• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Studiuesi japonez i Kanunit te Lekë Dukagjinit u takua me shqiptarët në Nju Jork

March 20, 2014 by dgreca

Dy miqt e dëshmuar, njëri japonez- Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto dhe tjetri shqiptar- z. Selahedin Velaj , ruajnë lidhjet e tyre të mira simbas traditës së dy vendeve. Në takim merrnin pjesë dhe bashkatdhetare të tjerë./

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Takim miqësor është mbajtur, të Mërkurën me 19 Mars, në qytetin e Nju Jork-ut, me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto, i cili njihet nga shqiptarët si studiues i kulturës shqiptare dhe veçanërisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Profesori japonz është autor i librit “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”, me sponsorizim dhe përkthim të Selahudin Velaj – që sipas tij, “elementë bazë të etikës së Kanunit gjenden edhe në traditat antike japoneze si dhe në veprat homerike” shkruan studimi i Yamamotos .

Profesor Yamamoto, është “zbulim” i mikut të tij,Selahedin Velaj, i cili ishte për më shumë se gjysmë shekulli në diasporë veprimtar aty ku e lypte nevoja e shqiptarëve në Amerikë.

Z. Velaj – njihet mirë në diasporë edhe për lidhjet e tij me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto,  sidomos në kontributin e tij për njohjen e çështjes së Kosovës, veprimtarinë që zhvilluan ata së bashku në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në një nga Universitetet më të mëdha  të Tokios, dhe pati jehonë të madhe në qarqet akademike Japoneze në atë periudhë.

 

Velaj me këtë veprimtari pati dëshmuar dashuri për kulturën shqiptare duke ndihmuar dhe bashkëpunuar me dijetarin japonez, Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, i cili i kushtoi Kanunit Shqiptar të Lekë Dukagjinit studime të veçanta dhe serioze. Vetë, Dr. Velaj, i veshur me kostum kombëtar, shkoi në Japoni dhe ngriti flamurin shqiptar në aulat e universitetit japonez.

Veprimtari i dalluar i diasporës, z. Velaj – vlen të përmendet se rrjedh nga një familje me tradita të vyera patriotike dhe atdhetare, ai është dhe ish themelues dhe udhëheqës i grupimit të, të “Tri Besimeve Fetare” shqiptare në diasporë, anëtar i hershëm dhe i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, si dhe aktivist i të drejtave të njeriut në SHBA.

Profesor Yamamoto, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe është takuar me komunitetin shqiptarë në Nju Jork, është pedagog i Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit Kjushju.

Ai së bashku me zonjën e tij u takua dje në Restorantin “Sammy’s” me pronar shqiptar zotin Maxhun Biberaj  në qytetin e Nju Jorkut, mori pjesë në drekën e shtruar nga buajtësi Dr Velaj me miqt e tij shqiptarë: Ambasadorin Bekim Sjediu, Konuslli i Përgjithshëm i Kosovës, në Nju Jork, professor Naum Priftin, Presidentin e KKSHA, zotin Martin Shkreli, shkrimtari dhe poetin e njohur Pierr Pandeli Simsia me bashkëshorten e tij Joana Simsia, gazetarja Ermira Muja, gazetari dhe shkrimtari Muhamet Mjeku.

Duke folur në këtë drekë mysafirët ez. Velajt, shprehën kënaqsin e veçantë për takimin me Profesorin japonez Yamamoto, dhe me këtë rast ata falemnderuan veçanerishtë, bujarinë e dr Velajn dhe kontributin e tij për çështjen tonë kombëtare.

Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto, tregojë sesi nëpërmjet mikut të tij z. Velaj, ka arritur për të shpjeguar në Japoni , se si është Shqipëria dhe Kosova dhe se çfarë vende të mrekullueshm ka arritur ai të shohë.

“Njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë, tha profesori japonez janë shumë miqësorë, sidomos ata dallohen me sa kam vrejtur unë me ne të huajt. Në mënyrë të veçantë ata kanë treguar dashamirësi të madhe, dy dekadat e fundit edhe ndaj ne japonezëve, nëpërmjet, lidhjeve diplomatike, studentëve, biznesmenve, shoqatave dhe organizatave dhe Grupit të “Miqësisë Japonezo – Shqiptare”.

Ai tha se :”Andaj tani mbasi kam marrë shumë njohuri nëpërmjet mikut tim z. Velaj – kur flas me shqiptarët, më duket sikur jam duke folur me njerëz të vendit tim. Udhëtimet e mia atje kanë qenë për mua mjaft të mira, një përvojë fantastike do të thoja. Pra, kam ndjenja mjaft pozitive ndaj kulturës shqiptare dhe ndaj shqiptarëve.”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Nju Jork, Profesor Yamamoto. Selahedin Velaj, takim

Precedenti Krimea dhe Kosova

March 20, 2014 by dgreca

Nga Kolec TRABOINI/
Janë hapur kapakët tashmë. Është krejt e kotë të jetohet me iluzione se gjërat janë të pandryshueshme në Europën e dy luftrave botërore aq më tepër të propogandës false për bashkjetesë të lumtur në shtete shumëkombëshe në këtë Europën tonë plot trauma lufte e padrejtësish në kurriz të popujve të vegjel. Mesa duket që pas Luftës së Dytë Botërore Europa ka jetuar me frikën e një procesi zinxhir nëse shtrohet çeshtja e shteteve etnike.  Akti i Rusisë tregon se ajo e ka psikologjisur mjaft mirë frikën e Europës, ndaj ka avancuar dhe do të avancojë më tej nëse Europa nuk lëviz më parë që të tregojë se është një forcë që nuk mund të mospërfillet.
Me Krimenë, Rusia sfidoi Europën e cila bën një politikë të vjetër,  pa rezultate, aspak bashkohore që ti paraprij zhvillimeve në hapsirën e saj e përqark saj. Se çfarë ishte Europa u pa në Bosnjë, në Srebenicë, ku u tolerua masakrimi i mijëra njerëzve mbi baza fetare e raciste dhe për këtë u dënuan vetëm dy a tre vetë në Gjyqin e Hagës, një ironi kjo sepse shteti serb as që u dënua qoftë edhe moralisht.  E njëjta gjë edhe në Kosovë,  e cila u ndryshua në rrjedhën e historisë në saj të këmbënguljes amerikane. Edhe sot Europa ndjek një politikë qorre me shtetin e sajuar të Bosnje Hercegovinës. Ahtisari ishte tipik europian dinak, vuri klauzolen që Kosova të mos bashkohet me shtete të tjera(në fakt ndalohej bashkimi me Shqipërisë se më kë do bashkohej Kosova, me Zanzibarin?), pra vazhdoi kësisoj me politikën europiane të frikës nga efektet që do të krijonte ideja e shteteve me etni të përbashkët, duke i privuar shqiptarët nga e drejta ndërkombëtare e referendumit, e vetvendosjes. Pra shqiptarët gjithnjë në kufizim si të ishin qytetarë të dorës së dytë të kësaj hapsire ku jetojnë, që quhet Ballkan e më gjërë Europë.  E gjithë kjo politikë frike tregon se Europa është më e dobët se kurrë. E gërryer ekonomikisht, e drejtuar keq prej qeverish të prekshme nga korrupsioni, të paafta të dalin në funksion drejtues si një bashkim i fuqishëm jo vetëm ekonomik e politik  por edhe ushtarak, ajo tashmë është veç një hije e vetvetes. Presidenti Putin, sepse gjithçka eshtë sajesë e tij nga pozita e të fortit,  gllabëroi pjesë të shtetit të Ukrainës, sepse e dinte mirë se Europa nuk ka asnjë fuqi të ndalojë Rusinë, së pari se nuk ka vullnetin e duhur e së dyti se Europa jeton me frikë dhe gjithçka e ka mbështetur tek Amerika. Por kjo nuk mund të shkojë deri në pafundësi. Nuk mund të shkojë në pafundësi me shkakun se Amerika ka plot halle të tjera dhe nuk mund ta mbajë mbi supe tërë problematiken europiane.
U lodh diplomacia europiane duke thënë se Kosova ishte një rast i veçantë, por Rusia nuk e mori në konsideratë dhe krijoj një precedent të ri që e tejkaloj problematikën e Kosovës. Me një referendum aneksoi Krimenë e brenda  dy ditëve i paisi tërë qytetarët e Krimesë me pasaportë Ruse. Tashme Krimea Ruse është një fakt i pakthyeshëm në histori, nuk mbetet veç llomotitje diplomatike e oratori boshe të atyre që drejtojnë shtetet por nuk kanë asnjë fuqi për të vepruar. Deklarata e Julia Timoshenkos se Krimea do të jetë gjithmonë e Ukrainës janë thjeshtë oratori sofiste politike për të kapur kolltukun. Edhe marrja e disa masave, jo llogari bankare apo ndalim pasaportash për rusët  janë qesharake. Ka një shprehje të  urtë populli ynë, që mënçuria  mbas kuvendit e trimëria pas lufte nuk kanë asnjë kuptim. Europa është tkurrur e në vend të bëjë veprime që e fuqizojnë dhe e sfidojnë Rusinë, përkundrazi zhutet thellë e më thellë në konservatorizmin e saj shtërp.  Bashkimi Europian sot është më i brishtë se kurrë, është kthyer në një monopol i  disa drejtuesve pa vizion që formojnë Klubin e Brukselit e që varavingen  sa në një vend në një tjetër pa kurrfarë rezultati. Mediokriteti europian ka arritur deri aty sa, ndërkohë që ushqejnë zvarraniken ekonomike, Greqinë, me miliarda euro, bllokojnë hyrjen e Turqisë në Bashkimin Europian. Thjeshtë se është vend mysliman. Kjo tregon se Europa jeton me mentalitete të vjetra  mesjetare. Turqia në Europë do të ishte një fuqi ekonomike më tepër, një mundësi më tepër për të shtrirë Bashkimin Europian në jug të Rusisë. Europa ka frikë nga sfidat  dhe kjo frikë po e gërryen nga brënda duke e treguar të pafuqishme për misionin për të cilën është themeluar.  A mos do të çojë kjo në një shpërbërje të Bashkimit Europian? Veprimi  i Moskës zyrtare tregoi se Europa nuk ka potencialin për të përballuar Rusinë, Europa shfaqet si një mëndësi e vjetër dhe e pafuqishme për të përballuar sfidat e reja, ndryshe prej amerikanëve që mbeten përherë të fuqishëm e të kudondodhur per interesat e tyre vitale. Mirë u tha Bushi i ri europianeve kur nisi sulmi mbi Irakun e Sadamit, me duhet vetëm emri juaj në listë,  se luftën e bëjnë ushtarët amerikanë. E vërteta është se europianet edhe në këtë rast hodhën vickla sepse kishin interesa me Sadamin. Amerika bëri atë që bëri pavarësisht se gjërat në Irak kanë shkuar keq e më keq e gjasat kështu do të shkojnë edhe në Afganistan,  sepse janë popuj të prapambetur, të pazhvilluar dhe as që e kuptojnë demokracinë. Duhen shekuj të arrihen në ato nivele për të cilat u pretendua se do të ndryshonte jeta e popujve arabë.
Në këto kushte, kur në shqiptarët ndodhemi në një vatër zjarri ballkanik, çfarë duhet të bëjmë? Të rrijmë duarkqyq? T’i mbulojmë thëngjinjtë me hi për të krijuar iluzionin se nuk ka më rreziqe për ne? Të bëjmë servilin e kuintave diplomatike europiane, të squllurin, mediokrin, injorantin që pret t’ia zgjidhin punët të tjerët apo të ndërtojmë strategjinë tonë kombëtare dhe të kemi guximin të veprojmë?
Nuk kishte e as nuk ka asnjë arsye të shëndoshë (veç mediokrritetit) që diplomacia jonë në segmentin Tiranë–Prishtinë  të ngulmonte e të ngulmojnë edhe më tej se gjoja populli i Krimesë nuk ka të drejtën e referendumit. Po pse nuk paska të drejtë?  Edhe sikur të mos ketë të drejtë, të paktën ne shqiptarët të heshtim.
Amerika vertetë i dha lirinë Kosovës, mirënjohje të përjetshme kemi për të,  por ama nëse do të vazhdohet kështu me këtë shtet  të Kosovës pa simbole e indentitet kombëtar shqiptar, as në qiell e as në tokë, asgjë nuk është e garantuar për shqiptarët të cilëve u është mohuar vetvendosja nga pakoja Ahtisari sajuar ligsht e jo pa qëllim nga diplomatët europianë.
Por ndodhi Krimea tashmë. Mirë keq nuk na takon ne shqiptarëve të ngutemi e të dalim si gjeli majë plehut për të kënduar e për të thënë se nuk e njohim referendumin e popullit të Krimesë. Përkundrazi të mos ndjehemi,  të mendojmë e t’i themi  vetes se ndodhi një precedent, Krimeja na dha rastin fatlum të bëjmë edhe ne të njëjtën gjë, të bëjmë një referendum në Kosovë për bashkimin me Shqipërinë. Kësisoj  të vëmë diplomacinë e përgjumur europiane para faktit të kryer. Me europianët vetëm kështu punohet, vetëm kështu binden.  E kjo mund të bëhët sakohë që janë te pranishëm amerikanët në Kosovë, sepse me ikjen e amerikanëve është krejt e qartë se nuk ka më shtet të Kosovës. Rusia nuk besohet se do të ndalojë me Krimenë. Krimeja është vetëm fillimi.  Shqiptarët dalin zbuluar sepse Europa e shet Kosovën veç për një afrim të Serbisë drejt perëndimit.
Ata që sot janë në pushtet e qeverisje në të dy anët e kufirit artificial Kosovë-Shqipëri duhet të zgjohen nga gjumi e deliret, nuk mjaftojnë ca takime folklorike në Prizren e në Vlorë, ështe koha për veprim kombëtar e nëse nuk janë të zotët të përballojnë sfidat le t’i lëshojnë kolltuket. Nuk të zgjedh populli të bësh koncerte apo ekspozita, apo të dërdëllitësh fjalime pa bukë gjimnazistesh,  por të marrësh vendime e të veprosh me guxim në interes të kombit. Ka ngjarje në histori që të krijojnë shanse që nuk t’i japin shekujt. Ato duhen shfrytëzuar. Kosova këtë pranverë a e shumta në verë, me hir apo pahir të Europës dhe mikes sonë Amerikës duhet të bëjë Referendumin e Bashkimit. Ndoshta miqtë tanë përtej Atlantikut nuk do ta miratojnë në aparencë, por ama do ta miratojnë në heshtje sepse është në interesin e tyre gjeostrategjik  një Shqipëri e fuqishme në Ballkan, një aleat i sigurtë e i përjetshëm, e për më tepër fakti i kryer nuk mund të zhbëhet më. Prandaj jo të anatemojmë Krimenë e të merremi pafundësisht me ligjerata shterpë, por të veprojmë sepse falë precedentit të krijuar, Krimeja na zgjoi nga gjumi. Jo të qajmë për ukrainasit,  por të mendojmë e punojmë për shqiptarët e shqiptarinë. Nëse presim të na zgjojnë,  presim të na thonë, të na japin leje, presim të na e sjellin bashkimin të tjerët, jemi të humburit e historisë e nuk e di a meritojmë  edhe më tej emrin e madh që kemi krijuar në histori me Gjergj Kastriotin. Nëse squllemi e zhagitemi,  i tregojmë popujve, miqve dhe armiqve tanë historikë se ne nuk jemi tjetër veç një amalgamë pa indentitet, pa ndërgjegje e pa forcën e duhur për të marrë në dorë kauzën e Bashkimit Kombëtar. Në Kosovë shqiptarët duhet të binden përfundimisht se është sajuar një shtet artificial  e si çdo gjë artificiale e pret zhbërja, prandaj kërkohet në mënyrë imediate bashkimi natyral i Kosovës me Shqipërinë.
Çdo rrugë tjetër ka vetëm një emër: – humbje, bjerrje por edhe diç më të rëndë e diç më të hidhur: tradhti kombëtare.

Gjithësesi mendoj, shpresoj e ngulmoj se është koha e shqiptarëve.

Filed Under: Editorial Tagged With: dhe Kosova, Kolec Traboini, Precedenti Krimea

Kosovo Leader Dismisses Parallels With Crimea

March 19, 2014 by dgreca

Hashim Thaci, the Prime Minister of Kosovo, has strongly rejected claims that the secession of Crimea from Ukraine follows a pattern set by Kosovo’s own secession from Serbia.

By Edona PECI/

“Under no circumstances can the cases of Kosovo and Crimea be compared,” Prime Minister Thaci told the online magazine Business New Europe.

Referring to Russia’s union with Crimea on March 18, Thaci said the situation could not be compared to Kosovo, “either in its legal, political or historical circumstances.

“We didn’t change any borders, we had our borders already,” he said, referring to Kosovo’s borders as an autonomous province inside former Yugoslavia.

“Kosovo was also created after a genocide was committed by Serbia, after the deportation of 1 million citizens of Kosovo, which was done by Serbia,” he added.

“Kosovo’s independence was created after negotiations which followed the war,” he added. “Therefore, comparisons between the Kosovo and Crimea case are not sustainable at all,” he concluded.

The Prime Minister spoke out after Russia’s President, Vladimir Putin, claimed that the Western powers had created a precedent in Kosovo, which Russia had only followed in regard to Crimea.

“In a situation absolutely the same as the one in Crimea they [the West] recognized Kosovo’s secession from Serbia as legitimate, arguing that no permission from a country’s central authority for a unilateral declaration of independence is necessary,” Putin said on Tuesday.

Milorad Dodik, President of the Republika Srpska, meanwhile added to the confusion by claiming that whereas the secession of Crimea from Ukraine was lawful, that of Kosovo from Serbia in 2008 was not.

“Had Kosovo followed the procedures observed by Crimea, I would gladly say that this was the people’s right to self-determination because I want to affirm this right for all peoples and nations,” the Bosnian Serb leader said.

Since Kosovo declared independence from Serbia in 2008, it has been recognized by 107 out of 193 UN member states, including the US and most EU members. However, Russia has always opposed recognition of Kosovo’s statehood, arguing that it was illegal.

On Sunday, 96.8 per cent of people who voted in Sunday’s referendum in Crimea backed calls to join the Russian Federation.

Western countries have harshly condemned what they call an act of aggression, calling for EU sanctions to be placed on Russia.

Western governments say ethnic Russians in eastern Ukraine and Crimea have faced no threat from the new authorities in Kiev that would justify Russian armed intervention or a change to Ukraine’s borders.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosovo Leader Dismisses, Parallels With Crimea, prime minister, Thaci

Putin Says Kosovo Precedent Justifies Crimea Secession

March 19, 2014 by dgreca

Russian President likens Crimean secession from Ukraine to Kosovo’s secession from Serbia – and accuses the West of rewriting its own rule book/

By Bojana Barlovac/Addressing the Russian parliament on Tuesday to urge lawmakers to ratify a treaty that would make Crimea part of the Russian Federation, Vladimir Putin compared Crimea’s secession from Ukraine to Kosovo’s secession from Serbia.

The Russian President spoke after 96.8 per cent of people who voted on Sunday in a referendum in Crimea backed calls to join the Russian Federation.

Washington has condemned the vote as illegal and maintains that Kosovo was a unique case that does not justify other moves towards independence by break-away regions.

Putin, however, said his “Western partners” created the Kosovo precedent with their own hands.

“In a situation absolutely the same as the one in Crimea they [the West] recognized Kosovo’s secession from Serbia as legitimate, arguing that no permission from a country’s central authority for a unilateral declaration of independence is necessary,” Putin said.

Kosovo declared independence from Serbia in 2008. So far, Kosovo has been recognized by 107 out of 193 UN member states, including the US and most EU members.

However, Russia has strongly opposed Kosovo’s independence, citing the need to uphold the territorial integrity of Serbia.

According to Putin, the West has double standards by saying that the case of Kosovo was exceptional.

“It’s a kind of baffling, primitive and blatant cynicism. You can’t just twist things to fit your interests, and call something white on one day and black on the next one,” Putin said.

The Russian President also dismissed allegations that Russia is violating international law with its actions in Ukraine.

He said Russia was defending international law and its institutions, while Western countries have undermined them.

“In the practical application of policies, our Western partners – the United States first and foremost – prefer to be guided not by international law, but by the right of strength.

“They believe in their exceptionalism, that they are allowed to decide on the fate of the world, that they are always right,” Putin said.

Putin referred to the 1999 NATO bombing of Yugoslavia, which took place without a UN Security Council mandate and to actions in Afghanistan, Iraq and Libya.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Crimea Secession, Kosovo Precedent Justifies, Putin Says

Otomanomania dhe Shqiptarët

March 19, 2014 by dgreca

Nga Alfons  Grishaj/

Tek po bisedoja me një mikeshën time, e cila nuk ka dëshirë t’ ia përmend emrin, më tregoi se si dritëshkurtërit e kohës sonë “Shqiptarë Vehabistë” e kanë humbur busullën, dhe se  të tjetërsuar ata vetë, kërkojnë të tjetërsojnë dhe denigrojnë historinë e vendit. Përkufizimi i saj “Vehabizmi është si Internacionalizmi Proletar!”, u bë shkas i këtij shkrimi…

Historia nuk është vetdija e një personi, apo e disa personave, por memorja  dhe udha e jetës nëpër të cilën ka kaluar dhe kalon njerëzimi, dhe, nuk mund jetë pasion, kult, apo religjion fanatik, por tregues faktik, ku dëshira dhe vullneti për tjetërsim, është verbëri dhe turp. Shqiptarët nuk janë Serbë, Bullgarë, Grekë, Italianë, Austriakë, apo Turq.

Historia ka treguar se si Mamlukët dhe më pas Turqit Selxhukë dhe Turqit Otomanë, në fazën e ekspansionit të tyre barbar, vërshuan mizorisht drejt qytetërimit në tre kontinente, duke vrarë, djegur, plaçkitur e rrënuar kudo ku u shkelte këmba. Ligji i pengjeve të fëmijëve të familjeve të princërve dhe mbretërve të mposhtur ishte një  nga aktet më të shëmtuara të kësaj barbarie. Kështu ndodhi dhe me Gjon Kastriotin, Princin Shqiptar, i cili u detyrua t’ua jepte djemtë e tij  peng Otomanëve duke mbetur përherë i shtrënguar të hiqte dorë nga përpjekjet për liri.

Rrënimi i vlerave shekullore tek popujt e pushtuar, sidomos tek Ballkanasit, zëvendësohej me antivlera, siç ishin martesat poligamike, martesat midis pjestarëve të së njëjtës familjes apo të së njëjtit fis, ndërrimi i emrit dhe i kombësisë, humbja e gjuhës, dhe më themelorja humbja e lirisë dhe identitetit.

Këtu nuk bëhet thjeshtë  fjalë për kultin  Otoman që u ngrit, por  parimin themelor të lirisë që u varros prej dhunës. Barbaria është vrasësja e lirisë, në të gjitha drejtimet, psikologjike, emocionale, jetike, humane, kulturore dhe nacionale.

Kështjellat e qytetërimit Ilir janë të lashta 2500-3000 vjeçare. Shumë qytetërime të tanishme, nga janë kthyer për ndikim disa shqiptarë, në atë kohë jetonin në epokë fisnore (parahistorike), pa ngulime territoriale, ndër pyje, apo nëpër çadra në shkretëtirë. Duke iu referuar historisë, dhe sipas  Muhamed Ali, në vendet arabe, shumica e foshnjeve vajza përfundonin  të varrosura  në shkretëtirë pa parë dritën e diellit! Pikërisht këta baballarë që kishin harruar se ishin lindur nga nënat, varrosnin nënat e ardhshme. Prej kësaj rrace dolën dhe Mamlukët e Turqit Selxhukë, e më pas Turqit  Otomanë  që qendruan si pushtues të disa vendeve  për  600 vjet.

Sipas librave të Hugh Kenedy  “The Great Arab Qonquests”, dhe “The Arabs”, të autorit Eugene Rogan, apo teksteve të tjera historike, pushtimi arab vjen pas vdekjes së Muhametit 632, një fakt që vlen për t’u theksuar.

Arabët jetonin të mbyllur në shkretëtirën mes kufijve të Sirisë dhe Irakut. Pjesa më e madhe e Sirianëve flisnin Greqisht ose Aramaisht; në Irak, pothuajse gjithashtu, Persisht ose Aramaisht; në Egjipt flitej Greqisht ose Koptisht; në Iran flitej Palhavisht; në Afrikën Veriore flitej Latinisht, Greqisht ose gjuha Berbere. Asnjë prej këtyre vendeve nuk ishin Islam dhe arabishtja as që njihej. Gjithashtu, Irani dhe Afganistani nuk njiheshin. Pas pushtimit arab, në më pak se një shekull, të gjitha këto vende dhe të tjera vende si Spania, Portugalia, Uzbekistani, Turkmenistani dhe jugu i Pakistanit (Sindi), filloi konvertimi masiv popujve autoktonë në religjionin Islam.

I pari Sultan i Selxhuk Turk ishte Tugrul Bey (1055-63). Turqit Selxhukë vinin nga fisi i Tartarëve që origjinën e kishin nga qendra e Azisë.

Pas dobësimit të Selxhukëve, shohim të ngrihen Otomanët Turq. Në vitin 1299  shohim sulltanin e parë Otoman, Osmani i Parë, dhe i fundmi Sulltan i Otomanëve ishte Sulltan Mehmeti i VI, në vitin 1922.

Në Shqiptari, Otomanët erdhën si pushtuesit më të egër në historinë e pushtimeve mbi tokën tonë. Luftërat që zhvilluan Shqiptarët kundër Turqve ishin të ashpra, që nga Gjergj Kastrioti deri tek Kara Mahmud Pashë Bushatlliu. Otomanët përdorën më së miri, trurin e Grekërve, Izraelitëve dhe Shqiptarëve. Nëse tek dy kombet e para, ata, shikonin vetëm mençurinë, tek Shqiptarët, përveç mençurisë shikonin dhe trimërinë. Dinakëria e Otomanëve, si Romakët dikur, e përdorën Shqiptarin si pararojë të ushtrisë Turke. Sipas E.Tarle, në librin “Napoleoni”, kur Bonoparti pushtoi Egjiptin dhe fitoi luftën kundër Mamlukëve, me 4 Mars 1799 marshoi në Jafe. Pas një rezistence të fortë të një garnizoni në Jafe, oficerët francezë, e lajmëruan Bonopartin, se pushtimi i asaj  fortese do të kishte një kosto të lartë, prandaj mbrojtësve u duhej premtuar falja e jetës në rast dorëzimi. Bonoparti premtoi t’ua falte jetën. Pas premtimit, mbrojtësit e Jafes u dorëzuan. Oficerët lajmëruan sërish Napolonin, se nga katër mijë vetët e dorëzuar, pjesa dërmuese ishin Shqiptarë. Bonoparti mendonte se ishte marrëzi t’i falte këta ushtarë që nuk luftonin për vendin e tyre të robëruar, por për interesin e pushtuesit. Pas një hezitimi tre ditor, ai dha urdhër të pushkatoheshin të gjithë. Një nga oficerët francez do të shprehej: “Nuk i uroj askuj të provojë atë që kemi ndjerë ne duke parë këtë ekzekutim”. Si shihet dhe në këtë ngjarje, Shqiptarët përdoreshin nga Perandoria Otomane, në vendet më të rrezikshme të luftimeve, arsyeja ishte e thjeshtë, Shqiptarët ishin ushtarë të fuqishëm dhe si të tillë, për Perandorinë ishin si makina lufte jo të kushtueshme, dhe se jeta e skllevërve Arrnautë nuk ishte e vlefshme si e Osmanëve. Disa  laramanë të shekullit të sotëm, po stisin broçkulla fëmijësh, se Otomanët ishin aleatë të Shqiptarëve etj. Unë e di se ka shumë budallenj në botë, madje edhe të shkolluar sepse tekefundit, keqformimi s’është tjetër veçse një formë e injorancës, por nuk ka në asnjë vend të botës së qytetëruar njerëz që guxojnë t’i thurin kaq lavde pushtuesve si në Shqipëri.

Populli Shqiptar dhe pse i pushtuar, i privuar nga e drejta për të shkruar dhe për t’u shkolluar në gjuhën e vet, e ruajti me fanatizëm gjuhën Shqipe, dhe falë burrave të mençur të të dyja feve, nuk munguan librat, edhe pse jo aq të shpeshtë sa i nevojiten kultivimit të një gjuhe. Mund të thuhet se triumfi i parë i vërtetë ndaj Otomanëve shënohet nga Rilindja Kombëtare, dhe ai është triumfi i gjuhës së shkruar. Shqiptarët e fituan me sakrifica të mëdha të drejtën për ta shkruar gjuhën e të parëve pas shumë shekujsh robërie. Shumë qytetërime e humbën gjuhën dhe kulturën, por jo Shqiptarët.

Shqiptarët filluan të ndërronin fe në  shumicë  rreth viteve 1750 –1800. Taksa e gjakut, i shtrëngoi Shqiptarët e krishterë të ndërronin publikisht emrat, por jo besimin e tyre për një kohë të gjatë. Kjo dukuri njihet nga historia si laramanizëm dhe njerëzit të cilët të cilët iu nënshtruan kësaj praktike njihen si kripto-katolikë apo kripto-ortodoksë. Më vonë, bash këto kripto ndërruan fe me kalimin e viteve duke gëzuar toka më të mira dhe taksa më të ulta. Kjo ishte mbase zgjidhja më e lehtë në atë kohë të errët pushtimi, por sot askush nuk duhet të gjykojë keq për vëllaun e vet që mendoi ndryshe, apo tjetri të rrahë gjoksin për qëndresë. Lëkura e trupit duket njësoj, por  nuk duron njësoj. Sot, kemi një realitet tjetër, krejt tjetër. Nuk jemi të detyruar t’i paguajmë haraç të huajit, dhe më pak, të servilosemi dhe të përkulemi para varreve të Sulltanëve, apo Knjazve, pushtuesve tonë shekullore.

Çfarë po ndodh sot me një pakicë Shqiptarësh, të cilët e paraqesin si shpëtimtare fytyrën e djallit pushtues, biles akoma më keq, shkojnë deri atje sa kanë ta quajnë vëlla!? Po kjo pikë e zezë në shekullin  njëzetenjë!?

Grekët jetuan nën pushtimin Otoman që nga viti 1453 deri në vitin 1821. Bullgaria jetoi 500 vjet e pushtuar nga i njëjti pushtues. U pushtuan nga Turqit një pjesë e mirë e Spanjës dhe Ballkani në përgjithësi. Megjithëse pjesa Grekët dhe Izralitët gëzonin një status më të lartë se arrnautët në Perandorinë Otomane, pasardhësit e tyre asnjëherë nuk thanë dhe nuk thonë që janë vëllezër me Turqit! Spanjollët dhe Bullgarët po ashtu. Të gjithë Ballkanasit dhe Europa e qytetëruar i quajtën Turqit pushtues dhe barbarë, vetëm disa trutharë shqipfolës, po na i quan vëllezër të një gjaku. Nëse me të vërtetë, këta njerëz nuk janë të shitur që punojnë kundër Dardanisë dhe Shqipërisë mëmë, atëherë mund të themi fare thjeshtë se këta njerëz nuk janë Shqiptarë, por Serbë, Mamlukë, Selxhukë apo Otomanë Shqipfolës. Ekzistenca e tyre është evidente. Paraqitja fodulle nëpër TV me deklaratat ogurzeza, dhe aty-këtu me shkrime pa brumë tregojnë rrezikun e regresit. Feja e gjithsecilit është personale dhe duhet respektuar si e tillë, por jo si diktat dhe qëllim në vetvete.

Opinioni i qytetëruar, Qeveria Dardane dhe ajo Shqiptare, duhet t’i luftojnë me forcën e ligjit rrymat dhe individët që cënojnë vlerat e qytetërimit Shqiptar dhe identitetin kulturhistorik të Shqiptarëve. Aq për më tepër kur këto rryma dhe këta individë nuk asgjë të përbashkët as me fenë Muslimane as me fenë e Krishterë të Shqiptarit.

Harmonia fetare është pa dyshim vlera më e çmuar që gëzon shoqëria shqiptare. Martesat mikste kanë ekzistuar edhe në kohët kur fanatizmi otoman synonte t’i mbante të përçarë Shqiptarët, ndërkohë që në ditët e sotme ato janë shtuar, duke e konsoliduar akoma më tej këtë harmoni, meqënese, siç është botërisht e njohur, familja është themeli i çdo shoqërie.

Ungjilli dhe Kurani, burimin e kanë nga e njëjta traditë e shenjtë. Mjafton vetëm të shohësh rolin e profetëve në të dy tekstet për të kuptuar se në thelb ngjashmëria është shumë më e madhe se diferenca: Abrahami është Ibrahimi; Ishaq është Isaak; Jozefi është Yusufi; Moisiu është Musai; Gjoni është Yahya e kështu me rradhë. Njëherë, tek bisedoja me një Imam, e pyeta se cili është babai i Muslimanëve, ai m’u përgjigj: “Ibrahimi”!. Pas kësaj përgjigje e pyeta se cili është babai i Kristianëve  dhe i Hebrejve. Ai m’u përgjigj: “Abrahami (Ibrahimi)”! Atëherë i thashë, “Çfarë faji ka babai se i dalin fëmijët kështu siç janë sot?” Imami më shikoi drejt e në sy me një buzëqeshje  të menduar, ku brenda ishte dhe përgjigja.

As Krishti dhe as Muhameti nuk thanë që të vriteshin njerëzit të pafajshëm nëpër avione, të hidheshin kullat e NY në erë, e të varroseshin për së gjalli me mijra njerëz. As Muhameti as Krishti nuk thanë, që njeriu të urrente njeriun si sot.

Bota e qytetëruar e ka pranuar fenë e Krishterë dhe të Krishterët e kanë pranuar vëllaun e vet Muhamedan. Roma persekutore e Kristianizmit, që martirizoi një milion të krishterë, do të bëhej më pas qendra e botës së Katolicizmit. Po me  respekt lejoi të ndërtohej Xhamia më e madhe e fesë Islame në botën perëndimore, bash në Romë. Lind pyetja, nëse Katolikët ta kërkonin të njëjtin privilegj në Arabinë Saudite, cila do të ishte përgjigja?

Fëmijët tanë nuk e kanë të shkruar në ballë se çfarë janë. Ata besojnë në një Zot, atë Zot që ndërton mirëkuptimin dhe dashurinë midis njerëzve, por jo në Zotin  e dhunës dhe të përçarjes, që nuk dihet se ku e ka folenë.

Nuk ka Shqiptar që e sheh vëllaun e vet katolik apo musliman ne rrezik dhe nuk e merr pushkën për të mbrojtur gjakun e të parëve. Ashtu, nuk do kishte Dardani (Kosovë), sikur mos të ishte ky vllazërim mes Shqipërisë Etnike, diasporë dhe anekënd botës.

Në Shqipëri u strehuan mbi një milion shqiptarë të Dardanisë, gjatë genocidid Serb mbi viset Shqiptare. Askush nga këto familje brilante Shqiptare, nuk rrahu gjoksin, duke thënë se çfarë bëmë për vëllezrit dhe motrat tona, siç bëjnë disa mburracakë që rrahin gjoksin, “Çfarë kemi bërë ne!”. Nëse dikush bën detyrën ndaj kombit të vet, nuk ka pse të mburret, sepse në çastet e martizimit të kombit, asnjë akt nuk ka vlerë të heroizohet.

Porchia, do të shkruante: “In full heart is room for everything, and in an empty heart there is room for nothing.”

Shqiptarët nuk kanë ngjasim me fiset që u bënë kombe me dhunë, as me kulturën e djallit. Shqiptarët nuk jetojnë në poligami, as nuk marrin mbesat apo kushërirat për gra, siç bëjnë Arabët, apo të tjerët rreth tyre. Lëkura e Shqiptarit është e fisme, e bukur, e zgjedhur se, bash dora e Zotit e krijoi dhe  zbukuroi.

Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më afër Europës dhe ëndrrës së bashkimit nacional. Shqiptarët e kulturuar kanë inteligjencen në klasin e duhur, ata, e njohin mirë historinë e tyre dhe nuk ka asnjë shans që kjo qytetari të infektohet prej  thirrjeve të tradhëtarve të kombit, kundër simboleve  nacionale.

Mos vallë Otomanët e sotëm, kanë dëshirë t’i tregojnë botës së qytetëruar, se lufta që zhvilloi ushtria e perëndimit kundër pushtuesit Serb, paska qenë e gabuar?!

Mos vallë Otomanët Shqipfolës, në aleancë si atëherë me Mbretin e Serbisë, Brankoviç, i prenë rrugën Gjergj Kastriotit, që të mos bashkohej me ushtrinë e Europës kundër Turqisë, duan t’ia ndalin hovin Dardanisë drejt bashkimit me Shipërinë mëmë dhe Europën? !

Mos vallë këta njerëz, kanë dëshirë që ta kthejnë Dardaninë e lirë në arenë gjaku përsëri?

Një Gjeneral Amerikan, tek dëgjonte se çfarë flitet e shkruhet kundër simboleve Kombëtare Shqiptare, dhe, kundër Nënës së botës së dhimbjes, Nënë Tereza, tha: “Sigurisht këta njerëz që shkruajnë dhe flasin kështu për Nënë Terezën nuk janë Shqiptarë, se nëse ata janë Shqiptarë. He, dmth, ne paskemi luftuar për lirinë e armiqve të humanizmit!”

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, dhe t’i tërheqim veshin verbërisë. Thirrjet e verbëra po udhëtojnë në kancelaritë e botës së qytetëruar, dhe nuk do jetë çudi që nesër, t’i thonë popullit martir Dardan dhe qeverisë së Prishtinës, se kushtet nuk janë plotësuar për pavarësinë e plotë dhe se Serbia i ka plotësuar kushtet për të hyrë në Europë. Kjo faturë e rrezikshme dhe fatale pikërisht prej prostitucionit politik e shpirtëror të disa mbeturinave  të Otomanomanisë, që nuk përkojnë me luftën që bëri UÇK, Europa, dhe, veçanërisht Shtetet  e Bashkuara te Amerikës dhe NATO për të pasur sot lirinë e fituar.

Flamuri Shqiptar nuk është me ngjyrë blu, as me ngjyrë jeshile dhe as me yll e hënë, por kuq e zi. Kushdo që pretendon për flamur tjetër nuk është Shqiptar!!!

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: alfons Grishaj, Otomanomania dhe Shqiptarët

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4758
  • 4759
  • 4760
  • 4761
  • 4762
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT