Nje numer special do te botoje gazeta prestiogjioze DAILY NEWS per 100 vjetorine pavaresise se Shqiperse. Histori shqiptare, Urime et shqiptaro-Amerikaneve, paraqitje et bizneseve shqiptare, urime te Shoqatave 100 vjecare, me e vjetra e Boten Shqiptare, me Vatren ne krye etj. Shqiptare te NY me rrethina merreni Gazeten, ku per here et pare futen ne dhjetera faqe histori dhe suksese te bizneseve shqiptare…Mos harroni me 28 Nentor, Daily News ka botim special per Kombin tone…
DARKA E VATRËS-POROSI SHTESË
Komisioni i organizimit të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga Vatra, Bashkësia shqiptare dhe Shërbimi Diplomatik Shqiptar në NY, njofton se biletat kanë përfunduar se shituri.Të interesuarit janë të lutur që për bileta shtesë të njoftojnë deri të premten në mbrëmje….
**** Darka organizohet me 25 Nëntor, ora 6 e 30, në MAESTRO’S, nga Federata Panshqiptare e Amerikës së bashku me Bashkësinë shqiptare dhe Shërbimet Diplomatike Shqiptare në USA. Argëtojnë: Grupi i Merita Halilit e Raif Hysenit & KINO si dhe këngëtarë të tjerë të komunitetit. I ftuar special këngëtari i ri i talentuar: BLEDAR MAQELLARA & JOHN DAUTI Bileta Hyrëse: $ 80 Fëmijët $ 40 Kontaktoni për biletat në këta telefona: 718.365.99-00 , ose 718- 365-69-30 ose 917-254-61-03 Për të paguar në on line, i telefononi Danny-t në : 212- 960-897 Të ftuar në mbrëmje: Personalitete amerikane dhe shqiptare ADRESA MAESTRO’S 1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462 Tel: 718-792-8844
NJE PERFAQESUES I FAMILJES OROSHI FITON NE GJERMANI
Nue Oroshi fiton kandidaturën brënda CDU-së në Kiel të Gjermanisë për Deputet në Asamblenë Komunale/
Nga Avni.I.Bilalli/
Kieli është kryeqytet i Republikës së Schlesvig Holshtajnit, dhe ka gjithësejtë 242 mijë banorë. Si në çdo pjesë të Gjermanisë, edhe në këtë qytet ka disa dekada që jetojnë e punojnë shqiptarë, të cilët përkundër punëve të përditshme që kryejnë ata janë shumë aktivë edhe në jetën organizative ku shquhen për organizime jo vetëm në nivel lokal, por nga ky qytet kan dalë edhe shumë ide e koncepte që janë shtrirë dhe kanë gjetur vend në fushën gjithëkombëtare shqiptare.
Komuniteti shqiptar i këtij qyteti, të enjtën me 15 Nëntor 2012, pati një gëzim dhe sukses jashtëzakonisht të madh. Falë përkrahjes së këtij komuniteti historiani, publicisti e politikani Z Nue Oroshi arriti të fitoi ndaj kundërkandidatit Dirk Schrödter, dhe që nga kjo ditë Nue Oroshi është kandidat për deputet në zonën zgjedhore 10 në Metenhof, nga gjithësejtë 25 zona sa i ka qyteti i Kielit. Ky qytet në përbërjen e tij ka gjithësejtë 58 deputetë në Asamblenë e Qytetit, ndërsa CDU është forcë e dytë politike me gjithësejtë 17 deputë. Në një prononcim për media që ia morëm zotit Oroshi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes ku edhe e fitoi nominimin brënda CDU-së, ai tha se : “ Ky sukses nuk është sukses vetëm i imi personal por është sukses i mbarë komunitetit shqiptar që jeton e punon në Republikën e Shlesvig Holshtajnit, ngase ata e kanë kuptuar se pa angazhim sukseset nuk vijnë vetvetiu, andaj unë shfrytëzoi rastin t’i ftoj të gjithë të rinjët dhe të rejat që të inkuadrohen edhe në jetën politike dhe ta afirmojmë kulturën tonë të çmuar, sepse kemi kapacitete dhe aftësi intelektuale. Kështu që edhe integrimin në të gjitha sferatë e jetës e bëjmë më të leht “.
Më tutje ai vazhdoi : “ kjo fitore është një dhuratë e madhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, dhe unë personalisht do të shërbej si urë lidhëse në mes politikës gjermane dhe asaj shqiptare, e, që në të ardhmën të kemi më shumë bashkëpunime të ndërsjella në mes qyteteve gjermane si dhe qyteteve shqiptare në përgjithësi, e sidomos do të mundohem që t’i kordinoj politikat lokale që në të ardhmen shumë politikanë lokalë të kenë kontakte me kolegët e tyre në Gjermani dhe ta mësojnë sistemin e qeverisjes gjermane.
Mbetëm me shpresë, thotë Oroshi, se këtë rrugë në të ardhmen ta ndjekin edhe shumë shqiptarë anë e kënd Gjermanisë që të hynë në jetën politike gjermane, sepse këtu në Gjermani politika bëhët nga baza, dhe në këtë mënyrë kemi mundësi që ta ndihmojmë komunitetin shqiptar këtu në Gjermani në shumë sfera të ndryshme të jetës, si dhe t’i vendosim kontaktet edhe më qytetet shqiptare që të ndimohen në shumë aspekte, qoftë përmes projekteve të ndryshme financiare qoftë edhe avansimet dhe ngritjen e kuadrove të reja politike etj. Kështuqë mbesim me shpresë së 26 Maji 2013 ditë ku do të mbahen zgjedhjet në Kiel të Gjermanisë, të jetë një ditë gëzimi dhe feste për gjithë shqiptarët që jetojnë, punojnë e veprojnë në këtë qytet, dhe, që nga kjo ditë shqiptarët të kenë kadidatin e tyre në organin më të lartë politik të qytetit të Kielit “.
SHKOLLA SHQIPE NE BROOKLYN FESTOI 100 VJETORIN E PAVARESISE
Nga Keze Kozeta Zylo/
Dita e shumëpritur për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë erdhi me plot frymëzim dhe dashuri nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe në Staten Island dhe Brooklyn. Të festosh 100 Vjetorin e Pavarësisë është një privilegj për të gjithë shqiptarët, është nder, respekt, por dhe detyrë për ata Burra të Kombit që derdhën gjak dhe që na dhanë Pavarësinë nga zgjedha otomane turke. Eshtë detyrë e Shkollës që historinë dhe kulturën e Kombit tonë t’jua transmetojmë brezave këtu në Diasporë, ndryshe do të ndodhë asimilimi që do të jetë një tragjedi që s’do të falet kurrë.
Qindra shqiptarë u mblodhën së bashku me një entuziazëm të papërshkruar për të kremtuar 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nxënësit e Shkollës Shqipe së bashku me një grup artistësh nën udhëheqjen e Prof.Petrika Melos dhe sopranos së shquar znj.Lindita Mezin Lole kishin muaj që po bënin përgatitjet për ta pritur këtë festë të shenjtë me madhështi. Nxënësit të shoqëruar nga prindërit, Përfaqsues organizatash, media vinin grupe grupe dhe uronin njeri tjetrin: Gëzuar, Gëzuar 100 Vjetori i Pavarësisë. Koncerti filloi në orën e caktuar, ku flamurmbajtësit shqiptar dhe amerikan parakaluan pranë sallës dhe u ngjitën në skenë. Prezantuesit e programit tenori Bledar Maqellara, një djalë i talentuar që premton shumë në të ardhmen dhe studentja simpatike zonjusha Suada Hasa përshëndetën gjithë pjesëmarrësit dhe iu uruan atyre mirëseardhjen në këtë ditë të shenjtë. TV Alba Life vazhdoi spikerja ka nderin dhe krenarinë se siç e tha dhe konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë z.Dritan Mishto hapi festimin e 100 vjetorit të Pavarësise në Diasporë në koncertin e madh që u bë në shkurt në Manhattan në bashkëpunim me një grup artistësh dhe sot po e kurorëzon me një program të pasur artistik realizuar nga nxënësit e Shkollës dhe artistët.
Programi filloi me interpretimin e dy Hymneve Shqiptare dhe Amerikane kënduar nga znj.Lindita Mezini Lole dhe kori i Shkolles Shqipe. Artistja Lole, nxënësit dhe gjithë salla këndonin si në një kor të vetëm Rreth Flamurit të përbashkuar/ për një dëshirë e një qëllim/ të gjithë atje duke u bashkuar/ të japim jetën për shpëtim.
Më vonë në skenë është ngjitur nxënësja e shkollës shqipe artistja e ardhshme e diasporës, Kristina Melo e cila ka intepretuar poezinë: “Edhe unë si Marigoja”. Ajo premtoi se dhe unë do të qëndisë Flamurin për bashkimin e Kombit, që u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga të pranishmit
Nxënësit kënduan së bashku Hymnin e Shkollës Shqipe të intepretuar mjeshtërisht nga sopranoja Lindita Lole Mezini. Vargjet si: Mezi presim Shkollën Shqipe/ qëtë flasim dhe tëmësojmë/ me shkronjat e Alfabetit/ si Engjëjt Kombin e Mbrojmë, preku zemrat e malluara të shqiptarëve në mërgim.
Flautistja Makbela Ademovi plot delikatesë interpretoi “Skercino” nga Kujtim Laro. Melodia e sjellë nëpërmjet flautit ishte një Komunikim i ngrohtë dhe shumë mbresëlënës.
Me shumë dashuri u mirëprit dhe grupi i fëmijëve drejtuar nga artistja e palodhur dhe plot vitalitet Pranvera Çobo, të cilët interpretuan këngën “O sot o kurrë”. Kostumet popullore të fëmijëve, serioziteti me të cilën ata u paraqitën në skenë ishte një sukses i plotë. Ata morën duartrokitje të zjarrta nga salla po ashtu dhe me këngën ” O këngët e vendit tim”. Ishte një këngë që ngacmoi kujtesën e shumë pjesëmarrësve të cilët e shoqëruan gjithë kohën këtë melodi kaq popullore.
E veçantë ishte dhe kënga “Zëri i vendlindjes” me tekst të Pozaet Qoses dhe muzik të Skënder Lumshit kënduar aq bukur nga studentja Kejda Osmani e cila ka fituar vendin e parë në festivalin e fëmijëve të Gramshit.
Prezantuesja e programit ka ftuar në skenë nxënësen e talentuar, që premton për një të ardhme të shkëlqyer në art dhe më gjerë, Dea Bejlerin e cila ka intepretuar “Naganti i Isa Boletinit” shkruar nga poeti i Kombit Agim Shehu.
Tenori Bledar Maqellara interpretoi mjeshtërisht “Për ty Atdhe” këngë aq e njohur dhe e dashur për shqiptarët. Zëri i Maqellarës buçiti në sallë dhe e pushtoi atë me duartrokitje të stuhishme, pranë nesh dukej sikur frymonte Tenori i jashtëzakonshëm Mentor Xhemali.
Emocione të papërshkrueshme e kanë pushtuar sallën kur në skenë u ngjitën aktori i mirënjohur nga Kosova z.Shaban Lajci në rolin me veshjen e Babait te Kombit Ismail Qemalit. Interpretimi dhe zëri burrëror i tyre i sollën sallës Vlorën dhe burrat e shquar
të Kombit. Aktori Agim Rugova në rolin e Luigj Gurakuqit lexoi Deklaratën e Pavarësisë, ndërsa Tom Gjergji ishte në rolin e Isa Boletinit me skenë nga Pavarësia e vitit 1912.
Pranë tyre ndodhej Marigoja vajza që qëndisi Flamurin Kombëtar, ku Ismail Qemali i tha se do të kujtohej sa herë do të ngrihej dhe festohej Dita e Flamurit.
Ardhja e tyre shoqërohej nga kënga e njohur labe me fjalët:
Cili je ti more burrë/ Që na vjen nga Shqiperia/ Unë jam ‘Smail Qemali/ Dua vatanet e mia/ Do t’i marr se s’është punë/ Është e jona Shqipëria
Pas kësaj kënge në skenë janë dëgjuar tingujt e pianos me këngën “Albanian Dance” interpretuar profesionalisht nga artisti Margin Bajrami dhe kompozuar po prej tij.
Programi përmbante dhe “Ode to Joy” të Bethovenit dhe këngën aq të dashur dhe popullore “O moj e bukura Arbëri” inerpretuar nga znj.Mezini Lole shoqëruar nga Bejleri dhe Melo së bashku me korin e shkollës Shqipe.
Bledar Maqellara ka prezantuar Dr.Valbona Zylo Watkins për të përshëndetur në emër të Bordit të shkollës të gjithë të pranishmit. Dr.Zylo Watkins tha se ne përulemi me respekt përpara veprës së patriotëve të shquar që ngritën Flamurin në Vlorë. Eshtë detyra jonë që këtë Flamur ta ngrejmë përjetësisht së bashku me brezat që do tëvijnë. Si gjeneratë e re premtojmë se do ta mbajmë gjallë Gjuhën Shqipe dhe kulturën tonë kombëtare.
Më vonë Maqellara ka ftuar në skenë përsëri sopranon Lole e cila në 100 vjetorin e Pavarësisëu u frymëzua për të sjellë këngën e re patriotike “Atdheu im”, kompozuar nga
prof.Petrika Melo me tekst nga K.Zylo.
Vargjet Atdheu im përmes palëve të Flamurit, apo Ismail Vlora ne në qiell të lartësojmë, ngriti peshë zemrat e artdashësve të cilët shumë prej tyre valëvisnin Flamurin kuq e zi. Prof.Petrika Melo dukej sikur vallëzonte në tastierë mjeshtërisht për kompozimin e tij me aq vlera për përçimin e mesazhit të bashikimit të të gjitha trojeve shqiptare së bashku me Diasporën që qëndron si krah shqiponje… Znj. Mezini Lole jo vetëm që ka një zë të magjishëm, por në sytë e saj blu ka dritë, dritë për Kombin. Më duhet të them sa ajo vjen nga familja e Mezinëve të Vlorës, atje ku jane bërë mbledhjet e para për Pavarësinë e Shqipërisë …Artistja Lole magjepsi artdashësit e shumtë me zërin e saj dhe i ftoi të gjithë të çoheshin në këmbë për të kënduar këngën “Për Mëmëdhenë”.
Në fund nxënëset e shkëlqyera Balidemaj dhe Çobaj iu kanë dhuruar buqeta me lule të freskëta artisteve të skenës.
Në këtë aktivitet ka përshëndetur dhe diplomati i Republikës së Kosovës në New York z.Fatmir Zajmi i cli iu uroi të gjithë Gëzuar festën dhe falënderoi organizatorët, artistët, nxënësit, mësuesit për këtë punë kaq të përkushtuar që po bëjnë me brezat e ardhshëm.
Ndërkohë Z.Qemal Zylo themeluesi i shkollave shqipe dhe Tv Alba Life falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, mësuesit, prindërit, nxënësit e dashur, Drejtorin e programit Alba Life, z.Amir Suka, kameramanin z.Ilir Ago, TV Kultura Shqiptare me z.Adem Belliu, Studion Pali, si dhe përfaqsuesit e shoqatave si Ana e Malit me z.Naser Cobo, Forumin për Demokraci me z.Grid Rroji, Dr. Ilir Hysa, Shoqatën Devolli me z.Neritan Bejleri, Rrënjët shqiptare, shoqatën Dibra me z.Dritan Gashi, Osman Greva, shoqatën Çamëria me z.Sali Bollati, Shoqёrinё Kulturore Artistike “Bashkimi Kombёtar”, Ansamblin Rugova, shoqatën “Zëri i Gruas” etj…
Në fund pjesëmarrësit e shumtë bënin foto me njeri tjetrin, takoheshin me emocion dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për këtë aktivitet madhështor ne nderim të 100 Vjetorit të Pavarësisë.
17 Nëntor, 2012
Brooklyn, New York
FESTIME MADHESHTORE PER 100 VJETORIN GA SHQIPETARET E AMERIKES
SHBA: Kudo manifestime madhështore me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë/
Nga BEQIR SINA, New York/
Interesim i madh i shqiptarëve të Amerikës për të festuar të përbashkuar 100 Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë së Shtetit Shqipëtarë në Vlorë më 28 Nëntorë 1912
NEW YORK : Duke iu rikthyer historisë bashkësia shqiptare në Amerikë këtë 100 – Vjetorë të Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë, kudo në qëndrat më të populluara me shqiptarë në Amerikë, këtë ditë të shejtë – 28 Nandori – 1912-, është përgatitur për t’a shënuar me një madhështi të pashoqe.
Në Amerikë ka ditë që kan filluar përgatitjet e medha – ato i sheh me një interesim të jashtëzakonshëm kudo në klubet shqiptare, shoqatat dhe organizatat shqiptare në Amerikë. Kudo dhe për çdo ditë në vigjilje të festës ka lajme se janë mbajtur aktivitete në nderë të këtij 100 vjetori.
Të cilat janë paraparë të kulmojnë në 28 Nëntorë në zemër të Nju Jorkut – me ngritjen e flamurit dhe një koncert të madh festivë në qendër të qytetit sheshin e famshëm Times Square. Si dhe me veshjen vetëm kuq e zi të çdo rruge dhe sheshi , shtëpie apo biznesi , veture apo klase ku jetotojnë e punojnë shqiptarët e Amerikës.
Një delegacion i gjerë nga shqiptarët e Amerikës, 100 patriot, atdhetar dhe veprimtarë të dalluar të bashkësisë shqiptare në Amerikë, niset këto ditë, për të marrë pjesë si një qind vjet më parë në Vlorë, i ftuar nga qeveria shqiptare, dhe personalisht Kryeministri Berisha, në festimet madhështore që do të organizohen në Shqipëri.
Ata janë gati të shkojnë si 100 vjetë parë, kur u ngritë në Vlorë – flamuri dhe nga shoqata PanShqiptare e Amerikës VATRA, që u themelua gjashtë muaj më parë se të Shpalljes Pavarësia e Shqipërisë, dhe dha sinjalin e saj të parë se Pavarësia e Shtetit Shqiptarë po vinte-
Përkujtimi i ngritjes së Flamurit Kuq e Zi me shkabën dy krenare, në Vlorën historike,me dinjitet e krenari të lart kombëtare, do të festohen edhe në Toronto – Kanada – Bashkëatdhetarët tanë atje shoqatat, organizatat dhe grupe të tjera kanë përgatitur një koncert të madh festivë me disa nga këngëtarët, aktorët, dhe personalitetet më të shquara nga komuniteti dhe nga vendlindja.
Gazetat e komunitetit Illyria, Bota Sot, dhe Dielli janë duke u përgatitur për daljen me numra special kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Njëhereshit, masat janë marrë edhe për ngritjen e flamurit shqiptarë në shtizën e Bashkisë së Torontos si në New York, dhe në Boston – Uster Massachusetts në Stamford dhe Waterbury të Connecticut, dhe qytetet e tjera në SHBA. Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Kumbonën e saj sipas traditës bënë ngritjen e flamurit kuq e zi dhe do të mbaj meshën e Pavarësisë. Sikurse, edhe Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore dhe Shën Palit, në Michigan do të mbajë meshë të veçantë me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Edhe Teqeja Bektashiane dhe Xhamitë do të kenë veprimtari me rastin e Pavarësisë.
Padyshim, që kulmi i këtyre festimeve mendohet se do të jetë kryeqendra e re shqiptarëve të Amerikës, Tre- Shtetshi, New Yorku, New Jersey, Connecticut – zona ku mendohet se jetojnë rreth 150 mijë shqiptarë.
Në Boston dhe Uster Massachusetts në Stamford dhe Waterbury të Connecticut do të ketë darka, koncerte dhe pjesë teatrale si dhe do të bëhet ngritja e Flamurit Kuq e Zi me shkabën dy krenare në majën e shtizës së bashkisive të këtyre qyteteve.
Në New York, “kryeqyteti” i Shqiptarëve të Amerikës, shqiptarët do të jenë të përbashkuar nga të gjitha trojet, Shqipëria, Kosova, Kraja Ulqini, Plavë – Gucia, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova e Gostivari, Struga, Kumanova e Dibra, Preveza, Filati – Çamëria, të përbashkuar rreth shoqatave dhe organizatatve të tyre do të festojnë në mënyrën më madhështore. Në çdo shoqat, organizat dhe grupe shqiptarësh ka një interesim të jashtëzakonshëm në mesin e shqiptarëve këtu. Kudo ndihet atmosfera e festës së 100 vjetorit të Shtetit Shqiptarë i lirë, sovranë dhe i pavarur.
Në kryeqendrën e festimeve madhështore për 100 – Vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë, Federata PanShqiptare Vatra, e cila ishte e para që 100 vjet më parë solli lajmin e Pavarësisë në Amerikë, bëri thirrje që të festojmë të përbashkuar dhe i kujtojë edhe një herë Bashkësisë shqiptare se me 25 Nëntor, ora 7:00 e mbrëmjes, në lokalin e njohur në Bronx – New York, “Maestro”s”.
Federata Panshqiptare e Amerikës së bashku me Bashkësinë shqiptare dhe Shërbimet Diplomatike Shqiptare(Kosovë e Shqipëri) në SHBA, festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë. (Argëtojnë: Grupi i mjeshtërve të muzikës popullore shqiptare bilbili i këngës së “Shqipërisë së Mesme ” Merita Halilit me frizamonicistin e mrekullueshem Raif Hysenit si dhe këngëtarë të tjerë të komunitetit. – I ftuar special është këngëtari i ri i talentuar: Bledar Maqellara dhe Haxhi Dauti i cili ka bërë dy këngë enkas për këtë 100 vjetor një për Pavarësinë e Shqipërisë dhe një për Vatrën.
Anëtari i Asamblesë së New Yorkut, bashkëatdhetari ynë Mark Gjonaj i dalluar si veprimtarë dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më të madhe të emigrantëve shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare, e dyta ose e treta për nga numëri në shetin e New Yorkut, për 28 Nëntorin Ditën e Flamurit tonë Kombëtarë,, me shpenzimet e tij e zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me dy milion banorë.
Në Michigan – Detroit, duket se çdo gjë do të kulmojë në ““The Imperial House” me pronarë shqiptarë zotin Ndue Ftoni, i cili ka deklaruar se :” Me shume se 1000 vetë janë pjesmarresit që do të festojnë me 28 nentor 2012 ,ditën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarsise Kombetare dhe krijimit të shtetit tonë- në lokalin e tij ku gjithëka do të jetë gratis- falas”.
Ky lajm bëhet i ditur nëpërmjet dekleratave të pronarit të saj Ndue Ftoni dhe stafit organizativ të festes ku thuhet se se hyrja e më shumë se 1000 vetëve do të jete falas – ushqimi dhe vera në tavolinat e pjesmarrësve do të jetë falas po nga pronari Ndue Ftoni, shkruajn mediat shqiptare nga Detroiti.
Sipas tyre në këtë “dasmë” të madhe shqiptare do të kete fjalime të rastit si dhe do të marrin pjesë, përfaqesues nga shteti i Michiganit,drejtues te qyetit ku ka veprimtarinë e tij “The Imperial House” dhe biznesi i Ndue Ftonit.Grupe me kengetarë dhe valletar,të ftuar nga Shqiperia do të krijojnë një atmosferë festive” shkruajn protalet shqiptare nga Michagani.
Por, në Michigan nga pamundësia për të mbledhur të gjithë shqiptarët bashkë ngaqë ka një interesim të jashtëzakonëshëm në këtë komunitet ashtu si dhe në vëndbanimet e tjera me shqiptarë në Amerikë, shoqatat, organizatat dhe grupe të tjera do të organizojnë manifestime të mëdha në kudarin e 100 Vejtorit të Shtetit Shqiptarë, me koncerte, fjalime dhe darka argëtuese.
Në Atlanta të Gjorgjisë, Grinsboro të Karolinës së Veriut dhe Roanoke të Virxhinisë, Bashkësitë shqiptaro-amerikanë të këtyre tri shteteve Ditën Pavarësisë dhe të Flamurit tonë kombëtar, do t’a shënojnë përmes manifestimeve kulturore artisitke, që do të organizohen me këtë rast.
100 Vjet Pavarësi është titulluar manifestimi i madh me shqiptaret që do të mbahet në Madison Wisconsin- Kremtimi i 100 Vjetorit të pavarësisë!!!! Kryesia e komunitetit shqiptaro amerikan për Madison, Wisconsin do të organizoje manifestimin madhështor, thonëtë ky komunitet shqiptarësh.
100 Vjet Pavarësi edhe në Florida me muzikë nga Shqipëria dhe Kosova e të gjitha trevat shqiptare.
Darke Festive për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Massachusetts organizon edhe Shoqata shqiptaro-amerikane e Masaçusetsit “Besa”, e cila ka ftuar në festimin e madh të 100 vjetorit të Pavarësisë të gjithë shqiptarët.
Mbremje Madheshtore per 100 Vjetorin e Pavarsise edhe në shtetin e New Jerseyit – nga Fondi
i Përbashkët Shqiptarë i Patersonit – Xhamia dhe shoqatat dhe organizatat e tjera tjer atje të gjitha janë bërë gati për koncertin madheshtor me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për komunitetin shqiptarë, në shtetin e New Jersey-it.
Festa madhështore ka mbrritur edhe në Los Angelos të Kalifornnisë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë thuhet në një njoftim të këtij komuniteti. Komuniteti shqiptarë ka “hapur” dyert e festës edhe për shqiptarët atje.
Festa e Flamurit 100 vjet Pavarësi do të kremtohet edhe në Pennsylvania – Festojm 100 vjetorin e pavarësise të Kombit shqiptare, në Restorantin King’s Caterers të dielën në 25 Nëntorë nga ora 5pm deri në 11pm thuhet në një njoftim të tyre.
Mbremje e Madhe Shqipetare në Tennessee e kan quajtur manfestimin e tyre komuniteti shqiptarë në Nashville ku njëjta madhështi mbizotronë edhe në të gjitha mjediset shqiptare në Illinoi shtetin fqinjë .Organizatorët atje kanë disa festime të përbashkëta në baza shoqatash, organizatash dhe grupeve të ndryshme në komunitet, Ndërkohë që njëri prej festime të shumta mbahet në nder të 100 vjetorit të pavarësis së Shqipëris në Marriott hotel me orkester dhe kengetar Shqipetar nga Chicago
Kremtim i 28 Nëntorit- 100 vjet Shtet Shqiptar, pritet me gëzim të madh edhe në North dhe South Carolina, Washington, Dallas – Texas, Feniks – Arizona, dhe deri në Alaskën e largët – ku ka njoftime se grupe shqiptarësh kan lajmëruar se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërise do të organizoin një manifestëim madhështor dhe që do të mbahet mend gjatë, në Alaskën e largët dhe ku jeton një komunitet i vogël shqiptarësh kryesisht i ardhur nga Dibra e Madhe.
E njëjta atmosfer festive ndihet në çdo mjedis në mesin e shqiptarëve në New York, Çikago, Nju Jersi, Miçingan, Florida, Arizona, Teksas, Kaliforni, Karolina e Jugut dhe e Veriut, Uashington , Pensillvenia e Kenektiket, ku janë më të përqendruar shqiptarët.
Shqiptarët, në New York, sipas forumeve elektronike, po kërkojnë nga komuniteti që të ndriçojnë në ngjyrë të kuqe, njërën prej ndërtesave më të lartë në qytet – gradacilen – Empire State Building e cila është një 102-katëshe – rrokaqielli vendosur në Manhattan Midtown, New York City, në kryqëzimin e Fifth Avenue dhe West 34 Rruga dhe është simbol i ngjarjve të veçanta në qytet.
Të gjithë janë bashkuar dhe do t’a festojnë këtë festë të bashkimit me moton: Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, vazhdim i natyrshëm i Bashkimit tonë Kombëtarë, ëndrrës së kahëmotshme të të gjithë shqiptarëve – deri në bashkimin me të gjitha trojet tona Etnike.
Bashkëpatriotët, tanë ku nuk munguan edhe delegatët nga Shqiptarët e Amerikës 100 – Vjet më parë më – 28 Nëntor 1912 -, në qytetin e vjetër të Vlorës, kur ngritën Flamurin kombëtar kuq e zi, thonë se këtë 100 Vjetor me mënyrën e të festuarit, në bazë grupesh të ndryshme, klubesh, shoqatash, organizatash, dhe shoqërive, do ti japin të kësaj feste kombëtare, e cila mbahet si një arritje e madhe në bashkësinë shqiptare në Amerikë, një madhështi të pa parë ndonjëherë në historinë e shqiptarëve të Amerikës.
Kudo kësaj feste është duke iu kushtuar një rëndësi e madhe, dhe intersim i jashtëzakonëshëm e cila padyshim është e vetmja festë kombëtare, që i bashkon shqiptarët ngado, pa dallime fetare, krahinore apo ideologjike, e partiake. Dita e Pavarësisë, në bashksinë shqiptare në Amerikë, shënohet në mbarë vendbanimet shiptare, me darka solemne, koncerte festive, mafistime të ndryshme festive dhe me aktivitete të tjera.