• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si do të duket Viti Shkollor 2020-2021 për Shkollat e NYC-it

June 17, 2020 by dgreca

Nga Manjola Barçi— Kozi -New York/ Dielli/

Më pak se dy javëkanë mbetur nga viti akademik 2019-2010,dhe mësuesit po punojnë për të nxjerrë notat përfundimtare, ndërrsa shkollat ​​tashmë janë duke punuar për një plan veprimi për vitin e ardhshëm. Askush nuk e di me siguri se si do të duket viti i ardhshëm akademik dhe askush nuk është i sigurt – madje as kancelari i NYC Richard Carranza. “Ne besojmë se të gjitha mundësitë do të duhet të marrin parasysh distancimin shoqëror”, tha ai në një letër drejtuar prindërve në fillim të kësaj jave. Duke thënë se “Ne e dimë se për shumë studentë, asgjë nuk mund të krahasohet me mësimdhënien nga afër dhe mësimdhënien me kohë të plotë në ndërtesën e shkollës.” Ka të ngjarë që me këtë deklaratë ait tëketë njoftuar edhe pse indirekt se shkollat do të hapen vitin e ardhshëm. Por më pas ai vazhdon duke thënë se “Ne jemi duke punuar me partnerët tanë të agjencisë të qytetit të New York-ut për udhëzime jo vetëm për DOE, por në të gjithë qytetin, dhe do t’ju njoftojë sa më shpejt që të kemi më shumë informacion.” Pra, asgjë nuk është e sigurt akoma. Autoritetet presin që kështu edhe të gjithë ne.
Carranza gjithashtu iu drejtua arsimtarëve këtë javë me një letër gjithashtu duke thënë se “ne nuk mund të parashikojmë se si do të duket shtatori” por “ne mund – dhe duhet të jemi të përgatitur për një sëri mundësish”. Se cilat janë këto mundësi përsëri asgjë nuk është e qartë, por shkollat ​​dhe drejtuesit e shkollës do t’ju duhet të mendojnë dhe të kenë një mendje të hapur për c’ka të jetë më e mira per nxënësit dhe punonjësit e tyre.

Carranza u zotua sigoqoftë që do të japë pa hezitim, mbështetjen e tij, dhe udhëheqjen gjatë “këtyre kohërave të vështira dhe të paparashikueshme”.
Shumë prindër dhe punonjës shkollash tashmë janë tënervozuar për t’u rikthyer në shkollë personalisht në vjeshtë. Frika qëstudentët dhe arsimtarët mundtë infektohen nga virusi është ka qënëdhe vazhdon të mbetet në mendjen e të gjithëve, dhe askush nuk e di me siguri se çfarë mund të ndodhë. Do të ketë shumë ulje buxhetesh për programe dhe aktivitete mbas shkolle dhe shumë mësues gjithashtu do të jenë në rrethin e mësuesve të tepërt. Si rezulta, shkollat do kenë mangësi mësuesësh dhe punonjësish të tjerë. Carranza megjithatëu tha prindërve në letrën e tij qëmësimi “i ndërthurur” që “nënkupton ndërthurjen e mësimdhënies brenda shkollës dhe nga largësia” për të krijuar një përvojë të fuqishme arsimore, ku secila mënyrë e të mësuarit mbështet tjetrën do të jetë nëfuqi.” Kjo mund të ndodhë në vjeshtë, por askush përsë nuk e di me siguri se si do kjo do të duket. Sa fëmijë do të jenë në një klasë për të përmbushur kërkesat e distancës sociale? Sa mësues do të na duhen pasi tani shumë prej tyre janë kanë dalë “tepër”? Si do t’i plotësohen nevojat dhe kërkesat e studentëve me nevoja speciale(special education) dhe anglishtes si një gjuhë e re (ENL)? Asgjë nuk u tha në letrat e Carranzes për secilin grup. Kjo situatë i ka kapur të gjithë të papërgatitur, e qartë, por Carranza të paktën foli për një strukturë të zhvilluar të përbërë nga 8 komponentë kryesore:

  1. Masa të përmirësuara shëndetësore: Kjo është përparësia # 1, sipas Carranzës për një arsye të qartë: ne duhet të sigurojmë që shkollat ​​dhe ndërtesat e tjera janë të pajisura mirë për të përballuar kërkesat shëndetësore, që janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga  COVID-19. Kjo përfshin EdukiminFizik dhe pajisjete tjera, furnizime, protokollet e distancës sociale, dhe monitorimin e treguesve shëndetësor që kërkohen për të mbrojtur fëmijët, mësuesit dhe stafin tonë. Ndërsa jemi dukeshqyrtuar udhëzimet që përcaktojnë protokollet specifike që do të zbatohen, ne jemi të bindur se do të kemi nevojë për masa të përmirësuara të sigurisë, ndërsa kthehemi në ndërtesat e shkollave, dhe po vazhdojmë të punojmë me Departamentin e Shëndetësisë se c’fare forme do të këto masa sigurie.
  • Faza e tranzicionit të kthimit ne ndërtesat e shkollës duhet të jetëe bazuar ne informacioninmbi traumën që shkaktoi gjendja e COVID-19.  Kthimi në shkollë: Fillimi i vitit shkollor 2020-2021 do të jetë ndryshe nga çdo tjetër që  kemi përjetuar. Ne e dimë se studentët dhe stafi po përjetojnë mungesë të mbylljes fizikisht të ndërtesave shkollore që nga marsi i vitit shkollor. E kuptojmë shumë mirë se  ky duhet të jetënjë proces i menduar mirënë mënyre që fëmijët, prindërit dhe punonjësit të ndihen të qetëshpirtërisht and mendërisht, për t’u rikthyer në ndërtesat e shkollës. Kjo do të thotë që ne duhet të përqendrohemi në nevojat sociale-emocionale të komuniteteve shkollore duke zbatuar gjatë kësaj kohe edhe mësimdhënien së bazuar në informacionin mbi gjëndjen e shkaktuar nga virusi.
  • Mesimdhënia e ndërthurur: Shkollat ​​kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për t’ju përshtatur mësimit në distancë gjatë tre muajve të fundit, dhe ne jemi tepër krenarë dhe mirënjohës për punën heroike të studentëve, familjeve dhe arsimtarëve tanë për të vazhduar mësimin në mes të këtyre kushteve të papara. Edhe kur tëkthehemi në mënyrën tradicionale të shkollës, ne mund të përgatitemi për një rifillim të mësimdhënie në ndërtesat e shkollë si edhe mësimdhënie nga larg— asaj që unë i referohem si mësimi “i ndërthurur”– për të mbështeturtranzicionin nga mësimdhënia në distancë dhe të maksimizojmë të dyja mësimdhënien ball për ballë si dhe atë nga interneti.
  • Data e fillimit të shkollës: Ne po punojmë me gjithë zemër për të vendosur një datënë fillim të shtatorit, ndërsa po bashkëpunojmë ngushtë me DOHMH (Departamenti i Shendetit dhe i Higjenës Mendore), për të monitoruar treguesit e shëndetit, në mënyrë që të sigurohemi që është e sigurt të ktheheni në ndërtesat e shkollave.
  • Zbatimi Fillimit të shkollës me faza: Tradicionalisht, i gjithë personeli dhe studentët fillojnë shkollën në të njëjtën kohë. Mesa po shohim deri tani, shtetet e tjera po modifikojnë oraret, duke bërë qëgrupe të ndryshme studentështë paraqiten personalisht në shkollë në periudha të ndryshme. Këtë vit për ne, koha e kthimit në ndërtesa, si dhe në çfarë rrethanash ndodhen ndërtesat do të vendosi nësendërtesat do mbyllen ose të kenë hyrje të kufizuar. Dhe kjo do të vendoset në bashkpunim të ngushtë me depatamenting e shendetit, dhe bazuar në treguesit e shëndetit dhe sigurisë.
  • Distanca shoqëroredhe zbatimi i orareve : Bazuar në protokollet shëndetësore, ne duhet të vlerësojmë sesi duhet të zbatohejmë distancën sociale. Kapaciteti i ndërtesës do të duhet të rregullohet për të pasqyruar atë që Shteti dhe Qyteti i NY përcaktojnë si mënyrën më mirët për shëndetin dhe sigurinë. Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhe me tëvërtetë në shtator, por deri tani ne po parashikojmë që distancimi social të mbetet në fuqi. Kjo do të thotë se mund të na duhet të kufizojmë numrin e studentëve dhe personelit në ndërtesat tona dhe do të duhet të mendojmë në mënyrë krijuese për oraret.
  • Funksionimiindërtesave: Funksionimii ndërtesat duhet gjithashtu të funksionojnë në një mënyrë optimalenë mënyrë që shkollat ​​dhe mjediset e tjera të jenë vende tësigurta dhe të shëndetshme për studentët dhe personelin. Procedurat në ndërtesat e shkollave do të duhet të lejojnë kufizime në lëvizjen e studentëve dhe personelit jashtë dhe brenda ndërtesës, dhe protokolle të përmirësuara të pastrimit dhe dezinfektimit duhet të ekzistojnë.
  • Shërbimet e Ndihmëva nëpërshkolla: Autobusët e shkollave dhe operacionet e ushqimit në shkollë gjithashtu do të duhet të jenë në funksionim të plotë për të sigurinë e shëndetit të të gjithëve që janë të përfshirë. Kjo çeshtje e ndërlikuar do të analizohet dhe shqyrtohet me kujdes në ditët dhe javët në vijim.

Carranza gjithashtu shkruajti ne letrën e dërguara prindërve se the Departamenti i Edukimit të NY ka “krijuar një sondazh të shkurtër si për familjet ashtu edhe për studentët. “Ju lutemi zhpenzoni një moment që ta plotësoni atë dhe të jepni mendimet tuaja deri të hënën, 22 qershor.”—lutet ai.

Sondazhi është anonim dhe duhet të zgjasë rreth 7 minuta për të përfunduar. Ky sondazh është në dispozicion në 9 gjuhë, dhe nëse nuk e kenimundësinë për ta përfunduar në internet mund ta bëni duke thirrur numrin 311.

Nëse dëshironi që zëri juaj të dëgjohet ju lutemi plotësojeni këtësondazh që do të jetë ne faqen e NYCDOE(New York City Department of Education) . Le të shpresojmë që me çdo përpjekje të marrë dhe me shumë fatsëshpejti do të kthehemi në normalitet.

Filed Under: Histori Tagged With: 2020-2021, Manjola Barçi-Kozi, Si do te duket, viti shkollor

DEXAMETHASONE- ILAÇI QË SHPËTON JETËN E TË INFEKTUARIT NGA KORONAVIRUSI

June 17, 2020 by dgreca

– Ekspertet britanike thone se përdorimi i këtij ilaci e pakson rrezikun e vdekjes për një të tretën e atyre të sëmundjeve, për të cilët përdoren ventilatorët, kurse për ata që duhet përdorur oksigjen e pakson njezet për qind.

-Po të kishte ekzistue ky ilaç në Britaninë e Madhe, përpara se të fillonte pandemia e virusit korona 19-të, deri në gjashtmijë vetë ma pak do të kishin vdekun në atë vend./
  Nga Michelle Roberts
Përktheu Gjon Kadeli
 Një ilaç që kushton lirë dhe që gjindet me sasi të mjaftueshme në
treg, që quhet dexamethasone mund të ndihmojë me shpëtue jetën e atyne
që janë prekun rand nga smundja që shkakton virusi korona-19 të.
Ekspertët britanikë thonë se zbulimi i këtij ilaçi është shumë i
randsishëm, sepse përdorimi i një sasie të vogël të tij mund të
ndihmojë me mjekue këtë sëmundje vdekjepruëse.
Përdorimi i këtij bari e pakson rrezikun e vdekjes për një të tretën e
atyre të sëmundve, për të cilët përdoren ventilatorët, kurse për ata
që duhet përdorun oksigjen e pakson njizet për qind.
Me këtë bar po bahen prova të mëdha në të gjithë botën për të pa nëse
ndihmon kundër virusit korona-19-të.
Kërkuesit llogarisin, se po të kishte ekzistue ky ilaç në Britaninë e
Madhe, përpara se të fillonte pandemia e virusit korona 19-të, deri në
gjashtmijë vetë ma pak do të kishin vdekun në atë vend.
Tuej qenë se ky bar kushton pak, kjo gja do të ndihmojë shumë vendet e
vobegta që të përballojnë vështirësitë e mëdha që ka shkaktue numri i
madh i njerëzve që janë prekun nga sëmundja e naltpërmendun
vdekjepruëse.

Filed Under: Sociale Tagged With: Dexamethasone, Gjon kadeli, Michelle roberts

PLATFORMA E QEVERISË SË KOSOVËS PËR DIALOGUN DHE MARRËVESHJEN ME SERBINË

June 17, 2020 by dgreca

Hoti: Marrëveshja me Serbinë, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës/

-Kryeministri Hoti mori pjesë në tryezën me temë “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”: Parimi mbi të cilin ne do ta vendosim këtë proces është: E para, integriteti territorial i Kosovës, është i panegociueshëm. “Unë nuk kam mandat që të hapi këtë temë në procesin e dialogut. E dyta, karakteri unitar i Shtetit të Kosovës, unë nuk kam mandat që të bisedojmë për këtë çështje dhe parimi i tretë, marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh kryeministri Hoti/

 PRISHTINË, 17 Qershor 2020- Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë”, e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Hoti tha se ka mandat që të negociojë mbi bazën e Kushtetutës dhe ajo i jep autorizime të qarta që të udhëheqë këtë proces. “Edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e bën edhe më të qartë, në detaje i tregon kompetencat e mia në procesin e dialogut, të cilat kompetenca as nuk dua, as nuk mundem t’i transferoj tek dikush tjetër, e as nuk do të lejoj që dikush tjetër të ndërhy në kompetencat e mia. Po besoj që kjo nuk ka nevojë as të thuhet realisht pasi për aq kohë sa Kushtetuta është e qartë nuk kemi pse të brengosemi për këtë çështje”, tha kryeministri Hoti.

Më tej, kryeministri Hoti tha se parimi mbi të cilin ne do ta vendosim këtë proces është: E para, integriteti territorial i Kosovës, është i panegociueshëm. “Unë nuk kam mandat që të hapi këtë temë në procesin e dialogut. E dyta, karakteri unitar i Shtetit të Kosovës, unë nuk kam mandat që të bisedojmë për këtë çështje dhe parimi i tretë, marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh kryeministri Hoti.

Gjatë këtij diskutimi, kryeministri Hoti është përgjigjur edhe në pyetjet e përfaqësuesve të shoqërisë civile që kishin të bënin me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me këtë proces.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT HOTI:

Faleminderit shumë z. Kryeziu për ftesën dhe për mundësinë që sot të prezantojmë edhe përpara juve, përpara shoqërisë civile, përpara ambasadorëve, përpara njerëzve që në organizata të ndryshme të shoqërisë civile ose në kapacitete të ndryshme që kanë pasur në të kaluarën e kanë përcjell këtë proces nga afër tash e shtatë – tetë vjet prej se ka filluar ky proces i dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Të nderuar Ambasador i Zvicrës, Ambasador i Shqipërisë,

Të nderuar pjesëmarrës, profesor Mustafa, të gjithë që jeni prezentë, përfaqësues të partnerëve tanë zhvillimor, të organizatave që e keni mbështetur Kosovën ose Qeverinë e Kosovës në të kaluarën në kapacitete të ndryshme.

Sinqerisht jam i nderuar që përpara një audience të tillë që kanë përvojë detale disa në këtë proces, të prezantoj qasjen që kemi ne karshi procesit të dialogut.

Në fjalën time jam i bindur që nuk do të dëgjoni asgjë të re që nuk e kemi thënë më përpara. Atë që e kemi bërë bashkë me bashkëpunëtor, me kabinetin, është se e kemi strukturuar qasjen që duhet të ketë Qeveria e Kosovës në këtë proces edhe e kemi formalizuar mënyrën se si duhet të zhvillohet ky proces.

Kjo është besoj e reja që ne kemi prezantuar edhe qasjen për të siguruar transparencë të plotë gjatë këtij procesi i cili unë besoj se është procesi më jetik që i ndodh Kosovës nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 dhe tash konsolidimi dhe përmbyllja le të shpresojmë përmbyllja e konsolidimit  të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ky është një proces siç e dini që ka filluar nga viti 2011 për të normalizuar marrëdhëniet tona mes të dyja vendeve.  Mandej me marrëveshjen e vitit 2013 dhe si derivat të saj ka pas një listë të gjatë të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel. Sigurisht kemi plot arsye për të mos qenë të kënaqur me moszbatimin e atyre marrëveshjeve, por ka plot prej këtyre marrëveshjeve që kanë siguruar normalizim të jetës dhe të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve në segmente të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë tonë. Edhe në veçanti në funksionalizim të institucioneve të Kosovës në mbarë territorin e Kosovës dhe për këtë jemi falënderues ndaj BE-së dhe vendeve të tjera partnere që na kanë qëndruar afër dhe që e kanë bë atë ndikimin e nevojshëm tek vendi ynë fqinj Serbia, që të respektojë këto aranzhime në funksion të normalizimit të funksionimit të ekonomisë dhe të shoqërisë në mes të dy vendeve tona.

Tash përveç përballjes me COVID dhe me një plan të rimëkëmbjes ekonomike, ne në fokus tonin si qeveri kemi dialogun domosdo dhe t’ju them sinqerisht me shumë dëshirë do të isha marr në baza ditore me profesionistë shëndetësorë  për t’u marrë me rritjen e rasteve tash me COVID, se si të hapim ekonominë ndërkohë që parandalojmë përhapjen e COVID-it, se si t’i zbatojmë sa më parë masat për rimëkëmbjen ekonomike, por gjysmën e energjisë time dhe të kabinetit është duke e marrë procesi i dialogut.

Po e them një gjë të cilën e kam thënë edhe njëherë publikisht që të jemi të gjithë në të njëjtën faqe kur flasim për procesin e dialogut. Unë nuk jam prej personave që kam marr pjesë përpara në procese të dialogut , pra nuk i di prapaskenat e këtij procesi. Atë që kam kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë në ditën e parë që e kam marrë detyrën në telefonatat në Berlin, në Paris, në Bruksel edhe në Uashington edhe në të tjera, por në veçanti këto katër qendra kryesore kam kërkuar si kryeministër të di ku ka arritur procesi. Përgjigja e tyre ka qenë e qartë “Nuk ka arritur askund. Të dyja palët do të uleni në tavolinë si dy shtete të pavarura dhe do të negocioni për të mbërri një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet të çoj tek njohja reciproke”. Dhe çka nënkupton kjo, nënkupton të gjitha konspiracionet e ndryshme për harta, për shkëmbime territoreve, për mua janë jorelevante. Nuk janë të vërteta. Nuk e di a ka ndodhur a nuk ka ndodhur, por nuk merren parasysh dhe nuk janë pjesë e diskutimeve që unë do të kem bashkë me ekipin tim në këtë proces. Dhe tash, nisur nga kjo, jemi ulur brenda kabinetit bashkë me partnerët e koalicionit dhe kemi strukturuar qasjen tonë në këtë proces, prandaj thashë në fillim që në platformën tonë nuk do të dëgjoni diçka të re, përveç një qasje që është e strukturuar dhe e organizuar karshi këtij procesi.

I kemi vendosur parimet tona në këtë proces. Unë kam mandat që të negociojë mbi bazën e Kushtetutës, as një mandat tjetër nuk kam. Kushtetuta më jep autorizime të qarta që të udhëheq këtë proces, edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e bën edhe më të qartë, në detale i tregon kompetencat e mia në procesin e dialogut, të cilat kompetenca as nuk dua as nuk mundem t’i transferoj tek dikush tjetër, e as nuk do të lejoj që dikush tjetër të ndërhy në kompetencat e mia. Po besoj që kjo nuk ka nevojë as të thuhet realisht pasi për aq kohë sa Kushtetuta është e qartë nuk kemi pse të brengosemi për këtë çështje.

Parimi mbi të cilin ne do ta vendosim këtë proces është:

E para, integriteti territorial i Kosovës, është i panegociueshëm. Unë nuk kam mandat që të hapi këtë temë në procesin e dialogut.

E dyta, karakteri unitar i Shtetit të Kosovës, unë nuk kam mandat që të bisedojmë për këtë çështje dhe parimi i tretë, marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Tek objektivat me të cilat ne hymë në këtë proces, sigurisht njohja reciproke dhe më lejoni ta them shumë hapur dhe të shpreh kënaqësinë time që me të gjithë partnerët që bisedoj, kur shtohet kjo çështje, të gjithë e konfirmojnë para meje që kërkojnë që Kosova të ulet në tavolinë të dialogut për njohje reciproke dhe për normalizim të marrëdhënieve. Është një ndryshim shumë i madh. Nga viti 2011, 2013 e këndej dialogu është zhvilluar për normalizim të marrëdhënieve. Tash, dialogu zhvillohet për njohje reciproke dhe normalisht  si derivat i saj edhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Pra, objektiva jonë është njohja reciproke, njohja nga pesë vendet e BE-së, që ende nuk na kanë njohur deri më tash, anëtarësimi në OKB, si çdo vend tjetër, shfuqizimi i Rezolutës 1244, këto janë ato që duhet të arrihen menjëherë kur të nënshkruhet, kur të arrihet marrëveshja dhe normalisht marrëveshja duhet t’i hapë rrugë Kosovës sikur çdo vend tjetër të shkojë nëpër procedura të zakonshme, standarde të integrimit euroatlantik.

Dhe gjithashtu kemi për qëllim pra, njëra nga objektivat e rëndësishme është që këtë marrëveshje duke qenë se është duke u formatizuar po i themi si marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton njohjen reciproke dhe çështjet tjera që i përmenda, por edhe adresimin e të gjitha çështjeve të hapura që i kemi me Serbinë. Nga të pagjeturit që është çështje bukur e ndjeshme, pensionet, kthimi i të dhënave kadastrale, i artefakteve, reparacionet e luftës, suksesioni i ish- Jugosllavisë e plotë e plotë çështje për të cilat qeveria është e përgatitur me ato që quhen “position papers” për secilën prej këtyre temave. 

E katërta që besoj është e rëndësishme, mënyra se si do ta organizojmë procesin e dialogut. Unë e kam bërë qëndrimin tim të qartë para partnerëve të koalicionit dhe kam marrë mbështetjen e plotë nga ta që unë nuk do të përkrahi asnjë format, delegacion të dialogut, i cili nuk është institucional. Pra nuk ka struktura mbi institucionale ose jashtë institucionale që dialogojnë në emër të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim unë e kam formalizuar forumin e liderëve të partive politike parlamentare.

Edhe ju mund ta shihni nga titulli i këtij, është forum, pra është një organizëm ku kryetarët e partive politike e parlamentare që kanë përgjegjësinë politike në bazë të numrit të votave që kanë në Parlamentin e Kosovës do të mblidhemi dhe do të diskutojmë për qasjen e qeverisë në procesin e dialogut. Unë do të jem plotësisht i hapur me ta duke i informuar ata para çdo procesi të rundit të dialogut dhe pas çdo rundi të dialogut.

I kam takuar veç e veç liderët e partive politike, kam dërguar ftesa edhe tek opozita. Një pjesë e opozitës kanë refuzuar, një pjesë nuk është se kanë refuzuar, por ende nuk kanë pranuar të vijnë në takim. Unë e këtu shfrytëzoj edhe këtë mundësi këtu përpara jush, përpara mediave, që t’i ftoj ata në takimin e forumit të liderëve të partive politike.

Sot në mëngjes unë e kam ftuar takimin e parë  të këtij forumi për nesër në ora 11:00, duke qenë se është intensifikuar menjëherë çështja e dialogut me një ftesë të parë që tanimë kemi më datë 27 qershor në Uashington dhe paralajmërimi mandej  për samitin e Parisit, dikur në muajin korrik.

E para, sa i përket organizmit është forumi i liderëve politikë që e ka përgjegjësinë politike për të siguruar një marrëveshje e cila duhet të jetë e zbatueshme, e ratifikueshme në Kuvendin e Kosovës dhe mandej e zbatueshme.

E dyta, brenda zyrës time do të themeloj Këshillin e ekspertëve për dialog. Këtu do të përfshihen të gjithë njerëzit që kanë përvojë në këtë proces për të siguruar atë që quhet memorie institucionale, të gjithë pa përjashtim, nga negociatat e Vjenës e deri e më tash. Kjo është për neve tepër e rëndësishme për t’u siguruar që në procesin e arritjes së marrëveshjes për njohjen reciproke ne i adresojmë ato çështjet tjera që i përmenda, me qasje shumë profesionale, të pagjeturit, reparacionet, dëmet etj etj, një listë e gjatë e çështjeve që qeveritë e kaluara me këta ekspertë kanë punuar me formate të ndryshme.

Tanimë kam siguruar mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Norvegjeze për të mbështetur punën e Këshillit të ekspertëve të Zyrës së Kryeministrit, së shpejti do të themelojmë një lloj sekretariati, 3-4 veta që do ta bëjnë punën teknike të organizmit  dhe besoj se është çështje ditësh kur do të ftojmë një takim të zgjeruar të gjithë njerëzve që në forma të ndryshme kanë qenë të përfshirë në procesin e  dialogut. Plot prej tyre janë në institucione të ndryshme, disa janë në shoqëri civile, unë me kënaqësi do t’i ftoj të gjithë që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Dhe elementi i fundit tek mënyra e organizimit është themelimi i Komisionit Parlamentar për Dialog, i cili Komision do të udhëhiqet nga opozita. Besoj që përmes forumit të liderëve të partive politike dhe këtij Komisioni Parlamentar ne sigurojmë mekanizmin e përfshirjes së të gjitha forcave politike në këtë proces. Unë besoj se është ndryshim signifikant prej qasjes që ka ekzistuar pak më herët, sepse para dy tre vitesh  qeveria e atëhershme na u ka qasur neve atëherë në opozitë që të hyjmë në proces të dialogut por të marrim rol udhëheqës dhe për mendimin tonë, atëherë e kemi vlerësuar që ai ka qenë mekanizëm mbi institucional. Atë që po e kërkojmë tash është një proces i konsultimeve përmes forumit të liderëve të partive politike, një komision parlamentar që e udhëheqë opozita që e mbikëqyr procesin e dialogut, por barrën për procesin e merr Qeveria në bazë të Kushtetutës.

Këtë qasje që e prezantova sot  unë e kam bëtë publike para disa dite në një tryezë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Tanimë e kam komunikuar tek ambasadorët e QUINT-it në një takim formal për këtë çështje që e kam ftuar në zyrën time. Gjatë kësaj jave do të kemi një takim me të gjithë ambasadorët e BE-së për t’i informuar formalisht edhe njëherë për këtë çështje. Ambasadorët e Kosovës që janë në qendrat kryesore në Evropë dhe në SHBA, i kanë marrë udhëzimet e qarta për qasjen e qeverisë karshi procesit të dialogut dhe ne e konsiderojmë vetën të gatshëm për të filluar këtë proces.

Siç ju informova nesër do të mbajë takimin e parë formal me të gjithë liderët e partive politike për t’i informuar pak në detaje për agjendën e takimit të parë për dialog që ndodh në Uashington më datën 27 qershor dhe nga ai takim e tutje do të sigurohemi si qeveri që të jemi plotësisht transparent në këtë proces.

Nuk ka asgjë që qeveria do të mbajë brenda zyrave e të mos e ndajë me partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dhe me shoqërinë civile. Unë këtë proces e shoh tepër të rëndësishëm, jo vetëm për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, sepse me njohjen reciproke ne përmbyllim një çështje dhe lëvizim si çdo vend tjetër drejt BE-së, por është çështje e sigurisë evropiane. Këtë e kam bërë të qartë tek ambasadorët dhe kisha përshtypjen, së paku kjo është intuita ime nga ai takim, se ka një dakordim në këtë drejtim që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë evropiane. Kjo është tepër e rëndësishme që sa më parë të përmbyllet ky cikël i integrimit evropian të regjionit për të ndaluar dominimet nga lindja dhe keni parasysh për çka po flas në këtë drejtim.

Ju falënderoj shumë për vëmendjen, Ju falënderoj z. Kryeziu!

Unë mbetem i hapur për sugjerime, kritika, vërejtje që mund të keni në këtë proces.

Filed Under: Featured Tagged With: Hoti, marrveshja em serbine, Platforma e Qeverise

LIBRAT E DR. BESIM MUHADRI NË BIBLIOTEKËN E VATRËS

June 17, 2020 by dgreca

Sot, e Mërkurë 17 Qershor, Dr. Besim Muhadri, profesor në fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Gjakovës”Fehmi Agani”, i dhuroi bibliotekës së Vatrës librat e tij:

  1. ”Prof. Dr. Rexhep Krasniqi-Një jetë në shërbim të Shqipërisë Etnike”, 2 kopje, botim në Gjakovë, viti 2019.
  2. Esencat e Mendimit Letrar, botim në New York ”Adriatic Press”(dy kopje)
  3. Riza Daci-Pesëdhjetë Vjet me Sharki në Dorë, botim në New -2020

            Librat u pranuan me falenderime nga Kryeredaktori i gazetës”Dielli”, Dalip Greca. Të interesuarit mund të vijnë t’i marrin për t’i lexuar me detyrim kthimi.

Filed Under: Vatra Tagged With: BEsim Muhadri, Biblioteka e Vatres, dalip greca

Kostumi Shqiptar…Sipas Faik Konices

June 17, 2020 by dgreca

Kur flasim për veshjen shqiptare, është e nevojshme të bëjmë një shpjegim:Shqiptarët janë tepër individualistë,aq sa nuk mund të kenë një veshje uniforme. Në fakt ka aq kostume shqiptare, sa ka edhe krahina të ndryshme në Shqipëri. Po mbi këtë larmit krahinore, gjithmonë ka pasur një veshje të përgjithshme nga tiparet e saj, që me të drejtë mund të quhet kostumi kombëtar. Ndër të tjera, guna ka pasur në formën e saj njëfarë ngjashmërie në të gjithë vendin, kurse fustanella e bardhë në periudhën që mbahet mend gjallë, ka qenë pjesë e veshjes festive për çdo zotëri si në Shqipërinë e Veriut edhe në të Jugut….

Nga Faik Konica*

Në pritjen dhe koncertin e dhënë për nder të tij të premtën e kaluar pas dite në Muzeun e Institutit të Bruklinit, shkëlqësia e tij, ambasadori i Shqipërisë në Uashington, z. Konica, mbajti këtë fjalim për kostumin shqiptar.
Z. Kryetar, zonja dhe zotërinj
Është me të vërtetë nder kur të presin kaq mirë në këtë institut të shkëlqyer dhe mund t’i flasësh një auditori kaq të shquar dhe prandej ju jam thellësisht mirënjohës Kryetarit e Këshilltarit që më dhanë këtë mundësi.
Ndonëse unë do të flas kryesisht për veshjen shqiptare, ndoshta, do të ishte me vend që si hyrje të thosha pak fjalë për Shqipërinë përgjithësisht.
Shqipëria është ndër të paktat vende që kanë rritur pavarësinë kombëtare dhe shtetin e vet në këta pesëmbëdhjetë e fundit. Por ndonëse është shtet i ri, Shqipëria është një komb shumë i vjetër. Emri i saj i sotëm vije nga Mesjeta. Studiuesit do t njohin më lehtë në të kaluarën me emrin e saj të lashtë Iliria. Ky emër i vjetër i bëri përshtypje imagjinatës së fuqishme të Shekspirit, por për fat të keq Iliri vërtetë nuk ka qenë Iliria e fushave të betejave të përgjakshme ku Cezari dhe Pompei, Oktaviani dhe Mark Antoni luftuan për të vendosur fatet e Perandorisë Romake; ajo ka qenë gjithashtu Iliria që lindi personalitete kaq madhështore si perandorët Diokleciani, Konstatini i madh dhe Juliani filozof. Mjaft na qytetet tona kanë moshën e respektuar të dy mijë vjetëve e më tepër; dihet se Durrësi është themeluar në shekullin e shtatë para Krishtit, kurse Shkodra ndoshta është edhe më e lashtë. Dy misione arkeologësh, njëri francez dhe tjetri italian, kanë marrë autorizim nga qeveria shqiptare për të bërë gjurmime; brenda një periudhe të shkurtë këto misione kanë arritur tashmë të bëjnë disa zbulime interesante dhe ka shpresa që në kohën e duhur ato do të hedhin dritë mbi historinë e lashtë të vendit.
Me gjithë luftërat, pushtimet dhe trazirat gjatë gjithë periudhave të kaluara, populli shqiptar me ngulimin dhe fuqinë e vet të qëndresës ka qenë i zoti të mbajë gjallë jo vetëm gjuhën tij të veçantë, që pranohet nga filologët si më e vjetra e Evropës Juglindore, por edhe disa nga traditat lashta. Një ndër këto është veshja kombëtare, Baroni Franc Nopça, një autoritet i mirënjohur, në njërin nga librat e fundit për Shqipërinë, të botuar tre vjet më parë në Gjermani, ka paraqitur pranë e pranë dy ilustrime, një të veshjes shqiptare të sotshme dhe një tjetër me paraqitjen parahistorike nga gërmimet në një krahinë e dikurshme e Ilirisë; ngjashmëria e tipareve është e habitshme.
Kur flasim për veshjen shqiptare, është e nevojshme të bëjmë një shpjegim. Shqiptarët janë tepër individualistë, aq sa nuk mund të kenë një veshje uniforme. Në fakt ka qa kostyme shqiptare, sa ka edhe krahina të ndryshme në Shqipëri. Po mbi këtë larmit krahinore, gjithmonë ka pasur një veshje të përgjithshme nga tiparet e saj, që më të drejtë mund të quhet kostumi kombëtar. Ndër të tjera, guna ka pasur në formën e saj njëfarë ngjashmërie në të gjithë vendin, kurse fustanella e bardhë në periudhën që mbahet mend gjallë, ka qenë pjesë e veshjes festive për çdo zotëri si në Shqipërinë e Veriut edhe në të Jugut. Fakti që stile të ngjashme për kostumet ndeshen edhe në vendet fqinje, nuk do të thotë gjë tjetër, veçse që shqiptarët kanë ushtruar një ndikim të fortë në të kaluarën mbi kombësitë rrotull tyre. Për shembull, studiuesit e kësaj çështje e kanë vënë në dukje disa herë që i ashtuquajturi kostumi “grek” i sotëm është në të vërtet një imitim i prishur i kostumit shqiptar. Ai ka hyrë ndër grekët nga shekulli i katërmbëdhjetë, kur shqiptarët nën Bua Shpatën sulmuan dhe nënshtruan Greqinë.
Nuk mund të flitet për kostumin shqiptar, pa përmendur Lord Bajronin. Ka disa portrete të poetit me kostumin shqiptar. Ata më të njohurit i ka familja Murrej, botuesit anglezë të tij, dhe një tjetër ndodhet në Galerinë Kombëtare të Portretit në Londër.
Në vëllimin e trembëdhjetë ë botimit të veprave të plota dhe të letrave të bajronit që ka bërë një çerek shekulli më parë, Murrej ka mjaft shënime për kostumin shqiptar. Njihen mirë vargjet nga “Shtegtimet e Çajld Haroldit” që citohen shpesh. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, me gjithë “paralajmërimet” e Shellit, që kishte frikë nga rreziqet e një vendi të panjohur, Bajroni e vizitoi Shqipërinë. Në një letër të shkruar nga Shqipëria për nënën e tij me datë 12 nëntor 1809, ndër të tjera Bajroni thotë:
“Nuk kam për ta harruar skenën e veçantë kur hymë në Tepelenë në orën pesë pasdite, ndërsa dielli po perëndonte. Kjo më solli ndër mend (ndonëse në disa ndryshime të veshjes) përshkrimin e Skotit për Kështjellën Brenksam, në veprën e tij “Kënga e rapsodit të fundit”, si dhe sistemin feudal. Shqiptarët me veshjet e tyre, më madhështorët në botë, që përbëhen nga një fustanellë e bardhë e gjatë, nga guna e punuar me ar, nga xhaketa prej kadifeje të kuqe të errët, me gajtanë ari dhe nga jeleku, me pistoletat e kamat me doreza punuar me argjend… përbënin një shfaqje të re e mahnitëse për një të huaj”.
Bajroni ka qenë vëzhgues i mprehtë. Në shënimet për”Çajld Haroldin” ai bë një vërejtje interesante për efektin që bënë stili i veshjes mbi mënyrën e të ecurit:
“Shqiptarët përgjithësisht kanë një prerje të hijshme të fytyrës…Mënyra e tyre e të ecurit është më të vërtet teatrore, po ndoshta kjo përshtypje vjen nga guna ose palltoja, që e hedhin mbi supe”.
Është interesante një copë tjetër nga një letër për nënën e tij: “Kam disa veshje shqiptare madhështore – thotë bajroni, – që janë i vetmi mall i shtrenjtë në këtë vend. Ato kushtojnë pesëdhjetë monedha gini secila dhe kanë aq shumë flori, sa mund të kushtonin në Angli edhe dyqind.”
Shtrenjtëria që ka vënë në duke Bajroni është njëra nga arsyet përse u zhduk pak nga pak kostumi Kombëtar në Shqipëri. Por ndoshta ka edhe një më të rëndësishme; prirja për standardizim dhe njëjtërim që është bërë në gjithë botën një nga karakteristikat e trishtueshme të kohës sonë. Është interesante të shohësh se si përgjithërisht e në mënyrë absurde uniformiteti po identifikohet me qytetërimin dhe se si larmia shumëngjyrëshe e veshjeve dhe e sjelljeve po luftohet në emër të përparimit. Unë nuk mund të mos flas kundër kësaj manie moderne, kur më vijnë ndër mend kujtimet e fëmijërisë, në kohën që shumë shpesh kamë qenë dëshmitar i pamjeve të bukura si ato që i ka përshkruar lord Ajroni në letrën për nënën, të cilën e citova më lart.
Presidenti Zogu, udhëheqësi i ri e shumë i aftë i Shqipërisë, ka bërë herë pas here përpjekje për të ruajtur diçka nga ngjyra e Shqipërisë së vjetër. Por në Shqipëri, ashtu si gjithkund në botë, ka një prirje të pandalshme drejt uniformitetit. Prandaj institute si Muzeu i Bruklinit janë kaq të nevojshëm e kaq të mirë. Ato janë arkiva të imagjinata e të larmisë së bukur të racës e të vendeve të botës. E mbaj mend me një magjepsje mirënjohjen një orë që e kalova këtu disa muaj më parë duke me udhëhequr z. Stjuart Kulin, studiuesi ruajtës i këtyre thesareve të së shkuarës. Një ditë në të ardhmen kur të gjitha qeniet njerëzore nën këtë diell do të vishen si sipërmarrës, atëherë poetët dhe ëndërrimtarët do të vijnë këtu të gjejnë prehje duke studiuar të kaluarën e do të përsiaten.
1935-Dielli-Arkiv

Filed Under: Featured Tagged With: Faik Konica, Kostumi Shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 523
  • 524
  • 525
  • 526
  • 527
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT