• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DUHET VENDOSUR E VËRTETA

April 17, 2014 by dgreca

NGA RASIM BEBO/ Çikago/
Shqiptarët dhe grekët janë dy popuj fqinj, por i kanë armiqësuar në mënyrën më të tejskajshme. Patrikana e Stambollit dhe kisha greke, janë të parat që e kanë nxitur këtë armiqësi. Në këto dyqind vitet e fundit, midis qarqet shovene të borgjezisë greke dhe Shqipërisë ka ekzistuar një URË e madhe lidhjeje. Këtë mundësi e kanë krijuar ARVANITASIT. Aristidh Kola flet për disa miliona të tillë. Irakli Koçallari flet për 5 milionë. Ndërsa Eleni Kocaqi flet për 7 milionë të tillë (më shumë se gjysma e Greqisë). Në vitin 1992 Peshkop Bellushçi ka vizituar vendbanimet arvanitase në Greqi dhe zbuloi mbi 700 fshatra të shpërndarë në tërë Greqinë që flasin shqip dhe rruajnë me fanatizëm gjuhën shqipe bashkë me doket dhe zakonet shqiptare që kemi edhe ne sot. Pa arvanitasit, nuk do të ekzistonte për asnjë çast Greqia. Ekzistenca 180 vjeçare e shtetit grek u detyrohet kryesisht arvanitasve. Arvanitasit janë ata që e bënë Greqinë, emrat e të cilëve i ka skalitur përjetësisht historia. Nuk po përmendim, admiralët, presidentët dhe kryeministrat e Greqisë. Por përmendim dy familje të mëdha arvanitase, të cilat kanë një shekull, që politikanët e tyre kanë qenë më në zë të Greqisë, Venizellajt e Kretës dhe Papandretë (Baba Ndreu në shqip) e Atikës. Kisha Greke ka përdorur një diskriminimin shumë të madh ndaj arvanitasve. Një shembull të qartë na jep shkrimtari, Doktori gjerman Karl Reinholdi, i cili botoi librin “Netët Pellazgjike” në vitin 1855, libër të cilin, qeveria greke e bllokoi. Ky libër u botua në Gjermani dhe Itali, kurse në Shqipëri u botua në vitin 2005, pas 150 vjetëve. Po të ishte botuar në Greqi, arvanitasit do të ishin në nivelin e kulturës së Arbëreshëve të Italisë. Grekët do të kishin te shqiptarët miq të vërtetë. Dora e shtrirë e miqësisë së shqiptarëve do të ishte një ogur i mirë për vetë Greqinë. Por për ta pasur këtë miqësi vëllazërore, grekët duhet të shkulin me rrënjë gjëmbaçët e helmatisur, të mbjellë anë e kënd tokës greke. Të braktisin njëherë e përgjithmonë shovinizmin. Të heqin dorë pёrfundimisht nga i ashtuquajturi Vorio-Epir. T’u kërkojnë falje shqiptarëve për gjëmat që u kanë bërë atyre, në këto 100 vjetët e fundit. Në të kundërtën Greqia do të përfundojë në Greminë. (P. Dangllia, “Dielli 9 shkurt 20).
VEPRIMTARIA ANTISHQIPTARE E PRIFTIT JANULLATOS. Janullatosi deklaron: “… se protestat për të ashtuquajturën Kisha e Përmetit do të vazhdojnë.” Në një mesazh ne greqisht te publikuar ne internet: “E përsёris që problemi ynë nuk bën fjalë për një ndërtesë, por fakti është që kemi të bëjmë me një përdhosje”. Janullatosi shpjegon se nuk bëhet fjalë për një truall por për një vend të shënjtë që do të kthehet në salla bilardosh e kumari. (Bota Sot, “Kryepeshkopi…”, 22-8-2013) Ç’punë ka Athina me kishën e Përmetit? Një akt paprecedent, Ministria e Jashtme e Greqisë shpërndau një notë proteste në pasditen e së premtes 17-8-2013, pak orë pasi policia shqiptare kishte mbështetur zyrën e përmbarimit në Përmet, për të zbatuar një vendim të formës së prerë të gjyqësorit shqiptar, për të larguar një kishë pa leje nga mjediset e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri. Po qeveria greke, pse hyn në këtë valle, po më saktë, ç’dreqin do që hyn? (M. Kikia). Pse Janullatosi sensibilizon shtetin grek për të mbrojtur kishën e Përmetit?… Atëherë këtu kemi të shkelur jo vetëm autoqefalin, por edhe vetë kombin shqiptar. Me të drejtë shkruan A.Çipa: “Askush dhe askurrë nuk duhej të guxonte të sulmonte Përmetin. Të sulmosh Përmetin, do të thotë të atakosh djepin e kombit, të qënësisë dhe formimit shqiptar … Në epilogun e kësaj ndërhyrje… në momentin që hirësia e tij, Janullatos ndërhyn politikisht, duhet të largohet, pasi ka kryer një vepër të rëndë në dëm të Shqipërisë…Përmetarët nuk ulin flamurin që ngritën Frashëllinjtë e mëdhenj, At Stath Melani, Vangjel Gjika, Sejfulla Malëshova, Stavro Vinjau, Fan Noli, Faik Konica Nikolla Naço etj, Eshtë detyrë jo vetëm e përmetarëve, por e çdo shqiptari, ta lartësojë atë dhe veprat e këtyre shqiptarëve të mëdhenj, duke fshirë çdo iluzion apo ëndërr të Megalidesë, se mund të ngrenë flamurin grek në Përmet. (A. Cipa, “Kryepeshkopi…”, 6 prill 2014)
Konica Thotë: “Greqia i sillet Shqipërisë, si ai fshati i madh fshatit të vogël. Kur vjen puna për të keqtrajtuar, shteti grek shkel çdo marrëveshje, dokument, apo konventë ndërkombëtare që ka firmosur. Për fat të keq, edhe shteti shqiptar i sillet Greqisë si ai fshati i vogël fshatit të madh.” Nuk është krenari të themi se Shqipëria nuk është nëpërkëmbur dhe keqtrajtuar kësisoj nga Greqia as në kohën e Zogut, as në kohën e diktaturës. Shtetarët tanë të sotëm e kanë zgjedhur vetë përuljen. Kapërdijnë çdo magalomani greke. Lidhja e ngushtë e PD me “Ta Nea Demokrasia” dhe PS me “PASOK-un”. Me këtë nënshtrim, Shqipëria përjetoi luftën civile me pellgje gjaku në vitin 1997 të kurdisur nga koloneli grek Janullatos. Në analogji të kësaj përuljeje, sjellim letrën e Mehmet Shehut dhe Fiqrete Shehut që i dërgonin Dushan Mugoshës më 22 prill 1944: “Nuk kishim parti, por kishim dhe ishim bashibozukë, ishim një “turli” me zarzavate të hidhura dhe me udhëzimet e Miladinit dhe të tuat, me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim, të formojmë partinë tonë komuniste, ta forcojmë, Na dhatë dorën, na mësuat, na ngritët si nëna foshnjën. (Internet AlbDreames. Net 5-10-2010. Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri , 1-I- 14). Në vitin 1992 Janullatosi u mor me riorganizimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe e futi në Kishën Greke. -Në vitin 1995 u mor me sovranitetin politik, në maskën e një Traktati Miqësie. -Në vitin 2004, me urdhër të Athinës, Fatos Nano dhe Sali Berisha sabotuan Rezolutën Çame. -Përgatitën kushtet për aneksimin e Korçës, gjë që s’e realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1918. –Në vitin 2006, nëpërmjet hapjes së një shkolle greke, përgatitën kushtet për aneksimin e Himarës, gjë që s’e realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1916 me anë të bandave të Spiro Milos dhe ushtarëve grekë. –Në vitin 2006-2008 nëpërmjet “varrezave greke”, i hapën varrin Shqipërisë së Jugut, gjë që se realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1916 me anë të bandave të andartëve dhe ushtrisë greke. –Në vitin 2009, nëpërmjet një marrëveshjeje, grabitën detin Jon të Shqipërisë. –Në statuti i vitit 1950 me 92 nene, i votuar dhe nënshkruar nga delegatët e atëhershëm dhe i miratuar nga kuvendi popullor, në vitin 1993 u shtua pika “2”. Kuvendi Kleriko Laik (21 janar 1993). Ku Kryepeshkopi bëri centralizimin e administratës së të gjithë kishave të Shqipërisë nën komandën e tij. Në Kuvendin Kleriko Laik të datës 9 maj 1996, statutit iu shtua pika “3” dispozita tranzitore” dhe iu shtuan tre nene të reja. Neni 93, i cili shfuqizoi nënshtetësinë shqiptare të Kryepeshkopit, neni 94 i cili vinte peshkopatat e Korçës, Beratit dhe Gjirokastrës nën pushtetin e Kryepeshkopit dhe neni 95, i cili nisi me themelimin e shoqatave të rinisë dhe të gruas Brenda KOASH-it. Ishin pikërisht këto shkelje dhe ky papëzim që shkaktuan reagime të ashpra nga bota ortodokse, me në krye Patrikanën. (Peshkop Serafini dërguar Foti Cicit korrik 2005). Po t’i zësh në gojë qeverisë greke dhe Janullatosit: -për problemin Çam, Ligjin e luftës, ujërat e detit Jon, Kishën e Përmetit, dhe shtëpinë e kulturës Themistokli Gërmeni në Korçë që një mëngjes u gjet gurë mbi gurë, për varrezat e ushtarëve grekë të mbushura me kofoma shqiptare, mauzoleumet, për kishat e stilit grek në Shqipëri, për Kishat me emër të Shën Kozmait, për shkollat greke në Shqipëri, për meshat në gjuhën greke në Shqipëri, për dy makina e blinduara të kryepeshkopit tok me luksin skadalizues, ku jetojnë dhe hijeshojnë misionarët grekë në Shqipëri etj., atëherë “ U mbetet qejfi qeverisë greke dhe grekut Janullatos”. Përndryshe polici hap dhe mbyll portat e kufirit, bën kontrolle të imta dhe fyese të pasaportat shqiptare dhe kthim mbrapa pa asnjë kriter, vetëm se janë çamë. “Deputetët tanë s’kanë kurajë të lidhin dy fjalë për Çamërinë”. Është për të qeshur dhe për të qarë, kur kryedeputetja jonë zbuloi se “e paskemi votuar Rezolutën, se s’i paskemi numëruar mirë votat”, duke e kaluar pa zë dhe pa lexuar edhe një herë në atë sallë të Kuvendit. “Tallje”. Por këtu tallen edhe pesë deputetët Çamë, që mbulohen me turpin e gjysmë milionë Çamëve që janë sot në Shqipëri. Nuk ka asnjë reagim zyrtar për shenjat dhe nishanet e Shqipërisë, që shteti grek i përdhos aq lehtësisht dhe madje duke na kërcënuar: “Shkruajini greqisht këto toponime”. Nuk ka asnjë reagim nga shteti Shqiptar dhe nga avokati i popullit, Kur djemtë Shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke, lëshohen natën si kavie për t’u gjuajtur dhe vrarë pyjeve dhe gërxheve të Greqisë, duke stërvitur dhe trajnuar trupat special greke. Mos të harrojmë se atyre u është privuar liria, kurse siguria e burgjeve është detyrim i autoriteteve të atij shteti. (A. C.). Shkopi i dirigjentit: “Dëgjoni, ju, politikanë shqiptarë! Greqia do të bëjë gjithçka dhe do të rekomandojë që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat, por kujdes: Prandaj mos bëni asnjë naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi i çështjes Çame, mosprekja e çështjes së ligjit të luftës, heshtja për mosnjohjen e kufirit tokësor me Shqipërinë nga ana e Greqisë, krijimi i komisionit të varrezave për ushtarët grekë, ngritja e varrezave të reja, përjetësimi i pushtimit të kishës ortodokse, avancimi i të drejtave të minoritetit grek e kështu me radhë”. (Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Ministri i jashtëm …”, Tetor 22 Tetor 2013). Historiani grek Nikolas Stavros thotë: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek XX”. Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqipëtare”. NDAL, kolonel !… Se sa më shumë të kërkoni, aq më shpejtë duhet të largoheni. I kërkojmë qeverisë sonë, të mos t’i kapërdijë kërkesat e Janullatosit, që kërkon mohimin e kombit shqiptar. Nëqoftëse vazhdon qeveria e jone po në këtë kurs, atëherë edhe nga varri do tu nxirren eshtrat dhe do të trajtohen më keq se eshtrat e Enver Hoxhës, gjithmonë do të keni vulën e tradhtarit dhe të turpit. Prandaj: duhet që Janullatosit t’i tregohet rruga. Shqipëria sot nuk është më ajo e Kurt Pashë Beratit, që dënoi paraardhësin e tij Murgun Kozma Etolianin para 235 vjetëve. Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “Koha dridhet dhe përdridhet por vjen një kohë, që pema e kalbur jashtë hidhet”. “Kështu dhe me Greqinë, po korr atë që ka mbjellë, të gjitha ligësitë që ka bërë me fqinjët dhe me popullsitë që ka pasur brenda territoreve, të aneksuara prej saj, të cilat i spastroi me poshtërsira dhe me dhunë të paparë në historinë e Evropës dhe të botës. Greqia nuk mund të mbijetojë më në kurriz të popujve të tjerë, as me gjakun dhe djersën e tyre. Greqia meriton një ndëshkim, sikurse ish Jugosllavia, qoftë edhe më keq”. (“Presidenti Karlos Papulas…”, 15 shkurt 2012). …I paskej mbushur mendjen vetes se Greqia boll ka punuar deri më sot, tani ajo duhet të rrijë e të bëjë qejf me paratë e Perëndimit … qe ta merrni vesh ju, na paska shërbyer si themeli I qytetërimit perëndimor. Një megalomani e llojit të tillë, e yshtur më shumë kujdes prej kishës ortodokse greke, e cila me çdo gjë merret, por vetëm me punët e Zotit nuk është marrë ndonjëherë.
TËRMET NË MITIN E LASHTËSISË GREKE.
Në mungesë të shkrimeve pellazgjike (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit helene). ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë të ashtuquajtur greke, toponimet, eronimet, oponimet, anthroponimet, që edhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe. (Aref Mati – Aref Mathieu). Puna e Aref Matit “Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Univrsitetit Paris-Sorbon”, duhet të kthehet në pikë referimi, në bibliografi për të gjithë shkencëtarët e botës që do të merren këtej e tutje me antikitetin evropian. (L’Albania, Storia antica Spiralismo, Nuova movimento letterario in Albania il mosaic magico della basilica iliro – albanesi.)
Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht Greqinë e lashtë”, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor. Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë, ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërpreje në periudhën mes viteve 1971 – 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke” “Sinqerisht, asnjë herë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është afruar të japë dorёheqjen nga pozicioni i tij si kryetari i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgeton. “Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrierat tona, kështu që nisëm të sajojmë; Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjitha llojet e kolonave, gjithçka. Sipas Haddlebury, ideja e sajimit të një kulture të lashtë erdhi, kur ai dhe akademikë të tjerë kuptuan se nuk e kishin fare idenë se çfarë kishte ndodhur në fakt në Europë në periudhën 800 vjeçare përpara epokës së krishterë. Të frustuar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat, duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve, se në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia kartografia dhe demokracia. Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve. “Një natë dikush bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjitha këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët kishin bërë gjithë këto 2000 vjet më parë”, tha Haddlebury “Kështu rrodhën gjerat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë, ne mbërritëm tek gjithçkaja, që nga përpjestimi i drejtë deri tek Iliada”. “Dhe meqë ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar Historians Admit To Inventing Ancient Greeks. Historianët: E kemi sajuar Greqinë e lashtë, sipas poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të perëndimit. “Por gjithsesi, na eci”. Përrreth së njëjtës kohe, një kurator në istitutin Smithsonian, kërkoi ndihmën e Harddleburyt: Muzeu kishte marrë një donacion të majmë për të krijuar një ekspozite mbi botën e lashtë “por faktikisht nuk kishte shumë gjëra për të vendosur aty”. Historianët iu futën menjëherë punës, duke falsifikuar me shpejtësi prova të një qytetërimi që, i plotësuar me poetët e filozofët e tij, perënditë dhe heronjtë, do të bëhej më vonë pika qendrore e librave shkollore, arsimit në kolegje dhe fushave të tëra të shkencave njerëzore. Emily Nguyen-Whiteman, njëra prej akademikeve të reja, shpjegoi se e gjithë arkitektura e lashtë greke bazohej në ndërtesa në Washington, duke përfshirë edhe një bankë që ndodhej matanë rrugës përballë kafenesë ku “ata ishin mbledhur për të rrahur idetë mbi mitologjinë e të tjera si këto. Zgjodhëm Greqinë, sepse kuptuam se askush nuk do të shkonte atje të kontrollonte”, tha ajo. “E keni parë ndonjëherë atë vend? Eshtë një varr i braktisur i mbushur me mace”. Ajo shtoi: “Por, ishte e pashmangshme që njerëzit të fillonin të kërkonin nga këto gjëra “të lashta” dhe pa kaluar shumë kohë u gjenda në Athinë gjatë gjithë verës duke ndërtuar Partenonin për të fshehur gjurmët”. Nguyen Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua dhe detyra që të ndryshonte dokumente që varionin nga Biblat e hershme, deri te shkrimet e Tomas Xhefersonit, për të pasqyruar një ndikim të Greqisë së lashtë – një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin, nga hiçi, të një gjuhe të bazuar në greqishten moderne dhe që mund të kapërdihej me lehtësi si paraardhësja e saj e lashtë. Historianët u thanë gazetarëve se disa prej ideve të ashtuquajtura greke, ishin në fakt të huazuara nga romakët. Por për të tjerat ata thanë se ishin ide që kishin sajuar vetë. “Gjeometria, ishte gjithçka ide e Kevin” tha Haddlebury, duke iu referuar ish – studentit të sapodiplomuar në atë kohë, Kevin Davenport. “Ai djalë ishte i papërmbajtshëm në ato kohë. Në fakt, po ta mendosh, sot mësojmë gjeometrinë Davenportiane në shkollat e mesme, që sigurisht e quajnë gjeometria Euklidiane”.
Në një deklaratë ku shprehen, se kërkojnë falje për këtë gënjeshtër të madhe me temë lashtësinë, historianët shprehën shpresën se vepra e tyre do të mbijetoj për meritë të vet. ”Do të ishte turp të shihnim njerëzimin të braktiste arritje të tilla si heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetëm pёr shkak të origjinës së tyre”, thuhej në deklaratë. “Veç kësaj, kemi disa gjëra zhgënjyese për t’iu thënë në lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit, penicilinën, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentë”. (Profesor Gene Haddlebury, Kryetar I studimeve Helenistike ne Universitetin e Georgetoun. Burimi: http://www.theonion.com 20 tetor 2010).
SË FUNDI: Si qytetar i drejtohem QEVERIS SË ATDHEUT TIM ! -Qeveria Shqiptare të zbatojë parimin reciprok me Greqinë.
-Të largojë priftin grek nga Shqipëria me gjithë suitën e ij.
-Të shpallë varrezat greke të paligjshme dhe t’i prishë ato. Kockat e ushtarëve grekë, pas një ekspertize mjeko ligjore, le të dërgohen me DHL. Rasim Bebo Addison, Çikago, prill 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: DUHET VENDOSUR E VËRTETA, rasim bebo

SPEKTAKEL MADHESHTOR SHQIPTARO-AMERIKAN NE BATTERY GARDENS NE NEW YORK

April 17, 2014 by dgreca

Spektaklin do t’a drejtojnë aktorja Eliza Dushku dhe Tony Dovolani/
Nga BEQIR SINA , New York/
New York , NY – Grupi Shqiptar i Medias , Fadil Berisha Studio , së bashku me Këshillin Amerikanë, Fondin e Arsimit Ndërkombëtar Amerikan për Kosovën është duke përgatitur një spektakël të përzgjedhur me mbi 150 shqiptarët më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtues të mbrëmjes Gala janë Eliza Dushku dhe Tony Dovolani , një aktore hollivudiane dhe një nga kërcimtarët e famshëm në botë. Bordi i “Albanian American Success Stories” me Vera Mjeku – Drejtore Egzekutive, dhe me Board Advisor : Kujtim Balidemaj MD, Donika Bardha, Beti Beno Esq.,Tony Dovolani, Amilda Dymi, Mark Gjonaj, Giorgio Kolaj, Mark Kosmo, Nick Markola, Avni Mustafa, Konsulents: Fadil Berisha, Ed Hammel, Ismer Mjeku, Marketingun, Blerta Alikaj, dhe Webmasterin, Arben Mehmetaj, kanë vendosur lidhje me qindra shqiptarë që kanë shënuar histori të reja suksesi në jetën e tyre të emigrimit, në SHBA.
Një nga qëllimet kryesore është që të nisë krijimi i një baze të dhënash se kush janë shqiptarët më të sukseshsëm dhe cila është, puna e tyre, krijimitaria e tyre, suksesi i tyre në Amerikë. Po ashtu synohet që kjo ngjarje të bëhet vjetore.
Grupi Shqiptar i Medias , Fadil Berisha Studio , së bashku me Këshillin Amerikanë, Fondin e Arsimit Ndërkombëtar Amerikan për Kosovën, për këtë qëllim janë duke zhvilluar një rrjet të multi – mediave me anë të materialeve duke shfaqë sukseset e individëve të komunitetit shqiptaro- amerikan dhe kontributet që ata kanë bërë në biznes , politikë, shkencë , arsimit , artit , etj
Mbrëmja Gala do të jetë më datën 3 maj 2014 – e shtunë (6:00pm), ku komuniteti shqiptaro-amerikan do të mblidhet në lokalin e njohur Battery Gardens, në qytetin e New Yorkut, për të festuar në spektaklin “Albanian American Success Stories” – një iniciativë e paparë ndonjëherë, e cila tregon sukseset dhe arritjet e shqiptarëve në Amerikë.
Spektakli më i madh shqiptar në Amerikë, për të festuar, është i titulluar :”Histori Shqiptaro Amerikane Suksesi”, duke vënë në pah kontributet e 150 shqiptarve më të suksesshëm, një përzgjedhje kjo në biznes , afaristë, bamirës, arsimin e lartë, shkencat e ndryshme , politikan , artistët , dhe më shumë të tjerë .
Ngjarja më e madhe argëtuese e kulturore shqiptaro amerikane në SHBA, simbas organizatorit do të shoqërohet me premierën e një dokumentari realizuar me protretizimet e mbi 150 shqiptaro amerikanëve më të suksesshëm , duke përfshirë edhe fituesin e çmimit Nobel për Mjekësi Dr Ferid Murad , të parin shqiptar të zgjedhur në një post zyrtar amerikan në atë të Kuvendit e shtetit New Yorkut, zotin Mark Gjonaj , aktoren e famshëme dhe të njohur në botë, aktoren Eliza Dushku dhe supermodelen Emina Cunmulaj , fotografin me renome në Amerikë, Fadil Berisha, bankierin Richard Lucka, gazetaren e Fox News Lidia Ujkaj, bamirsen Shpresa Xhaklli, komedian e famshëm James Belushi, Lisa Milicaj, Councilwoman Pleasant Valley, politikanin e Uashingtonit Ilir Zherka, tenorin Saimir Pirgu, aktori Mike Dusi, dhe shumë të tjerë .
Duke festuar arritjet e suksesshme shqiptaro amerikane të; lidershipit, frymës kombëtare, ndikimi në integrimin amerikan, frymëzues në bamirësi e humanizëm, ndikimin shqiptar në art, biznes, arsim, shkencë, politikë, dhe më shumë të tjera, thuhet në një njoftim shqiptarët do të ken rastin të njehen nëpërmjet rrefimeve të tyre më 3 maj 2014.
Tridhjetë e pesë për qind e të ardhurave neto të këtij projekti do të shkojnë për Fondin e Arsimit Amerikan të Kosovës – Këshillit Amerikan . Si dhe për realizimin e një libëri luksoz i lidhur që do të përfshijë në faqet e tij individë dhe historitë e tyre të suksesit .Listimet në libër do të shfaqen sipas rendit alfabetik. Historia e çdo njerit thuhet në faqen e internetit do të jetë e redaktuar nga redaktorët e AASS shoqëruar me fotografi profesionale që do të merren nga studio prestigjioze “Fadil Berisha Studio” Në promovimin e këtij prodhimi multi – medial , ne do të kemi rastin të njihemi në mbrëmjen Gala më 3 maj 2014 , ora 06:00 e mbrëmjes në lokalin luksoz Battery Gardens, në qytetin e New Yorkut(http://albaniansuccessstories.com/

Filed Under: Featured

DREJTËSIA ZË LARASKA NË POGRADEC

April 17, 2014 by dgreca

Grotesk në prag të Pashkëve, arrestohet në korrupsion kafenesh “Qytetari i Nderit” të Pogradecit poeti Dhimitër Pojanaku. Kësisoj çnderohet qyteti dhe poeti por nuk shfajsohet drejtësia dhe shteti./
Nga KOLEC TRABOINI/
Ndërkohë që miqtë tanë Amerikane dhe Europianë janë të alarmuar me shkallën siprore të korrupsionit dhe mosdënimit të atyre që shfrytëzojnë pushtetin për të zhvatur, kur aferat e zyrtarëve të lartë të shtetit janë jashtë çdo lloj llogjike prej nënpunësi, kur ministrat hyn në zyra si varfanjakë e na u bënë milionerë (në këto 23 vjet hajni publike), kur gjithçka në këtë vend është një kaos i organizuar nga kupolat e politikës, na u gjënd pra një zgjidhje si prerje e artë. Eureka! Në një cep të Ilirisë, në nahi të Pogradecit, në një kafene buzë liqenit, u kap një njeri që për rushfet të vogël, punë para birre, të hiqte dorë nga gjykimi i një çeshtje.
Mesa duket kjo ishte një mirëorganizim brenda çorganizimit të makthshëm që kemi, për të mbërthyer një poet gjyqtar, i vetmi poet që punon në Shqipëri, se të tjerët janë pa punë e varavingo e thurin vargje kafeneve duke kruar xhepat. Qyqar të thuash edhe për këtë poet për profesionin që ka zgjedhur si gjyqtar, për më tepër edhe si i mikluar e i gudulisur nën sqetull si “Qytetar Nderi i Pogradecit”, ky pra si të ishte thembra e Akilit të drejtësisë shqiptare, u gjend të arrestohet në një lokal se i premtoi një zonje, që denoncoi (duket si skenaret e Filipit në Fix Fare), për të mos e marr çeshtjen e saj në dorë, pra ta anashkalojë. Padyshim që drejtësi duhet të ketë për të gjithë në këtë vend, veç lind një pyetje krejt natyrshëm, po Dhimitër Pojanakun gjetën ta bëjnë shëmbull në Shqipërinë e padrejtësive se gjoja këtu luftohet korrupsioni. Po kujt ja shesin këto dokrra. Po nuk jemi more në kohën kur populli nën udhëheqjen e Partisë kishte zgjedhur alternativën e barit se nuk kish rrugë tjetër dhe ishin bërë njerëzit si budallenj . Po qesharake do ta ktheni kauzën e luftës kundër korrupsionit?! Teatra do bëni, o shtet, o polici, o prokurorë e gjyqtarë, o ministra, o qeveri, o opozite, o lesh me qime. Jo kështu jo vetëm që nuk luftohet korrupsioni por kështu stimulohet korrupsioni i atyre që nëpër duar nuk kalojnë para sa për një birrë, dy qofte e një panine pogradeci por me miliona e jo para, por euro-dollarë. Janë 300 çeshtje-dosje korruptive ku përfshihen edhe nënpunës të lartë të shtetit që prokuroria shqiptare i ka mbyllur sepse bosat e korrupsionit i ka lali xhan. Po si nuk u arrestua ta zëmë një deputet, a ministër a ish ministër, a nënpunës i lartë, flasim per kapot pra. Dhe ja me një Modus Vivedi, një konsensus në mes të hallkave për një shou mediatik, dhe çeshtja u zgjidh, një arrestim në Pogradec i një gjyqtar-qyqari që edhe në kohë të gjykimit niste e meditonte( turbulluar fare) për ca vargje të rimuara, për fjali pa folje, për ca dashuriçka fshati, për ca zogj pa fole, ndaj dhe i turbulluar fare ra në grackën e vogël që i kishin ngritur duke i vënë përballë një zonjë që të turbullohej akoma ma mirë si Khajam i dehur. I kishte harruar poet- gjyqtar-qyqari fjalët e Shekspirit, se “shfaqja është gracka ku shpirti i mbretit zihet si laraska”.
Natyrish ai dënimin e meriton plotësisht, por, nuk e bën dot kurrë shëmbëllesen Krishtit edhe pse është orthodoks gjyqtar-qyqar-poeti.
Krishti kur shkoi e u gozhdua në kryq( jemi dhë ne prag Pashke de) mori mbi shpatulla tërë fajet e mëkatet e njerëzimit, mirëpo nuk mendojne se ky Dhimitër Pojanaku, megjithë dëshirën e madhe të kastave të politikës dhe shtetit (ky Ponc Pilat modern thuaj), mund te na jap pra një shfaqje kësisoji, madje as edhe në plan grotesk të sakrifikimit për të tjerë si lloji i vet me togën e gjyqtarëve.
I ka shpatullat fort të vogla gjyqtar-qyqar-poeti ndaj nuk i merr dot përsipër tërë fajet e mëkatet e banditëve në shtet e pushtet, në politikë e në çdo hallkë të këtij kaosi ku jetojmë, në këtë papunësi gjigande dhe korrupsion që e ka kthyer këtë shtet në gërmadhë e rrumpallë, pra nuk është e mundur të sakrifikohet ai për të mbuluar e humbur gjurmët tërë banda e hajdutëve që na kanë drejtuar e poshtruar prej një çerek shekulli pa ju hyr ferr në këmbë.
Populli do në bankën e të akuzuarve bosat e korrupsionit në shtet, pushtet e politikë e jo minjtë vegjël të vrimave, që rendin pas thërrimeve që lë sofra e madhe e korrupsionit politik e institucional shqiptar.

Filed Under: Opinion Tagged With: DREJTËSIA ZË LARASKA NË POGRADEC, Kolec Traboini

RUSIA E RE SI RUSIA E VJETËR

April 17, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Ndërsa gjëndja në Ukrainë sa vjen e keqësohet dita ditës, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një raport që botoi të martën mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe në Krime — e cila deri muajin e kaluar ishte një rajon autonom i Ukrainës — bëri thirrje për marrjen e masave për të kundërshtuar urgjentisht mbjelljen e urrejtjes dhe përhapjen e informacionit jo të saktë, e të cilat në situatën e tanishme në Ukrainë, sipas OKB-së përdoret si propagandë e njëanëshme për të shkaktuar rrëmujë e dhunë. “Është e doemosdoshme që të vendoset se cilat janë faktet e vërteta mbi ato që po ndodhin në Ukrainë, me qëllim që të mënjanohen interpretimet radikale të gjëndjes së krijuar e të cilat po përdoren për qëllime politike”, tha Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay. Ajo shtoi se, “njerëzit kanë nevojë për lajme dhe informacion të besueshëm për të kundërshtuar informacionet e rreme si dhe deklaratat plotë urrejtje të cilat nxisin armiqësitë në baza kombëtare, fetare dhe raciale.” Kësaj fushate informacioni të rremë, sipas gazetës New York Times, iu bashkua edhe Presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cila dy ditë më parë ka shkruar në faqen e tij elektronike se, “Në Ukrainë, përsëri po derdhet gjaku” dhe paralajmëron se Ukraina po “kërcënohet me luftë civile.”
Për vërejtësit e politikës ruse, nuk është koincidencë njoftimi kohët e fundit nga regjimi i Kremlinit për të ndaluar transmetimet e lajmeve nga perëndimi, përfshirë edhe transmetimet e Zërit të Amerikës në gjuhën rusisht, vendim ky që e kam pasqyruar më heret në shkrimin me titull: “E vërteta është gjithmonë viktima e parë”. Dihej se diçka po vlon, se diçka po përgatitej aty. Kjo është një shenjë e keqe se nëqoftse agresioni i Putinit kundër Ukrianës del me sukses në planet e tija djallëzore në Ukrainë realizohen – me luftë ose me kërcënime — ai nuk do të ndalet me aq.
Ja tani, Kombet e Bashkuara me raportin e tyre të ditëve të fundit vërtetojnë fushatën e keq-informimit të ndërmarrë nga autoritetet e Moskës mbi ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë dhe njëkohësisht i bëjnë thirrje Rusisë që të ndalojë propagandën e urrejtjes. Kështu pra, siç thotë edhe gazeta New York Times, për autoritetet ruse fillon edhe një ditë tjetër informacioni të rremë, ekzagjerimesh dhe teorishë konspirative, retorikash hiperbolike dhe shpesh përhapje të drejtë për drejta gënjeshtrash mbi krizën politike dhe gjëndjen në Ukrainë, fushatë kjo e drejtuar dhe e koordinuar nga nivelet më të larta qeveritare dhe shtetërore të Kremlinit, duke përdorur rrjetin televiziv shtetëror të Rusisë dhe media të tjera nën kontrollin e tyre, që orë pas ore, ditë pas dite dhe javë pas jave, t’ua mbushur mendjen rusëve me versionin e tyre të ngjarjeve se ata janë të kërcënuar.
Por, ndryshe nga ato që pretendon Moska, raporti i Kombeve të Bashkuara, i cili u botua të martën, thotë se korrupcioni, mungesa e pavarësisë së gjykatave dhe zgjedhjet jo të lira, janë arsyet kryesore që çuan në protestat popullore — që tani Kremlini po i përdor për qëllime të veta — e të cilat përfshinë Ukraininën nga Nëntori i vitit të kaluar e deri në Shkurt të këtij viti, dhe nuk u shkatuan trajtimi i keq i pakicës ruse nga autoritetet ukrainase. Në raport theksohet se gjatë atyre protestave mbetën të vrarë 121 veta, numër i cili, sipas raportit mund të shkojë deri në 150, shumica prej tyre protestues, ndërkohë që sipas raportit, ka patur edhe shumë raste ku protestuesit ukrainas janë torturuar dhe trajtuar shumë keq, ndërsa qindra të tjerë janë detyruar të shtroheshin në spital nga plagët që kanë marrë nga policia, disa prej të cilëve janë në gjëndje tepër serioze.
Raporti i OKB-së u njoftua gjatë një jave takimesh dhe kontaktesh diplomatike në përpjekje për të qetësuar gjëndjen dhe për të ulur tensionet në Ukrainë, duke filluar me takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të djelën që kaloi, ku Ndihmës Sekretari i Përtgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Oscar Fernandez-Taranco paralajmëroi se Ukraina përballet me një përkeqësim serioz të situates, ndërsa grupe të armatosura ruse, të mirë organizuara dhe të koordinuara, tha ai, po marrin nën kontroll ndërtesat qeveritare në qytetet anë e mbanë Ukrainës lindore. Edhe Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, sipas një njoftimi për median të OKB-së, pati një bisedë me Vladimir Putinin gjatë së cilës ai i shprehu atij shqetësimet e tija të thella mbi gjëndjen e krijuar në Ukrainën lindore, duke i theksuar se çdo përkeqësim i krizës atje është i dëmshëm për të gjithë dhe se është detyrë e të gjithëve për të vepruar për uljen e tensionit I ka thënë Ban Ki Moon udhëheqsit rus. Edhe presidenti Obama, gjatë një bisede telefonike me Putinin të hënën, sipas Shtëpisë së Bardhë, i ka shprehur atij shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara mbi agresionin rus në Ukrainë, ndërkohë që është njoftuar se Nënpresidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë kryeqytetin e Ukrainës më 22 prill. Ndërkohë që, gjatë ditëve të fundit në kryeqytete të ndryshme u zhvilluan përgatitjet për bisedime të ënjtën në Gjenevë, në të cilat pritej të merrnin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Deshchytsia dhe Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Catherine Ashton. Vërejtsit diplomatikë dhe ushtarakë nuk presin ndonjë përparim në bisedimet e Gjenevës për uljen e tensioneve në Ukrainë, sepse sipas tyre, Putini tani e kontrollon situatën dhe e drejton si të dojë vetë. Madje gjenerali amerikan në pension Montgomery Meigs i tha rrjetit të televizionit amerikan NBC se megjithse Putini ka vendosur rreth 40.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën, ai nuk do t’i përdor ato, pasi Kremlini, sipas tij, po realizon objektivat e veta duke shkaktuar frikë e kaos me forca speciale dhe militantë pro-rus që i ka futur në Ukrainë.
Mendohej se shekulli i kaluar i luftërave më të përgjakshme në historinë e njerëzimit u mbyllë me shpresën se po fillonte një shekull i ri me norma dhe standarde të reja në marrëdhënjet ndërkombëtare dhe në marrëdhënjet shtet me shtet, duke shpresuar se normat e vjetra dhe luftërat në Europë do i përkisnin një periudhe tjetër. Madje ish-presidenti amerikan George Bush me euforinë e tij, pas rënjes së komunizmit në kontinentin europian, paralajmëroi për një Europë të re, të tërë e të bashkuar, në paqë.
Por kujt do ia merrte mendja se pak më shumë se 20 vjet pas rënjes së komunizmit dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, megjithë vuajtjet e shkaktuara nga regjimet totalitare të shekullit të kaluar, ja sot Europa dhe bota gjënden përballë një agresioni dhe një lufte tjetër të mundshme, drejtuar nga një pinjoll i atij regjimi komunist që robëroi kombet europiane për më shumë se një gjysëm shekulli. Paqa në Europë po kërcënohet edhe njëherë nga një diktator — pjellë dhe ish agjent i një sistemi komunist i cili me dekada skllavëroi popullin e vet dhe robëroi e nënshtroi edhe popujt e tjerë europianë — tani po kërkon të përsërisë historinë dhe të rivendosë famën dhe të lartësojë lavdinë e Rusisë së madhe, në kurriz të popujve të tjerë europianë. Për ata që e dinë historinë e Europës, në këtë mes nuk ka asgjë të re, sepse Rusia e re vetëm po sillet si Rusia e vjetër sovjetike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, RUSIA E RE, SI RUSIA E VJETËR

Gala Event to Celebrate Albanian American Success Stories

April 17, 2014 by dgreca

Hosted by Eliza Dushku and Tony Dovolani/
New York, NY – On May 3rd, 2014 the Albanian-American community will gather in
New York City to celebrate the Albanian American Success Stories project – a first-ever
initiative showcasing the successes and achievements of Albanians in America,
highlighting their contributions to business, education, science, politics, the arts, and
more. The event coincides with the premiere of a documentary and coffee-table book
highlighting over 150 honorees, including Nobel Prize winner Dr. Ferid Murad, the first
Albanian elected to a U.S. official post in the New York State Assembly Mark Gjonaj,
well-known celebrities like actress Eliza Dushku and supermodel Emina Cunmulaj, and
many more.
Gathered at Battery Gardens in Manhattan, facing the Statue of Liberty which inspired
many of these success stories, the event will honor Albanian American achievements,
leadership, entrepreneurial spirit, and community impact. Through the use of visual
storytelling, attendees will see and hear for the first time the inspirational stories of
achieving success in America — in some cases from hearing from refugees who escaped
war and persecution in the Balkans; in other instances, hearing from second and third
generation honorees who have blended their Albanian traditions with their American
roots in unique ways.
“We are proud of our heritage and have taken great care in documenting the stories of
successful Albanian Americans, who have added so much to the fabric of American
society,” said Vera Mjeku, Executive Director of the Albanian American Success Stories
project. “From a Nobel prize winner to Hollywood actors, to elected officials and
ambassadors, to doctors, attorneys, and financial leaders — the diversity of stories is
inspiring. To walk into a room with a world-famous tenor who has performed at the Met,
to entrepreneurs like the founder of one of America’s leading restaurant chains, to leading
scientists advancing medical research — we have captured these stories in a way that
illustrates the vitality of this community while at the same time giving life in a unique
way to what all these remarkable people have accomplished.”
The visualization of this project is being overseen by world-famous photographer Fadil
Berisha, who has captured some of the most influential images of our time and brings his
unique skill to showcasing the stories that will be shared for the first time that night,
preserved in a book and documentary as a record of Albanian achievement in America.
The Albanian American Success Stories project is a multi-year initiative that is a
partnership of the Albanian Media Group, Fadil Berisha Studio, and the Kosova
American Education Fund. Honorees were nominated by members of the Albanian-
American community and selected by the Albanian American Success Stories’ Board.
For more information, please visit www.albaniansuccessstories.com.
Fast Facts
What: Albanian American Success Stories Gala Event, honoring over 150 leaders in
entertainment, business, education, the arts, and more.
When: May 3, 2014. Red carpet entrance at 6:00pm, followed by gala event at 7:30pm
Where: Battery Gardens, Manhattan, NY (inside Battery Park, opposite 17 State St)
Who: Over 600 attendees, including Nobel prize winner Ferid Murad MD, Dancing
with the Stars’ Tony Dovolani, NY State Assemblyman Mark Gjonaj, actress Eliza
Dushku, and many more.
To purchase tickets: visit www.albaniansuccesstories.com
# # #
NOTE FOR MEDIA:
We appreciate and thank you for your interest in covering this –very special event. Due to
the large attendance that is expected and due to the security concerns at the venue, our
media partners will have an especially dedicated section at which to interview the
honorees:
• Please arrive with your reporters and cameramen no later than 5:45pm. A special
media section of the Red Carpet will be prepared for your team. There, you will
have the opportunity to take photos and conduct interviews next to the red carpet
exclusively from 6:00pm-7:20pm.
• Once the Gala begins at 7:00pm sharp (and after the Red Carpet activities are
complete), only one member of your media outlet will be allowed into the event
hall, free of charge. Due to the large crowds expected to attend the Gala, each
media organization is restricted to one person inside the hall. Your organization
may purchase additional tickets if you like.
• Please note: you must do your reporting and interviewing during the Red Carpet
schedule, between 6:00pm and 7:20pm only! Absolutely no media interviews or
video-recordings will be permitted inside Battery Gardens after 7:20pm. Media
interviews will only be conducted during the Red Carpet period, and once the
official event begins at 7:30pm, the honorees and guests will enjoy the evening.
(914) 309-9757; albamedia@aol.com
Giorgio Kolaj, Gala Chairman, (914) 772-7166; giorgio@famousfamiglia.com

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4683
  • 4684
  • 4685
  • 4686
  • 4687
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT