• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Aspektet lirike, si formësim dhe gjuhë e thellë shpirti

June 2, 2014 by dgreca

Referim rreth Vëllimit Poetik “Lulëkuqja e egër“ të autores Raimonda MOISIU/
Nga Agron Shele/
Të diskutosh rreth veprës letrare të autores Raimonda Moisiu është njëlloj sikur të hysh dhe të kërkosh mistikën në universin e madh dhe të pa fund, pasi gjerësia dhe hapësira krijuese kap pothuajse të gjitha zhanret e gjinisë së shkruar dhe polivalent të mendimit letrar, estetik dhe publicistik. Figura shumëplanëshe dhe autoriteti inteketual i krijuar spikat në të gjitha fushat e jetës, duke sjellë perfomancën e personalitetit grua shqiptare përherë e në rritje, përherë në kërkim, përherë në ndryshim dhe përherë në progresivitet me modelet shoqërore më të zhvilluara. Që në fillim duhet theksuar se autentizmi krijues i autores vjen si frymë e muzës së thellë krijuese dhe përzgjedhjes së zërit elitar, vjen si gërshetim i njohjes psiko-analitike shoqërore dhe idesë për tu përballur me pragmatizmin e saj, vjen si inspirim i kostelacioneve më të larta të shpirtit dhe ndjesisë për t’ i deshifruar ato, vjen si dallgëzim i rrebelimeve poetike dhe dritësisë për ti pasqyruar ato. Konceptualiteti i artit të saj shpesh kapëren nëpër dritëhije dhe kjo jo rastësisht, pasi teknika bashkohore e përdorur mundëson beftësinë por dhe simbolikën e saj, intrigon elementët jetësorë por përafron me botën e imazheve të saj dhe kështu e endur nëpër labirinthet e përtejkoshienës ringre dhe magjeps me madhështinë e fjalës. Duhen vënë në dukje edhe gjurmimet e formimit si autore dhe ndikimet, të cila kalojnë nëpër një shtrat të pasur etnokulturor dhe traditë që pak kush e ka, sikurse është Korça e mësonjtores së parë, Korça e karnavaleve, Korça e serenatave dhe e lirikës më të bukur shqiptare.
“Lulëkuqja e egër“ është një nga veprat lirike më të fundit të publikuara nga autorja Moisiu, cila për nga fuqia shprehëse, autoriteti krijues, ndjeshmërisë poetike që përcjell, emocionaliteti, notat e thella përshkuese dhe ngjyrimet, e bëjnë këtë vepër sa inkluidive po dhe kaq drithëruese. Kjo risi krijuese për më tepër vjen në katër gjuhë të ndryshme, në katër lloj komunikemesh, në katër shije lexuesish, të cilët e bëjnë thelbin e boshtit që përshkon sa identifikuese po dhe kaq dhe universale, duke e klasifikuar autoren si trasmetuese të vlerës shirtërore dhe kulturore të vendit që përfaqëson. Vargjet poetike kapërcejnë nëpër lëndinajat e pafundme të përtejndjenjës, nëpër pezmet e muzave më të zjarrta, nëpër infinitet e horzonteve më të bukura, nëpër ornamentet më tejçuese të pafajësisë shpirt dhe e gjithë kjo e konceptuar si dashuri e vërtetë dhe etikë. Gjithashtu në këtë vëllim poetik lirizmi percepetohet jo vetëm si fluiditet, por dhe intimitet figurativ, dhe e gjithe kjo në referim të shpirtëzimit të fjalës artistike, të rritjes së forcës së saj, të dhënies së koloritit të duhur dhe elokuencës së vargut. Edhe ejmotivet apo ndërthurjet e motiveve të futura, sikurse motivi esenian (shagane), apo motivet lasgushiane e rrisin kurbaturën dhe tempin poetik duke e përafruar shumë më tepër me frymën orientale, por dhe duke e bërë më platonike, kumbuse dhe po kaq muzikale.

“ Të gjithë mëkatojmë,
Të gjithë e dëshirojnë atë,
si Unë edhe Ti… »
Këto vargje përflasin mëkatin figurativ si fuqi, si ndjenjë që shtyn dhe përafron (unë dhe ti), të cilët përbrenda botës pasionate dhe dëshirës për t’ u ndierë, për të shkrirë zjarrin e shpirtit, fluturojnë çiltërsisht qiellit të shtatë, harbojnë ëndrrat e bardha dhe çmendin të pashtershmen dashuri.
Në mbyllje :
“Unë e Ti… mëkatarë… të Perëndeshës Dashuri! “
Me lakonizmin lasgushian (Perëndeshë e dashurisë), përshkallëzimi fuqisë së ndjenjës rritet, llahtarohet, ngrihet si prelud hyjnor, dhe në antitezë të veprimit qënësi (mëkatit), luhet me kontrastet dhe tablotë e shpirtit, faljes tek e përndritmshja pernëndi madhështi. Gjithashtu duke ravijëzuar këtë poezi si hyrje dhe si përmbyllje kupton simetrinë e shtrirjes së shkallës përjetuese, emocionit të fortë dhe në anaforë të plotë me gjithë qëndërzimin ose barslargimin nga mëkati, si mallkim i endur brenda nesh (konceptim përgjithësues), e indetifiokon si trill të vetë botës njerëzore.
“ Heshtur,
vështroj qiellin e errësuar,
përhumb në mjegullnajën e yjeve. “
Kjo poezi vjen si diskurs i përmbysjes së madhe, gati në apokaliptizëm, e cila njëhëson në dukjen e parë gjendjen heshtje ( eremi) me errëtinë qiell ( kuptim më i gjerë qiell shpirtëror), dhe pikërisht përbrenda kësaj perdeje metafizike, forca, dhe intuitiviteti i njeriut optimist, konkretisht i autores, shquan portat e dritësisë jetësore, mjegullnajën më ndriçuese të universit, duke mbjellur besimin dhe shpresën për të nesërmen, si dhe duke evokuar idetë dhe qëllimet fisnike për përditësinë dhe kuptimësinë e vërtetë.
“ Heshtur,
ndiej rrezen përcëlluese
të buzëve dhe
paqen e vështrimit adhurues “

Përqasja e kësaj poezie sikurse mbarë poezia e saj përkon natyrshëm me objeksionin lirik, ku heshtja nënçmohet dhe paramendohet si përkohësi, pasi aty mes heshtjes plogështuese ringrihet dhe ritmojnë rrahjet e zemrës pa kufi, po aty përjetësohet shija e përhumbur dashurive, dhe sikurse rrezja më e bukur që shpërthen petalin edhe farfurima ngjyrë-jetë e rimëkëmb ëndrrën më të parë.
Gjuha poetike e kësaj autoreje është vërtetë e brishtë dhe mjaft sinjikative, është e qelqtë dhe po kaq reflekuese , por ndaj fenomenit shoqëror ajo bëhet sa i mprehtë dhe po dhe kaq mesazhus, sa rrebel po dhe kaq ndërgjegjësues.

“ Çdo ditë shoh gra, të fyera, të dhunuara,
të braktisura, si
kufomat mbi ujë nga mbytja e varkës,
të flakura nga krevati i dëshirave,
epsheve,dhe pikat e gjakut… “
Autorja shpreh shqetësimin e ligjshëm për dhunimin, trajtimin e gruas si objekt epshi, dhe flakjen e saj pa mëshirë, apelon për mentalitetet e cungura që nuk pranojnë dot personalitetin dhe vendin e saj të merituar në shoqëri, apelon këto forma monstruoze fobizmi dhe kërkon që nëpërmjet vargjeve të prekë zemrat dhe memoriet e tyre, si dhe të sensibilizojë ndërgjegjiet njerëzore.
Arti i autores Moisiu është art i një bote të tërë ndjenjash, është art që shkruhet me gjuhë shpirti, është art i prekshëm dhe mjaft befasues, dhe si i tillë ai ka shijen estetike dhe vizualitetin e imazheve që janë përftuar nga formësimi etik dhe filozofik . Poezia e saj vjen si përmasë e fuqisë shprehëse dhe dhuntisë së lindur, vjen si kristal që zbukuron margaritarin e kurorës lirike shqiptare dhe percepetim i madalitetit bashkohor, vjen si dritëthënie e mendimit të avancuar dhe universalizimit të fjalës përzgjedhur sot.
“Lulëkuqja e egër“, është vepër e mirëfilltë lirike, e cila fludizon kaltërsinë e ndjenjës dhe ashtu e ardhur, si : aspirim i botës femërore, frymëzim, muzë e derdhur nga përflakja e perëndimeve më të plakur dhe rizgjuar agimeve më të zbardhur, çiltërsi dhe brishtësi, përthyen dhe rihap të tjera koncepte në letërsinë tonë shqipe, për poezinë si tërësi dhe gjuhën e letrave në vazhdimësi.

Filed Under: Featured Tagged With: Aspektet lirike, e thellë, shpirti, si formësim dhe gjuhë

RAMUSH HARADINAJ, PA “100 DITËSHIN E RUZVELTIT”

June 2, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.
Lideri qytetar i politikës së sotme panshqiptare e ballkanike, Ramush Haradinaj, ky Hero i Kosovës, legjendë e gjallë e Kombit, është gjeneral i luftës së UÇK, po i tillë u tregua edhe në Hagë, e kit’ gradë e ka edhe në politikën e Kosovës, prej kryeherit, prej nga fill vitet ’90 deri në shekullin e ri, XXI, sidomos në detyrën mandat pambaruar të kryeministrit të Kosovës, në drejtimin e AAK-së e në Elektoriadën e 8 Qershorit 2014.
Kur ishte kryeministër me mandat të papërfunduar, kur shkoi në Hagë herën e parë dhe të dytë, kur u kthye në Kosovë, i ka si medalje gjithato vlerësime ndërkombëtare si nga ish ministra të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madlen Ollbrajt, i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Robin Kuk etj. Disa herë edhe ish senatori e tani Zëvendës President i ShBA, Joe Biden ka mbajt qëndrime të drejta për mirë ndaj Ramush Haradinaj, edhe kur u thirr në Hagë qyshse herën e parë, edhe kur u lirua i pafajshëm në bankën e nga dyert e saj.
Ai është një politikan i formatit të madh (ndër)kombëtar. Dhjetra qytete në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, etj. e kanë shpallë “Qytetar Nderi” të tyre si Kruja e Skënderbeut, Gjirokastra e Argjirosë, Vlora e Ismail Qemalit, Tropoja e Sali Berishës, etj. Një grup kryengritësish revolucionarë i “Aleanca Forca Demokratike” në Uganda të Afrikës në shkurt 2009 e ka lyp “gjeneralin e politikës” Ramush Haradinaj që të jetë ndërmjetës në bisedime ndërmjet tyre e Qeverisë Ugandase në Kampala.
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i deçanas, kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe qytetar i lagjes “Arbëria” në Prishtinë, është nga ato personalitete kombëtare, nga ata burrështetas shqiptar, që qëndron në vargni e lartësi nga germa A tek ZH e Lirisë dhe Pavarësisë të Kosovës.

2.
Lideri historik e biblik Ramush Haradinaj ka një mision të pambaruar.
Vetëm 96 ditë ndejti kryeministër i Kosovës.
Nuk e plotësoi as 100-ditëshin e parë të qeverisjes, “100 ditëshin Ruzveltian” të përcaktuar sipas presidentit amerikan Franklin D. Ruzvletit (Ruzvelti i LDB).
Nuk ia mbrrini me e ba bilancin e mirë të punëve të tij si kryeministër.
Nuk pati kohë e mundësi të na e baj publike ai vetë, sepse shkoi vullnetarisht në Hagë, në një mision tjetër për Kosovën e Kombin.
I vetmi kryeministër në botë që e ka krye një akt të tillë, që në kushte të tilla (ndër)kombëtare mbeti pa e përmbushur “100 Ditëshin Ruzveltian”.

3.
Ramush Haradinaj në 8 vite emigrant kryesisht në Zvicër kontribuoi në (i)legalitet me sakrifica në përgaditjet për Luftën e Kosovës, të Maqedonisë e të Preshevës, sëbashku me Ali Ahmetin, Hashim Thaçin, e gjithata të tjerë të diasporës shqiptare.
Ramush Haradinaj ishte nga ata strategë ushtarak që kur drejtonte e luftonte me UÇK-në në Rrafshin e Dukagjinit, në kohë “Betejën e Koshares”- në këtë “Termopile Shqiptare”, i kontribuoi thyerjes më 9 prill 1999, pas një gjysëm shekulli, të kufinit shqiptaro-shqiptar në mes Shqipërisë e Kosovës.
Ramush Haradinaj me 8 vite qëndrestari e apologji në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, pas dy burgosjeve e gjyqeve të gjata, me lirinë e pafajësinë e tij, u kthye në një tjetër faktor (ndër)kombëtar të çertifikimit të luftës të UÇK-së në Kosovë.
Ramush Haradinaj ka plot një çerek shekulli veprimtari kombëtare politike kontributore meritore në Zvicër e Hagë, në Deçan e Prishtinë, në çdo vis të Kosovës, si edhe në gjithato vise të trojeve etnike shqiptare në Ballkan, në disa diaspora shqiptare në botë, saqë është kthye në një “De Gol Shqiptar”.
Kosova, kombëtarët e saj, politika e saj, ia ka borxh moral, politik, kombëtar Ramush Haradinajt rivazhdimin e mandatit të tij qeverisës si kryeministër i Kosovës, pasi është një nga emblemat kombëtare, politike, ushtarake e shoqërore të Kosovës që në rrugëtimin e tij bashkëkohor burimon energji e vitalitet, prodhon ide, udhëheq veprime, ka plot vizione për të shkrue Alfabetin e tij politik të ndërtimit e zhvillimit të Kosovës së pas Pavarësisë.

Gjakovë, 2 qershor 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: DITËSHIN, E RUZVELTIT”, PA “100, Ramiz Lushaj, Ramush Haradinaj

“Të gjallë dhe të vdekur”

June 2, 2014 by dgreca

Shenime kritike per romanin e Nasi Leres/
Nga Gezim Halilaj/
Kohët e fundit më ra në dorë përmes një mikut tim që ishte në Tiranë romani i fundit i Nasi Lerës “Të gjallë e të vdekur”, botuar nga Shtëpia Botuese “Dudaj” në fund të vitit 2013. E lexova me një frymë dhe më lindi dëshira të shkruaj diçka për të. Nuk pretendoj të shkruaj një kritikë të mirëfilltë, sepse unë kam 17 vjet që jetoj në Nju Jork dhe nuk kam pasur mundësi ta ndjek krijimtarinë e N. Lerës pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri (ndonëse vetëm emigrantët mund ta kuptojnë tamam luftën e vështirë për mbijetesë në një vend të huaj). Tani kam nja një vit që kam dalë në pension, ndaj kam kohë të lirë të mjaftueshme për të shkruar diçka për letërsinë. Siç mora vesh nga informacioni i dhënë në kopertinën e librit nga poeti Rudolf Marku, ky qenka romani i tij i dhjetë, dhe do të duhej ta vleresoja në raport me romanet e tjerë të tij , si dhe në raport me romanet e tjera të shkrimtarëve bashkëkohore shqiptarë.
Sidoqoftë, rreth 40 vjet më parë, kur isha redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” unë i kam redaktuar Nasit dy vëllime me tregime, “Era e pishave” dhe “Nisemi, djema”, dhe e njoh mirë qysh atëherë talentin e tij si tregimtar, sidomos stilin e tij lirik, me kadenca poetike. I kam lexuar edhe vëllimet e tij të mëvonshme “Ditë nga ky shekull” dhe “Sytë e dashurisë”. Tipari kryesor i krijimeve të tij është konflikti psikologjik midis njeriut të mirë dhe atij të lig, midis së mirës e së keqes, dhe ndjenja e trishtimit që virtyti mezi fiton mbi vesin, bile nganjeherë edhe dështon. Megjithate, në to nuk mbizotëron pesimizmi, por optimizmi se njerezit dhe marredhëniet shoqërore, ndonëse mengadalë, synojnë të bëhen më të mira dhe më humane.
Këto tipare të krijimtarisë së Nasi Lerës vihen re edhe në romanin e tij të fundit. Këtu autori trajton temën e dashurisë për atdheun në kushtet kur në Shqipëri po ndërtohen me shumë vështirësi marrëdhenie të reja shoqërore pas përmbysjes së komunizmit. Nëpërmjet marrëdhënieve emocionuese të Aranit Gusmarit me nipin të tij të vogël Tedin dhe nëpërmjet tërë fabulës së romanit autori ka arritur me sukses të zbërthejë që dashuria për atdheun shprehet përmes dashurisë për familjen, për të afërmit e bile edhe për të njohurit e rastit; ajo shprehet në mallin për vendet me të cilat lidhen kujtimë të paharruara nga jeta e rinisë dhe në respektin për varret e të parëve. “Kujtesa fillon nga varret”, mediton Aranit Gusmari në një vend në pjesën e tretë të romanit, duke nënkuptuar ruajtjen e tyre nga të gjallët. Këto ndjenja që Aranit Gusmari përpiqet me durim e dashuri t’i ushqejë në shpirtin ende fëminor të Tedit duken si jo realiste, si romantike në një ambient shoqëror të ashpër që është i mbushur me ngjarje tragjike, siç është vrasja e Siborës së re e të bukur nga burri i saj emigrant për shkak të tradhëtisë bashkëshortore apo përdhosja e varreve dhe çvarrimi i eshtrave të banorëve autoktone të fshatit K. nga njerëz të paguar nga qarqe shoviniste greke për t’i paraqitur si eshtra të ushtarëve të vrarë grekë gjatë Luftës Italo-Greke e për të realizuar qëllime të mbrapshta politike.
E shoh të nevojshme të nënvizoj këtu se, në funksion të idesë kryesore, autori shtjellon përmes ca episodesh shumë realiste dy probleme kryesore të shoqërisë së sotme shqiptare: plagën e emigracionit masiv dhe marrëdheniet e fqinjësisë me grekët.
Emigracioni, sugjeron autori, po i rrënon qytetet e periferisë e sidomos fshatrat e thella. Janë shumë të trishtueshme tablotë e fshatrave të braktisur, ku rrojnë vetëm ca pleq me një këmbë në varr, që mbahen aty me shpirt ndër dhëmbë. Sa mallëngjyes është episodi me fshatarin Ndreko, që rri në majë të çatisë me orë të tëra dhe pret me durim me dylbi në sy që të kthehen dy pëllumbat, që do t’i sjellin lajm nga i biri nëse mbërriti mirë në Selanik. E vetmja shpresë e këtyre pleqve të paepur për të mos u shkulur nga vendlindja është mbajtja dhe kujdesi për nipërit dhe mbesat e vegjël, që trashëgojnë nga fëmijët e rritur që punojnë në emigracion për të nxjerrë bukën e gojës për vete dhe për pleqtë e mbetur në fshat. Copëtimi i familjes dhe konfliktet tragjike eventuale, si ai që përmendëm më parë për Siborën e pandershme, janë rrjedhime logjike e të paevitueshme të emigracionit. Gjithashtu, me keqardhje përshkruhet prishja e karakterit të njerëzve të thjeshtë, si varrmihësit, që nuk çajnë kokë për moral e patriotizëm, po duan si të përfitojnë sa më shumë nga jeta e shthurur ekonomike e sociale. Meqë e kemi fjalën këtu, do të desha t’i sugjeroja autorit që episodet që përshkruhen në kapitujt 19 dhe 20 me prostitutat në motelin anës pyllit nuk lidhen organikisht me fabulën e romanit. Ata ndërthuren me fabulën vetëm në mënyrë fare tangeciale dhe ndjehen të tepërt.
Sa për marrëdheniet me grekët, në roman përshkruhen ca episode shumë realiste të ndihmës dhe trajtimit tepër human që u kane bërë fshatarët e varfër shqiptarë ushtarëve grekë të vrarë apo plagosur gjatë Luftës Italo-Greke. Ideja që rrjedh natyrshëm nga ato episode është se populli shqiptar është një popull paqësor e human dhe nuk e meriton qëndrimin racist, të përbuzur e poshtërues të opinionit grek të ushqyer me paragjykime e gënjeshtra nga qarqe politike shoviniste.
Autori i ka skalitur bukur, me detaje të gjalla figurat e personazheve kryesore, si Aranit Gusmari dhe Tedi, ndonëse, për mendimin tim, figurën e Tedit mund ta kishte plotesuar më mirë me fakte konkrete pse po rritej jetim nga gjyshërit, nga se kishte vdekur i ati dhe ç’kishte ndodhur me të ëmën. Personazhe të tjerë që të mbeten në mendje jane edhe Simoni, bashkëmoshatari i porsanjohur i Tedit, djalë kureshtar e i shkathët, Skuthi, organizatori intrigant e cinik i çvarrimeve, dhe Llikoja, inxhinieri i pyjeve, që rrëfen me aq kolorit histori interesante të kohës dhe që ritregon me realizëm të thellë episode nga Lufta Italo-Greke, sidoqë nganjeherë më duket se autorit i shpëton të ruajë konseguencen e ritregimit me tregimin në vetën e parë, sikur Llikoja të ketë qenë dëshmitar okular i ngjarjeve të luftës.
Siç e përmenda edhe në fillim të këtij shkrimi, trishtimi për njerëzit e ligj dhe për gjërat e këqija të jetës shqiptare të kohës përshkon tërë romanin e ri të Nasi Lerës. Por ky trishtim nuk është fatalist, dëshpërues. Krahas tij ndjehet shpresa dhe besimi se njerëz si Aranit Gusmari po punojnë çdo ditë që ta mbajnë gjallë dashurinë për atdhenë te brezi më i ri dhe se ky vend i vuajtur nuk do të humbasë, po do të përparojë e do të mbetet vital.

Gezim Halilaj
Kuins, Nju Jork

Filed Under: Opinion Tagged With: “Të gjallë, dhe të vdekur”, Gezim Halilaj

AUSTRI-Turneu i Futbollit për nxënësit, një provim i suksesshëm talentesh

June 2, 2014 by dgreca

Z.Lladrovci:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim..”…Vendet e para ekipet “Tullni” dhe “Dukagjin” të mësueses Miradije Berisha-Kabashi./
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Në lokalitetin Gänsendorf, rrethina e Vjenës, u mbajt turniri vjetor tradicional i futbollit për nxënës dhe të rritur. Realizimin e pjesës zyrtare të programit e udhëhoqi z.Qani Sulejmani, Kryetar i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ndërsa hapjen zyrtare të garave e bëri z.Feta Saiti, kryetar i Shoqata Kulturore “Afrim Zhitia”, organizatore e turnirit bashkë me Shoqatën e Prindërve dhe Mësuesve Shqiptarë në Austri. Ai përshëndeti mysafirët e rastit, shikuesit, nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës. “Mirë se erdhët në këtë turnir dhe suksese në gara. Le të jetë kjo një ditë ku do luhet futboll dhe krijohen miqësi mes të rinjve.”. Turnirin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës dhe z.Ymer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Në fjalën e tij z. Lladrovci mes tjerash tha:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim. Të gjithë pjesëmarrësit janë fitimtar, por natyrisht dikujt i takon vendi i parë. Dua ta përshëndes Ligen Shqiptare të Futbollit në Austri dhe u dëshiroj suksese. Mbështetjen tonë do ta keni në të gjitha format e mundshme”
Në një ambient të bukur pranveror fusha e futbollit ishte e mbushur me futbollist të tri niveleve: të ciklit të ulët, ciklit të lartë të shkollës fillore dhe ekipet e të rriturve. Gjelbërimi i derdhur nga penali natyror u zbukurua me veshjet shumëngjyrëshe të nxënësve shqiptarë të cilët krahas gjuhës së shkollës mësojnë edhe gjuhën e shenjtë shqipe. Gjuhën e porositura nga të mëdhenjtë Gjergj Fishta, Naim Frashëri e shumë patriotë tjerë që derdhën gjakun e tyre për shkronjat shqipe. Edhe ky organizim i mrekullueshëm flet për vetëdijen tonë organizative në të mirën e ruajtjes së qenies shqiptare jashtë atdheut, me atdheun në zemër.
Në gara morën pjesë këto ekipe nga Cikli i Ulët i fillores me renditje garuese: Tullni 9 pikë, 2.Drenica 4 pikë; 3.Gänserndorfi 2 pikë dhe veni i katër (4.)Liria me 1 pikë. Në Ciklin e Lartë të fillores morën pjesë katër ekipe: 1.Dukagjini 7 pikë, 2.Gostivari 5 pikë, 3. FC Deutsch-Wagrami 4 pikë, 4.FC Strasshof 0 pikë. Në të dy Ciklet shkollore vendin e parë e mrituan ekipet e mësueses nga Tullni, znj.Miradija Berisha-Kabashi. Kjo tregon një përkushtim në organizimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin e mirë me prindër.
Shoqata Afrim ,,Zhitia” kishte siguruar medalje dhe kupa për tri vendet e para.
Shpërblimet i ndan mësuesit: Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasana, Feta Saiti, kryetar i Shoqatës, Halil Jashari, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri etj.
Në mbarëvajtjen e turneut kontribuuan Adnan Tairi, Fikret Shaqiri, Avni Kamberi ,Nexhbedin Lleshi, Jetmir Izairi, Zekirja Emrulaj e shumë të tjerë.

Filed Under: Mergata Tagged With: i Futbollit, një provim i, për nxënësit, suksesshëm, talentesh, Turneu

Neki Lulaj- nga Gjermania në Sofrën e Diellit

June 2, 2014 by dgreca

RRUGËS SE GËZHOJAVE/
(Rugës në mes të fshatit Lybeniq)/
NGA NEKI LULAJ/

Sa herë i bie rrugës së gëzhojave me një hap të nxehtë/
Ndiej erë shkrumbi,mish e flokë të djegura, oh, ç;padrejtësi/
Qetësie mordit merr gishtërinj fëmijësh si një copë jetë/
Eshtra të nxjerër nga baroti tek shoh edhe qyrkun e zi/

Dëgjoi zëra bastardësh paramilitarë si në legjendat antike/
Britma milicësh mercenaresh qyqarë si mjegulla përhapen/
E nuk ka asnjë gardh për këtë rrugë krenare shqiptarie/
Edhe pse mua m’u këputën këmbët para kësaj hataje të madhe/

Kafka, eshtra gishtërinj fëmijësh si zile tringëllijnë në tokë
Me vijnë mbi njëqindë zëra çudije,krenarie që jehojnë në grykë
Në grykën e Lybeniqit shoh mbi njëqind bajraqe që flatrojnë
Krushqit dhe flamurtarët të lirisë sot në zemër dhembja i mund.

Ruani si testament varret se muret e territ po bëhen murranë
Mbi rrasat e gurit kurrë nuk thahet gjaku i trimave të rënë
Këmba egjakatarit kurrënë breza të mos shkelë në këto anë
E lulet të mos vyshken as në bjeshkë e as në këngë

Na lini të prehemi të qetë mbi bulëzat shenjtore të lirisë
Të na ngrohin thërrmikat e diellit në ugare e në shkollat me zile
Të zhduken hijet e viteve si mokrat e mykura të robërisë
E
E ne të flemë në gjumin e lumturisë që ecën mbi udhë sublime

E shkruar në qershor të vitit 1999

KUR DUHET NDARË

E ç’\qeenka ky qiell i mrrolur i vrejtur në këtë mbrëmje verore
Sonte shpirti i numëron orët e ngujuara pa fund në mistere
Një erë si për dreq në pritjen e ndarjes luan me kanate porte
E nata rrit shtatin mbi horizont si një nuse me pelerinë pranvere

Ne një pus të pa fund me kalarojnë si kalorës mendimet
Si një skile nate më lebetitin e më zënë shtigjet
Ky ujë lumi, o, sa shpejt hyri nën Urën e Pritjes
E nuk u çmallëm dot as me varreza se erdhi koha për ikje

Në rrebesh shiu çurrit ndarjën që më sjell kujtime të gjalla
I ngjan një drame të Kadaresë me skenar dhe aktor
Si zogjtë shtegtarë me sy të hapur ku janë të lagura e flatrat
Po kthehem këtu sërish, por jo në truallin arbëror

Shtrërngohen duar e këmbon zëri i dridhur si deti me ere
Po arratisën sërish zogjtë drejt të tjerë udhëve e qiejve
Grimcohet zemracopë-copë si të ishtëe një ngricë pranvere
Që të mos të na tradhëtojnë ndjenjat pritni deri në verën tjetër.

BRAKTISJET

Përmbrenda kapakeve të shpirtit me varen shpresat për takim
I heshtur qëndroj para pragjeve të mbyllura të shtëpive
Ndalem i përmalluar e hingëlloj si kali i lodhur në udhëtim
Dhe marr në çdo cep një shije të trishtuar vetmie

Këtu paska shtrirë krahët si zot shtëpie fryme qetësie
Kjo heshtje e harlisur më bën sot dhe nesër me trim
Do t’i var këmbanat në qafë të yjeve se erdha mes drite
E hënën me çarçafin e nusërisë ta lidh me mxitim

Sa shumë kujtime gëzime e pendime me kalërojnë
Me varen si gozhdë ne tra brenda kraharorit të lënduar
Mbi këto zgala muri fjala heshtake më mbetet si harresa e ftohtë
E në vetull të eshkës më thërret dallëndyshja e ëmbëltuar

Unë kam vegime mistike e dridhje nga një mallëngjm
Qetësinë e prishin zogjtë nga gëzimi se kam ardhë
Sytë m’i puthin pusin gurët, urë arën në ugarë me dritë
Kam ardhë unë, i juaji, se nuk jam i huaj më gjer në varr.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: e Diellit, NË SOFRËN, Neki Lulaj- nga Gjermania

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4576
  • 4577
  • 4578
  • 4579
  • 4580
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT