• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA DURRËSI DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË SUEDI

September 14, 2013 by dgreca

Shkruan: Sokol Demaku/

Poezisë jepi rrugë, le të udhetoj si ajo do e di, vargjet janë mrekulli e jetës, mbase ato janë shpirti i poetit dhe ndjenja e zemrës që ai shprehë për jetën. MaNifestimi i sotëm në Borås të Suedisë filloi më këtë moto organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås dhe Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi, në të cilën pos anëtareve të QKSH Migjeni, ishin edhe anëtarët të ShShAKShS , mysafirë të tjerë si dhe dy mysafirë të Bibliotekës së qytetit Båros nga Durrësi respektivisht nga Biblioteka e këtij qyteti zonjat Flora Dervishi drejtoreshë dhe pedagogia e kësaj biblioteke Alketa Spathi.

Ditë më parë këto ishin mysafirë në Fjärdingskolan në Borås ku me këtë rast ato takuan fëmijët shqiptarë, që vijojnë mësimet në këtë shkollë si dhe personelin e  shkollës në fjalë, mësues suedez të cilët punojnë më këta fëmijë. Ishte një kënaqësi e vertëtë thonë mysafiret nga Durrësi takimi me pedagog suedez, por ishte shumë mbersëlënës takimi me fëmijët shqiptar të cilët ishin në numër shumë të madh në këtë shkollë. Flora thotë se është për cdo lavadatë puna e atyre pedagogëve me fëmijë në atë shkollë e cila thotë ajo është shembull se si duhet punua në një shkollë, por aq më tepër kujdesi i shtetit dhe respekti për njeriun që ishte pjesë e jetës dhe punës së këtyre pedagogëve. Kushte ideale për jetë dhe punë për fëmijët kjo është një e arritur shumë e madhe për ketë vend nordik, por edhe më impresionues fakti se edhe i huaj këtu ndihet vendas, pra nuk ka dallim nga suedezi sa ne arritëm të verejmë ketu.

Një bibliotekë shkollore me një tirazh titujsh në suedisht por cka na la përshtypje shume të madhe thotë Alketa ishin raftetet me libra në gjuhën shqipe në bibliotekën e kësaj shkollë e që mësuam se ka diku mbi 200 tituj në shqip e që ndoshta na thanë se është edhe e vetmja bibliotekë shkollore me literaturë të mjaftueshme në shqip për fëmijët shiqptar këtu, falë punës së palodhshme të anëtareve të QKSH Migjeni.

Pasditja ishte rezervua këtë ditë, datë 13 shtator 2013 për një vizitë tek nikoqiri Biblioteka e qytetit Borås. Kjo ishte një vizitë ngase ka kohë që nga udhëheqja e bibliotekes në Borås në durrës kishte arritur një ftesë për këtë vizitë në mënyrë këto dy biblioteka të zhvillojnë një bashkëpunim në të ardhmen në lamin e punës së kompletimit të repartitt ë literaturës në shqip me tituj të ri botimi nga Shqipëria. Me këtë rast u vizituan të gjitha repartet e kësaj biblioteke në përcjellje të punëtoreve të saj dhe me spjegime dhe informacione konkrete për punën që behët dhe si bëhet në bibliotekat e këtij shteti Nordik ku libri zenë një vend të rënësishëm në jetëne qytetareve të tij. Në këtë bibliotekë në bazë të informacioneve që dhanë punëtorët morem vesht se ka mbi 300000 libra me mbi 1500 lexues në ditë dhe me një fond të mjaftueshëm librash në Gjuhën shqipe, me synim që ky fond në të ardhmen edhe të rritet.

Mysafirët nga Durrësi nga durrësi i dhuruan kësaj biblioteke 20 tituj të ri në Gjuhën shqipe si dhe 10 tituj përfëmijë me përralla dhe peozi për fëimjë. Ishte impresionues takimi i mysafirëve me prindër suedez të cilët me fëmijët e tyre ishin në repartin e fëmijëve.

Çdo dhuratë e vërtetë nuk është dhe nuk mund të jetë dicka tjetër pos një simbol dashurie, një simbol që gjallëron jetën e kështu edhe këto libra thonë miket nga durrësi besojmë se do jenë një symbol bashkëpunimi mes dy bilbiotekave të këtyre dy qyteteve.

Dita e dytë e qendrimit të zonjave nga Durrësi ishte madheshtore sepse nga ana e QKSH Migjeni në Borås dhe Shoqata e shkirmtave eshqipra në Suedi në Shtëpinë e cultures në Borås ishte organziua një takim poetik, me poetë, shkrimtarë dhe intelektual shqiptar ku temë boshte ishte Ndikimi I letërsisë tek fëmijët shqiptar nbë megrim e ku ligjëruese ishte

Flora  Dervishi.

Kjo temë zgjoi intersim të të pranishmit dhe ishte një frymëzim për mësuesit dhe prindërit shqiptar në mëgrim.

Më këtë rast mysafiret nga Durrësi për femijët shkollar shqiptar në mërgatë konkretisht këtu në Suedi kishin sjellurë dhurata të cmuera konkretisht një bagazh të madh me libra në shqip të cilat iu ndan shkollave në shtatë qytete Suedeze. Kështu nga 15 tituj me libra për fëjmijë dhe të rinj iu dhuruan qyteteve: Uddevalla, Halmstad, Skene, Göteborg, Ängelholm, Stockholm, Falkenberg, Varberg.

Sipas fjalëve të zonjës Flora Dervishi mësuam se ky aksion për kompletimin e shkollave me literaturë shqipe në qytet suedeze do vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se pritet një bashkëpunim më I dukshëm në këtë drejtim edhe me Shoqatëne  shkrimtarëve shqiptar klëtu si dhe me QKSH Migjeni dhe shoqata tjera shqiptare.

Por është shumë vlerë të permendet se poetja shqiptare Teuta Sadiku. Me punë dhe banim në Greqi para ca ditësh në Borås nxorri në dritë librin e saj të parë me poezi me titull” Kronikë e qytetit tim” ku i gjithë botimi më dëshirën e autores iu dhurura bashkeardhetarëve në Suedi dhe nxënësve në disa shkolla këtu.

QKSH MIgjeni si dhe shoqata e shkrimtarëve shqiptar në Suedi në krye me kryetarin Hysen Ibrahimi e falenderon nga zemra poetën për këtë dhuratë.

Manifestimi i sotëm këtu filloj me leximin e peozisë së poetit suedez Karl Nodström Ata dhe ne” , ”Dem eller Vi” nga qyteti verior Renea të cilën poezi ai ua kuhston mërgimtarëve të parë shqiptar ikur nga vendi i tyre Kosova në kohën luftës. Ishte mjaft prekës recitimi fantastik i së res Saranda Iseni anëtare e kryesisë së Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar në Suedi.

Ky manifestim  vazhdoj me prezentmin e punës së anëtarëve të krysisë së shoqatës së shkrimtarëve si dhe falendertim in e disa prej tyre per kontributine  edhënë në ruajtje  dhe kutivimine  gjuhës dhe kulturës shqiåer në mërgatë. E këtu duhet përmendur zotni Hysen Ibrahimin, Fetah bahtirin i cili dhe festonte 70 vjetorin e jetës, pastaj Sadulla Zendeli- Daja dhe veprimtarja e madhe Qibrije Hoxha.

Ky program vazhdoi me tingujt e muzikës së orekstrit të Robert Hotit, i cili për nderë të punës dhe kontributit të madh të të përmendurëve konkretisht Krytartit të shoqtës, Husen Ibrahimi, i cili për 25 vite me radhë ishte radhitur në ballë të aktiviteteve kombëtare në mërgatë.

Ne keta veprimtar i urojmë, dhe u deshirojmë suksese edhe me të medha në të ardhmen.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhurata, femijet, Nga durersi, shqiptare ne suedi

Shperngulja e madhe ”serbe” dhe mashtrimi historik serb

September 14, 2013 by dgreca

“Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta , por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”- (Arben.Llalla)/

Shkruan: FAHRI XHARRA/

Ne Foto: Shpërngulja “serbe”/

Kur Hispaniket ne shek. e 15 -të e pushtuan Amerikën e sotme Jugore  shketërruan çdo gjë që hasen para vetit.Kultura të papulljve Maja, të Actekëve dhe ato të Inkasve ,të krijuara me mijëra  vjet  humbën si kur të mos kishin qenë kurr.Popullata vendase në mënyrë të pa mëshirëshme u mbyt ,dhe ato pak shembuj njerëzor që mbetën u asimiluan pa guxuar që të dijnë se kush ishin dhe çka ishin. Por . shkatërrimi nuk mundi të përfshijë çdo gjë ,nuk mundi të fshijë atë punë mijëra vjeqare të vendasve.Mbetën gjëra me të cilat sot  bota i admiron ato kultura që nuk vdesin kurrë. Çka më shtyu që të përmendi Amerikën Latine kur tema edhe nga titulli nuk ka të bëj me ta.? Është për t`u habitur që kurrë hispanikët nuk u munduan të gjejnë rrënjët e veta në këto toka,dhe të krenohen që janë trashëgimtarë të një kultureje që nuk i takonin.

Me serbët nuk ndodhë e njejta gje ;edhe ata të ardhur në kohët e vona dhe falë rrethanave historike u ngulën në këto anë por ne vazhdimësi mundohen t`a bimdin botën se ishin këndej pari para se të lindëte edhe vetë natyra. Rrethanat historike iu mundësuan serbëve që edhe ata të shkatërrojnë çka mundën dhe çka gjetën. Kryesorja që neve nuk mundën të na zhbëjnë e që ishte qëllimi i tyre. Se për kulturën tonë të kaluar të rrahur në valët e historisë po mundohen edhe sot e kësaj dite t`a për vehtësojnë dhe t`a paraqesin si të tyre.  Edhepse për ne historia ishte njerkë, gjeografija ishte dhe mbeti nënë.

Serbia ,si mozaik i formuar nga gurët shumëngjyrësh të kombeve për rreth saj duket shumë e bukur ,por kur i analizon ato copëza që e kanë formuar e kupton se çdo gjë është e huaj.Në mozaikun e formimit si tokësor ashtu edhe historik të Serbisë ,shqiptarët janë ”zbukuruesit ” më të mëdhenj të asaj panoje ”historike”, Si shtrirja gjeografike e Serbisë ashtu edhe historija e saj janë margaritarë të vjedhur , mu nga shqiptarët.

Është për t`u përmendur një mashtrim historik i serbëve në lidhje me shpërnguljen e tyre të madhe nga Kosova në vitin 1690, Sipas burimeve serbe qëndron kjo:” Shpërngulja e parë e madhe “serbe” ndodhi në vitin 1690 nën udhëheqjen e Patriarkut Arsenije III Çarnojeviqit dhe edh si rezultat i tërhjekjës së Habsburgëve nga tokat “Otomane”  në Balkan.Kurse shpërngulja e dytë serbe gjithashtu nga Kosova ndodhi gjatë vitëve 1737-1739 nën ndikimin e  Patriarkut të Pejës Arsenije IV Jovanoviqit. Në vitin 1690 Imperatori Lepoldi i I-rë iu lejoi refugjatëve që të vendosen në rrypin e Savës dhe Danubit dhe e pranoi Arsenije III Çarnojeviqin si udheqës shpirtëror të tyre” (Stefan Pavloviq :Serbia dhe Historia  e saj)

Burimet na japin shifra të ndryshme të të shërngulurve: 37 000 familje sipas manuskriptit të Manstirit të Shishtavecit të shkruar nga murgu Stefani i Ravanicës( të shkruara 28 vjet pas shpërnguljes), 37 000 familje sipas Pavle Julinacit(1765),37 000 familje sipas  Jovan Rajiqit (1801), kurse •         Émile Picot vjen në përfundim  se ishin 35000 deri 40 000 familje pra në mes të 400 000 deri 500 000 njerzëve.Ai thot “ Ishte traditë e vazhdueshme që numrimi të bëhej me familje dhe jo me numër njerzish” .Akademia e Shkencave Serbe e pranon shifren prej 37 000 familjesh të shpërngulura  kurse sipas Milosh Nestoroviqit ,”Problemet etnodemografike të Kosovës dhe Metohisë”  mbetën të shkreta  në Kosovë mbi 36o fshatra “

“ Serbët” e shpërngulur u vendosën në Hungarinë e sotme , Vojvodinën e sotme dhe në Kroaci.

Ne luften e koalicionit katolik kunder turqeve ne luften 1737 kane marre pjese dhe kelmendasit dhe fise te tjera te malsise se madhe. Mbas humbjes se koalicionit kelmendasit kishin bere marrveshje qe ne rast te humbjes te strehoheshin ne territoret e austrise. Keshtu nga kelmendi kane ikur 273 familje dhe nga gjithe Malsia e Madhe reth 3000 persona. ne Borgo Erizo, Nikinci, ne Zara, Hertovski, Zemunik te Kroacise.(Gjon Vuksani) Kjo eshte nga shperngulja e dytë  ”serbe” .

Shpërngulja “serbe”

A kishte Serb në atë kohë në Kosovë dhe në numër aq të madh? A mos ishte kjo bartje dhe largim i madh i shqiptarëve ortodoks dhe katolik nga Kosova.? Duke i analizuar marrëveshtjet historike në mes të Kishës Ortodokse Bizantine dhe Otomanëve  për shfarosjen e shqiptarëve atëherë na del një rezultat i kësaj shpërnguljeje  si mashtrim serb për shpërnguljen serbe.  Dokument i gjallë janë trashëgimtarët e atyre të shpërngulurve që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokat e përmendura më lartë  dhe që flasin  ende shqip.

 

Por të nisemi edhe nga një fakt tjetër ; domëthënja e emrit Serb. ?

”Historiani Cek Josef Holeček (1853 Stožice – 1929 Praha) thot: Emri serb u morr pas shekullit të mesëm dhe s`ka lidhje me etninë Serbe , qe pas shkekullit XX grupi religjioz te fes Orthodoxe te Ballkanit e formuan këte emër Serb per etninë që sot quhën Serb .

Emri Serb ishte emër kyq vetem per orthodokset e jo për përcaktim të një etnijeje , kemi mijëra të dhëna historike për këte , shkruan Josef Holeček. Shkojmë më tutje, Stojan Novakoviq (1842-1915) :Nuk ka dyshim që ortodoksët janë quajtur Serb dhe nuk kishte etni serbe dhe as që egzistonte-(“Prvi osnovi slovenske književnosti među balkanskim Slovenima”,Beograd 1893. ,Stojan Novaković)

Diplomati Rus Giljferding ::.Deri në mesin e shekullit XIX ke vene re se të gjitha kombet qe e kishin fenë ortodoxe quheshin Serb .http://montenegrina.net/pages/pages1/is … o_u_cg.htm.    Vuk Karadžić ne vitin 1834 ishte ai i cili e detyroi Njegoshin që  tësajon një etni Serbe :Authori , Ljubomir Nenadovic . Profesori i Shkollës së madhe të Beogradit Vladimir K ,me 1887 shkruan: ”

Simo Matavulj në librin e tij “Bilješke jednog pisca” Beograd 1939, shkruan :”Serb jane quajtur vetem Orthodokset dhe i ishte vetëm vendi i perkatesisë fetare Orthodokse .”Mark Milani shkruan:” Fisi Kuqi u shkapërderdh sepse morrën ryshfet nga turqit për vetëtradhëtim si për shembull Lul Palpllumbi ,turk i fashtit Ledinë ; Pal Leka , latin i fshit Bankani; si dhe Punan Deda (Dedin)  serb i fshatit Berovë,Beqo Saviqev serb nga fshati LevaReka.. Që të katërtit kanë marrë pare me kapuç nga turqit” (Atdhetari Shkup)Serbit i është e rëndësishme të quhet i krishter dhe i krishter ortodoks dhe shkon aq largë sa që nuk e dallon fenë me kombësinë kështu që ai quan serb çdonjërin vetëm pse është ortodoks,( Serbija 1887)

Bëhet zberthimi ,latini pra katolik ,turku-musliman dhe serbi – ortodoks .pra që të katërtit të fisit Kuqi. Kurse Kuqët nuk ishin as latin as turq e as serb. Pra emri Serb ishte emër kyq vetëm për orthodokset e jo për përcaktim të një etnijeje , kemi mijëra të dhëna historike për kte  shkruante  Josef Holeček

Të shkojmë më tutje “Serv” në gjuhën e bizantine është një fjalë që do të thotë “rob” “tzerboulianous” do të thotë ata që veshin veshje të varfera , . Serbët kanë qenë të quajtur kështu për shkak se ata kanë qenë skllevër të perandoris bizantine. Serb dmth rob e thot edhe Ismail Kadare.

Dhe kjo është një tezë tjeter, per vertetesine e te ciles, une nuk kam dyshim. Serb do te thot rob, serve, sherbetor, skllav, servant. Vete emri i tyre, tregon qe nuk jane etni natyrore, por besimtare te grumbulluar rreth nje besimi te caktuar. ( Atdhetari Shkup)

“Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta thot publicistiArben.Llalla .

, por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”.

Duke i analizuar edhe pikturat e kohërave të ndryshme të shpërnguljs së madhe ”Serbe” pra ortodokse shofim që Kosova u zbraz nga rreth 400 mijë shqiptar ortodoks. Paramendoni rritjen natyrale dhe llogaritni. E gjithë kjo falë turkut ,pardon Otomanëve.

Më duhet të shtoj se manipulimet historike vjedhje e paskrupullta të serbëve e ilustron edhe kjo” Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416  e shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kisheje më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm Siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. …(Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)

Manipulimet e tyre kanë qenë aq të mëdhe sa që edhe n në ditët e sotit e kemi të vështirë t`i kundërvihemi. Aq më tepër kur edhe pseudo historianët që punojnë me udhëzime na e turbullojnë edhe më shumë mundësinë e sqarimit të plotë të një historijeje të vjedhur pa fije fytyre,

”Fatbardhësisht libri i Buxhovit “Kosova” e dekonstrukton një falsifikat serb rreth historisë së tyre nacionale e bashkë me të edhe të historisë sonë. I kam lexuar  të gjitha librat më të rëndësishme nga historiografia serbe qe nga haxhiografitë, si “Letopis popa Duklanina”, “Istoria Slavena” të Mario Orbinit (1601), “Istoria slovena Ilirika Gornje  Donje Mizije” te Gj. Brankoviqit, edhe librat e historianëve të tyre të parë Jovan Rajiqit, edhe S.Novakoviqit. S. Mijatoviqit, V.Gjorgjeviqit, J. Radonjiqit, K. Novakoviqit, A. Bogosavljeviqit, T. Stankoviqit, pastaj Fanulla Papazogllun, M. Budimirin, D. Bogdanoviqin e të tjerë dhe nuk ka asgjë tjetër pos një falsifikati të madh dhe përpjekjeve  për ta përvetësuar një falsifikim të huaj. As ka shtet mesjetar serb (në të gjitha librat shkojnë paralel Rashka dhe Serbia – nuk dihet se ku është realisht kjo e dyta), e Rashka gjithnjë gjendet te shtetet tribale, e as nuk ka kishë serbe. Aq më keq Serbia e tashme u bë  një territor ku serbët nuk ishin as 1/4 e popullësisë.( Ramadan Musliu)”

Eh ,hajni se jo mahi!

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, historik serb, mashtrimi i madh, Serbe, shperngulja e madhe

NJOFTIM MORTOR- NDERROI JETE NE STATEN ISLAND, KADRIJE PRONJA(HIMA)

September 14, 2013 by dgreca

Familja Bollati ne Staten Island, Nju Jork,  njofton bashkadhetaret se te shtunen  me 14 shtator 2013, ne oret e para te mengjesit nderroi jete e  nderuara z.Kadrije Pronja e lindur Hima. E ndjera ka lene Vajzen e vetme Makbule  Bollati, bashkeshorte e Sali Bollatit me dy mbesa dhe 3 niper e mbesa.

Ishte e lindur ne Paramithi te Çamerise me 31 Maj 1920. Babain e saje  Avdurahman Hima se bashku me hallen dhe te shoqin Esat Pronjo, i humbi  si pasoje e e masakrave greke ndaj shqiptareve te Çamerise me 1944. Ka  lene gjalle nje vella, Ali Himen ne Tirane dhe shume niper e mbesa ne  Tirane, Boston e Toronto te Kanadase.

Sherbimet mortore u kryen te shtunen me 14  Shtator , ne funeral Home 188 Canal Street, Staten Island , NY 10304,  prej ores  5 Mbas dite deri ne 8.00, ku shume bashkadhetare i shprehen ngushellimet familjes se nderuar Bollati.

Ne emer te Vatres ngushelloi sekretarja  Nazo Veliu dhe editori i Diellit, Dalip Greca.

Te Dielen me 15 Shtator  2013, po ne kete Funeral Home do te kryhet Falja  dhe ne oren 10.00 behet nisja per ne Varezat e Nju Xhersit ne adresen:

Varrezat MacFerat Selam ne 10 Conor Road ,

New Stone , Patterson, New Jersy

Ne oren 2.00 shtrohet Dreka ne Restaurantin Nino  me adrese 1110 Hylan Blvd. Staten Island, NY 10305

Familja Bollati njofton se jane te mirepritur gjithe DASHAMIRESIT.

Shpirti ne Paqe te ndjeres!

Filed Under: Featured

KRYEMINISTRI EDI RAMA – AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA

September 14, 2013 by dgreca

Edi Rames i duhet të evitojë sa më shumë gabime të panevojshme, të cilat varen direkt prej tij, siç ishte rasti me Azem Hajdarin dhe me Ibrahim Rugovën./

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përfundoi vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Kosovën e ka patur gjithmonë në qendër të vemendjes. Kur i thonë, një e dy e në Kosovë edhe kur ishte lider i opozitës, që do të thotë se ka qënë në kontakt të përhershëm me Kosovën dhe ka patur disa idé shumë të mira integruese, në planin europian, për sa i përket unifikimit të sistemit arsimor në të gjitha trojet shqipfolëse, heqjes së barrierave doganore me Kosovën etj. Pra, përpara se të nisej në Bruksel, Edi Rama e filloi me Kosovën. Kosova prin për mbarë gjithnjë.

Gjatë vizitës, po t’i shohësh deklarimet që ka bërë përgjithësisht janë OK. Duke menduar se Edi Rama ua ka shkruar fjalimet disa kryeministrave të qeverisjes socialiste, fjalimet e veta duhet t’i qajë. Ca deklarime i bën si quote. Si ky për shembull : « Kufiri është e djeshme, e ardhmja s’ka kufi. Mbetem i juaji me besë! » Duket qartë se z. Rama i ka dhënë rëndësi konotacioneve identifikuese të shqiptarëve si komb, siç është besa, fjala e dhënë. Por në fjalimin që mbajti në Kuvendin e Kosovës iu shmang një konotacioni të tillë dhe nuk e përfshiu emrin e Ibrahim Rugovës, i cili është identifikues me Kosovën. Për reagim, krahu i LDK-së bojkotoi e shtypi sot ishte i mbushur me kritika, prej të cilave përfiton politika. Për politikën s’ka problem, por të mos përmendësh Rugovën këtë gjë nuk e gëlltisin dot shqiptarët e Kosovës, populli Rugovist, i cili është shumë i rëndësishëm.

Lind pyetja a bëri gabim apo jo z.Rama që nuk përmendi Rugovën në fjalën e tij përpara deputetëve të Parlamentit të Kosovës? Gjatë vizitës të tij të parë zyrtare si premier i shtetit amë, z. Rama bëri homazhe tek varri i liderit historik e prej atje tha një tjetër sentencë shumë kuptimplote se „Pa Rugovën Kosova nuk do të bëhej realitet“. Pikërisht ky përcaktim, që ka bërë me gojën e tij, tregon se z. Rama bëri gabim që nuk e përmendi Gandin e Kosovës në fjalimin e tij të parë në Kosovë si premier i Shqipërisë.

Për këtë devijim, të pajustifikuar në gjuhën protokollare, unë do të bëja përgjegjës këshilltarin e Ramës, Shkëlzen Maliqin, i cili e di shumë mirë se mungesa e emrit të Rugovës në fjalim dëmtonte imazhin e Ramës në Kosovë. Kur e vendosa si status në Facebook këtë, reaguan dhe më thanë se Edi Rama ka këshilltar ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Që do të thotë një arsye më tepër që z.Rama ta përmendte Rugovën. Sepse sa herë që Tony Blair vjen në Kosovë, ai i referohet figurës të Rugovës si ikonë e pavarësisë dhe modelit të politikanit të emancipuar dhe europian.

E pra, z.Edi Rama nuk duhet t’i lejojë vetes shkitje të tilla shumë të evitueshme.

Më 12 shtator në Tiranë u zhvilluan ceremonitë e rivarrimit të Azem Hajdarit në Varrezat e Dëshmorëve. Dhe ishte ngjarje për shqiptarët nderimet që iu bënë Azem Hajdarit nga i gjithë spektri politik. Pesë ish-presidentë, deputetë të PD e PS, ministra të qeverisë të re, kryetari i ri i Kuvendit. Mungoi vetëm kryeministri i ri, për të cilin zonja Hajdari do të pohonte se Edi dhe Azemi ishin miq. Kush i tha z. Rama që të mos shkojë në ceremonialin për Azemin? Apo vendosi vetë?!

Të them të drejtën, të kritikosh një kryeministër kur nuk është ulur ende në kolltukun zyrtar nuk më duket fair, aq më tepër kur e di gjendjen ku ndodhet vendi. Lexova një fakt nga INSTAT, sipas të cilit një në shtatë shqiptarë jeton në varfëri, duke shpenzuar rreth 48 dollarë në muaj, ku po sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave numri total i të varfërve në vitin 2012 arriti 402 033. Të mos përmendim pastaj nivelin e sigurisë të qytetarit, korrupsionin, rrezikun që i kanoset sistemit dhe shtetit ligjor. Që do të thotë se Edi Ramën e presin shumë punë. Fron Nazi ka shumë të drejtë kur thotë se për t’i tejkaluar këto, Edi Ramës i duhet të jetë një lloj Batmani.

Në këtë kontekst, kritika ime nuk është politike, si opozita që mezi pret që Edi Rama ta pësojë si Papandreu. Sepse, nëse futet Shqipëria në krizë, kjo krizë përkthehet një tmerr për shqiptarët. Unë rreshtohem bashkë me ata shqiptarë, të cilëve na intereson që Shqipëria dhe Kosova të jenë shtete normale të integruara në NATO dhe BE.

Në këtë kontekst, z. Rama e pret një punë e madhe, prej të cilit varet suksesi apo disfata. Dhe për hir të suksesit, i duhet të evitojë sa më shumë, gabime të panevojshme, të cilat varen direkt prej tij. Siç ishte rasti me Azem Hajdarin dhe me Ibrahim Rugovën.

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, Rama, te evitoje gabimet

MASHTRIMI I MADH

September 14, 2013 by dgreca

Nga Dr. Prenjo Imeraj/

Ne foto: Para monumentit ne Gerhot, kur 70 vjet me pare ndodhi tragjedia/

Më 14 shtator mbushen plot 70 vjetë nga dita e masakrës së Grehotit. Ishte 14 shtatori i vitit 1943. Italia fashiste e Musolinit sapo kishte kapitulluar. Qyteti i Gjirokastrës ishte në duart e nacionalistëve. Forcat partizane ishin vendosur në anën e Viroit në drejtim të veri-perëndimit të qytetit. Pararoja e ushtrisë ripushtuese të nazistëve gjermanë ishte disllokuar në Tepelenë. Garnizoni fashist Italian Peruxhia dhe disa reparte të divizionit Parma ishin bllokuar në Grehot nën komandën e gjeneralit Kiminelo. Gjermanët patën dërguar ultimatum me shkrim, që divizioni fashist duhej të dorëzohej tek ata. Partizanët e Zonës së Parë Operative nën komandën e Shefqet Peçit me “këshilltar” majorin anglez Tilman bënin presione me kushtet e tyre, duke dërguar delegacione njëri pas tjetrit në komandën fashiste, që divizioni të dorëzohej tek ata dhe me kushtet e tyre. Forcat nacionaliste të komanduara nga Hysni Lepenica kishin kërkuar që divizioni fashist të dorëzohej tek ata. Më në fund komanda e divizionit fashist I premtoi Prefektit të Gjirokastrës Veip Runa, njëherësh edhe kryetar i Ballit Kombëtar për zonën, se divizioni do të dorëzohej tek Balli Kombëtar. Pasditeja e 14 shtatorit ishte koha e mbarimit të afatit të ultimatumit. Sipas premtimit Hysni Lepenica me më të zgjedhurit vullnetarë të çetës Nacionaliste “Shqiponja shkoi të mirte në dorëzim divizionin fashist. Gjatë pritjes tek dera e komandës së divizionit për të kryer aktin e dorëzimit, pa pritmas përmbi nacionalistë shpërtheu një breshëri armësh të lehta e të rënda nga të gjitha lloit të që dispononte divizioni fashist për kundër nacionalistëve. Të gjendur në kurth të 33 nacionalistët ranë të masakruar nga plulmbat dhe hekuri që derthën fashistët mbi ta, në të njëjtën kohë komanda partizane fërkonte duart nga kënaqësia e masakrimit të vëllezërve të një gjaku. Majori anglez Tilman, duke zbatuar politikën e interesave të ditës, ndjeu t’i realizohej porosia e tij. Të 33 të rënët në Grehot u shpallën me një herë Dëshmorë të Atdheut nga kryesia e Prefekturës së Gjirokastrës dhe u varrosën me duar e me thonj nga populli fisnik i Gjirokastrës tek hyrja e teqesë së Lazaratit. Kur Partia Komuniste mori pushtetin në nëntorin e vitit 1944 i shpalli të rënët në Grehot armiq të Partisë e të popullit dhe varrezën e të rënëve në Grehot e përdori si vend për grumbullimin e plehrave të komunales, ndërsa familjet e të rënëve u persekutuan deri në palcë nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhës. Me rënien e komunizmit të rënët në Grehot u “ringjallën” për të dëshmuar me forcë pabesinë e komandantit fashist Kiminelo, që pat premtuar t’u dorëzohej nacionalistëve. Ata denoncuan që nga varri intrigën komuniste dhe qendrimin absurd të majorit anglez Tilman. Të 33 të rënët në Grehot u shpallën Dëshmorë të Atdheut, ndërsa presidenca i dekoroi sipas meritave. Ata prehen tani përjetësisht në varrezën e Dëshmorëve të Grehotit e ngritur tek vendi i rënies së tyre. Gjatë këtyre 20 e më tepër viteve të erës demokratike, është folur, shkruar e dëshmuar shumë për masakrën e Grehotit nga dëshmitarë okularë nancionalistë e komunistë shqiptarë. Vetëm tani së fundi është zbuluar shkrimi për këtë ngjarje i priftit të divizionit fashist Peruxhia njëhesh edhe kolonel Xhovani Bonomi, botuar në “Bieti” Milane 1988 dhe përkthyer nga Etleva Memisha. Kushdo që interesohet se ç’ka shkruar ai dëshmitar okular të lexojë dy numrat e fundit të gazetës “Dielli”(Gusht-Shtator) dhe librin e Enver Memishajt me titull: Hysni Lepenica. Aty duket qartë intriga komuniste mbështetur nga majori anglez Tilman, të cilët me “një gur vranë tre zogj”: Eliminuan krahun ushtarak më serioz dhe më konseguent të nacionalistëve shqiptarë, muarën nga divizioni fashist armatimet e lehta aqsa u nevoiteshin dhe, hapën shtegun për të marrë lirisht pushtetin pas përfundimit të luftës.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5189
  • 5190
  • 5191
  • 5192
  • 5193
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT