• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festivali i dytë i fëmijëve shqiptarë në New York: “Zërat e rinj 2014”

June 1, 2014 by dgreca

Në mjediset e Lehman College në Lovinger Theater u zhvillua Festivali i dytë i fëmijëve: “Zërat e rinj 2014”./
Nga Keze Kozeta Zylo/
Programi i Festivalit ishte i ndarë në dy pjesë dhe është prezantuar nga aktorët shqiptarë Gent Basha dhe Anisa Demi. Në pjesën e parë të programit të gjithë pjesëmarrësit ishin konkurues për ndarjen e çmimeve të ndryshme nga juria përkatëse.
Festivali është hapur me një pamje festive me veshjet tradicionale ekzekutuar nga ansambli artistik “Kënga dhe vallja shqiptare” me koreograf Gergj Kovaçin.
Nxënësja Mariza Sheldia dhe kompleksi kanë interpretuar këngën “Pushimet” me tekst të Suela Tukaj, muzikë dhe orkestrim nga Jetmir Mehmeti.
Kënga “Tek shtëpia e Diellit” është interpretuar nga Enesa Dednica dhe Clea Perolli me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja.
Vesa Dobi dhe Sonya Dobi kanë kënduar “Ditëlindja” me tekst të Suela Tukaj, muzikë Ervin Bushati dhe orkestrim Jetmir Mehmeti.
Gjuha Shqipe, këtë gjuhë hyjnore për të cilën ka shkruar mjeshtërisht Gjergj Fishta është interpretuar nga Aurora Cumani dhe Angela Rusha me muzikë Demokrat Shahini dhe orkestrim Gjergj Paparisto.
Këngën “Xhesi dhe Trilija” me tekst nga Shefqet Merra, muzika dhe orekstrimi nga Sh.Merra u këndua nga Julia Sheldia dhe Livia Behri.
Këngën e Mësuesit e ka interpretuar Kristina Melo dhe kompleksi i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, New York me tekst nga Kozeta Zylo, muzika Petrika Melo dhe orkestrimi Tom Lleshaj.
“Fëmija dhe Kombi” është interpretuar nga Teddy Çobo dhe kompleksi me tekst nga Violeta Mirakaj, muzika Pranvera Çobo dhe orkestrimi Ylli Neziri dhe Boshnjaku.
“Kush orarin tim shikon” është kënduar nga Enesa Dednica dhe Mariza Sheldia me tekst, muzike dhe orkestrim nga Roland Guli.
“Jeta është e bukur” është kënduar nga Silvana Martinaj me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola.
Pas pjesës së parë e cila ishte dhe konkuruese juria u tërhoq për të vlerësuar me çmime gjithë pjesëmarrësit në pjesën e parë të programit që u realizua me sukses nga fëmijët.
Pjesa e dytë e programit ka vazhduar si: Me valle kosovare, valle shqiptare, Tik tak ora, Hapa dollapa, Ciu ciu tralala, Valle fusharake, Rrofsh Kongresi i Manastirit, Hymni i Shkollës Shqipe “Alba Life”, Kënga e gjyshes, Ti Shqipëri më jep nder, Kompozitori dhe fëmija dhe është mbyllur me një kolazh të këngëve dhe filmave për fëmijë shoqëruar nga Ansambli artistik “Kënga dhe vallja shqiptare”, New York ku së bashku me fëmijët ka interpretuar dhe këngëtari i mirënjohur Arben Krasniqi.
Në fund juria ka dhënë çmimet përkatëse. Juria ishte e përbërë nga Jeton Murtishi, (kryetar) dhe anëtarët Kristofor Xhokaxhi, Luan Bexheti, Arben Krasniqi dhe Lindita Mezini Lole.
Çmimi i parë i është dhënë këngës “Gjuha Shqipe” nga Gjergj Fishta e cila është interpretuar nga Aurora Cumani dhe Angela Rusha me muzikë Demokrat Shahini dhe orkestrim Gjergj Paparisto. Çmimi është dorëzuar nga ansambleisti i parë shqiptaro amerikan në New York z.Mark Gjonaj.
Me çmim të dytë është vlerësuar kënga “Jeta është e bukur” kënduar nga Silvana Martinaj me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola. Çmimi është dorëzuar nga Dr.Ana Cohen, presidente e organizatës “Motrat Qiriazi”.
Çmimi i tretë i është dhënë këngës “Shtëpia e Diellit” interpretuar nga Enesa Dednica dhe Clea Perolli me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja.
Çmimi është dorëzuar nga z.Jeton Murtishi, kompozitor dhe kryetar jurie.
Çmimi special i talenteve të reja “Motrat Qiriazi” i është dhënë Kristina Melos me motivacionin për zërin shumë të bukur dhe interpretim të shkëlqyer. Në konkurim ajo intrepretoi “Këngën e Mësuesit” së bashku me kompleksin e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, New York me tekst nga Kozeta Zylo, muzika Petrika Melo dhe orkestrimi Tom Lleshaj. Çmimi u dorëzua nga përfaqsuesja e “Motrave Qiriazi” znj.Agathi Lluka.
Me çmim special “Nexhmije Pagarusha” është vlerësuar Silvana Martinaj e cila intrpretoi “Jeta është e bukur” me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola. Çmimi është dorëzuar nga z.Zeqir Dednica.
Me çmim inkurajues janë vlerësuar Vanesa Jaupi dhe Sonya Dobi. Çmimi është dorëzuar nga sopranoja e shquar shqiptare, njëherazi anëtare e jurisë znj.Lindita Mezini Lole.
Çertifikata e festivalit 2014 i është dhënë z.Tony Musaj pronarit të Euromarket dhe Dila’s market për sponsorizim.
Me organizimin e këtij festivali jane marrë Pranvera Çobo drejtore artistike dhe themeluese, Bujar Alimani drejtor i Festivalit, Violeta Mirakaj libretiste, Altin Ruçi dizajnër dhe Lorend Çobo kordinatori i Festivalit.
Pas ndarjes së çmimeve dy prezantuesit e festivalit iu kanë dhuruar tufa me lule për mbështetjen që i kanë bërë festivalit, Ansambleistit Mark Gjonaj, Dr.Ana Kohen, anëtarëve të jurisë, TV Kultura Shqiptare me drejtor Adem Belliun, Presidentit të shkollës Shqipe në Staten Island dhe New York dhe TV “Alba Life”, z.Qemal Zylo, drejtores artistike znj.Pranvera Çobo dhe z.Lorend Çobo, kordinator.

1 Qershor, 2014
Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: : "Zërat e rinj 2014", Festivali i dytë i fëmijëve shqiptarë në New York

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATAVE TE PRONARËVE

June 1, 2014 by dgreca

Për kthimin fizik të pronave conform detyrimeve të Kushtetutës së Republikës/
Duke marrë shkas nga anarkia në të cilën ndodhet aktualisht problemi i pronave në Shqipëri, Shoqata Bregdeti, Shoqata Pronësi me Drejtësi dhe shoqata Dukati (Degët Tiranë,Durrës,Vlorë e Fier), u mblodhën së bashku për të diskutuar lidhur me situatën anarkike e kleptokratike me pronat, si rezultat i mos zbatimit të Kushtetutës së Republikës, për kthimin e pronës pronarëve trashëgimtarë.
Në kuvënd u shpreh shqetësimi se Qeveria, nuk po zbaton nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës, të cilët sanksionojnë të drejtën e njohjes dhe Kthimit fizik të pronës së trashëguar, por në mënyrë arbitrare vazhdon të zbatojë standarde të shumëfishta, duke e futur popullin në konflikt të përjetshëm me njëri tjetërin.
Argumenti i Qeverisë RAMA se: “ atyre që kanë gati çerek shekulli që po e punojnë tokën (dmth pronarëve të rinj ), do tu a japim pronë në bazë të 7501-shit, ” përveç se është antikushtetues është edhe i padrejtë. Po ne pronarët që këtë tokë e kemi trashëguar e punuar në shekuj, si dhe kemi cerek shekulli që po e kërkojmë – a nuk paskemi shumëfish të drejtë ?
Kompensimi i pronarëve trashëgimtarë, realisht është një absurditet, sepse siç u shpreh edhe Drejtori i Bankës Botërore Z.Lahi, “Kompensimin e pronave në Shqipëri, s’ka buxhet që e përballon…”, ose siç u shpreh Zv/Minitri Peçi në Komisionin e Ligjeve se : “ …nëse vazhdohen të jepen vendime të tilla nga Strasburgu, atëherë rrezikohet falimentimi i shtetit Shqiptar..” Ndërkohë që është e sigurt, se nëse toka kthehet tek pronari që e trashëgon, detyrimi financiar i kompensimit bëhet ZERO.
Po ashtu, edhe Verifikimi i titujve të pronësisë është i pavlefshëm dhe mashtrim i qëllimshëm, sepse do të thotë “që pronarët të shpresojnë tel ligji 7501 dhe mos ndoshta është bërë ndonjë gabim nga komisioni vendor i ndarjes së tokës, që të mund të marrin disa metra, nga toka e tyre, si lëmoshë ” !.
Është një fakt tashmë i njohur nga të gjithë, se aktualisht toka në Shqipëri nuk ka tituj pronësie komform Kushtetutës. Për këtë arësye për konflikte pronësie, deri tani janë vrarë mbi 8000 persona. Këtë e ka deklaruar në Kuvënd vetë Kryeministri Z. Rama. Njëherësh ish kryeministri Sali Berisha, ideatori e zbatuesi i anarkisë post komuniste me pronën, ka deklaruar publikisht se : “ Klasa Politike Shqipëtare ka GABUAR me ligjin 7501 ”.
Shoqatat “Bregdeti” ,“Pronësi me drejtësi” dhe “Dukati” denoncojnë publikisht dhe i konsiderojnë të papranueshme të gjitha aktet ligjore që kanë dalë për pronat në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe veprimet e fundit të Qeverisë për të paisur me çertifikata pronësie pseudopronarët e fabrikuar nga zbatimi i ligjit antikushtetues 7501.
Ne, u bëjmë thirje edhe një herë Presidentit, Kryetarit të Kuvëndit, Kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit e gjithë Institucioneve të tjera qëndrore, që të ushtrojnë përgjegjësitë dhe detyrimet që u ka ngarkuar kushtetuta, sipas neneve 41 dhe 181, lidhur me të drejtën e pronësisë. Për këtë Shoqatat tona e kanë dhënë me kohë zgjidhjen nëpërmjet Projektligjit që i kanë ofruar Qeverisë dhe gjithë Institucioneve të tjera, i cili zgjidh përfundimisht problemin e pronave, mbyll korrupsionin dhe eliminon faturën financiare për kompensim. Projektligji dhe dokumenta të shumta që ju janë dërguar politikanëve, ambassadorëe dhe institucioneve ndërkombëtare në shqip dhe anglisht, janë publikuar ne internet në adresën www.defendingproperty.com
Shoqatat Bregdeti, Pronësi me Drejtësi dhe Degët e Shoqatës Dukati në Tiranë, Durrës,Vlorë e Fier, i drejtohen përsëri Ambasadës Amerikane në Tiranë, Delegacionit të Bashkimit Europian, Prezencës së OSBE-së, Komisionit Europian, Këshillit të Europës, si dhe gjithë Ambasadorëve të vëndeve të Bashkimit Europian në Tiranë, që marrëdhëniet me Qeverinë Shqiptare ti kushtëzojnë me zbatimin e Kushtetutës së Republikës për kthimin fizik të pronës.
Tratativat më të fundit të Qeverisë për të bindur Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për shtyrjen e afatit të gjobitjes së radhës të Qeverisë Shqipëtare, me pretendimin se na duhet edhe 1 vit që të nxjerrim faturën e kompensimit të pronarëve është një veprim absurd dhe sa për të shtytur zgjidhjen e problemit, sepse fatura tashmë dihet është me dhjetra miljardë Euro, përvec gjobave të pa përballueshme.
Për mijëra familje autoktone të zonës bregdetare Vlorë-Sarandë, Zgjidhja e vetëme e çështjes së pronës është “kthimi fizik i Pronës” , pra zbatimi i nenit 181 të Kushtetutës , i cili përcakton : “Kuvëndi i Republikës së Shqipërisë, brënda 2-3 vjetësh, duhet të ndryshojë ligjet për pronat, që kanë dalë para kësaj Kushtetute, duke i përshtatur sipas nenit 41 të Kushtetutës ”, sipas të cilit “prona fitohet me dhurim, me blerje ose me trashëgim….”
Prandaj, Sot Kuvëndi dhe Qeveria Shqipëtare, kanë rastin historik të shkëputen nga tradhëtia Kombëtare, në të kundërt, ne deklarojmë se jemi tërësisht të vendosur të përshkallëzojmë veprimet në mbrojtje të së drejtës kushtetuese, për kthimin fizik të pronave që na kanë lënë trashëgim të parët tanë.
Nëse, nuk do të korigjohet situata e deri tanishme e pronësisë, do të thotë që si alternativa të mbeten zgjidhja konfliktuale dhe ajo gjyqësore nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut.
Shoqata Bregdeti,
Shoqata Pronësi me Drejtësi,
Shoqata Dukati (Degët Tiranë, Durrës,Vlorë, Fier)

Filed Under: Opinion Tagged With: DEKLARATË PËR SHTYP, E SHOQATAVE, TE PRONARËVE

PUSHOI ZEMRA E MENTOR QUKUT,STUDIUESIT TË MJEDËS

June 1, 2014 by dgreca

Askush nuk do të dëshëronte të jepte një lajm gjëmë për një mik të çmuar, për një njeri të mirë, për një studiues të palodhur për një mësues të dashur. Deri ne çast të fundit me hulumtime, për një fjalë, për një varg a një kujtim, me dëshirën të publikojë gjithë çka gjetur e mbledhur nga jeta e vepra e poetit të “Gjuhës shqipe”, “Vajit të bylbylit” dhe “Andrrës së jetës”. Pertej studimit punoi bashkë me Dom Nik Ukgjinin, Astrit Totën e të tjerë edhe për Kishën e Kuklit, shtatoren e muzeun e poetit Dom Ndre Mjeda.
Mentor Quku botoi veprën e plotë të Mjedës, mblodhi dëshmi e fakte, duke krijuar korpusin e plotë mjedjan, një monument ky, që e nderon dhe e bën punën dhe emrin e tij të paharruar.
Pushoftë në Paqe miku ynë i madh, Mentor Quku!

Kolec Traboini
31 maj 2014

Filed Under: Kronike Tagged With: E, Kolec Traboini, MENTOR QUKUT, PUSHOI ZEMRA, STUDIUESIT, TË MJEDËS

SHBA: Nënshkruani peticionin: “Të dënojme krimet e Komunizmit në Shqipëri! ”

June 1, 2014 by dgreca

Dhe, unë dënoj krimet e komunizmit dhe Enver Hoxhës!/
Nga BEQIR SINA,NEW YORK : RadioEmigranti, në internet e cila thotë se shpreson të plotësojë diçka që ka munguar për një kohë të gjatë për të gjithë emigrantët shqiptarë, me bazë në New Jersey – SHBA, ka ditë që në një nga spotet e saj gjatë 24 orëve të emntimit të radioporgramit – po ju bënë thirrje të gjithë dëgjuesve të saj që të “Nënshkruani peticionin: “Të dënojme krimet e Komunizmit në Shqipëri! “.
Duke, thënë se :”Unë, si shqiptar apo shqiptare, firmos këtë peticion për të shprehur publikisht se personalisht si i dënoj krimet e Komunizmit në Shqipëri dhe konsideroj krim justifikimin direkt apo indirekt të tyre nga çdokush!
Unë i kërkoj qeverisë shqiptare dhe çdo politikani të dënojnë publikisht dhe pa nënkuptime krimet e Komunizmit.Unë kërkoj që justifikimi, mbojtja apo mohimi i krimeve të Komunizmit, në mënyrë direkte apo indirekte të konsiderohet vepër penale në Republikën e Shqipërisë.”
Ky petcion i cili ka dalë nga organizata jo qeveritare AVAAZ me bazë në New York( www.avaaz.org) është firmosur deri tani 631 persona, nga Shqipëria dhe Kosova, viset shqiptare, Europa, SHBA, Australia, dhe Argjentina, dhe pritet shumë shpejt të kalojë 1000 veta, shkruan www.avaaz.org.
Peticioni, i cili është vendosur në formularët elektronik, të faqes së internetit të organizatës jo qeveritare me bazë në New York, Avaaz, thuhet elektonikisht dhe automatikisht do t’u dërgohet me te gjitha firmat, instuticioneve më të larta ndërkombëtare, parlamentit Europian, NATO-s, organizatatve ndërkombëtare për liritë e të drejatat e njeriut në Europë dhe SHBA, OKB-së, Qeverisë, Senaitit dhe Kongresit të SHBA, dhe zyrave ndërkombëtare për liritë e të drejtata e njeriut, thuhet në faqen e internetit të www.avaaz.org.
AVAZZ, sqaron se ajo është një organizatë globale qytetare, e cila filloi punën e saj në janar 2007 duke promovuar aktivizmin për çështje të tilla si ndryshimi i klimës, të drejtat e njeriut, të drejtat e kafshëve, korrupsioni, varfëria dhe konfliktet, anembanë botës, dhe se si të përdorin mjete online për aktivizëm . .
Organizata, thotë se vepron në 15 gjuhë dhe pretendimet janë të ketë ndikimin e saj në mbi tridhjetë milion anëtarë në 194 vende, të botës. Gazeta prestigjoze britanike The Guardian e konsideron AVAZZ.org ” rrjetin më i madh dhe më i fuqishëm globit me aktivist të të gjitha fushave të jetës në internet “.
Avaaz.org u bashkë – themelua nga Res publica , një “komunitet i profesionistëve të sektorit publik i përkushtuar për të promovuar qeverisjen e mirë, virtytin qytetar dhe demokracisë diskursive ” , dhe MoveOn.org , njëorganizat jo-fitimprurëse, së bashku me një grup progresiv Amerikan i avokimit të politikave publike . Avazz u mbështet edhe nga Punonjësve Bashkimi Ndërkombëtar i Shërbimeve , një partner themelues , dhe , një organizatë Australiane jo-fitimprurëse fushata “Getup ! “.
Në krijimin e saj bëjnë pjesë Individ të tillë – bashkë-themeluesit e Avaaz, që përfshijnë Ricken Patel , Tom Pravda , ish Kongresmenin amerikan nga Virginia Tom Perriello , Drejtorin Ekzekutivë të MoveOn Eli Pariser , sipërmarrësin australian David Madden , Jeremy Heimans ( bashkë- themeluesit e Purpose.com ) , dhe Andrea Woodhouse . Ndërsa bordi e AVAZZ përbëhet nga Ricken Patel (president ), Tom Pravda ( sekretar ) , Eli Pariser ( kryetari i bordit ) , dhe Ben Brandzel ( thesarit ) .
Që nga viti 2007 Avaaz ka nisur qindra e fushata sensabilzuese duke ngritur vëmendjen globale dhe kombëtare, në të pesë kontinetet. të cilat për më shumë mund t’i gjeni në faqen e saj të internetit www.avaaz.org. aty ku edhe gjendet peticioni “Të dënojme krimet e Komunizmit në Shqipëri! “. i cili po emntohet çdo ditë në spotet e RadioEmigrantit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: : Nënshkruani peticionin:, "Të dënojme, krimet e komunizmit, ne Shqiperi, SHBA

Shqiptari 21 vjeç fiton lotarinë 1.5 milion dollarë në New York

June 1, 2014 by dgreca

8 njujorkezët,(përfshire dhe Euglen Muslliun) do të bëhen anëtarë të klubit të milionerëve pas fitores së Lotterisë/
BEQIR SINA, Brooklyn NY/
BENSONHURST BROOKLYN NY : – Ai është 21 vjeç dhe ende jeton me prindërit e tij në Brooklyn të New York-ut. Por, nga java që lamë pas ky i ri shqiptar u bë milioner duke fituar çmimin 1.5 milion dollarë në lotarinë “gërvishtë e fito “LIFE”.
Euglen Muslliu , i cili erdhi në qytetin e New Yorkut, gjashtë vjet më parë nga Shqipëria , dhe kët javë përjetoi një “kapje” të shpejtë dhe të habitshme e ëndrrës amerikane – fitoi loterinë me 1.500.000 Dollar amerikan ose 1.100.300 Euro, shkruan shtypi njujorkez .
” Ishte ëndrra ime që të kemë para ; një shumë të holla për të shpenzuar në disa prej gjërave që dua , “tha Muslliu , 21 vjeçarë , një punonjës ndihmës elektricist .
Eugleni, banori i lagjes Bay Ridge, një lagje, ku banojnë shumë emigrantët dhe dekadat e fundit edhe emigrantët shqiptarë, të emigruara vitet e fundit, kishte blerë një biletë lotarie – scratch- ticket, “Life” , grocerinë Yoga në Avenue e katërt në Brooklyn, dhe nisi t’a gërvishte atë tek sa gjeti fatin e tij.
Po gërvishtja biletën e blere, tregon ai , ” kur unë pashë se fjala ‘ Life ‘ poshtë saj kishte disa zero dhe një 1-shë, në fillim, dhe mendova , ‘ Ua! unë jam një milioner ! ”
” Shumë njerëz flasin për ëndrrën Amerikane – American Dream , por unë jam me të vërtetë duke jetuar tani këtë ëndërr, ” tha Euglen Musli .
Ai tha se kurrë nuk mendoi se ai në fakt do të fitojë 1 milion e gjysmë dollar, ” por , natyrisht perderisa ai e luante lojën e fatit “gërvishtë se fiton” një loteri e përhapur kjo në SHBA, me biletat e lotarisë – scratch- ticket, ka pasur edhe shpresë , për të cilën Eugleni shprehet ” Zoti e bekoftë Lotteryn Amerikane . ” Vlera e parave të gatshme dhe të garantuara për të marrë ai në dorë është 740.626 dollar mbasi nga 1.500.000 dollar – simbas, rregullave do të hiqen 30 përqind të shumës së fituar . Ai tha se do të përdorë, këto paratë për të ndihmuar familjen e tij , për të blerë një shtëpi dhe ndoshta për të hapur një restorant – ” një restorant italian , sigurisht , ” tha ai meqense unë jam i apsionuar mbas ushqimeve italiane.
Ndërsa , gjatë kësaj jave zyrtarët e Lotarisë së New Yorkut, thanë se e kan fituar atë 8 njujorkez duke u bërë anëtarë të klubit të milionerve : Arthur Berg , Timothy Brassil , Rafik Sulaiman , John Sandrowsky , Geraldine dhe Fredinado Pollice , Salvatore Montante , dhe Euglen Musli janë 8 milionerët e ardhëshëm njujorkez.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 1, 5 milion, dollare, Eugen Muslliu, fiton Lotarine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4580
  • 4581
  • 4582
  • 4583
  • 4584
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT