• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takim në Bruksel për çështjen e zhbërjes së “Mbrojtjes Civile” në Veri

March 20, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës në Bruksel për çështjet e zhbërjes së strukturës ilegale të sigurisë të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”.

Nga Brukseli, në komunikatën e sapodërguar të Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se, në këtë takim u bisedua për të gjitha veprimet që duhet të merren lidhur me zhbërjen e plotë dhe efektive të kësaj strukture ilegale sipas marrëveshjes së arritur që nënkupton ndërprerjen e veprimtarisë, mbylljen e lokacioneve të veprimit dhe dorëzimi i uniformave dhe pajisjeve operative të tyre sipas rregullave ndërkombëtare.
Gjithashtu u bisedua për integrimin e individëve serbë, që dëshirojnë të integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës. Delegacioni i Kosovës shprehu gatishmërinë për procesin e integrimit në institucionet të ndryshme qeveritare në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës duke i respektuar kriteret ligjore dhe kualifikimet shkollore.
Në komunikatën e Qeverisë kosovare theksohet se zhbërja dhe integrimi duhen të ndodhin sa më shpejtë dhe se ky do jetë një kontribut për vendosjen e ligjit, rendit dhe stabilitetit në këtë pjesë të Kosovës.
Me këtë proces i jepet fund prezencës së strukturave ilegale serbe të sigurisë dhe së bashku me procesin e zhbërjes së plotë të strukturave ilegale policore, ligjërisht dhe praktikisht përfundon praktika e ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë, në sferën e sigurisë.
Bashkimi Evropian rikonfirmoi përkushtimin për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit për normalizim, e cila si parim ka mosndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës

Filed Under: Rajon Tagged With: “Mbrojtjes Civile”, ne veri, Takim në Bruksel për çështjen e zhbërjes së

Rama: Zhurma për marrëveshjen e FMN, si zhurma për taksën e naftës

March 20, 2014 by dgreca

Kryeministri Edi Rama, duke folur në seancën e sotme plenare, e cila u përfshi nga debatet e ashpra , krahasoi qëndrimin protestë të opozitës ndaj marrëveshjes së qeverisë me FMN, me atë ndaj rritjes së taksës së naftës, e cila sipas tij nuk solli asnjë pasojë në ekonomi.

“Marrëveshja e fshehtë me FMN-në, është si thirrja për kataklizmë për taksën e naftës që do rritej e që sipas opozitës do të sillte pasoja shkatërruese në ekonomi” tha Rama.

“Sot, vetën 6 muaj nga koha kur trashëguam vendin duke rënë në humnerë, ne i kemi kthyer atij plotësisht besueshmërinë”, theksoi Rama, ndërsa e vlerësoi qeverinë që drejton si të besueshme tashmë për të qenë partnere në marëveshje të tilla.

Ai i bëri të ditur opozitës se, nuk mund t’i imponohet qeverisë dhe mazhorancës në mungesë të argumenteve dhe me gjuhën e shpifjeve që janë produkte të fakrikuara prej saj. Rama dënoi gjuhën e përdorur nga ish lideri i opozitës dhe kulturën e degradimit të gjuhës, sic e cilësoi ai, të përdorur prej Berishës në Kuvend.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Rama, Zhurma

Kuvend-Berisha:Marrëveshja me FMN-në, lajm tragjik për shqiptarët

March 20, 2014 by dgreca

TIRANË, 20 Mars- Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në Kuvend se marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar është një lajm tragjik për shqiptarët, pasi zbatimi i saj do të pasohet me rritjen e një numri taksash në kurriz të tyre dhe ngrirje të pagave.

“Shqiptarëve, me marrëveshjen me FMN-në do t’iu rriten taksa të tjera. Nuk ka lajm më tragjik se ky për qytetarët që do të varfërohen në mënyrën më të pamëshirshme kur të mësojnë se do t’u rriten taksat, mes tyre çmimi i energjisë dhe ujit”, tha z. Berisha.
Ai kërkoi që marrëveshja me FMN të vijë sa më parë në parlament, pasi sipas tij Fondi ”ka përcaktuar një seri kushtesh për qeverinë për shkak të mosbesimit total që ky organizëm ka tek qeveria”.

Ai propozoi modifikimin e rendit të ditës të kalendarit trejavor të Kuvendit, ku së pari të përfshihet marrëveshja me FMN-në, që siç tha Berisha, ‘parashikon rritje të dhjetë taksave dhe ngrirje të rrogave’.
Ndërhyrja e sotme në parlament e z. Berisha u shoqërua me një fjalor tepër të rëndë dhe fyes në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Kjo shkaktoi reagimin e fortë të drejtuesit të seancës, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta i cili e këshilloi deputetin Berisha të ruajë etikën në parlament.

‘Aq më tepër sot, tha Meta, kur është dhe Dita Ndërkombëtare e Lumturisë gjithë ato etiketime nuk shkojnë. Ne nga ju presim që të jeni dhe një model i etikës parlamentare për shkak të eksperiencës. Nëse ne bëjmë ndonjë gabim, ju nuk duhet të bëni gabimet tona. Kjo nuk është një shaka e denjë për staturën tuaj”, iu drejtua kryeparlamentari Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kuvend-Berisha:Marrëveshja me FMN-në, lajm, shqiptaret, tragjik për

INDI – Vdes shkrimtari i madh Khushwant Singh, i konsideruar Bukowski i Nju Delhit

March 20, 2014 by dgreca

NJU DELHI, 20 mars  – Shkrimtari i madh indian i gjuhës angleze Khushwant Singh, i konsideruar edhe si Bukowski i Nju Delhit, vdiq sot në Nju Delhi në vitin e 100-të të jetës, njoftoi djali i tij Rahul Singh.”Ai vuante nga probleme me frymëmarrjen. Nuk ndihej mirë që prej disa ditësh”, shpjegoi Rahul Singh për televizionin NDTV.

”Ai kishte ndaluar së shkruari, por lexonte libra dhe gazeta. Ishte shumë mirë mendërisht dhe plot gjallëri”, shtoi ai.  Autor produktiv, Khushwant Singh ka shkruar rreth 100 vepra dhe ka botuar shumë artikuj.

Gjatë një interviste për AFP-në në 2005-n, ai fliste për pasionin e tij të parezistueshëm për letërsinë. “Nuk di ç’të bëj nëse nuk shkruaj. Kam humbur artin e të qenit i qetë”, bënte shaka ai.

I botuar në Francë në shtëpitë botuese Philippe Picquier (“Nuk do ta dëgjoja bilbilin”, “Delhi”, “Një bashkëshorte për zotërinë” në frëngjisht “Je n’entendrai pas le rossignol”, “Delhi”, “Une épouse pour le sahib”), Singh, kishte lindur më Singh 2 shkurt 1915 në një familje të komunitetit fetar sikh në një fshat të Penxhabit, në perëndim të Indisë.

Pas një përvoje si diplomat, ai shkroi shumë vepra për historinë e komunitetit sikh, disa romane, ndër të cilët “Një tren për Pakistanin” që përshkruan tragjedinë e ndarjes së nënkontinentit mes Indisë dhe Pakistanit në vitin 1947

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Khushwant Singh, nderroi jete

TË HAPEN DOSJET…! PO CILAT DOSJE; TË KRIMINELEVE, APO TË VIKTIMAVE?

March 20, 2014 by dgreca

Opinion nga ZYBA HYSEN HYSA/

Rrëzimi i një busti, i një qeverie, ndërrimi i një sistemi, nuk do të thotë që çdo gjë ndryshoi si me sustë, apo buton, se ashtu siç një njeri që ndërron kostumin, nuk do të thotë që u bë tjetër njeri, por varet nga lloji i kostumit për të dhënë një imazh fals, ashtu siç duken fals, njerëzit e pasuruar pa djersë e trumbetojnë se janë “familje fisnike”.

Nëse ndërrimi i sistemit do ishte i vërtetë, ashtu siç dhe ndodhi në shtetet e tjera ish komuniste (si në Rumani…) puna e parë që do të bëhej ishte, hapja e dosjeve dhe dënimi i kriminelëve që internuan, burgosën, vranë, varën, zhdukën, pjesëtarët e familjeve patriote fisnike shqiptare, por ky problem thelbësor, i cili tregon haptas, qartas dhe balla – ballas ata që ishin diktatorë dhe ata që u dënuan pa të drejtë u la në harresë, jo se u harrua, por u la për të “pastruar” dosjet e kriminelëve, të cilët erdhën në pushtet, dhe të lënë në ato dosje pinjollët e familjeve fisnike që i detyruan të bëhen dëshmitarë, apo “spiunë”, siç mund t’i quajnë spiunët e sotëm, kjo është vetëvrasje e kombit dhe asgjë më shumë e asgjë më pak, vazhdimi i luftës së klasave për të denigruar po këtë kategori fisnikësh që janë ajka e kombit.

Unë shpesh kam pasur nevojë për dokumente në arkivën e shtetit për arsye studimi, por dyert ishin të blinduara dhe, kur shkova para tre vjetësh, u befasova: aty futeshe si të shkoje të pije një kafe në lokal, por nuk gjeje kafe… atë që kishe lokali. Atë që unë kërkoja, se më duhej, nuk e gjeta kurrë…

Bëra këtë hyrje, duke marrë shkas nga disa shkrime të publikuara nëpër media, apo gazeta, ku për fat të keq, shkruesit paraqiten si të persekutuar politikë dhe kërkojnë hapjen e dosjeve pas 24 vjetësh. Kësaj i thotë të përdorësh dorën e djathtë për të qëlluar dorën e majtë, në vend që të dyja duart të grushtojnë kriminelët e vërtetë. Dhe tragjedia vazhdon dhe shkatërrimi merr udhë, skllavërimi shpall fitoren pa u shpallur se kush është skllavopronari.

Të thërrasësh me zë të lartë për hapjen e dosjeve të komunizmit  pas kaq vitesh, nga njerëz që janë bërë leva të rëndësishme  për të krijuar mundësi diktatorëve të rinj që për 24 vjet të spastrojnë dosjet e tyre duke lënë vetëm disa dosje të improvizuara nga diktatura për të bërë rolin e dëshmitarit me imponim duke i kërcënuar  se do të burgoseshin, vriteshin, internoheshin, apo do t’u përdhunonin motrat, nënat, garatë, bijat nëpër qelitë e burgjeve, apo zyrat e hetuesisë, kjo është e pamoralshme, e qëllimshme… antikombëtare.

Unë e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, se sapo “ra komunizmi”, qeveria u krijoi mundësi të përndjekurve politikë për të ikur jashtë shtetit, kjo kurrë nuk ka qenë ndihmë për ta, por për t’i zhdukur përfundimisht, që ata të mos ”i kishin nëpër këmbë” dhe të vazhdohej po ajo diktaturë, por me vello demokracie tashmë. Njëlloj si në 1944, atëherë i vranë, internuan, burgosën, tashmë i degdisën “në rrugë demokratike”, që vendi përsëri të mbetej nën kthetrat e gaforreve antishqiptare dhe e pamë se sa shqiptare kanë qenë qeveritë tona që e shkrumbuan vendin sikur t’i kishte rënë zjarri i mortajave. Unë nuk po zgjatem këtu, se jemi të gjithë dëshmitarë okularë të viteve që pasuan rrëzimin e diktaturës në 1990.

Po sot?? Çfarë kërkohet me dosjet? Dhe kush e kërkon? Paradoks shqiptar! E kërkojnë me forcë disa të vetëquajtur “të dënuar politikë”, apo të ushqyer nga diktatorët e rinj për t’i diskredituar përfundimisht këtë kategori pinjollësh të familjeve fisnike shqiptare, që për ta realizuar këtë, skenarin e kanë pas shkruar që në diktaturë, duke i marrë si “dëshmitarë” për të dëshmuar kundër vetvetes.

Për ne, shqiptarët kanë ardhur kohë të reja nga koha, por jo nga politika, se politika që sundon tek ne, nuk i shërben shqiptarëve, këtu vendosen e hiqen pashallarë, apo më mirë të them krajla për të shfrytëzuar popullin deri në palce, për t’ia bërë jetën ferr që sa më shumë të ikin, të shpërngulen që padronët e krajlave tanë të sjellin farën e tyre. O kob i rëndë, o fat pa fat për shqiptarët! Por fat për ne është zhvillimi i elektronikës, i faqeve të lira në internet, ku shpaloset haptazi fjala e lirë, (këtu e kam fjalën për ato pak faqe që i shërbejnë Kombit, se shumica janë blerë nga krajlat dhe padronët e tyre).

Populli ynë, tashmë duhet të shikojë me sytë e trurit të Kombit, jo me sytë dhelparakë të politikës, që na është bërë peshqesh në vatrat tona përmes televizionit, të lexojë e të vlerësojë mendimin intelektual shqiptar që sa dita vjen po zgjohet dhe po merr mbi vete fatet e Kombit, fate që kurrë nuk mund të fitohen me luftë, por me fjalë të mençur dhe veprime të zgjuara…

Nëse do hapeshin dosjet, mendoj që të hapen dosjet e kriminelëve të këtyre 24 vjetëve se janë të freskëta, nëse do hapeshin dosjet, le të hapen marrëveshjet e fshehta që kanë firmosur politikanët tanë në kurriz të kombit tonë, nëse do hapeshin dosjet, letë hapen skenarët që ka ndërtuar bota për ta mbajtur kombin tonë të copëtuar e të masakruar, nëse do hapeshin dosjet, le të hapen dosjet e qindra organizatave e shoqatave të sponsorizuar gjoja për patriotizëm, por që në realitet bëjnë të kundërtën… o sa dosje ka të hapen, por që për fat të keq nuk do të hapen kurrë, ndaj me sytë e trurit të kombit shikoni sekretet e këtyre dosjeve që të mos biem pre e ndonjë kurthi të radhës për ne shqiptarët…Me respekt për njerëzit e mendjes dhe të penës, për njerëzit që duan këtë vend duke bërë mirësi e duke mos përhapur armiqësi të vjetra për plagë të reja, se kjo i shërben vetëm destabilizimit dhe luftës mes njëri – tjetrit…

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: APO TË VIKTIMAVE, TË HAPEN DOSJET...! PO CILAT DOSJE; TË KRIMINELEVE, Zyba Hysa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4756
  • 4757
  • 4758
  • 4759
  • 4760
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT