Nga Behlul Jashari/
PRISHTINË, 22 Maj /.-Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka filluar sot në mëngjes seanca e gjykimit për katër të pandehur në rastin e ashtuquajtur “Grupi i Drenicës”, njofton EULEX.
Në njoftim theksohet se EULEX vazhdon t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në mënyrë që të përfundojë situata e tanishme në QKUK dhe pret që edhe tre të pandehurit e tjerë të transferohen në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
“Edhe një herë, dëshirojmë ta përsërisim se sundimi i ligjit nuk negociohet dhe se ai është gur themeli i çdo shoqërie demokratike”, përfundon njoftimi i EULEX.
Ndërkohë që Policia e Kosovës njofton sot se referuar informacioneve të pranuara lidhur me arratisjen e disa personave të quajtur ‘Grupi i Drenicës’ nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për kërkimin e tyre.
Lidhur me këtë rast janë kontaktuar edhe personat kompetentë të institucioneve relevante të Prokurorisë, QKUK-së dhe Shërbimit Korrektues, të cilët kanë qenë përgjegjës në sigurimin e tyre, duke përfshirë edhe stafin, i cili ka qenë në detyrë.Njëkohësisht, Policia e Kosovës është duke menaxhuar edhe me protestuesit, të cilët gjenden tek QKUK-ja, me qëllim të sigurisë dhe krijimit të lëvizjes së lirë.
Policia e Kosovës, thuhet në njoftim, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe zbatimit të ligjit, si dhe dhënies së asistencës policore të gjitha institucioneve relevante.
Nga protesta që po zhvillohet te QKUK-ja media raporton se, Smajl Elezi, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të luftës tha se janë mbledhur për ta kundërshtuar transferimin e ‘Grupit Drenica’ në Veri të Mitrovicës, sepse sipas tij është aktvendim arbitrar. Elezi u shpreh se sipas familjarëve të akuzuarit janë brenda, por nuk janë të gatshëm t’i dërgohen EULEX-it, sepse siç thotë ai është drejtësi selektive./
KUVENDI, DEBAT PER KERKESEN E OPOZITES:KOMISION HETIMOR PER NARKOTRAFIKUN
TIRANË, 22 Maj- Kuvendi ka nisur në këto çaste diskutimin e kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë faktet për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët.
Në parashtrimin e kërkesës, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se është në të drejtën e opozitës që t’i tregojë qytetarëve të vërtetën. Sipas tij fenomeni i narkotrafikut nuk kërcënon vetëm opozitën, por kërcënon dhe vendin dhe të ardhmen e fëmijeve tanë.
Qëllimi i kërkesës së PD-së, tha Halimi, synon t’i bëjë të qartë publikut dhe qytetarëve të vërtetën e hapjes së këtij fenomeni, ta hetojë atë, si dhe rolin e administratës qeveritare, masat e marra ose jo, zbatimin e ligjit ose jo, etj.
Kërkesa e opozitës qe po shqyrtohet sot shqyrtua një javë më parë nga konferenca e kryetarëve, e cila nuk gjeti konsensus për këtë çështje për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve dhe sipas rregullores për këtë këkresë do të jetë vendosë seanca e sotme plenare.
Alarmi vjen nga Dielli:Toka në prag të një stuhie të madhe!?
Dielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë që do të sillnin ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe çorjentimin e sistemit satelitor, GPS.
Ndërkohë që Dielli është pothuaje në kulmin e ciklit të tij 11 vjeçar të shpërthimeve, shkencëtarët thonë se stuhi të forta mund të vijnë në Tokë. Shpërthimet duken si njolla diellore. Shkencëtarët si Michael Wiltberger në Observatorin e Lartësive të Mëdha në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Armosferike në Boulder të Kolorados i emërtojnë ato CME, ose shpërthime masive të koronës, raporton Zëri i Amerikës. “Vëzhgimi i ciklit diellor është shumë i hershëm. Kur Galileoja e drejtoi teleskopin e tij nga Dielli, ai pa njolla në sipërfaqe. Shkencëtarët kanë mbajtur shënime për njollat e konstatuara që nga ajo kohë. Pra ne kemi të dhëna prej rreth 200 vjetësh për njollat diellore”.
Wiltberger po ndërton modele kompjuterike për të ndjekur ciklin e Diellit që do të shërbejnë për të parashikuar më mirë kohën e keqe në hapësirë. Ai thotë se stuhia më e fortë gjeomagnetike diellore goditi tokën në vitin 1859. Astronomi Richard Carrington e vëzhgoi dhe la shënime për këtë në librin e të dhënave, shkruan noa.al.
Fenomeni Carrington prishi sistemin telegrafik të komunikimit. Megjithëse jo aq të fuqishme sa ajo e vitit 1859, stuhi të tjera diellore kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, linjat telefonike, kanë prishur shërbimet satelitore dhe kanë bllokuar valët e radios. Tokës i ka kaluar cikli i një tjetër stuhie si ajo Carrington, vihet në dukje në raportin e ri të Lloydit të Londrës, tregu më i vjetër i sigurimeve në botë. Bashkëautori i studimit, Neil Smith, thotë se stuhia tjetër mund të jetë edhe më shkatërrimtare, duke patur parasysh varësinë e botës tek rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.
“Ne llogarisim se nga 20 milionë deri në 40 milionë njerëz mund të mbeten pa energji deri në një vit apo edhe dy. Kjo ka të bëjë me zëvendësimin e transformatorëve që janë element kritik i rrjetit. Ky numër njerëzisht ka koston e vet ekonomike prej 0.6 trilion në 2.6 trilionë dollarë”.
Ish Luftetarja, Magjister e Shkencave, garon per deputete
Shyhrete Ismaili-Gosalci Magjistër e Shkencave Kushtetuese,luftëtare,krijuese dhe intelektuale garuese për deputete në “Nismën për Kosovën”!/
Nga Asllan Dibrani/art@asllandibrani.com/
Më shumë se 2 mijë kandidatë do të garojnë për 120 vende në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë në KQZ ka përfunduar para disa ditësh.
Për pjesëmarrje në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 8 qershor, kanë aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 31 subjekte politike. Prej tyre 19 parti politike, 7 nisma qytetare, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.
Janë bërë publike listat e plota të kandidatëve që do të garojnë në këto zgjedhje, por kush ka fatin mvaret nga votuesit se kujt i japin votën për 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës.Shyhrete Gosalci u lind me 9 Maj 1972 në fashtin Marec Komuna e Prishtinës, ne një familje me tradita atdhetare. Është fëmija i 4 i prindërve Gjyles dhe Ismailit. Shkollën fillore e kreu ne shkollën ”HASAN PRISHTINA” në Prishtine, shkollën e mesme te mjekësisë në shkollën ”ALI SOKOLI”po ashtu ne Prishtinë.
Në moshën rinore bashke me motrën Shefqeten u morën me aktivitete kulture në Shoqërinë Kulturo Artistike te asaj kohe “RINIA” në Prishtinë. Aktivitetin e saj ilegal në Lëvizjen e kohës e fillon si pioniere e Afrim Zhitisë në Lëvizjen popullore të Kosovës, në vitin 1989. Ajo ishte pjesëmarrëse aktive organizimin e gjitha demonstratave masive studentore të asaj kohe kundër regjimit te Serbisë. Themeluese dhe anëtare e kryesisë se “Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës”, me bashkëveprimtarët e idealit (Bahri FAZLIU, Agron Rrahmani, Ramize Abdullahu, Flora Rrahmani, Hajredin Hyseni, Ismet Mahmuti) etj. Angazhimet aktuale profesionale shoqërore i intensifikonte gjithmonë m përpikëri . Ka përfunduar studimet pasdiplomike, Është Magjistër i Shkencave Kushtetuese dhe Administrative. Aktualisht është Sekretare permanente në Ministrinë e Diasporës se Kosovës. Eprore e larte në Ushtrie Çlirimtare të Kosovës, në guerilen e Zonës Operative të Llapit, njësia “B.I.A”. Është graduar me gradën KOLONELE. Pas mbarimit të luftës ka punuar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës në Zonën e V- te në Prishtinë,si eprore për informim. Me urdhrin e eprorit Fatmir Humolli u caktuar ta udhëheq sanitetin brenda gueriles “B.I.A” e kontaktuar Flora Brovinen të çiles i është besuar detyre e sanitetit në kuadër të gueriles.
Shyhrete Gosalci-Ismaili në foto me dëshmorin e kombit Bahri Fazliun dhe në frontin luftarak në luftën e Kosovës në vitin 1998-1999, ne cilësinë e udhëheqëses në shumë aksione dhe fronte të luftës!
-Gjate kësaj periudhe kane vepruar me Mendua Bala, Agron Xhemajlin, Basri Canollin- tani dëshmor, Valon Muratin, Shefqete Gosalcin, Agim Kuleten, Lindita Asllanin, Ibadete Canollin, Hyrie Veliun, Teuta Hadrin etj. Ka kontribuar në përgatitjen e materialeve shkrimore të L.K.C.K-se programe, artikuj, vepra, pamflete etj. Ne revistën informative të asaj kohe ” CLIRIMI” ka botuar shume artikuj me tema atdhetare e kombëtare. Ka botuar artikuj edhe ne gazetat tjera të asaj kohe për jetën politike dhe preokupimet e rinisë studentore për kryengritje të armatosur. Po ashtu ka shkruar artikuj publicistik , kulturor dhe temat me karakter politik. Një veshim tematik mbi vlerat e luftës i përmblodhi edhe kompletimin e portreteve mbi veprimtarinë e shokëve të luftës që ranë heroikisht në frontin e luftës Është vlerësuar dhe nderuar me çmime e mirënjohje të shumta për aktivitetet e saj atdhetare e kolitke . Shyhrete Gosalci jeton në Prishtine.
Shyhrete Gosalci ka një bagazh te madh të veprimtarisë që vështirë është te përfshihen në aktivitetet e saj në një artikull të tillë siç është ky . Kjo pos frymës patriotike që ka nga familja, ajo e ndërtoj personalitetin e saj edhe në saje të kulturës në këngë ,poezi , shkrime analitike dhe publicistike. Rrjedha e saj nga rajoni i Gallapit pikerisht nga fshati Marec qe gjeografikisht njihet fshati ma i madh në Kosovë. Ka domethënie shumë të madhe qe ajo anë ka lind dhe ka dhënë gjithnjë trima, intelektual dhe luftëtar dhe krijues nga e cila edhe z.Shyhrete Gosalci është e tille qe bënë pjesë ne gjirin e njerëzve ma me dinjitet ,kulturë,moral dhe qëndresë deri ne vetmonim për idealet dhe vlerat kombëtare. Shyhertja gëzon një autoritet dhe perspektivë pos rajonit lokal edhe në shkalle kombëtare qe pas një vistër aktivitetesh ajo këto ditë kurorëzoj spektrin politik më “Nismën për Kosovën” e inicuar nga z.Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi e cila radhitet si kandidate e kësaj partie me NR 45 për t’i hedhur votën me çka nuk do të zhgënjemëni qytetar dhe votues të nderuar. Shpresojmë se në këto zgjedhje do të ketë transparencë, kulturë dhe rregull me qëllim të ndryshimit të së kaluarës, që u keqpërdor vota e qytetarit, u vodh vota e qytetarit , u zhgënjyer vota e qytetarit deri në abuzim marramendës me korrupsion, hajni vrasje pasiguri neglizhence dhe oportunizëm kombëtar???…Qoftë i bekuar kombi shqiptar ,(Ruaje zot kombin shqiptar nga vet shqiptarët”!!!
Një mbrëmje kulturore e deges se Vatres me artistet shqiptare në Kafe “ KUVENDI”
Dega e Vatrës në Michigan organizoi një mbrëmje muzikore model me këngëtarin e njohur Frederik Ndoci, këngëtaren Eglantina Toska dhe violinistin virtuoz, Zaqir Sulkuqi./
Nga Pjetër Jaku/
Ditën e shtunë, me datën 17 Maj 2014, na Kafe “Kuvendi” me organizimine Degës së Vatrës, Michigan u realizua një mbrëmje muzikore model me këngëtarin e njohur Frederik Ndoci, këngëtaren Eglantina Toska dhe violinistin virtuoz, Zaqir Sulkuqi, që kishin ardhur për një koncert në Qendren Kulturore “ Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” të Kishës së Shën Palit. Në këtë mbrëmje me të ftuar nga Dega e Vatres dhe stafi i Revistes “ Kuvendi”, moren pjesë edhe Ambasadori i Republikes se Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi dhe bashkëshortja Eva, njëkohësisht Sekretare e Ambasadës, Konsulli i Nderit të Republikës së Shqipërisë në Michigan, biznesmeni dhe patrioti i njohur, Ekrem Bardha, Kryetari i Degës së Vatrës Michigan, publicisti dhe poeti “ Pshtari i Demokracisë”, Alfons Grishaj, aktivistët Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa,Petrit Doda, Pal Rakaj, Luvigj Stërbyçi, poetja dhe vatranja Elinda Marku, Lush Popa, Agustin Qupi, Gjokë Ndoj, aktivisti Rrok Doka Junçaj,Bedri Ruka, Arben e Aida Gjergji, të ftuar nga Shoqata “ Mirdita”, Gjon Simoni ( Sekretar i kësaj Shoqate) Pjetër Gega ( arkëtar),Dodë Qafa,Hilë Curri, nipi i të njohurit Pashk Curri nga Fushë- Arsi, i ndodhur për vizitë në Detroit, Lekë Prendi, Bik Ndoka etj. Një mbrëmje pothuajse spontane, pa një program të paramenduar, por që doli në përmasat e një koncerti artstik, që rrallë ndodh edhe në mjediset kulturore të kryqytetit. Me artistët ishte edhe poetja e njohur Iliriana Sulkuqi, ku në tavolinën e saj qendronin poetët ( krijues të njohur nga komuniteti shqiptar i Michiganit) Nexhip Ejupi, Mensur Spahiu, Rakip Babqorri dhe Gazmend Kishta. Poashtu i pranishëm ishte njëri nga drejtuesit e organizmit të ri në komunitet Albanian Roots, Indrit Topalli.
Mrekullia e zërit të Frederik Ndocit, për të cilin shqiptarët duhet të përulen para këtij talenti të rrallë, nuk vlerësohet në nivelin që kërkon arti, ishte një kënaqësi dhe një kërkesë e vazhdueshme e të pranishmëve për ta mbajtur deri në mëngjes. Tingujt e violinës së Zeqir Sulkuqit, një ndër mjeshtrat më të mirë në Ballkan, me disa koncerte në sallat më të njohura të Evropës, nuk shoqëruan vetëm jaret e njohura shkodrane, por edhe luajten pjesë të veçanta vetëm për violinë që mbajtën autorësinë e tij, si Vallja e Kalit, një pjesë përfekte që trokon në ndjesitë e secilit, si dhe Vallja e Ciganit, plus pjesën më të vështirë për çdo violinist, imitacionin muzikor të cicërimës së zogut.
Të gjitha këto, të gërshetuara bukur me zërin e pastër e melodioz të artistës së re Eglantina Toska, e cila jo vetëm përcolli trevën prej nga vinte, Elbasanin, por edhe shumë këngë të bukura të trevave të tjera si të Krujës, Malësisë, Mirditës etj. Brishtësia e saj ishte krejt tjetër me zërin, me seriozitetin muzikor të një krijuesje të kulturuar, që këngën e kishte jo vetëm hobi por edhe profesion.
Të tre këta artistë shoqëroheshin në organo nga muzikanti i ri i talentuar Elis Lloshi, i cili veçëse muzikant ishte pedagog në Fakultetin e Artve. Të shoqërosh, ose më mirë të ndjekësh kthesat e parpitura zanore të Frederik Ndocit është vërtetë e vështirë, që rrallë muziknat e bën. Kjo më sjellë ndërmend një thenie të Aritsit tjetër të njohur në një bisedë për Rikun, Ardit Gjebrea, i cili theksonte “ Frederiku është shumë i vështirë ta shoqërosh me muzikë…” Kthesat e befta, roli i dy këngëtarve në një, siç janë duetet ( femër –mashkull), mund t’i realizoi vetëm Frederik Ndoci e askush tjetër.
Me të drejtë mbrëmja mund të vlerësohej si një aktivitet i mirëfilltë kulturor që rrallë mund të realizohet. Për këtë një meritë e veçantë është e Degës së Vatrës Michigan, që disa herë ka realizuar promovime librash e filmash, si dhe mbrëmje miqësore për anëtarët e saj, pa harruar të kënaq edhe ata që nuk janë pjesë e Vatrës.
“Në të arthmën, kjo Degë, – thotë kryetari saj, Alfons Grishaj, – do të mundësojë edhe ndonjë aktivitet tjetër si; piknik apo udhëtim tematik, në ndonjë vend që ia vlen ta njohësh, sponsorizime të ndryshme për vepra që shihen me dobi, apo me nivel si dhe mbrëmje të vazhdueshme për rastet përsonale apo familjare të miqëve tanë.”