të përgjithshëm të qeverive komuniste, si diskutim serioz mbi krimet e kryera në emër të tyre, apo dhe dënimin publik të tyre.
Sipas tij: “Në të vërtetë, megjithëse është e vështirë, për t’u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorit masiv, e dhunimit të – të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve, dhe telashi i të gjithë kombeve. Ndërsa, një regjim tjetër totalitar i shekullit te XX-të, i quajtur nazizëm, është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit, nuk janë hetuar kurrë dhe s’kanë marrë ndonjë dënim nderkombetar”.
Ai e shpjegon këtë, fakt, duke thënë se: “Mungesa e dënimit ndërkombëtar mund të jetë pjesërisht e shpjeguar nga ekzistenca e shteteve, ligjet e të cilave janë të bazuar ende në ideologjinë komuniste. Dëshira për të mbajtur marrëdhënie të mira me disa prej tyre, mund t’i pengojë disa politikanë për t’u marrë me këtë subjekt të vështirë. Ai ka shpjeguar: “Për më shumë, disa politikane, të cilët janë ende aktivë, kanë mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër, regjimet e mëparshme komuniste.”
Për arsye të dukshme, atyre nuk do t’u pëlqente që të kishin të bënin me çështje përgjegjësish. Në shumë vende Europiane, ka parti komuniste, të cilat nuk i kanë dënuar zyrtarisht krimet e komunizmit. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, disa elemente të ideologjise komuniste si barazia apo drejtësia sociale, akoma josh shume politikanë. Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi krimet e komunizmit dhe denimin e tyre ne nivelin nderkombetar. Kjo duhet te behet pa asnje vonese per disa arsye…..
Përmendorja në afërsi të ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington

Presidenti Bush mori pjesë në përurimin e një përmendoreje kushtuar viktimave të komunizmit në botë. Përmendorja , ndodhet në afërsi të ndërtesës së Kongresit amerikan në Washington D.C. Ajo përkujton dhjetera miliona njerëz që kanë vdekur nën sundimin komunist në më pak se 100 vjet. Presidenti Bush tha se bota nuk do t’i mësojë kurrë emrat e atyre që u shuan në duart e komunistëve, por shtoi ai, ekziston një detyrim për t’i bërë homazh jetës së tyre dhe për të nderuar kujtimin e më shumë se 100 milion burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm që vdiqën nën komunizëm. Ai tha me këtë rast se numri i saktë i viktimave nuk do të mësohet kurrë.
Presidenti Bush vuri në dukje vuajtjet e atyre që u shuan në Kinë, Korenë e Veriut, Afrikë, Europën Lindore, Kamboxhia, Kubë, Gjermani Lindore dhe vende të tjera. Ndërsa, Fondacioni i Permendores thotë së komunizmi vazhdon të skllavërojë, sot një të pestën e popullsisë së botës. Përmendorja është një emitim origjinal i asaj që është ngritur në sheshin Tiananmen Square kushtuar protestave antikomuniste të vitit 1989.

Presidenti Xhorxh Bush, duke nderuar përkujtimin për të vrarët nga regjimet komuniste ka thënë se vdekja e tyre duhet t’i perkujtojë publikut amerikan se, “djalli është i vërtetë dhe duhet të luftohet”. Duke përkujtuar dhjetëra miliona viktimat të komunizmit, Bush ka ndërlidhur periudhën e totalitarizmit me sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Bush ka shtuar se, “sikurse komunistët edhe terroristët e ekstremistët, të cilët sulmuan kombin tonë, janë pasardhës të ideologjive të vrasjes”.

Gjenocidi kryeqë e tërthor botës…!
Rreth 108 milion te vrare nga rregjimet diktatoriale ne bote
Ne Shqiperi jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra
-1.5 milion armenians u vrane ne kohen e imperatorise Ottomane Turke.
-3 milion ukrainas u vrane nga rregjimi totalitar i sundimit komuniste ne Ukraine
-25 deri 62 milion sovjetike u vrane nga rregjimi komunist i Stalinit ne te ashtuquajturen BRSS.
-6 milion (Hebrenj) Jews, 6 milion (rome) Gypsies u vrane nga sundimi nazist (Hitleri)
-25 milion kineze u vrane gjate sundimit komunist nen parrullen e Mao Ce Tungit “Nje hap i madh perpara” “Great Leap Forward”
-1 milion nigerian u vrane nga rregjimi diktatorial i Nigerise
– 1.5 milion pakistanez u vrane nen sundimin e Pakistanit
-2.5 milion, te quajtur Mayan Indians, u vrane nga rregjimi Guatemalas
-1.7 milion kamboxhian u vrane nga rregjimi komunist i diktatorit Khmer Rouge ne fushaten e vrasjeve “Kamboxhia “fusha e vdekjes”,”Cambodia’s “killing fields”
-800,000 ruandas u vrane nga rregjimi diktatorial i Ruandes
-12,000 shqiptare te Kosoves u vrane vetem e vetem se ishin shqiptare etnik, nga sundimi diktatorial i rregjimit sllavo – komunist serb te kryekasapit, Sllobodan Milosheviç (ne Kosove gjate luftes mars – qershor 1999 Serbia, ka vrare mbi 12.000 njerez te pafajshem, ka djegur dhe shkaterruar mbi 120.000 shtepi, ka debuar rreth 1 milion njerez, ka dhunuar dhjetera mijera femra dhe ka rrembyer mbi 3.000 persona, prej te cileve shumica ende te pagjetur”)
-250,000 boshnjak te vrare gjate luftes rregjimin diktatorial serb
-2 milion sudanez u vrane nga fundamentalistet
-1.6 milion koreanoveriore u vrane gjate sundimit komunist ne Korene e Veriut “North Korean”
-Ne Shqiperi nga rregjimi komunist i Enver Hoxhes jane ekzekutuar pa gjyqe 5 577 burra dhe 450 gra. -Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. -Kane vdekur ne burg 1 065 persona. -Kane humbur aftesine mendore 408 vete. -Kane vdekur ne internim 7 022 vete.

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, greva e ish te perndjek, i viktimave te komunizmit, Monumenti

NË UDHËKRYQIN MES ËNDRRËS DHE REALES

June 6, 2014 by dgreca

(Mendime krikike për lirikën e poetit Milazim Krasniqi)/
Në poezinë antologjike ”Guri i megjes”, përtej etnografisë shqiptare të mullinjve me gurë ai krijon një situatë të veçantë. Sipas tij, “njerëzit ia bartin peshën në zemër / Që kur humbën paqen në shpirt”. Në të sheh mrekullinë e krijimit të qiejve, të tokës sonë, të jetës sonë. Në këtë vëllim duket se Milazimi në të njëjtën kohë është poet social, atdhetar, filozof, historian, udhëtar, gjeograf, mjek, ushtar, udhëtar. Në fund të fundit, është një poet i lindur. Ai nuk tutet që të nxjerrë edhe shpatën para vdekjes së tij, që është rilindja e vargut e në atë që harrohet si hi i shuar në kohë. Në kuadrin e këtij mesazhi filozofik dhe social, poezia e Milazim Krasniqit është një Dritë Shpirti, për të cilën duhet ta falënderojmë./
Nga Namik Selmani/
Vëllimi poetik i poetit prishtinas Milazim Krasniqi duket së është një kurorë e bukur dritësore e botimevë të tij të shumta në vite, por edhe e Shtëpisë Botuese Amanda Edit në Bukuresht, e cila ka marrë përsipër që të promovojë krijimtarinë më cilësore të poetëve dhe prozatorëve shqiptarë në vitet e fundit. Duket se fjala shqipe në përkthimin e bukureshtarit të talentuar (B. Y.), ndjehet dhe më ngrohtë, më e sigurtë, më obliguese, më e përkushtuar, më e motivuar, kur letërsia shqiptare bashkëkohore shkruhet dhe përkthehet, promovohet në tubime ndërkombëtare, ku ajo po fiton një qytetari të re. Milazim Krasniqi është një nga pjesëtarët gjeneratës së parë të poezisë kosovare që kërkon të përcjellë traditën më të mirë të poezisë sonë, më cilësoren e saj. Ky pasardhës i denjë i shkollës mekuliane është kthyer prej vitesh edhe vetë një “shkollë” e saktë dhe cilësore për poetët e rinj në Kosovë. Në këtë dhjetëvjeçar të fundit, autori ka patur një shumësi botimesh, të cilat, për të qenë të drejtpërdrejtë, jo gjithmonë kanë patur cilësinë e duhur dhe të aftë për të dalë si “ mall” i vyer dhe aftagjatë letrash në tregun tradicional të letërsisë ballkanike dhe evropiane, sado përkthyes të mirë që mund ta marrin përsipër përkthimin e tyre.
Është pak të thuhet se poezia e Milazim Krasniqit ka fytyrën e saj të qartë, që e sheh që larg dhe e dallon bukur mire, sado mjegulla që të dalin para syve. Duke e lexuar dhe e rilexuar këtë poezi, m’u kujtua poeti Martin Camaj që ka lindur jo larg trevës ku ka lindur e ku ende është gjallon në krijimtari, Milazim Krasniqi. Në ballafaqimin që ai bëntë me sallonet arisokratike të letrave gjermane, ai vjente me dinjitet, me një poezi moderne që të mbetet dhe sot në përfytërimin e një imazhi poetik të veçantë. Milazim Krasniqi nuk “ka vrapuar” asnjëherë që të të hedhë në një tavolinë shumë kopertina librash poetikë ku është emri i tij tashmë shumë i njohur edhe në trevat e tjera shqipfolëse veç asaj të Prishtinës. Duket se ai ka bërë me vete atë Besë Shqiptare me fjalën e frymëzuar, siç e kishte bërë kahmoti Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Noli dhe Migjeni.
Kurora e Kujtesës së padiskutueshme për në poetët pavarësisht se kë gjuhë belbëzon nuk është gjithmonë te numri por te vlerat që sjell në letërsinë ballkanike dhe atë evropiane. Tek po shikoja dhe po lumturohesha me këtë përkthim dinjitoz, gati në formën e një antologjie (se në të poezi të zgjedhura), më shkoi mendja te misioni i ri që ka marrë vetë poeti me përkthimin e poezisë së tij. Përkthimi i poezisë në një gjuhë tjetër, të cilën sot po e shijojmë edhe me këtë poet, thuajse të lindur qoftë me një gjuhë që ka miliona e milona lexues apo të një tjetre që ka me mijëra, është rizgjimi fisnik i vargut të saj. Është një mbjellje e re e vargut e shpirtit poetik që në kohëra që vijnë do e begatojnë dhe më mirë Arën e Poezisë së Kombit. Është një zjarr i gjallë dhe një qiell i ri brenda qiellit të poezisë sonë. E për këtë duhet përshëndetur poezia e Milazim Krasniqit si të ishim në një festë të re të Librit Shqip, duke thënë jo si fjalë të përtypura si çimçakëz deri në pafundësi, po fort, fort, se libri i bën nderë jo vetëm poetit veteran, por dhe mbarë letërsisë shqipe.
Sinori i parë befasues që të përshfaqet kur e sheh këtë poezi, duket një argument që e tejkalon tematikën dhe mesazhin, pas të cilit vrapojmë të flasin kritikët, recenzentët. Pra, është Gjuha Poetike e përdorur në të, njësoj si të thuash Tharmi, Maja, pa të cilin mielli më i mirë të jep një “kulaç të ëmbël”. Dikurë është thënë: “ Më jep një gjuhë të kulturuar, të bukur që t’ju jap një komb!”. Në rastin e poetit ka një Kod pak a shumë të përfaërt me të: “Më jep një gjuhë të pastër, të përpunuar, të thellë, që t’ju jap një poet!”
Poezitë e Milazim Krasniqit shumë herë i ngjan vetëtimave që të lënë një ndjesi të shpejtë, të fortë, shungulluese pas vetes, Ai nuk është poet tribunash me fjalën që përdor. Nuk vrapon pas tamtamve të fjalëve që nuk dëgjohen as në rreshtin e parë të një turme, sa anonime po edhe indiferente, po kaq të dehur nga zhurmat e kohës. Jo! Ai është meditues, është goditës në metaforë, është një narrator poetik i lindur dhe i saktë, që ia numuron gati me gishta fjalët e vargut. Shikoni pak titujt e fuqishëm të poezive të tij! Dihet se titulli është goditja dhe kontakti i parë shkronojr që të jep një poet i mire: “Laku i frikës”, “Guri i megjes”, ”Planete të largëta”, ”Vdekja vjen vetëm”, “Fëmija i xhamtë”, “Dalja e atdheut nga ëndrrat”, “Humor i zi” etj.
Mungesa e një farë harmonie vargërore në poezinë e tij brenda rrëfimit klasik tradicional të poezisë shqiptare po dhe botërore, zëvendësohet me një harmoni të brendshme, gati tronditëse në atë që ai përcjell, me një Kod heshtjeje, me Kodin e mentarit që di se ku dhe se kurë të flasë, pavarësisht se gjendet në krye të Odës apo diku nga fundi ku është më afër dalja. Duket se Poezia e tij klith së brendshmi, qoftë si shqiptar, qoftë edhe si njeri i botës së madhe. që ka jo pak halle e shqetësime Më saktë, edhe kur ai merr misionin tashmë shumëshekullor në poezi, që të merret me detin, nuk merret me valët, me diellin me shkumën, po ka një mënyrë të vetën: Det, o det, o gjëmë e bukur
Këlthitu nga ëndërrime të mëdha!
Në poezinë “Shumëzimi i vdekjes” ai shkruan: “Frika do të afrohet tinëzisht/ si krokodili në ujë të turbullt/ përfyrtërimeve të mia/ deri në një çast të vërtetë. Në atë dialog social dhe poetik me jetën, me plagën e madhe të varfërisë, atë e shqetëson shumë varfëria e shpirtit që është ulur këmbëkryq në jetën tone: Sonte kanë ardhur shpirtrat e engjëjt/ Për të na dashur o gjykuar/ Lehtë ia bëjmë me këto të mira në sofër/ Po si t’ia bëjmë me varfërinë e shpirtit? Poeti nuk vrapon pas portreteve poetike, por në ato pak të tilla që vë në libër, ai ka një gjetje të lakmueshme. Në poezinë “Im atë” ballë dramës së jetës dhe forcës së besimit që e ka mbajtur gjallë në jetë ai thotë: Në atë dramë të tij/ Diçka gjithmonë mbetet e paparë/ Diçka mbetet gjithmonë e paparë. Kështu shkruan poeti, për të shkuar më tej te një portret kolektiv të shumë njerëzve: Në të gjithë anët njerëzit nxitojnë/ Dhe çuditërisht u ngjajnë pantomistëve/ Dhe harruar në rolet e tyre.
Në poezinë antologjike ”Guri i megjes”, përtej etnografisë shqiptare të mullinjve me gurë ai krijon një situatë të veçantë. Sipas tij, “njerëzit ia bartin peshën në zemër/ Që kur humbën paqen në shpirt”. Në të sheh mrekullinë e krijimit të qiejve, të tokës sonë, të jetës sonë. Në këtë vëllim duket se Milazimi në të njëjtën kohë është poet social, atdhetar, filozof, historian, udhëtar, gjeograf, mjek, ushtar, udhëtar. Në fund të fundit, është një poet i lindur. Ai nuk tutet që të nxjerrë edhe shpatën para vdekjes së tij, që është rilindja e vargut e në atë që harrohet si hi i shuar në kohë. Në këtë kohë kur lexuesi shqiptar në Kosovë, por dhe në Shqipëri është i “uritur” për vepra cilësore artistike, jemi përballë botimeve me një numër të jashtëzakonshëm të botimeve nga të gjithë moshat, qytetet, fshatrat, aq sa të duket se çdo shtypshkronjë është kthyer në “fabrikë” poezishë.
Brenda lirisë së botimit duket se jemi të gjithë pjestarë të një maratone. Përballë kësaj libromanie, më vjen në mendje mesazh mitik i Dankos, i atij njeriu të fortë, human, të mençur, që mori përsipër që në ballë të një turme njerëzish, mes një pylli të dendur pas të cilit ishte Liria, të shpëtonte Njerëzit. Në të kundërt, ata do të vriteshin nga kundështari. Të gjithë, të gjithë! Kur hijet e zeza të pyllit, lodhja, ankthi, frika i kishte pushtuar të gjithë ata, iu vërsulën Dankos për ta vrarë, se ai nuk po kryente detyrën e tij. Atëherë ndodhi çudia. Ai nxorri nga gjoksi zemrën dhe e bëri diell të vogël në atë pyl ku rrinin bashkë Liria dhe Vdekja. U bënë të lirë. Po mbeti aty, me zemër në dorë, pa u kujtuar për të, pa e falënderuar për sakrificën.
Në kuadrin e këtij mesazhi filozofik dhe social, poezia e Milazim Krasniqit është një Dritë Shpirti, për të cilën duhet ta falënderojmë. Është e vërtetë që ajo ka shumë pasjetë. Ka dhe trishtim, por ai nuk rri i ftohtë ndaj jetës. “Trishtimi e plaku botën”, thotë diku një poet. Por, Milazim Krasniqi na e thyen këtë shprehje me poezinë e tij. (Tiranë, maj 2014)

Filed Under: ESSE Tagged With: DHE REALES, namik Selmani, NË UDHËKRYQIN MES ËNDRRËS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4567
  • 4568
  • 4569
  • 4570
  • 4571
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT