• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi: Veprimet e Maqedonisë janë anti-evropiane

September 11, 2013 by dgreca

Oda Ekonomike Amerikane thirrje Maqedonisë, hiqi taksat për kosovarët/

Bllokimi i mallit nga Kosova dhe i lëvizjes së lirë të qytetarëve që duan të shkojnë në Maqedoni është veprim anti-evropian, thotë shefi i qeverisë në Prishtinë, i cili bëri thirrje që kjo gjendje të tejkalohet sa më parë.
Kryeministri Hashim Thaçi mendon se raportet e mira ndërfqinjësore që janë acaruar së fundi, duhet t’i kthehen normales, por vetëm nëse ato janë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
“Besoj se ka vullnet për tejkalimin e kësaj gjendje të padëshirueshme, mund të them për shtetin e Kosovës por, aspak ndihmuese për qasjen anti-evropiane të Maqedonisë në raport me shtetin e Kosovës. Kështu që ftoj që të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, dhe të gjendet zgjidhja. Por gjithmonë duke respektuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i tregoi kabinetit të tij se ka biseduar në telefon me homologun maqedonas Nikolla Gruevski për këtë punë, por nuk sqaroi nëse po të njëjta fjalë ia tha atij sikur që po i thotë të mërkurën.
Kryeministri Thaçi megjithatë bëri të ditur disa detaje nga kjo bisedë e zhvilluar ditë më parë, ku sipas tij, si ai ashtu edhe Gruevski janë të shqetësuar nga situata e krijuar dhe se të dytë janë pajtuar që zgjidhja të gjendet shumë shpejt.
Këto probleme, siç tha ai, mund të zgjidhen brenda 24 orëve.
“Jemi dakorduar [me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski] që të vazhdojnë takimet në nivel sa më të lartë politik dhe të përmbyllet mundësisht sot ose nesër”, tha kryeministri Thaçi.
Shoqata e transportuesve të Maqedonisë po mban të bllokuar rrugët që çojnë në pikëkakimet kufitare në Han të Elezit dhe Glloboçicë prej të hënës mbrëma, dhe nuk lënë asnjë mjet transportues që të hyjë apo dal nga Maqedonia për në Kosovë.
Kjo pas kundërpërgjigjes së Prishtinës zyrtare për të mbyll kufirin për produktet maqedone, që erdhi si pasojë e futjes së një takse rrugore për shtetasit e Kosovës.

Oda Ekonomike Amerikane thirrje Maqedonisë, hiqi taksat për kosovarët

Oda Ekonomike Amerikane vlerëson se heqja e vendimit maqedon që detyron qytetarët kosovarë të paguajnë taksë sa herë hyjnë në Maqedoni “do të krijonte hapësirën e nevojshme për të dyja palët që të ulen dhe negociojnë për zgjidhjen e mospajtimeve dhe tejkalimin e situatës momentale”.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, Oda Ekonomike Amerikane vlerëson se vendimi maqedon për këtë taksë është politik dhe ai “nuk ka të bëjë asgjë me çështjet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë”.
“Çfarëdo reagimi ose veprimi politik ndaj veprimeve që kufizojnë tregtinë e lirë, siç është vendosja e taksave për hyrje, apo edhe regjimi i mundshëm i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, të ndërmarra në mënyrë arbitrare nga shtetet anëtare të CEFTA-së, e që shkelin dispozitat e CEFTA-së mbi çështjet e konsultimit ose arbitrazhit mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në raportet tregtare ndërmjet dy shteteve, në këtë rast Kosovës dhe Maqedonisë. Veprimet e tilla politike nuk lejojnë shtetet anëtare që të zgjidhin kontestet e tyre përmes mjeteve ligjore të parapara në kuadër të marrëveshjes CEFTA”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Komunikata vlerëson më tej se “duke pasur parasysh, ndikimet negative që ka situata momentale në ekonomitë e të dyja vendeve, por edhe pasojat që mund të ketë kjo situatë në raportet afatgjata midis të dyja vendeve, e që janë në kundërshtim me vlerat e fqinjësisë së mirë në të cilën ndërtohet Bashkimi Evropian, Oda Amerikane u bënë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe në Maqedoni që duke shfrytëzuar kornizën ligjore të paraparë në kuadër të marrëveshjes CEFTA, të zgjidhin sa më shpejtë të jetë e mundur të gjitha kontestet tregtare”.

Filed Under: Featured Tagged With: Maqedonia antieuropiane, oda amerikane, Thaci, thirrje Maqedonise

Obama i jep kohë propozimit rus për Sirinë

September 11, 2013 by dgreca

Obama i jep mundësi propozimit rus për Sirinë

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se Washingtoni dhe aleatët do t’i japin një mundësi propozimit të Rusisë për të siguruar armët kimike, derisa e mban ushtrinë të gatshme për sulm ushtarak.
Duke ju drejtuar popullit amerikan drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, Obama ka thënë se është “ende herët për të thënë” nëse plani i Moskës për të vendosur armatimin kimik të Sirisë në kontroll ndërkombëtar do të ketë sukses.
Ai ka thënë se aleatët e SHBA-ve, Franca dhe Britania do të punojnë me Rusinë dhe Kinën për këtë propozim.
Mirëpo Obama ka vazhduar ta mbrojë para popullit amerikan idenë e një intervenimi ushtarak të kufizuar duke thënë se një veprim i tillë do të ishte  i nevojshëm nëse plani i Moskës nuk do të kishte sukses.
“Nëse ne dështojmë që të reagojmë, regjimi i Assadit nuk ka arsye që të ndalojë në përdorimin e armëve kimike. Derisa ndalimi i këtij lloji të armatimit injorohet, tiranë të tjerë nuk do kenë arsye që të mendohen dy herë në marrjen e gazit helmues dhe përdorimit të tij. Me kohë, trupat tanë do të përballen me prospektin e armëve kimike në beteja. Dhe, do të ishte më e lehtë për organizatat terroriste që të marrin këtë lloj armatimi dhe ta përdorin atë kundër civilëve”, ka thënë Obama.
Reagimi i Obamës është bërë vetëm pak orë pasi qeveria e Sirisë ka thënë se është pajtuar me propozimin për t’i vënë armët e saj kimike nën kontroll ndërkombëtar.  Më herët, Rusia ka thënë se është duke punuar për një “plan të qartë dhe konkret”.
Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska është duke diskutuar detajet me Damaskun dhe se plani do t’iu prezantohet edhe shteteve të tjera së shpejti.
“Rusia është duke punuar aktualisht në përgatitjen e një plani funksional, të qartë dhe konkret. Tani për tani, jemi në kontakt me palën siriane. Do të vazhdojmë të punojmë me të dhe me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike dhe me pjesëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Lavrov.
Presidenti amerikan, gjatë fjalimit të tij drejtuar popullit amerikan gjatë gjithë kohës është munduar të bind amerikanët që janë skeptik ndaj një sulmi mbi Sirinë se në rast të dështimit të këtij plani, nëse nuk do të veprohet do të vendosej një precedent i rrezikshëm për përdorimin e armëve kimike, do të kërcënonte interesat dhe aleatët e SHBA-ve dhe do e forconte Iranin.
Obama ka thënë se ai e ka udhëzuar ushtrinë që të jetë gati për veprim si dhe i ka kërkuar Kongresit që ta shtyjë votimin për sulm që t’i jap një mundësi diplomacisë.
“Përgjigja ime është e thjeshtë: Unë nuk do të dërgojë trupa tokësore amerikane në Siri. Unë nuk do e ndjek një aksion pa një fund të caktuar si në Irak apo Afganistan. Nuk do e ndjek një fushatë ajrore si në Libi apo Kosovë. Ky do të ishte një sulm me cak për t’ia arritur një objektiv të qartë: për të frenuar përdorimin e armëve kimike dhe degradimin e fuqisë së Assadit”, ka thënë Obama
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindura se regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad është përgjegjës për sulmin me armë kimike që raportohet se është krye më 21 gusht, në periferi të Damaskut

Filed Under: Komente Tagged With: Obama, Siriam propozimi rus

Beogradi shpërndan kuvendet e komunave serbe në veri

September 10, 2013 by dgreca

Nga Anton Konushevci/

Qeveria e Serbisë ka shpërndarë kuvendet paralele të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në një njoftim të ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme.
Qeveria e Serbisë, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Nënkryetari i bashkësisë së komunave dhe i vendbanimeve serbe, Marko Jakshiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se shpërndarja e katër komunave serbe në veri të Kosovës, paraqet një akt të vërtetë dhune mbi serbët e Kosovës.
“Ajo që më së paku mund të pres është që serbët e veriut të Kosovës të paraqesin kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, që ajo të japë mendimin e saj për një vendim joligjor dhe antikushtetues. Thirrja për të dalë serbët në zgjedhjet që i ka shpallur Atifete Jahjaga, pra në zgjedhje separatiste, është diçka që nuk i kontribuon procedurës demokratike dhe atmosferës në veri të Kosovës. Mund të them se kjo është goditje për demokracinë. Për mua, zgjedhjet lokale në katër komunat nuk janë të ligjshme”, ka deklaruar Jakshiq.
Nga ana tjetër, Oliver Ivanoviq, kandidati për kryetar të komunës veriore të Mitrovicës theksoi për Radion Evropa e Lirë se një vendimi i tillë ka qenë i pritur, pasi që udhëheqësit e deritanishëm dhe këshilltarët komunalë kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të planifikuara të mbahen në fillim të nëntorit.
“Është një vendim i pritur. Në takimin e fundit që përfaqësuesit e komunave kanë pasur me presidentin e Republikës (së Serbisë) dhe kryeministrin, ka qenë e qartë se ata nuk do të ndryshojnë qëndrimin. Vendimin për shpërndarje e ka marrë qeveria, në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale. Pra, ekzistojnë edhe arsye formale. Por, prapavija është politike, sepse Qeveria e Serbisë nuk mund të zbatojë vendimet e saj nëse ka rezistencë aktive nga përfaqësuesit e komunave”, u shpreh Ivanoviq.
Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor.
Kurse, për shpërndarjen e kuvendeve paralele të katër komunave ne veri, ata kanë mendime të ndryshme.
“Nuk e kuptoj politikën, por konsideroj se vendimi i qeverisë nuk është i mirë. Dhe nuk besoj se serbët do të dalin në zgjedhje”, tha Zorica Jovanoviq.
Kurse, Petar Stojanoviq thotë se është i orientuar në atë se çka thotë qeveria e Serbisë, pasi që, siç thotë ai, beson në të.
“Të jem i sinqertë unë jam i orientuar nga Qeveria e Serbisë, çka sjell edhe bëhet. Më shumë nuk më intereson. Ne nuk mundemi të gjithë të jemi në qeveri. Një ekziston edhe ne e dëgjojmë atë”, tha Stojanoviq.
Kurse, Jovan Novakoviq u shpreh:“Lum si ne për qeverinë tonë dhe që e kemi. Nuk i dallon cila është më e keqe se tjetra. Unë jam refugjat dhe tërë pronësinë e kam humbur. Ku është qeveria? As njëra asgjë s’ka bërë për mua. Jam i zhgënjyer prej të gjithëve”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beogradi, Kosove, kuvendet e komunave, ne veri, shperndan

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Rames Kryeministër

September 10, 2013 by dgreca

Në bazë të propozimit të paraqitur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe e ngarkoi atë me formimin e qeverisë së re.

Gjatë takimit Presidenti Nishani i uroi zotit Rama punë të mbarë në detyrën e tij. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional.(Nga Faqja zyrtare e presidences)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dekretohet, Edi Rama, nga Nishani

SHQIPËRIA HUMBI NË NDESHJEN MË TË DOBËT TË SAJ DHE RROKULLISET TEK QIPRO

September 10, 2013 by dgreca

Ka përfunduar si mos më keq ndeshja e Kombëtares Shqiptare në Islandë, jo vetëm pse humbëm me ishullorët, që na i morën të 6 pikët, por niveli i ndeshjes ishte më i dobti në të gjitha eleminatoret e Botërorit të Brazilit. Nuk bëhet fjalë më për ëndrrën e shuar, por për Kombëtaren që u zhbë në ndeshjen e  fundit. Rreshtimi me dy sulmues Salihi dhe Cani, mori frymë deri në minutën 9-të ku shënoi Valdet Rama, për t’u mekur 4 minuta më vonë kur islandezët barazuan me Bjarnson me atë gjuajtje të fuqishme, ku Berisha nuk arriti ta shquante topin në rrjetën e vet, dhe shkaktari ishte mbrojtesi Teli. Më pas asgjë e mirë për Kombëtaren e De Biazit, ndërsa ishullorët administronin lojën. Sulmi i pafuqishem, mesfusha anemike, mbrojtja e shpartalluar. C’mund të prisje nga vija e sulmit të kombëtares shqiptare, ku ende bëhen prova me një sulmues pa nuhatje dhe tepër të ngathët, si Cani, që luan në një skuadër pa emër në një kategori inferiore të kampionatit Italian?

Pas humbjes së dytë radhazi, Shqipëria kalon në vendin e pestë, ndërsa Islanda kalon në vendin e dytë pas Zvicres , e cila ka fituar ndaj Norvegjisë me rezultatin 2-0 në fushën e kësaj të fundit.

Pjesa e dyte ka nise serish si mos me keq per tanet, me nje aksion perfekt, islandezet në minutën e 47-të , me ane Kolbein Sigthorsson, qe  shfrytëzon më së miri një krosim nga e djathta e Sevarsson, e ka dërguar topin në rrjetë duke i siguruar edhe avantazhin skuadres se Islandes, te cilin e ka ruajtur deri ne perfundim te ndeshjes.

Me humbjen 2:1  Shqipëria zbret në vendin e pestë në grup, ndërkohë  që Islanda ngjitet në vendin e dytë, pas Zvicrës, që ka fituar ndaj Norvegjisë në Oslo me rezultatin 2-0. Po ashtu ka fituar edhe Sllovenia me rezultatin 2-0 në fushën e Qipros, duke na rrokullisur ne në vendin e parafundit, strehëza e përhershme e Kombëtares tonë. Kapiteni Cana e ka pranuar publikisht që kjo ishte dneshja më e dobët e Kombëtares Kuq e zi. Ai tha për median se: “Kjo ishte ndeshja më e dobët që ka bërë përfaqësuesja shqiptare. Kjo, tha ai, për shumë arsye, jo vetëm se kundërshtari na ka vënë në vështirësi por edhe sepse nuk kemi luajtur në nivelin siç kemi bërë deri më tani. Nuk i kemi realizuar ato lëvizje që i kemi bërë në ndeshjet e tjera, nuk e kemi pasur forcën, volumin e lojës dhe presionin ndaj kundërshtarit. Jemi munduar pak në pjesën e dytë, por nuk kemi arritur asnjëherë të jemi në lojën tonë. Përveç fillimit të ndeshjes kur kemi kaluar në avantazh nuk ishim në nivel. Na ka munguar loja për të krijuar diçka më shumë dhe kjo vjen ndoshta edhe nga kundërshtari që i ka mbuluar mirë të gjitha pjesët e fushës. Sidoqoftë, nga të gjitha ndeshjet që kemi bërë kjo ishte nën nivelin tonë”. Po a mjafton vetëm pohimi i dobësisë?

FORMACIONET E SKUADRAVE

ISLANDA

12. Halldorsson, 2. Sevarsson, 6. R. Sigurdsson, 8. Bjarnasson, 10. G. Sigurdsson, 14. Arnason, 17. A. Gunarsson (C), 23. A.Skulason, 7. Gudmundsson, 9. Sigthorsson, 22. Gudjohnssen (O. Skulasson)

SHQIPERIA

12. Berisha, 2. Lila, 3. Teli, 4. Dallku (Gjasula), 5. Cana (C), 7. Kaçe, 14. Basha (Bulku), 9. Çani (Januzaj), 18. Salihi, 20. Rama, 21. Roshi

 

JA REZULTATET DHE GJENDJA NE GRUPIN E SHQIPERISE

GRUPI E

Norvegji – Zvicër 0-2
Qipro – Slloveni 0-2
Islandë – Shqipëri 2-1

RENDITJA
1.Zvicra 18
2.Islanda 13
3.Sllovenia 12
4.Norvegjia 11
5.Shqipëria 10
6.Qipro 4

 

Filed Under: Sport Tagged With: Islanda fiton 2 me 1, Shqiperia humbet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5196
  • 5197
  • 5198
  • 5199
  • 5200
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT