• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DITA E MBRAME E RAMIZ ALISE

October 7, 2013 by dgreca

Nga ILIR SECI/ Kur ra zilja e telefonit ,Sali Berisha u zgjua menjehere dhe neper terr hapi celularin…zeri i Guro Zenelit sekretarit te Ramiz Alise e zgjoi menjehere…-“Shoku Ramiz eshte ne momentet e fundit te jetes se tij!”-mezi  degjoi zerin e Gurit mbytur nga ngasherimi…”Eja se te ka kerkuar!”… Berisha pa oren,ishte 4:04 minuta,data 7 tetor 2011…Ora dallohej qarte ne ekranin e iPad 4 ate qe e kishte fiksim dhe qe e mbante gjithmone te koka  e shtratit…Fillimisht Berisha u perpoq te merrte mend se cfare po ndodhte?!Ishte ora kater e mengjesit dhe zeri i  Guri Zenelit,sekretarit te shokut Ramiz menjehere i kujtoi  nje mengjes Dhjetori 1990 kur po ashtu kaq heret ne mengjes e pati thirre qe te shkonte ne Qytetin Studenti.Sikur te mos ishte celulari dhe ndrizimi fosforeshent I ores ne ipad 4 Sali Berisha do kishte kujtuar se kishte pare nje enderr .Por timbri I zerit ne telefon ishte real,bile Guri ende po fliste,se cpo thoshte!?…Berisha u kthye menjehere ne realitet,u shkund nga perhumbja…

“Erdha menjehere!”-I tha  Gurit…u ngrit dhe u vesh me nxitim…

        “Per ne spital!’-u tha Sali Berisha shoferit dhe rojave qe nxituan me vrap ta ndiqnin…

Duke ngjitur shkallet nga dy e tre njeheresh Berisha hyri me vrap ne dhomen ku dergjej Ramiz Alia…Shkoi menjehere te shtrati edhe ja shterngoi doren.Ne te djathte te shtratit pa Sabit Brokajn I cili e shikoi  venger…ne fakt kurre nuk e kishin honepsu rnjeri-tjetrin!Pastaj u kthye dhe shikoi rreth e rrotul…ne dhome gjendeshin te gjithe…Gramoz Ruci ne te majte te shtratit po I vinte nje komprese ne balle shokut Ramiz,Fatos Nano kish hequr syzet dhe po fshinte lotet,Nexhmije Hoxha rrinte te kembet e shtratit shume e pikelluar…me tutje s’kishte si te mos binte ne sy Edi Rama me i gjati aty,Paskal Milo,Ilir Meta,Aleksander Meksi,Prec Zogaj…Ne qoshe te dhomes Namik Dokle po perpiqej te qetesonte Pandeli Majkon qe me sa shihej  ishte zalisur…

“Ku eshte Skender Gjinushi?!”-pyetiSali Berisha…

“Ne banjo!” i thane,”ska dy minuta qe shkoi”…

“Interesant me kete njeri!”-tha Berisha,”sa here vij te Ramiz Alia ne banjo do e gjej!”

“Lere me,Sali!”,I thane te gjithe njezeri,”sa shume ja ke permende edhe ti o burre!”

Pas kesaj u pane nder sy te gjithe me nga nje shikim kuptimplote edhe asnje nuk foli.Ne korridor u degjua zhurme hapash te nxituar…

         “Po ju mar pse s’me kini thane!”-u tha sa hyri ne dere Jozefina Topalli,”gjithnji me mbani te mshefta mu!Edhe une jam pjese e ketij grupimi!I pelqen apo nuk I pelqen disave”…me siguri nje aludim I qarte per Nexhmije Hoxhen e cila kishte kthyer shpinen…

          “A ka shprese me e cu jashte shtetit?!”-pyeti Berisha …

“Ka qene France dhe ska me shprese!”-tha Guri Zeneli,”Ishte kerkese e tij qe ne momentet e fundit t’u shihte edhe njehere te gjitheve bashke” …Si atehere ne Dhjetor 1990 para se te merrnit detyrat perkatese!”…

“Me duket se po permendet!”-thirri Gramoz Ruci…

Pasi hodhi nje shikim te perhumbur Ramizi u tha:

“Ejani bijte e mi!Afrohuni edhe njehere rreth meje!Jam I kenaqur qe jeni te gjithe ketu sot!Une me sa shihet nuk e kam te gjate edhe thashe t’u shoh edhe njehere bashke tu jap amanetet e fundit!U bene 20 vjet qe kur ju pata lene detyrat e PPSH-se e me keni bere qejfin shume se I kini zbatuar pike per pike!20 vjet qe shqiptaret gelltisin kete corben tone te quajtur demokraci e as po di t’I leshoje barku!”-me nje sforcim Ramiz Alia u mundua te qeshte por me shume leshoi nje krakerrime si korb…

“Ne te patem thane atehere shoku Ramiz”-nderhyri Fatos Nano,”Ti kishte dyshim se a do mund te luanim pjesen si duhet!E sheh sa bukur e kemi sjelle gjithshka deri sot 7 tetor 201?!”…

“Avash,avash Fatooos!”-kerceu Sali Berisha,” ne kete mision nuk ke qene vetem ti!Une kam meriten e madhe sepse mue me ra misioni ma i veshtire…me rrejte e me terhjeke mbrapa pjesen e pakenaqun,pjesen e te perndjekurve,rinine,studentet,ata te cilet ishin kercenim i vertete per pushtetin tone!Ti e kishe kollaj Fatos se mbas teje kishe krejt komunistet!”…

“Permbahu Sali!”-peshperiti Ramizi,”ke luajte rol te jashtezakonshem e pa ty kurre nuk do ishte permbushe ky mison me kaq sukses!Keni bere pune te jashtezakonshme te gjithe!Gjithe keto vite vetem kontigjenti yne u pasuruan edhe perlane gjithe pasurite e vendit!Pronareve te ligjshem nuk ju kthyem asnje prone…Te perndjekurit mbeten mbrapa e asnje leke nuk kane marre!Lere me vendosjen e drejtesise!Pra si pata thene une ne fillim ashtu edhe e realizuat:”Fitimtaret fitimtare,te humburit te humbur!”…Kurse per  ty,Fatos Nano  kam vetem nje verejte!Pse ja le partine Edi Rames?!Gjithmone kemi pase probleme me kete djalin e Kristaqit!Sa here na eshte ankuar edhe vete shoku Kristaq se s’dinte c’te bente me te!”

Edi Rama u afrua e me duart e mbledhura para si kalama i zene ne faj tha:”Shoku Ramiz ashtu eshte por kam ndryshuar!Jam mbushur mend,jam bere me I matur!Kam Rilindur,bile edhe moton e fushates se ardhshme ashtu  do e ve “Riliindje”…

“Kam vetem hallin se mos na del duarsh!”-peshperiti Ramizi,”nuk e kam hallin se na del duarsh nga ana ideologjike se e di qe eshte yni, por I trembem stabilitetit mendor te tij!”…Se jane ca gazetare mistrece qe gati jane te publikojne gjithshka!Harruat Mero Bazen kur pati nxjerre fotot nudo te gazeta  “Tema”!?”…

“I pademshem eshte Merua!Mos u beni merak!”-foli Gramoz Ruci…pastaj pasi u zgerdhi pak vazhdoi ”po e teproi kam nipin tim Gjoleke Malaj qe I jep honorarin sipas qejfit!”…

“Mos u bej merak per Edi Ramen shoku Ramiz!”-nderhyri  Skender Gjinushi qe sapo kishte ardhe nga banjoja,”Kemi Gramoz Rucin aty qe nuk I shqitet e ka nen  vezhgim!”…”Ne e zgjodhem Edi Ramen sepse e bente gjithshka me bindese!Shkrihesh gazit kur e sheh si ben polemika me Doktorin!Athua se e ka me tere mend!Nganjehere edhe une vete qe I di mire si jane punet e kam zor ta besoj se shtiret!”…

“Po por mos ta benim 21 janarin per pak desh u dekonspiruam!”-foli Edi Rama me ate tonin e tij,”njerezit kishin filluar ta kuptojne ngapak lojen tone e s’patem rruge tjeter vec te sillnim ca militante nga rrethet e te benim ate qe beme!Ajo mjaftoi per te mjegulluar mendjet e shqiptareve edhe per disa kohe!”…

Biseda u ngjall,filluan te hedhin romuze dhe te rrahin shpatullat e njeri-tjetrit…Sic duket ngazellimi I madh ishte I paperballueshem per Ramiz Aline sepse aparaturat nisen te sinjalizojne,doktoret dhe infermieret erdhen me vrap…Ate moment shoku Ramiz mbylli syte pergjithmone!Pandeli Majko u alivanos perseri,Ilir Meta nis te qante me gulce…te gjithe u prene e nisen kujen!Nexhmije Hoxha cirrte faqet…

“Dale dale!”-mblodhi veten I pari Sali Berisha, “Shoku Ramiz na la por duhet te permbahemi dhe te vazhdojme misionin!Cfare duhet bere tani?!Te therrasim nje klerik,cfare duhet thirre,prift,pop,hoxhe dervish?…Cfare?!…

“Therritni nje prift ortodoks!Meqe eshte edhe Censusi,regjistrimi i popullsise 2011 le te varroset si ortodoks ose minoritar edhe me mire!”-t ha Spiro Ksera prania e cilit as ishte verejtur deri atehere,”ne ja njohim meritat per ne minoritaret!Ja shkoj une tashi e sjell Hiresine e tij Janullatosin!?”

“A ta thrrasim ndonje prift?”-tha Jozefina,”ne mos ardhte e kapim per zhelesh!”…

“Jo jo!”-tha Fatos Nano,”ndoshta duhet te therrasim Hoxhe sepse Ramiz eshte emer mysliman!Po edhe per te  thirre Hoxhen duhet ta dime se a ka qene i bere synet shoku Ramiz?!”…

“Po po ka qene i bere synet!”-i shpetoi Nexhmije Hoxhes…

”Ah korba une…me te degjuar e kam!”- u shfajesua kur pa se te gjithe e shikun me habi…

“Tashti  ju e dini vete secili jush se cfare duhet te bejme ne te ardhmen”-u thane njezeri  Fatos Nano e Sali Berisha,”sipas mesimeve te shokut Ramiz qe u pati bere nje zberthim direktivave te Katovices do mbajme te njeten linje!Do shtiremi sikur jemi kundershtare se vetem ashtu mashtrohet populli dhe mbahet nen kontroll!Antikomunistet e vertete ose shtresat e pervuajtuara nuk duhen sjelle ne krye!Kjo te jete e qarte!”

“Une tashi po iki me prêt helikopteri per te vajte  ne Korce ku kam nje takim me perkrahesit e djathte”-tha Sali Berisha,” nuk duhet te me shohe njeri ketu!…Ndersa ju mbani ceremonite dhe nderimet e duhura per kete burre qe na solli te gjitheve ne pushtet!Po deshet thirrni edhe Dritero Agollin t’ia thure nje elegji shokut Ramiz ashtu si ate Elegjine qe ja pati qare shokut Enver!”…(Marre nga www.radiandradi.com)

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dita e mbrame, e Ramiz Alise, Ilir Seci

Histori: Çfarë ndodhi më 7 tetor?

October 7, 2013 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

3761 p.e.s – Dita e parë e botës – anno mundi, viti i botës – sipas traditës hebraike, në të cilën Perëndia nga asgjëja krijoi Kohën, Ekizistencën, Materien, Errësirën dhe Dritën. Të gjashtën, Zoti krijoi Adamin dhe Evën; kjo ndodhi në vitin 3760 p.e.s, ose Rosh Hashanah, Viti i ri hebraik.

1492 – Kapiteni i anijes Pinta, Martin Pinzon i sugjeron Kristofor Kolombit për të ndryshuar drejtim; ata kishin disa javë që lundronin në ujra të panjohura, dhe ende asgjë. Kolombi jep urdhër për ndryshimin e drejtimit dhe 5 ditë me vonë, me 12 tetor, vrojtuesi në majën e direkut thërret “tokë!, tokë!” – ai kishte parë ishujt Bahamas – spanjisht “baja mar” “det i cekët”  “det u ulët” ose “det pa dallgë”.

1571 – Forcat detare otomane e të krishtera përleshen në Betejën e Lepantos. Pas 4 orë luftimesh, flota otomane shpartallohet. Me këtë fitore, Lidhja e Shenjtë e Krishterë shkurajon shtrirjen kontrollit otoman në anën evropiane të Mesdheut. Disa historianë vlerësojnë se një fitore turke mund të kishte sjellë rrënimin e Evropën Perëndimore, siç kishte ndodhur me Perandorinë Bizantine më shumë se një shekull më parë.

1908 – Austria anekson Bosnje Hercegovinën duke krijuar shkëndijën për fillimin e krizës ballkanike.

1933 – Në Vienë të Austrisë, Eqrem Çabej, 25-vjeçar, përfundon doktoraturën me tezën “Studime italo – shqiptare” dhe kthehet në Shqipëri prej nga ishte larguar para 13 vjetësh. Pas një periudhe pune si mësues në shkolla e qytete të ndryshme nga veriu në jug; me shkrime e kërkime në fushën e gjuhës, historisë e folklorit, Çabej shpejt bëhet emër i njohur në rrethet intelektuale. Në shtator 1942, atij i ofrohet anëtarësia në Institutin e sapo krijuar të Studimeve Shqiptare, por për arsye politike nuk pranon t’i bashkohet. Disa burime thonë se gjatë periudhës së pushtimit gjerman, Çabej gjithashtu refuzoi postin e ministrit të Arsimit në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Por në “A Biographical Dictionary of Albanian History” 2013, Robert Elsie thotë se “Çabej ishte ministër i Arsimit në administratën e qeverisë së Rexhep bej Mitrovicës nga 5 nëntor 1943 deri më 7 shkurt 1944 dhe ishte në Romë deri korrik 1944.” Për hollësitë që sjell, konstatimi është i bindshëm; ndërsa burimet e para duket se i referohen ende një historiografie të politizuar dikur. Më 1947, profesor Eqrem Çabej bëhet anëtar i Institutit të Shkencave, pararendës i Universitetit të Tiranës; nga viti 1952 – 1957 ai jep mësim si profesor i historisë së Shqipërisë dhe i fonologjisë historike të shqipes. Në vitin 1972, profesor Çabej bëhët anëtar themelues i Akademisë së Shkencave. Pavarësisht se jetoi e veproi në një periudhë izolimi të rreptë stalinist, Çabej, u bë i njohur e i respektueshëm brenda e jashtë vendit si shkencëtar albanolog i mirëfilltë. Mund të thuhet se ai është i pari shkencëtar abanolog shqiptar i renditur si i barabartë mes albanologëve të huaj me famë si Kretschmer, Patsch, Jokl etj, të cilët kishin qenë edhe profesorët e tij. Eqrem Çabej vdiq më 1980, në një klinikë në Romë ku ishte dërguar për trajtim mjekësor. Gjirokastra e quan atë birin e saj dhe Universiteti atje, mban sot emrin Eqrem Çabej. Një nga bashkëpuntorët e tij të afërt, profesor Emil Lafe, thotë diku se edhe Çabej “për Gjirokastrën, kishte mall dhe dashuri të veçantë. Ndonëse në të vërtetë kishte lindur në Eskishehir të Turqisë më 6 gusht 1908, si vendlindje shënonte gjithnjë Gjirokastrën. Herë pas here kishte dëshirë të vinte në dukje qytetarinë e gjirokastritëve, seriozitetin, përmbajtjen, mirësjelljen, dinjitetin vetjak dhe familjar, ndjenjën e jetës shoqërore, dëshirën për të nxënë, aftësinë për t’i bërë ballë jetës.” Eqrem Çabej është autor i mbi 200 publikimeve; la pas shumë shkrime e studime mbi letërsinë e folklorin; si dhe dy veprat madhore: botimin studimor prej dy vellimesh “Meshari i Gjon Buzukut, 1555“, dhe“Studime Etimologjike në fushë të shqipes”. Shumë prej punimeve të tij janë përmbledhur në 9 vëllime “Studime Gjuhësore” – Nga gjithë kjo, ajo që lë mbresë është idea që krijohet, sipas së cilës; gjuha shqipe është si aisberg, më e thellë e më e lashë sesa duket.

1940 – Diktatori nazist gjerman Adolf Hitler pushton Rumaninë si pjesë e strategjisë së tij të Luftës së Dytë Botërore për të krijuar një front të pathyeshëm lindor kundër Bashkimit Sovjetik.

1945 – Krijohet në Tiranë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve (LSHA) – me vetëm 70 anëtarë, më pas numri i tyre erdhi duke u shtuar. Si kryetar i saj u zgjodh Sejfulla Maleshova; president nderi, Fan Noli – i pari nuk qëndroi gjatë në krye dhe për bindjet e tij u internua, brenda vendit; i dyti nuk arriti të bindej për të mos qëndruar jashtë dhe për ndonjë arsye nuk pranoi të kthehej. LSHA ka kaluar shumë kohë e sprova të vështira dhe në statutin e saj ekzistues thuhet:LSHA është një institucion i lirë dhe i pavarur, një bashkësi krijuesish profesionistë, i hapur për çdo shoqatë tjetër letrare dhe artistike, i pakushtëzuar nga bindjet politike, rrymat dhe platformat artistike. Sot LSHA ka rreth 1300 anëtarë.

1949 – Shpallet krijimi i Republikës Demokratike gjermane (Gjermania Lindore) në zonën e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik. Kjo ndodhi më pak se 5 muaj pasi Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin themeluar Republikën Federale gjermane (Gjermania Perëndimore). Afërsisht sa gjysma e Gjermanisë Federale, Gjermania Lindore, në varësi thuajse të plotë të BRSS-së përbëhej nga 5 shtete gjermane, dhe nga gjysma e ish kryeqytetit Berlin. Kjo gjendje vazhdoi deri në vitin 1990, kur vendi u ribashkua.

Mendim i ditës

“Anno Mundi, a më dëgjon?
Mund të më thuash ku është lavdia?
Kalëro ditën e lundro natën
Dhe përgjigjen do t’a gjesh
Në rrjedhën e shiut që bie.”

Popullore

 

Filed Under: Histori Tagged With: 7 tetor, Astrit Lulushi, Histori

Çmimi Nobel për mjekësinë për vitin 2013

October 7, 2013 by dgreca

Dy amerikanë dhe një gjerman fituan çmimin Nobel për mjekësinë për vitin 2013. Të tre fituesit punojnë në universitete amerikane.

Amerikanët James Rothman dhe Randy Schekman dhe gjermani Thomas Sudhof u nderuan për studimin e tyre lidhur me organizimin e sistemit të transportit të qelizës.
Fituesit u shpallën sot në Stokholm.
Çmimi për mjekësinë është i pari mes çmimeve prestigjioze Nobel që jepen çdo vit.
Profesor Rothman është kreu i departamentit të biologjisë së qelizës në Universitetin Yale.
Schekman është profesor në departamentin e biologjisë molekulare dhe qelizore në Universitetin Berkeley të Kalifornisë. Ai është gjithashtu studiues në Institutin Mjekësor Howard Hughes.
Profesor Sudhof është gjithashtu studiues tek Instituti Howard Hughes dhe pedagog i fiziologjisë molekulare dhe qelizore në Stanford.

Filed Under: Featured Tagged With: Nobel ne mjeksi

Nderim për patriotin Tashko Ilo

October 7, 2013 by dgreca

Personaliteti që rrugëtoi në Korçën e vitit 1908 duke

sjellë me vete këngën “Reth flamurit të përbashkuar”/

 Shkruan:Niko Kotherja/

Studiues/

Një ndër figurat patriotike që ka shpalosur veprimtarinë e vet në dobi të çështjes së atdheut është edhe Tashko Anastas Ilo, për të cilin po botojmë disa shënime biografike.

Në një dokument të vitit 1959, lexojmë: “(…)  Tasi Iloja ose Anastas Iloja (plaku) duhet të ketë vdekur nga viti 1880 dhe se Tashko Ilon e la në bark të sëmës dhe ky u lint pas vdekjes së babajt (…) dhe për këtë shkak djalit që lindi, ja vunë emrin Anastas (emrin e babajt) dhe i thërresin Tashko.”

Emrin e babait të Tashkos, Anastasit, na e përmend  prof. Petraq Pepo në një studim të tij më 1981. Bëhet fjalë për vitin 1866, kur qytetarët e Varoshit të Korçës i dërgojnë Dhimigjeondisë së këtij qyteti një Kanonizëm mbi detyrat që anëtarët e saj duhet të respektojnë.

Personalitetin e tij Tashko Ilo e formoi në luftë për mbrojtjen e çështjes amtare, duke bashkëpunuar në rradhë të parë me vëllain e tij, atdhetarin Spiridon Ilo, e më pas me mëmëdhetarë si Hilë Mosi, Themistokli Gërmenji, Mihal Grameno, vëllezërit Tërpo, Dhimitër Zografin, Asdrenin, etj. Emigroi në Rumani, ku u lidh me rrethet patriotike shqiptare. Fillimisht Tashko anëtarësohet në shoqërinë “Shpresa”. Më pas e shohim si veprimtar të shoqërisë “Dituria”. Këtu lidhet me mjaft patriotë shqiptarë dhe mban letërkëmbim të pasur me ta. Në koloninë shqiptare të Bukureshtit forcon miqësinë me patriotin shkodran Hilë Mosi dhe bashkë me të, Tashko Ilo është i pari që sjell nga Bukureshti në atdhe partiturën e parë të himnit të ardhshëm kombëtar shqiptar dhe fillon ta shpërndajë atë në rrethet muzikure shqiptare. Kjo datohet që në vitin 1908 (“Vepra” Lasgush Poradeci. Tiranë, 1990, faqe 356-373). Mbërritja e tyre në Korçë i dha shtysë krijimit të shoqërisë muzikore “Banda e Lirisë”. Një vit më vonë, më 1909, Tashkon e gjejmë në ballë të punëve me karakter kombëtar në Rumani, nga ku ndihmon me të holla botimet shqipe. Emrin e tij e lexojmë në “Radhoj i emrave ndihmëtarë” në shtyllat e gazetës “Korça”, në botimin e përkthimit të Kosta Jani Trebickës “Genovefa”, më 1908, etj.

Tashko Ilo Korça, me përshëndetje të ngrohta vëllazërore, përcjell lajmin e shpalljes së pavarësisë dhe nga Bukureshti, ku punon si tregëtar, krenohet me vëllain e tij Spiridonin, i cili më 28 nëntor 1912 firmonte lindjen e shtetit të parë shqiptar në Vlorën heroike si delegat i Korçës. “Çdo 28 nëntor, Tashkoja vishej me kustum të ri dhe kravatë të re të kuqe dhe në mëngjez, me dorë në zemër, këndonte himnin kombëtar”- tregon Sanda Ilo, bashkëshortja e tij.

Në korrik 1914, bashkë me Themistokli Gërmenjin, Spiridon Iloja largohet nga Korça për në Vlorë, më pas për në Durrës (ku takon princ Vidin) për të përfunduar në Rumani e për të bujtur te Tashkoja, ku që të dy punojnë papushuar për çështjen shqiptare. Po në vitin 1914, Marigo Posio, kjo grua patriote, kushërirë e parë e vëllezërve Ilo, u shkruan atyre për ndihma financiare në favor të muhaxhirëve të Shqipërisë së jugut, të cilët u detyruan të braktisin vatrat e tyre për shkak të mizorive helene. Ushtritë shoviniste greke kishin vërshuar në tokat shqiptare dhe digjnin me helmin e zemrës dhe me zjarrin e pushkës gjithçka shqiptare që u dilte përpara. Edhe këtë herë Tashkoja e Spiridoni nuk i kursyen ndihmat. Në vitin e parë të Luftës së Parë Botërore ata ndihmuan vëllezërit e tyre në anë ekonomike e morale. Ata, për të kërkuar ndihma, iu drejtuan dhe kolonisë shqiptare të Bukureshtit e në përgjithësi shqiptarëve të Rumanisë. Në këtë kohë të trazuar, Tashkoja ve kurorë me zonjushën e nderuar Aleksandra Petro Ilo, e rritur në daja i saj, patrioti Dhimitër Mole. Aleksandra, ose Sanda e Tashkos siç njihej vite më vonë në Korçë, ishte një intelektuale që zotëronte 6 gjuhë të huaja e që gjithë jetën e saj iu përkushtua organizimit të shoqërive që i shërbenin emancipimit të gruas shqiptare. Ajo ishte nga të parat nxënëse të shkollës shqipe të vashave në Korçë dhe veprimtare e shoqërive patriotike në Rumani.

Në janar 1916 Tashkoja ka qënë nga themeluesit e shoqërisë muzikore e letrare “Lyra”, e përbërë nga shqiptarët e kolonisë  së Bukureshtit. Në statutin e kësaj shoqërie lexohet emri i tij si kontrollor i kësaj shoqërie (AQSH. “Statut al Societatei Muzica Literara ‘Lyra’”, fondi 99, dosja 112, faqe 8.)

Tashko Ilo në çdo moment të vështirë ka qënë pranë popullit të tij dhe ka mbrojtur me forcë interesat e kombit. Synimet shoviniste të shteteve fqinje, për copëtimin e vendit, ai i luftoi me po atë zjarr si dhe pushtuesit otomanë dikur. Ai luftoi energjikisht vendimet e padrejta të Konferencës së Paqes së Parisit në vitet 1919-1920, e cila rishkelte paturpësisht interesat e popullit tonë.

Edhe më pas Tashko Ilo nuk e ndërpreu aspak veprimtarinë përparimtare e atdhetare duke mos lënë pas dore punën si tregëtar.

Në gazetën “Koha”, datë 9 korrik 1921, lexojmë: “Arritën në Korçë nga Rumania me anë të Sërbisë z.Tashko Ilo me zonjën e tij.” Pas këtij viti ata vendosen përfundimisht në Korçë .

Nga viti  1921 Ilo ishte anëtar i shoqërisë “Vatra e Shqipërisë” në Korçë dhe si i tillë ka marrë diplomë ndihme në shenjë mirënjohje ndaj ndihmave të tij monetare kundrejt kësaj shoqërie. Gjithashtu shënohet si inisiator i shoqërisë anonime “Maliq”, shoqëri kjo që ka zhvilluar veprimtari patriotike. Anëtarët e saj u interesuan për ngritjen e nivelit të jetës kulturore dhe arsimore, etj.

Në vitet 1935-1936, me bashkëshorten, ndërmerr për here të fundit një udhëtim në Greqi, Rumani, Turqi e Jugosllavi ku takon dhe njëherë bashkatdhetarët, shokët e miqtë e tij, duke u lënë, si gjithmonë, porositë e një patrioti të shquar.

Më 1939, prefekti i Korçës, Agathokli Xhitom e fton patriotin Tashko Ilo të kontribuojë në mensën e nxënësve të varfër, kërkesë e cila mirëpritet nga Tashkoja dhe që sot dokumentohet në dosjen e materialeve të tij.

“Nga dëshira e madhe e Tashkos – tregon bashkëshortja e tij, Sanda – ne shkuam edhe në Vjenë, ku pamë armët e trimit tonë kombëtar, Skënderbeut.”

Pas vitit 1944, çifti Ilo nuk u vështrua me sy të mirë nga pushteti popullor, sepse ata admironin vendosjen e monarkisë në Shqipëri. Atyre iu shtetëzua shtëpia dhe Tashko e Aleksandra Ilo u strehuan mbi 15 vjet në familjen Kotherja.

Tashko Anastas Ilo, veterani i shquar i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe ai që solli për herë të parë partiturën e himnit në Shqipëri, vdiq në gjendje të vajtueshme shëndetësore e mendore në vjeshtën e vitit 1964, aspak i respektuar nga regjimi i kohës, duke mbijetuar në harresën e madhe dhe indiferentizmin dashakeq, duke mos përfituar as titullin e veteranit të lëvizjes kombëtare dhe asnjë shënim që të flasë për veprimtarinë e tij patriotike.

Bashkëshortja e tij Sanda, vdiq në shtëpinë e ish-shtetëzuar më 17 dhjetor 1984, shtëpi kjo që është lënë me testament për zhvillimin e qytetit të Korçës. Sot shtëpia është pronë e Bashkisë së Korçës dhe sot e kësaj dite, kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 1928 me material shqiptar, ka dy fasada: pjesën qytetare dhe atë fshatare. Kjo godinë që ndodhet më poshtë se shtëpia e patriotit Themistokli Gërmenji dhe që ka zbukuruar aq shumë kartolina e fotografi, me krenari mban mbi portën e saj pllakën me gërmat “T. T. I. 1928” që do të thotë “Tashko Tasi Ilo 1928”.

Shtëpia e patriotit Tashko Ilo në Korçë.

Filed Under: Featured Tagged With: Niko Kotherja, Tashko Ilo

Ne,shqiptarët nuk kemi vëllezër!

October 7, 2013 by dgreca

* “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e  gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd  ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne./

*“Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes, mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet./

(Fahri Xharra)”/

A po tregohen Shqiptarët  se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike ?  A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes ?  A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut ? A ka pasur  të pa besë që e kanë goditur me thikë pas shpine.?I madhi Kristo Frashëri pyetet :“ Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri? 

Si munden të na thonë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. “ Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë …në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, po thuani..

Për të pasur një vëlla biologjik e dijmë rrugën  . Vellau i vërtetë eshtë ai vëlla prej një nëne e prej një babe . Si u bë që  tani qenkemi edhe vëllezër ? Pse  e gjithë kjo dashuri “vëllazërore” ,pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli ,pa ju?

Si mundi “vëllau “ osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri ? (K.F)  Si mundi “vëllau “ osman  të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë ?( K.F.)

Si mundi “ vëllau “ të pushton  “vëllaun” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. ? (K.F.) Si mundi “ vëllau “ osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt,  si mundi “vëllau “ osman t`i le për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese. ? “( Kristo Frashëri)
“Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë,dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. “ Po  na thonë . Pse mu tani?

Si mundi “ vëllau” të na le të ngelur disa shekuj para shekujve ? A  pse s`kishim aftësi raciale  apo për shkak të rrethanave që  na i bëri të jetojmë?

E ka ditur “vëllau “ se këtë e shkruante Beogradi  dhe nuk reagonte t`i del në mbrojtje “vëllaut”: ““Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “

  “Vëllau” i shihte ato që i “shihte” serbi? se  :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “.  Kur vëllau të ofendohet  ,njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo,jo? Po me këto fjalë  për ne, “ vëllau” pajtohej bile i shtonte    edhe fjalët e veta,  kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:.

 “Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. “      E pyes” vëllaun “ se a me të vërtetë Me të vërtetë kështu ishim,dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës .?  ,: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre.  Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, “ .Po apo jo?   Nëse ishim ,pse na lije ne kete gjendje,o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vellaut “ në mbrojtje.

 Vështirë është të jesh vëllau i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllu i ynë bilogjik.Ishe dikur armiku i ynë  ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë.?

  Nëse nga të tanët të dualen pashallarët , azemat e sadriazemat,edhe serbit i kemi dhënë,krajla e misitra; edhe grekut i kemi  pruar lirinë ,i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë.? Dashuria e vonuar . Është dashuri e vonuar, por edhe  e dyshimtë.

 “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e  gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd  ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne.

 Kur Rankoviqi na bartëte andej e këndej ,na çkombëtaronte ,në dhunonte,ty “vëlla” ,zëri s`të ndihej? Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat ,na burgoste,na shnjerëzonte, na… ,ty s`të shihshim, O “vëlla” ? Ku ishe ,pse mshifeshe ,pse s`folshe ?

Kur Gjeneral Jankoviqi ,në vitet e 12-13 –ta të shekullit të kaluar ,iu futëte bajonetat grave tona shtatëzëna që kurrë   mos të lindin “nipat “ tu,  t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla,i bënte krimet mbi shqiptarët e  Malësisë së Shkodrës ,edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët ?Pse?

Kur u bë “Lidhja e  Prizrenit”  dhe e shihje veten në shkapërderdhje ,pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës ,e aq  katil  me” vëllaun” tënd ? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën,për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllaut” tënd,pse nuk të dhimbëseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanumeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë ?

 Vërtetë Kosova është e “vogël”; Vërtetë Shqipëria është e “vogël” ; Vërtetë që kombi shqiptar ka mbetë i” vogël “ , por fajtor  je ti “ vëlla”  që nuk të kemi vëlla.Ne kemi miq dhe dashamirës në botën e civilizuar që na u gjetën në momentin më të vështirë në kohën më të re kur  ti  “vëlla”strukeshe dhe nuk bëzëje  thuase nuk po ndodhë gjë me ne.

Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i  falesh nuk t`i harron!

Kur me qindra shkolla serbe ,greke ,turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin

në Shqipëri ,si s`të biente ndërmend  të hapësh  bile një në gjuhën tanë ? Pse aq shumë

i frikoheshe shkollimit tanë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane,por ty  s`të pëlqente kjo,doje me çdo kusht të na zhbëje.  Pse?Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…” Boll mo!

Fahri Xharra, Gjakovë

04.10.13

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, jo vellezer, ne shqiptaret, Serbi, turku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5150
  • 5151
  • 5152
  • 5153
  • 5154
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT