• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptari i Bukureshtit me vlera të reja shqiptare

October 25, 2013 by dgreca

Në kuadrin e rubrikës “Vlera të pavdekshme shqiptare”, jepet fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht: “Ishte ai gjak i flaktë shqiptari që i ushqente me entuziazëm të parët tanë”. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin e Rumanisë si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke përvetësuar paratë publike për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa autoritet shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune./

 Shkruan:Baki Ymeri?Bukuresht/

Në faqen e parë të numrit të shtatorit (2013), jepen fotografitë e kryeministrit rumun Victor Ponta që ka admirim ndaj Kosovës, ministri i Jashtëm Titus Corlăţean, presidentja Atifete Jahjaga, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli. Në gjuhën rumune jepet artikulli i deputetit Remus Cernea “Njohja e pavarësisë së Kosovës, një hap i madh përpara për Qeverinë rumune”. Sipas fjalëve të tij në kuadrin e një interviste për gazetën Puterea (Fuqia): “Autoritetet e Bukureshtit duhet të kenë mençurinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për më shumë, krahasimi ndërmjet Kosovës dhe një zone të banuar me hungarezë (Tinutul Secuiesc), është një krahasim i gabuar”. Parlamentari Cernea ka nënvizuar se Qeveria rumune do të duhej të vijë me një trajtim të mençur në politikën e jashtme… Kosova është një realitet gjeopolitik, kurse Rumania është një nga vendet e fundit të Europës që s’er ka njohur, ndaj ma merr mendja se duhet të kemi mençurinë për ta njohur. Kosova është një realitet që duhet pranuar, kurse Qeveria rumune duhet të bëjë një hap të madh përpara, një hap që do t’i sjellë prestigj në plan ndërkombëtar.” Sipas tij, politika e jashtme rumune duhet të dalë nga kornizat e mbylljes, të dyshimit e të ngërdheshjes, ndaj ka ardhur koha kur duhet të kemi një qëndrim më të hapur ndaj Kosovës.

Vlen të ripotencojmë faktin se Shqiptari del kohëve të fundit me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës, falë minsitrit Makolli dhe ekipit të tij. Në vazhdim jepet artikulli “Vetëm trysnia gjermane po e mbush me mend Serbinë”, huazuar nga Bota sot: “Derisa përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, po bëjnë lëshime të vazhdueshme në raport me negociatat me Serbinë, janë dy vende mike të Kosovës, Gjermania dhe Britania, ato të cilat po tregohen më rigoroze ndaj sjelljeve të shtetit serb në raport me Kosovën. Shteti Gjerman, me mbështetjen e Britanisë së Madhe, ka hartuar një listë prej nëntë kushtesh, të cilat Serbia duhet t`i plotësojë, nëse dëshiron të futet në BE”.

Pason një artikull tjetër nga e njëjta gazetë: “Ministri i Diasporës viziton Medvegjën”, fotografi të ndryshme në kolor, artikulli “Makolli inkurajon krijuesit e diasporës”, artikulli i Daniel Marianit në gjuhën rumune “Të jesh shqiptar don të thotë të jesh një shpirt i hatashëm”, një artikull në gjuhën rumune marrë nga Adevărul (Shqipëria mund të bëhet vendi i 29 i BE), një shkrim i redaksisë me titullin “Rruga magjike e revistës Shqiptari”. Pason një fotodokumentim mbi hallet e komunitetit shqiptar të Rumanisë sipas shtypi shqiptar dhe atij rumun, fotografi me Behxhet Pacollin dhe misionin e tij në botë për njohjen e Kosovës, një portret kushtuar Reshat Sahitajt në kuadrin e personaliteteve të shquara shqiptare, pamje nga tryeza e miqësisë së Kosovës me Bukureshtin, artikulli i Florian Bichirit “Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit” me burime nga “Shqiptari” i vitit 1889. Në vazhdim jepet rumanisht pamfleti i poetit Daniel Marian me titullin “Një parlamentare e virosuar, bakterizuar dhe e stërpërdorur”. Blhet fjalë për deputeten antikosovare Oana Manolecu që ia zhvat buxhetin qeveritar komunitetit shqiptar.

Se kush është ajo, flet edhe shtypi rumun përmes artikullit “Përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlament nuk është shqiptar” (Azi, 28 shkurt 1997). Në kuadrin e rubrikës “Vlera të pavdekshme shqiptare”, jepet në gjuhën shqipe fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht: “Ishte ai gjak i flaktë shqiptari që i ushqente me entuziazëm të parët tanë. Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themeleve të shtetit tonë të ri. Shqiptarët s’kanë kohë t’i peshojnë mundimet e çdo idealisti, e t’u japin meritën e duhur.” Pason rubrika me tituull “Shqipëria ekziston që nga krijimi i botës”, me një fotografi të Presidentit Bujar Nishani në mesin e shqiptarëve të Kosovës, si dhe me një fotografi qytetarësh  rumunë përballë ëmbëltores “La atletul albanez/Te atleti shqiptar” në Sllatinë të Oltenisë.

“Ministri Makolli priti një delegacion nga Austria” është një artikull i veçantë i shoqëruar me një fotografi zonjash të njohura nga Gjakova, si Sakibe Dobruna Doli etj. Pason rumanisht një intervistë me zonjueshen Mona Agrigoroiaiei: “Rumania dhe njohja e Kosovës”, botuar në të përditshmen cotidianul.ro, me një numër impresionues komentesh në favor të kauzës kosovare. “Shqiptarët e Rumanisë ndjehen viktimë e diskriminimit” është një letër a hapur drejtuar Presidentit Bujar Nishani lidhur me hallet e komunitetit shqiptar të Rumanisë. Po japim vetëm një fragment: Shkëlqesi e nderuar! Jemi të detyruar nga rrethanat në të cilat ndodhet sot diaspora shqiptare e Rumanisë, pas disa intervenimeve te Qeveria rumune, të Ju drejtohemi me këtë letër edhe Juve si përfaqësuesi më i lartë të Shtetit amë, për të Ju informuar dhe sensibilizuar mbi situatën e zhvillimeve retrospektive dhe aktuale të komunitetit tonë.

Prej disa vitesh rrjesht, shteti shqiptar dhe opinioni mbarëkombëtar janë njoftuar me situatën e rëndë në të cilën ndodhet komuniteti shqiptar i Rumanisë, në veçanti organizata përfaqësuese e kësaj, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR). Kjo si pasojë e faktit se etnia shqiptare përfaqësohet në Parlamentin e Rumanisë nga një person që nuk i përket kësaj etnie, nuk njeh as historinë dhe as anëtarët e komunitetit shqiptar, por që përdor subvencionet financiare të Qeverisë vetëm në dobinë e një grupimi të themeluar në mënyrë të dyshimtë nga Oana Manolescu, shtetase rumune me origjinë serbe përnga gjyshi i mamasë së saj (Sërbulescu, alias Sërbu).” Me ç’risi vjen Shqiptari në numrin e tetroit?

Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare

 

Revista inaugurohet me artikullin “Kosova e nderuar që ka një mik dhe partner si Gjermania”, de facto me fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në OKB. Pason një intervistë e Ina Arapit huazuar nga Bota sot: “Shqipja ishte e shkruar që para Mesharit”,. Pas ballinës së Shqiptarit me gazetarin Idriz Morina pason një rubrikë e re me titullin “Nga aktivitetet e Ministrsisë së Diasporës”. Jepen burime mbi takimet ministrit Makolli me zyrtarë dhe mërgimtarët tanë në Australi, artikulli Në Stamboll u mbjat paneli “Marrëdhëniet shqiptare-turke gjatë historisë”, një njohtim me titullin “Konferenca për investime. Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Gjermani”, një njoftim tjetër lidhur me regjistrimin dhe aplikimin për votim për pjestarët e diasporës. Pason ekspozita “Simfoni në bronz” nga Mal Myrtaj, një njoftim tjetër mbi kampin dimëror organizuar nga Ministria respektive, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve shqiptarë nga diaspora, përafrimit me vendlindjen dhe krijimin e kontakteve me moshatarët e tyre nga data 23 deri më 29 dhjetor 2013. Pason një informatë për grumbullimin e lëndës arkivore dhe muzeore të diasporës dhe mërgatës shqiptare, si dhe burime tjera huazuar nga portali Ministrisë së Diasporës.

            Revista dinamizohet me ribotimin e artikullit Gazeta të vjetra shqiptare, jepet një album historik me Përlindjen e Shqipërisë, faksimil nga një letër dërguar Nikolla Naços më 1893, gazeta e revista të vjetra si: Drita, Atdheu, Flamuri i Shqipërisë, Albano Macedonia, Lajmëtari i Shqypenies, Shqipëria e re, Zëri Shqiptar, Dielli, Kosova etj. Dr. Xhelku Maksuti vjen me artikullin “Shqiptarët e Rumanisë, viktimë e antishqiptares Oana Manolescu”, me një fragment si: “Një lugat endej dikurë nëpër Europë – lugati i komunizmit. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin e Rumanisë si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke i përvetësuar paratë publike të kontribuesit rumun për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa ato shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune.” Revista mballet me një cikël poetik të Dumitru Ichim nga Kanada, me një portret mbi Kozeta Zavalanin, me poezi të Sadie Kryeziu Bajtullahu, me fotografi e ballina revistash shqiptare që mbeten në memorjen e historisë sonë. (alban.voka@gmail.com)

Filed Under: Kulture Tagged With: Baki Ymeri, Shqiptari i Bukureshtit

Arrestime masive të shqiptarëve në Plavë e Guci

October 25, 2013 by dgreca

Në emailin e redaksisë sonë, dhe një postim të bërë në rrjetin Facebook (faqja “Fondacioni Plavë dhe Guci”), thuhet se sot rreth orës 11:00 kanë ndodhur arrestime të dhjetëra shqiptarëve nga ana e policisë malazeze. Arrestimet kanë ndodhur pasi shqiptarët kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe. Këtë të dhënë e kanë konfirmuar për Reporteri.net edhe banorë të asaj treve. “Sot rreth orës 11 na Martinaj, arritën numër i madh i forcave special malazeze, te cilat kishin ardhur për t’i mbrojtur ultranacionalistët ortodoksë serbë të cilët me ndihmën e aparatit shtetëror malazez në vazhdimësi po provokojnë popullatën shqiptare të Plavë-Gucisë, e në veçanti fshatin etnik e të pastër Martinaj”, thuhet në email.

“Sot policia special arrestoi në Martinaj këta bashkëkombas.

1. Isuf Balia Balidemaj (80)

2. Selim Kameri Hasangjekaj (74)

3. Sherif Lani Hasangjekaj (70)

4. Bujar Hasangjekaj

5. Naim Prelvukaj

6. Lis Naimi Prelvukaj

7. Shaban Syla Balidemaj

8. Skender Hasangjekaj

9. Flamurdon Hasangjekaj

10. Hasan Prelvukaj

11. Valon Prelvukaj

12. Fatos Prelvukaj

13. Shaban Prelvukaj

14. Sadri Smajli Balidemaj

15. Ibish Balidemaj

16. Rexhe Balidemaj

17. Bali Rama Hasangjekaj

18. Sadik Rama Hasngjekaj

19. Luan Bajram Balidemaj

20. Martin Hasangjekaj

21. Ali Zeqiri Prelvukaj

22. Bekim Hasangjekaj

Te gjithë emrat e cekur janë ende në qendrën e ndalimit në stacionin policor në Plavë”, thuhet në fund të postimit. (Gazeta-Lajm- Maqedoni)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestime, ne Plave-Guci

Leonard VEIZI – Mes letërsisë e gazetarisë…..

October 25, 2013 by dgreca

Intervistë e Raimonda MOISIUT me prozatorin dhe gazetarin Leonard Veizi/

Shkrimtari dhe Publicisti Leonard VEIZI që në adoleshencën e hershme ka qenë në kërkim të identitetit të tij unik mes të bukurës e së përditshmes njerëzore. Që prej atij moment ai gdhihet e ngryset duke menduar për letërsinë- energjik, me pasion, talent dhe përkushtim. Nëpërmjet mendimeve e veprave të tij tashmë të botuara, ai ndan vizionin për letërsinë e gazetarinë, mendimin dhe shpirtin e lirë e një bote të lirë, në harmoni me natyrën, psikiken, shpirtin filozofik e artistik. Beson te e vërteta që ekziston brenda shpirtit njerëzor dhe si pjesë e së tërës universale. Leonard Veizi është një nga prozatorët profilikë më me ndikim në letërsinë bashkëkohore. Veprat e tij të titulluara “Grahma e shpirtit të mjegulluar”(novelë—1997), për të vijuar me përmbledhjet me tregime “Ngrehina e përhumbjes”, “Treni i fundit i metrosë”, “I dënuar me vdekjen”, dhe romanet; “ Surpriza e natës së fundit”, “Rrëfimi”, “ I çmenduri i pavionit 3”, dhe “Orgji në famullinë e at Ludovikut” kanë kontribuar e kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për traditat intelektuale, vlerat kulturore dhe mbeten vlera të çmuara për letërsinë bashkëkohore, veçmas në letrat shqipe. Në prag të rrëzimit të diktaturës Leonard Veizi si gazetar do të botonte shkrimet e para në shtypin e postdiktaturës si freelancer dhe kolumnist, duke vazhduar deri në ditët e sotme me reportazhe, opinione, intervista e dossier në shtypin e median shqiptare. Në këtë bisedë Leonardi shpalosi u fut në rrugën e bukur të letërsisë, pasionin për gazetarinë dhe lidhjen e letërsisë me gazetarinë.

Ju jeni shkrimtar bashkëkohor i vlerësuar nga kritika. Ç’mund të na thoni si filloi karriera tuaj shumë dimensionale? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?

Kur, midis moshës 10-11 vjeçare shkrova poezitë e para, nuk mendova se kisha prirje për letërsi. Por isha 14 vjeç kur i bëra një premtim pa mëdyshje vetes të cilin vazhdoj ta mbaj edhe në këto çaste që i kam mbushur 45 vjeç, Që prej asaj ditë unë gdhihem dhe ngrysem,  nuk harroj të mendoj për letërsinë. Dhe kjo ishte sa për fillim. Ndërkohë që më duhej të arsimohesha jashtë parashikimeve të mija, por që nuk ndjej asnjë keqardhje për këtë gjë. Ndërsa në vitin 1991, kur isha 23 vjeç, një mik, dhe fqinji im njëkohësisht më hapi derën e gazetës “Bashkimi”, ku punova vetëm 6-të muaj si korrektor. Dy muaj pasi kisha filluar punë në këtë gazetë, goxha të madhe e me influencë për kohën, iu drejtova kolegjiumit me një shkrim-vëzhgim. Çuditërisht, shkrimi jo vetëm u pranua nga të gjitha hallkat e kolegjiumit, por u botua dhe në faqen e parë të gazetës. Nga kjo ditë iu bashkova gazetarisë, e cila në ato kohë po bënte përpjekje për t’u larguar nga ndikimet e të kaluarës për t’u futur në një fazë të re.

-Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj; prindërit, artet, letërsia apo qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të veçantë në frymëzim?

Unë them se ndikim të drejtpërdrejtë ka pasur vetja ime. Isha një fëmijë që kisha tentuar për vite me radhë në pikturë, dhe po të marr konsideratat e mësuesve të mij në Pallatin e Pionierit, më siguri do të kisha të ardhme. Por pasionin e pikturës e braktisa për letërsinë. Babai im, si një ushtarak me profil ekonomist, besonte tek matematika dhe ndikonte tek unë për t’iu drejtuar shkencave ekzakte. Por unë nuk kisha prirje të tillë. Nëna, shumë më liberale, më la të drejtohesha vetë, madje më shtypte në makinë shkrimi, (e rrallë për kohën) të gjitha poezitë që ia jepja të m’i lexonte. Megjithatë asgjë nuk ishte e rastësishme. Në familje unë trashëgoja një bibliotekë të madhe nga prindërit, ku midis një literature të theksuar politike dhe ekonomike, kishte dhe një raft goxha të gjatë, me letërsi mirëfilli. Kujtoj se për vite me radhë kam lexuar në një mënyrë të vazhdueshme, si një makineri, duke mos përfillur më as frekuentimin e shkollës.

 

-Kur shkrimtarin Stefan King e pyetën: “Si mund të bëhesh shkrimtar?”, ai u përgjigj – “Merrni ndër duart librat tuaja dhe libra të shkrimtarëve të tjerë, lexoni çdo gjë të tyre, – mos mendoni jo vetëm si të shkruani libra.” A ndani të njëjtën filozofi me të?

 

Në çdo kohë, të lexosh letërsinë e mirë të kujtdo shkrimtari ka vlerë. Vitet e fundit kam zbuluar se shkrimtarë si Orhan Pambuk, Jose Saramango, Kahled Hosein, por dhe të tjerë, më kanë dhënë kënaqësi të madhe. Them se filozofia e King, ka një vlerë universale.

 

-Jeni prozator; romane, novela e tregime; “I çmenduri i pavijonit 3”, “Rrëfimi”, “Surpriza e natës së fundit”,”Treni i metrosë”, etj, Tashmë një shkrimtar i afirmuar. Çfarë mendoni se ka mbetur konstante?

 

Dashuria ndaj letërsisë. Nuk kam pasur asnjë dyshim se mund ta braktisja, për as edhe një çast të vetëm. Në kokë, subkoshiencë, por dhe në dosjen personale të kompjuterit kam plot synopsuse. Dua vetëm kohë, të cilën realisht vitet e fundit nuk e kam. Të bësh letërsi në Shqipëri, është luks. vështirë të mbijetosh vetëm duke shkruar “fikson”. Ky është një risk që unë kam marrë përsipër ta përballoj për sa mundem.

-Si mendoni, cilët janë elementët thelbësorë të një proze, në rastin tuaj. Sfida që përballeni me ndërtimin e një romani a tregimi. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

E gjithë krijimtaria ime mban vulën “fiksion” ose thënë ndryshe ngjarje ireale të përpunuara në laboratorin e shkrimtarit. Nëse je një vëzhgues i vëmendshëm dhe njeh psikologjinë njerëzore, mund të mbledhësh lëndë pa kursim. Në ditët e sotme, por dhe më parë, çdo që që mund të cilësohet si “ireale” është njëkohësisht po aq reale.

-Zhanrin e romanit “e bëtë ju që të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj? Cili ka qenë tregimi apo novela tuaj e parë?

Novela e parë serioze, e cila më pas u bë gati për botim ishte “Thyerja” e shkruar në vitin 1990. Ajo u mbështet mbi një tregim të shkurtër me titullin “E dashura e tij”. Vendosa të shkruaja novela që nga çasti që u përballa me një “fortunal 7 ballësh” si Stefan Cvajk. Kisha lexuar thellësisht Balzakun, dashurinë time të përhershme, Shekspirin, që personalisht e kam cilësuar si “Shkrimtarinë më të madh të të gjitha kohrave” por kur u përballa me “Amokun” e Cvajkut u trondita shumë. Duheshin pak më shumë faqe se një tregim dhe shumë më pak faqe se një roman, pra një e ndërmjetme, dhe nëse e kishe argumentin dhe fuqinë e fjalës mund ta gozhdoje lexuesin tënd. Shkrova një seri novelash, një pjesë janë botuar, një pjesë kanë mbetur në tentativë, por janë synopsuse mjaft të mira. Por më pas zbulova se të shkruarit e një romani jo vetëm që ishte në modë, por kishte dhe disa përparësi: nuk nguceshe për ta dhënë ngjarjen sa më të koncentruar, por mund të lundroje në të lehtësisht, sapo të zbuloje mekanizmin.

-Shquheni në prozë për mendimin inteligjent, plot figura letrare, artistike dhe mendimin filozofik. Ku qëndron forca e inspirimit të shkrimtarit? Cfarë iu tërheq më shumë nga realiteti e si mund ta konceptosh atë artistikisht?

Fillimisht iu drejtova literaturës. Lexoja filozofi dhe psikologji, këtë të fundit shumë më me qejf madje. Më pas nuk ishte e nevojshme, puna si gazetar të përballte më gjithfarë situatash. Tanimë pas 22 vitesh punë në gazeta e televizione, kam kaq shumë ngarkesë sa do të më mjaftonte të shkruaja 100 romane. Me një veprim matematikor të thjeshtë, ditë punë shumëzim për personazhe, duhet t’u kem vënë mikrofonin apo diktofonin disa mijëra njerëzve, president e kryeministra, gjeneralë e ministra, dhe padyshim njerëz me profesione të ndryshme, që gjithsesi kanë për të thënë atë që ne në gjuhën e përditshme e quajmë “lajm”. . E megjithatë, personalisht deri tani, asgjë thellësisht shqiptare nuk më ka frymëzuar. Në krijimtarinë time jam përpjekur të kem linja të përbotshme, pra që e njëjta ngjarje mund të transkriptohet në shumë vende të botës. Kam ende një ngërç të madh të strukturoj një ngjarje nga realiteti i vendit.

–Ku qëndron ndryshimi midis dy epokave; Letërsisë së Realizmit Socialist dhe Letërsisë së viteve të Demokracisë në Shqipëri?

Për mrekulli, epoka e Realizmit Socialist u mbyll. Ishte një periudhë ku Shqipëria fitoi shumë shkrimtarë, pak prej të cilëve e kaluan klasën. Për të paktën 10 vjet pas rënies së perdes së hekurt në letrat shqipe kishte veç amulli. Shkrimtarë që për vite me radhë ishin vetë censuruar tanimë ishin të lirë. Por ata nuk e menaxhonin dot më lirinë e tyre. Tanimë them se jemi futur në një epokë të re. Shkrimtarë që të paktën aktivitetin e tyre e nisën post viteve ’90 po japin një letërsi të qëndrueshme.

-Kur shkruat romanin “Orgji në Famullinë e at Ludovikut ”, i vlerësuar shumë nga kritika e kohës, ky roman nuk është fantazi, por është bota e brendshme njerëzore. Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave, të vendeve në ndërtimin e një “bote të re” me tipikë; burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?

Boshti i romanit ka të bëjë me veset e ndëshkuara dhe ato të pandëshkuara njerëzore. Nuk ka asnjë bazë reale, por është krejt realitet. Jam munduar të mitizoj njeriun që i shërben Zotit. Ai edhe pse me një veshje tjetër, gjithashtu është me vese njerëzore. Baza e njeriut janë instinktet. Kodet, dhe morali shoqëror e frenojnë atë dhe e bëjnë një qënje urbane. Përndryshe ai njeri që e ndërtoi botën me aq mund, mund ta shkatërrojë për shumë më pak kohë.

-Keni menduar ndonjëherë të shkruani skenarë filmi? Imagjinoni Tolstoin. Mendoni sa karaktere kanë marrë nga libri i tij “Lufta e Paqja”, për të bërë filmin me të njëjtin titull. Nëse provoni ta bëni atë, ç’mund të na tregoni për aktin e të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë. Pra, a ndikon letërsia në skenarin e një filmi?

Ka shkrimtarë që i kanë të dyja dhuntitë. Personalisht nuk di të shkruaj skenarë filmash, ose të paktën nuk kam tentuar. Të shkruarit e skenarit, por dhe e dramës, ka teknikë tjetër. Disa kineastë thonë se një pjese e titujve të mij janë gjysmë të gatshëm për skenarë. Madje njëri prej tyre, Artan Minarolli, ende ka në dorë dosjen ku ka mbetur në projekt një skenar i frymëzuar nga novela ime “Treni i fundit i metrosë”. Do ta cilësoja një arritje të madhe nëse një prej veprave të mija do të ekranizohej. Për më tepër në Shqipëri ku prodhohen fare pak filma artistik.

–Kur shkruani cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Unë mund të shkruaj kudo. Asnjëherë nuk kam pasur një vend të preferuar dhe asnjëherë nuk kam qenë tekanjoz për këtë gjë. Vitet e fundit e kam ndarë kompjuterin e punës: në pjesë kohe kur shkruaj për llogari të gazetës, dhe gjatë kohës së pushimit shkruaj letërsinë time. Nuk ka të bëjë me ndonjë paradoks, është thjesht gjetje në kushtet e pamundësisë për më tepër. Për momentin unë kam dy fëmijë në rritje e sipër dhe në apartamentin tim ka gjithmonë zhurmë, gjë e cila e bën të pamundur krijimtarinë. Ndërkohë, unë nuk jam nga ata shkrimtarë që frymëzohen nga fushat e gjelbëruara apo dallgët e detit. Unë e frymëzoj veten kudo që të jem, madje dhe duke udhëtuar në autobusin e një linje interurbane me ajër të pakondicionuar .

-Çfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?

Them se është shumë e brendshme, të cilën nuk di se ku e kam dëgjuar por më pëlqen ta quaj “espri”. Padyshim që ka të bëjë me gjenetikën. Në çdo rast tjetër do të isha një prodhim i sforcuar. Nuk ka shumë lidhje me atë që kërkon t’i transmetosh ti vetë. Unë e ndjej se kur jam në një valë të tillë ajo, espria, më përvëlon në stomak dhe më përfshin gjithë kraharorin. Në ato çaste dua që të më lenë të qetë për pak minuta sa ta mbaroj atë që kam për të hedhur në letër. Një tringëllimë celulari në këto raste është shkatërruese.

–Kombinimi i së tashmes me të shkuarën, i letërsisë me publicistikën në fushën e letrave përbën bazën e letërsisë së suksesshme, por edhe një teknikë e vështirë për ta pasqyruar në letër. Si ia arritët ju ta realizonit këtë në prozën tuaj?

Në publicistikë jam marrë shumë me të kaluarën, por në letërsi nuk e kthej kokën mbrapa. Për të krijuar një bazë të suksesshme, në fakt duhet që letërsia dhe gazetaria të rrugëtojnë vetëm një segment kohe së bashku, më pas tendenca që gazetaria t’i hyjë në pjesë letërsisë është e rrezikshme. Unë them se ia kam arritur deri në një farë mënyre duke i mbajtur në linjë të dyja. Por e ndjej se ka ardhur koha të braktis gazetarinë.

-Kam shfletuar me interes të veçantë librat tuaj, shkrime trajtesa, analiza politike, kritikë letrare e publikime në fushën e publicistikës. Si keni arritur ju, të harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale?

I pavarur, një shkrimtar a publicist është vetëm në veprën që mban emrin e tij. Nëse punon për median e dikujt tjetër, person apo bord, nuk ka më kuptim të bërtasësh dhe as të betohesh për pavarësi. Çdo gazetë ka një linjë editoriale, ti i bashkohesh asaj, ose për shkak të pikëpamjeve të kundërta largohesh, madje nuk është e nevojshme se të nxjerr jashtë vetë ajo. Në letërsi unë jam krejt “Leonardi” me të mirat dhe të këqijat e mia. Në publicistikë jam unë dhe gazeta ku punoj për atë segment kohe. Pra jemi dy.

-Keni një karrierë relativisht të admirueshme në gazetari. A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetar? Çfarë ndikoi te ju, apo diçka e papritur ju bëri të zgjidhnit gazetarin? 

Më kujtohet që jam gëzuar pa masë, kur botova shkrimin e parë në shtator 1991, kur mora një “cart-press”me emrin tim ku cilësohesha “gazetar” dhe kur pas një farë kohë u emërova në sektorin politik dhe si mjet pune më dhanë një diktofon. Unë u futa në gazetari meqenëse ashtu siç mu tha dhe në fillim “të shkruar për të shkruar” je më afër letërsisë duke qenë në një redaksi. Vitet e para nuk kam menduar seriozisht se karriera ime do të ishte shumë e gjatë në gazetari, madje duke mos e pasur këtë frikë kam bërë kapërcime të hatashme. Tani e ndjen se ky profesion më ka shtrënguar fort dhe sado që unë mendoj se e kam mbaruar mandatin tim në këtë fushë, sërish nuk arrij të largohem dot prej saj.

-…që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani çaste nga eksperienca tuaj?

Si gazetar për herë të parë kam hipur në një helikopter të policisë, kam shkuar me urgjencë deri në Sarandë për të bërë një intervistë dhe jam kthyer duarbosh pasi personi na kërcënoi se do të priste më pushkë në dorë, ia kam hedhur vitit 1997 brenda unazës së Tiranës, por kam përjetuar ditë të vështira në 12-14 shtator 1998 kur në ekipin tonë e kërcënuan me një mitraloz 12.7 mm të çmontuar nga tanku i Gardës, kam punuar për gazetat kosovare gjatë luftës së vitit 1999, si dhe kam shkuar disa herë deri në dyert e gjykatës për shkrime të ndryshme por që për fatin tim në fund situatën e kemi zgjidhur me “marrëveshje xhentëlmenësh”. Kjo është ajo që mund të lakojë si revistë përpara syve, por në thellësi ka me qindra episode të tjera. Gazetaria është një punë intensive, e përditshme me shumë të papritura.

-Kam ndjekur dhe lexuar me interes të veçantë intervistat tuaja në median e shkruar. Keni intervistuar personazhe publikë me profile të ndryshme të botës shqiptare. Si lindi ideja e intervistimit; si pjesë narrative jetësore e personazheve që përzgjidhni të vijnë në jetën e përditshme?

Në fakt gjithmonë kam rriskuar të marr personazhe që kur thonë diçka publikisht, krijojnë reagimin sa pozitive aq dhe negative. Këto reagime duan të thonë se në fakt intervista është lexuar dhe ka shkuar atje ku duhet, përndryshe çfarë vlere ka. Futja në këtë rrugë ndodhi shumë vite më parë kur unë u ngarkova nga kryeredaktori të bëja një edicion special, prej dy faqe gazete. Edhe këtu më ndihmoi letërsia. Të merrje dy faqe në gazetë ishte luks. Edhe sot, me gjithë abuzimet e mundshëm të vetë tregut mediatik, sërish është luks të vësh emrin në dy faqe të një të përditshmeje. Meqenëse specialja ime e parë mori notën maksimale m’u desh të bëja një të dytë e me radhë. Isha nga të paktët që siguroja një volum prej dy faqesh në gazetë, për shkak të gjetjeve speciale. Pastaj ambicia zgjerohet vetë. Kërkon të gërmosh sa më shumë. Por kam kontaktuar dhe me shumë njerëz që nuk kanë dashur t’i publikojnë dëshmitë e tyre

-Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qenë ai/ajo? Na tregoni si arrini ta bënit intervistuesin, procesin e mbledhjes dhe vënien së bashku të gjitha elementeve intervistuese? Cilat janë disa nga sfidat?

Absolutisht nuk e mbaj mend. Intervistat e para janë bërë më shumë se 20 vjet më parë. Pastaj jam marrë për 6-7 vite më intervista dhe kronika televizive dhe më pas u riktheva sërish në gazetë. Në intervistat e para duket të ketë qenë me siguri një politikan, pasi në atë periudhë unë mbuloja politikën, pasi kisha bërë një seri shkrimesh, që nuk bazoheshin mbi intervista. Për sa i përket sfidës, padyshim, nga një interviste, apo dëshmi, duhet të dali ajo që nuk është thënë më parë, pra të bëjë një “bum”.

-Cila është eksperienca më e vështirë: të merresh me politikë, të bësh gazetarin, shkrimtarin apo përpjekjet për të thyer oponencën e interesave të veçanta personale dhe klaneve që ekzistojnë brenda një grupimi drejtues apo force politike?

Të jeni të bindur që kostumi i politikanit mua më ri shumë keq. Ndërkohë nuk kam pasur asnjë sekondë dëshirë për të qenë i tillë. Gazetarin e bëj mirë dhe në një gazetë më duket sikur jam në shtëpinë time. Unë do të ndalesha tek shkrimtari. Nëse një gazetar duhet të shkruajë mbi një fakt konkret, apo të zbardhësh një intervistë ku ka folur dikush tjetër. Një shkrimtar duhet të punojë në boshllëk, me një fantazi të shfrenuar, në shumicën e rasteve krejt të improvizuara. Një gazetar i zakonshëm, nëse ka në ngjarje të mirë, e cila ndodh për shkak të realiteteve, e bën menjëherë lexuesin të kthejë kokën. Shkrimtarit i duhet një punë shumë e madhe për të arritur ta bëjë lexuesin të zgjedh librin e tij, pastaj të ulet e të shfletojë 200-300 faqe narracion.

-Çfarë mendoni për statusin aktual të kritikës? A ka kritikë të mirëfilltë sot për sot?

Sot kritika në Shqipëri nuk ka atë intensitet të viteve më parë. Kritikë ka, madje të kualifikuar do të thosha unë, por të papaguar. Në media faqet që mund të mbushen me një kritikë letrare cilësohen si “faqe inerte” që nuk shesin. Ky është një handikap që vazhdon ta vuajë jo vetëm autori por dhe lexuesi, që kërkon një orientim në tregun e madh të librit. Ndërkohë vendin e kritikëve të papaguar e zënë shumë shpejt ata të pakualifikuarit, të cilët e çorientojnë tregun.

-Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?

Më pëlqen të bëj vazhdimisht shkrime me tema speciale. Nuk më pëlqen nxitimi i editorëve për të botuar një shkrim që nuk i ka të gjithë elementët.

–Si jeni ndier përballë botës së frikshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit? Çfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale”?

Jam përballur. Herë ashpër e herë me diplomaci. Është një luftë ku fiton dhe humbet. Qëllimi është që pasi ke hedhur hapin e parë në start, ta çosh garën deri në fund. Kundërshtarin duhet ta respektosh, por jo të lejosh cënimin nga ana e tij. Në këtë garë të ashpër të flasësh për “vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale” është e tepërt.

–Si shkrimtar dhe publicist cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vendin tonë?

Në vitet e diktaturës komuniste, mendoja se isha një kundërshtar i regjimit. Sot mendoj se kjo është një gjë e tejkaluar, madje krejt naive. U trondita shumë kur më thanë se poezitë e mia mund të cilësoheshin pa frikë si “dekadente” dhe as që mund ta shihnin ndonjëherë dritën e botimit. Kjo më krijoi një mllef të pamat. Ndaj sot nuk e ndërroj me asgjë demokracinë. Megjithatë asgjë nuk u tentua seriozisht sa që unë të kaloja në krahun e kundërt. Pra thjesht isha një kundërshtar në hije. Pas viteve ‘90 ajo për të cilën jam akuzuar, në tryezë dhe nën zë, është fakti i një nacionalizmi arrogant që kam shpalosur publikisht. Sot teknikisht mund të them se Evropa është shtëpia jonë e përbashkët, por meqenëse më ra për pjesë të lindja dhe jetoja në Shqipëri, nga prindër shqiptarë, dua t’i mbroj fort dy ngjyrat e flamuri dhe sikur përpjekjet e mia të jenë krejtësisht të kota.

-Kur shprehemi “brezi i mëparshëm”, kë keni ndërmend sipas jush? Cilët janë autorët tuaj më të preferuar, shqiptarë e të huaj?

Do të veçoja prozën e Kadaresë, të cilën e kam lexuar dhe rilexuar por dhe një poet si Migjeni. Përtej kufijve do të veçoja atë që nuk e kam përmendur në asnjë rast deri tani, Servantesin.

-Projektet tuaja në të ardhmen? Çfarë iu ka mbetur peng?

Projekte kam plot. Ato do të vijnë njëra pas tjetrës. Nëse do të quaj peng, është fakti që letërsinë time dua ta lexojnë dhe të tjerë, përtej kufijve të Shqipërisë, pra si një vepër të përkthyer

– A është i lirë shtypi sot? A ka nevojë media për rrotacion?

Kam përshtypjen se media e ka vetrregullimin e rotacionit. Përsa i përket lirisë së shtypit ai është pjesërisht i tillë. Unë vetë si një redaktor, jam gjithashtu një çensor. Çensorët më të mëdhenj janë ata që në shkallën e hierarkisë vijnë sipër meje. Ne, ashtu si kudo gëzojmë një liri të kufizuar. Por në Shqipëri ekzistojnë të gjitha hapësirat që mendimin e lirë që ta censuron dikush, ta shprehësh në një vend tjetër. Ligji të favorizon.

-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….?

Të vetmin rol që nuk dua ta marr është ai i mesazherit. Në konceptin tim, mesazhet e mëdha i kanë dhënë burra të mençur shumë vite më parë. Atë që ne praktikojmë sot e pa përkufizuar Konfuci 2500 vjet më parë. Mesazhe kanë dhënë Jezusi, Muhameti, Robespieri dhe Sartri… Them se inteligjenca shqiptare mjafton të deshifrojë këto mesazhe, dhe është në rregull si me filozofinë e krishterë ashtu dhe me egon e revolucionit, përndryshe nuk bën gjë tjetër veçse bie në plagjiaturë.

Ju faleminderit!

Bisedoi: Raimonda MOISIU

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, me Leonard Veizi, Raimonda Moisiu

KUR GREKET HYNE NE KORCE VATRA I SHKROI ROMES*

October 25, 2013 by dgreca

Javën e fundit të Jenarit 1919, gazetat greke të New York-ut botuan një lajmë nga Athina që thosh se ushtëria greke hyri në Korçë, Permet, Delvinë, Frashër dhe vise të tjera te Shqipërisë së Jugës. Për atë shkak, u-thirr me telegram Komisioni i Vatrës në një mbledhje të posaçme me 30 të muajit që bisedoj mi sulmin e ri te Grekëve kundrë Shqipërisë, dhe se ç’munt të bënte Vatra n’atë krizë të re per Shqipërinë. Më parë se të mblidhej Komisioni, Vatra hoqi një kabllogram në Romë dhe pyeti se ç’ish mendimi i guvernës italiane për rizaptimin e atyre viseve të Shqipërisë prej ushtërisë greke? Përgjigjia u-vonua, koha nuk priste dhe duheshin marë masat e nevojshme. Vonimi i përgjigjjes e vuri në dyshim Vatren dhe humbi besimin e saj në politikën e Italisë. Vatra desh të bënte qarje në Konferencën e Paqës në Paris kundrë Greqisë, po u-ndal shkaku se një protest i atilë munt të shkelte vëndimin e kuvendit të funtime që thosh se “duhet të jemi në mareveshje te mira me Qeverine Italiane.” Me ne funt, passi e shoshiti miaft çështjen, Komisioni vëndosi që të thirrej Këshilla Kombëtare në një mbledhje te posaçme për t’i dhënë funt atij problemi. Mbledhja e Këshilles u-vëndos të mbahej të Martën me 4 Shkurt, pesë ditë pas mbledhjes së Komisionit.

Me 27 Jenar 1919, u-raportua vdekja e Ismail Qemal Be Vlorës në Peruza t’Italisë. Zyrtarët e Vatrës, mbledhur të gjithë në zyrën e saj, u-ngritnë më këmbë dhe qëndruan dy minuta në heshtje si shenjë hidhërimi dhe zie për kujtim të tij. Vatra ngushëlloj me kabllogram Hetem Qemal Vlorën n’Itali për vdekjën e atit tij, i cili ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë me 1912, shpalli independencën e Shqipërisë dhe u-qojt Babaj i Kombit.

Dielli, në një artikull të shkurtër, tha ca fjalë të mira për Ismail Qemalin pas vdekjes së tij, të cilin e pat kundërshtuar dhe kritikuar ashpërisht për një kohë të gjatë. Me atë rast, Mihal Gramenua shkrojti në gazetën e tij “Koha” dhe e duguliti Diellin duke i hedhur këtë gur: “Vdis pa të të dua!” Ay koment i shkurtër po në vënt e zemëroj editorin e Diellit Bahri Omarin, i cili në përgjigjjen e tij përdori ca fjalë të dobëta kundrë Ngritesit të Flamurit dhe editorit të “Kohës.”

Me 4 Shkurt u-mbloth këshilla Kombëtare në zyrë të Vatrës, e thirrur me telegram se koha nuk priste. Mbledhja e Këshillës vazhdoj dy ditë, dhe mbajti pese sesione. Këshilla Kombëtare kish fuqin’e kuvendit, dhe caktonte politikën e Vatrës.

Pasi u shtruan për bisedim sulmi i ushtërisë greke në Shqipërin’ e Jugës dhe dyshimi i Komisionit të Qendrës mi politikën e qeverisë italiane kundrejt Shqipërisë, Këshilla vëndosi qe Vatra të vazhdonte politikën që caktoj kuvendi, gjer sa të kthjellohej mirë ajo çështje dhe të mos mbetej shkak për dyshim.

N’atë mbledhje u-leçitnë disa raporte diplomatike të delegateve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë. Dr. Mihal Turtulli, delegat i Vatrës në Svicrë, thosh në raportin e tij shkakun se përse ay nuk bashkohej me dekllaratën e Genevës të nënëshkruar nga 13 Shqipëtarë më 12 Tetor (1918) – natyrisht njerës me shumë a pakë zotësi si politikanë. Tekstin e dekllaratës as raportin e Dr. Turtullit nuk i kemi parë dhe s’dimë se ç’thoshin, dhe s’është çudi të kenë humbur, si shumë dokumenta të tjera historike. Kemi këtu mi këtë çështje vetëm një shenim të shkurtër të bërë nga sekretari i ahershëm i Vatrës.

Në Svicrë ish dhe Midhat Frashëri delegat i Vatrës bashkë me Dr. Turtullin, dhe në mbledhjën e Këshillës u-leçit në letrë e nënëshkruar prej të dyve. Delegatët e Vatrës për ca kohë s’ishin të lirë të vijin në Paris, ku ish mbledhur Konferenca e Paqës dhe po bisedohej fati i tërë botës; vetëm kryedelegati Mehmed Konitza udhëtonte midis Londonit dhe Parisit, ay kish miq të fortë Inglizët.

Në sesionin e mëngjesit të Këshillës, u-leçitnë dhe letrat e miqve Inglizë, të Kolonelit Aubrey Herbert dhe Zojushës Edith Durham, të cilët interesoheshin për punët e Shqipërisë aqë sa dhe çdo Shqipëtar i mirë, dhe këtë e patnë provuar me punë kurdoherë që ish nevoja për çështjen shqipëtare.

Me vendim të Këshillës Kombëtare në mbledhjen e saj, Vatra u dërgoj nga një kabllogram në Paris Presidentit Woodrow Wilson të Shteteve të Bashkuara; Georges Clemenceau, Kryeminister i Frances dhe Cairman i Konferencës së Paqës; Loyd George, Kryeminister i Bretanjës së Madhe; Baron Soninos, Ministër i Punëve të Jashtme t’Italisë, dhe Delegacies Japoneze. Vatra kërkoj prej tyre pranimin e Delegacies Shqipëtare në Konferencën e Paqës që të kërkonte independencën e Shqipërisë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar. Delegacia shqipëtare përbëhej nga këta delegate: Turhan Pasha, Imzot Bumçi, Mehmed Konitza, Dr. Mihal Turtulli dhe Midhat Frashëri; tre të fundit ishin dhe delegatë të Vatrës.

Këshilla Kombëtare i dërgoj një kabllogram falënderimi nga an’e Vatrës Guvernës Italiane për njohjen e shpejtë të Qeverisë Provizore të Shqipërisë që u-formua në Durrës; dhe i lutej të përdorte influencën e saj për pranimin e Delegacies Shqipëtare në Konferencën e Paqës të Parisit.

Me vendim të Këshillës, të gjitha degët e Federatës Vatra dërguan nga një kabllogram në Konferencën e Paqës me anën e të cilëve kërkuan qasjen e delegacies shqipëtare n’atë Konferencë dhe të drejtat e popullit shqipëtar.

Këshilla vendosi që Fan Noli të shkonte në Paris dhe të përpiqej bashkë me delegatët e tjerë shqipëtarë për të drejtat e popullit shqipëtar. Vajtja e tij në Paris si delegat i Vatrës ish më tepër me qellim për të bërë batall propagandën e kryeministrit grekVenizellos i cili bërtiste në mes të Konferencës se “Shqipëtarët orthodhoksë janë Grekë dhe duan bashkimin e tyre me Greqinë”!

Fan Noli gjeti pengime të mbëdha, nuk mirtë dot pashaportë nga konsulli frenk për të shkuar në Paris. Vatra ngarkoj Kostë Çekrezin në Washington që të përpiqej me anë miqsh dhe të nxirte një pashaportë në Ambasadën Frenge për Fan Nolin, po që e pamundur. U-vëndos pastaj që të shkonte me anë t’Italisë, duke përdorur pashaporten italiane nga New York-u në Romë, dhe s’andejmi të vinte në Paris. Po dhe ajo nuk u-bë dot se nga Roma në Paris i duhej pashaportë frenge.

Duke parë se delegatët e Vatrës, më përjashtimin e Mehmed Konitzës, u-ndaluan të vijin në Paris, u-thirr prapë Keshilla Kombëtare në një mbledhje me rëndësi me 5 Mars 1919. Në sesionin e parë të Këshillës u-kënduan raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë, dhe në sesionin e dytë u-bisedua prapë puna e pashaportës për vajtjen e Fan Nolit në Paris.

Vatra i dërgoj një kabllogram Mehmed Konitzës në Paris, i cili kish qëndruar në Grand Hotel, dhe e pyeti se po të mos nxirej dot pashaporta për Fan Nolin, a ish nevoja të dërgonte Kostë Çekrezin në këmbë të tij? Përgjigjjen e Mehmed Konitzës nuk e dimë se nuk e kemi, dhe Kostë Çekrezi nuk vajti në Paris, këtë e dimë, kuptohet se s’qe nevoja për vajtjen e tij atje.

Këshilla degjoj më kujdes sekretarin Ndreko Stavron i cili këndoj kopjen e një memorandumi të bërë prej Zojushes Elsie Aubry e cila ja dorzojë Konferencës së Paqës atë memorandë për çështjen e Shqipërisë, dhe u-prit më duartrokitje nga anëtarët e Këshillës.

Në sesionin e dytë dhe te fundit, Këshilla Kombëtare aprovoj ndihmën e Vatrës prej 5,000 dollarësh për Pëshkopatën Shqipëtare të Boston-it që t’u bënte ballë propagandave të Grekëve të cilet përdorjin fenë për të ndarë Shqipëtarët më dysh dhe të copëtojin Shqipërinë.

Tamam një muaj pas mbledhjes së Këshilles Kombëtare, me 5 Prill u-mbloth Komisioni i  Qendrës që kqyri vepërimet e kryetarit të Vatërs dhe delegatëve të saj n’Amerikë te cilet u përpoqnë që Shqipëria t’ish nënë mandatorinë Amerikanë.

Kjo ish një punë e kottë, se Amerika s’munt të blinte belanë me para duke hyrë në punët e Ballkanit për syt’e bukura të Shqipërisë, një vënt i pashvilluar me një popull që s’kish parë qeverim të qytetëruar më parë dhe besonte në kanunin e Lekë Dukagjinit: grusht për grusht, – dhe ay që ish m’i zoti fitontë. U-fol më parë për mandatorinë italianë, po u-kuptua shpejt se po të vinte Italia dorën në Shqipëri ish shume zor që të shpetonte nga thonjt’ e saj.

Të gjitha ato manevra bëheshin nga e keqia, se u-duk sheshit që jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë ish në rezik të math nga fqinjët e saj, gjë te cilën e kuptonte çdo njeri kur shikonte se të pakën delegatët shqipetarë nuk pranoheshin në Konferencën e Paqës të Parisit.

Eleutherios Venizelos i Greqisë dhe Nikola Pashiqi i Serbisë ishin dy diplomatë të fortë dhe armiq të betuar të Shqipërisë. Perveç asaj, ata kishin mik të fortë dhe Tigrin e Francës, George Clemenceau-n që i ndihmonte kërkimet e tyre, i cili kish zënë kyçin e punëve si Çairman i Konferencës së Paqës, dhe kish influencë miaft të madhe në qarket diplomatike. Përandaj s’duhet të nxitohemi në qertimet t’ona kundrë atyre që deshnë ta vijin fatin e Shqipërisë në një dorë të fortë të huaj për t’a shpetuar nga çakajt e Ballkanit, – e keqia bën të keqën, thotë fjala popullore.

Mbledhja e Komisionit vazhdoj dy ditë. Passi mbaruan bisedimet politike mi punët e Shqipërisë, Komisioni filloj nga veperimet mirëbërëse: ndihmuarjen e disa jetimëve shqipëtarë si ne New Bedford, Mass., dhe në Trebickë, një fshat i Vakëfeve në qarkun e Korçës.

Po çdo ndihmë nukë jepesh me sy mbyllur, kqyreshin mirë se a e meritojin atë ndihmë jetimët pastaj hapej arka e Vatrës, domethënë, diheshin se ç’kishin qenë prindërit e jetimëve. Për shëmbëll, në mbledhjen u-leçit dhe letra e një Shqipëtari që kërkonte ndihmën e Vatrës për jetimët e një njeriu nga Stratobërda, dhe Komisioni nuk e pa t’arësyeshme atë ndihmë.

Në mbledhjen e Majit 1919, Komisioni i Qendrës shikoj raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë, dhe e gjeti të pelqyer kthyerjën e Dr. C. Telford Erickson-it n’Amerikë nga Parisi, si pas vendimit të kolegëve të tij Mehmed Konitzës dhe Dr. Mihal Turtullit. Dr. Erickson-i qëndroj disa muaj në Paris si delegat i Vatrës; ay s’gjeti pengime nga francezët për vajtjën e tij atje se ish nënështetas Amerikan, kurse delegatët shqipetarë i ndaluan për ca kohë, me përjashtim të Mehmed Konitzës.

Muajin tjatër, pati prapë mbledhje Komisioni dhe vëndosi dërguarjen e një sume të hollash prej 10,000 dollarë me kabllogram kryedelegatit Mehmed Konitzës ne Paris. Për çdo sumë të hollash që u-dërgonte delegatëve, Vatra mirte hesap të shkoqur prej tyre dhe e dinte që çdo dollar harxhohej për çeshtjen kombëtare.

Atë muaj, Qershor 1919, erdhi Dr. Erickson-i në Boston nga Parisi, dhe u-mbloth Komisioni që dëgjoj shpjegimet e tij mi punët e Shqipërisë, të cilat nukë dukeshin aqë mirë kur ish ay atje. Ahere Vatra e dërgoj Dr. Ericksonin si delegat të saj në Washington.

Në mbledhjen e 4 Korrikut Komisioni kqyri hesapet e vitit, dhe i gjeti kështu: T’ardhurat, me gjithë të mbeturat n’Arkë nga kuvendi i shkuar, ishin $150,477.35. Të dalat e vitit ishin $58,182.90. Komisioni i shtroj kuvendit këto proponime: 1) Të themelohej një fond prej 100 gjer 300 mijë frangash ari prej Vatrës për propagandë kombëtare me anë të shtypit n’Evropë; 2) Të botohej një revistë frengjisht në Svicrë, 3) t’emëroheshin dy korrespondentë  të Diellit në Shqipëri.

Kuvëndi i Vatrës u-mbloth në Paine Memorial Hall, Boston, me 6 Korrik 1919. U-përfaqësuan në kuvent 42 degë me 69 vota, një votë për çdo 50 anëtarë; dhe nuk u-përfaqesuan 9 degë me 9 vota. Zyrtarë të kuvëndit u-zgjodhe këta: çairman Anastas Pandelli, sekretar Kosta Isaak, raporter Kristo Kaluçi dhe marshall George A. Katundi (të gjithë s’janë më).

Në sesionin e dytë, delegati i degës së Detroit-it Marko Adamsi proponoj të thërritesh Faik Konitza nga Evropa për kryetar të Vatrës. Ay proponim u-përkrah prej Ali A. Kuçit (nga Kuçi i Tomoricës), delegat i degës se New Florence, Pa., dhe u-pëlqye me-një-zë nga gjithë delegatët e kuvëndit.

Sekretari i kuvëndit këndoj një kabllogram të dërguar nga Parisi prej korrespondentit të Diellit N. Lakos i cili lajmëronte Vatrën për vdekjen e Zonjës Shahin Be Konitzës, e ëma e Mehmed dhe Faik Konitzës. Me proponimin e Kristo Kirkës, delegat i degës së Quincy, Mass., delegatët u ngritnë më këmbë dhe qendruan dy minuta në heshtje si shenjë zie për kujtim të saj. Për çudi, kur vdiq Nënia e tyre ranë këmbanat e kishëve dhe u mbyllë dyqanet e Grekëve atë ditë në Konicë  për nder të Zonjës.

Në sesionin e 14-të, kuvendi vendosi t’i ktheheshin të 100 dollarët Fan Nolit që i pagoj Vatrës nga xhepi i tij për hesap te broshurës frengjisht “L’Allemagne et L’Albanie”që shtypi Faik Konitza me 1915 në Lausanne të Svicrës. Konitza i dërgoj Vatrës 50 copë t’asaj broshure, Vatra nuk e nxori në shesh së fliste kundrë Gjermanisë dhe shumica e Vatranëve ishin pro-Gjermanë. Broshura fliste kundrë guvernës gjermane se ajo bënte pazarllëk me Greqinë që po t’ish se hynte në luftë me ane t’Aliatëve kundrë mbretërive t’Evropës së Qendrës, të mirtë Toskërinë. Kur s’dolli broshura në shesh gjer pas hyrjes së Amerikës ne luftë, delegatët në kuvendet e Vatrës kërkonin broshurën, ose paratë nga Konitza. Ahere u-ngrit Fan Noli që i dha 100 dollarë arketarit të Vatrës nga xhepi i tij, dhe u tha delegatëve: “Tani paratë i muartë, lëreni Faikun rehat i cili tëre jetën e tij ka punuar për Shqipërinë dhe kur i ngrënë kur i pa ngrënë!”

Besohet shkaku i asaj broshure e internuan Austriakët Faik Konitzën dhe e mbajtnë në Vienë gjer sa humpnë luftën.

Kuvendi vendosi që Vatra të shtypte libra shkollare për shkollat e mesme të Shqipërisë. Ay vendim i kuvëndit u-vu në vepërim një mot më von. Kuvëndi vëndosi që ndihmat për jetimët të mos priteshin. N’ate listë u-shtuan dhe jetimët e Vangjel Gjikës, i cili i sherbeu Vatrës si manager i Diellit.

U-vëndos me-një-zë nga kuvëndi që Vatra t’i lutej guvernës provizore të Durrësit t’emëronte një përfaqësonjës në Washington të dërguar zyrtarisht nga an’e saj.

Kryetar i Vatrës u-zgjoth Faik Konitza në sesionin e dytë të kuvendit. Zyrtarët e tjerë të Vatrës dhe te Diellit u-zgjodhë në sesionin e 19-të, kur afroj mbarimi i kuvendit. U-emërua Kol Tromara kryetar-zëvendes gjer sa të vinte Konitza nga Evropa. Bahri Omari u-hoq, dhe u-zgjoth Koste Çekrezi editor i Diellit dhe i Revistës “Adriatik”; dhe Andon Frashëri nëne editor.

Këshilla Kombëtare u-rizgjoth për vitin 1919-1920, e cila kish fuqin’ e kuvendit dhe bënte politikën e Vatrës. Kuvendi vazhdoj XXI sesione, u-hap me 6 dhe u-mbyll me 15 Korrik 1919. Kuvëndet e kohërave të shkuara të përsons for essentially anti-Comre parlamentare. Kjo i tërhiqte më tëpër shumë Vatranë që përpiqeshin kush të vinte më parë delegat në kuvënt.                  

Pas kuvendit u-bënë ndryshime në zyrtarët e Vatrës dhe të Diellit. Kuvendi zgjodhi Faik Konitzën kryetar dhe la Kol Tromarën zëvendës gjer sa të vinte Konitza nga Evropa, po ay nuk erdhi dot, dhe zëvëndësi ndenji një kohë fare të shkurtër dhe shkoj në Shqipëri. Ashtu mbeti Vatra pa kryetar, kë të zgjidhjin? Burrat e njohur si “udhëheqës” ishin të zënë më detyra të tjera. Nga ay shkak, Këshilla ngarkoj Komisionin të gjënte një zëvendëskryetar, dhe gjeti Kristo Kirkën.

Gjith’ashtu iku dhe Kostë Çekrezi nga Boston-i, i cili ish zgjedhur prej kuvendit editor i Diellit dhe i Revistës “Adriatik.” Çekrezi u-emërua përfaqësonjës i Vatrës në Washington për punët e Shqipërisë, bashkë me Dr. Ericksonin i cili u-zgjoth pakë muaj më parë. Dr. Ericksoni paguhej 500 dollarë rogë në muaj nga Vatra, dhe Çekrezi 250 dollarë në muaj.

Me ikjen e Çekrezit mbeti Dielli pa editor, dhe gazeta dilte e përditëshme. U-thirr prapë Bahri Omari që e drejtoj Diellin për pakë kohë. Passi iku dhe Omari, u-zgjoth Loni Kristua editor, i cili pat qenë dhe më parë editor i Diellit. Po ay nukë shkoj mirë me nëne-editorin, Andon Frashërin, dhe kur erdhi kuvendi tjater fitoj nënë-editori në zgjedhjet kundrë editorit; – këtu munt të meret me mënt se cili prej të dyve ka patur faj në grindjet e tyre.

Kur kish probleme me rëndësi që nuk u-jipte dot funt ose s’donte të mirte përgjegjësinë Komisioni, thërritesh mbledhja e Këshilles Kombëtare e cila thosh fjalën e fundit në punët e Vatrës. Në mbledhjen që pati në Shtator 1919, Këshilla vëndosi që Vatra të harxhonte 100,000 franga ari për të ndihmuar refugjatet shqipëtarë të “Korçës dhe Kosovës”. Këtu kuptohet se kanë dashur të thonë “qarkut të Korçës”, dhe Kolonja u-doq dhe u-gjakos nga Grekët më tepër se çdo krahinë tjatër t’asaj prefekture; me mijëra refugjatë Kolonjarë vanë ne ullinjt’e Vlorës, – shumë prej tyre vdiqnë atje.

Po më parë se të viresh në vepërim ay vëndim i Këshillës, u-pyetnë me kabllogram delegatët n’Evropë Mehmed Konitza dhe Dr. Mihal Turtulli se a munt të harxhohesh ajo sumë të hollash për atë qellim. Përgjigjja e tyre qe “Jo” – se ato të holla duheshin më tepër për të luftuar armiqt’e huaj të Shqipërisë, më tepër Grekët të cilët e luftojin Shqipërinë me anë të shtypit dhe të konferencave, dhe arma e tyre më e fortë që përdorjin qe feja, duke thënë se gjithë Shqipëtarët orthodhoksë “duan Greqinë”!

Në mbledhjen e Këshilles u-vendos t’i jepeshin 400 dollarë Mihal Gramenos për të shkuar në Shqipëri bashkë me gruan e tij. Vatra çmonte patriotizmën e Gramenos dhe menjëherë vuri në vepërim vendimin e Këshilles. Në shumë raste Mihal Gramenua e pat kundërshtuar Vatrën, më tepër për kritikat e editorit të Diellit kundre Ismail Qemalit, të cilin Gramenua e adhuronte si baban’ e kombit.

Në mbledhjen e Këshilles Kombëtare u-këndua një letrë e dërguar nga “Parësia” e qytetit të Korçës, e cila kërkonte ndihmen financiare të Vatrës që t’a përdorte për të bërë “propagandë kombëtare” në qarkun e Korçës. Këshilla nuk e mori nër sy atë kërkesë, pati dyshim në përsonat që e dërgojin letrën, dhe e kuptoj se do të vijin humbur të hollat e Vatrës.

Kërkime për ndihma financiare si ajo mirte dendur Vatra nga njerëz të ndryshmë, – të cilët gjëjin “shkake patriotike” për kërkimet e tyre. Të tillë njerës besojin se Vatra ish bankë, – i mblithte dollarët me lopatë, – dhe munt të ndihmonte çdo njeri që e quante vetën”atdhetar”! Kurse e tërë pasuria e Vatrës ishin nj’a tri a katër mijë anëtarë të cilët punojin rëndë nëpër fabrikat me rogë të vogëla dhe për dashuri të Shqipërisë e ndihmojin Vatrën me sa muntjin që të punonte për të fituar lirinë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar.

* Fragmenti eshte marre nga Libri “Historia e Federates Vatra” e ish editorit te Gazetes Dielli. Libri u botua nga Vatra me parathenie te editorit te Diellit per vitet 1994-2009, Anton Cefa. Libri mbyllet me shkrimin e studiuesit Idriz Lamaj me titull” Refat Gurrazezi-Dishepull i Faik Konices”

Filed Under: Histori Tagged With: Kur greket pushtuan Korcen, Vatra i shkroi Romes

KADARE: KERCENIMI I EUROPES NDAJ KOMBIT SHQIPTAR KA QENE I RREJSHEM

October 25, 2013 by dgreca

TIRANE-“Qenia e Shqipërisë u detyrohej dy mburojave: shtetit osman dhe shtetit komunist. Kështu do të vazhdonte përpunimi në trajtë doktrinare i një prej turpeve të mendimit shqiptar, ideja se kombin shqiptar do ta kishte shuar prej kohësh vala sllave, në qoftë se nuk do ta mbronin osmanët. Se sa i rrejshëm ka qenë kërcënimi i parë, ai i Europës, e tregoi në mënyrën më të bujshme fundi i mijëvjeçarit, kur Europa do të bënte luftë për t’i mbrojtur shqiptarët. Sesa përrallë ka qenë ky i dyti, koha është duke e treguar përherë e më fort. I ashtuquajturi rrezik sllav për shuarje të kombit shqiptar, s’ka qenë veç një shpikje osmanistësh e neoosmanistësh, shqiptarë e turq bashkë, e cila, nga njëra anë përligjte sundimin osman, e nga tjetra ledhatonte krekosjen sllave për kinse fuqinë tërheqëse të sllavizmit…”. 
Këto janë pasazhe nga libri “Mosmarrëveshja” e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i botuar rreth 3 vite më parë, por që pas deklarimeve të tre kryeministrave në Prishtinë duken shumë aktuale, por edhe rihapin debat. Kreu i qeverisë turke, Taip Erdogan, i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe i asaj kosovare, Hashim Thaçi, mbajtën fjalime afeksionuese për marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës, më 22 tetor. Ndër të tjera, Rama e Thaçi thanë se turqit dhe shqiptarët janë popuj vëllezër, dhe e quajtën “vëlla” Erdoganin, ndërsa ky i fundit tha: Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Deklarime që kanë shkaktuar mjaft reagime, qofshin pozitive apo negative. Por, për Kadarenë duket se nuk janë të panjohura këto lloj “flirtimesh” mes shqiptarëve dhe turqve. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, në vend të një komenti apo replike, ai sugjeroi pikërisht librin “Mosmarrëveshja”. “Nuk i kam lexuar të plota deklaratat e tyre, por me aq sa jam njohur nuk mund të bëj ndonjë reagim apo koment të çastit. Sepse për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe turqve unë kam shkruar prej kohësh te libri “Mosmarrëveshja”, ndaj nuk kam çfarë të shtoj tani gjë tjetër. Çfarë kam thënë në libër, mbeten aktuale…”, tha Kadare, duke na autorizuar njëkohësisht që të botojmë një pjesë ku flet pikërisht për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe turqve… 

EPILOG ME ZOTIN 
…Që Shqipëria kishte pushuar së qeni e shtrenjtë për shqiptarët, ishte e lehtë për t’u besuar, por vështirë të vërtetohej. Që fortësia e saj pengonte dashurinë për të, as kjo s’mund të pranohej. I kapur si në ngërç, mendimi shqiptar për kombin vetvetiu prirej drejt formulës së re: më i fortë se kurrë, më i brishtë se kurrë. Ishte një kushtrim i ri, i sinqertë ose jo, për një rrezik të përfytyruar? Kronika shqiptare rrallëherë jepte shembull të tillë. Kishte pasur aq shumë rreziqe të vërteta, sa nuk mbetej vend për të rremet. Ndërkaq, himni i vjetër i shtetit, ai që na ka shoqëruar në këtë përsiatje, kishte gjasë të na çonte te një kuptim i ri i gjërave. Në fund të fundit, pllaka memoriale koniciane, motërzimi në mermer i himnit, nuk ishte veçse njëri nga kumtet himnoide, atij të fshehtit. Dhe si e tillë do të merrej. Që himni ishte po ai qysh prej krijimit dhe që pllaka memoriale këmbëngulte në të sajën, kjo dëshmonte për një patologji të kthyer tashmë në shenjë identitare. Shenja ishte tepër e pikëllueshme, nga ato që rrallëherë iu binin në pjesë popujve: ideja se ky komb ishte i padashur, për të mos thënë i papranueshëm prej të tjerëve. Ankesa, përveç që kishte diçka të padenjë, siç ndodhte shpesh me viktimizimin, do të kthehej më pas, gjatë rendit komunist, në një fortashtrojë (platformë) që do të përligjte një nga krimet kryesore të kohës: armiqësimin e Shqipërisë me botën, kryesisht me Perëndimin. Miti i një sulmi të mundshëm të këtij do të përligjte rendin diktatorial shqiptar, mizorinë, bunkerët dhe shterpësinë e tij. Krahas me të, si shëmbëllim i kësaj ankese, do të gjëllonte një tjetër, po aq groteske: fantazma e përthithjes sllave. Si rrjedhojë e kësaj, do të vazhdonte përpunimi në trajtë doktrinare i një prej turpeve të mendimit shqiptar, ideja se kombin shqiptar do ta kishte shuar prej kohësh vala sllave, në qoftë se nuk do ta mbronin osmanët. Me fjalë të tjera, qenia e Shqipërisë u detyrohej dy mburojave: shtetit osman dhe shtetit komunist. Se sa i rrejshëm ka qenë kërcënimi i parë, ai i Europës, e tregoi në mënyrën më të bujshme fundi i mijëvjeçarit, kur Europa do të bënte luftë për t’i mbrojtur shqiptarët. Se sa përrallë ka qenë ky i dyti, koha është duke e treguar përherë e më fort. I ashtuquajturi rrezik sllav për shuarje të kombit shqiptar, s’ka qenë veç një shpikje osmanistësh e neoosmanistësh, shqiptarë e turq bashkë, e cila, nga njëra anë përligjte sundimin osman, e nga tjetra ledhatonte krekosjen sllave për kinse fuqinë tërheqëse të sllavizmit. Në të vërtetë, sllavët ballkanas në Perandorinë Osmane, duke qenë vetë në gjendjen poshtëruese të rajasë, nuk kishin mundësi joshjeje, aq më pak asimilimi mbi të tjerët. As zhvillimi ekonomik e shoqëror e as identiteti i tyre i shtypur nuk jepnin dorë për diçka të tillë, sidomos përballë identitetit sprapsës e kryeneç shqiptar. 
Shqipëria nuk ka qenë dhe as do të ishte e padashur prej familjes së kombeve. Madje mund të thuhej se, ashtu siç kishte zëra që ankoheshin për mosvëmendje ndaj Shqipërisë, po aq, në mos më shumë, kishte zëra të tjerë që ngulnin këmbë për vëmendje të tepërt, për të mos thënë, llastim të saj. 
                            * * * 
…Me kalimin e shekujve, jo veç të huajt, por shqiptarët vetë, gati-gati po besonin se Shqipëria nuk rrethohej më nga vise europiane, siç ishte në të vërtetë, por ishte zhvendosur drejt daljes së kontinentit të vet, në kufi me Azinë. Si e tillë, si hapësirë ndërprerëse a urë kalimi aziatiko-europiane, përftohej ajo që e kishte Azinë rreth një mijë kilometra larg. Ky status gjysmak, ky as-as (as Europë, as Azi), nuk do t’i ndahej Shqipërisë edhe pas shembjes së Perandorisë Osmane. Nuk ishte metaforë, por gërmadha e projektit makabër për shuarjen e një kombi. Shestimi kishte mbetur përgjysmë. Në zanafillë të tij ishte një hakmarrje e egër, nga ato për të cilat perandoritë ishin veçanërisht të afta. Nga gjithë popujt e gadishullit, shqiptarët, si dëmtuesit më të mëdhenj të vrullit osman te portat e Europës, do të merrnin edhe ndëshkimin më shembullor. Nga popujt e Ballkanit Perëndimor, ky ngjante si i krijuar enkas për shpagim të tillë. Ndryshe nga grekët dhe sllavët, që kishin mbrojtjen e tërthortë, të parët, të trashëgimisë bizantine, të dytët, të farefisnisë sllave, shqiptarët s’kishin askënd. Midis shpërfilljes dhe heshtjes, pa iu dhimbsur kujt dhe pa dëshmi, ata pësuan një prej zezonave më të mëdha që ka njohur bota: dergjën osmane. 
Midis sajesave të botës, ato që mund të pillnin një dergjë ishin ndër më të paparashikueshmet. Në rastin turko-shqiptar, ndodhi diçka që historia nuk e ka sqaruar ende plotësisht. Një lodhje nga ato që cilësohen në të gjithat gjuhët e botës si “lodhje vdekjeje”, por që në këtë rast merrte kuptimin e kryehershëm të saj? Një lodhje sunduesish e të sunduarish bashkë? Një stërvdekje a një mbimort? 
Prej shurdhimesh të tilla mund të pritej gjithçka. Nga shurdhimi osmano-shqiptar u sajua diçka e frikshme në befasinë e saj: prirja për t’u marrë vesh. Në vështrim të parë, thirrja e osmanëve “bëhuni turq” do të merrej si një kulm i shpagës e i poshtërimit. Me fjalë të tjera: ju na penguat te portat e Europës? Ne e morëm hakun: ju mundëm. Ua morëm dheun, shpirtin, gratë, foshnjat, gjithçka. Dhe prapë mos kujtoni se e shlyet fajin! Tani ju do të harroni kush ishit. Do të ulni kryet, jo më si shqiptarë, por si ish-shqiptarë, dhe ashtu, në gjunjë, do të kërkoni ndjesë. Në të vërtetë, nuk ka qenë kurrë kështu. Thirrja për t’u kthyer në turq s’ka qenë asnjëherë e drejtpërdrejtë, por tepër e tërthortë. Dhe asnjëherë me një kumbim hakmarrës, përkundrazi si një venom. Tingëllimi i vërtetë i saj do të ishte: u bë ç’u bë, le ta harrojmë. Në qoftë se doni të shijoni të mirat e perandorisë, bëhuni si ne. Thirrja e fundit ishte gjithashtu tepër e përkorë. Për të shmangur fjalën plagosëse “turk”, ishte gjetur myslimanizmi, një nga tri besimet kryesore të botës. Ishte çelësi i artë, kushti i vetëm për të hapur portën e mundësive të mëdha: karrierës, pasurisë, lavdisë. Ishte joshja që i bënte perandoria fitimtare popullit të mundur, hapësira e pafundme hapësirës së ngushtë, së fundmi favori befasues, që ngjante dyfish i tillë, ngaqë vinte në vend të ndëshkimit. 
Tundimi ishte tronditës. Lëkundja gjithashtu. Nuk ishte veç një hap, një zgjedhje, një lamtumirë. Madje dhe kjo e fundit s’ngjante aq dramatike siç mund të ishte dukur. Nën të njëjtin pullaz katolik mund të jetonte vëllai mysliman. Shkurt, prej të njëjtit qumësht nëne mund të rriteshin vëllezër të ndryshëm. Edhe më shkurt: brenda racës shqiptare, po gjëllonin vatrat familjare dybesimëshe. Ndërkohë, mosbesimi i të dy palëve ndaj njëra-tjetrës duhej të ketë qenë i pafund. Ishte e natyrshme që secila palë të dyshonte se tjetra ia kishte me dredhi: shqiptarët do të hiqeshin sikur ishin ndarë me kryqin, pa u ndarë, kurse osmanët s’do të mbanin asnjë premtim, si çdo sundues. Vitet kalonin, por rënia e maskave, aq shumë e pritur, nuk ndodhi asnjëherë. Po ndodhte e kundërta. Shqiptarët, të ndarë më dysh, me kryq e pa kryq, do të vazhdonin jetën e tyre. Ata të kryqit, do të mbartnin, siç thuhej, kryqin, e të tjerët do të gëzonin postet e premtuara. Shqipëria i ngjante një teatri, ku në të njëjtën skenë luhej herë drama e robërisë e herë ajo e lirisë, pa u qartësuar asnjëherë se cila ishte e vërteta dhe cila e rremja. 
Në këtë luftë maskash, kombi shqiptar humbte çdo stinë e çdo vit. Shfaqeshin çdo stinë shqiptarë me famë dhe pasuri, por, ashtu si në përrallat me kapërcim të ylberit, fill pas kapërcimit, pra matanë ylberit, ata s’ishin më shqiptarë. Rrallëherë në histori kishte qëlluar që fama dhe lavdia vetjake e personazheve, në vend që t’i vinte në ndihmë kombit që i përkisnin, ktheheshin kundër tij. Do të mjaftonte vetëm shembulli i postit të kryeministrit perandorak, që iu dha shqiptarëve, prej të njëjtit shtet që ndalonte me dekret shkrimin e gjuhës shqipe, për të kuptuar se në ç’nyjë tragjike kishte hyrë fati shqiptar… 
Tiranë-Paris, 
Verë dhe dimër 2010-2012(Materiali u mor i gatshem nga Balkwnweb)

Filed Under: Kulture Tagged With: ishte i rrejshem, Kadare, kercenimi i Europes, ndaj kombit shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5117
  • 5118
  • 5119
  • 5120
  • 5121
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT