• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DITA E FALENDERIMEVE NË AMERIKË- 2012

November 22, 2012 by dgreca

Në vitin 1789, pas një deklarate nga presidenti i  atëhershëm i Amerikës Xhorxh Uashington, Amerika festoi zyrtarisht ditën e parë të Falënderimit ndaj Zotit…/

Nga Frank Shkreli/

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet Dita e Falenderimeve.   Dita e Falenderimeve në Amerikë është një ditë e dalluar në kalendarin vjetor të këtij vendi.   Është me të vërtetë një festë kombëtare, në të cilën përfshihen dhe marrin pjesë të gjithë qytetarët, për një qëllim të përbashkët, dhe pa dallim feje, pikpamjesh politike ose origjinë etnike, vetëm e vetëm për të falenderuar Perendinë për bekimet që u ka dhenë familjeve dhe vendit të tyre, ku ata jetojnë.

Çdo vit, Dita e Falënderimeve shënohet të ënjten e katërtë të muajit Nëntor.   Këjo festë e ka origjinën në fillim të historisë së këtij vendi kur  kolonët e parë pelegrinë nga Anglia u vendosën në këtë hapësirë në shekullin e 16-të dhe të cilët ,pas të korrurave të bollëkshme,  vendosën që të pushonin nga puna e mundshme për të falenderuar Perëndinë për të gjitha bekimet që u kishte dhënë atyre gjatë një periudhe shumë të vështirë për ta.   Thuhet se pelegrinët mësuan nga indianët vendas për të mbjellur misër,  fasulje dhe kunguj, ashtuqë në Vjeshtën e vitit 1621,  nja 90 prej tyre, se bashku me indianet vendas, përgatitën një darkë të madhe për të shënuar ditën e parë të falenderimeve.

Në vitin 1789, pas një deklarate nga presidenti i  atëhershëm i Amerikës Xhorxh Uashington, Amerika festoi zyrtarisht ditën e parë të Falënderimit ndaj Zotit, në bazë të kushtetutës së re, të caktuar si “një ditë falënderimesh publike, kushtuar të Madhit Zot, Autorit të të gjithë të mirave që kanë qenë, që janë dhe që do të jenë”.   Presidenti Xhorxh Uashington, duke caktuar ditën e Falenderimeve si festë kombëtare, u përpoq që të perdorte një ton gjithëpërfshirës dhe pa preferuar ndonjë fe ose besim, por në të njëjtën kohë, ai theksoi bekimet politike, morale dhe politike  — për demokracinë e re – të cilat sipas tij bëjnë të mundur funksionimin e një qeverisjeje të mirë, duke perfshirë edhe pendimin personal dhe kombëtar, kur është e nevojshme për të pranuar gabimet, madje edhee në nivel kombëtar.   Në Tetor të vitit 1777, të gjitha 13 kolonitë e para amerikane të asaj kohe u bashkuan për të festuar ditën e Falënderimeve, që në të njëjtën kohë shënoi edhe fitoren e kolonive të reja amerikane në luftën e tyre kundër Perandorisë britanike.  Gjatë viteve që pasuan, festimi i kësaj dite pësoi ndryshime, por më në fund, presidenti Abraham Linkolni më 1863 shpalli zyrtarisht të Ënjtën e katërt të Nëntorit si Ditën Kombëtare të Falënderimeve.

Disa prej presidentëve më të dalluar të Shteteve tëBashkuara, siç janë  Xhorxh Washingtoni, Abraham Linkolni dhe Franklin D, Rusvelti — kanë luajtur rol me rëndësi për të bërë  që Dita e Falënderimeve të jetë për të gjithë amerikanët, pa dallim,  një ditë për të festuar me familjet e tyre traditat dhe idealet amerikane.

Në të vërtetë, historikisht, këjo ditë është jo vetëm Ditë Falënderimesh, por gjithashtu shënon dhe  nënvijon rëndësinë e traditës së kuptimit të vetqeverisjes së mirë, të punës së rëndë dhe etikës në punë, të komuniteteve qe varen nga vetvetja  si edhe besimin në Zotin.   Urata e Xhorxh Uashingtonit për Ditën e Falënderimeve ishte kuptimplotë nga pikpamja përsonale si dhe në nivel kombëtar, pasi i lutej  Perëndisë me uratën:

“Le të bashkohemi dhe t’i lutemi me përvjutërinë me të madhe të Madhit Zot dhe udhëheqsit të kombeve dhe t’i kërkojmë Atij që të na fali gabimet tona kombëtare dhe mëkate të tjera dhe lutemi të na mundësojë që në jetën tonë private ose publike të kryejmë detyrat tona ashtu siç duhet dhe siç kërkohet nga ne; që qeveria jonë të jetë gjithmonë e mençur, e drejtç dhe të zbatojë ligjet konstitucionale me besnikëri.  Që Perëndia të ruaj dhe të mbrojë të gjitha shtetet sovrane, sidmos ato që janë mike me ne dhe bekojë të gjithë  ata o Zot me një qeveri të mirë, falu o Përendi paqë dhe mirëkuptim…..”

Duke   i ndejtur besnike kësaj tradite, gjatë gjithë historisë amerikane,  presidentët amerikanë i kanë ofruar lutje   Perëndisë — por pa preferuar një besim fetar ose një tjetër — në raste   fitoresh ushtarake ose në  raste fatkeqsishë   dhe katastrofash kombëtare.

Edhe   sivjet, në deklaratën e tij me rastin e kësaj dite të shënuar në jetën   amerikane, Presidenti Barak Obama tha se  ”kur presidenti Xhorxh Washington shënoi ditën   e parë të Falenderimeve të demokracisë tonë, ai iu lutë Krijuesit tonë për   paqë e bashkim dhe kur Kombi përjetoi ndasitë më të thella në historinë e tij   gjatë luftës civile, Presidenti Abraham Linkoln na kujtoi se thellë në zemër   dhe në shpirtin tonë ne jemi një Komb,  që mund të përkulet por nuk mund të   thyhet.”   Presidenti Obama tha se   këto shprehje të bashkimit kombëtar janë edhe sot aktuale.   Duke iu drejtuar bashkkombasve të tij në   këtë ditë të Falenderimeve, Presidenti Obama inkurajoi  ”qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të   bashkohen — qoftë në shtëpitë e tyre, qoftë në faltoret, qendrat e   komuniteteve të ndryshme,  ose në   shtëpitë e miqëve e të shokëve të tyre – që të falenderojnë Perendinë për të   gjitha bekimet që Ai na ka dhënë  gjatë   vitit ë kaluar… dhe të ndajmë bekimet tona me të tjerët….”

Amerikanët,   nga natyra janë popull optimist madje edhe në kohë të vështira.   Megjithë problemet ekonomike që vitet e   fundit kanë goditur këtë vend dhe pjesën më të madhe të botës,  megjithë fatkeqsitë natyrore të kohëve të   fundit, si dhe përballë një të ardhme të pasigurtë, amerikanët sot kujtojnë   ditët e para të demokracisë së tyre si dhe vështirsitë dhe fatkeqsitë e   brendshme dhe të jashtme gjatë historisë së tyre, përfshirë edhe luftën civile   — amerikanët janë të vetdijshëm se jetojnë në një vend me shumë bekime,  dhurata të Përendisë, ku çdo person ka të   drejtë të jetojë, të punojë dhe t’i lutet Perednisë në liri.

Filed Under: Histori Tagged With: 2012, dita e Falenderimeve, Frank shkreli

MIRËNJOHJE MBIJETESËS SHQIPËTARE

November 22, 2012 by dgreca

Nga Zeno JAHAJ/

Ne e dijmë se historia e Shqiptarëve dhe e Shqipërisë është histori mbijetese. Gjeopolitika na vendosi në buzë të briskut pothuaj në të gjitha kohërat. Por ne e dijmë gjithashtu se më të fortët mbijetojnë. Ky është ligji themelor i evolucionit. Po kush e rrezikoi dhe e kërcënoi mbijetesën Shqiptare? Ç’forcë madhore e siguroi këtë mbijetesë? Kujt duhet t’i jemi mirënjohës?

 Zanafilla/

Etërit e kombit tonë e shkruajtën qartazi zanafillën në këngën për kombin: “Zoti vetë e tha me gojë që kombe shuhen përmbi dhé,
por Shqipëria do të rrojë”. Shqiptarët, pra, kur i bëri Zoti, i vendosi njëherë e mirë në trojet e tyre të përjetëshme. Qyshse nisën shkrimet, të gjithë njerzit e shkrimeve, të të gjitha vendeve, edhe ata të kombeve të tjerë të ardhur në këto anë, pohuan vetëm atë çka pat thënë Zoti. Nuk mund të pohonin ndryshe, edhe pse mund të dëshironin të ishte ndryshe.

 Identiteti Shqiptar – palca e mbijetesës.

Kombe të tjerë erdhën e ikën nga këto anë. Disa prej tyre mbetën, të tjerë u tretën. Shqiptarët mbetën po ata. Të ardhurit në këto anë ëndërruan dhe punuan shumë për të tjetërsuar Shqiptarët, duke sjellë me vete fuqitë e tyre me emra zotash, gërmash, racash, besimesh, kultesh: me zotat e tyre, për të t’iu ngatërruar Zotin vendasve; me artet e tyre për t’u dukur ndryshe nga ç’ishin; me shkrimet e tyre për t’iu humbur kujtesën vendasve.

Shqiptarët, përkundrazi, jetuan me Zotin dhe besimin e tyre të parë dhe të fundit: se ishin njësh me këto anë, në një marrëdhënie të përjetëshme, të patundëshme, të pashqitëshme; se kushdo që do të vinte, do të duhej të ishte vënë në dijeni se këto troje e kishin tashmë të zotin e tyre, të bekuar madje për t’a gëzuar atë përjetësisht.

Kjo ishte bindja, besimi dhe siguria e Shqiptarëve të parë, perëndia e tyre, njëjtësia e tyre, pandryshueshmëria e tyre, fuqia e tyre, kulti i tyre.

 

Shqiptarë dhe Europianë

 

Shqiptarët janë në rrënjë të Europës. Të gjithë njerzit e shkencës botërore, edhe ata të kombeve të tjerë të ardhur në këto anë, gjejnë vetëm një pemë racash e gjuhësh Europiane: atë ku shqipja është në rrënjë.

E gjithë kujtesa dhe të tëra ëndërrat e Shqiptarëve dhe e Shqipërisë janë historia e një race Europiane. Por ka një epokë mjaftueshmërisht sublime në jetën e Shqiptarëve për ta shfaqur këtë: Qëndresa kundër Otomanëve thuajse të vetëm, madje tepër, tepër gjatë në kohë, krahasimisht me thellësinë e tyre të pakët strategjike dhe me burimet shumë të kufizuara njerëzore e materiale. Europa ishte aq mirënjohëse dhe ua njeh këtë borxh Shqiptarëve përderisa pati mirësinë t’a çmojë Gjergj Kastriotin – Prijësin e Madh Europian të Shqiptarëve – me titullin më të lartë të nderit: “Kalorës i Krishterimit”.

Pushtimi Otoman që zgjati disa shekuj, synoi dy nga qendrat më jetësore të Europës: Vienën dhe Romën. Synimi për të marrë Vienën mbeti një ëndërr. Synimi për të marrë Romën dështoi plotësisht. Shqiptarët vuajtën pjesën e vet, madje shumë të dhimbëshme në këtë qëndresë. Kundërqëndruan. Qëndresa ushtarake Shqiptare, krahas faktorëve të tjerë, pati rol vendimtar për sigurimin e hapësirës Jugëlindore të civilizimit Perëndimor.

Çka është më e rëndësishme vjen pikërisht pas kësaj qëndrese: Përballja Otomane në trojet Shqiptare iu kostoi aq shumë Shqiptarëve sa iu përgjysmoi burimet njerëzore. Në këto kushte, për të mbijetuar, Shqiptarët toleruan fenë për të mbetur Shqiptarë, për të mbetur vetja e tyre, domethënë Europianë. Kjo është aq shumë e rëndësishme sa meriton të përsëritet: Shqiptarët toleruan fenë për të mbetur Shqiptarë, domethënë Europianë.

Europianëve, mund t’iu duket disi i çuditshëm ky pohim dhe mund të pyesin: Po popujt e tjerë Ballkanikë që nuk toleruan në fe, nuk mbetën vetja e tyre?

Sigurisht që kanë të drejtë të habiten dhe kanë po aq të drejtë të pohojnë se popujt e tjerë Ballkanikë që nuk e ndërruan fenë, mbetën vetja e tyre. Atëherë cili është ndryshimi? Ç’bënë apo ç’nuk bënë Shqiptarët që, edhe pse ndërruan fenë, mbetën vetja e tyre?

Ndryshimi qëndron pikërisht këtu: Të tjerë popuj Ballkanikë që nuk toleruan në fe, me të vërtetë mbetën vetja e tyre, por ata as nuk mund të bëheshin, as të mbeteshin Europianë, sepse ishin vetëm gjysmë-Europianë. Në të kundërtën, Shqiptarët, nuk mund të bëheshin ndryshe, as nuk mund të mbeteshin ndryshe, përveçse Europianë. Sepse ishin vetëm Europianë.

Shqiptarët toleruan myslimanizimin pikërisht për të mbetur Shqiptarë dhe mbetën Shqiptarë pikërisht për të mbajtur Europën në Ballkan. Ajo që ka ndërruar kombi Shqiptar është thjeshtë emri i fesë dhe jo feja vetë. Popuj Ballkanikë që nuk e ndërruan fenë, me të vërtetë mbetën vetja e tyre, por mbetën brenda përzjerjes ideologjike të Pan-Sllavizmit, Ortodokësisë Politike dhe Komunizmit, saqë u bënë luftëtarë për të fshirë nga Ballkani edhe atë pak Europë që kishte mbetur.

 

                      Gjeopolitika e Europës

 

E qarkuar në Veri, në Perëndim dhe në Jugë vetëm me dete e oqeane, gjeografia i fali Europës burime të begata dhe ritme krahasimisht shumë të larta zhvillimi. Siguria e Europës ishte siguria e detrave dhe e oqeaneve. E gjithë Europa, veçanërisht ajo Perëndimore, ka qenë gjithnjë e kushtëzuar nga liria e veprimit në detra e oqeane. Çfardo kombinacioni fuqish të mëdha që do të prekte këtë status të saj, do të ishte i patolerueshëm. Ishujt, kalimet, ngushticat, rrugët detare, etj, kanë qenë dhe mbeten jetësore për Europën. Cilado fuqi që do të kërcënonte këtë interes jetësor të saj, pavarësisht nga përkatësia gjeopolitike, gjeostrategjike, shtetërore, kombëtare, fetare, apo kulturore, do të përballej ushtarakisht me Europën. Këtu është edhe baza e konfliktit shumëshekullor që edhe vetë Europa pati me vetveten.

Vetëm në Lindje, gjeografia i ka rezervuar Europës një fat të ndryshëm: vetëm në Lindje Europa merr e jep me tokë, jo me det. Vetëm në Lindje, Europa ëshë e lidhur me “ingranazhe” apo “kthetra” të tjera që quhen kufij politikë. Aty fillon ndeshja për thellësi ekonomike, tregëtare, etnike, të mbrojtjes e të sigurisë. Aty konflikti për hapësirë është i përjetshëm.

Europa pra, është rrezikuar vetëm në Lindje dhe kërcënimet kryesore kanë qenë dy: Kërcënimi Otoman dhe kërcënimi Rus. Por kërcënimi Otoman, në origjinë dhe në zhvillim, mbeti kryesisht një kërcënim tokësor. Në dallim, kërcënimi Rus në origjinë ishte kërcënim tokësor, por në zhvillim ishte një kërcënim kryesisht detar.

 

                          Kërcënimi Otoman dhe Shqipëria

 

Turqia synoi dy nga qendrat më jetësore të Europës: Vienën dhe Romën. Synimi për të marrë Vienën mbeti një ëndërr. Synimi për të marrë Romën dështoi plotësisht: përpjekja Otomane për të pushtuar Otranton rezultoi në një inkursion të mallkuar.

Në të dyja rastet, gjeografia Shqiptare rezultoi të ishte vendimtare për aq sa populli Shqiptar pati fuqi të ushtrojë qëndresën. Qëndresa ushtarake Shqiptare, edhe pse heroike, nuk mund të zgjaste pa fund. Thellësia strategjike dhe burimet njerëzore e materiale Shqiptare nuk premtonin më shumë. Mbështetja financiare nga Europianët pati gjithashtu një fund. Për më tej, populli Shqiptar do të detzrohej të përdorte një instrument unik qëndrese: ruajtjen e identitetit të vet, identitetit Europian, të kombit, të gjuhës, të zakoneve dhe kulturës Shqiptare. Në këto kushte, Roma dhe Viena, më të rrezikuarat nga pushtuesi Otoman, mbetën të interesuara dhe të përkushtuara për të stimuluar këtë qëndresë të gjatë anti-Osmane të shfaqur tanimë si një hapësirë identiteti Europian në Gadishullin Ballkanik.

George Fred Uilliams, Ish Ministër-Ambasador i Amerikës në Greqi e Mal të Zi dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës në fillimshekullin e ’20, do t’a përcaktonte në mënyrë të përkryer këtë “kimi” Europiane ndaj Shqipërisë:

“Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur mepadurim vite me rradhë rastet për të shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur ditën kur “i sëmuri i Lindjes” do të varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenë posaçërsisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga pikpamja  diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shume e paarsyeshme. Pse, po të kish nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 km larg bregut Italian në mës të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese e Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë ‘il mare nostra’, sikurse italianëve u pëlqen t’a thonë. Në anën tjeter, çdo fuqi detare me zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja, Austrinë dhe Italinë”.

 

                       Gjeopolitika e Rusisë dhe Shqipëria

 

Përndryshe nga Europa, Rusinë e ka “burgosur” gjeografia: Në very-detet e ngrira të Polit të Veriut, në lindje-Siberia e shkretë dhe e ftohtë, në perëndim dhe në jug-barriera të panumërta popujsh, racash dhe fesh, të angazhuara në një konflikt të përjetshëm për hapësira e thellësi. Në këto kushte, Rusia e stërmadhe, është thjeshtë një fuqi tokësore. Nga ku rrjedh edhe ankthi e halli i saj i përjetshëm: dalja në ujra të ngrohta.

Për të arritur këtë qëllim, Rusia ka vetëm dy mundësi, dy drejtime strategjike daljeje: Balltikun dhe Mesdheun. Këto drejtime dallohen thelbësisht në pikëpamje të perspektivës së thellësisë strategjike:

Drejtimi strategjik për Detin Balltik nuk siguron perspektivë strategjike për dalje në Atlantik. Sapo të tentosh të shkosh më tutje nga Deti Balltik, do të ndeshësh përpara “mure” të njëpasnjëshme shtetesh tradicionalisht të fuqishme, fortesa natyrore e njerëzore, të cilat nuk do t’i lëshonin kurrë hapësirat që iu ka falur gjeografia: “Muri” i parë: Suedi-Danimarkë-Gjermani dhe muri i dytë: Angli-Norvegji. Pikërisht për këtë arësye, synimet strategjike të Rusisë në këtë krah janë kufizuar në kapjen dhe mbajtjen e hapësirave të mjaftueshme për të siguruar vetëm mbrojtje strategjike, jo për të ndërmarrë operacione mësymëse strategjike. Në këtë kuadër, zgjidhja më e mrekullueshme dhe më e guximshme strategjike, ka qenë çvendosja e kryeqytetit Rus nga Moska në Petërburg. (Sipas postulateve tashmë të njohura, për kryeqytet përzgjidhet apo krijohet ajo qendër strategjike nga ku garantohet në radhë të parë siguria dhe mbijetesa e tërë vendit. Kryeqytetet, si rregull, planifikohen vetëm për operacione mbrojtëse. Nga kryeqytetet, si rregull, nuk nisen operacione mësymëse pushtimi. Mjafton të kujtojmë qëndresën legjendare të Petërburgut-Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër pushtuesve gjermanë).

Përndryshe nga drejtimi i daljes për në Detin Balltik, drejtimi strategjik për dalje në Detin Mesdhe, siguron perspektivë strategjike, sepse:

Përpjekjet e mundëshme për daljen në Mesdhe nuk zhvillohen në terren Rus. Kostoja e një ndërmarrjeje të tillë është shumë herë më e vogël në krahasim me zhvillimin e saj në terren Rus.

“Terreni” gjatë përhapjes në këtë drejtim përbëhet nga një mori kombesh, racash njerëzore, pakicash, fesh e orientimesh të shumëllojta, vendesh të varfëra e konomikisht e shtetesh relativisht të dobëta në pikëpamje të traditës dhe qëndrueshmërisë së institucioneve. Nuk ka pra, një barrierë relativisht homogjene sikurse janë barrierat kombëtare, të racave njerëzore e të feve në Perëndim të Rusisë.

Drejtimi për dalje në Detin Mesdhe ofron gjerësi të mjaftueshme për operacione pushtimi apo përhapjeje strategjike: vija bregdetare nga Vlora deri në Stamboll e siguron këtë gjerësi.

Me mbritjen në këtë vijë, sigurohet sundimi mbi Mesdheun Lindor

Sigurimi i sundimit në Mesdheun Lindor, krijon kushte për të vënë nën kontroll Kanalin e Suezit.

Perspektiva e vënies nën kontroll të kanalit të Suezit siguron sundimin e Oqeanit Indian dhe, prej këtej, të të gjithë botës Islamike, domethënë të rezervave kryesore globale të naftës.

Pikërisht për këto arësye, synimet strategjike të Rusisë për dalje në Mesdhe kanë qenë në themel të doktrinave të saj ushtarake, etnike, ideologjike, ekonomike, kulturore dhe fetare.

Synimet e Rusisë për dalje në Detin Balltik kanë qenë dhe mbeten afatgjata në kohë, por të kufizuara në hapësirë. Synimet në Mesdhe kanë qenë dhe mbeten gjithashtu afatgjata në kohë, por, në dallim, ato kanë qenë e mbeten të pakufizuara në hapësira. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse në bazë të këtij koncepti strategjik janë përzgjedhur apo ndërtuar instrumentet dhe mënyrat përkatëse për t’a vënë atë në jetë.

Synimi kryesor në drejtimin e Mesdheut ka qenë marrja e hapësirave që siguronin pushtime për përhapje të mëtejshme të karakterit strategjik. Rusia nuk ka patur nevojë të organizojë mbrojtje në këtë krah, sepse asnjëherë nuk është rrezikuar nga ky krah. Çdo përparim, çdo bazë apo bazim që Rusia ka mundur të sigurojë në këtë krah, ka shërbyer vetëm si një trampolinë për përparime të mëtejshme strategjike, ideologjike dhe ekonomike.

Kjo ka qenë doktrina Ruse e të gjitha kohërave. Mbase Testamenti i famshëm i Pjetrit të Madh – Car i Rusisë në shekullin e ’17, që pushtoi me dhunë zotërimet Suedeze në pjesën lindore të Balltikut dhe cvendosi me dhunë kryeqytetin e Rusisë nga Moska në Shën Petersburg – e shpreh më mirë këtë doktrinë:

“Kombi Rus duhet të jetë gjithnjë në luftë…në interes të zmadhimit dhe rritjes së prosperitetit të Rusisë…Asnjë rast nuk duhet humbur për të marrë pjesë në punët e Europës, sidomos ato të Gjermanisë…Polonia duhet ndarë…Ne duhet të marrim sa më shumë territore të jetë e mundur nga Suedia…Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë aleancën tregëtare me Anglinë…Ne duhet të avancojmë sa më shumë të jetë e mundur në drejtim të Konstandinopojës (Stambollit)…Ne duhet të grumbullojmë përreth shtëpisë sonë sin ë një qendër të gjitha seksionet e shkëputura të Grekëve…dhe t’i bëjmë ata të vështrojnë nga ne për ndihmë, duke krijuar kështu me kohë një lloj supremacie fetare ortodokse me qëllim që të shtrojmë rrugën për sovranitet universal. Kur Suedia të jetë e jona, ….Polonia të nënshtrohet, Turqia të pushtohet…Përthithni  Mesdheun…Rusia do të jetë atëherë në zotërim absolut të … pjesës më të mirë të Europës…”

Tre shekuj më vonë, të njëjtën doktrinë Ruse, Europa do t’a mësonte nga Çou En-lai (Ish Kryeministër i Kinës në vitet ’60), i cili, do t’i deklaronte një delegacioni të nivelit të lartë të NATO-s: “Sovjetikët nuk do t’ju sulmojnë në fushat e Gjermanisë. Ata fillimisht do t’ju hipnotizojnë mendjen dhe shpirtin tuaj me këtë kërcënim. Pastaj ata do të jenë të lirë të zbatojnë një strategji të rrethimeve të gjera dhe njëpasnjëshme të Europës. Rrethimi i parë që kalon përmes Angolës dhe Mozambikut do t’ju kërcënojë rrugët tuaja të furnizimeve me Hemisferën Lindore. Një unazë e dytë do të krijohet për të parambyllur Perëndimin nga pllajat e larta të Etiopisë, Adenit dhe Afganistanit e, ndoshta, Iranit dhe Gjirit Persik. Influenca juaj në Indi do të pakësohet aq shumë sa do të bëhet thuajse zero; Pakistani do t’a gjejë veten në një situatë të vështirë. Ndërsa do t’a kenë përfunduar të gjithë këtë, udhëheqësit Sovjetikë do të fillojnë të ndërtojnë një unazë të tretë rrethimi. Këtë herë, ata do të synojnë të futin nën kontrollin e tyre Gadishullin Ballkanik dhe Mesdheun Lindor. Nëqoftëse ndodh kjo, atëherë Perëndimi, sikurse e dijmë, mbaron në këtë pike.”

Synimet Ruse janë të qarta: Në Balltik – fortifikim për mbrojtje, në Mesdhe – përhapje për pushtime. Në Balltik, procesi i zgjerimit të Rusisë përfundon. Në Mesdhe, ky zgjerim është një proces në zhvillim.

Mbetet të qartësohen skemat e mundëshme të procesit në zhvillim për përhapje në Mesdhe.

Rusia Perandorake e Carëve do mund të delte në Mesdhe vetëm përmes kapjes së vijës bregdetare Vlorë-Stamboll. Rusia e Perandorisë Sovjetike komuniste, do të përdorte edhe një skemë tjetër shtesë: blerjen e influencës dhe të bazave ushtarake në shtetet që shtrihen në vijën bregdetare Egjypt-Siri. Baza Ruse në Tartus, Siri, është vetëm një prej tyre, por e mjaftë për të kalcifikuar praninë dhe influencën Ruse në Mesdheun Lindor, për të orientuar zhvillimet në këtë rajon sipas skenarëve të paracaktuar në Moskë.

Për të kapur vijën bregdetare Vlorë-Stamboll, ka tre korridore të mundëshme:

Korridori i parë për nga rëndësia është ai që kalon përmes Ngushticave të Bosforit e Dardaneleve.

Rusia tradicionalisht ka qenë një ekonomi bujqësore dhe Ngushticat kanë qenë me rëndësi jetësore për eksportet e saj. Dalja përmes Ngushticave, në pikëpamje thjeshtë gjeografike do mund të ishte zgjidhja më e mirë, sepse është në kontakt të drejtëpërdrejtë kufitar me Rusinë. Të dy shtetet i lidh Deti i Zi. Nëse përdoret instrumenti ushtarak, kjo dalje mundëson më mirë përdorimin e të gjitha llojeve të forcave detare, tokësore e ajrore. Ngushticat janë afër burimeve njerëzore e logjistike Ruse. Por, për të kaluar Ngushticat, duhej kaluar Turqia. Prandaj energjitë më të mëdha ushtarake të Rusisë Perandorake u përdorën në radhë të parë kundër Otomanëve. Në rreth 4 shekuj Rusia ka zhvilluar plot 13 luftëra të mëdha me Perandorinë Otomane – një konflikt shumë i gjatë në kohë dhe tepër i ashpër në dhunë, ndoshta unik në historinë e vet.

Rënia e Perandorisë Otomane në fillimshekullin e ’20, e vuri në alarm Europën, kryesisht Anglinë. Rënia e Perandorisë Otomane, do të thoshte rënie e Stambollit në duart e Rusisë. Këtë nuk mund t’a toleronte kurrë Anglia, sepse kjo humbje do mund të vinte në pikëpyetje të gjithë Perandorinë Britanike. Humbja e Stambollit ishte humbje e Mesdheut Lindor, e Kanalit të Suezit, e Oqeanit Indian, e botës Arabe e deri edhe e Indisë, ku Mbretëria e Bashkuar kishte investuar aq shumë dhe ku kishte ndërtuar me kohë urat dhe rrugët e kalimit. Prandaj Europa vrapoi shpejt për të shpëtuar korridorin e Ngushticave duke e “konservuar” Turqinë nga hiri i Perandorisë Otomane. Më tej, për një shekull të tërë, ishte Turqia që punoi për Europën. Turqia mbase nuk ishte Europë, por plotësonte Europën në kundërshtinë e saj të përjetëshme me Rusinë.

Korridori i dytë që mund të sigurojë dalje Ruse në Mesdhe është ai që kalon nëpër Selanik, domethënë përmes Greqisë. Kjo është arësyeja që krijimi i Greqisë moderne ishte frymëzim, organizim, mbështetje dhe financim i drejtëpërdrejtë i Rusisë. Prandaj Europa, kryesishit Anglia, u vunë në alarm qyshse po krijohej Greqia për të asnjanësuar praninë Ruse. Një Greqi si bazë Ruse nuk mund të tolerohej kurrë nga Anglia, sepse, edhe në këtë rast mund të vihej në pikëpyetje e gjithë Perandoria Britanike. Humbja e Greqisë ishte po aq humbje e Mesdheut Lindor sa edhe humbja e Ngushticave Turke. Prandaj Europa vrapoi shpejt që të mos ia lejonte inisiativën Rusisë në Greqi.

Por, ndërsa për të ruajtur Ngushticat, Anglia llogariste disponimin anti-Rus të Turqisë, për të ruajtur Selanikun Greqia nuk mund të llogaritej si e tillë. Greqia, në atë masë sa është Perëndim, është edhe Lindje, domethënë e dyzuar. Prandaj Europa nuk kishte rrugë tjetër vecse t’a blente me pará besnikërinë Europiane të Greqisë dhe rrjedhimisht largimin e pranisë Ruse nga Greqia. Kësti prej disa qindramilardë dollarë që i detyrohet sot Greqia Europës është disa herë më i vogël në krahasim me këstet në pará që Greqia ka marrë në dy shekujt që kaluan.

Korridori i tretë që mund të sigurojë dalje në Mesdhe është ai që kalon përmes Adriatikut dhe Ngushticës së Otrantos. Në pikëpamje strategjike, ky kalim sundohet nga hapësirat gjeografike Shqiptare, përkatësisht nga trekëndëshi Sazan-Karaburun-Vlorë. Rënia e Shqipërisë nën influencën Ruse do mund të rrezikonte drejtëpërdrejtë kontrollin e brigjeve lindore të Adriatikut dhe rrejdhimisht, dalje të sigurtë të Rusisë në Mesdhe. Efektet do të ishin të njëllojta me marrjen nën kontroll të Selanikut apo të Ngushticave.

Këtu fillon raporti i Britanisë së Madhe me Shqipërinë. Mbretëresha e detrave nuk do të toleronte kurrë që “Gjibraltari” i Adriatikut të binte nën ndikimin apo zotërimin e ndonjë fuqie armiqësore. Prandaj ajo, ashtu siç u kujdes në mënyrë të posaçme për konservimin e Turqisë, si dhe për të blerë besnikërinë Greke, ashtu u kujdes edhe për ruajtjen e kontrollit mbi hapësirat Shqiptare. Prandaj Mbretëria e Bashkuar do të ishte jo vetëm pjesë e procesit diplomatik të formimit të Shtetit Shqiptar, por edhe në krye këtij procesi.

 

Pan-Sllavizmi, Ortodokësia Politike, Komunizmi

 

Dalja përmes Selanikut dhe dalja tjetër përmes Adriatikut në Ngushticën e Otrantos, janë shumë larg gjeografikisht nga kufijtë dhe bazat Ruse. Si Rusia Cariste, ashtu edhe ajo komuniste, nuk kanë patur kontakt të drejtëpërdrejtë kufitar me këto dalje, sepse do t’u duhej të kalonin mbi shumë entitete të tjera shtetërore, kombëtare, racash, popujsh e pakicash, shpesh të ndryshëm me njeri tjetrin. Terreni në zonat e Ballkanit nga ku kalohet për në këto dalje, është malor dhe tepër i thyer. Dalja në këto dy korridore e largonte shumë Rusinë nga bazat dhe burimet njerëzore e logjistike. Për më tepër, zonat nga ku do të duhesh kaluar për të dalë në këto korridore, ishin nën zotërimin Turk.

Në këto kushte, përdorimi i forcës ushtarake do të ishte një aventurë që mund t’i shkurtonte jetën Perandorisë së Carit apo asaj Komuniste. Nëse Rusia Perandorake hapte një konflikt ushtarak në hapësirën Ballkanike, atëherë do të hynte në lojë domosdoshmërisht edhe Perandoria Austro-Hungareze, interesi gjeopolitik i së cilës në këtë rast do t’a bashkonte me Perandorinë Otomane. Këto janë arësyet pse Rusia nuk përdori asnjëherë forcën e hapur ushtarake për të dalë në Mesdhe përmes Selanikut apo Adriatikut, por vetëm forcën “e mbuluar”, të mbështetur nga ideologjia pansllaviste, ortodoksia politike dhe ideologjia komuniste.

Në Europën lindore nuk ka patur as shtete kombëtare, as kultura kombëtare. Qyshse kur raca Sllave filloi përhapjen në shekullin e 7-të, ajo nuk do të  gjente dot hapësira në Perëndim, sepse do ndeshej me racat e njohura luftarake Gjermanike, me konstitucionin mendor e psikologjik, identitetin, qëndrueshmërinë, karakterin, artet, institucionet dhe besimet e racave Gjermanike. Në këto kushte, mundësia më e mirë për Sllavët ishte përhapja në drejtimin e Ballkanit. Europa nuk pat qenë aq e interesuar për gjeografinë malore të Ballkanit, sepse ka patur hapësira dhe drejtime të tjera më të lehta e më të frytëshme për të eksploruar. Entitetet e shumta kombëtare e shtetërore, të racave, popujve e pakicave, shpesh të ndryshëm me njeri tjetrin që e karakterizojnë Ballkanin, përbënin një pre më të lehtë për depërtimin e racës së disiplinuar e luftarake Sllave.

Janë pikërisht ngulmimet Sllave në Ballkan që shërbyen si shtysë qëndrore për lindjen e Pan-Sllavizmit si ideologji. Tepër interesante është se kjo ideologji e mori formën doktrinore menjëherë pas pavarësimit të Serbisë dhe u zhvillua më së shumti ndër Sllavët e Ballkanit (të ashtuquajturit Sllavë të Jugut), si një instrument politik si për Rusinë Cariste, ashtu edhe për atë Komuniste. Synimi ishte që, përmes këtij instrumenti, Rusia të kontrollonte tërë Ballkanin, të bashkonte tërë popujt e këtij rajoni nën këtë ideologji duke krijuar kësisoj kushte e lehtësira për dalje në Mesdhe. Kjo skemë mori fillimisht formën e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe pastaj atë të Jugosllavisë.

Të vetmit Sllavë që mbetën jashtë kësaj skeme ishin Bullgarët, por kishte, gjithsesi, plane të mjaftueshme për t’i futur edhe Bullgarët në këtë “vath”, si Republikë të Shtatë të Jugosllavisë. Një skemë e tillë pat qenë ndërtuar edhe për përfshirjen e Shqipërisë, e mishëruar më ashpërsisht në vitet e para të pasluftës së Dytë Botërore.

Shtylla tjetër e ekspansionit Rus është Ortodoksia Politike. Hierarkia Ortodokse, në dallim nga hierarkia gjithëpërfshirëse Katolike, është e fragmentarizuar sipas shteteve. Duke qenë fe shtetërore, Ortodokësia është ortake me shtetin në orientimet politike, madje në atë shkallë sa e kontrollon shtetin, vecanërisht politikën e jashtme të tij. Shtrirja e ortodoksisë përputhet saktësisht me thellësinë strategjike të interesave të shteteve përkatës. Ortodoksia Politike nuk do mund të arrinte të pushtonte shpirtin Polak e Bohem, edhe pse këto vende janë aq afër me Moskën – kryembrojtësen e Ortodokësisë. Ortodoksia Politike ka synuar e synon kryesisht Ballkanin, sepse, vetëm përmes Ballkanit mund të sigurohet dimensioni shpirtëror i ekspansionit të kombeve gjysmë-Europiane në Mesdhe.

Kontrolli Rus mbi Ortodokësinë do t’i jepte asaj një instrument tepër domethënës për të krijuar dhe ushtruar avantazhe dhe influencë deri në Mesdhe, domethënë, duke e kthyer atë në Ortodoksi Politike. Ideologët Rusë janë të bindur si trashëgimtarë të Bizantit Ortodoks dhe si shteti më i madh Sllav, se fati i Rusisë shtrihet pa asnjë mëdyshje në Ballkan. Ky është një parim i përhershëm i politikës Ruse.

Gjeografia e përhapjes së ideologjisë dhe institucioneve komuniste jo rastësisht shtrihet në të gjithë boshtin dhe periferinë e shtrirjes së Sllavizmit dhe Ortodoksisë. Një projekt djallëzor duket se i pat krijuar dhe i pat prurë në një “hinkë” Pan-Sllavizmin, Ortodokësinë dhe Komunizmin. Një nga modelet politike të kësaj “hinke” është shprehur në parullën “Ballkani për Ballkanasit”. Pavarësisht nga maskat, një Ballkan për Ballkanasit do të thotë një Ballkan ortodoks, sllav, Rus dhe komunist. Është fakt tanimë se, pas çdo Lidhjeje Ballkanike ka qenë Rusia, me synim të parë të mos lejonte terren për Austrinë, Gjermaninë dhe Italinë në këtë gadishull dhe me synim të pastajmë, t’a shfrytëzonte këtë instrument për të siguruar akses dhe përhapje në Mesdhe.

 

Europa, Ballkani, Shqipëria  

 

Europa, e dehur me lirinë që i fali gjeografia për të sunduar në Atlantik, në Afrikë e në Mesdhe, gjithnjë e ka përjetuar me frikë Ballkanin. Falë lirisë në Atlantik, në Afrikë e në Mesdhe, Europa e shtriu praninë, kulturën dhe civilizimin e saj deri në Argjentinën e largët, por jo në Ballkan.

Ballkani, është i frikshëm për vetë pozicionin gjeografik ku janë kryqëzuar e kryqëzohen perandoritë, tri bashkësi kulturore, tri qytetërime të gjalla e të stërmëdha, tri mënyra themelore të menduari, të besuari e të jetuari. Në të vërtetë, sikurse e shpreh aq bukur Braudel, “janë tre përbindësha gjithmonë të gatshëm për të treguar dhëmbët”.

Por, në krahasim me qendrat Islame e Ortodokse të qytetërimeve, Ballkani është shumë shumë më afër me Romën, domethënë me kryeqendrën e qytetërimit Perëndimor. Atëherë pse dhe nga kush ka patur frikë Europa që, proporcionalisht, të influenconte më shumë Ballkan? Mos vallë ka një pakt për ndarje misterioze zonash influence midis Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit) dhe asaj të Perëndimit që mund të jetë akoma në fuqi?! Nga ndonjë marrëveshje misterioze për ndarje po aq misterioze zonash influence midis Katolicizmit e Ortodoksisë?! Nga frika se mos prekej Rusia e Madhe?! Apo nga halli se mund të vijë koha (siç po duket) që Europa t’i falet Rusisë?!

Këto janë pyetje por, ca më pak e ca më shumë, janë edhe arësye pse Europa është gjetur pothuajse gjithnjë e papërgatitur për të përballuar ngjarjet në Ballkan dhe, në rastin më të mirë, është përfshirë pikërisht në castin e fundit, duke mos arritur të parandalojë traumat e përmasave botërore që e patën zanafillën pikërisht në atë Ballkan të mallkuar të shekullit të ’20!

Shqiptarët dhe hapësirat Shqipëtare përbënin një zgjatim të natyrshëm të interesave jetësore të Austro-Hungarisë, Italisë dhe Anglisë në Ballkan. Këto interesa nuk mund të toleroheshin për t’u menaxhuar nga entitete të tjera me disponim armiqësor ndaj tyre, sikurse ishte Serbia e, pas saj, Rusia.

Austro-Hungaria vlerësonte se arma kryesore që do të duhej të stimulonte tek Shqiptarët për këtë qëllim ishte pikërisht identiteti kombëtar, gjuha dhe kultura Shqiptare si faktorë jetësorë që Austro-Hungaria të mos humbiste terren në Ballkan. Për këtë arësye, Austro-Hungaria vlerësonte se një nga shtyllat e politikës së saj ndaj Shqipëtarëve duhej të ishte stimulimi dhe/ose kontrolli mbi zhvillimin e një identiteti kombëtar Shqiptar.

Interesi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë ka qenë kushtëzuar nga interesi i veçantë për të mbajtur dhe ruajtur kontrollin e Mesdheut Lindor, ku njera nga rrugëdaljet kryesore është edhe Ngushtica e Otrantos që kontrollohet nga Shqipëria dhe Italia.  Në kushtet kur Shqipëria e formuar si shtet në 1912, nuk i pati asnjëherë kapacitetet për të ushtruar kontroll të plotë dhe efektiv mbi Otranton (ku, për shkak të gjeografisë, kishte përparësi strategjike),  atëherë, Britania e Madhe toleroi madje edhe një Itali fashiste, vetëm e vetëm të siguronte mbajtjen nën kontroll të brigjeve perëndimore të Ballkanit nga një fuqi Europiane. Natyrisht demokracia klasike Britanike nuk pajtohej me një regjim fashist. Por interesi gjeopolitik justifikonte çdo instrument që mund të hynte në punë për të mos lejuar që, në hapësirat Shqiptare të vinin këmbë fuqi armiqësore ndaj interesave Britanike.

A e ka bërë detyrën Italia si mëkëmbësja e Europës, posaçërisht e Anglisë, në Shqipëri? Disfata e pakthyeshme që pësoi Italia pas aventurës ushtarake për të pushtuar Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore rezultoi “çuditërisht” në një tërheqje strategjike të turpëshme, gjë që ndikoi t’a faktorizonte edhe më shumë Ortodokësinë Politike, Pan-Sllavizmin dhe Komunizmin në Shqipëri.

 

                                  Kombi Europian i Ballkanit

 

Shqiptarët, ashtu siç janë, me të mirat dhe mangësitë e tyre, me arritjet dhe mosarritjet e tyre, janë këmba e Europës në Ballkan, duan apo nuk duan Europianët t’a shprehin zyrtarisht këtë fakt. Pozicioni i lakmuar gjeostrategjik i territoreve Shqiptare vecanërisht në Ballkanin Perëndimor, nga ku mbahen nën kontroll si hyrja për në Detin Adriatik, ashtu edhe bregdeti lindor i Detit Jon; raca dhe gjuha Europiane e Shqiptarëve; përkatësia e natyrshme Europiane e tyre; afeksioni pro-Europian i tyre, etj, ishin dhe janë pasuria e Europës në Ballkan. Popujt e tjerë gjysëm-Europianë në Ballkan e më tej kanë qenë e janë të aspiruar, të indoktrinuar, të organizuar dhe të vendosur për t’a tjetërsuar këtë identitet Europian në Ballkan.

Shqiptarët, në kohë të ndryshme, kanë mbetur edhe të izoluar nga Europa, por nuk janë tjetërsuar. Thjeshtë kanë mbetur Shqiptarë. Jo rrallë të lënë mënjanë nga Europa, Shqiptarët kanë pritur edhe Rusinë, kanë pranuar edhe Kinën kundër Rusisë, por asnjëherë nuk janë vënë kundër Europës. Me të drejtë Gellner thotë se “Banditët rebelë të maleve Ballkanike, duke e njohur veten si kulturalisht të ndryshëm nga ata kundër të cilëve luftonin, dhe për më tepër të lidhur nga besimi apo humbja e besimit me një qytetërim të ri tejet të fuqishëm, u bënë kësodore banditë ideologjikë: me fjalë të tjera, nacionalistë”.

Pas 15 shekujsh nën Bizantinët e pas 4 shekujsh nën Otomanët, Shqiptarët fare mirë mund të përzgjidhnin alfabetin cirilik apo Arab për të shkruar gjuhën Shqipe, por ata përzgjodhën alfabetin Latin pikërisht për të shprehur latinizmin e tyre, Europianizmin e tyre.

Po a e ka bërë detyrën Europa, megjithë këtë përkushtim shpirtëror?

Shqipëria e Gjergj Kastriotit u gjet vetëm në përballjen me Otomanët, përvec ndonjë paraje që mund të jetë dhënë nga Europa. Shqipëria u gjet pothuaj vetëm 500 vjet nën Turqinë e detyruar të sakrifikojë edhe gjëra të shenjta për të mos humbur identitetin Europian të saj. Shqipëria u gjend vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, kur u bë shesh lufte dhe pretendimesh për t’a copëtuar. Por mbeti përsëri Shqipëri, domethënë Europë.

Shqipëria dhe Shqiptarët nuk janë aq të mëdhenj sa për të tregtuar mall. Më së shumti ata kanë tregtuar shërbime. Dhe shërbimi më i madh i Shqiptarëve është që konservuan Evropën në Ballkan. Pa shqiptarë, Europa do kish mbetur gjysmë-Europë. Gjysma tjetër do të mbahej nga gjysmë-Europianët. Objektivi i gjysmë-Europianëve ka qenë dhe është Stambolli, por Stambolli nuk pushtohet ndryshe përvecse duke u krahëmarrë nga Selaniku apo nga Vlora, përgjithësisht nga Ballkani. Europa e di se këto strategji nuk mund të zbatohen në trojet Shqiptare. Thjeshtë sepse Shqiptarët janë vetëm Europianë.

Shqipëria, përpara se të jetë Europiane në gjeografi, është Europiane në shpirt, në rracë, në gjuhë, në alfabet. Për Shqipërinë varkë shpëtimi është vetëm Europa. Prandaj Shqipëria e ka bërë vetë detyrën e vet Europiane edhe pa Europën e cila, natyrshëm ka interesin por edhe përgjegjësinë e detyrimin për të ruajtur praninë, identitetin e nderin e saj në Ballkan.

Europa indiferente e la të lirë bashkimin e Sllavëve të Jugut nën emrin Jugosllavi, edhe pse kishin ndryshime të mëdha e madje edhe urrejtje për njeri tjetrin sikurse ishin Kroatët katolikë me Serbët e Sllovenët Ortodoksë. Ishte pikërisht ajo Jugosllavi ku u prodhuan doktrina, platforma dhe praktika genocidiste nga më të urryerat e më masivet që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit. Pse, pra, kjo Europë nuk i la të lirë, madje i ndau Shqiptarët që ishin vëllezër të një gjaku? Jugosllavia u bë shteti më i madh në Ballkan në territor e popullsi për 100 vjet. Pse Europa e la e, madje, e stimuloi një disekuilibër të tillë fuqie, ku një Jugosllavi të ishte superfuqi Ballkanike dhe të tjerët të shpresonin për aleanca tej Ballkanike nga frika e saj? Pse u desh ndërhyrja përtej Europiane që ky shtet mostër dhe feja e ideologjia mostër që e ushqeu, të shpërbëhej vetëm në fillimshekullin e ’21 ?

 

                     Borxhi i Europës

 

Europa ndoshta ua njeh edhe një tjetër borxh Shqiptarëve: atë të faturuar në ato ditë të ftohta shkurtit të vitit ’45, në Krimea (cuditërisht, një emërtim i ngjashëm me krimin!), në Detin me emrin e cuditshëm “i Zi”, kur Europianët, bashkë me gjysmë-Europianët u pajtuan në heshtje që influenca e tyre mbi Shqipërinë e Shqiptarët të ndahej 50 me 50! Shifra disi të frikëshme e misterioze, dicka midis qenies dhe jo qenies!

Europa ecte kësodore në shinën e një krimi që e kishte shtruar me kohë: Aty nga viti 1913 nuk pat ndarë thjeshtë influencën mbi Shqiptarët, por tërë egzistencën e tyre: tokën dhe gjakun. Ndarja kishte pasë qenë saktëisht e njëjta: 50 përqind e tokës dhe e gjakut tej kufijve kombëtarë dhe 50 përqind përkëtej tyre. Të njëjta shifra makabre, terri e makthi!

Sidoqoftë, Europa e pati mirësinë t’a njohë këtë faj të saj dhe ua ktheu pjesërisht borxhin Shqiptarëve: Shqiptarët në Kosovë e Maqedoni i bëri qytetarë.

Këto janë shumëcka. Por jo gjithcka. Europa iu ka ende një borxh kolosal Shqiptarëve:  Europa i detyrohet mbijetesës Shqiptare! Një borxh që nuk mund të shpërblehet as me gjak e as me tokë, por vetëm me mirënjohje! Një mirënjohje që deri tani ka munguar.

Një mirënjohje që duhet të burojë nga njohja, nga arësyeja. Nuk do duhet shumë guxim intelektual për t’a thënë më shkoqur: Europa pa Shqiptarët do kishte mbetur gjysëm-Europë, thuajse 50 me 50, po aq sa po kjo Europë pat rezervuar dikur për Shqiptarët!

 

                                Përfundim

 

Shqiptarët, në radhë të parë, mbijetuan sepse Zoti i pat vendosur qysh në fillim në trojet ku rrojnë ende sot dhe me të cilat kanë krijuar një marrëdhënie të përjetëshme, të patundëshme, të pashqitëshme. Nuk janë një popull i ardhur. Palca e mbijetesës Shqiptare buron pikërisht nga ky identitet. Asnjë degë e shkencës nuk ka vërtetuar të kundërtën. Ky identitet iu ka dhënë Shqiptarëve fuqinë, besimin dhe kujtesën e mjaftueshme për të mbijetuar dhe për të mos u tjetërsuar nga fuqitë, perënditë, gërmat, racat, besimet dhe kultet e të ardhurve.

Një nga etërit e kombit Shqiptar, Pashko Vasa, Europian sa vetë Europianët, është lutur që të ruhet “populli më i vjetër i Europës, raca më e papërzier… që, falë një fenomeni të mrekullueshëm dhe që nuk mund t’a spjegojmë, ka ditur t’i rezistojë kohës që shkatërron dhe transformon, ka mundur të ruajë gjuhën pa pasur as letërsi as qytetërim të përparuar dhe për më tepër, ia ka dalë të ruajë pa u treguar e mbyllur dhe përjashtuese  në shfaqjet e veta të jashtme ndaj besimit dhe riteve të feve që ajo ka përqafuar gjatë përhapjes së tyre fitimtare përmes evoluimit në shekuj.”

Shqiptarët mbijetuan sepse janë një komb Europian. Pushtime pas pushtimesh, fe pas fesh, ideologji pas ideologjish, të gjitha lindore, por Shqiptarët mbetën mbetur vetja e tyre, domethënë Europianë. Sepse këto ishin rrënjët e tyre.

Tretja e identitetit Europian të Shqiptarëve rrezikonte drejtëpërdrejtë kombet Europiane. Gjysmë-Europianët patën dhe kanë projekte për këtë qëllim. Pa Europën Shqipëria nuk do të ishte Shqipëri. Por pa Shqiptarët, Europa do të kishte mbetur vetëm gjysmë-Europë. Pa shqiptarë, Europa politike do të ndahej me gjysëm Europën në meridianin që kalon nëpër Detin Adriatik.

Kombi Shqiptar është relika më e vjetër Europiane dhe Europa ka detyrimin por edhe nderin t’a ruajë atë. Shqiptarët e dijnë përgjegjësinë e tyre. I kanë rrënjët e degët për projekte më të përparuara: Bashkim kombëtar përmes propsperitetit apo prosperitet përmes bashkimit kombëtar. E rëndësishme është të shpresojnë dhe të investojnë, jo vetëm me ndjenja e dije, por në radhë të parë me projekte kombëtare. Pa projekte kombëtare do të mbeten gjithnjë në nivelin e mbijetesës.

Filed Under: Opinion Tagged With: e mbijeteses shqiptare, mirenjohja, Zeno jahaj

32 PIKTORËVE NE EKSPOZITE NË VLORË

November 22, 2012 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/

32 piktorë vlonjatë dhe nga rrethe të tjera të vendit morën pjesë në një ekspozitë të arteve pamore, që u çel në hollin e Teatrit “Petro Marko”, organizuar nga Bashkia Vlorë në kuadrin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

Në këtë ekspozitë u përfshinë 50 punime, peizazhe, kompozime e portrete, krijime të muajve të fundit. Autorët e ekspozitës sollën punimet etyre më të realizura.

Mes tyre, evidentohej përfaqësimi i piktorëve të njohur, Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi, Ilmi Bani e Agron Dine, si dhe më të rinjve, Xhorxhi Talo e Edi Kojani. Po ashtu, merrnin pjesë me punimet e tyre edhe piktorë nga qytete të tjera të vendit, mes të cilëve, Agron Polovina e Ikbale Kalaja. ndërkohë, përfaqësohej me një foto të tij edhe fotografi dhe studiuesi, Qerim Vrioni arkitekti Arben Meksi. Cdo të thotë një ekspo në prag të ngjrejs madhore të kombit: piktori Xhorxhi Talo: çelja e ekspozitës, është një përpjekje serioze për të konsoliduar përpjekjet e piktorëve vlonjatë, për ruajtjen e vlerave të krijuara në dekada në gjininë e pictures.Piktorët Skënder Kamberi dhe Ilmi Bani, :çelja e ekspozitës, është një nismë shumë e mirë dhe një angazhim i përpbashkët i të gjithë piktorëve, për të pasuruar jetën shpirtërore në qytet. Ata vlerësuan pjesëmarrjen e piktorëve me kontribut dhe standarde të spikatura, në krijimtarinë e tyre.

Shkolla e pikturës vlonjate

Rrëfimi Agron Dines :Kam pasur një pikturë në dorë me trio polifonike dhe më ngjet se erdhi pikërisht kështu edhe trio e pikturës vlonjate.Skënderi ekspresiv, Nestori poetik, mes tyre bëra vend.Bërthamëzat e kësaj shkolle kanë një ngjizje.2 piktorë, përveç elementit kohë bënë art të vërtetë në kuptimin e mirëfilltë.Skënder Kamberi me kompozimet më tepër ishte ekspresiv.Nestor Jonuzi ishte poetik.Kur erdha në Vlorë, aty nga ‘73, njoha këtë rrugë të këtyre dy pikorëve vlonjatë.Tek Skënderi dallova në kompozime se ai vetë hynte në tablo. Kurse Nestori qëndronte në mënyrë klasike larg tek kompozimi. Ky i fundit i ndërtonte me klasiken, figura e tij ishte tre herë larg.Kështu disa tablo si”Bramyshja,”, ”Gëzimi i fitores”, kurse Skënderi tek “Greva e bukës” dhe ”Vrana Konti” thyente rregullat.Te ‘Vrana Konti” ai kishte shkuar përtej tyre, të gjitha figurantët në këmbë, të gjithë drejtë, ose tek “Ndihma e shokut”.Nestori, “Zgjim aksionist”, ”Zgjim i fitores”, këto ishin më poetike, më lirike.Shfaqet Agim Sulaj, një peisazhist, me një frymë skrupuloze, Zihni Veshi, Edi Kojani, Ovenaz Rrapi, Zamira Xhafa, Agron Jakupi.Por brenda shkollës së vërtetë përfshihen edhe dy piktorë të njohur Rakip Shabani dhe Sabaudin Xhaferi.Ashtu siç zgjohet nga gjumi, muza e poetit në ekspozitat tona kishim, adhuruesit tanë, Nestori të tijtë, Skënderi gjithashtu, unë.Shkolla vlonjate me rreth 10 piktorë mbajti një periudhë kohe, një befasi për pikturën.U bë qyteti epiqendër i ekspozitave.

Se çfarë ishte kjo shkollë, Ober Rube, kryetar i Lidhjes së Artistëve Austriakë, në ditën e inagurimit të galerisë tha:”Përse nuk më keni prurë në parë këtu?

Ditët e pikturës vlonjate

Ka tre vjet që  nën kujdesin e arkitektit Piro Stefa mbahen në qytetin Vlorës edicionet e pervitshme të pikturës me pjesmarrës piktorët vendas si dhe nga qytetet dhe nga trojet  mbarëshqiptare.Këto edicione zgjasin disa ditë në përfundim të të cilave piktorët sjellin krijimet e tyre në gjinin e pikturës.

Filed Under: Kulture Tagged With: 32 piktore, ekspozite, Gezim Llojdia, ne Vlore

49 VJET NGA VRASJA E PRESIDENTIT JOHN F.KENEDY

November 22, 2012 by dgreca

Nga BEQIR SINA, New York/

Vrasja me atentat e Presidentit Kenedi e renëditë atë në një  nga 10 ngjarjet me konspirative te historise se re -në  botë

DALLAS TEXAS : Ndër 10  ngjarjet me konspirative te historise se re e para renditet 1. Vrasja e  Xhon Kenedit, dhe më pasë janë :  2. Mbulimi i sulmeve të 11 shtatorit, 3.  Zona 51 dhe Alienët, 4. Paul McCartney ka vdekur, 5. Shoqëri sekrete  kontrollojnë botën, 6. Ulja në hënë s’ka ndodhur,7. Elvis Presley nuk ka  vdekur,8. Operacioni “Northwoods”,9. Bashkimi i Amerikës Veriore,10. Princesha  Diana është vrarë

Presidenti Xhon Kenedi u vra më 22 nëntor 1963 nga dy plumba, një  në kokë dhe një në qafë, teksa udhëtonte me një limuzinë të hapur në Dallas. Lee  Harvey Oswald u akuzua për vrasjen e tij.Dyshimet mbi shpjegimin zyrtar se  Oswald ishte personi i vetëm përgjegjës për vrasjen e presidentit  amerikan,vazhdojnë sot e kësaj dite të diskutohen. Ekzistojnë një sërë teorish  konspirative, asnjë prej të cilave s’është provuar.Në vitin 1979 doli teoria se  ndaj Keneditt kishte pasur të paktën katër të shtëna nga drejtime të  ndryshme.

49 vjet më parë, më 22 nëntor të vitit 1963, u vra presidenti amerikan Xhon  Kenedi, ndërsa po kalonte me autokololën e tij në Dallas të Teksasit.

Kenedi ishte presidenti amerikan më i ri në moshë, 46 vjeç. Pranë tij, në  makinën e hapur ishte bashkëshortja e tij Zhaklinë. Lajmi për vdekjen e  presidentit u dha nga spitali i Dallasit dhe po atë ditë nënpresidenti Lindon  Johnson bëri betimin si president i SHBA.

Vrasja e Presidentit Kenedi ka mbetur një moment historik me përmasat e një  ikone dhe ajo është e gjallë në mendjen e shumë amerikanëve. Hetuesit arritën në  përfundimin se mbi presidentin qëlloi Lee Harvey Oswald, i cili u arrestua  menjëhererë pas vrasjes, por i cili nuk doli kurrë para një gjykate për këtë  akt.

Dy ditë pas vrasjes, pronari i një klubi nate në Dallas, Jack Ruby, qëlloi  dhe vrau Oswaldin, ndërsa policët po e shoqëronin atë në polici.

Vrasja e Presidentit amerikan John F. Kennedy para 48 vjetësh më 22 nëntor  1963 , tronditi gjithë botën. Ishte hera e parë që nga viti 1901 – kur ishte  vrarë presidenti Uilliam Mekinli – që një presiden amerikan humbte jetën nga  plumbi i një vrasësi.

Shërbimi Sekret përgjigjet për mbrojtjen e presidentit dhe familjes së tij.  Vrasja, ashtu si edhe përpjekje të mëpasshme për vrasjen e Presidentëve Gerald  Ford dhe Ronald Regan, sollën si rezultat ndryshime në mënyrën se si mbrohen  Presidenti dhe familja e tij.

Më 22 nëntor, 1963 kur krismat u dëgjuan në Dallas, agjenti i Shërbimit  Sekret Klint Hill ishte në pozicionin më të mirë për të reaguar. Analiza e tij  për atë ditë është e thjeshtë.

“Nuk ka dyshim që ne dështuam në mbrojtjen e Presidentit Kennedy”.

Edhe Agjenti Xherald Blejn ishte në Teksas atë ditë, por jo në Dallas. Ai  thotë se një pjesë e përgjegjësisë bie mbi mungesën e personelit të  nevojshëm.

“Në vitin 1963, kishim 330 agjentë; 34 prej tyre mbronin anëtarët e familjes  presidenciale”.

Agjentët dalloheshin menjëherë. Disa vrapuan ose mbetën në makina në  autokolonën presidenciale. Por Blejn thotë se ata nuk mund të komunikonin me  njëri-tjetrin.

“Ne nuk kishim radio. Komunikonim me sinjale me duar. Kishim fotografitë e  subjekteve për të cilët kishim dyshime dhe atyre ua mësonim fytyrat përmendësh.  Na duhej të mbështeteshim tek njëri-tjetri duke punuar së bashku si ekip”.

Shkrimtarja Lisa Mekubin bashkëpunoi me ish-agjentin Blejn për librin  Agjentët Sekretë të Kenedit. Ajo thotë se dobësitë që dolën në pah nga vrasja e  Kenedit sollën ndryshime në mënyrën sesi financohej Shërbimi Sekret.

“Kjo i bëri të kuptonin sesa i rëndësishëm ishte misioni i tyre dhe ata  arritën ta bindnin Kongresin t’u jepte më shumë para. Prej vitesh ata kishin  kërkuar më shumë fonde, më shumë agjentë. Ata e dinin që nuk e mbronin dot  Presidentin me aq personel sa kishin”.

Pas vrasjes së Kenedit, Klint Hill vazhdoi të punonte në Shërbimin Sekret. Ai  u bë ndihmës drejtor dhe arriti të shihte ndryshimë në agjenci: nuk kishte më  udhëtime në makina të hapura. U shtuan fondet dhe agjentët dhe komunikimi ishte  më i mirë. Por Hill nuk i shpëtoi dot ndjenjës së fajit, pas vrasjes. Ai doli në  pension në vitin 1975. Disa muaj më pas, dy herë pati atentate ndaj Presidentit  Xherald Ford gjatë vizitave që ai bëri në Kaliforni.

Në vitin 1981, një tjetër katastrofë u shmang në momentin e fundit.  Presidenti Ronald Regan, duke dalë nga një hotel në Uashington u godit nga John  Hinckly. Regani u dërgua në një spital ku iu nënshtrua një operacioni që i  shpëtoi jetën. Agjenti i Shërbimit Sekret Tim Mekarthi u plagos. Sekretari i  shtypit u godit në kokë dhe pati pasoja të rënda. Por askush nuk vdiq. Mekarthi  thotë se ky incident solli ndryshime të tjera.

“Pas këtij sulmi, u vunë në përdorim detektorët metalikë për të kontrolluar  këdo që i afrohej presidentit. Që nga ajo kohë nuk ka pasur më sulme ndaj  presidentëve nga vrasësi karakteristik që është një njeri i armatosur e që  vepron i vetëm”.

Megjithëse vrasja e Presidentit Kenedi ishte një ngjarje transformuese për  Shërbimin Sekret, incidentet e kohëve të fundit janë kujtesë se presidentët ende  janë në shënjestër. Një 21 vjeçar nga Ajdaho është arrestuar se kishte qëlluar  me disa plumba Shtëpinë e Bardhë më 11 nëntor

Në luftën e Koresë (1961-1963), ShBA-ja ndërhyjnë në majën e një konflikti të  OKB-së, në anën e Koresë Jugore ndërsa në Krizën e pasimit të raketave të ruse  në tokën e Kubës (tetor/nëntor 1962), nën udhëheqjen e presidentit J. F. Kenedit  (1961-1963) ja arrijnë që të detyrojnë Hrushqovin të ndërpriste mbështetjen  ushtarake që i jepte Kubës dhe të mënjanonin shpërthimin e krizës.

Kenedi në politikën e brendshme qëndronte për reforma të ekonomisë e sistemit  në përgjithësi e veçanërisht për barazinë e plotë qytetare të të zinjve. Më 22  nëntor të vitit 1963, në Dallas (Teksas) në një paradë ndodhë vrasja e  Presidentit Kenedi dhe pasardhësi i tij zgjidhet presidenti L. B. Gjonsoni (L.  B. Jonson) i cili udhëhoqi deri më 1969. Gjatë kësaj kohe shpërthen konflikti i  Vietnamit në Luftën e Vietnamit si  lufta më e madhe pas luftës së II-të botërore; presidenti Gjonson me një ligjin  e të drejtave qytetare mundohet të arrijë barazinë e të zinjve; Aktivisti dhe  udhëheqësi i lëvizjes për barazinë e të drejtave qytetare të të zive M. L. King  vritet në një atentat më 1968. Nga viti 1969 udhëheqjen e ShBA-së e merr  përsipër republikani R. Nikson (R. Nixon) të cilit më 1974 i duhej të tërhiqej  për shkak të një aferë që në histori ka hyrë si Afera Vatergetë (Watergate).  Niksoni e kufizojë pjesëmarrjen e ShBA-sl në luftën e Vietnamit dhe vuri në  lëvizje “Vietnamizimin” e konfliktit dhe më 27 janar 1973 vije deri futja në  fuqi e marrëveshjes për armëpushim.

Më 1 janar 1979 ShBA-ja vendosë marrëdhëniet diplomatike me Republikën  Popullore të Kinës dhe i ndërpresin me Tajvanin. Nga viti 1977 president ishin  Gjimi Karteri (J. Carter) deri më 1981 pastaj Ronald Regani (R. Reagan) deri më  1989, Xhorxh H. Bushi i Vjetër (G. H. W. Bush) deri më 1993, Bil Klintoni (W. J. -Bill- Clinton) deri më 2001. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2000, demokrati Al Gore  pësojë humbje nga kundërshtari dhe presidenti i 43-të me radhë i tanishëm Xhorxh  H. Bushi i Riu (G. W. Bush).

 

Biblioteka dhe Muzeu i Presidentit Xhon Kenedi në Boston publikoi 45 orë me  regjistrimet e fundit të Presidentit Xhon F. Kenedi në zyrën ovale, që deri dje  ishin sekrete.

Në regjistrim përfshihet një bisedë që sot tingëllon e frikshme, mbi ditën  kur në fakt u zhvillua funerali i tij. Duke ju drejtuar ekipit të punonjësve të  Shtëpisë së Bardhë, që po planifikonin orarin e tij të takimeve, Presidenti  Kenedi thotë se 25 nëntori i vitit 1963 do të ishte një ditë e vështirë për të,  pas kthimit nga Teksasi dhe nga Kape Kodi, ku ai ishte në plan të qëndronte.

Në regjistrim zbulohen hollësi të panjohura më parë nga muajt e fundit të  Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara, si diskutime mbi luftën në  Vietnam, marrëdhëniet me sovjetikët, gara amerikano-sovjetike e hapësirës,  planet për Konventën e Demokratëve të vitit 1964, stratgjia për rizgjedhjen e  tij, si dhe momente private të Presidentit me fëmijët e tij.

Kasetat e publikuara janë të fundit ndër ato me 260 orë regjistrime të  takimeve dhe bisedave private të Presidentit Kenedi para vrasjes së tij në  Dallas më 22 nëntor të vitit 1963.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 49 vjet, Beqir Sina, e presidentit, jhn kenedy, nga vrasja

DITET E LETERSISE NE MICHIGAN

November 22, 2012 by dgreca

“Ajo sallë e thjeshtë me ata njerëz të mrekullueshëm, dashamirës të artit, të letërsisë, dashamirës të Kuvendit, m’u duk më e madhërishme, më e bukur se vitet e tjera. Atje ishte mbledhur shpirti bashkatdhetar paqësor, atje ishte humori ynë popullor, folklori ynë i pasur madhështor, fjala jonë e artë poetike, gura jonë popullore e pashtershme shqiptare…”

 Nga Pierre-Pandeli Simsia-Michigan/

(Ne FotoL Kryetari i deges se Vatres ne MI, Alfons Grishaj duke marre cmimin ne Proze)

Në një ambient tepër të ngrohtë miqësor e vëllazëror, në Michigan nga  datat 17 dhe 18 nëntor, 2012 u zhvilluan “Ditët e Letërsise Shqipe” për vitin  2012, organizuar nga KUVENDI, revistë kombëtare informative dhe  kulturore. Për të 11-tin vit radhazi ai aktivitet i rëndësishëm tashmë ka  hyrë në historinë e diasporës shqiptare si një ngjarje e madhe e rëndësishme  kulturore letraro-artistike. Këtë vit, si asnjëherë tjetër, “Ditët e  Letërsisë Shqipe” u zhvilluan në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së  Shqipërisë. Pikërisht, ndryshe nga vitet e tjera, kur aktiviteti është zhvilluar  në fund të muajit tetor, sivjet, jo pa qellim ishin zgjedhur edhe datat 17 dhe  18 nëntor, 2012. Duke qenë për të disatën herë pjesëmarrrës në atë aktivitet  edhe sivjet nuk mund të rija pa shkuar në Michigan. E ndjej veten time mik,  pjesëtar të atij komuniteti të nderuar; gjej mikpritje, ngrohtësi,  dashuri… Pasi mbërij në Detroid, në dalje, në koridorin e Aeroportit DTW  takohem me shkrimtarin Ramiz Gjini bashkë me familjen e tij, bashkëshortja dhe  dy fëmijët e tyre, vajza dhe djali. Kishim kohë pa u takuar fizikisht me njëri  tjetrin edhe pse jetojmë në të njëjtin qytet edhe pse shkëmbejmë mesazhe  miqësore. Dy fëmijët si yje, ku rezatonte urtësia dhe edukata, më nxorrën  mallin e dy djemve të mij edhe për faktin nga shtatlartësia e tyre; i takoj dhe  i përqafoj me mallin e një prindi. Kur krijuesit takohen me njëri tjetrin  dijnë se për çfarë të flasin, kështu që edhe ne dy kolegë e gjetëm shpejt  mënyrën e komunikimit. Sapo dalim jashtë derës së terminalit, i “zoti i  shtëpisë” zotëria i nderuar Pjetër Jaku që kishte ardhur për të na pritur,  bashkë me Mondi Rakaj, intelektual i ri në moshë, sekretar i degës së Vatrës në  Michigan, na njofton me telefon se ndodhet shumë afër nesh, meqenëse aeroporti  ka disa terminale dhe dyer dalëse. Unë takohesha me miqtë pas disa muajve,  kur u takuam në Nju Jork në festimin 100 vjetorit të Vatrës, ndërsa Ramizi dhe  familja e tij e kishin për të parën herë që mernin pjesë në atë  aktivitet. Nuk ka nevojë për fjalë të tepërta, sepse gëzimi që ndjen njeriu  në ato çaste takimi e tregojnë fytyrat, e tregojnë ndjenjat  emocionante… Kështu ishin fytyrat tona në ato çaste, të qeshura e të  gëzuara. “J’u faleminderit shumë… që na keni nderuar me ardhjen në Michigan,  me pjesëmarrjen tuaj në aktivitetin e rëndësishëm të Letërsisë Shqipe…”  shprehej zoti Pjetër Jaku. Pas një rrugëtimi disa minutësh në autostradat e  Michiganit të zotët e shtëpisë na çojnë në hotelet luksoze për të pushuar. Si  çdo vit, masat ishin marë, pagesa e hotelit ishte bërë nga miqtë pritësa. (U  ndjehemi shumë borxhlinj…) Pushoni në hotel, na thotë Pjetri, më vonë do  vijmë t’ju marrim sipas programit që kemi për aktivitetin. Edhe pse disi i  lodhur, sikur nuk ndjehesha i qetë në atë dhomë të hotelit. Më dukej sikur ora  ecte ngadalë; doja të takoja sa më shpejt edhe miqtë e tjerë: Alfons Grishaj,  Elinda Marku, Julian Çefa, Paulin Palushi, Luigj Gjokaj, Nevruz Nazarko, Prof.  Lulash Palushaj, Nexhip Ejupi, Pal Rakaj, Ilir Myftiu, Gjovalin Lumaj, Shkëlqim  Legisi, Rubin Jaku, ….. Në këto mendime e sipër, dëgjoj zilen e telefonit;  ishte Pjetër Jaku. Më njofton se në hotel sapo ka mbëritur kolegu tjetër, poeti  Mëhill Velaj. Dal nga dhoma; edhe me Mëhillin kisha kohë pa u parë dhe,  sigurisht, takimi ishte miqësor vëllazëror. “Edhe pse Michigani është më larg  se vendet ku banojmë ne, na duhet të vijmë këtu për t’u takuar e shmallur me  njëri tjetrin…” i them Mëhillit. Mëhill Velaj, përveç buzagazit të tij që i  qendron përherë në fytyrë, ka edhe një humor të këndshëm, që ia shton edhe më  tepër bukurinë bisedës. Me humor m’u përgjigj edhe ai mua. Shpirti i  poetëve, i krijuesve letrarë nuk mund të rijë i qetë pa patur edhe humorin në  buzë për të shoqëruar bisedat e këndshme. Mësojmë se shkrimtari Fatos Kongoli  dhe bashkëshortja e tij, Lili, për arsye familjare, e kishin anulluar biletën e  avionit dhe ndodheshin në Shqipëri. Me shkrimtarin Kongoli kemi qenë edhe herë  të tjera bashkë në Michigan dhe ruajmë mbresa të shkëlqyera dhe kujtime tepër  mbresëlënëse dhe të paharuara dhe e dëshiroja shumë që të ishim përsëri prap  edhe pse shpesh herë bisedojmë në telefon dhe shkëmbejmë mesazhe në  e-mail. Edhe shkrimtari Naum Prifti për arësye tjetër nuk mundi dot të vinte.  Edhe me zotin Naum kam mbresa të paharuara, sepse kemi qenë disa herë të ftuar  në aktivitete në shtete të ndryshme të Amerikës si edhe në gëzime familjare të  bashkatdhetarëve tanë. Edhe komuniteti atje e ndjen mungesën e shkrimtarit  Prifti; ndoshta do ta ketë pranë së shpejti… Koha kalon dhe përsëri në  dhomën e hotelit ku po rrija dëgjoj prap zilen e telefonit. Përsëri ishte Pjetër  Jaku. Na njofton të bëhemi gati, pas pak vijnë makinat për të na marrë  ………. Mblidhemi në lokalin e Pjetër Jakut. Që nga jashtë e ke të  kollajtë për ta kuptuar që është lokal shqiptar, sepse tabela lexon KAFE  KUVENDI Një tjetër ambient i këndshëm shqiptar na priste atje. Bashkatdhetarë  të ndryshëm kishin zënë vend në ambiente të lokalit, një pjesë e tyre e shijonin  kafen apo pijet e ndryshme në këmbë, pranë banakut. Takohemi dhe përqafohemi me  miqtë e vjetër bashkëkombas. Mall, emocione, nostalgji…! Dy televizorë të  mëdhenj në dy qoshet e lokalit me programet e tyre, pikturat e varura në murr me  pamje nga atdheu, gjuha e bukur shqipe që flitej atje, e ndjeje veten që të ishe  edhe në Shqipëri edhe në Amerikë. Në një tavolinë tjetër janë ekspozuar  libra të ndryshëm nga autorë shqiptarë, kryesisht nga të diasporës. Dhe, në të  tilla raste, për kënaqësinë e miqve, vjen kamerierja… Na lini të shmallemi  njëherë, po edhe kafen do t’a pijmë – i them me humor, duke bërë në të njëjtën  kohë edhe porosinë . Dhe biseda fillon shtruar, përmallshëm me Prof. Julian  Çefën, me Pishtarin e Demokracisë Shqiptare, Alfons Grishaj, artistin grafik, të  mirënjohurin shkodran, Paulin Palushi, dekoruar nga presidenti i republikës me  Urdhërin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, aktori, artisti i mirënjohur, i  talentuari Ndue Gjekaj, Luigj Gjokaj, Shkëlqim Legisi … Djali i Pjetër Jakut,  Rubini i shkathët, buzagaz, me një kulturë për ta patur zili, m’u duk, sikur  ndjehej në siklet; donte si e si të na kënaqte më mirë. Takohemi me pjesën  tjetër të Familjes Jaku; me Elindën, Monelën, Marën. Mësojmë se në atë Kafe  Kuvendi përveç pijeve të ndryshme shërbehej edhe raki Skrapari. – Po këtë na  thoni ju neve… dhe nuk vonoi shumë erdhën gotat me raki. Sa shpejt ikën  koha në ambiente të tilla të këndshme me aromë Shqipërie! Duhet të dilnim nga  kafe Kuvendi për të hyrë përsëri nëpër makinat që na prisnin jashtë. – Po  Alfonsi, ku shkoi? ….. Nuk po e shohim! Alfons Grishaj kishte shkuar në  “Romë” Atje kishin menduar për të na kënaqur të darkonim, në “Romë” në Luçiano’s  RESTAURANT. Dhe vërtet, kur shkuam atje, ishim në “Romë”, në Romën e lashtë.  Alfons Grishaj na priste në derën hyrëse. Restoranti luksoz, një ndër tre  restorantët më me emër në Michigan ishte i ndërtuar në brendësi të tij me  arkitekturë romake. Tapeti i sallës i “shtruar” me kalldrëm, ndërtesat  karakteristike romake të vjetra, me mure diku të plasaritur, me ballkonet e  shtëpive me lule shumengjyrëshe, me çatitë e shtëpive me tjegulla të kuqe, me  rrugicat e ngushta midis shtëpive…, ma ngacmuan pak mallin dhe nostalgjinë,  sepse më kujtonin shtëpitë dhe rrugicat e Beratit… Ky ishte ambienti brenda në  “Romë” që të ofronte Restoranti Luçiano. Tri sallat e mëdha të restorantit  ishin të mbushura plot me klientë ku dëgjoheshin zërat melodiozë të dy  këngëtarëve Xhina dhe Pipo të këndonin në dy gjuhët, italisht dhe anglisht; të  tjerë klientë rinin në këmbë për të pritur. Prandaj edhe Alfonsi kishte shkuar  më parë se të mbërinim ne atje, për të rezervuar tavolinat tona. Pasi zumë  vend në tavolina, zoti Pjetër Jaku, me gotën e verës në dorë, çohet, na uron të  gjithëve mirëseardhjen, na falenderon që ndodhemi atje… Në kulmin e  kënaqësisë që po shijonim atë ushqim special e të bollshëm, pamë të vinin drejt  tavolinës sonë dy këngëtarët. Mrekulli e vetë Zotit! Ta shijosh atë ushqim me  zëra të ëmbël. Kur ata mësuan se ne ishim shqiptarë, atëhere Pipo na thotë se si  mund të dëgjonte edhe ai një këngë shqiptare. Duke e përtypur me të shpejtë  ushqimin që kisha në gojë, menjëherë çohem, marrë mikrofonin dhe ashtu, pa  muzikë shoqërimi, fillova të këndoj këngën e mirënjohur korçare “Se vitet ikin  tutje” Se si m’u kujtua për momentin dhe përsëritjen e strofës së parë e ktheva  menjëherë duke e kënduar në gjuhën angleze. (I took it my guitar, I start to  sing my song…) Kjo i dha edhe humor edhe kënaqësi tryezës që u prit me  duartrokitje. Pipo kishte mësuar edhe titullin e një kënge tjetër shqiptare,  “Mora mandolinën” Pasi mbarova këngën e parë, fillova të këndoj këngën “Mora  mandolinën” të shoqëruar edhe nga zoti Kujtim Qafa. Edhe pse të “dehur” nga  kënaqësia që përjetuam në Luçiano’s Restaurant, edhen pse ora tregonte mesnatë,  para se të shkonim në hotel, na duhej të ktheheshim përsëri në Kafe KUVENDI për  të vazhduar kënaqësinë e asaj mbrëmjeje. Natyra na kishte dhuruar një tjetër  befasi; Michiganin e kishte mbuluar të tërin mjegulla. Epo, duhet ta shikonim  edhe me mjegull Michiganin… Të tjerë bashkatdhetarë na prisnin në Kafen  Kuvendi, e midis tyre Luigj Gjokaj dhe aktori Ndue Gjekaj; të tjerë artistë të  humorit dhe të këngës na prisnin për t’u kënaqur… Eh Zot! bekoji të gjithë  ata njerëz të mirë e të dashur që jetojnë në atë komunitet atje, që vetëm  dashuri, mikpritje, humor, kënaqësi dijnë të falin….

 E diel, 18 nëntor, 2012.
Përsëri kafja e mëngjesit do pihej në lokalin e Pjetër Jakut,  Kafe KUVENDI e shoqëruar me “ilaçin” e shumëdashur për burrat, Raki  Skrapari. Më pas do të niseshim në një tjetër ambient të këndshëm e  piktoresk, në kompleksin Patridge Creek, ku me të vërtetë është një vend  shlodhës me shumllojshmërinë e dyqaneve. Vendin për të drekuar, miqtë  pritësa e kishin menduar në sallën e madhe të Qendrës Kulturore pranë Kishës së  Shën Palit. Ishte edhe dëshira jonë për ta vizituar atë qendër. Ishte hera e  parë që shkoja atje. Një vend magjepsës natyror, mes gjelbërimit të pafund dhe  ajrit të pastër ngrihet Kisha e Shën Palit në Michigan. Që në ambentet hyrëse  qendrojnë madhështore dy figura të ndritura të Kombit tonë; Heroi ynë Kombëtar  Gjergj Kastrioti, Skënderbeu dhe Shenjtorja Shqiptare, e ndritura Nëna  Tereze. Janë këto dy figura të ndritura të kombit tonë që të përshëndesin të  parët e të urojnë mirëseardhjen në atë vend të shenjtë, duke na dhënë edhe  bekimin. Përpara Kishës, valëvitet edhe Flamuri ynë Kombëtar përkrah Flamurit  Amerikan. Brenda në Kishën e Shën Palit mesha, falja e kishës ende nuk kishte  mbaruar, ndërsa ne hyjmë në sallën kulturore. Ajo që të binte menjëherë në sy,  në murret e sallës qendronin të varura piktura me heronj, luftëtarë shqiptarë,  Flamuri ynë Kombëtar me shqiponjën dykrenore. Koha ecën shpejt, pa u kuptuar  dhe ne, duhet të ktheheshim përsëri në hotele, të shlodheshim pak për të qenë  gati në mbrëmjen e madhe të letërsisë. Dhe pikërisht, në në Sallën e takimeve  dhe të festave pranë Kishes Katolike ” Zoja Pajtore, u mbajt mbrëmja e Letërsisë  Shqipe. Nuk ishin bërë ftesa private dhe nuk ishte e arësyeshme të bëheshin,  përderisa dihet tashmë, njoftimi ishte dhënë kohë më parë në revistën Kuvendi  dhe në shtypin elektronik. Letërsia ndjehet, dashurohet, interpretohet,  shkruhet, mirëpritet, respektohet… dhe kjo nuk ka nevojë për ftesa  private. ……………………………………. Ajo sallë e thjeshtë  e Kishës, me ata njerëz të mrekullueshëm, dashamirës të artit, të letërsisë,  dashamirës të Kuvendit, m’u duk më e madhërishme, më e bukur se vitet e tjera.  Atje ishte mbledhur shpirti bashkatdhetar paqësor, atje ishte humori ynë  popullor, folklori ynë i pasur madhështor, fjala jonë e artë poetike, gura jonë  popullore e pashtershme shqiptare… Atje ishte shpirti intelektual, artist,  krijues, atje ishin njerëzit e thjeshtë bashkatdhetarë të ardhur me dëshirën e  tyre me dashurinë për letërsinë, për Kuvendin, me dashurinë dhe respektin që  tregojmë ndaj njëri tjetrit, për të cilën kemi shumë nevojë të falim dashuri, të  marrim dashuri. Dera e KUVENDIT është përherë e hapur për të gjithë dhe ai i  mirëpret me dashuri të gjithë ata që e repsektojnë me pjesëmarrjen e tyre. Mbrëmjen e Letërsisë Shqipe në Michigan, atë gërshetim të bukur të poezisë  me këngën, të interpretuesve me zgjedhjen e poezive, të humorit… e moderuan me  mjeshtëri artistët e mirënjohur të komunititetit Enita Hajdari dhe aktori i  talentuar dhe i suksesshëm Ndue Gjekaj. Prezantuesit bënë të njohur emrat e  personaliteteve që kishin ardhur për të marrë pjesë: Dom Ndue Gjergji,  Famulltari i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Don Fran Kola, Famullitar i  Kishës së Shën Palit, Alfons Grishaj, Kryetar i degës së Vatrës për shtetin e  Michiganit, Mondi Rakaj, Sekretar i degës së Vatrës për shtetin e Michiganit,  Prof. Julian Çefa, Kujtim Qafa, biznesmeni Gjeto Ivezaj, Prof. Dr. Bahri Brisku  i ardhur nga Ulqini, veprimtar i shquar, ish kryetari i fondacionit “Vendlindja  thërret” në Michigan, z. Luigj Gjokaj, përfaqësues të Shoqatës  KASTRATI… Vagjet poetike nga poetët dhe shkrimtarët Pjetër Jaku, Alfons  Grishaj, Elinda Marku, Nexhip Ejupi, Mensur Spahiu, Gjovalin Lumaj, u  interpretuan nga aktorët: Ndue Gjoka, Ndue Gjekaj, Enita Hajdari, Fran Gjoka,  Agim Agalliu, Mirushe Lumaj, Manjola Dega-Tërshana. Interpretimet e tyre me  ndjenjë dhe emocione bënë që disa herë të ndërpiteshin nga duartrokitjet. U  kujtua miku i Kuvendit që u nda nga jeta pak javë më parë, Zef Lleshi. Në nderim  të të ndjerit u mbajt një minutë heshtje. Drejtuesit ia dhanë fjalën  Botuesit të Kuvendit, organizatorit të atij aktiviteti, poetit dhe prozatorit  Pjetër Jaku: “Falenderoj gjithë ju që jeni të pranishëm në këtë mbrëmje të bukur  letrare. Ditët e Letërsisë Shqipe vijnë sot në vitin e tyre të 11-të. Ne e kemi  filluar këtë aktivitet në vitin 2001 dhe kemi mbëritur deri këtu ku jemi  mbledhur sonte, pa u shkëputur asnjëherë. Pothuajse një pjesë e mirë e juaja  keni qenë të pranishëm çdo vit. Ju falenderoj në mënyrë të veçantë që na keni  ndjekur dhe vazhdoni të na ndiqni. Edhe një falenderim tjetër të veçantë edhe  për ata të tjerë që nuk kanë mundur të marin pjesë sonte për arësye të ndryshme.  Nëse mbrëmja e letërsisë shqipe është në vitin e 11-të, në kemi 12 vjet që  botojmë revistën Kuvendi dhe dua të them se e gjithë koha e botimit të kësaj  reviste, ka qenë ditë letërsie. Për 12 vjetë në të gjithë numrat që kanë dalë ne  kemi përfshirë rreth 3000 faqe të letërsisë artistike me mbi 80 autorë nga  diaspora, materialet e të cilës gjenden në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Unë  uroj që sonte të kalojmë të gjithë së bashku një mbrëmje vërtetë të këndshme. Ne  kurrë nuk kemi synuar që të kemi numër njerëzish, të kemi artista të fjalës. Na  intereson të kemi në këtë aktivitet ata njerëz që e kuptojnë letërsinë, që e  respektojnë atë, duke patur edhe parasysh që jetojmë edhe në kushte të vështira.  Një vlerësim të veçantë unë e kam për Prof. Dr. Bahri Brisku, i cili na ka  nderuar me pjesëmarrjen e tij, është autor i disa librave dhe që e njeh mirë  letërsinë” tha në përshëndetjen e tij z. Pjetër Jaku. Enita Hajdari, recitoi  poezinë “Mos më zhgënje” të poetit prozator, Alfons Grishaj. Më pas e mori  fjalën Dom Ndue Gjergji, Famulltari i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve: “Ju  përshëndes të gjithëve për këtë mbrëmje të letërsisë, e cila është e  gjithpërfshirëse kjo ditë e letërsisë shqipe. Ju përshëndes dhe dua të përmend  këtu që, siç e dini, në Shqipërinë tonë mbëriti libri i parë i shkruar në gjuhën  shqipe “MESHARI” Në të gjitha gjinitë e letërsisë sonë jepet ajo ç’ka ne jena,  një popull i madh, fuqiplotë që e përvuajti mundimin nëpër luftëra, shtrëngata  të ndryshme gjatë gjithëhistorisë së tij. Në atë kohë, Luigj Gurakuqi, është  treguar figura më e madhe e kombit tonë… Ju jeni ata, të nderuar krijuesa  letrarë, që me zërin tuaj në shkrimet tuaja e ngrini Ju uroj të gjithëve juve  organizatorë për këtë mbrëmje të bukur të letërsisë shqipe; ju të gjithë, që  jeni mbledhur në këtë aktivitet letrar artistik. Uroj gjithë shqiptarët anembanë  kudo janë “Gëzuar Festën e madhe të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë”  Zoti j’u bekoftë”. Kryetari i degës së Vatrës për Michiganin, Pishtari i  Demokracisë Shqiptare, zoti Alfons Grishaj, në përshëndetjen e tij, i uroi  mirëseardhjen gjithë të pranishmëve dhe duke i bërë një paraqitje të shkurtër  veprimtarive nëpër vite të Kuvendit, vlerësoi dhe falenderoi të gjithë ata  krijuesa, aktivistë që kanë ndihmuar në ritjen dhe gjatësinë e tij, rolin e madh  atdhetar që luan revista Kuvendi… Fran Gjoka më parë se të fillonte  interpretimin, përshëndeti: “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan janë një  aktivitet që meriton përkrahjen, vlerësimet, përgëzimin tonë për vetë mbledhjen  e artistëve të diasporës, që dihet se sa shumë vlerë ka puna e tyre. Dihet, se  sa shumë jetë i jep jetës shqiptare dhe komunitetit shqiptar…. Siç e dimë të  gjitha viset, vendet shqiptare, po vishen kuq e zi në prag të 100 vjetorit të  Shpalljes së Pavarësisë. J’u përshëndes nga zemra. Ndjej kënaqësi dhe i  privilegjuar të recitoj disa nga poezitë e poetes tashmë të talentuar, Elinda  Marku…” Manjola Dega-Tërshana, recitoi poezi nga poeti Mensur  Spahiu. Aktori i talentuar Agim Agalliu, recitoi poezi nga Nexhip Ejupi,  “Atdhe” Rushe Lumaj, recitoi përshëndetje nga poeti Gjovalin Lumaj, në  pamundësi për të marë pjesë në atë aktivitet. Vargjet poetike nga poeti  Gazmend Gjika u interpretuan nga dy aktoret e mirënjohura. Aktori Ndue Gjeka  interpretoi pjesë nga krijimtaria e poetit, prozatorit Pjetër Jaku. Në fjalën  e tij përshëndetëse Dom Fran Kola, Famulltar i Kishës së Shën Palit midis të  tjerave në përshëndetjen e tij tha: ” Përshëndetje të dashur bashkatdhetarë!  Është kënaqësi e madhe të ndodhem sot midis jush, në mes të intelektualëve. Sa  bukur është të ndodhesh në mesin tuaj, sepse ju jeni përgjegjësit e shoqërisë…  Me penën tuaj, me shkrimet tuaja, ta reshtoni popullin tonë shqiptar në  realitetin e ri…” Dom Fran Kola kujtoi me respekt edhe poetin nga Kosova Ali  Podrimja, i cili u nda nga jeta para pak kohësh…” Zoti Julian Çefa: “Është  një kënaqësi e veçantë një krenari kombëtare sonte kemi në mesin tonë në këtë  mbrëmje të bukur të letërsisë, gjendet ajka e kombit tonë, shkrimtarë, poetë,  romancierë, historianë… që janë një krenari e veçantë për kombin. Të gjithë  shqiptarëve që kanë zotësi nëpërmjet penës dhe mendjes, j’u uroj suksese në  krijimtarinë e tyre të bukur e të vështirë letrare. Natyrisht, ky bashkim sonte  i dedikohet zotit Pjetër Jaku dhe gjithë stafit të tij. Një respekt i veçantë që  për dymbëdhjetë vite drejton Kuvendin. Ky zotëri i nderuar ka ngritjen kryesore  që na bashkon të gjithëve… J’u uroj të gjithëve Gezuar festën e madhe të 100  vjetorit Pavarësisë…” Luigj Gjokaj: ” … Faleminderit që na keni bashkuar  sonte në këtë mbrëmje. Dua të them se jeni një ndër më të vlerësuarit në  komunitetin tonë këtu në Sh.B.A. sepse për 11 vite me radhë na keni dhënë  Revistën KUVENDI. Më kujtohet nata e parë e mbrëmjes për letërsinë në Kishën e  Shën Palit kur kemi filluar të kujtojmë At Gjergj Fishtën, por Pjetër Jaku  bashkë me të gjithë ne së bashku, vendosi që të kalojmë edhe një hap më tepër  për të zhvilluar Mbrëmjen e Letërsisë Shqipe dhe vit pas viti, kjo u bë traditë  këtu në Sh.B.A. që ne të mblidhemi, të dëgjojmë fjalën tuaj poetike letrare, të  shohim artistë, krijues, historianë… të ndryshëm. Ndjehemi krenarë që ndodhemi  në mes të intelektualëve tanë…” Shkrimtari Ramiz Gjini në fjalën e tij  përshëndetëse, midis të tjerave tha: “…M’u bë shumë qejfi që këtu po njihem me  poetë, shkrimtarë, të cilët, fati na ka ndarë, sepse Amerika është shumë e  madhe, jetojmë larg njëri tjetrit. Gjatë kësaj kohe na u dha mundësia të  bisedojmë dhe të shkëmbejmë edhe libra… ” Ramiz Gjini gjithashtu, lexoi edhe  disa poezi nga poetja Elinda Marku. Poeti Mëhill Velaj, njëkohësisht edhe  kryetar i jurisë në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi punën e Kuvendit dhe  gjithë stafit të tij…
Unë, autori i këtij shkrimi, në fjalën time përshëndetëse, midis të  tjerave u shpreha: “Kjo sallë, me pjesëmarrjen e këtyre njerëzve të  mrekullueshëm që kanë ardhur me dëshirën e tyre me dashurinë për letërsinë, për  Kuvendin, me dashurinë dhe respektin që tregojmë ndaj njëri tjetrit, po më duket  e madhërishme. Është ajo dashuri që neve na mban gjallë, që e kërkojmë ndaj  njëri tjetrit… Dhe atë dashuri ne e gjejmë në vatrën e “shenjtë”KUVENDI në  Michigan dhe gjithë stafin që e drejton atë. Dashuri gjejmë në Komunitetin  Shqiptar në Michigan që di të shprehë dashuri, mikpritje, respektin për miqtë  bashkëkombas që shkojnë atje… Shfrytëzova rastin të recitoja poezinë  “DASHURISË” të poetit Ndoc Gjetja.
Zoti Kujtim Qafa: “… Programi i kësaj mbrëmjeje ka qenë shumë i  shkëlqyer, ka qenë në nivel, ka qenë një mbrëmje mjaft e gëzuar me muzkë, më  recitime, me këngë, me humor. Na keni dhënë një kënaqësi jo vetëm që keni  ardhur, por edhe me interpretimet, recitimet tuaja, do mbeten të paharuara. Unë  kam qenë pjesëtar i Kuvendit së bashku me Pjetër jakun dhe kam mendimin se duhet  ndihmuar; po bën një punë të shkëlqyer, jo vetëm me revistën Kuvendi, por edhe  me këtë aktivitet, siç është kjo natë që jemi mbledhur sonte.
Përshëndetën edhe Prof. Bahri Brisku, poeti Mensur Spahiu, dashamirësi  i artit, zoti Gjeto Ivezaj, Rakip Babqorri, Pal Rakaj, Kujtim Qafa, Paulin  Palushi, përfaqësues të Shoqatës KASTRATI, Shkëlqim Legisi,Valentin  Lumaj… Biznesmeni i njohur Gjeto Ivezaj përshëndetjen e tij e shoqëroi edhe  me disa fragmente poetike për Bajraktarin e Grudës, Smajl Martini si dhe Prek  Topalli me një krijim të posaçëm për Gjergj Fishtën. Poetët Elinda Marku dhe  Gjovalin Lumaj recituan poezi nga krijimtaria e tyre.
U lexua edhe përshëndetja e shkrimtarit Fatos Kongoli. Zëri i ëmbël dhe  melodioz, që unë e quajta kanarina e këngës shqiptare, këngëtarja e komunitetit  tonë në Michigan, Manjola Degaj-Tërshana, na befasoi, na emocionoi. E thjeshtë,  e çiltër, duke kënduar këngët me mikrofonin në dorë, ajo do të shkonte edhe  tavolinë më tavolinë… E shoqëruar në organo nga vëllai i saj, instrumentist  tepër i talentuar, Elvis Tërshana. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, kur  ata dy artistë motër e vëlla kanë të njëjtin gjak, gjakun e xhaxhait të tyre,  Artistit të Merituar Tonin Tërshana. E ku ka më bukur për ne, pjesëtarët e  Diasporës sonë të mbledhur në atë sallë nga vise e rrethe të ndryshme shqiptare  të duartrokasim, të këndojmë të gjithë së bashku si në korr këngët e ndryshme  shqiptare të interpretuar me mjeshtëri nga ata artista profesionista Manjola  Degaj-Tërshana, bilbili i diasporës dhe i mbarë shqiptarisë, i mirënjohuri Frank  Kola, instrumentisti Elvis Tërshana, që me muzikën e tyre na çojnë në qiellin e  7-të të kënaqësisë… Si mund të rish pa hyrë në botën e thellë muzikore, kur  Manjola, vetëm mos e kaptë mikrofonin me dorë, se e di vetë ajo pastaj se ku të  shtegëton me këngët nga krahinat e ndryshme shqiptare. E ç’mund të flas unë  më tepër në këto rreshta për aktorin, bilbilin zëmprehtë Fran Gjoka, kur më  shumë se unë, flet vetë zëri i mprehtë dhe melodioz i Franit, talenti i tij i  madh që ai ka për artin muzikor dhe atë interpretik. E ç’mund të shkruaj unë  më tepër në këto rreshta, kur e gjithë salla, magjepset, elektrizohet kur këta  dy zëra të fuqishëm bashkohen në duet, duke formuar zërin Dega-Kola. Kënga e  mirënjohur “Shqipëri o nëna ime” që nuk është vetëm malli që ne kemi për atdheun  tonë, por ajo këngë që kurrë nuk ka plakje, por që vetëm të rinon sa herë që e  dëgjon dhe që vetë rinohet nëpër vite, të rrënqeth trupin, na rrëmben të  gjithëve të hyjmë edhe ne mes tyre duke e kënduar së bashku të shoqëruar me  duartrokitje… Dhe atë këngë e kënduan mjeshtërisht këngëtarët  Degaj-Kola “Xhamadani vija vija” Është kjo një këngë tjetër që, jo vetëm të  emocionon sa herë e dëgjon, por pse jo edhe përlotesh. Janë lot malli, gëzimi,  emocioni, që na i dha dueti Dega-Kola me interpretimin e tyre të  shkëlqyer. Disi e vështirë ishte edhe puna e jurisë. Mes prurjeve të shumta  krijime letrare të gjinive të ndryshme, duhet të përzgjidhnim edhe nga tre çmime  në poezi, publiçistikë, prozë. Për këtë, kishim kohë që po punonim. Juria e  përbëra nga: Mëhill Velaj kryetar, Pierre-Pandeli Simsia anëtar dhe Manjola  Degaj anëtare, vendosi:
POEZI
Çmimi i  parë:                          Nexhip Ejupi
Çmimi At Gjergj Fishta:         Elinda Marku
Çmimi  Migjeni:                       Pal Rakaj
 PUBLICISTIKË
Çmimi i  parë:                         Frank Shkreli
Çmimi Faik  Konica:              Gëzim Basha
Çmimi Arshi  Pipa:                 Bahri Brisku
 PROZË
Çmimi i  parë:                        Alfons Grishaj
Çmimi Petro  Marko:           Albana  Lifschin
Çmimi Anton Pashku:         Pal  Ndrecaj
 Çmimet e Këshillit Botues:
Çmim të veçantë për shkrimin më të mirë me temën e 100 Vjetorit të  Pavarësisë, iu dha Rakip Babqorrit
Çmimin për librin më të mirë paraqitur dhe promovuar në Komunitetin  Shqiptar të Detroitit, ia dha Nusret Pllanës
Dom Ndue Gjergji, Famulltari i Kishës Zoja Pajtore e  Shqiptarëve i dhuroi botuesit të Kuvendit dhe anëtarëve të jurisë albumin “The  Mother of Charity” punuar nga Don Lush Gjergji dhe librin “Dom Prek Ndrevashaj”  nga Ndrek Ded Guri .
 Moderatorët e programit kishin menduar t’i jepnin një formë të  re aktivitetit. Ndue Gjeka me mikrofon në dorë duke kaluar  në çdo tavolinë, bëri që të pranishmit të thonin mendimin e tyre.
Dhe çdo përshëndetje, çdo mendim, kishte refrenin e  përbashkët: Vlerësim, respekt, mirënjohje Botuesit të Kuvendit, zotit Pjetër  Jaku dhe gjithë stafit të tij.
Në atë sallë të madhërishme që Kuvendi zhvilloi aktivitetin e tij të  përvitshëm, ne gëzuam, kënduam, vallëzuam shqiptarçe ashtu siç na ka hije. Ne  dëgjuam atje krijimtarinë letrare, interpretimin, fjalën e artë poetike  shqiptare.
Takimin regjistroi ACTV telekronisti, mjeshtri Paulin  Palushi.
 Koha e ndarjes me njëri tjetrin është gjithmonë prekëse dhe  emoionante. Ndërsa takohemi, përqafohemi me miqtë, shokët, me ata bashkatdhetarë  të nderuar të atij komuniteti “Faleminderit! J’u lumshin këmbët që na erdhët në  Michigan, na gëzuat…! J’u faleminderit motra dhe vëllezër të nderuar! J’u  faleminderit për mikpritjen vëllazërore që na ofroni. J’u presim edhe ne në New  York…!” me mendjen time përsëris të njëjtën shprehje: U jemi shumë borxhlinj  këtyre njerëzve të mirë e mikpritësa… Do mundemi vallë ndonjëherë t’ua  shpërblejmë atë, që ata bëjnë për ne, për mbarë bashkatdhetarët, për Letërsinë  Shqiptare…! J’u FALEMINDERIT.
Dita e hënë në mëngjes përsëri u gdhi e argjendtë; mjegulla e  kishte mbuluar përsëri Michiganin. Në hotel vjen Elinda për të na takuar. Pas  pak, vjen edhe mjeshtri Paulin Palushi, ku të gjithë së bashku me makinën e tij  nisemi drejt aeroportit DTW për t’u kthyer përsëri në New York. Largësia nga  hoteli në aeroport nuk ndihet fare, përderisa udhëton me një artist të humorit  siç është Paulini.
 Faleminderit organizatorë të nderuar, Ju, që na mblidhni çdo  vit në Michigan për të festuar Ditët e Letërsisë Shqipe, për t’u  gëzuar…
Faleminderit të gjithë ju, miq të nderuar bashkatdhetarë që  jetoni atje, në Michigan; Ju, që na prisni me ngrohtësi, që na dhuroni  dashuri…
Kështu u mbledhshim përherë me njëri tjetrin jo vetëm në  Michigan, por edhe në New York edhe në Connecticut, edhe në Chicago, edhe  në…
Gëzuar dhe për shumë vjetë të  tjera Festën e Madhe e të Lavdishme 100 Vjetorin e Shpalljes së pavarësisë së  Shqipërisë
 Shënim:
Botuesi dhe Editori i Revistës “Kuvendi” u kujtuan të pranishmëve se juria ka porosi të veçantë për të mos i vlerësuar me  çmime stafin e ngushtë të kësaj reviste.
Unë autori i këtij shkrimi, duke qenë për të disatën herë  anëtar jurie në atë aktivitet, edhe pse e njëjta porosi ka qenë edhe në vitet e  kaluara, këtë herë e “theva” porosinë. Insistova në pavarësinë e punës sonë në  vlerësimin e krijimeve letrare në dhënien e çmimeve. Madje u spjegova të  pranishmëve që stafi i Revistës Kuvendi, jo vetëm që nuk ndërhyn në punën e  jurisë, por nuk ka fare dijeni se çfarë vendimi merr juria në dhënien e  çmimeve.
Në punën tonë si juri, ne kemi vlerësuar krijimtarinë letrare  të çdo krijuesi, pa patur parasysh emrin dhe funksionin që ata luajnë në jetën  dhe aktivitetin e komunitetit.
Ky spjegimi im u duartrokit nga të pranishmit, që do të thotë  se pranohet dhe se vlerësimi ishte i drejtë.

Filed Under: Kulture, Reportazh Tagged With: Ditet e Letersise, ne Michigan, Pandeli Simsia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5691
  • 5692
  • 5693
  • 5694
  • 5695
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT