• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PDK: KOSOVA LUFTOI PER LIRI, SERBIA ISHTE AGRESORI

June 27, 2020 by dgreca

-PDK mobilizon strukturat e veta në mbështetje të pastërtisë së luftës çlirimtare, Kosova do të dalë edhe më e fortë-

-Kjo sfidë nuk do të lejohet as ta ndalë, as ta ndajë, as ta dobësojë Kosovën dhe të ardhmen e saj. Orientimi euroatlantik i Kosovës dhe miqësia e përhershme me SHBA-në, do të mbesin prioritetet e përhershme të shtetit tonë dhe angazhimi i përditshëm i PDK-së-

Prishtinë, 27 qershor 2020 – Partia Demokratike e Kosovës, sot, ka mbajtur takimet me Kryesinë, Grupin e saj Parlamentar dhe kryetarët e degëve.  Publikimi i paprecedent i pretendimeve për aktakuzë për dy nga themeluesit e UÇK-së, dy personalitetet kryesore të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kryetarit të partisë, Kadri Veseli dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është veprim kundërthënës. 

Veprimi i tillë është shumë negativ dhe shqetësues për mungesën e paanësisë së domosdoshme dhe abuzim i pushtetit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar duke lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. 

PDK është e bindur se populli shqiptar ka qenë në anën e duhur të historisë, se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga UÇK-ja ka qenë e drejtë, e pastër dhe një luftë mbrojtëse çlirimtare, prandaj edhe fitoi zemrat e gjithë botës perëndimore që u bashkuan në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi. 

Nuk mund dhe nuk do të lejohet të ndryshohet historia. Serbia ka qenë agresore dhe kryese e krimeve makabre dhe gjenocidit në Kosovë. 

Ky është një moment vendimtar për të siguruar një mbështetje gjithëpërfshirëse në realizim të nismës së Kryetarit Veseli për riaktivizimin dhe intensifikimin e përpjekjeve të Kosovës për drejtësinë tranzicionale, forcimin e memories kolektive dhe gjetjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të kriminelëve që kanë masakruar civilët shqiptarë.  

Kjo sfidë nuk do të lejohet as ta ndalë, as ta ndajë, as ta dobësojë Kosovën dhe të ardhmen e saj. Orientimi euroatlantik i Kosovës dhe miqësia e përhershme me SHBA-në, do të mbesin prioritetet e përhershme të shtetit tonë dhe angazhimi i përditshëm i PDK-së. 

Ne ju bëjmë thirrje strukturave drejtuese të partisë, anëtarësisë, qytetarëve dhe të gjitha partive politike që të shfaqin maturi dhe solidaritet, në mënyrë që së bashku ta mbrojmë luftën tonë të drejtë dhe interesin e shtetit tonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, liria, PDK

“Do të isha shumë fatlum po të vdisja martir i fesë”…

June 27, 2020 by dgreca

– Imzot Vinçenc Prennushi (1885-1949)-

Nga Don Pal Tunaj*/

“Brenda njeriut të dritës/

ka aq shumë dritë,/

sa më e shndrit edhe botën mbarë.”/

(Shën Simoni, Teologu i Ri)/

Madhështia dhe dinjiteti i një bariu të Kishës, hetohet më së thelli përmes kurorëzimit të dëshmisë së jetës së tij. Martirizimi është kurora e dëshmisë. Besnikëria e pranimit të dhuratës së jetës, shkëlqen dhe shfaqët në plotësinë e dritës së saj në mbarim. Dhurata e jetës përsoset duke e ruajtur me besnikëri deri në fund dhe duke e dorëzuar të pa cenuar në vdekje. Martirizimi shfaqë dritën e dhuratës gjatë aktit të dhurimit. “Nuk është e mundur të jesh bari i mirë, nëse nuk je një gjë e vetme me Krishtin dhe gjymtyrë e tij nëpërmjet dashurisë. Dashuria është detyra e parë e bariut të mirë, prandaj thotë: “Bariu i mirë e jep jetën e vet për dele” (Gjn 10,11). Në fakt ka ndryshim ndërmjet bariut të mirë dhe të keqit: bariu i mirë ka si qëllim të mirën e grigjës, ndërsa i keqi të mirën e vet. Nga rojet e deleve nuk kërkohet që, për t’u gjykuar si të mirë, të vënë në rrezik jetën e vet për të shpëtuar grigjën. Por, meqë shpëtimi i grigjës shpirtërore ka më shumë peshë se jeta trupore e bariut, kur kërcënon rreziku i grigjës, çdo bari shpirtëror duhet të përballojë flinë e jetës trupore”[1].

Dëshmia dhe martirizimi i Imzot Vinçenc Prennushit, është kurora e lavdishme në Kishën tonë.

Vinçenc Prennushi, lindi në Shkodër, më 4 shtator të vitit 1885, dhe vdiq në Durrës i persekutuar nga regjimi i kohës, më 19 mars të vitit 1949. Dashuria e tij për Jezu Krishtin, filloi që në vatrën e familjes, e cila shquhej për përkushtimin ndaj besimit. Jeta e tij do të përsoset në shërbim të dashurisë, sidomos duke ndjekur mësimet e virtyteve të Serafikut nga Asizi. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhrit françeskan. Studimet për teologji e filozofi i kreu në Tirol të Austrisë. Më 25 mars 1908, u shugurua meshtar i Urdhrit Françeskan, duke marrë emrin Át Vinçenc. Në vitin 1936 zgjidhet Ipeshkëv i Sapës, dhe në vitin 1940 u emërua Ipeshkëv i dioqezës së Durrësit, deri në vdekje të vitit 1949.

Imzot Vinçenc Prennushi, përpos misionit nën zhgunin e fratit e pastaj të ipeshkvit, njihet edhe si poet, përkthyes dhe folklorist. Bashkë me shumë sivëllezërit e tij të tjerë të vrarë nga regjimi komunist, do të shpallet i lumë, më 5 nëntor 2016.

Kur flasim për Imzot Vinçencin, mendja menjëherë shkon tek njeriu që kishte një erudicion të gjerë, dhe krijimtaria e tij e shumanshëm. Ishte i pajisur me dije e kulturë të madhe dhe mbi të gjitha, shquhej për zellin dhe misionin që kishte për Ungjillin e Jezu Krishtit.

Në gjysmën e dytë e shek. XX, në Shqipëri filloi një periudhë e salvimeve. Korifeu i kësaj periudhe gjatë salvimeve, ishte edhe prelati i kishës katolike në Shqipëri, Imzot Vinçenc Prennushi. Martirizimi i tij do bëhet jehonë, jo vetëm për Kishën, por edhe për gjithë botën, siç u shpreh edhe Papa Gjoni Palli II, gjatë vizitës së tij në Shqipëri: “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! I dimë të gjithë ngjarjet e trishtueshme që të është dashur të përballosh, veçanërisht në 25 vjetët e fundit. Vite të një mundimi të vërtetë, pasojat e secilit, koha me vështirësi do të arrijë t’i fshijë dhe që Evropa dhe gjithë bota nuk duhet t’i harrojnë”[2].

Nga koha kur pushteti komunist, filloi salvimet ndaj Klerit dhe Kishës, në rrugë dhe sheshe, dëgjoheshin rënkimet. Burgimet, vrasjet, torturat dhe zëri i vajtimeve, solli një atmosferë trishtimi. Gjithandej murmurisje. Tragjedia e masakrave filloi. Arrestimet ndaj meshtarëve, vrasjet pa gjyqe dhe frika e nënshtroi mbarë Shqipërinë. Në këtë periudhë, shfaqet figura e prelatit të madh, martiri i cili do të vulosë historinë e Kishës sonë me gjak.

“Do të vdesësh martir i fesë”

Nëse duam të përmbledhim jetën e imzot Vinçenc Prennushit, do të mjaftonte të kujtojmë takimin e tij me mistiken Teresa Neumann, në vitin 1928. Ajo ia zbulon ardhmërinë e jetës dhe apostullatit të tij. Gjatë takimit iu drejtua më këto fjalë V. Prennushit: “Do të jesh ipeshkëv dhe, sapo të mbushësh trembëdhjetë vjet të episkopatit tënd, do të vdesësh martir i fesë”[3].

Nga ky takim, fillon një jetë e re për Imzot Vinçencin. Rreth misionit që e priste, thoshte: “Do të isha shumë fatlum po të vdisja martir i fesë, por nuk arrij ta mendoj se në çfarë situatash”[4]. Shërbimin meshtarak dhe ipeshkëvor i tij ishte i drejtuar kah martirizimi: “Në vendin ku u hodh Adami mëkatar, atje do t’i sjellim trofetë tanë të fitores, pasi ta kemi hedhur për tokë atë që më parë na pati gënjyer. Do t’i dhurojmë Zotit, si dhuratë të madhe, fenë tonë të panjollosur, virtytin e mendjes se pacenuar dhe lavdinë e shkëlqyeshme të devotshmërisë sonë. (…) Do të ulemi pranë tij, ku ai të ulet për të gjykuar. Do të bëhemi bashkë-trashëgimtarë të Krishtit dhe do të jemi të ngjashëm me engjëj. Do ta kemi gëzimin të kemi në pronë mbretërinë qiellore bashkë me patriarkët me apostujt dhe me profetët. (…) Le të bjerë sa të dojë mbi të krishterët stuhia e përndjekjes. Ata nuk frikësohen, sepse e shohin mbi vete qiellin e hapur. Le t’i kërcënojë sa të dojë antikrishti, por Krishti vetë i mbron ata. Sa lumturi, sa gëzim të dalësh nga kjo botë në ngazëllim, të dalësh lavdishëm nëpërmjet hidhërimeve dhe ngushtimeve, t’i mbyllësh sytë që më parë shikonin njerëzit dhe botën dhe t’i hapësh menjëherë për të parë Hyjin, për të parë Krishtin! Sa i shpejtë duket ky kalim në lumturi! Në një çast shkëputesh nga toka për t’u vendosur në mbretërinë e qiellit”[5].

Jeta e tij ishte e shënuar me shumë vuajtje, si ato personale, por edhe të besimtarëve, që Kisha ia kishte besuar t’i printe si Bariu i mirë. I rënduar nga persekutimet dhe pushkatimet e klerikëve dhe laikëve, sheh se si: “Kisha është porsi një anije e madhe që e çan detin e botës. Kur dallgët e vështirësive të ndryshme e përplasin, nuk duhet të braktiset por të udhëhiqet”[6].

Shkrimet të cilat mund t’i hasim rreth biografisë së tij, sikur ato të Imzot Nigrisit, i cili e përshkruan si frikacak, duke u strehuar si i pa zë në vilën e tij, e dëshmojnë të kundërtën. Kur pushteti komunist-ateist, filloi të shtrinte pushtetin e tij në Shqipëri, ai deklaron me shpirtin e trishtuar: “tani po kalojmë nga shiu në breshër”[7]. Zëri i tij si bari i Kishës, nuk ishte frika për vetveten, por për grigjën që i ishte besuar ta ruante, ta udhëhiqte e ta ushqente. “Nuk kemi qenë të pazë, nuk jemi spektatorë të pafjalë, nuk jemi rrogëtarë që ikin para ujkut, por barinj të zellshëm dhe të kujdesshëm për grigjën e Krishtit. Të mëdhenjve dhe të vegjëlve, të pasurve dhe të varfërve, ua shpallim planin e Hyjit. Ua shpallim të gjitha shtresave shoqërore dhe të gjitha moshave, derisa Zoti do të na japë forcë, në kohë të volitshme dhe të pavolitshme”[8].

Nga parashikimi mbi jetën dhe martirizimin e tij, Imzot V. Prennushi do të mundohet të njësohet më sakrificën e Jezu Krishtit, sa herë që kremtonte misterin e Eukaristisë: “Cili është ky kelk? Është kelku i mundimit të hidhët dhe shërues; kelk të cilin i sëmuri nuk do të guxonte as ta prekte me dorë; po të mos e kishte pirë vetë mjeku më parë. Ai vetë është ky kelk, e njohim këtë kelk në fjalët e Krishtit i cili thotë: “Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kelk mundimesh” (Mt 26,39)”[9].

Pas vrasjes së patër Shtjefën Gjeçovit, si Ministër Provincial, tha: “Zoti, pas kësaj flije të re misionare, do ta drejtojë me dashamirësi vështrimin e vet nga kjo tokë, e vështirë për t’u punuar, por edhe premtuese. E pastaj, nëse Zoti do të dojë prej nesh fli të reja, do të përpiqemi, më ndihmën hyjnore, të mos kthehemi prapa, dhe besnik ndaj mandatit, do ta ruajmë edhe në të ardhmen, qoftë edhe çmimin e gjakut e të jetës, traditën e çmueshme dhe të dashur të Fesë së Krishtit”[10]. Pas katër vjetësh, përsëri sa i përket martirizimit, do të shkruante: “Nëse Zoti kërkon fli të reja në këtë Fushën tonë misionare, do të themi gjithmonë: u bëftë Vullnesa e Zotit”[11].

Kjo dëshmi feje shfaqet në aradhen e martirëve e bashkëvëllezërve të tij, që i paraprinë në amshim, sikur patër Luigj Pali, i vrarë në vitin 1913, patër Shtjefën Gjeçovi, më 1929. Pra “martirët e shenjtë e kanë ndjekur atë deri në derdhjen e gjakut, derisa i kanë përngjarë në mundimin e tij. E kanë ndjekur martirët, por jo vetëm ata. Dhe vërtetë, pasi ata kaluan, nuk u ndërpre ura; as nuk u tha burimi, pasi ata pinë. Kopshti i bukur i Zotit, o vëllezër, ka jo vetëm trëndafila martirësh, por edhe zambakë virgjërash, dredhëza të atyre që jetojnë në martesë, lule vjollca të të vejave. Asnjë kategori personash nuk duhet të dyshojë në thirrjen e vet: Krishti ka vuajtur për të gjithë”[12].

“Me të bâ dritë syt mbi dhé”

Kalvari i mundimeve që karakterizon martirizimin e tij është i madh. Ishte i sëmurë dhe pos punëve të renda fizike, rendonin mbi të edhe poshtërimet, peshat e trungjeve që i ngarkonin mbi supe, që i përngjanin Kryqit të Krishtit. Dëshmia e Arshi Pipës, që bashkë vuajti në burg me V. Prennushin, rrëfen mizorinë e tmerrshme të vuajtjeve në burgje.

Përshkrim vjen nga dora e atij që kujdesej dhe merrte pjesë në agoninë e kalimit të Imzot Prennushit në Amshim.“Nji ditë prunë ndër né për pak kohë don Jul Bonati, famullitarin e Vlonës. E bijshin nga Burgu i Vlonës për ta strehuen’azilin e të çmendunve të Durrësit. Don Jul Bonatin e kisha njoftë qysh kur kisha qenë student në Firence; ai përpiqej asokohe me shtypë përkthimin e vet italisht të “Lahutës së Malsís”. Nisëm kuvend. I kallzova se njeriu qi po gulshonte në shtrat ishte Imzot Prendushi. Atëherë Don Bonati, i cili memzi mbahej në kambë nga smundja dhe pleqnija e shtyme, u ngrejt dhe gaditue u zvarnisë ju qas Imzotit; bani me i puthë dorën por Imzoti, sado qin’ankthin e gulshimit, nuk e la dhe tërhoqi dorën. Atëherë Don Bonati i kërkoi bekimin, dhe Imzoti, me nji përpjekje të fundme, i vuni dorën mbi supe. Mandej u plandos mbi shtroje. Nuk vdiq atëherë, por disa ditë mâ vonë. Ndër ato ditë hoqi mâ shumë se kurr. Tmerri ishte nata. Der në mesnatë kishte dritë elektriku, der atëherë vuejtja ishte mâ e durueshme. Por t’u fikmen drita, n’errsinën qi mbytte dhomën, vuejtja e tij rritej, acarohej. Ishte a thue se mungesa e dritës i mungonte frymën. Gulshimi bâhej atëherë i mënershëm, si rënkimi i nji të plagosuni, i cili, në vend qi të shkonte tuerá, vinte tue u shtue, dern’ulurimë. I bâhej, si më rrëfente, a thue se çapoj të hekurt ja mbërthejshinkrahnorin, tue ja shtrydhë zemrën gjithnjimâ keq, tue ja shklye. N’ktë kohë njeriu nuk mund të flentemâ në dhomë. Ngriheshim me radhë dhe i fërkofshim kambët – kështu i dukej se diçka lehtësohej, mbajshim të pafikun zjarmin në votër: kandil nuk kishim dhe drita e flakes ndihmonte shumë me ja fashitë vuejtjen. Prandej qysh në mbramje kujdeseshim me grumbullue në votër mjaft drû. Ishte dimën, dhoma ngrohej me anë të votrës, prandej ishte parashikue nji sasi druni për zjarm. Por, kjo sasi nuk mjaftonte për me mbajtëzjarmin gjithë natën dhe na duhej, me mënyra të ndryshme, me bindë rojet qit’urdhënojshinshërbyest e spitalit për me na prû sa mâ shumë drû.Por ndodhte shpesh qi nuk mund të kishim drû sa duhej. Dhe kur fikeshin xhixhat e fundme dhe errësina peshonte në dhomë, ngriheshim prej shtratit, herë njeni herë tjetri, dhe i rrijshim të smundit te kryet, tue i folë (të folunit ja davaritte disi travajën), tue i dhanë zemër, tue e gënjye se do të bijshindrû të tjera ose se nata ishte në të sosun. Nji natë të tillë më tha copa copa: “Tash po kuptoj fjalët e Goethes: “Mehr Licht!”Ajo dritë, së cilës i kishte thirrë në pikë të mortjes Poeti nuk ishte sigurisht, drita qi shohin syt tanë shqisorë. Dhe ktê Imzoti e dinte mirë. Por, cili njeri nuk pau në dritën e ambël të qiellit symbolin e jetës? “Me të bâ dritë syt mbi dhé” – thotë populli ynë, me nji shprehje epërsisht poetike, për me cilësue jetën. (…) Imzot Prendushi u ndá kso jete nji natë të frorit 1948. Atë natë kishte zjarm në votër. Kur ja mbylla syt, syt e lodhun, të shterrun, qi aq shumë kishin rektue për dritë, m’u duk se pashë në fëtyrën e tij të hajthët, të shkrime, të paqueme mbas aq mundimi, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mue më bâjshin syt e përlotun, ndofta nuk ishte veçse nji refleks i flakrimeve të kuqrimta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrat e faqeve dhe ndër gropëzat e syve. Por ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti qi në grahmat e dhimbës fyzike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj, kur dhimba të prâjë, si ujt prej lymit qi e pat trazue. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksín e shpirtit. Por âsht vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin kur vërejmë qysh njerzit vdesin për ideale”[13].

Martiri i qëndron besnik dashurisë së Hyjit përmes vuajtjes dhe vdekjes. “E pra, akuzuesit dhe të akuzuarit, a thua nuk jemi të gjithë nga e njëjta baltë dhe nga i njëjti brum? Athua nuk do të dalim të gjithë para gjyqit të Krishtit? E me çfarë ndërgjegjeje do të paraqitemi para tij? Ndoshta kanë enë frika dhe druajtja që i shtynë ata njerëz të linin pas dore urdhërimet e Hyjit. Por çfarë domethënie ka ajo druajtje? Shpirti i së keqes a thua shkaktari i së cilës së keqe nuk ishte? Dhe kështu më mbajtën si armik të tërë bashkësisë së Kishës dhe kundërshtar të tyre. Por “vullneti i Hyjit është që të shëlbohen të gjithë njerëzit dhe t’ia arrijnë njohjes së vërtetës” (1Tim 2,4). Atëherë, pra, nëpërmjet ndërmjetësisë së Shën Pjetrit le t’i forcojë zemrat në fenë e drejtë, le t’i bëjë të qëndrueshëm kundër çdo heretiku apo armiku të Kishës sonë. Le t’i japë fuqi së paku bariut i cili tani i qeverisë ata. Në mënyrë që pa lëshuar pe në asnjë pikë as edhe në më të voglën dhe pa u lakuar në asnjë pjesë, qoftë edhe ato dytësoret, ta ruajmë të plotë fenë e pohuar me shkrim para Hyjit dhe engjëjve të shenjtë, dhe që, për këtë arsye, Zotit dhe shëlbuesit tonë Jezu Krishtit. Vetë Zoti më siguri do të ketë kujdes për trupin tim të shkretë si t’i pëlqejë atij të sillet me të, ose duke më lënë mes vuajtjeve të vazhdueshme ose duke më dhuruar edhe ndonjë ngushëllim të vogël”.[14]

E gjithë kjo histori feje e Imzot Vinçencit, mbështetet në fjalët e Shën Çiprianit ipeshkëv dhe martir, i cili rreth martirëve, tha: “Ngjeshini ijët me të vërtetën dhe vishni drejtësinë në vend të pancirës, mbathni këmbët me zellin e kumtimit të Ungjillit të paqes! në çdo gjë mbani në dorë shqytin e fesë: me zellin e kumtimit të Ungjillit të fesë: me të do të mund t’i fikni shigjetat e zjarrta të të Keqit! Merrni përkrenaren e shëlbimit dhe shpatën e Shpirtit Shenjt, domethënë Fjalën e Hyjit” (Ef 6,14-17). T’i marrim këto armë, të pajisemi me këto mburoja shpirtërore dhe qiellore që t’mund t’i bëjmë ballë dhe t’i largojmë sulmet e djallit në ditën e së keqes. Të rivishemi me mburojën e drejtësisë, në mënyrë që gjoksi ynë të jetë i mbrojtur kundër goditjeve të armikut. Këmbët tona le të mbathen dhe le të pajisemi me mësimin ungjillor. Duke filluar kështu të shkelim dhe të shtypim gjarprin, nuk do të kafshohemi dhe nuk do të mposhtemi nga ai. Ta mbajmë me vendosmëri mburojën e fesë, në mënyrë që kundër saj të shuhet çdo rrufe e zjarrtë që armiku e përplas kundër nesh. Le ta marrim si mburojë të kokës edhe helmetën shpirtërore, që t’i ruajmë veshët tanë nga dëgjimi i fjalëve vdekjeprurëse, sytë tanë nga figurat e urryeshme. Le të jetë i mbrojtur balli ynë që të ruajmë shenjën e Hyjit, goja jonë për të dëshmuar në mënyrë të virtytshme Zotin tonë Jezu Krishtin”[15].

Në shpirtin e vet intononte Himnin e Kryqit, të atij Kryqi që e mbante me aq dinjitet në parzmën e trupit të tij, si bari i Kishës e që përshkon mbarë gjithësinë:

“O Kryq, ti pajtimi i kozmosit

Ti kufiri i largësive të botës,

Ti lartësia e Qiellit

Dhe thellësia e tokës.

Ti vargoi lidhës i krijimit,

Ti largësia e krejt së dukshmës

Dhe gjërsia e ekumenës.”[16]

“Drita shndriti në errësirë e errësira nuk e pushtoi”

Nuk ishte vetëm puna fizike ajo që e rëndonte në ditët e burgimit, më të tmerrshme ishin dhimbjet që i sprovonte sidomos gjatë natës.

Në librin e parë të Shkrimit të Shenjtë, lexojmë: “Terri e mbulonte humnerën dhe fryma e Hyjit endej përmbi ujërat. Hyji tha: le të bëhet drita, dhe drita u bë. Hyji pa se drita ishte gjë e mirë dhe e ndau dritën prej territ” (Zan 1,2-4). Imzot Vinçenci e kërkonte Dritën për të zotëruar zemrën e njeriut, dritën në të cilën e drejtoi popullin e Zotit më predikimet dhe mësimet e tij, sepse “kush i sundon njerëzit me drejtësi, kush sundon më frikën e Hyjit, është si drita e agimit” (2 Sam 23,3-4). Në netët plot dhimbje me siguri i shqiptonte edhe fjalët e psalmistit “le të ndritë mbi ne, o Zot, drita e fytyrë sate” (Ps 4,7), dhe “dërgoje dritën tënde dhe të vërtetën tënde: ato le të më prijnë, le të më përcjellin në malin tënd të shenjtë, në Tënden tënde” (Ps 43,3). Kërkonte dritën që është Jezu Krishti. Fjala e tij është “drita për të drejtin” (Ps 97,11). Dëshironte të jetë i përshkuar më Dritën që është vet Hyji, Drita e cila është jetë, sepse “Jeta është drita e njerëzve; e Drita shndriti në errësirë e errësira nuk e pushtoi” (Gjn 1, 4-5).

Imzot Vinçenci kërkonte dritën. Dritën që shndriti njerëzimin si lajmi i gëzueshëm i lindjes së Jezu Krishtit i para lajmëruar nga Isaia profet: “populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe; për banorët, që jetonin në krahinën e hijes së vdekjes, zbardhi për ta drita” (Is 9,1). Më dritën e fesë dëshironte të shndrit edhe vetë persekutorët. Dritën të cilën ai e ka pranuar si dhuratë të fesë dëshiron po më atë dritë ti shndritë errësirat e të keqes. Dritën depërtuese: “Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit. As nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta vënë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi. Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell” (Mt 5, 14-16).

I sëmur, i molisur nga punët e rënda, i torturuar, nuk e kishin lodhur aq, sa e mundonte mungesa të jetë mes popullit të vet. Tani, populli dhe Kisha e tij kufizohet në një dhomë prej tridhjetë metra katrorë, përplot më besimtare të rinj që Zoti ia ka dorëzuar dhe në skutat e burgut: “prej errësirës le të shndrisë drita!”(2 Kor 4,6). Duke kërkuar Dritën, të cilën errësira nuk e pushtoj, i mbajtur në tortura si Jezusi të cilit ia flijoi jetën, ai nuk e sheh këtë vend si izolim, por si një mundësi dëshmie: “O burg i lumtur, i nderuar nga prania juaj! O burg i lumtur, që nis drejt qiellit njerëzit e Zotit! O errësira, më të shkëlqyera se dielli e më të shndritshme se drita e kësaj bote, ku tani janë ngritur tempujt e Hyjit dhe gjymtyrët tuaja janë shenjtëruar nga dëshmitë hyjnore”[17].

“Unë jam hardhia ju jeni shermendet”

Imzot Vinçenci ishte i thirrur të punonte në vreshtin e Zotit. Kisha është fryti edhe i hardhisë. Nga kokrra e rrushit nxirret vëra. Martirizimi është “shtrydhësi” prej nga Kisha nxjerr verën e shenjtërisë. Shën Augustini duke kundruar misterin e Kishës, ofron një thellësi teologjike të rrallë të simbolit të verës dhe shtrydhësit. Rreth saj thoshte: “Vila e parë e rrushit e shtrydhur në presë është Krishti. Kur vila shtrydhet rrjedhë vera. Nëse nuk pëson këtë ‘shtrydhje,’ajo qëndron si e shterpë, nuk nxjerr asgjë nga vetvetja. Nëse mendon të mos vuash nga kurrfarë persekutimi, nuk ke filluar ende të jesh i krishterë. E ku qëndron atëherë fjala e apostullit: “Të gjithë ata që duan të jetojnë plotësinë në Jezu Krishtin, do të vuajnë persekutime? Kur fillohet të jetosh në plotësinë e Krishtit, duhet të hysh në shtrydhës. Përgatitu për fermentim që mos të jesh i thatë dhe që nga fermentimi do mos rrjedh asgjë”[18].

Imazhi i vreshtit në traditën Biblike, paraqet jetën e popullit të Hyjit: “Do t’ia këndoj të dashurit tim këngën e mikut tim mbi vreshtin e tij. Miku im kishte vreshtin në një kodër të pëlleshme. E thuri, ia qëroi gurët, e mbëltoi me hardhi të zgjedhura, në midis të tij e ndërtoi kullën, në të punoi edhe shtrydhësin” (Is 5, 1-2).

Jezusi dhuron një pamje edhe të thellë, kur thotë: “Unë jam hardhia e vërtetë, e im Atë është vreshtari. Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt, Ai e pret, kurse secilin që jep fryt, Ai e pastron, që të japë fryt. Banoni në mua sikurse edhe unë në ju. Sikurse shermendi nuk mund të jap fryt prej vetvetes, i shkëputur prej hardhisë, po ashtu as ju, nëse nuk mbeteni në mua. Unë jam hardhia ju jeni shermendet. Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s’mund të bëni asgjë. Nëse ndokush nuk mbetet në mua, hidhet jashtë porsi shermendi i prerë e thahet. Të tillët i bashkojnë, i qesin në zjarr e digjen” (Gjn 15, 1-6).

Vjelja është e dhimbshme. Pa dhembjen e shtrydhjes dhe shkeljes, nuk jepet fryti për të cilin jemi mbjellur.

Imzot Vinçenci, si martir hyri në shtrydhës dhe u fermentua për Krishtin dhe Kishën e tij. Martirizimi është fryt i një procesi të fesë. Lind nga thirrja e Zotit. Martirizimi i Imzot Vinçencit është modeli i shenjtërisë, në shekullin më të errët në të cilin ka jetuar Kisha në Shqipëri dhe në mbarë botën. Figura e martire e Imzot Vinçenc Prennushit, kërkon nderimin dhe dashurinë: “populli i krishterë e kremton përkujtimin e martirëve me një kremtim të devotshëm, qoftë për t’u bashkuar me meritat e tyre dhe për të marrë ndihmë prej lutjeve të tyre. (…) Ne, pra, i nderojmë martirët me atë kult dashurie dhe bashkimi me të cilin edhe në këtë jetë i nderojmë njerëzit e shenjtë të Hyjit, zemra e të cilëve ne e ndiejmë se janë të gatshme për martirizim për shkak të së vërtetës së Ungjillit. Por, martirëve që janë fitimtarë në jetën e lumtur, pasi që i kanë kaluar të gjitha provat, ua ngrisim lavdinë tonë më të përshpirtshëm”[19].

Martirët janë shenjë e pranishmërisë së Hyjit në jetën tonë. Ata janë dëshmitarët më të përkryer të dashurisë së Hyjit dhe kurora e lumturive në botë. Nga gjaku i martirëve do të lulëzojë Kisha jonë: “Historia e Shqipërisë shkëlqen me emrat e martirëve që morën pjesë në një mënyrë të veçantë në kryqëzimin dhe ringjalljen e Krishtit. Është Krishti që ka vuajtur në Martirët e vet, në Ipeshkvijtë dhe në Meshtarët, në Rregulltarët dhe Rregulltarët e në personat e shuguruar, dhe në të gjithë ata që në tokën tuaj, kaluan një përvojë vdekjeje tronditëse, që shkroi me dhimbje historinë e kohëve të fundit”[20].

Gjaku i martirëve dhe vuajtja e çdo besimtari është rimëkëmbja e Kishës sonë: “O e lumtura Kisha jonë, që Hyji vazhdon të ndriçojë dhe të nderojë me aq dinjitet, Kisha jonë që edhe në kohet tona është bërë e shkëlqyer nga gjaku i lavdishëm i martirëve! Më parë ishte e dëlirë në veprat e vëllezërve, tani u bë krejtësisht e bardhë më gjakun e martirëve. Mes luleve të saj nuk mungojnë as zambakët as trëndafilat. Çdonjëri prej nesh le të aspirojë drejt nderit të lartë dhe të dyfishtë, duke u përpjekur të ketë së paku kurorën e veprave, ose atë krejtësisht të pastër të martirizimit”[21].

Imzot Vinçenci e ndriçoi Kishën me dëshminë e tij. Ai i qëndroi besnik mandatit apostolik, pa e fshehur frikën e vdekjes, por që nuk i braktis delet e veta, as vathën që është vetë Kisha.

Dëshmia e vdekjes së tij është e përshkruar me trishtim e dhimbje: “Ipeshkvi Prennushi u arrestua në selinë e Durrësit, u gjykua pasi i’u nënshtrua torturave dhe u dënua me njëzet vjet burg dhe punë të detyruar. Në fund, në burgun e Tiranës, e detyronin të merrte pjesë – i zhveshur – në disa gjimnastika e vrapime. Meqenëse nuk mundi ta bënte këtë prej moshës dhe peshës së tij, e goditën me shuplaka e me shkopinj në çdo pjesë të trupit, derisa e kthyen në kufomë. Për ta marrë kufomën e tij u angazhua don Marku: mezi e mori lejen për këtë gjë. Kur mundi të hynte në burg e gjeti kufomën të hedhur mbi një tryezë të ngushtë, me kokën e gjoksin nga njëra anë dhe këmbët nga ana tjetër, të varura, në gjendje rrëqethëse”[22].

Papa Françesku në vizitën e tij apostolike në Shqipëri më 21 shtator 2014, ndër të tjera kujtoi së si shqiponjat fluturojnë lartë duke mos e harruar folenë. Martirët janë si shqiponja që nuk e harrojnë folenë – Kishën, në të cilën u rilindën për të fluturuar lartë, lartë deri në Mbretërinë e Qiellit.

I lumi imzot Vinçenc Prennushi: lutu për ne!/*drita.info(E dergoi per Gazeten Dielli-autori)

———————————————–

[1] Shën Tomë Akuini, Shtjellime mbi Gjonin, në Liturgjia e Orëve, IV, Tiranë–Shkodër-Prishtinë, 2006, f. 113.

[2] Gjon Pali II, Fjala e Atit të shenjtë në aeroportin e Rinasit, në D. Xhuxha, Papa në Shqipëri, Drita, Prizren, 1995, f.17.

[3] Atë Leonardo Di Pinto, Imzot Vinçenc Prennushim, me shokë martirë, Arqipeshkvia metropolitane Shkodër-Pult, 2016, v. I,  f. 38.

[4] Di Pinto, Imzot Vinçenc Prennushi, f. 38-39.

[5] Shën Cipriani, Drejtuar Fortunatit, në Liturgjia e orëve, IV, f. 1345-46.

[6] Shën Bonifaci, Letrat, në Liturgjia e orëve, II, f. 1606.

[7] Di Pinto, Imzot VinçencPrennushi, f. 30.

[8] Shën Bonifaci, Letrat, në Liturgjia e orëve, II, f. 1607.

[9] Shën Augostini, Nga Ligjëratat, në Liturgjia e orëve, II, f. 1744.

[10] Di Pinto, Imzot Vinçenc Prennushi, f. 38.

[11] Di Pinto, Imzot Vinçenc Prennushi, f. 41.

[12] Shën Augostini, Fjalimet, në Liturgjia e orëve, IV, f. 1143.

[13] Shih. Arshi Pipa, Kujtim mbi Vinçenc Prennushin, Tiranë, Shkurt 1947. ID., “Fali o Zot, nuk dinë çka bajnë. Monsinjor Vinçenc Prennushi in memoriam”, Tiranë, 28 shkurt 1995.

[14] Shën Martini I, Papë, Letrat, në Liturgjia e Orëve, f. 1478:

[15] Shën Çipriani,  Letra, në Liturgjia e Orëve, II, f. 1475.

[16] P. Kola, Kryqi. Shenja e papërmbysur e fitorës së përkryer, Fjala Hyjnore – Misioni Katolik Shqiptar në Austri, Prishtinë – Vjenë, 2011, f. 26.

[17] Shën Çipriani, Nga Letrat, në Liturgjia e orëve, II, f. 1712.

[18] Shën Augostini, Enarr. In Ps. 55, 3.4, në Opere di Sant’ Agostino, Città Nuova, Roma 1968.

[19] Shën Augostini,  Traktati kundër Faustit, në Litrugjia e Orëve, I, f. 1019.

[20] Gjon Pali II, Pretku i Atit të shenjtë gjatë Meshës në Katedralen e Shkodrës, f. 26-27.

[21] Shën Çipriani, Letrat, në Liturgjia e Orëve, IV, fq.1157.

[22] Di Pinto, Imzot Vinçenc Prennushi, fq. 49-50.

Filed Under: Politike Tagged With: Don Pal Tunaj, Imzot Vincenc Prenushi, martir

KRYETARI I VATRËS NË TAKIM VIRTUAL ME AMBASADORIN GRENELL

June 27, 2020 by dgreca

Të Premten me 26 Qershor 2020, Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës “VATRA” z. Elmi Berisha, ishte pjesë e takimit virtual me të dërguarin e Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë- Serbi, ambasadorin Richard Allen Grenell.

Në takimin virtual me diplomatin amerikan, ish ambassador në Gjermani dhe të dërguarin e posacëm të Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, morën pjesë disa aktivistë shqiptaro-amerikanë, përfshirë edhe kryetarin e  Vatrës z. Elmi Berisha.

Takimi virtual u mbajt të Premten, 26 Qershor 2020. Përballë ambasadorit, Grenell, organizator i takimit të anuluar të 27 shtatorit, ishin z. Elmi Berisha, Kryetar i Federates Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, z. Martin Vulaj, aktivist shqiptaro amerikan, z.Uk Lushi, përfaqësues i Batalonit “Atlantiku“ dhe avokatja Ana Cenaj, përfaqësuese e komunitetit shqiptaro – amerikan në Dallas Teksas.

Takimi përcolli shqetësimet e diasporës shqiptare të Amerikës rreth situatës në Kosovë dhe dialogun me Serbinë dhe qëndrimin amerikan. Kryetari i Vatrës z. Berisha foli në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhe përcolli shqetësimet e vatranëve.

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasadori Grenell, Ana Cenaj, Uk Lushi

HOTI:Interes i Kosovës: Dialogu me Serbinë të mbyllet sa më shpejtë…

June 27, 2020 by dgreca

-Kryeministri Hoti pas takimeve në Bruksel e anulimit të udhëtimit drejt Uashingtonit kthehet në Prishtinë, në konferencë shtypi sot deklaroi:Është me interes për shtetin e Kosovës që procesi i dialogut me Serbinë të mbyllet sa më shpejtë duke qenë se ka interesim të madh nga Bashkimi Evropian, nga vendet kyçe të tij, dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës-

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 27 Qershor 2020/ Kryeministri Avdullah Hoti sot në Prishtinë pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel, tha se është me interes për shtetin e Kosovës që procesi i dialogut me Serbinë të mbyllet sa më shpejtë duke qenë se ka interesim të madh nga Bashkimi Evropian, nga vendet kyçe të tij, dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pavarësisht ndryshimeve në axhendën e ditëve të fundit sa i përket dialogut, ne si qeveri mbesim të përkushtuar për procesin e dialogut. Besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe dje te zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe e njëjta gjë na është kërkuar nga ata zyrtarë me të cilët jemi takuar”, tha kryeministri i Kosovës në konferencë shtypi.

Për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit, vijoi kryeministri Hoti,  kemi shtyrë vizitën në Uashington.

“Unë kam pasur komunikim intensiv me të dërguarin special të Presidentit Amerikan Trump për dialog, ambasadorin Grenell. Pas diskutimeve që kam pasur me të jemi dakorduar përfundimisht që takimin ta shtyjmë për një datë tjetër, e cila duhet të ndodhë së shpejti. Axhenda e atij takimi mbetet e njëjtë prapë, që t’i japë shtysë mbështetjes së procesit të dialogut përmes një axhende të zhvillimit ekonomik që e ndryshon komplet gjendjen ekonomike në dy vendet, por edhe komplet në rajon”, theksoi Hoti.

Kryeministri Hoti tha se, tanimë janë duke u bërë aranzhimet finale për Samitin e Parisit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë.

“Ne kemi dhënë dakordimin tonë si qeveri që jemi të gatshëm për të qenë pjesë e atij samiti që kryesohet nga dy shtete kryesore të BE-së. Në fakt, jemi të nderuar që kemi një fokus dhe një interesim kaq të madh të Presidentit të Francës dhe Kancelares Gjermane për këtë proces. Në ditët e ardhshme ne do të punojmë shumë brenda qeverisë për të funksionalizuar strukturat e nevojshme për procesin e dialogut përmes Këshillit të ekspertëve për dialog, të cilët do të jenë të përgatitur që të prezantojmë qëndrimin tonë për secilën prej temave që ngritën në procesin e dialogut”, u shpreh kryeministri kosovar.

Për ditën e sotme, 27 Qershor,  ishte parlajmëruar një takim në Shtëpinë e Bardhë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në 24 Qershor Presidenca  kumtoi se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 25 Qershor edhe kryeministri Hoti deklaroi  se, për shkak të zhvillimeve të reja duhej të kthehej në Prishtinë për tu marrë me situatën dhe
bëri të ditur se e ka njoftuar ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë.

    ***

KRYEMINISTRI HOTI: KOSOVA I KA PLOTËSUAR TË GJITHA KUSHTET PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel, sot në 27 Qershor 2020,

ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.


Kryeministri Hoti theksoi se në këto takime janë diskutuar temat me interes vital për shtetin e Kosovës, duke filluar nga çështja e vizave, luftimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu, për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, anulimi i vizitës në Uashington dhe për përgatitjet për Samitin e Parisit.

Fjala e plotë e kryeministrit Hoti në konferencën për media

Ju falënderoj të gjithëve për prezencën, këtë ditë të shtunë!

Ju kemi ftuar për të prezantuar para jush disa çështje lidhur me vizitën në Bruksel, që mendoj se është tepër e rëndësishme për shtetin dhe Qeverinë e Kosovës.


Siç e keni parë nga agjenda e djeshme kemi pasur takime të nivelit më të lartë në kuadër të institucioneve të Bashkimit Evropian, duke filluar nga presidenti i Këshillit, Charles Michel, nga presidentja e Komisionit Evropian, znj. Von der Leyen, nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në kuadër të Parlamentit Evropian, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i Partive Popullore Evropiane dhe mik i Kosovës, David McAllister.


Temat që i kemi diskutuar në këto takime, pa përjashtim të gjitha, besoj që janë tema me interes vital për shtetin e Kosovës duke filluar nga vizat. E them me kënaqësi që ka një mirëkuptim të plotë nga ana e Komisionit Evropian dhe e Parlamentit Evropian, për nevojën që ka Kosova dhe qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm sa më parë.

Pranohet nga të gjithë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që i janë vendosur për liberalizim të vizave. Sigurisht, tash është obligim yni si Qeveri që t’i mirëmbajmë ato kritere që i kemi plotësuar për liberalizim të vizave.


Unë pres që disa prej vendeve anëtare që në të kaluarën kanë qenë pak skeptike në këtë drejtim, me përkushtimin e treguar nga Qeveria e re, për Agjendën e Reformës Evropiane, për zbatimin e MSA-së dhe reformat në drejtësi, të lëvizin sa më shpejt përpara në liberalizim të vizave.


Siç e keni parë, një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian, dje i kanë shkruar Kancelares Merkel, duke qenë se Gjermania nga data 1 korrik e merr kryesimin e BE-së, deputetë nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim dhe kjo neve na bën me shpresë që ka një pajtueshmëri të gjerë te të gjitha grupet e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


Ne do të punojmë tash në javët e ardhshme, veç e veç, me secilin prej vendeve të BE-së për të treguar përkushtimin tonë për reformat dhe për mirëmbajtje të kritereve që i kemi plotësuar tanimë për liberalizim të vizave.


Çështja e dytë për të cilën kemi biseduar është sigurisht luftimi i pandemisë. Unë i kam falënderuar Komisionin dhe institucionet e BE-së për mbështetjen që na kanë dhënë në luftimin e pandemisë, edhe financiare, edhe teknike.


Ne tash, siç po duket, duhet të bëhemi gati për valën e dytë të pandemisë dhe do të punojmë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me institucionet shëndetësore që të krijojmë të gjitha kapacitetet e nevojshme që të normalizojmë jetën, biznesin, arsimin dhe institucionet e tjera sa më parë dhe të mësohemi të jetojmë në kuadër të kushteve të pandemisë. Orientimi ynë si qeveri është që të zbatojmë protokollet e Komisionit Evropian sa i përket luftimit të pandemisë.


Çështja e tretë që e kemi biseduar në detaje, është rimëkëmbja ekonomike dhe mbështetja që i duhet krejt Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti për t’i tejkaluar pasojat ekonomike të pandemisë.


I kam njoftuar institucionet e BE-së për përpjekjet që kemi bërë deri tash, me krijimin e Fondit për rimëkëmbje ekonomike që është afër 400 milionë euro dhe jemi dakorduar që në pjesën e dytë të vitit i gjithë Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, të trajtohet veçmas në një pako gjithëpërfshirëse të mbështetjes ekonomike dhe të rimëkëmbjes që jep Bashkimi Evropian për të gjitha këto vende.

Jemi dakorduar që të rishikojmë agjendën e reformave evropiane edhe një herë, bazuar në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, por ta rishikojmë duke vendosur kritere të qarta në mënyrë që të mbesim të fokusuar drejt integrimit evropian. Kjo është e para që sot kam dashur të flas para jush dhe para qytetarëve.


E dyta, zhvillimet politike dhe zhvillimet e fundit në veçanti që kanë ndodhur në Kosovë, e kanë ndërruar pak dinamikën e agjendës sonë si qeveri, tash pas njoftimit për dorëzim të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Lidhur me këtë çështje më lejoni t’i them tri shtylla të qëndrimit tonë si qeveri:


E para, lufta çlirimtare e popullit të Kosovës sigurisht është arritja më e madhe e organizimit tonë për të fituar pavarësinë. Kjo luftë është e shenjtë për popullin e Kosovës, kjo luftë ka sjellë lirinë dhe pavarësinë dhe në fakt akti i shpalljes së pavarësisë që është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, plotësisht e legjitimon luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.


E dyta, duhet të pajtohemi të gjithë ta respektojmë në plotni parimin e drejtësisë që është prezumimi i pafajësisë derisa nuk ka vendim përfundimtar nga një gjykatë kompetente dhe


E treta, unë jam i bindur që të gjitha institucionet, bartësit e institucioneve në Kosovë do të tregojnë maturi në këtë situatë të re të krijuar, sikur që kemi treguar maturi në të kaluarën për të respektuar plotësisht obligimet tona kushtetuese dhe ligjore, por edhe obligimet tona ndërkombëtare që i kemi si shtet.


Çështja e fundit që dëshiroj të flas para jush është procesi i dialogut. Më lejoni edhe një herë të them para jush që pavarësisht ndryshimeve në agjendën e ditëve të fundit sa i përket dialogut, ne mbesim të përkushtuar për procesin e dialogut si qeveri. Besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe dje te zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe e njëjta gjë na është kërkuar nga ata zyrtarë me të cilët dje jemi takuar.


Është me interes për shtetin e Kosovës që ky proces të mbyllet sa më shpejt duke qenë se ka interesim të madh nga Bashkimi Evropian, nga vendet kyçe të BE-së dhe nga SHBA.


Për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit, për të cilat fola më lart, ne kemi shtyrë vizitën në Uashington. Unë kam pasur komunikim intensiv me të dërguarin special të Presidentit Trump për dialog, ambasadorin Grenell.

Pas diskutimeve që kam pasur me të jemi dakorduar përfundimisht që ta shtyjmë për një datë tjetër, e cila duhet të ndodhë së shpejti. Ju do të njoftoheni së shpejti për datën që do të caktohet për këtë takim. Agjenda e atij takimi mbetet e njëjtë prapë, që t’i japë shtysë mbështetjes së procesit të dialogut përmes një agjende të zhvillimit ekonomik që e ndryshon komplet gjendjen ekonomike në dy vendet, por edhe komplet në regjion.


Tanimë janë duke u bërë aranzhimet finale për Samitin e Parisit. Ne kemi dhënë dakordimin tonë si qeveri që jemi të gatshëm për të qenë pjesë e atij samiti që kryesohet nga dy shtete kryesore të BE-së. Në fakt, jemi të nderuar që kemi një fokus dhe një interesim kaq të madh të presidentit të Francës dhe Kancelares gjermane për këtë proces. Në ditët e ardhshme ne do të punojmë shumë brenda qeverisë për të funksionalizuar strukturat e nevojshme për procesin e dialogut përmes Këshillit të ekspertëve për dialog, të cilët do të jenë të përgatitur që të prezantojmë qëndrimin tonë për secilën prej temave që ngritën në procesin e dialogut.


Besoj që shumë shpejt agjendën për këtë Samit do ta kemi publike dhe do të njoftoheni të gjithë me kohë.

Ju falënderoj për vëmendjen!

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Dialogu me Serbine, Kryeminsitri Hoti

AKTAKUZA NDAJ THACIT, VESELI & Co, NJË QASJE NDRYSHE

June 27, 2020 by dgreca

Nga Skënder MULLIQI/
Tema me aktuale dhe e nxehtë politike eshtë ngritja e aktakuzave ndaj presidentit, Thaçi dhe ish kryeparlametarit Veseli nga Gjykata Speciale,që po komentohen ne menyra te ndryshme, dhe kan nxitur debate të forta ne opinionin e gjere public, si vendor ashtu edhe ate ndërkombëtar.Po ka mendime te ndryshme së si do të ndikojë kjo në situatën e përgjithshme politike në Kosovë , e veçmas tek partnerët tanë ndërkombëtar , që si duket janë ndarë në dysh lidhur më vazhdimin e negociatave më Serbinë. Proklamimi për opinion I këtyre dy aktakuzave , vetëm dy ditë para mbajtjës së samitit në Washington, sigurisht së ka karekter politike, më shumë së juridik në këtë momentum nepër të cilin po kalon Kosova. Përçarja e BE-së dhe Amerikës lidhur më bisedimet I gersheton edhe interesat strategjike të tyre ne rajon ,dhe Rusisë me Serbinë në anën tjetër.Edhe pse shpallja e pavarësisë u konsiderua legjitime konform ligjeve ndërkombëtare, planit të Ahtisarit dhe kushtetutës se vendit, kemi hy në një fazë të re gjeopolitike të Fuqive të Mëdha ,ku dialogu krejt politike më Serbinë sikur po e qetë në planë të parë, edhe padefinimin e statusit politike të Kosovës! Kjo sigurisht së bie ndesh më proklamimet e deritashme politike të tyre, bie ndesh më intervenimin e NATO-së mbi forcat ushtarake dhe paramilitare serbe, që shkaktuan gjenocid në Kosovë .E gjithe kjo zhurullti politike rreth çeshtjës së bisedimeve më palen serbe , ka qitur në sipërfaqe edhe ate ,së kush ta merre primatin politike në Ballkanin Perëndimor.E pa logjikshme do të ishte të mendohet së në rajonin ende te trazuar të Ballkanit, mos ti futë duartë thellë edhe Rusia e Putinit, e cila po tenton ta kthen ndikimin e humbur në këtë pjesë të botës. Këtë e verteton edhe deklarata e fundit të një zyrtari të lartë rus, i cili tha së “ Ishte gabim i madh tërheqja e forcave ruse nga aeroprti” Adem Jashari” në Prishtinë.Te kalojmë te gabimet e mëdha të klasës tonë politike përgjatë 20 viteve të qeverisjës më Kosovën. Me rastin e shpërbërjës më dhunë të ish –Jugosllavisë bashkësia ndërkombëtare kishte formuar TPI-në për krime luftës .Pranë këtij tribunali të drejtësisë në Hagë , patë të akuzuar për krime edhe nga ana e shqiptareve .Gjykata e Drejtësisë në Hagë sipas meje nuk u tregua e suksesshme që ti sjellë të gjithë kriminelet serbë të luftës ne banken e te akuzuareve.Në këtë gjykatë u futën ndikimet politike të qarqeve pro serbe e ruse , siç ishte edhe e para e TPI-së , Karla del Ponte.Puna jo shumë se suksesshme e Del Pontës është tregim i gjatë, por ku ishte Kosova në këtë mes? Politikanët tanë nuk u interesuan që të paraqesin shumë të dhëna dhe argumente për krimet serbe në Kosovë.Edhe pse gjykata funksionojë për shumë vite , Kosova , nuk paraqiti padi kunder Serbisë për gjenocid !Çka i parapriu Gjykatës Speciale?Ne vend të unitetit shumë të kerkuar pas përfundimit të luftës, na u mbollë fara e përçarjës të spektrit vëndimarrës politike .Kjo përçarje u bë në luftë për poste e pushtet, e shumë më pak për të ndertuar shtetin e dytë në Ballkan, që e fituam më shumë gjakë.Nuk u luftuan fenomenet negative ne shoqëri siç jane krimi i organizuar, korrupcioni, e dukuri tjera negative.Këto bën që mos të kemi shtet sa duhet te prosperuar, demokratik dhe ligjor.Mos formimi I institucioneve te qendrueshme , e veçmas të organeve te drejtësisë , bëri që shoqëria jonë në vend të zhvillimit , te shenoje stagnacion te proceseve.Po të kishim punuar mirë e ndershmerisht, e I kemi pasur të gjitha mundësitë dhe ndihmen e miqeve tanë evropian dhe amerikanë , zor qe do te formohej një Gjykatë vetëm për palën shqiptare . Pse gjykata speciale te posaçme nuk patem për kroatët , myslimanët e as për serbët, por vetëm për shqiptarët ,që natyrisht ishte padrejtësi e madhe?Këtë gjykatë ia servuam më shumë ne veti, e kemi mundur ta kemi gjykatën tonë për supozimet e krimeve te luftës.Nuk e bëm as ketë , dhe natyrisht së na bënë Gjykatën e cila u votua me shumice votash në Kuvendin e Kosovës .Kjo gjykatë u bazua në raportin e zviceranit, Dick Marti, dhe barra më e madhe ne kete raport, bie mbi ish udheheqësin politik të UÇK-së, tash presidentin, Hashim Thaçi.Unë e kam kritikuar këtë raport për njeanshmeri të madhe , sidomos kur bëhët fjalë gjoja për transplantim të organeve në “Shtepinë e Verdhë” në Shqipëri . Asnjë mundesi nuk e kan pasur UÇK-ja që të bëjnë transplantime kur dihet së në çfarë rrethanash behen punët e tilla. Transplantime kan bërë kriminelët serbë mbi shqiptarët , e sidomos mbi ata që I kan bartur në Serbi.Edhe ky fakt, pak ose fare nuk është zene në gojë nga politika e Kosovës ne takimet nderkombetare.Shumë akuza të ngritura nga Gjykata Speciale karshi pjestarëve te UÇK-së për krime të supozuara , nuk janë të drejta kur dihet së shqiptaret mbrojtën pragun e shtëpisë. U barazu keshtu viktima me gjelatin. Akuzat e fundit u publikuan nga dhomat e posaçme për presidentin , Thaçi dhe ish kryeparlamentarin , Veseli dy ditë para që Thaçi dhe Hoti të shkojnë në takimin e Washingtonit më ftesën e Grenelit.Lajmi mbi ngritjën e aktakuzës e smbrapsi Thaçin nga ky takim ,dhe as Hoti nuk udhëtojë për Amerikë, e qe për mua ishte gabim shumë I madh.Kjo mund të demton raportet më Amerikën më shumë se gjithçka tjetër, së mund te konsiderohet si nje formë e bojkotit. Qe negociatat mos të shkojnë në disfavor të Kosovës, duhet një rekuperim urgjenet I politikës tonë në Kuvend. Nuk guxojme të veprojme siç është vepruar deri më tash në politikat e jashtme . Bisedimet duhet të shpetohen duke ju përgjigjur thirrjës së Washingtonit dhe Brukselit,së kështu shpëtohet edhe Kosova si shtet .Shumë jane duke i shqetësuar miqët tanë më veprime të pamatura  kjo klase politike  me prodhimin e krizave institucionale. Kosovës i nevoitet një kurs dhe rreshtim i njerezeve  te ri ne politikëbërje, për ta kthyer gjendjen e normalitetit ne vend ,dhe për ta rikthyer besimin e humbur të  miqëve tanë në botë…

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Mulliqi, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 507
  • 508
  • 509
  • 510
  • 511
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT