• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Aktori i njohur Artan Telqiu flet për jetën dhe filmat e tij

October 30, 2013 by dgreca

Nga Ermira BABAMUSTA/

Aktori i talentuar, produenti dhe skenaristi Artan Telqiu ka patur sukses në teatër dhe film gjatë karrierës së tij artistike në New York. Artan Telqiu me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni, u shpërngul në New York pas luftës së Kosovës në 1999.

Njihet për rolet e tij në “Cross Roads”, “Best of Friends” dhe “The Belgrade Trilogy”, që i dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan.

“Pavarësisht nga projekti që punoj, përvoja ndryshon nga njëra tjetra. Kjo është një ndër sendet që më pëlqen më shumë në këtë fushë. Në çdo projekt takon njerëz që kan ambicje dhe inspirata të njëjta për të bashkëpunuar dhe krijuar një art të veçantë. Kështu ndodhi edhe në këtë film, Made in Amerika ku luaj rolin kryesor,” tha aktori i talentuar Artan Telqiu.Artani ka luajtur në disa filma në rolin kryesor. Gjithashtu u shfaq në “Anti-Bullying” PSA në 2011 një fushatë kundra dhunës dhe ngacmimit organizuar nga Daniel Azarian, me përkrahje të Perez Hilton. Si dhe u shfaq në serinë mjaft të sukseshme “Monsters Inside Me” (2011) që u shfaq në kanalin e njohur televiziv Animal Planet.

Në filmin e regjizorit Orges Bakallit “Made in Amerika”, aktori Artan Telqiu luan rolin kryesor si “Ilir Bushati” bashkë me protagonisten Emira Berisha.

“Ilir Bushati është personazhi që unë luaj në film. Vjen nga një vend me tradita dhe kulturë  të njohura nga unë, gjë që e bën më të lehtë adaptimin e këtij personazhi. Quan vehten “burr i shtëpisë”, i vetmi që do të sjellë ushqimin në familje. Ai është burrë i mirë në një vend të huaj, që fati e sjell në situata të këqija,” shpjegon Artani.

Tani Artan Telqiu po bashkëpunon me Teodor Petelov në një skenar për një shfaqje me temë ballkanike si dhe punon me kompaninë teatrale në New York “The Whitelisted Theatre Company” si producent dhe drejtor i zhvillimit. (http://artantelqiu.com)

Intervistë : Suksesi i aktorit Artan Telqiu

Bisedoi: Ermira Babamusta, New York

Në çfarë moshe keni filluar karrierën tuaj të aktrimit?

Artan Teqiu: Isha shumë i ri kur mësuesja më dha mundësinë të luaj në dramat e shkollës. Përvoja e parë në teatër ka qënë në moshën 8 vjeçare.

Na tregoni për projeketet e tua më interesante deri tani në teatër ose në film.

Artan Teqiu: Me që është e vështirë të zgjedh një projekt të vetëm, detyrohem të përmend më shumë. Po filloj me shfaqjen e fundit, “Belgrade Trilogy” nga The Whitelisted Theatre Company, të cilën nuk do ta haroj kurrë. Ishim dhe jemi një grup artistësh të pavarur. Të gjitha sendet I realizuam vet. Provat  në netët e ftohta dimërore, promovimin e shfaqjes, ndërtimin e binës,  lëvizjen e skenës ndrëmjet akteve e shum të tjera. Mbi të gjitha treguam një performancë të përsosur.

Gjithmonë mbas shfaqjes pranonim komplimente nga publiku. Nuk ka shpërblim më të mire nga ajo. Duhet përmendur se suksesi I takon edhe regjisorit , pa drejtimin e tij drama nuk do të kishte aq reagim pozitiv. Faleminderit Z. Diego Villada!!!

Një projekt tjetër është edhe filmi MINE. Kaluam netë të gjata me ekipin në shtëpinë e regjisorit duke bërë prova të shumta para filmimit. Regjisori Nick Martino, dëshironte që gjithcka të jetë origjinale prandaj edhe shumica e skenave u filmuan nëpër këneta e lumenj. U ngjitëm nëper pemë te rëzuara, veshëm uniforma origjinale të vietnamit, luftuam me mushkonjat dhe përballuam reshjet e shpeshta.

Nuk duhet lën anash regjisorin e shkëlqyer, Logan Fulton, i cilli më besoi rolin kryesor në filmin e tij për luftën civile të Amerikës “A Walk With Death”. Ky projekt gjithashtu është filmuar në ambijent original në ditet e ftohta të New York-ut. Dua te cek se armët dhe uniformat ishin origjinale. Me regjisorin Logan jemi përsëri së bashku në një serial me zombi të bazuar në lojën e njohur nga PlayStation, “The Last of Us”.

Mos e haroj edhe “Hotel Pennsylvania”, e cila ishte një ndër përvojat e mija më të mira! Të shikosh një grup profesionalësh duke punuar me aq dedikim dhe duke trajtuar të gjithë njëlloj është diçka që gjithmonë do të mbetën në memorjen time. Përvojat e tilla të bëjnë njeri më të mirë pa vetëdijen tënde. Regjisori Marc Wilkins është thjesht i përsosur!!!

Gjithashtu filmi nga regjisori i shkëlqyer Malik Isasis, “The Elegant Clockwork of the Universe”, ku unë luaj rolin e të dashurit të personazhit kryesor. Jam i sigurtë që nuk do të jem i vetmi që e them se të punosh me Malikun është përvojë e paharueshme. Një njeri me shum talente dhe me shpirt të shenjtë, i cili edhe në ditet më të vështira qëndroi i qetë dhe pozitiv.

Në projektin e fundit  për National Geographic me titull “Inside the American Mob”, unë kam rolin e një mafiozi në Wall Street. Ishte një përvojë e veçantë me një ekip tepër të përsosur. Pres me padurim transmetimin e pjesës sime. Kisha pas dëshirë të cek të gjitha projektet pasi secili I ka karakteristikat e veta , por do ta perfundoj me kaq për të lëne kohë për pyetjet e tjera.

Si ka ndikuar aktrimi në jetën tuaj?

Artan Teqiu: Mund të them që më ka drejtuar në një rrugë për të shijuar jetën më tepër. Besoj në thënien e Confucius “Zgjidhe punën që e do, dhe nuk do të punosh asnjë dite në jetë.”

A ndjeni emocione në audicione?

Artan Teqiu: Sigurisht që po. Sidomos në fillim pasi kisha bërë një pauzë shumë të gjatë drejt aktrimit. Sa herë që shkoja në audicion më dridhej gjith trupi. Ishte një përvojë e tmershme. Megjithatë unë mësova të largoj frikën sepse nuk kishte asgjë për tu trëmbur. Ekipi i filmit të kërkon dhe ka nevojë për ty. Duke pasur parasysh këtë dhe faktin se nuk duhet të bësh asgjë pos asaj se të tregosh vehten ashtu sikur je, menjëherë fiton vetëbesimin, dhe kjo është e tëra që nevojitet. Shko në audicion, prezento vehten, dhe haroi të gjitha mbasi të ket mbaruar.

Kur lexoni skenari dhe bëni përgaditjet për rolin tuaj, cili është procesi juaj kreativ për të zhvilluar një personazh?

Artan Teqiu: Së pari lexoj skenarin duke mos pasur asnjë personazh në mëndje.    Dua që në fillim të kuptoj kush, ku dhe kur para se të ndaj dhe analizoj personazhin tim. Pastaj e lexoj për së dyti por tani me personazhin tim në mëndje. Ngadal filloj të  kuptoj atë dhe të krijoj një vizjon të tij. Mbasi e kryej këtë, formoj një të kaluar të tij që nuk është në skenar. Kur koha vjen për të filmuar mundohem të aktroj me personazhin në mendime dhe zemër. Në këto momente mundohem të haroj vehten.

Cilin zhanër të fimlit prefroni më shumë?

Artan Teqiu: E dua shumë komedinë, por kohës së fundit filmat noir dhe sci-fi më tërheqin vëmëndjen.  Sikur dhe shumica e aktorëve preferoj të kem rol negativ në film.

Cilat janë kriteret kryesore për të qenë një aktor i mirë?

Artan Teqiu: Kisha thënë që asnjëhere të mos dorëzohesh dhe të luftosh për gjëra të mëdhaja. Beso në vehten edhe kur të tjeret nuk besojnë në ty. Mos ndrysho kurrë! Ushtro të drejtën e refuzimit të projekteve. Reziko kur instikti të thotë se është momenti i duhur. Mbi të gjitha çdoherë puno në mënyrë profesionale, bëju korekt, mos refuzo projetin të cilin ke pranuar ta bësh për ndonjë projekt më të mirë. Shoqërohu dhe bashkëpuno me njerëz të kesaj fushe.

A keni qenë prezent në ndojë shfaqje special ose premiera filmash?

Artan Teqiu: Besoj që ftesa të tilla pranohen mbasi të kesh kaluar vite dhe të kesh njohur njerëz që punojne në këtë fushë. Nuk ka shumë kohë që isha në premierën e “Dreaming American” nga i famshmi Lee Percy dhe Praq Rado që u shfaq në kinemanë e Akademisë të Oskarit. Poashtu edhe në premierën e “The Elegant Clockwork of the Universe” nga Malik Isasis. Muajin e kaluar më ftuan në premieren e sezonës së dytë të “The Girl’s Guide to Depravity” nga Cinemax, ku shoqja e ime Rebecca Blumhagen luan rolin kryesor. Kam qenë i ftuar edhe në shumë premiera të tjera ku fatkeqësisht nuk kam pasur mundësi të shkoj.

Një ndër gjërat që  dëshironi të realizoni këtë vit.

Artan Teqiu: Të prezantohem nga një agjent me famë.

Na tregoni për personazhin “Ilir Bushati” që luani në filmin Made in America.

Artan Teqiu: Ilir Bushati është një emigrant me personalitet të mirë që bashkë me bashkëshorten e tij ka emigruar në Amerikë për të filluar një jetë të re. Fatkeqësisht, sendet në jetë nuk shkojnë gjithmonë ashtu si i planifikojmë.

Si jeni pregaditur për këtë rol?

Artan Teqiu: Nuk kisha nevojë të hulumtoj shumë për këtë rol sepse njoh kulturën dhe prapavijën e personazhit. Megjithatë, përsëri duhesha ta kuptoj se nga vjen Iliri, dhe çfarë mundohet të arin në NY. Duke njohur kulturën dhe preardhjen e tij, u mundova të krijoj një lidhje më personale me personazhin dhe të reagoj në situatat e skenarit me Ilirin në mëndje.

Si ishte eksperienca juaj me regjisorin dhe aktorët e tjerë në film?

Artan Teqiu: Ishte një pervojë e shkëlqyer. Regjisori Orges Bakalli dinte punën dhe çka dëshironte nga ne. Edhe pse zotonte dijeni ai përsëri kërkonte mendimin tonë për xhdo skenë që filmonim. Kinematografi i shkëlqyer Albert Elmazovski gjithmonë më befasonte me gjërat që arinte ti bën. Ishte një kënaqësi e madhe të punosh me të. Edhe pse ky ishte filimi I parë, Ermira Berisha tregoi një nivel profesionalizmi që aktorët me përvoje nuk e tregojnë. Personi që na bashkoi të gjithëve, talenti Roland Uruçi, ishte shumë origjinal gjatë filmimit. Kjo lehtësoi punën time dhe të tjerëve. Njerëz si ai rrallë gjinden në këtë fushë. Të mos haroj edhe antagonistin e filmit Alex Richard, i cili  ma bëri shumë të lehtë ta urej në film. Gjithashtu desha të shpreh faleminderim ndaj producerit Joseph Di Mattia i cili qëndroi pranë nesh gjatë gjith filmimit me keshillat e tija të vlevshme. Shpresoj të mos kem haruar dikë, por edhe nëse kam haruar, që të gjithë ishin të mrekullueshëm! Të gjithë!

Projekti i juaj i fundit mbi luftën civile “ A Walk With Death” është përhapur shumë në internet. Na flitni për këtë projekt dhe rolin tuaj në të.

Artan Teqiu: Ky film ishte një përvojë e shkëlqyer sepse vendi ku xhiruam dukej njëlloj si në luftën civile të Amerikes. Shumica e njerëzve kishin njohuri të madhe ndaj kësaj lufte. Gati të gjithë  e dinin se si dukej uniforma, si të mbahej pushka,se si mjekët kan bërë prerjen e gjymtyrëve në luftë e kështu me radhë. Më bëri përshtypje se këpucët kan qënë njëanësore, nuk ka pasur te majtë a apo të djathtë. Të gjitha këto informata u përçuan tek unë.Të pregaditur, u nisëm për në luftë. Pastaj vijoi vdekja! Figura e erët dhe e naltë e vdekjes ishte krijuar në mënyrë profesionale nga Alex Squiers. Me padurim prisja skenën ku vjen të më mer. Regjisori fenomenal, Logan Fulton, kishte gjith skenarin në mendjen e tij. Mbasi filluam xhirimin, ai dinte çfarë kërkonte të cilën e realizoi me sukses. Ishte një ditë e ftohtë dimërore e cila përfundoi me një luftë civile shumë emocionuese që pelëcjell një mesazh shumë të vlevshëm për të gjithë.

Çarë jeni duke punuar momentalisht?

Artan Teqiu: Për momentin jam i punësuar në “The Whitelisted Theatre Company” si producer dhe drejtor i zhvillimit. Jemi duke punuar drejt realizimit të një drame tjetër nga Ballkani këtu në NY. Bashkë me Teodor Petelov punoj në procesin e shkrimit të një drame. Gjithashtu punoj drejt një projekti të përbashkët me Christopher Piccione. Jam duke punuar edhe me regjisoren Yelena Sabel në filmin e saj “Sex, Blood, and Fairy Tales”. Poashtu bashkëpunoj me vellezërit Brennan në në një film me metrazh të shkurtër me titull “Selected”. Si dhe në një misjon pë të krijuar demo të punës sime si aktor, dhe kuptohet audicjonet e vazhdueshme.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Artan Telqiu, dhe filmat, Ermira Babamusta, flet per jeten

Perse Populli nuk ha bar?

October 30, 2013 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/

Me një matematikë të thjeshtë, deri më tani janë premtuar më shumë se pesë miliard euro investime dhe mbi 300 mijë vende të reja pune nga subjektet pjesëmarrëse në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Shuma e premtimeve në fushatë, është marramendëse. Larg realizmit në Kosovë, tubim më tubim, shesh më shesh, derë me derë, politikanët ua kanë mësyrë votuesve duke i mbushur me një eufori të pashoqë. Imagjinata e tyre këtë herë s’ka kufi. Vetëm premtimet e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit për 11 komuna kapin shumën prej 845 milionë euro. Me këtë trend të premtimeve deri në përfundim të fushatës ai do të shterë buxhetin prej 1.5 miliardë euro që ka Kosova. Të dhënat zyrtare të qeverisë, në krye të së cilës është ai vetë, tregojnë shifra të tjera të cilat dëshmojnë se kryeministri është duke manipuluar me votuesit potencialë. LDK-ja e Isa Mustafës ka premtuar investime të mëdha në fusha të ndryshme, duke e ripërsëritur gjithashtu edhe premtimin për një Prishtinë ‘’metropolitane’’ . Vetëvendosja e Albin Kurtit ka premtuar qeverisje pa korrupsion. Ramush Haradinaj dhe partia e tij deri tani kanë premtuar qindra- mijëra vende të reja punësimi. Kurse Behxhet Pacolli deri më tani ka premtuar mijëra vende të reja të punës, hapjen e dhjetëra fabrikave dhe investime qindra miliona euro. Po të marrësh parasysh të gjitha premtimet që japin, gjithandej Kosovës, liderët e partive më të mëdha në vend dhe kandidatët për komuna, të krijohet përshtypja se Kosova do të bëhet vendi më i mirë për të jetuar në Evropë. Por, premtimet për investime qindra milionëshe, mbesin vetëm premtime elektorale dhe si të tilla këto premtime janë të pabazuara në realitet. Partitë të cilat garojnë në këto zgjedhje nuk kanë as programe dhe as potencial që t’i realizojnë këto investime qindra milionëshe, kur kihen parasysh investimet e pakta që kanë ndodhur këto katër vitet e fundit. Nëse këto premtime i krahasojmë me investimet që kanë ndodhur këto katër vitet e fundit, do të shihet se këto premtime janë vetëm të ekzagjeruara. Pastaj, ekzagjerimi i premtimeve gjatë fushatës elektorale i rrit pyetjet e zgjedhësve dhe kur fillon qeverisja atëherë ato pritje janë të mëdha, dhe këto pritje dështojnë të përmbushën nga pushtetarët, atëherë vjen zhgënjimi në shumë aspekte. Të gjithë aktorët politikë, të përfshirë në fushatën elektorale, duhet të jenë më të matur në dhënien e premtimeve të tyre. Premtimet për investime për më shumë se 100 milion euro për çdo komunë, shihet qartë se janë të ekzagjeruara. Vetëm në dhjetë komuna po të investohen nga 100 milion euro shihet se kjo është vetëm shkaku i fushatës dhe jo diçka konkrete. Bazuar në linjat zyrtare buxhetore, i gjithë buxheti për investimet kapitale për të gjitha komunat e Kosovës është 126 milionë euro. Me një buxhet pak më shumë se një miliard e pesë qind milionë euro, duket e paimagjinueshme se shumat marramendëse të premtuara nga politikanët të investohen nëpër komuna, do të realizohen. Projeksionet buxhetore nuk e kapërdijnë dot një parashikim të tillë. Fushata po bëhet virtuale nga dita në ditë dhe tanimë asgjë s’na habit. Kjo fushatë lirisht mund të cilësohet si fantastike ose fantastiko-shkencore .Një fjalë e urtë popullore thotë ‘’Populli nuk ha bar’’ .

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, nuk ha abr, perse populli

Actor Artan Telqiu talks about his passion and latest projects

October 30, 2013 by dgreca

By Ermira BABAMUSTA/

The talented actor, producer and playwright Artan Telqiu left his mark in theatre, film and TV as a successful artist. Famous for his appearances in “Cross Roads”, “Best of Friends” and “The Belgrade Trilogy”, Artan Telqiu has had a successful run as an actor in both theatre and film.

“With every project that I get cast, the experience is always different, and that is one of the things that I love the most about being in this industry. You get to meet new people with the same ambitions and with the same drive working towards ultimately creating together a wonderful piece of art. And that is precisely what happened in Made in Amerika movie, where I play lead,” said the successful actor, Artan Telqiu.

After appearing in numerous lead roles, Artan also appeared on the “Anti-Bullying” PSA 2011 campaign by Daniel Azarian, which was featured by Perez Hilton. He was also featured in the successful TV Series “Monsters Inside Me” (2011) which aired on Animal Planet.

In “Made in Amerika”, a short film directed by Orges Bakalli, Artan Telqiu plays the lead role as Ilir Bushati.

“The character that I played in the film, Ilir Bushati, is someone that I can easily connect since he comes from a background and culture that I am very familiar with. He is a man that considers himself to be the ‘man of the house’, the sole provider in the family. He is a good man, in a new unfamiliar land, unwillingly drawn into bad situations,” added Artan.

Artan Telqiu is currently collaborating with Teodor Petelov in writing a script for a Balkan themed play and he is also involved with The Whitelisted Theatre Company as a Producer and Director of Development.

Artan Telqiu was born in Dibër, Macedonia in 1977. After the Kosovo War in 1999 he moved to New York, where he pursues a career as a playwright, actor and producer. (http://artantelqiu.com)

 

The Road to Success: Interview with Artan Telqiu

Interview by Ermira Babamusa, New York

 

How old were you when you started your acting career?

 

Artan Telqiu: I was very young when my school teacher started casting me in plays. My first experience on stage was at the age of 8.

Talk about your most interesting projects you have been a part of (theatre or film).

Artan Telqiu: It is really hard to choose, therefore I will have to go with more than one project.  I will begin with the most recent play, “Belgrade Trilogy” by The Whitelisted Theatre Company, which was something that will forever remain in my heart. We were a team of artists that are still together, long after the show ended. We did everything for the play, rehearsals in the wintery cold nights, tech, promoted the show, moved the set around between the acts, and still showed a hell of a performance on stage every night. After the show we would always get a good feedback from the audience, and there is no greater reward than that. I have to say, if it wasn’t for our director’s guidance we wouldn’t have gotten such a great response. So thank you Mr. Diego Villada!!! Of course, once everything was over, everyone got sick…haha.

 

Another project is the short film MINE. We spent nights together with the cast at the directors house doing many rehearsals prior to the shoot. Since the director, Nick Martino, wanted everything to look authentic, we walked neck deep in swamps, upstreams, climbed huge fallen trees, fought with mosquitos, wore authentic Vietnam uniforms, and braved the rain.

Then there is the brilliant mind of Logan Fulton, who casted me for his Civil War short film “A Walk With Death”. That film was also shot with authentic guns and uniform, in the wintery cold weather of NY. I met so many wonderful people on set. We are together again with Logan working on a zombie series based on the popular PS game “The Last of Us”. The first episode should be out Sep 20th, 2013 on his youtube channel.

Let’s not forget “Hotel Pennsylvania”, which was one of the best experiences thus far! To see such a professional group of people work so hard and so organized and treat everyone the same on set is something that will always be with me. Experiences like that make you a better person without your knowledge. The director Marc Wilkins is simply superb!!! I hope the future brings us together again.

And of course the feature film by the excellent Malik Isasis titled “The Elegant Clockwork of the Universe”, where I play the love interest of the lead character. I am sure I will not be the only one to say this: working with Malik was something that I will always treasure in my heart and mind. A truly unique person with many talents and a soul of a saint. Even on the toughest of  days, and with all the bad luck we had, he was calm, positive and motivating.

I have to also mention my last project for National Geographic called Inside the American Mob, where I play a wall street mobster. This was definitely a great experience with a really professional cast and crew. I am truly looking forward for my episode to air…

I want to mention all of my projects since they all are interesting and unique in their own way, and so that I don’t forget anyone, but I will stop here before our all interview becomes about that.

How has acting changed your life?

Artan Telqiu: Well, it has definitely put me in the path to enjoy my life more. I truly believe in this saying by Confucius…”Choose a job you love, and you will never have to work a day in your life.”

Do you get nervous for auditions?

Artan Telqiu: I did in the beginning, after I got back to acting from a long break. It was ridiculous. I would shake every time I sat in front of the CDs and leave the room with the worst experience. But from all that experience I have learned not to be nervous anymore, because there is nothing really to be nervous about. The Casting Directors need you and they are looking for you. Once you have that info in your head and that all you have to do is be yourself, you instantly become more confident and that is all you really need…confidence. Go, present yourself, and forget about it. On to the next one…

When you hold the script and prepare for your role. What is your creative process in developing a character?

Artan Telqiu: I first read the script without choosing a character. I want to know who, what and where before I separate my character and analyze him. After getting familiar with the script, I read it once more, but this time with my character in mind. I then start to try and understand him, and slowly create a vision of him in my head. Once that is done, I try to think what past he might have had. And when the time comes to be on set, I try to act with the character in my mind and heart…I try to forget myself.

What is your favorite type of movie genre?

Artan Telqiu: I love comedy, but lately film noir and sci-fi are really drawing my attention towards them. And I love playing a villain…but who doesn’t, right?

What does a person need to be a good actor?

Artan Telqiu: I would say never to settle, and go for greatness. Believe in yourself even when others don’t, and always be yourself. Never give up. Say no to projects that you don’t like, and take chances when your instincts tell you to. And lastly, please remember to always be professional, on time, never back off a project that you already gave your word to, and network!

Have you ever been invited to any special events?

Artan Telqiu: I believe that comes with networking, and with being many years in the industry. But yes I have been invited, most recently to a film by the famous Lee Percy and Praq Rado at the premiere of “Dreaming American” screened The Academy Theatre. I was also at the premiere of “The Elegant Clockwork of the Universe” by the award winning Malik Isasis. And most recently at the Cinemax NY second season premiere of “The Girl’s Guide to Depravity” where my friend Rebecca Blumhagen plays the lead. And many other events that my busy life unfortunately won’t allow me to attend.

What is one thing you would like to accomplish this year?

Artan Telqiu: Get signed by a well-known agent.

Tell us about your character “Ilir Bushati” in Made in America.

Artan Telqiu: Ilir Bushati, is a good natured immigrant that moved in America to start a new life with his lovely wife. Unfortunately, things in life don’t always go as planned.

What kind of research did you do to prepare for this role?

Artan Telqiu: I didn’t have to dig really hard for this character, since I am familiar with his background and culture, but I still had to understand where he is coming from, and what he wanted to achieve. So, with that knowledge I tried to connect with him in a more personal level, and act in the situations in the script with his state of mind.

What was it like working with the director and other actors in the set?

Artan Telqiu: It was a rewarding experience for sure. The director was on point, and he knew what he wanted, but even so, he always asked for our opinion on each and every scene that we were shooting. The extraordinary cinematographer Albert Elmazovski, always managed to leave me awed with the things that he was able to do. I truly loved working with him and everyone else on set! Emira Berisha, showed a level of professionalism that actors who have been acting for a long time don’t, even though this marks her first film. And the person that brought most of us together, the multi-talented Roland Uruçi, was so natural on set that made everything much easier not only for me, but also for everyone else. Another wonderful actor, Alex Richard, the antagonist in the film, made it much easier for me to hate him. And thank you to the producer Joseph Di Mattia for being there all the way with his invaluable advice to all of us. I hope I didn’t forget anyone, but if I did, everyone knows that they were wonderful! All of them!

Your recent civil war project “A walk with death” has gone viral on the internet. Tell us a little bit about this project and your role here.

Artan Telqiu: It was truly a unique experience since the set looked and sounded as if we were truly in the civil war. Most of the people on set were on point with the history and all the details. They had in depth knowledge about the uniforms, how the gun was held, how a hand was cut, that one shoe was made for both left and right, what battle strategies were used in the war…etc. They were on point and they transferred that knowledge onto me. After that…we went to battle! Then there was death! The tall figure of death was so beautifully created by Alex Squiers that I couldn’t wait for us to shoot the scene where he takes me. The brilliant director Logan Fulton already had everything laid out in his mind! Once we started shooting, he knew what he wanted and got it on film. It was a cold wintery day, which resulted in an emotional civil war with a valuable message for all. I am truly grateful to the director for trusting me with the lead role for this project.

What are you currently working on?

Artan Telqiu: I am currently involved with The Whitelisted Theatre Company as a Producer and Director of Development. We are working towards bringing another play from the Balkans here in NY. I am in the process of writing a script with my partner in crime Teodor Petelov. In the works with Christopher Piccione on something that I cannot reveal at the moment. Working with the wonderful Yelena Sabel in her feature film “Sex, Blood, and Fairy Tales”. Also working with the remarkable Brennan Brothers on their newest short film “Selected” that is currently in post production. On a mission to get my reel done, and of course the ongoing auditions.

Filed Under: Featured Tagged With: Actor artan telqiu, and latest projeccts, Ermira Babamusta, talks his passion

Reportazh nga trojet shqiptare:” Çamëria, dikur flitej dhe këndohej vetëm shqip – sot të merr malli të gjeshë një shqiptar”

October 30, 2013 by dgreca

Në fshatrat e Çamërisë, qendërat kryesore, qyteteve të cilat janë të “rreshtuara” për rreth kufirit, por edhe pak më në thellësi, të Greqisë veriperindimore, janë të rrethuara nga fshatra me emra krejt shqiptarë. Aty thuhet se në shtëpi të vjetrit flasin ende shqip, ndërsa ti je vizitor dhe të bie që veshi të dëgjon të flitet shqip, aty të duket vetja se je në ndonjë zonë të jugut të Shqipërisë./

Nga Gumenica Beqir SINA/

GUMENICE : Arvanitët në Greqi gjenden të vendosur aty ku janë zonat shumë pjellore, jo baltore dhe aty ku janë zonat e antikitetit grek , thonë studiuesit, duke shtuar se ata janë aty dhe dallohen nga zakonet,  veshjet tradicionale e burrave , fustanella dhe vallëja kombëtare, e cila kulmon me – vallen muzikën krahinës së Çamërisë.

Gjatë vizitës time në fshatrat e Çamërisë, më bëri shumë përshtypje se qendërat kryesore, qyteteve të cilat janë të “rreshtuara” për rreth kufirit, por edhe pak më në thellësi, të Greqisë veriperindimore, janë të rrethuara nga fshatra me emra krejt shqiptarë. Aty thuhet se në shtëpi të vjetrit flasin ende shqip, ndërsa ti je vizitor dhe të bie që veshi të dëgjon të flitet shqip, aty të duket vetja se je në ndonjë zonë të jugut të Shqipërisë.

Këto janë qytetet dikur shqiptare të tilla si : Gumenica, e cila ishte e rrethuar nga emra fshatrash shqiptarë, nga Dushku, Grikohori, Salicaj, sikurse është dhe Paramithia, me Globoçarin, Skupica, Sharati, ndërsa Margëlliçi është i rrethuara nga Luarati, Karbunari, dhe Margariti, kurse Filati, nga Shqetaqri, Spatari, dhe Çifligu, Janina nga Koska dhe deri tek një shesh me varrin e Ali Pashë Tepelenës, dhe kështu me rradhë vjen Preveza, por edhe Arta e cila ka në mes të saj Kalanë e Artës e ndërtuar sipas stilit iliro-dardan në shekullin e 13-të, ku një urë e lashtë është përmbi lumë është e ndërtuar si urat e lashtësisë në Shqipëri, ajo e Mesit në Shkodër apo ajo Ura e Hijes së Metës në Gjakovë.

Në ndërkohë të vizitosh cilindo nga këto fshatra, të Greqisë veriperindimore, kur bie darka dhe burrat e fshatit mblidhen në kafenet, dëgjon se shumë të moshuar flasin në mes vetit vetëm gjuhën arvanite-arbërore, pra një shqipe kjo, karakteristike, e kësaj zone – një shqipe që është mjaft e ngjashme me atë të shqiptarëve të vjetër nga këto zona, shqipe, që ka mbetur ashtu “gjysma – gjysma” e pa ruajtur dhe e pa  kultivuar, nga këta banorë bujarë dhe fisnik.

Por se ngaqë largimi i shqiptarëve por edhe asimlimi i “detyryeshem” i tyre, sidmos nga politika ultranacionaliste greke, e ndjekur në mes shekullin e 20-të, ndaj popullsisë autoktone shqiptare duke përfituar edhe prej sundimit komunsit në Shqipëri, ka bërë atë që në këto zona të mos gjeshë më “shqiptarë”, sado që mund t’i kërkosh të bisedosh me ata të mos origjnën e tyre,

Mbasi për fat të keq edhe ndonjë që ka mbetur, ka frikë të fasë shqip dhe të paraqitet si shqiptarë, kjo ka ardhur ngaqë nga kësaj popullsie është ushtruar repression madh dhe ka “një presekutim” të fshehtë që të kujton kohën e përdjekjes në Shqipëri.

Aqsa duhet thënë se në çdo fshat të kësaj zone gjenë shumë pak për të mos thënë aspak, shqiptarë sidomos atyre  të fesë muslimane, të cilët ishin Çamët. Por, edhe Shqiptarët ortodoks që janë banorët e kësaj zone, dhe kan marrë tokat dhe pronat në përdorim dhe jo me tapi, nuk “pranojnë” në asnjë mënyrë të flasin shqip. Bile, kur ti i afrohesh ndonjërit prej tyre dhe i flet ship ata të largohen gjithë frikë, njësojë si në kohën e rregjimit komunist në Shqipëri. kur çamët kishin frikë të deklaroheshin se ishin nga Çamëria.

Një grua shqiptare, nga zonat e jugut të Shqipërisë, e cila punonte në një familje të këtyre fshatrave( emrin dhe fshatin nuk e tregojë sepse ajo i trembej “rrezikut” që sillte) më tregojë se në fikun e shtëpisë, ku ajo ishte e punësuar, kishte gjetur në një pllak drrase të gëdhendura emrat e një çifti shqiptar myslyman – çamë.

Por, sipas studiuesve të çështjes Çame, thuhet se :”Arvanitët ortodoks dhe arvanitët myslimanë (çamët), përbëjnë në vetvete një popoull me një origjinë të përbashkët – Pellazgët e lashtë që i bie se  janë shqiptarët e sotëm” thonë ata.

Të cilët kan gjuhën dhe kulturën e arvanitëve – shqiptarë, por që egzistenca e këtij populli të harruar dhe e lënë pasëdore në drejtim të trashgëmnisë së tyre, si nga sundimi gjysmë shekullor i Enver Hoxhës, dhe atë që është bërë fare shumë pak për ta,  gjatë këtyre 23 vjetëve prej nga koha që ai rregjim u rrëzua, ngelen përsëri sot e kësaj dite “shqiptarët e harruar” e lënë pas dore.Vetëm në kuadrin e një “Traktati Miqësie” me shtetin grek të arritur nga ish Presidenti Berisha,  cili bëri të vetmin hap për hapjen e kësaj çështje mas 50 vjetëve

Asimilmi dhe “harresa” mendohet se ka ardhur edhe ngaqë se ata mund të humbasin përkrahjen e shtetit grek dhe politikave kulturore për minoritetet, megjithëse, arvanitët e quajnë veten autoktonë në Greqi dhe kjo është një pyetje që lë shumë për të diskutuar, dhe që politika e sotme shqiptare mban një barrë të rëndë për t’a zgjidhur atë sidomos kur bie fjala simbas ligjeve dhe koneventave ndërkombëtare.

Megjithëse, nuk a asgjë zyrtare dhe studim të mirëfilltë, por kan mbetur  vetëm shkrime dhe disa reportazhe prej Edit Durhamit, disa studiesve , historianëve dhe gaeztarve e shkrimtarëve shqiptarë, të dekadave të fundit dhe disa dokumenare nga Çamëria, për të treguar se sa shqiptarë ka mbetur në këto zona dhe se sa shqiptare janë këto zona, ka edhe fakte të tilla që mund të tregojnë si ky fakt që mësova gjatë vizitës ime në Çamëri.

Një shqiptarë që kishte emigruar në Gumenicë në vitin 1990, kur u rrëzua komunizimi në Shqipëri, në kushte anonime, tregon se :” Kur u largova nga Shqipëria, dhe u vendosa në Gumenicë, u strehova tek një shtëpi dy katëshe, karakteristike të këtij qyteti që ngjason shumë me Sarandën. Flija,thotë ai në katin e dytë sepse kati i pare ishte dyqan që mblidhte qumështin e mëngjesit, të fshatarve për rreth qytetit të Gumenicës, dhe prodhimeve të fshatit. Të neseremen që isha arratisur nga Shqipëria, fillova të dyshojë, me vetveten nëse e kisha “kaluar kufirin” apo jo!? sepse çdo mëngjes ata flisnin shqip me njeri tjetrin duke bërë pazarin. Por më ka çuditur fakti se as sot e kësaj dite nuk e di se çfarë u bë me këta fshatar, dhe se çfarë ka ndodhur sepse mbas 1993 kur dhe erdhën me shumicë shqiptarët nga Shqipëria, asnjeri prej këtyre, fshatarve kur sillte qumështin dhe prodhimet që kishte mbledhur, nuk fliste më shqip……”.

Dhe kjo më sqaron ai me keqërdhje, ka ardhur si pasojë e asaj poliitike që ka ndjekur “politika dhe shteti grek ndaj atyre shqiptarve, e cila ka qenë konstante……dhe e pa ndryshuar që i ka çuar shqiptarët drejt asimlimit dhe largimit nga këto troje që dikur ishin vetëm shqiptare, por që sot të merr malli të gjeshë një shqiptar.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Gumenica, Reportazh nga trojet amtare

Histori: Çfarë ka ndodhur më 29 tetor?

October 29, 2013 by dgreca

Shkruan: Astrit Lulushi*/

1863-Gjatëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane formojnë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Deri në mes të shekullit të 19-të, nuk kishte asnjë sistem të organizuar për kujdesin e viktimave të luftës ose të plagosurve në fushë-betejë. Në qershor 1859, biznesmeni zviceran Henry Dunant udhëtoi për në Itali, në atë kohë e pushtuar nga Franca. Kur mbërriti në qytetin Solferino, ai pa nga afër pasojat e një beteje franko – austriake, ku në një ditë të vetme, rreth 40-mijë ushtarë në të dy anët u vranë ose u plagosën dhe trupat ishin lënë në fushë pa asnjë kujdes a ndihmë. Henry Dunant braktisi plotësisht qëllimin origjinal të udhëtimit të tij dhe për disa ditë iu përkushtua organizimit të trajtimit dhe kujdesit për të plagosurit. Kur u kthye në shtëpinë e tij në Gjenevë, ai vendosi të shkruajë një libër “Kujtesë e Solferinos” dhe u dërgoi kopje të librit figurave kryesore politike dhe ushtarake në të gjithë Evropën. Dhe këshu u përhap idea e krijimit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, që u themelua këtë ditë 150 vjet më parë.

1888 – Nënshkruhet Konventa e Konstandinopojës, e cila lejon kalimin e lirë detar përmes Kanalit të Suezit në kohe lufte e paqe.

1921 – Fillon Gjyqi i dytë i Sakos dhe Vanzetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ferdinando Nicola Sacco dhe Bartolomeo Vanzeti ishin italiano-amerikanë – anarkistë – të cilët ishin dënuar me vdekje për vrasjen e dy përsonave gjatë grabitjes me armë të një fabrike këpucësh në South Braintree, Massachusetts, në vitin 1920. Një gjyq në vitin 1921 rezultoi se Sako e Vanzeti ishin fajtorë, pavarësisht nga të dhënat balistike jo të qarta dhe nga pohimet e dëshmitarëve të shumtë se ditën e grabitjes, Sako dhe Vanzeti ishin parë në vend tjetër. Ky vendim u apelua, por pa sukses. Ndërkohë çështja tërhoqi vëmendjen në mbarë botën.dhe protesta kundër vendimit shpërthyen në thuajse çdo kryeqytet të botës perëndimore. Shkrimtarë, artistë, intelektualë e akademikë bënë thirrje e dërguan letra e telegrame  rigjykimin e tyre; Kishat i fillonin shërbimet me lutje për faljen e Sakos dhe Vanzetit. Në përgjigje, guvernatori i shetit Massachusetts, Alvani Fuller emëroi një komision tre-anëtarësh për të hetuar rastin. Pas disas javësh rishqyrtimi të çështjes, komisioni mbështeti vendimin e mëparëshëm dhe Sako dhe Vanzeti u ekzekutuan në karrige elektrike më 23 gusht 1927. Që nga ajo kohë, mendimi i përgjithshëm është se Sako e Vanceti u dënuan kryesisht për shkak të bindjeve të tyre politike anarkiste dhe u ekzekutuan padrejtësisht . Në vitin 1977, guvernatori i shtetit Masaçusets Michael Dukakis lëshoi një dekret që Sako dhe Vanzeti ishin dënuar padrejtësisht dhe se “çdo njollë duhet të shlyhet përgjithmonë nga emrat e tyre”. Dhe çështja se kush i vrau dy rojet e fabrikës gjatë grabitjes me armë me 1920, ka mbetur zyrtarisht e pazgjidhur.

1996 – Britania dhe Shqiperia bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dmmshpërblime për incidentin në Kanalin e Korfuzi, 1946; dhe Britania t’i japë Shqiperisë 18 milione dollarë (vlera e arit te bllokuar).

Mendim i ditës
“Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem pa krijuar dhjetë të tjerë.”
George Bernard Shaw *(Kortezi: VOA)

 

Filed Under: Histori Tagged With: 29 tetor, Astrit Lulushi, cfare ndodhi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5109
  • 5110
  • 5111
  • 5112
  • 5113
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT