• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vlora Çitaku: Uashingtoni e Brukseli reflektojnë si Prishtina

March 23, 2013 by dgreca

Prishtina dhe Brukseli janë në të njëjtin pozicion, dhe ne presim që Beogradi të reflektojëdhe të pranojë marrëveshjen, e cila është në dobi të Prishtinës, të Beogradit dhe të së ardhmes evropiane të rajonit, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku.

RADIO EVROPA E LIRË- Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është zhvilluar të premten debati i radhës për Kosovën, ku ende ka dallime mes palëve. Kurse, kemi edhe dialogun në Bruksel, i cili nuk është se po sjell rezultate?! Na thoni ju lutem se çka duhet pritur?

VLORA ÇITAKU-Është jashtëzakonisht e rëndësishme të potencohet se Kosova është e gatshme për marrëveshje, realisht ne kemi qenë të gatshëm për marrëveshje qysh nga 4 marsi, mirëpo është pala tjetër, është Serbia, ajo e cila nuk është ende në gjendje të kuptojë se realiteti ka ndryshuar, dhe marrëveshja në Bruksel nuk mund të reflektojë asgjë tjetër, përveç realitetit që e kemi tani – Kosovën e pavarur dhe sovrane.
Normalisht, që është proces i vështirë, normalisht që është proces shumë sfidues, është proces, i cili qoftë në opinionin publik në Serbi, apo në Kosovë, është përcjellë shpeshherë me shumë pikëpyetje, me shumë paqartësi, por është e rëndësishme që të potencohet se çfarëdo lloj marrëveshjeje të arrihet, do të jetë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ne kemi bërë ofertën tonë. Oferta jonë është substanca e Pakos gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisaari. Është e qartë që pala tjetër, përkatësisht Beogradi ka shqetësime, sepse sigurisht që kanë pritur shumë më shumë.
Fillimisht, kanë pasur projektin e ndarjes, pastaj projektin e krijimit të Republika Srpskas në Kosovë, pastaj projektin e krijimit të një nivelit të tretë të pushtetit. Por, për fat të mirë, edhe BE-ja, edhe SHBA-ja, edhe vendet kyçe anëtare të BE-së, e kanë refuzuar një platformë të tillë. Andaj, pozicioni i Kosovës dhe ai i BE-së në këtë fazë është identik.

RADIO EVROPA E LIRË- Sa jeni të sigurt se Prishtina nuk do të zmbrapset nga qëndrimi i saj?

VLORA ÇITAKU-Po e ripërsëris. Ne qysh nga 4 marsi, kemi qenë të gatshëm për marrëveshje. Pala kosovare është në konsultim të vazhdueshëm me partnerët kyç ndërkombëtarë. Dhe, unë dua të them hapur që nuk jemi palë të kundërta.
Përkundrazi Prishtina dhe Brukseli janë në të njëjtin pozicion, dhe ne presim që Beogradi të reflektojë, t’i kthehet realitetit, dhe të pranojë marrëveshjen, e cila në fund të fundit është në dobi të Prishtinës, është në dobi të Beogradit dhe është në dobi të së ardhmes evropiane të rajonit.

RADIO EVROPA E LIRË-Thatë se Beogradi duhet të pranojë marrëveshje…ose përndryshe çka do të ndodhë?

VLORA ÇITAKU-Ne nuk jemi ata, të cilët i takojmë kushtet dhe ndëshkimit që do të pasojë, por është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të tërë rajonit. Beogradi nuk mund të ketë dy qasje kontradiktore. Një qasje pro-evropiane karshi Brukselit, dhe një qasje tërësisht anti-evropiane karshi Kosovës. Esenca e këtij procesi është që Beogradi, përkatësisht Serbia të detyrohet, të sillet në mënyrë evropiane me Kosovën.

RADIO EVROPA E LIRË-Të detyrohet?

VLORA ÇITAKU-Po normalisht, sepse ky është një proces, i cili është orkestruar, dizajnuar, dhe formësuar nga ana e BE-së për të përmbyllur njëherë e përgjithmonë një kapitull të errët të historisë.(Intervistoi Fatmir ALIU)

Filed Under: Interviste Tagged With: Fatmir Aliu, Interviste, Vlora Citaku

Pse nuk votojne grate dhe murgeshat per Papen!?

March 23, 2013 by dgreca

Klajd Kapinova/

Sot ne media po abuzohet shume dhe krijohen shkrime artificiale, sikur Vatikani eshte shtet i mirefillte politik dhe duhet te lejoje besimtaret e per me teper grate dhe murgeshat, te marrin pjese ne votimin e Papes se Romes. Ky akt me duket absurditet, sepse kryeqendra e krishterimit boteror, per besimtaret katolik eshte Shtepia e Zotit, e ndertuar me vullnetin e lire te besimtareve te vet tash 2000 vjet. Kisha, nuk funksionin permes votimeve politike, sikurse rendom ndodh me shtetet dhe qeverite e ndryshme ne bote.

Me vjen shume mire, qe hapet nje teme teper e debatuar sot per sot ne boten e civilizuar. Kisha Katolike ne bote, ka organizim tjeter administrativ shpirteror, ne krahasim me besimet e tjera te medha apo te vogla ne numer besimtaresh. Aty respektohet dhe funksionon me kujdes tash 2000 vjet hierarkia kishtare, qe ve ne levizje organizimin e strukturave administrative shpirterore ne boten e krishtere katolike (universale).

Ndoshta, duhen skjaruar disa gjera teorike, per t’u njohur dhe kuptuar me mire tema e diskutimit.

Te gjithe e dijme se Kisha, eshte e ndare nga shteti, ne cdo vend te botes se krishtere, duke ruajtur keshtu laicitetin, respektin dhe pavaresine nga njera-tjetra. Edhe fete e tjera te medha si budizmi dhe indu, jane te shkeputura nga shteti. Ato assesi nuk varen nga politika.

Vatikani, eshte qytet-shtet, e i pavarur me shtetin e Italise, ndonese perfshihet gjeografikisht ne territorin e saj dhe ka gjuhe zyrtare italishten dhe latinishten (gjuhe puthuajse e vdekur, qe perdoret sot vetem ne mjekesi), ne leximet lirurgjike te barinjve shpirteror. Te tilla shtete te vogla ka plot, si: Litenshteni, Luxemburgu, San Marino, Andora, Monako etj., ku disa prej tyre ndodhen brenda shteteve, qe flasin te njejten gjuhe si ato.

Meshtaret, jane barinj shpirteror, qe ungjillizojne popujt ne vendet, ku jane besimtaret e tyre. Ata s’kane lidhje me shtetin, por e ndihmojne ate ne shume aspekte humane, sikurse shihet cdo dite (Karitasi, organizatat bamirese etj).

Shteti i Vatikanit, nuk ka qeveri te votuar apo ministra, ne kuptimin e mbarevajtjes se ekonomise, turizmit, arsimit, shkences, kultures, bujqesise, ushtri apo ministri mbrotje e te brendshme etj., por ka vetem ambasador ne shtete te botes, c’ka tregon, se njeh shtetet dhe njihet nga shtetet, ku ka reciprokisht marredhenie diplomatike.

Gjate mbi 2000-vjeteve, organizmi kishtar eshte ne shkalle hierarkie dhe paraqitet ndryshe nga besimet e tjera ne forme dhe permbatje. E thene me thjeshte, shkalla e hierarkise, nis nga niveli i famullitarit, qe administron shpirterisht nje siperfaqe te caktuar dhe nje numer besimtaresh, qe bejne pjese ne ate territor te famullise. Ai jeton me pervujtni ne qele dhe mbahet nga ndihma apo lemosha e popullit, qe jepet rregullisht ne Kishe.

Kushdo e di, se per meshtarin nuk voton askush, sepse ai ka mbaruar shkollen si klerik, dhe eshte dorezuar me vulnet te lire shpirterisht ne sherbim te Zotit, per t’i sherbyer Hyjit e popullit, qe ndryshe njihet si vreshta e Tij shpirtnore.

P.sh. ne qytetin e Shkodres, ka disa meshtare (qe vjen nga fjala meshe), por qe mund te jene brenda nje famullie ose vecmas, ne katunde dhe qytete me te vogla. Te gjithe keto, perfshihen ne arkidioqezin e Shkodres, qe eshte nder me te vjetrit, ne historine e lavdishme te Kishes Katolike Shqiptare.

Nga ana e tjeter, hierarkisht, qyteti ka Ipeshkev dhe Arqipeshkev Metropolitan, qe perfshine ne vetvete kishat sufragane (sufragane, eshte fjala per famullite e provincave, qe bejne pjese ne Arqipeshkvine Metroplitane te Shkodres), i cili, shpirterisht drejtohet nga ipeshkvi me i larte, qe quhet Arqipeshkev. Eshte njesoj si te thuash me radhe, studentet e universitetit, profesoret, dekanet e departamenteve dhe rektori apo presidenti, qe eshte shkalla me e larte.

Te gjithe kleriket dhe urdherat katolike, qe veprojne ne qytet apo katunde, nese jane shqiptare apo kane shtetesi shqiptare, kane te drejte VOTE nga mosha +18 vjec, e drejte e cila mbrohet me ligjet e demokracive popullore boterore perparimtare dhe ne Kushtetuten e Shqiperise apo shteteve te tjera.

Por nga ana e tjeter, menyra se si funksionon administrativisht e fetarisht Kisha Katolike e Shkodres (fjala vjen), eshte e ndryshme me besimet apo hierarkite e tjera fetare jo te krishtera.

Kur nje klerik merr titullin Monsinjor (nga frengjishtja = Zotni apo ne latinisht Dominus = Zotni), ai mund te sherbej ne katedrale, sepse e permban titulli kishtar qe ka.

Ai mund te shugurohet me ceremoni meshe nga Arqipeshkvi i Shkodres si Kryeipeshkev, ne prani te besimtareve dhe klerikeve te tjere te larte me pushtet fetar. Keshtu nese Shqiperia s’ka Kardinal, atehere Arqipeshkvi i nje qyteti te Shqiperise shugurohet ne Vatikan. Nese do te kishim nje Kardinal, atehere prelati i larte, nuk shkon ne Seli te Shenjte, por ceremonia e Tij behet ne Shqiperi.

Titulli me i larte eshte Ipeshkev, ndersa te tjeret emerime te shkalles shpirterore ne Kishen Katolike, jane tituj te hierarkise fetare te cdo prelati apo Eminence.

Keshtu edhe Papa i Romes, ndryshe quhet Ipeshkevi i Selise se Shenjte, ndersa nga ana juridike kanunore fetare Ai eshte Pape i zgjedhur, me votim te fshehte, midis anetareve keshillit te kardinaleve nga e gjithe bota.

Eshte e rendesishme te ceket, se perpara se te jete Ati i Shenjte (Pape) apo Kryebariu me i larte udheheqes shpirteror ne Kishen e Shen Pjetrit ne Vatikan, Ai, ka kaluar edhe fazat, qe pershkrova me lart. Pra, prifti i thjeshte, kalon keto shkalle hierarkie kishtare, si: monsinjor, ipeshkev, arqipeshkev metropolitan (me pallium), kardinal dhe konklava ose kuria e kardinaleve me votim te fshehte mund zgjedh Papen.

Sikurse shihet, kur nje klerik shqiptar arrin te behet Kardinal (sikurse rasti i Kardinalit Shkelqesise se Tij Mikel Koliqi (1902-1997), vellai i Prof. Ernest Koliqit), pa voten e popullit te Tij (kisha nuk eshte e organizuar sikurse shteti, qe mund te zgjedh drejtuesit e tij politik dhe presidentin me votim te fshehte), por emerimi ka ardhur nga Selia e Shenjte.

Kur eshte emeruar Kardinal Koliqi, ai eshte shuguruar ne Vatikan, sepse Presidenti i Konferences Ipeshkvnore te Shqipnise, eshte me i vogel dhe s’mund te shuguroi Kardinalin, por eshte ky i fundit, qe mund te zgjedh dhe shuguroi, qysh nga niveli i Ipeshkvit deri tek Arqipeshkevi, mbasi eshte me i madh me pozite fetare, ne Kishen Katolike Romake.

Ne Vatikan, nuk voton populli, per te zgjedhur Papen e Ri, murgeshat apo meshtaret e thjeshte, por duhet vetem 115 kardinalet, qe vijne nga e gjithe bota te zgjedhin me votim te fshehte drejtuesin e tyre dhe te gjithe Kishes Katolike ne bote.

Nuk mendoj, se duhet vene shenja e barazimit ne menyre mediatike, midis motrave te kuvendeve katolike me besimtaret e feve te tjera. Cdo murgeshe, ka te drejte vote ne shtetin ku ajo sherben, nese eshte shtetase e atij vendi, ashtu sikurse kleriket.

Kush jeton ne vendet e civilizuara dhe me demokraci perparimtare, ku respektohen me ligj lirite dhe te drejtat elementare te njeriut, e di fare mire se asnjehere, nuk i eshte hequr e drejte e votes motrave te nderit te Kishes, ne jeten politike te vendit, megjithse ato nuk kandidojne asnjehere per parti apo administrate civile te vendeve te tyre.

Edhe nje here ritheksoj, se Kisha si institucion shpirteror, eshte e ndare nga shteti, por kjo s’do te thote se nuk e njeh shtetin dhe ligjet e saj, qe barabar si laiku i nderon dhe respekton me korrektesi e ndergjegje qytetari.

Ndryshe ndodh me disa shtete apo republika islame, qe e kane bashke si nje trup i vetem fene me shtetin, apo ku qeverisin klerike islam, duke qene (sikurse jane ne disa shtete monarkike mbreterore, ku, feja eshte primare dhe sundon mbi shtetin) ministra e deri tek presidenti, qe mund te jete edhe imam apo i rangut me te larte si kryemyfti…

Ne keto shtete apo republika radikale islame, nuk behet fjale per demokraci te modelit perendimore, por jane e kunderta dhe me force mediatike, ekspertet juridike islam luftojne ne forma te ndryshme “shkencore” vlerat e demokracise perparimtare perendimore.

Kjo diktature shpirterore teologjike e vendosur ne baze te Ligjeve te Sheriatit, po kundershtohet ne nje fare menyre ne Pranveren e Vonuar Arabe, te tejzgjatur dhe te dhunshme plot gjak pafajsie deri ne ditet tona. Keshtu ne Siri, presidenti antipopull i vendit, perdor ushtrine e popullit dhe armet kimike, per te asgjesuar kundershtaret politike, ku, deri me tani nga lufta fetare civile e tejdhunshme, kane humbur jeten mbi 70.000 vete, shumica e te cileve jane civile dhe gra e femije te pafajshem.

Nje pjese e te rinjve islam, qe jetojne ne vendet e Europes Perendimore, ne protestat e tyre ne mbeshtetje te reformave te stilit islam, po kerkojne me kembengulje shkeputjen e shtetit nga feja islame, per te eliminuar keshtu sektet fetare, qe shtypin njera tjetren per dominim ne pushtet e religion, dinastinte e korruptuara, nepotizmin, tarafllekun dhe sundimin e gjate mbreterve apo presidenteve diktatore, qe perdorin fene, forcen apo juntat ushtarake, per te thelluar shtypjen dhe shfrytezimin e popujve te tyre.

Ne Kishen Katolike, motrat e urdherit, nuk mund te behen klerike, per te thene meshe ne Kishe apo drejtuar si ipeshkeve (ato mund te ndihmojne ne ndarjen e kungimit apo sherbime te tjera humane), sikurse ndodh me protestantet dhe grupet e tjera te krishtera, por qe nuk kane lidhje me Kishen Katolike Romake.

Gjinia femerore, ne boten e krishtere ne teresi eshte shume e emancipuar, nderuar dhe respektuar. Diskutimi i kesaj pike, eshte naivitet i shtire nga ata qe e dijne shume mire realitetin dhe se duan te verteten historike, qe duket ne drite te Diellit. Vajzat dhe grate, kane te drejta te barabarta me burrat te sanksionuar ne kartat kombetare e nderkombetare te shteteve, qeverive, ku ato ndodhen.

Nocionet dhe e drejta juridike kishatare ndryshojne ne fe dhe shtete te ndryshme. Serisht, ndryshe paraqitet panorama ne disa vende, me strukture te thelle dhe baze te gjere fondamentale islame, me ndikim te drejtperdrejte imponues dhe thellesisht dominues, ne te gjithe jeten e vendit (politike, shoqerore, ekonomike, shpirterore) dhe ate private te njerezve e per me keq, duke mos nderuar dhe respektuar me dinjitet gjinine e brishte femerore, qe perben 50% te popullsise ne ato vende…

Kesisoj ne shtetet, ku jane ne fuqi rregjimet me emrin Republika Islamike, si ajo e Iranit, Afganistanit, Pakistanit etj., se shpejti Egjipti apo shtetet e perfshire ne levizjet me baze dhe pikesynime te pastra fetare te Pranveres Arabe, ku fatkeqsisht dominojne Vellazeria Kur’anore Radikale Islame etj., dhe qe aderojne me te drejta te plota ne Organizaten Islamike Boterore, femra fatkeqe islame ne teresi dhe vecanti ne shume aspekte, eshte e privuar nga shume te drejta civile e shoqerore dhe ne shume shtete grate e vajzat +18 vjec, nuk kane te drejte vote.

Tashme te gjithe e dijme, se  gjinia femerore, eshte pare me perpara (kur islamizmi behet si fe sunduese) dhe shikohet ne vijimesi edhe sot si nje krijese humane e dores se dyte, e neperkembur.

Keto vajza dhe gra fatkeqe e analfabete, te vene perballe lirive dhe te drejtave te njeriut, qe gezojne cdo dite gjinia femerore, ne vendet e civilizuara te Europes Perendimore dhe Amerikes e gjetke, dallimi eshte si nata me diten ose me mijera vjet drite kozmike larg.

Niveli edukativ, shkollor, kulturore apo shkalla e emancipit, eshte i ndryshem ne shtete me shtrirje gjeografike katund-qytet dhe province te thella, ku, femra thjeshte trajtohet si kafshe per punet e rendomta shtepiake apo lope, qe riprodhon pa vetedije pasardhes.

Pra, ne  jeten civile dhe fetare, ata jane te ndrydhur brenda mureve te gurta ne shtepi dhe nuk gezojne jeten sociale (jeten harame, apo te keqija te shteteve perendimore perparimtare, sikurse thuhet shpesh me perbuzje, per fete e tjera joislame apo te krishteret ne teresi) ne kinema, pub-e, bar, si drejtuese ne stafet elektorale, aktiviste ne levizjet feministe per fitmin e te drejtave te tyre, festa me shoket e shoqet ne grupe, disco, koncerte te muzikes bashkekohore, restorante me muzike moderne, sfilat mode, pushime ne plazhe dhe veshja me rroba plazhi (bikini), konkurset e bukurise (miss & mr) femerore brenda shteteve te tyre dhe ato nderkombetare, ushtrimi i sporteve te ndryshme si lokale brenda shteteve dhe ato nderkombetare etj.

Ne shume vende arabe, martesat me shkuesi dhe pagese te vajzave qumeshtore dhe tw pavetedijshme minorene 11 dhe 13 vjec, jane gje normale dhe te mbrojtura me ligjet e shteteve, qe kane te sanksionuar ligjin e vjeter te Sheriatit, me baze te thelle fondamentale islame, ndersa ne vendet perendimore e lindore te Europes e kudo tjeter, keto martesa anormale dhe teper absurd quhen me te drejte abusive dhe te denueshme me ligj.

Edhe komunitetet joislame, ne shtetet apo republikat islame, jane te neperkembur dhe grate e vajzat e ketyre komuniteteve me etni e fe te ndryshme u imponohet te mbulohen me shami (ne kundershtim flagrant me kulturen, traditen dhe fene e tyre), nje diktature e dhunim i hapur, qe behet ne baze te Ligjit te Sheriatit dhe rendit islam fundamental ne fuqi.

Kjo dukuri absurde, nuk ndodh ne vendet e civilizuara te Europes dhe botes, ku, komunitetet emigrante islame kane te drejta te barabarta dhe asnje njeri nuk i shikon sipas ngjyres, sex-it, nacionalitetit, orientimit sexual etj. P.sh. ne Republiken Islamike te Iranit, ka mbi 300.000 banore ebrej, nje komunitet ebraik (cifut), qe nuk gezon asnje te drejte civile. Po aty ka edhe te krishtere, qe nuk respektohen e i jane nenshtruar rregjimit te mullave, duke mos lejuar protestat, per te fituar e gezuar te drejtat e tyre themelore.

E njejta pamje ndodh edhe ne Egjiptin e sotem, ku, te krishteret perbejne 25% te popullsise se vendit apo mbi 20 milion banore. Ata shpesh jane bere objekt sulmesh dhe djegjesh te veprave dhe kishave fetare, me motivin e thjeshte pse nuk jane dhe s’besojne ne islam.

Keto gjera jepen cdo dite dhe shpejt nga media e pavarur nderkombetare apo Facebook etj. Femrat, ne boten islame te vendeve arabe, jane te privuar te zgjedhin dhe te zgjidhen (sipas Ligjit te Sheriatit), qe te marrin pjese ne jeten politike administrative lokale dhe qendrore, ne shtetet ku ato ndodhen, nese gjithnje ata bejne pjese ne O.I.B. dhe kane pranuar me vullnet te plote ne Kushtetuten radikale te tyre, me baze fetare Ligjin e Sheriatit.

Ne keto vende nuk ndertohet demokracia perendimore, por “demokracia”, sipas modelit radikal te Ligjit te Sheriatit, te bazuar ne teologjine vehabiste te islamit. Shume qeveri islamike, nuk u japing ABC-ne apo Oksigjenin e domosdoshme, sikurse njihen lirite dhe te drejta civile shtetasve te tyre, por punojne ne militarizimin e pushtetit dhe shtetit te tyre, duke harxhuar triliona dollare per radikalizimim islamik dhe varferuar ne maksimum ekonomine e lodhur te qytetareve te tyre. Keto dukuri anormale, per mendim tim jane shkaqet e largimit nga vendet islame te shume te rinjve, qe kerkojne nje jete me te mire dhe dinjitoze, sikurse bashkemoshataret ne vendet e perparuara boterore.

Shtetet islame te Sheriatit, nderhyjne me force ne jeten private fetare te individeve dhe nuk lejojne media te lira, kontrojme dhe shtypin ne force e gjak kundershtaret laike etj., apo debatin e hapur apo shprehjen e mendimit ndryshe, ne kundershtim me Ligjin famkeq te Sheriatit.

P.sh. nese dikush ben blasfemi nga bota e krishtere, ky veprim normal shikohet si dicka private dhe nuk ka presion nga jashte apo brenda familjes ose komunitetit, per t’a detyruar e ndeshkuar ate te qendroj brenda besimit te krishtere, qe sipas tij (asaj) nuk ploteson aspiratat shpirterore. Keshtu bindjet fetare jane personale dhe kurresesi kolektive.

Liria fetare dhe konvertimi (ndryshimi i bindjeve fetare), ne cdo besim tjeter, mbrohet me ligje kushtetuese, ne vendet e krishtera.

Ne vendet me rregjime islamike, nuk ka asnje ateist, por te gjithe “besojne” ne Zotin e doktrines islame, sepse keshtu thote Ligji i Sheriatit.

Europa tolerante dhe demokratike, fale ligjeve liberale, eshte sot nje konglomerat besimesh te reja dhe te hershme tradicionale.

Ne Europe, sot komunitetet jo te krishtera, mund te ndertojne xhami, tempuj per buden, indu, taoista, shiuntismo etj., dhe objekte te tjera te kultitt te tyre jo te krishtere, sikurse i kane ne shume shtete (kujtoj, se ne Rome jo shume larg Vatikanit ndodhet xhamia me e madhe e komunitetit islam ne Europe dhe une e kam pare me syte e mi.)

Ne vendet islame, per hir te se vertetes duhet thene, se nuk lejohet ndertimi i objekteve te kultit kristian. Kjo quhet herezi dhe mallkim, nese ndonje “kokekrisur”, do te guxonte te shprehte nje mendim apo arrinte te bente nje akt te tille.

A eshte kjo demokraci europiane perendimore edhe ne shtetet nga kane ardhur emigrantet e botes islame?! Pse ato i shfrytezojne miresite e demokracise perendimore dhe nuk dhurojne reciprokisht miresi nga bota e shteteve te tyre?!

Nese do t’u thuhet atyre, na lejoni te ndertojme edhe ne kishat tona te krishtera ne boten islame dhe ne ju lejojme te ndertoni objektet e kultit islam ne shtetet e krishtera si do te pritej ky mendim dhe sugjerim mese i drejte dhe se a do te pranojne ato!? Jo dhe vetem JO!!!

Nje gje e tille nuk ka ndodhur, por kemi pare vetem ekspansion ne nje krah, duke shfrytezuar lirine dhe demokracine perendimore nga emigrantet e vendeve arabe ose botes islame dhe asnjehere nuk kemi pare qe ata “tolerante” te ardhur, te thone, se: “Po ju keni te drejte te kerkoni demokracine ne vendet tona, ashtu sikurse ju na lejoni ne te ndertojme jeten tone te mire ketu, sepse demokracia dhe liria eshte reciproke etj…”

Ne Vatikan apo Sheshin e Shen Pjetrit, eshte i lire te hyj edhe besimtaret jo te krishtere dhe askush nuk u thote gje, kurse ne vendet e shenjta si Meke dhe Medine, eshte e ndaluar me Ligjin e Sheriatit, te futen besimtaret joislam apo turistet e shteteve te tjera te botes.

Ketu mendoj, sikurse dhe ne aspektet e tjera, duket tolerance e feve te tjera, ne krahasim me ate islame. Kurse raste te tjera te besimet jo te krishtera ka plot, qe perfundojne me histori te dhimbshme dhe drama te tmerrshme.

Keshtu, nese nje djale apo vajze, kerkon te diskutoje apo te arrij te lere besimin e tij tradicional dhe te konvertohet ne te krishtere apo ne nje fe tjeter sipas deshires, ai apo ajo, vihen nen bresherite e urretjes kolektive dhe shteterore nga njerez te irrituar, qe si “engjej te paperlyes ne flirte”, demostrojne me histerizem, ne rruge pikerisht ne vendet, ku sundon ligji i Sheriatit. Sipas ketij ligji kobndjelles, ai (ajo), duhet te vritet per blasfemi. A eshte ky respektim elementare i lirive dhe te drejtave te njeriut!?

Ai (ajo) nuk ka mohuar Zotin, por mendon se per te qene me prane Atij kerkon te zgjedhe nje forme tjeter besimi, qe i duket me shpresedhenes se ai i trasheguar nga familja…

Ky “krim I shkalles se larte”, i njohur ne boten islame si “blasfemi”, nuk ndodh ne vendet e zhvilluara me besime te krishtera, budiste, shiuntiste, induse, ateiste etj.

E trishtueshme eshte fakti, se vajzat, kane denim me te rende. Viktimat e pafajshme, duhet t’u nenshtrohen terbimit vrastar te stuhise se gureve, ne gropen e vdekjes, qe ajo e hap vete para se te ekzekutohet si kafshet ne kohet e lashta te mamutheve. Trupi i kufomes se dhunuar nga radikalet te cmendur, nuk mund te varroset prane vorrezave te tjera te qytetit apo katundit, sepse sipas logjikes absurd ai (ajo) nuk meriton te shkoj ne xhenet…

Keto gure gjaku vdekjeprures, hidhen me terbim mbi viktimen, pikerisht nga “te paperlyerit” ne “ndershmeri”, me vajza apo grate tjera, kur ato vijne si turiste ne vendet perendimore dhe freskuentojne shtepite e bukurosheve me pagese, prane vitrinave apo dhomave ekzotike ne Amsterdam etj.

Ne Kishen Katolike dhe ne cdo kishe tjeter kristiane ne Perendim, gjate mbi 2000 vjeteve, jane bere gabime te renda dhe pendesa te thella publike (duke kerkuar falje), por ama nuk mund te thuhet se nuk respektohen lirite dhe te drejtat e njeriut, ne nivelin admirues, qe te gjithe i gezojme sot, kudo ku jetojme dhe punojme cdo dite.

Keshtu Papa Gjon Pali II, para shume viteve, ka kerkuar ndjese publike te thelle per 14 pika kryesore te gabimeve te Kishes Katolike gjate 2000 vjeteve (si djegia e shkencetarit Xhordano Bruno mbi turren e druve, ne kohen e inkuizicionit kishtar, Galileo Galileo (pse tha se Toka rrotullohet rreth Diellit e vetvetes: “Eppur si muove”, Nikolla Kopernikut, etj.), ashtu sikurse edhe ish Papa Benedikti XVI, kohet e fundit, per aktet e denueshme te abuzimeve me femijet nga disa klerike ne mbare boten, duke u kerkuar ndjese te thelle viktimave kudo. Ai, eshte takuar personalisht disa here dhe u ka shpreh keqardhje shume viktimave, ne takimet e drejtperdrejta ne Vatikan.

Nje pjese e klerikeve (ketu ne Amerike), pervec demshperblimit qe jane detyruar nga gjykatat te paguajne ndaj viktimave te tyre (per veprimet e tilla te denueshme), po vuajne burgime te privimit te lire, sikurse vuajne denimin shume laike per krime te ndryshme.

Por nga ana e tjeter, ne mediat amerikane, gjithnje hapur raportohet, per raste te abuzimeve me femije minorene nga mesues (femra e meshkuj), te shkollave te ndryshme te mesme, disa tranjereve te futbollit amerikan, te kolegjeve apo universiteteve, qe sistematikisht kane keqperdor femijet apo te rinjte, per te cilat media televizive e radio flet dhe shkruajne me prova konkrete gazetat e perditshme…

Deri me sot ende nuk kam degjuar apo lexuar deri me sot asnjehere te thuhet, se: “Sporti i utbollit amerikan ne Amerike, po abuzon me femijet apo te rinjte, permes ngacmimeve sexuale”, sikurse thuhet ne teresi me germa kapitale per Kishen Katolike. Nuk kam pare ende asnje student, sportist, qe te lere studimet (pse tranjeret apo mesuesit e tyre kane abuzuar), mbasi pergjegjesine penale me te drejte e ka marre individi, i cili, sot vuan shkallen e denimit sipas fajit te tij.

Kujtoj, se edhe nje klerik ebrej (rabin, udheheqes shpirteror ne Sinagoge), kohet e fundit, ne mediat amerikane ketu ne New York, ka qene objekt i abuzimeve me femijet, por menyra se si eshte trajtuar nga media, eshte teper e vecante. Keshtu faji i rende i klerikut, eshte lokalizuar vetem tek ky njeri-klerik i besimit jude dhe se asnjehere nuk eshte thene apo shkruar, se “Sinagogat ebreje, po abuzojne me femijet minorene ne aspektin sexual”.

Mendoj, se fajin e ben individi dhe jo institucioni fetar, kulturor, apo sportiv etj., kjofte ky klerik apo laik, tranjer apo mesues, politikan apo bisnesman etj.,  dhe jo insitucioni apo komuniteti, ku ai punon dhe jeton.

Edhe ne rastin e Kishes Katolike, nuk eshte institucioni apo doktrina e krishtere, qe ben akte te tilla te denueshme, por individi, qe ka petkun e meshtarit dhe ka abuzuar me emrin e Zotit, mbi femijet e pafajshem dhe si i tille ai duhet t’i nenshtrohet ligjeve te shtetit, ku ai punon dhe jeton. Denime te tilla, per shkaqe te abuzimeve ne baze te ligjeve demokratike, po veprojne sot ne Amerike, si ndaj laikeve apo klerikeve te cdo besimi. Ketu ne Amerike ne shtetin kampion te demokracise boterore, para ligjit te gjithe jane njesoj!

Gjeja me e shtrenjte e shenjte ne Amerike eshte VOTA.

Duke iu rikthyer qellimit te temes qe po trajtoi, mendoj, se nese do te kishte femra meshtare, ipeshkve, monsinjore, kardinale, murgeshat, patjeter qe do te votonin. Per hir te se vertetes, duhet thene, se Kisha, nuk eshte e organizuar ne kete menyre, sikurse paraqitet fotoja fallco, me decidura shqetesuese: “Pse murgeshat nuk votojne per Papen!!!??”.

Ketu ne foto jepen si pamje disa muslimane me ferexhe te zeza, duke votuar dhe disa “murgesha” nervoze, tek protestojne pse nuk votojne per Papen.

Ky eshte nje abuzim dhe shkelje flagrante e lirise profesionale te shtypit (ku gazetaret jane pjese ose pale ne lojen e pamoralshme politike, ndonese paguhen nga agjencite e lajme apo redaksite e shtypit per te dhene lajme e jo nxite propaganden konfuze politike), sepse ne asnje rast murgeshat deri me sot nuk kane protestuar “Pse nuk votojne per Papen!?”.

Kushdo e di, edhe i verberi e ka mesuar se motrat e nderit te Kishes e dijne me mire se kushdo tjeter se si fuknsionojne rregullat ne Kishen Universale (Katolike).

Ne fotot e disa revistave dhe gazetave, jane paraqit te montuara me paramendim dhe mjeshterisht disa gra civile aktiviste, qe protestojne me parulla kunder Vatikanit, qe jane veshur me shkujdesje si murgesha dhe media i jep ato sikurse jane murgesha. Ku eshte gazetaria investiguese ne kete rast per te verifikuar lajmin!? Keshtu ndodhi edhe me disa te rinj protestues, te veshur teresisht me rrobat e kardinaleve, qe demostronin hapur prane Kishes se Shen Pjetrit ne Rome…

Pse ata aktiviste “murgesha”, asnjehere nuk jane pyetur para mediave te thone se nga kane ardhur dhe ku  sherbejne si misionare?! Pse manipulojne “gazetaret” lexuesit, duke bere photoshope dhe truke mashtruese per te bere zhurme!?

Mendoj, se fotoja, eshte nje gjetje thjeshte kalimtare, per te bere zhurme mediatike ne boten e konsumit marramendes te informacionit, qe leviz me shpejtesine e drites sot…

Ju kerkoj ndjese, per zgjatjen dhe shpresoj e besoi se do te me mirekuptoni, per menyren se si u mundova, me modesti te jap nje informacion te shkrire me mendimin tim. Faleminderit, per kohen, qe mund te ju shpenzoi, per te me lexuar deri ne fund. Respekte!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Klajd Kapinova, per papen, pse nuk votojne. grate dhe murgeshat

AGRESIONI PSIKOLOGJIK NËN GUNËN E NACIONALIZMIT

March 23, 2013 by dgreca

Nga Fatbardha DEMI/

“Nëse ka burrë ose grua të krishterë që do të më japë fjalën se nuk do të flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë, sepse unë do ia fal të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes.Më mirë të keni një shkollë greke në fshatin tuaj, se sa të keni përrenj e lumenj !”
Shënjtori grek Kozma Etoliani/

Thirrjet naziste si “Dhoma gazi për shqiptarët!” janë bërë një dukuri  tashmë e zakonshme në rrugët dhe ngjarjet e ndryshme në Maqedoni. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen me Danimarkën në shkurt të 2013, të të ashtuquajturve “tifoza” maqedonas, që nuk i shqetësuan aspak qeveritarët e këtij shteti multietnik.

Por këto thirrje të përseritura anti-shqiptare, nuk trazuan as qetësinë e Zv/kryeministres së Maqedonisë Teuta Arifi, as të Presidentit Nishani apo Kryeparlamentares Jozefina Topalli, që u takuan në Tiranë duke shprehur kenaqësinë për “forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vëndeve, të cilat përbëjnë një shembull të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë për rajonin e Ballkanit.” Të dy njoftimet (ç’farë rastësie!) ndodhën në të njejtën datë, të gazetës “Bota Sot” 07.02.2013. Pra, siç thuhet :“Qentë (tifoza) le të lehin, karvani (i miqësisë ndëretnike i Ballkanit) të ecë përpara !”

Ky karvan nuk e ndal ecjen edhe kur digjen flamurët shqipëtare, kur rrihen barbarisht fëmijet, kur mohohen të drejtat e shpallura në Kushtetutën e vëndeve ku jetojnë, për barazi politike, ekonomike, arsimore  dhe kryhet çkombëtarizimi dhe pastrimi etnik. Por papritmas, në qiellin pa re të marrdhënieve “të shkëlqyera” ndërshtetrore ballkanase, në Konferencën e Mynihut gjëmoi rrufeja e “albanofobisë” në rajon.

Ç’farë tha dhe ç’farë nuk tha Kryeministri Berisha në Mynih?

Ajo që tha Sali Berisha në Konferencen “Mbi sigurinë dhe stabilitetin në Europën Jug- Lindore dhe Kaukaz” nuk ishte e paditur. Që Kombi shqipëtar padrejtësisht ishte copëtuar në pesë shtete është fakt historik i njohur dhe qëndron jashtë agjendave politike dhe Konventave europiane, si veprim historik i së kaluarës. Ajo që nuk tha Kryeministri ynë, ishin FAKTET  konkrete dhe të kryera në mes të ditës të shteteve fqinjë, të udhëhequra nga ideollogjia raciste dhe pushtuese. Kjo veprimtari, dënohet dhe është e përfshirë në Konventa të ndryshme europiane mbi sovranitetin shtetëror, të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, çfaqjeve dhe veprimtarisë raciste. Në nivelin europian, si një nga objektivat parësorë të bashkëpunimit juridik dhe policor, është parandalimi dhe luftimi i racizmit e i ksenofobisë dhe për këtë qëllim funksionon edhe një Institucion – “Osservatorio europeo per i fenomeni di razzismo e xenofobia”. (‘European Monitoring Centre on Racism and Xenophobia’ – EUMC) sostituito e trasformato, nel 2007, dall’ Agenzia dell’UE per i diritti fondamentali’). (1)

Por që të lëvizin këto ingranazhe ndërkombëtare, si në çdo çështje të thjeshtë administrative, duhet të ketë një ANKESË, e faktuar nga pala e dëmtuar dhe te bëhet INFORMIMI i opinionit ndërkombëtar me anën e masmedias.

Nuk mund të mos u jemi mirenjohës, kontributit patriotik të Diasporës dhe shoqatave shqiptare brënda vendit, që i kanë bërë të njohura Organizmave ndërkombëtare veprimtarinë e fqinjëve kundër interesave jetike të Kombit Shqipëtar. Por vetë Shteti ynë, që është nënshkrues i shumë Konventave dhe anëtar në Organizmat ndërkombëtare ka heshtur.

Albanofobia dhe veprime që cënojnë sovranitetin e Shtetit dhe dinjitetin e një popullsie kombëtare, pik së pari duhej të ishte problem madhor i brëndshëm, pra i vetë Qeverisë sonë. Si shpjegohet që nuk kemi parë asnjë seancë parlamentare ku të trajtohen  ngjarjet e ndodhura, ndërkohë që ëndrrat vorio-epirote,  “diskriminimi” i minoritarëve grekë e sërbë, i veprimtarisë “kriminale” të shqipëtarëve të Kosovës, zhurmojnë në parlamentet e shteteve fqinj, po edhe në Instancat më të larta ndërkombëtare ?

Thirrjet naziste në Maqedoni se “shqipëtari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe veprimtari të tjera (që do të shtjellohen më poshtë) janë dukuri, që në shkencën e historisë, psikologjisë dhe teorisë ushtarake, emërtohen “luftë ose agresion psikologjik” dhe në formë më zyrtare “operacione psikollogjike”.

 

Përdorimi i “armës” psikologjike është i njohur që në lashtësi

 

Por studimi shkencor, e ka zanafillën në fillimin e shk. 20. Historiani dhe psikoanalisti anglez J.F.C.Fuller qe i pari që përdori shprehjen “operacione psikologjike”. Më 1920 ai parashikoi se një luftë psikologjike, me kohë, mund të zëvëndësonte luftën tradicionale.  Sipas studiuesve të fushës ushtarake, në kohë paqje, kur veprimet luftarake janë të pamundura,  “operacionet psikologjike” përbëjnë armën e vetme vepruese.(2)  Në praktikën ushtarake të shteteve, që mbas Luftës së Dytë Botërore ka organizma të posaçme që merren me operacionet psikologjike, me synimin e sigurisë së vendit të tyre apo të suksesit të qëllimeve gjeopolitike mbi një vend tjetër.

A mbrohet Shteti dhe popullsia shqiptare nga kjo “armë” që specialistët e përcaktojnë “vrasëse pa ndotur duart”? Fillimisht duhet kuptuar se ç’përfaqëson “lufta psikologjike”, ç’mjete përdor dhe pasojat e saj. Me qënëse është një veprimtari që kryhet si brënda shoqërisë, ashtu edhe në botën kriminale dhe ushtarake, mjetet e dhunës psikologjike trajtohen hollësisht nga psikologët dhe specialistët e ushtrisë.

“Lufta psikologjike qëndron në përdorimin e propagandës dhe veprimeve të tjera psikologjike me qëllimin kryesor: të ndikojë në mendimet, ndjenjat, sjelljen dhe veprimet mbi grupet e armiqve (shqipëtarëve në rastin tonë-shën im) në mënyre të tillë, që të ndihmojë arritjen e synimeve nacionale” (3)

Mjeti kryesor i propagandës është FJALA. Por a mundet fjalët të dëmtojnë e të shkatërojnë njeriun? Sipas studiuesve, përdorimi i propagandës mashtruese është i dëmshëm për formimin e lirë dhe natyral të mendimit personal e të publikut, dhe dëmi  pasqyrohet si tek vetë njeriu ashtu edhe tek shoqëria (4) Shëmbulli më i fundit i një agresioni psikologjik të paramenduar me hollësi, ka qenë intervista e deputetit të Parlamentit grek, Kristo Papas (me një biografi fashiste shumë interesante) në janar 2013. Si u realizua lufta psikologjike, nga deputeti grek?

Së pari: Përfaqësuesi zyrtar grek, paturpësisht shpalosi fakte anti-shkencore historike.

“Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare… Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse siç u thashë është një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare… nëse dikush do ta lexojë dhe kuptojë vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke”.

 

Së dyti: Biseda u zhvillua brënda territorit të Shqipërisë dhe jo në Greqi, siç do të ishte e natyrshme për ideollogjinë që ndjek ky shtet. I bërë në mes të Kryeqytetit shqipëtar, shprehu guximin për të kaluar nga fjalët në vepra, siç kërcënoi qartas gjatë ligjërimit “patriotik” helenist.“Historia vazhdon me të drejtën e më të fortit…Të jeni të sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për çështjen e Vorio-Epirit…një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar… ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona” Këtë kërcënim, nuk mund ta quajmë “personal” te K.Papasit, me qënëse Parlamenti apo ndonjë personalitet shtetëror grek, nuk e ka dënuar. Ky agresion psikologjik, afro 23 vjeçar i Shtetit helen mbi minoritarët dhe pseudo-minoritarët grekë, (në shkëmbim të vizave, “pensioneve”,bursave shkollore etj)  ka nxitur veprimtari kundra sovranitetit te Shqipërisë për Autonominë e Vorio Epirit, dhe urrejtjen ndaj shqipëtarëve. (4)

 

Së treti: Duke njohur gjëndjen e ushtrisë shqipëtare, ku ushtarakët nuk marrin dot as pagat e misioneve të NATO-s dhe duke ditur se dora e ligjit nuk i arrin qytetarët , përfaqësuesit fetarë dhe shtetërore të fqinjëve, deputeti grek kërcënoi drejtpërdrejt shqipëtarët dhe Qeverinë, për të krijuar ndjenjën e FRIKËS për sigurinë e tij dhe të sovranitetit të vendit tonë: “Ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë...Zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir…

 

Së katërti: Tundja para syve të “Ligjit të Luftës” ngjall tek shqipëtarët mosbesimin në marrëdhëniet dhe marrëveshjet midis dy shteteve dhe qënies në NATO.  “Dua t’ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të Jashtëm. Ligji i luftës votohet në Parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në gjendje lufte”. Ajo që synoi deputeti grek, ishte t’iu ngjallte shqipëtarëve ndjenjën disfatiste “se gjithshka është e humbur”, me qëllimin për t’iu hequr dëshirën e organizimit për kundër-veprim.

 

Së pesti: Deputeti grek, synoi të krijojë ndjenjën e inferioritetit dhe të mosvlerësimit të vetvetes, duke goditur shtetin, simbolet, figurat historike, krenarinë dhe ndjenjat kombëtare : “Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet… Ndërgjegja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen, i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 …U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar…popullsite tuaja në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, dhe arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja”.

Psikologia Cinzia Sintini pohon se “Dhuna psikologjike është një veprimtari shkatëruese e armiqësore që mund të kryhet në një formë të hapur ose të fshehtë. Çvlerësimi i gjithçkaje që një person bën apo mendon, për atë që interesohet apo në atë që beson…Ai qe i nënshtrohet dhunës psikologjike ndodhet ne një gjendje stresi të vazhdueshëm (5)

 

Së gjashti: Shprehu diktatin grek dhe mospërfilljen e institucioneve të Shtetit, si një realitet që duhet pranuar nga shqipëtarët. “Nga ana e palës greke u shtrua çështja…që thotë se Greqia do të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet fqinjë…Greqia i konsideron se këto janë kufinjtë e saj”.

Biseda mbyllet me thirrjen luftarake: “Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek!”,që ushtoi edhe më 10 prill 1994,  në afërsi të fshatit Peshkëpi (Gjirokastër) ku u vranë nga grekët ushtari 20 vjeçar Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Sali Shehu dhe u plagosën shumë të tjerë.

Pëfaqësuesi i Shtetit grek, e mbylli me sukses “luftën” e tij, sepse nuk pati si objekt sulmi psikologjik vetëm minoritarët dhe pseudo-minoritarët, siç ka bërë lirshëm që pas 90-ës, por nëpërmjet kanalit satelitor News24 , të gjithë shqipëtarët në Botë. Kujt i vlejti monologu nostalgjiko-fashist, mbi bazën e një historie të sajuar, i përfaqësuesit të Parlamentit grek? Vetëm mbështetjes së hapur të Shtetit grek për veprimet e minoritarëve në postet zyrtare, siç qe rasti i Spiro Kserës, ish Prefektit të Gjirokastrës, i cili në përvjetorin e Traktatit famëkeq të Korfuzit deklaroi se ndihej “Prefekt i Vorio-Epirit (“Shekulli” 1.01.2009), ish Kryebashkiakut të Himares Vasil Bollano dhe së fudmi partisë “Mega”, që kërkojnë autonominë e sajesës politike të Vorioepirit. Por mbi të gjitha, për një çfaqje kriminale të ALBANOFOBISË.

 

Albanofobia nuk ekzizton, ajo është një krijesë e shekullit të kaluar!

Kështu u shpreh deputeti A.A. i PS në News24. “Sali Berisha foli për Albanofobi, është injorancë dhe qesharake, sepse kush ka fobi ndaj nesh?” (18.02. 2013, ballkanWeb). Na lind dyshimi në se këto pohime të përfaqësuesit të Kuvendit, pa kaluar as muaji kur në të njejtin kanal kolegu grek fyejti, mashtroi dhe i kërcënoi shqipëtarët dhe shtetin e tyre, vijnë nga verbësia  apo synimi i mbulimit të kësaj veprimtarie armiqësore?

Albanofobia sikurse ksenofobia, sjelljet raciste, dhuna psikologjike, propaganda, dhe agresioni psikologjik, krahas shumë formave të tjera të ndikimit psiqik, përfshihen në strategjinë më të përdorur në kohët moderne – të LUFTËS psikologjike.

Sipas studiuesve, në këtë veprimtari shkatërruese, bashkë-punojnë specialistë dhe personalitete të fushave të ndryshme shkencore. Shprehje e këtij bashkëpunimi janë “punimet shkencore” mbi origjinën dhe historinë e Kombit arbër, si në rastin e Enciklopedisë Maqedonase (17 shtator 2009). Sipas akademikut B. Ristovski ajo paraqet fakte “shkencore” për shqiptarët e ardhur pas shk. 16 në Maqedoni. Se ata u nxitën nga Ali Pashe Tepelena dhe “me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. (Gazeta “Koha”18.09.2009). Edhe në librat sërbe të historisë, hartuesit e tyre dëshmojnë se shqipëtarët kanë kryer “genocid” ndaj popullit serb, me qëllim që t’i largonin serbët nga Kosova. Ata përshkruhen si plaçkitës të kishave, ndërsa në të vetmin vend ku përmenden ilirët, ata quhen “grabitqarë” (« Shekulli » online 30.09.2010). Akademikët serbe si historiani Gjuretiq, arrijnë kaq larg me fantashkencën e tyre historike, sa të pohojne se: “Mbi 80% të shqiptarëve të sotëm, nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës(1389).( 6)

Studiuesi Peter Prifti pohon se:“Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th. pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet… Thonë se shqiptarët nuk ekzistojnë fare.”(7)

Këto studime “shkencore” bëjnë pjesë në luftën psikologjike për të krijuar bindjen se shqipëtarët nuk janë autoktone, karakterizohen historikisht nga një karakter kriminal dhe vihet në dyshim qënia e tyre historike, siç u shpreh edhe deputeti grek. (shiko “Racizmi historik, dëshmi e mëndësisë ideollogjike dhe politike e së kaluarës dhe nxitës konfliktesh në të ardhmen”).

I gjithë ky arsenal luftë-nxitës psikologjik, i drejtuar kundër shqiptarëve, nuk është dënuar asnjëherë nga organet kompetente të Shtetit dhe nuk është bërë i njohur Organizmave Ndërkombëtare prej tij, megjithëse përbën shkakun kryesor të urrejtjes ndëretnike në Ballkan. Albanologu i njohur kroat, Milan Shufllai, që në vitin 1913 në librin e tij  “Acta et Diplomata res Albaniae mediae actatis illustrantia” vëren se, të gjitha informacionet për këtë vend e për këtë komb (shqipëtarët-shën im), na i japin vetëm armiqtë e Shqipërisë (!) (8)  Mënyra më e përhapur e agresionit psikologjik është trazimi i fakteve të vërteta me ato të sajuara, për arritjen e bindjeve negative për ngjarjet, heronjtë apo idealet që udhëhoqën periudha të ndryshme të Historisë sonë. (më hollësisht në “Riciklimin e tezave  anti-shqipëtare të shk. 19 në masmedian shqip-shkruese”).

William Nichols (drejtor i “This week magazine”) pohonte se “Zëvëndesimi qoftë edhe i një fjale, mund të ndihmojë për të ndryshuar rrugën e Historisë. (9) Në këtë drejtim, kanë dhënë kontributin e tyre në median elektronike dhe shtypin e përditshëm, sidomos disa autorë minoritarë brënda vendit, por edhe autorë të huaj (studimi për Skëndërbeun sllav e Oliver Shmidit etj), që kanë ngjallur revoltën e studiuesve dhe të lexuesve shqipëtarë.

 

Përfaqësuesi i fesë ortodokse sërbe Amfilochio Radoviç ka thënë:

“Cila është mënyra më e mirë për ta larguar nga historia dhe për të goditur shpirtërisht një njeri apo një popull? Duke vrarë tek ay çdo kujtesë historike dhe të shkatërosh, dëshmitarët që i rikujtojnë këtë memorje”. Kjo strategji e luftës psikologjike e fqinjëve tanë mbi tekstet mësimore shqiptare të historisë, u vu në jetë që pas 90-ës, ku një nga rastet më tipike qe e ashtuquajtura nismë për rishikimin e teksteve të Historisë “në përputhje me standardet e konventave të Këshillit të Europës dhe UNESKO-s”, siç u pretendua nga ana e Greqisë, e ndjekur më vonë edhe nga shtetet e tjera.

Fillimisht, më 4 prill të vitit 1998 u nënshkrua Marrëveshja “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë” ku u kërkua (ne pikën 1.3.5) të shqyrtohej mundësia e futjes së greqishtes si gjuhët fakultative në shkollat e mesme shqiptare, por jo të gjuhës shqipe në shkollat greke.

Në 3 prill 2003, u rifirmos në Athinë, protokolli “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”.  Në kuader të kësaj marrëveshjeje, më 28 tetor 2004 , Ministrja greke e Arsimit Marjeta Janku, jep një intervistë për stacionin televiziv grek NET, ku pohon se : “do të hiqen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe…”. Kjo deklarate u bë vetëm pak ditë pas kthimit nga një vizitë e Ministres me presidentin grek Stefanopulos në Shqipëri, i cili nuk harroi të zinte në gojë Vorio Epirin gjatë një mitingu në Dropull të Gjirokastrës.

Me gjithë akuzën e Ministres Janku, për frymëzimin e nxënësve shqipëtarë me idenë “e Shqipërisë së Madhe”, siç dëshmojnë  historianët shqipëtarë, janë tekstet e historisë së Shtetit helen, ku studiuesit grekë vazhdojnë të përfshijnë brenda kufirit të Greqisë, shumë vise që janë zyrtarisht në Shqipëri. Ky fakt vazhdon t’iu mësohet nxënësve grekë, (por edhe femijëve të emigrantëve shqipëtarë-shën im) sot e kësaj dite, dhe në tekstet e tyre përmëndet shpesh termi “Vorioepir”. (10) Rrjedhojë e këtij agresioni psikologjik në tekstet shkollore, është dobësimi i misionit të shkencës historike shqipëtare në edukimin kombëtar të brezit të ri, duke i lene pre të çdo sulmi anti-kombëtar mediatik  dhe fallsifikimeve historike.

Luftë shkatrimtarëve ! 

Ky qe kushtrimi i shkrimtarit të shquar Viktor Hygo, për të ngritur popullin francez, në mbrojtje të monumenteve historike nga kriminaliteti.  Në atë kohë, romancierit të shquar as do t’i shkonte ndërment se kjo veprimtari, mund të përdorej edhe si  “armë” për qëllime gjeopolitike dhe mjet i rëndësishëm në programin e luftës psikologjike. Zhdukja e dëshmive mbi origjinën, autoktoninë dhe vlerat e larta të kulturës sonë historike, që ushqen krenarinë kombëtare, i hap rrugën çkombëtarizimit dhe krijon kushte për shpalosjen e tezave raciste si një popull pa histori, barbar dhe nomad. Në Kosovë, masakrimit prej ushtrisë së Milosheviçit, ju nënshtrua jo vetëm popullsia, por edhe çdo arkiv dhe objekt kulturor e historik i shqiptarëve. Ky krim i ushtrisë serbe në kohën e luftës, kish filluar me kohë në ish Jugosllavi, me anën e tjetërsimit të trashëgimisë materiale shqipëtare, me  çertifikatat “historike” te akademikëve sërbe. Studiuesi Jahja Draçolli dëshmon se “Gjatë viteve 1956, 1968, 1986 dhe 1993, del se, nga fondi i gjithëmbarshëm i monumenteve të kultit, afro 2/3 evidencohen në kuadër të monumenteve të kultit ortodoks serb, përkatësisht janë regjistruar 22 manastire dhe 110 kisha të ritit ortodoks serb, 25 xhami, 29 monumente të kultit të ritit bizantin, të cilat u përvetësuan nga serbët apo mbi rrënojat e tyre u ngritën kisha e manastire serbe, që nga shekulli XIII e deri në ditët e sotme. (11)

Rasti më i freskët i shkatërrimit të dëshmive historike të vazhdimësisë iliro-shqiptare në Shtetin tjetër fqinj, në Maqedoni ishte ay i Kalasë së Shkupit ku së fundmi janë zbuluar shumë objekte që dëshmojnë se kjo treve është banuar nga fise ilire. Arkeologët maqedonas, (rast i paparë për këtë shkencë) po gërmojnë me buldozerë dhe pa lejuar asnjë specialist të kombësisë shqipëtare. Në Shqipëri, kjo veprimtari është në aktivitet të plotë, dhe siç thotë populli ”një rrugë e dy punë”, ka përfitim si politik edhe financiar. Sipas dëshmisë së Pr. Gjergj Fishtes kemi “vjedhjet e ikonave dhe ikonostaseve nga kishat, po ashtu (janë zhdukur) objektet arkeologjike nga depot e muzeumeve, deri edhe Epitafin e Gllavenicës, nga ambientet e Muzeut Kombëtar. Vetëm monedha të statusit arkeologjik të nxjerra nga nëntoka e Shqipërisë identifikohen mbi dy milion copë… vandalizmi i pikturës murale në Kishën e Valshit në Shpat etj. Kësaj veprimtarije kriminale i shtohen nisma ku qeveria propagandon projekte për ndërtime të reja brenda hapësirës së Akropolit të Kalasë së Lezhës. Janë kryer një numër i restaurimeve të kishave shqiptare, duke i shkatërruar elementet autoktone dhe origjinale të tyre dhe duke lënë të paprekura vetëm elementet bizantine dhe greke. Me këtë i është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar”. (12)

Deri këtu kanë arritur forcat e ushtrisë greke në vitin 1941, në luftën për çlirimin e Vorio-Epirit.

Kështu ju përgjigjen pyetjes për kryqin lapidar, të ngritur matanë qafës së Kërrabës.  Aty nuk kishte dhe nuk ka, as manastir, as kishë, as “ushtarë grekë të rënë në luftën kundër fashizmit”. Atëherë pse duhej të ngrihej ai kryq aty? Pra, kryqi atje, siç quhet në fjalorin ushtarak eshte nje “pikë ose kuotë e kapur në luftë”.(13)

Një tjetër kryq i përmasave të mëdha, në fshatin e Boboshticës (Korçë) betoni i të cilit u trazua me kockat e banorëve vëndës, u ngrit vetëm për një ushtar të gjendur në mal nga fshatarët dhe i varrosur prej tyre. Ngritja e kryqeve në të gjithë Jugun dhe të varrezave “të dëshmorëve greke” është një mjet tjetër i luftës psikollogjike kundër shqipëtarëve dhe një “mesazh” për të ardhmen që synohet. Tani çdo udhëtar apo banor i zonave ku ngrihen këto përmendore, do të përkujtojë jo luftën e italianëve me grekët, por krimet që bëri ushtria greke në gjithë jugun e Shqipërisë si ay në Panarit të Kolonjës ku u masakruan 400 fëmijë gra dhe pleq nga andartët greke (14) duke ja kaluar edhe mizorive të serbëve të fillim shk 20 “të cilët rrënuan kulm e themel, dhjetra e dhjetra fshatra të Gollobordës”. Mit’hat Frashëri shprehet se “rrënimet e turqve e të serbëve do të na duken lojra, krahasuar me ato të grekëve, të cilët asgjesuan më shumë se 300 fshatra të  lulëzuara ne Jug” (15)

Sipas psikologëve, krijimi i kushteve që e risjellin në memorjen kolektive krimet e së kaluarës, shkaktojnë ripërjetimin e tyre, pra një traum të re psiqike për popullsinë. Për këtë synim psikologjik , dëshmon këmbëngulja për kërkim të eshtrave të “dëshmorëve të atdheut ” në 696 pika në territorin shqipëtar nga ana e shtetit grek. Kjo kërkesë (urdhëresë) diktohet edhe kur  banorët të indinjuar pohojnë se: “Ne e dimë historinë që mbart fshati dhe gjithë zona. Unë vetë jam i moshuar, dhe di që në asnjë oborr apo rrugë të këtij fshati nuk ka varre të tilla. (Sitki Qyldedi nga fshati Hormovë)  (16)

Në vend të ngritjes së memorialeve të viktimave civile shqipëtare të masakrave të fqinjëve tanë, Shteti shqiptar merr persipër të ngrejë edhe varreza të tjera (10 mijë m²) në tokën tonë, të paguaje shpronësimet dhe t’i përkujtojë çdo vit. (17)  Si kundër-përgjigje të këtij nënshtrimi anti-kombëtar të Shtetit shqipëtar, Greqija as që ka ndërmënd të lejojë ndonjë përkujtimore të genocidit të saj mbi popullsinë civile të Çamërise, dhe Sërbia, me dhunë ushtarake shkatërron Lapidarin e ushtarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, të dëshmorëve të rënë në luftë kundër skllaverisë së një shteti racist.

Operacionet psikologjike ju interesojnë forcave të armatosura në kohë lufte, konfliktesh dhe të paqes

 Kështu pohon Marco Cannavicci (psikiater, kriminalog, Drejtor i sektorit të Psikologjisë ushtarake Difesan, Romë) duke sqaruar, se “për konflikt nënkuptojmë një rrezik ndaj sigurimit shtetëror, jo gjithmonë ushtarak, por që përfshin fushën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore”.(18)  Me qënëse “agresioni psikologjik”, që sipas specialistëve është një mjet lufte në kohë të paqes, ai nuk zihet kurrë në gojë nga politikanët tanë dhe sidomos ata europianë. Kjo veprimtari e hapur anti-kombëtare ndaj shqiptarëve, fshihet nën gunën folklorike të “nacionalizmave ballkanike”, që fut në një thes, si xhelatin edhe viktimën, dhe lejon vijimin e saj në emër të luftimit të “ekstremizmit nacional”.

Filed Under: Opinion Tagged With: agresioni psikologjik, Fatbardha Demi, nen gunen e nacionalizmit

Cilësitë e njeriut të sotëm modern

March 23, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço*/

Nuk ka asgjë të re që krijohet, transformohet dhe zhvillohet në botë pa iu referuar së shkuarës, jo vetëm si koncept denjësisht kohor, por edhe racional, deduktiv dhe selektiv. Vetë bota nuk do të kishte kuptim, nëse vëmendja jonë nuk do të ndalej tek pyetja : nga vijmë dhe ku shkojmë? Ndoshta pjesa e dytë e pyetjes do të merrte më shumë kuptim, nëse do ta shtronim ndryshe se, ku duam të shkojmë. Ku duam të shkojmë dhe ku po shkojmë kanë një dallim thelbësor jo vetëm gjuhësor, ata që e njohin mirë funksionin e një shoqërie, por edhe filozofik e shkencor. Fjala duhet shpreh të gjitha idetë dhe përpjekjet se cili është synimi final i një shoqërie, ndërsa e dyta i jep shkas interpretimeve të ndryshme që shumëkush e mendon si rrjedhje e lirë dhe pa asnjë synim, një lloj liberalizmi pa rregulla dhe kaotik, si vetë shoqëria shqiptare në këto 23 vjet.

Shoqëria njerëzore në të gjitha fazat e saj të kaluara edhe pse ka qënë e prapambetur në të gjitha marrëdhëniet e saj me natyrën dhe me veten, përsëri ka patur në vetvete disa rregulla herë të shkruara, herë jo që e qeverisnin jetën. Nuk diskutohet se këto rregulla me kalimin e kohës janë përsosur, kanë ndeshur në oshilacione dhe shpesh në lloje qeverisjesh që kanë diktuar ecurinë e saj dhe të këtyre marrëdhënieve. Por faktori kryesor ka qënë dhe mbetet njeriu, pa të cilin nuk do të kishte kuptim shoqëria dhe vetë jeta. Nëse i referohemi së shkuarës dhe e nisim me qytetërimin grek, Sokrati tek libri i tij Sofia apo Urtësia ka hedhur disa ide lidhur me cilësitë e njeriut dhe sjelljen e tij në shoqëri. Disa nga më kryesoret tek të cilat ai e shikonte formimin e tij dhe tek i cili shpresonte kanë si bazë të mësuarit dhe të zbatuarit e rregullave apo ligjeve. Nuk mund të mendohet se cilësia e parë absolute është zgjuarsia e tij, jo domosdoshmërisht në kuptimin e një njeriu në arritjet e gjeniut, faktor që nuk do e çonte shoqërinë në regres, por përkundrazi nënkuptonte qeverisjen e familjes dhe të qytetit. E dyta shprehet qartë urtësia  që mësimet t’i zbatosh në jetë dhe jo vetëm për vete, por për të gjithë shoqërinë. Po t’i renditim disa prej tyre do të shohim se në dukje janë të “prapambetura” me nocionet e sotme të njeriut modern.

T’i mësosh shpejt gjërat tek të cilat do të punonin.

T’i ruanin në kujtesë ato që mësonin

T’i dëshirosh mësimet e mara, sepse në sajë të tyre e qeveris mirë shtëpinë dhe qytetin, pra në mënyrë më të përmbledhur të kuvendosh mirë njerëzit dhe t’i përballosh mirë ngjarjet njerëzore.

Momenti i dytë i cili meriton vëmendjen e studiuesve është krijimi i fesë, doktrinave të saj duke e parë krijuesin si të gjithëpushtetshëm dhe të krijuarin të varur tërësisht prej tij, pasi është krijesë e mendjes dhe inteligjencës së tij. Debatet e ndryshme dhe shpesh paaftësia për një gjykim dhe reflektim jashtë ndikimeve të ndryshme të epokave, sollën jo pak ngatërresa dhe konfuzion tek vetë dijetarët dhe filozofët që i afronin apo i largonin, pra i merrnin për bazë për  filozofitë e tyre këto lloj ndikimesh.

Po t’i referohemi fesë dhe predikimeve që ajo bënte në lidhje me disa porosi të Perëndisë, fatkeqësisht jeta e njeriut ka humbur shumë kohë duke u marrë me disa cilësi që gjetën zbatim tek pjesa më e madhe e shoqërisë, por jo tek të gjithë dhe këtu mësimi më i keq që iu servir shoqërisë është “Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Ky mësim është fati më tragjik i njerëzimit që shumë herë precipitoi në luftra dhe dikatura, duke i anashkaluar porositë, pasi ato nuk ishin për të ashtuquajturit e zgjedhur. Po e anashkaloj pjesën e parë të porosive, pasi kanë të bëjnë drejtpërdrejt me besimtarët dhe po kalojmë në pjesën e dytë kur porositë kalojnë nga miti i kultit të tij, tek njerëzit e shoqërisë dhe të afërmit.

Ndero nënn dhe babain

Mos vri

Mos bëj tradhëti

Mos vidh

Mos jep dëshmi të rremë

Mos e dëshiro shtëpinë, gruan, skllavin, të mirat materiale të komshiut tënd

Por bota dhe shoqëria edhe pse këto porosi u bënë të pranishme dhe të shenjta për të gjithë, nuk u zbatuan kurrë nga ata që vetë i huajtën si mësime të shenjta. Qeverisjet dhe njerëzit e tyre u përleshën, u gjakosën për pushtet në një mizori spektakolare të betejave, kurtheve dhe prapaskenave nga më makabret. Edhe sot realiteti botëror vazhdon përsëri në të njëjtën rrugë, pavarësisht se shumë gjëra kanë ndryshuar, por instikti shtazarak ngre krye sa herë që cënohen pushtetet.

Po ia frojmë ngjarjet dhe qëndrojmë në shekullin e kaluar dhe pikërisht në vendin tonë dhe shoqërinë shqiptare në një sistem që i krahasuar me këtë të sotmin nuk ka dyshim se ishte mijëra herë më human. Partia e Punës dhe lideri i saj gjatë disa dhjetëvjeçarëve përgatitën dekalogun e fashmëm që u bë present në Kongresin e 5-të saj dhe që ishte etaloni ku secili duhej ta shihte veten dhe me të cilën duhej të përballej. Analogjizmat edhe sikur të duam t’i shmangim, në shumë raste i referohen pikërisht dhjetë porosive të Perëndisë. Lidhur me besnikërinë apo bindjen dhe ndërgjegjen mendoj se janë marrë dhe vetëm përpunuar duke ia përshtatur diktrinës në fuqi të kohës. Sigurisht që të arrihej deri tek dekalogu, është dashur kohë, prova dhe punë e jashtëzakonshme e të gjitha strukturave partiake dhe shtetërore. Por farë na thotë dekalogu i 10 cilësive?

1. Anëtarët e Partisë sonë revolucionare duhet të jenë besnikë ndaj mësimeve të marksizëm-leninizmit, ndaj Partisë dhe popullit tonë…

2. Komunistët duhet të jenë të pajisur me një disiplinë të çeliktë e të ndërgjegjshme, me një vullnet të hekurt për zbatimin e vijës së
Partisë

3. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ata të jenë zbatues mekanikë të direktivave…

4. Anëtarët e Partisë sonë marksiste-leniniste duhet të jenë të ndërgjegjshëm se qenia në Parti nuk sjell e nuk mund të sjellë as më të voglin privilegj personal…

5. Komunisti duhet të jetë i lidhur ngushtë me masat, të dëgjojë me vëmendje e respekt zërin e tyre, të jetojë e të punojë me masat…

6. Anëtar i mirë dhe konsekuent i Partisë sonë është ai që ka kurdoherë parasysh dhe e zhvillon pa frikë luftën e klasave…

7. Anëtar i mirë dhe revolucionar i Partisë është ai që me punën e me sjelljen e tij u fiton besimin dhe dashurinë njerëzve, që i edukon…

8. Çdo komunist duhet të pajiset me një vigjilencë me të vërtetë revolucionare, për mbrojtjen e vijës së Partisë dhe të pastërtisë së idealeve të saj…
9. Anëtari i Partisë duhet të karakterizohet nga një drejtësi e kuIluar, pa njolla në ndërgjegjen dhe në veprimet e tij,të jetë parimor…
10. Komunisti revolucionar duhet të punojë me një ndërgjegje të lartë atje ku e ka caktuar dhe ku ka nevojë Partia, duke vënë kurdoherë e mbi të gjitha interesin e përgjithshëm…

Sot në kohët moderne shoqëria njerëzore për një arsye apo një tjetër i ka qëndruar besnik dekalogut dhe shtrirja e tij kudo ka bërë që edhe ndarje më të vogla të shoqërisë, duke mos e patur ta krijojnë atë. Një dekalog i filozofëve do të ishte shumë më i vështirë që të krijohej apo përfshihej në këto dhjetë pika, pasi nuk do të ishin të mjaftueshme dhjetë, por ndoshta njëzet. Pika e parë e statusit që duhej ta dallonte nga të gjithë të tjerët është të qënit objektiv dhe karakteri objektiv i të gjithë punës së tij. Kjo do të vlente edhe për studiuesit e tjerë të sferës shoqërore dhe në veanti për arsimin, pasi natyra e reformave shqiptare hoqi nga vëmendja pikërisht thelbin e arsimit : karakterin objektiv të vlerësimit dhe të selektimit. Por kjo situatë bëhet më e rëndë kur vetë selektimi bëhet sa për të thënë dhe mbi asnjë kriter matshmërie, por vetëm mbi bazën e fitimit, sikur arsimi të ishte një biznes. Të bësh biznes me arsimin do të thotë të bësh biznes me dijet dhe me të ardhmen e një kombi. Pak kohë më parë një dekalog qarkullonte në internet edhe për poetët, të cilin mund ta gjeni në faqet e shtypit dhe gazetave on line të sjellë enkas për të gjithë poetët e vërtetë shqiptarë.

Dekalogë të tjerë nëpër faqet e gazetave, revistave dhe internetit mund të gjesh me shumicë, bile dhe për femrën dhe mashkullin ideal të kohëve moderne, por që vlerësimi nuk ka të bëjë shumë me thelbin, sesa me shfaqjen. Njëri prej tyre karakterizon mashkullin ideal : i sjellshëm, respektues, i dashur, i natyrshëm, i ëmbël, i edukuar, i vëmendshëm, energjik, fisnik, elegant.

Cilat janë karakteristika apo cilësitë negative të njeriut shqiptar sot? Kjo ishte pyetja që e bëra për miqtë në rrjetin social FB, duke dashur të theksoja se në gjithë këtë tranzicion të gjatë shqiptar vetë shoqëria jonë ka humbur jo pak nga natyra e saj deri në vitet ’90. Nuk do të rri e debatoj me njerëz që nuk e kanë jetuar atë kohë, as me ata që imoralitetin ta shesin për moral, fatkeqësisht apo fatmirësisht kjo kohë i nxorri të gjitha në shesh dhe në dramaticitetin e vërtetë të realitetit shqiptar. Çdo ditë që kalon na e zbulon me ngjarjet tragjike që deri dje as nuk i njihnim se cilat ishin. Ndoshta nuk ka nevojë për komente apo opinione të mëtejshme dhe të stërgjatura, pasi shumë syresh i kam dhënë në studimet apo shkrimet e mia të shkuara. Megjithatë ka një moment ku duhet të ndalet vëmendja jonë shqiptare: ku është shteti dhe rendi ligjor shqiptar? Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjemi seriozisht dhe sa më shpejt, sepse do të vuajmë për shumë kohë pasojat e një shoqërie të krimbur ku fjala NJERI nuk do të ketë më kuptim. Në sondazh morën pjesë rreth 25 persona nga të cilët mbi një e treta preferon të mos përgjigjet me opinion të vetin.

Jorgena : Abuzimi, gënjeshtrat, dyfytyrësia ……

Eni, Denisa : Fitimi pa punuar . Shqiptarët duan t’i fitojnë gjërat pa punuar.

Amir, Alda : xhelozia…

Jerdina : Xhelozia, interesi, servilizmi dhe mendjemadhësia e kotë…. Të gjitha këto të bëjnë që ta shumëzosh, njeriun që nuk ia vlen, me zero….

Marsela : Interesi, mungesa e sinqeritetit po e shkatërron gjithnjë e më shumë shoqërinë.

Ola : Mosmirënjohja….

Dhori : Gjumi, ai që fle kur zgjohet pëllet për politikanët.

Suela : dembelizmi, duan të rrinë të hallakaten me një gotë birrë pa punuar…

Mjafton të ndalemi tek tre cilësitë e para negative dhe do të shohim se abuzimi është ngritur në moral shtetëror dhe shoqëror; gënjeshtrat janë thelbi i shoqërisë; dyfytyrësia karakteri i njeriut të sotëm modern.

 *Pedagog i Gjuhës italiane

Universiteti I Korces

Filed Under: Opinion Tagged With: Arjan Th Kallco, cilesite, modern, njeriu i sotem

Kosova dhe koncesionet

March 23, 2013 by dgreca

Opinion Nga Gani Qarri/ Zvicer

Që nga marrëveshja e 24 shkurtit të vitit kaluar,nga bisedimet e zhvilluara me ndërmjetësimin e BE-së,ndërmjet dy palëve,siç dihet përfitoi vetëm Serbia. Ajo përparoi edhe më tej drejt integrimit evropian, kurse Kosova përveç sakatosjes me fusnotë, varfërisë dhe stagnimit të brendshëm nuk mundi të ecte asnjë hap përpara,duke mbetur aty ku ishte në izolim të plotë dhe e lënë në vetmin e saj të madhe,nga Bashkësia Evropiane.

Përveç tjerash,vendi ynë vazhdon të ndrydhet e diskriminohet edhe nga jashtë,për çka para do ditësh edhe një numër i vogël studentësh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës,me rastin e vizitës së kryediplomates evropiane në kryeqendrën e shtetit tonë, baroneshës Eshton (Catherine Ashton)shprehën me të drejtë shqetësimin e tyre për shkak të mos liberalizimit të vizave dhe praktikisht – izolimit total vetëm të Kosovës në Ballkan.

Deri më tani, të gjitha shtetet e rajonit kanë përfituar në forma të ndryshme edhe financiarisht nga liberalizimi i vizave përveç lëvizjes së lirë të qytetarëve të tyre në Evropë,e cila bënë përjashtim vetëm për vendin tonë që si për madhësinë e kufizuar gjeografike ashtu edhe me numrin e vogël të banorëve që ka,është vetëm një pikë e vogël uji në këtë oqean,ndaj Kosova me asgjë nuk mund ta rrezikoj BE, as stabilitetin e saj edhe po ndodhi liberalizimi i vizave me te.

Ndaj,athua ka të bëj krejt kjo vetëm me kushtet dhe standardet që kërkohen nga BE, apo është ky edhe një veprim i një anshëm dhe qëndrim i padrejtë politik ndaj shqiptarëve, pasi që siç dihet vendi ynë nuk ishte nxitës as shkaktar por vetëm njëri nga viktimat e pafajshme dhe më të mundimshme të njërës nga luftërat e fundit nga më agresivet në rajon.

Por, a duhet të brengosen shqiptarët vetëm për trajtimin e tyre të pa barabartë nga Bashkësia Evropiane, apo duhet të frikësohen edhe për koncesione të reja ndaj ish shtetit pushtues-serb, me të cilat prapë mund të kushtëzohet Kosova nga BE, në të gjitha bisedimet e pafund që do mbahen edhe në të ardhmen me Serbinë.

Për fat të keq,me gjithë koncesionet e deritanishme,të mëdha dhe të dhimbshme nga ana jonë,me të cilat që nga marrëveshja e 24 shkurtit të vitit kaluar,përfitoi vetëm Serbia,duke përparuar edhe më tej drejt integrimit evropian, përkundër të gjitha kompromiseve,që nga fillimi i bisedimeve për statusin e vendit,bisedimet e ashtuquajtura teknike e deri tek këto të fundit politike, që tani po vazhdojnë për veriun e vendit me Serbinë, BE-pa të drejtë e mbanë  Kosovën të izoluar.

Me këto qëndrime, ajo bllokon çdo hapje rruge vetëm për pjesëtarët e popullit shumicë në Kosovë, kur dihet se pakicat,përveç diskriminimit POZITIV nga ligjet e vendit tonë, edhe për sa i takon lëvizjes së lirë kanë rrugëdalje nga më të ndryshmet duke filluar që nga e drejta e shtetësive të dyfishta,të cilën bashkëkombësit tanë nuk e gëzojnë,ndaj të vetmit shqiptarët e Kosovës në rajon,vazhdojnë edhe sot,të trajtohen pa të drejtë nga BE -si qytetarë të dorës së dytë.

Kështu që Kosova, përveç peripecive të panumërta edhe pas rreth 14-vitesh çlirimi,dhe mbi pesë vjet nga shpallja e pavarësisë së saj, mbetet jo vetëm vendi më i varfër por edhe vendi më i izoluar në Evropë,përderisa për po kaq vite dhe mbi një dekade të kaluar,qeveritë e Serbisë vijnë e shkojnë,por ato asnjëherë nuk obligohen nga BE, as Faktori Ndërkombëtar për ndryshim qëndrimesh politike ndaj statusit të vendit tonë dhe heqjen e pengesave të gjithfarshme para rrugëtimeve integruese të Kosovës drejt BE-së.

Kështu krijohet përshtypja se burokracia evropiane sikur nuk mund të mbijetoj pa trajtimin në këtë mënyrë të një viktime të pa fuqishme siç është Kosova,e cila nuk është në gjendje për tu mbrojtur vet nga teket dhe padrejtësitë e tilla,ndaj edhe është e dënuar të kalojë këtë periudhë të rëndë mbylljeje fizike dhe frustrimi të brendshëm-e të përgjithshëm psikologjik.

Por në anën tjetër, po nga kjo BE,nuk hezitohet fare që shtetit tonë të ri edhe më tej t`i kërkohen bisedime pa kusht dhe koncesione të pafund,qoftë edhe në kurriz të sovranitetit,kërcënimit të kushtetutës dhe rrezikimit të tërësisë së vendit tonë,në mënyrë që Serbisë ti sigurohen medoemos kushtet për integrim në Bashkimin Evropian

Për aq më keq, nga Serbia jo vetëm se nuk kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës, por as heqja e saj nga kushtetuta serbe, si “pjesë- përbërëse” e këtij shteti hegjemonist sllav, i cili me gjithë mbajtjen e Kosovës lindore nën sundim,edhe nën këto rrethana, kërkon për ditë e më shumë,bile vazhdon edhe më tej që të mos ngopet vetëm me ato toka shqiptare që pa të drejtë i mbanë edhe sot nën sundim.

Për tu rritur dëshpërimi edhe më tepër, as “lule-bora” e Edita Tahirit e cila i`a mërdhiu vendit tonë me “fusnotë” jo vetëm se nuk e ka ndërmend të shkrihet  “me ardhjen e Pranverës”,siç na premtonte ministresha, por  ajo fatkeqësisht sa vjen e ngurtësohet që nga mbirja e saj artificiale, në konkubatorin e Brukselit,për damkosjen e saksisë së republikës sonë, nga infektimi i së cilës, Kosova assesi të shërohet.

Pa marrë parasysh koncesionet që bëri vendi ynë vitin e kaluar,Serbia në këto bisedime shkon me pretendime për koncesione të reja nga shqiptarët, duke vazhduar me politikën e saj të njohur, edhe Evropën edhe Kosovën.

Madje e trimëruar nga lëshimet tona dhe përkëdheljet nga ana e BE-së, ajo edhe pas kaq vitesh çlirimi,guxon të deklaroj hapur se nuk do ta njoh “kurrë” Pavarësinë e Kosovës,derisa për komunat serbe në vendin tonë, kërkon me cinizëm, asociacion me fuqi ekzekutive, për ta çrregulluar tërësisht shtetin tonë të ri dhe të vogël.

Frika më e madhe,vjen nga fakti i hidhur se përveç shkeljes vitin e kaluar, me “Fusnotë”, mbi Republikën e Kosovës – këtë vit Serbia, me miratimin e qeveris së Kosovës dhe faktorëve evropian, po arrin të krijoi edhe një formacion destabilizues si ai i ashtuquajturi “asociacion etnik dhe territorial i komunave serbe” vetëm për këtë komunitet pakicë, në brendësi të territorit tonë.

Ngase duke u nisur nga përvoja e hidhur që kemi me ekstremistët serb në veri, ky i ashtuquajtur “asociacion” shumë lehtë dhe shpejtë mund të kthehet në bombë me sahat për stabilitetin e vendit dhe shpërthime me porosi sipas dëshirës dhe nevojës, sa herë që ato mund t`i duhen Serbisë për ta destabilizuar dhe penguar mbarëvajtjen e shtetit tonë.

Droja për ecjen e Kosovë përpara , bëhet edhe më e madhe ,kur kihet parasysh zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik dhe forcimi i mangët i rendit dhe ligjit, të cilat ende janë në nivelin fillestar,kurse pretendimet serbe edhe më tej nuk pushojnë të vejnë në pikëpyetje kufijtë dhe shtrirjen e shtetësisë në gjithë territorin e vendit.

Për fat të keq,jo vetëm se niveli i sigurisë në vend, lë shumë për tu dëshiruar,por Serbia përveç pjesëtarëve ekstremist të pakicës serbe ka edhe shumë bashkëpunëtorë të shitur shqiptar të cilët mund ti hedh në veprim si me telekomandë-sa herë që asaj i konvenon për ta destabilizuar Kosovën.

I vetmi fat i shqiptarëve, mund të quhet mbështetja Amerikane ndaj popullit tonë dhe ndihma politike që ofrojnë përfaqësuesit e saj shtetëror, sidomos në planin e jashtëm dhe në momentet delikate kur Kosova duhet të zhvilloj bisedime të vështira,e cila pa ndihmën e SHBA-së,shihet qartë se nuk ka forcë, dije as mundësi,që tu dal mbanë.

Por edhe gjendja e rëndë e pjesëtarëve të popullit shqiptar,sidomos të atyre që jetojnë nën shtetet fqinje dhe zhvillimet dramatike të politikës në shtetin amë, e bëjnë edhe më të domosdoshme mbështetjen amerikane, e cila shihet se edhe sot është me rëndësi jetike si për shtetin e Kosovës ashtu edhe për kombin në përgjithësi, pasi që shqiptarët janë të vetmit në rajon të cilët edhe në këtë shekull lirie e përparimi global,mund të diskriminohen kudo, në trojet e tyre etnike,dhe përkundër të gjitha padrejtësive ndaj nesh, megjithatë vetëm nga ne kërkohen vazhdimisht koncesione të reja dhe të pafund.

Ndaj,as heqja e pavarësisë së kushtëzuar,nuk ndihmoi shumë vendin tonë,sepse përmes këtij dialogu absurd, Kosovës i krijohen sërish pengesa të reja me kërkesa abuzive, për krijim asociacionesh me fuqi ekzekutive-shtetërore të cilat rrezikojnë seriozisht tërësinë territoriale dhe pavarësinë e shtetit që po ndërtojmë,derisa Serbisë i bëhen lëshime të një pas njëshme edhe pas nënshkrimit të cilësdo marrëveshje.

Madje,për fat të keq ajo tolerohet edhe më tej, ti zbatoj vetëm ato marrëveshje që asaj i konvenojnë, duke mos heqë dorë edhe më tej, as nga strukturat e saj kriminale në veri pa zëvendësimin e tyre me forca ekzekutive-shtetërore të cilat sërish do ta rrezikonin në vazhdimësi vendin tonë edhe në të ardhmen.

Edhe mënyra se si po zhvillohen këto bisedime, lë shumë për tu dëshiruar, ngase ato nuk janë transparente dhe as të miratuara në kuvendin e Kosovës,ku zyrtar jo plotësisht profesionist, të një rangut të pa mjaftueshëm adekuat dhe jo sa duhet të kualifikuar po vendosin për fatin e vendit dhe popullit duke dalë jo rrallë dhe pa të drejtë edhe mbi fuqitë kushtetuese të shtetit tonë të ri.

Bile, sikur të mos mjaftonin tronditjet e vitit të kaluar  që i`u bën Republikës sonë me “fusnotë” e cila edhe tani vazhdon ti bëj hije të ftohtë asaj, këto ditë paralajmërohet pranimi i të ashtuquajturit “asociacion i komunave serbe”,që tek çdonjëri nga ne shkakton huti dhe frikë për rendin, stabilitetin dhe ardhmërinë e shtetit që po ndërtojmë.

Megjithatë,ky me siguri nuk do të jetë kompromisi i fundit nga pala jonë. Ndaj lind pyetja se cili do të jetë koncesioni i dhembshëm i radhës për shqiptarët, nëse jo rrudhja e mëtejme e hapësirave tona gjeografike, me shtyrjen e dhunshme të kufijve nga ana e Serbisë edhe më në brendi të territorit tonë.

Bile edhe kjo kohë ndoshta nuk do të jetë fort e largët,ngase demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një ditë pa tjetër se duhet të ndodhë,ndaj të gjithë shqiptarët duhet ta kenë parasysh rrezikun që mund ti vije vendit,me rastin e demarkacionit kufitar ndërmjet dy shteteve,kur në emër të arritjes së marrëveshjeve dypalëshe dhe për të kënaqur një pjesë të pretendimeve hegjemoniste e territoriale serbe,Bashkësia Evropiane mund të kërkoj edhe koncesione tokësore nga Kosova, anipse pretendimet territoriale serbe, vazhdojnë të mbeten rrezik permanent për integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë?!.

Cyrih, Mars 2013

Filed Under: Opinion Tagged With: bisedimet Koosve-serbi, Gani Qarri, kosova dhe koncensionet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5534
  • 5535
  • 5536
  • 5537
  • 5538
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT