• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dita e Alfabetit, e bashkimit të një populli

November 15, 2019 by dgreca

-Në Kongresin e Manastirit u jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevës, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare/

-Qeveria jonë e ardhshme do të punojë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë do ta bëjë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë/

Shkruan: Albin Kurti/

Në mëngjesin e 14 nëntorit të vitit 1908 Kongresi i Manastirit, apo siç e njohim Kongresi i Alfabetit, filloi punimet për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ashtu siç ishte vendi, pra në qytetin e Manastirit, qendrën më të madhe shqiptare të asaj kohe, ashtu u njoh rëndësia e këtij Kongresi, si konferencë akademike e mbarë dijetarëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Për 8 ditë radhazi, nga 14 nëntori e deri me 22 nëntor 1908, u mbajtën punimet e këtij Kongresi. Deri në atë kohë shqipja jonë shkruhej në disa alfabete, gjashtë a më shumë, duke mos përmendur dhe nënvariantet. Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e unitetit shqiptar. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevës, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare. Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte Dita e Alfabetit.

Kongresi u zhvillua pranë shoqërisë “Bashkimi”, në shtëpinë e Fehim Zavalanit. I njohur si një nga kuvendet më të rëndësishëm kombëtar e politik, ky Kongres mblodhi 150 delegatë nga mbarë shqiptaria. Të gjithë figura të shquara në jetën kulturore e politike të fillim shekullit XX. Me Kryetar të Kongresit Mit’hat Frashërin, i biri i Abdyl Frashërit, Kryetar të Komisionit Gjergj Fishtën, me figurat e tjera të shquara Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi u ngrit një hap më lart kultura e historia kombëtare shqiptare, pas Lidhjes së Prizrenit.

Kumti i Kongresit të Manastirit duhet të bëjë e do të bëjë jehonë edhe sot. Bashkimi politik e ndërveprimi mes shqiptarëve është mëse i nevojshëm. Para se të merremi me takime e samite të nxituara, duhet të pararendim në synimin e rilindësave tanë, qetësisht e mirë analizuar. Pikënisje le të jetë qyteti i Manastirit, shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një konsullatë funksionale e me një administratë ku mund të drejtohen, e jo vetëm emërim të një konsulli pa adresë. Nëse Kongresi i Manastirit krijoi kushtet për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim kombëtar, synimi i sotëm duhet t’i përafrohet asaj kohe. Qeveria jonë e ardhshme do të punojë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë do ta bëjë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin mund t’i shtyjmë përpara interesat tona kombëtare për shtetndërtim e progress.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albin Kurti-Dita e Alfabetit-Bashkimi i kombit

Opozita presidenciale dhe opozita nga Ura Vajgurore

November 15, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

A është sot Ilir Meta opozitari real për shiptarët? Sigurisht që po, është naivitet të mendosh për tjetër kënd. Me gjithë firot e përfoljeve mbi pasurinë, mbi korrupsionin, etj., sidomos kur ke përballë Edi Ramën, sidomos kur Edi Rama i cilëson të gjithë si të korruptuar, të gjithë pa përjashtim. Vetëm ai nuk ka vjedhur dhe nuk vjedh megjithëse ka në pushtet nga 1998-ta dhe se ka deklaruar publikisht se, paratë e tia nuk ka birë kurve që të gjej. Dhe se të gjithë nuk e duan reformën në drejtësi për arsye se shumë shpejtë do jenë kontingjent në bankën e të akuzuarve etj., të gjithë janë mender mutër, me përjashtim të Ramës. Vetëm ai e do reformën në drejtësi dhe se vetëm ai po punon për atë, është i drejtë, i pastër, nuk ka asnjë lidhje me gjithë ato përgjime, megjithëse përmes një video përgjigjimi dogji qeverinë e Sali Berishës më 21 janar dhe ata që akuzoi i bëri kryetarë etj. Vetëm ky është i pastër si qelqi, çfarë nuk tha e noterizoi për të mbrojtur kandadit e Shkodrës dhe atë Vorës, i bëri kryetarë. Por fajin e kanë ata ama jo, ky. Ky nuk ka asnjë përgjegjësi përse ata janë kontingjent krimi? Rama është i vetmi që do reformën në drejtësi megjithatë nuk e ka problem të emërojë drejtues të lartë përmes një vule noteriale. Një indicje që do mbahet mend si puna e atyre kutive në Dushkun e Lushnjes që prodhuan 13 deputetë brenda orës. Të gjithë janë armiq të shqiptarëve përveç Ramës. Të gjithë janë të lajthitur, skicofrena, mashtrues, kaçakë, përveç Ramës. Dhe nuk e di se mund ta quaj a mund ta konsideroj më opozitar përshembull Lulzim Bashën në raport me Metën, asesi jo. Të paktën Meta e cilësoi mungesën e një doze populiste në vendimamrrje, theksoi se partitë e mëdha janë pjesë e kulisave për minimizimin e vendimmarrjes që domethënë në të ardhmen të kemi një Ramistë por me fytyrën e Bashës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ulja për reformën zgjedhore me Damo tërmetin. Nuk e kuptoj arsyen përse i demonstruan shqiptarëve video përgjimet mbi vjedhjen e votave? Vetëm për të ulur Damon në tavolinë? Eshtë absurd opozitar, është amulli që nesër i ul më keq përqindjet e votave. Dhe me që jemi tek presidentit,  funksionit të tij kushtetues nuk i mjafton një deklaratë solidarizimi. Eshtë bajate që në kohën kur qeveria i ofron vendit  me noter një gjykatës të lartë, i ofron një prokurore që u betua mes tymit dhe sharjeve në parlament, që nuk hetoi asnjë dosje përgjimi, që nuk futi asnjë të denoncuar nga rubrika dixhatale etj., ndërkohë ti si opozitë, si Lulzim Basha u flet një grushti njerëzve për programet e bujqëisë, sinqerisht është një bastardim social i termit opozitarizëm. Eshtë krye këput kot, akull, nuk ka asgjë me ata që u shëmben shtëpitë, biles u duhet thënë atyre që i hanë për djathë premtimet e tia mbi dëshpërblimet kur ai të vi në pushtet, harrojini se gishtin e mesit do merrni. Nuk ka asgjë të përbashkët me ata që dhunohen, asgjë të përbashkët me frontin e gjërë të forcave politike që quhet koalicion,  madje nuk i kuptoj as këta se si rrinë e presin Lulin, se si mbajnë sytë nga takimet e tia kot, nuk i shikoni se edhe ata pak rreth tij flenë gjumë kur ai flet. O dilni në rrugë o vdisni duke pritur se kurrë nuk keni për të qënë të dobishëm për vendin tuaj. Një opozitë që pranon emërime me noter nuk është opozitë, por vegël e përdorshme, vegël duarsh e qeverisë. Të gjitha bulçitë janë tek foltorja e parlamentit, në luftën e ashpër mes presidentit dhe kryeministrit, mes termit nul. Aq sa shqiptarët kurrë nuk kanë ndjerë kaq neveri për kushtetutën e vendit të tyre…,kurrë për kuvendin e tyre, kurrë për qeverinë e tyre. Shqiptarët janë sot më të braktisurit, më të pambrojturit, shoqëria më e pavlerë pikërisht sepse kudo e kurdo mund të emërohesh me një vulë noteri. Ndihmojeni, jo shpëtojeni ushtarin Meta, se ndihmoni veten. Përmbysja nuk fillon në Urën Vajgurore, por në Tiranë. Se nuk e di përse u duhet shqiptarëve një reformë në drejtësi me noterë. Keni plot plagë që duhen terur, por këto nuk i zgjidhin gjyqtarët me noterë. Shmangia që i bën opozita reale apo opozita Basha se nuk ma ha mendja që demokratët, gjaku blu të ketë firuar, është e papranueshme. Ndihmojeni Shqipërinë dhe tregojuni qoftë edhe të huajve se për së pari jeni ju që vendosni për fatet e vendit tuaj. Dilni dhe mos u frigoriferosni si koti juaj a lideri juaj, kujtoni se i keni premtuar shqiptarëve ta bënin Shqipërinë si Europa. Eshtë e tmerrshme që sytë tuaj i dominin goja e ta zëm Alfred Pezës, e tmerrshme të dëgjosh akoma Erion Braçen, të shohësh Gramos Ruçin. Nuk e di a ndjeni pak turp para djemve të Shkodrës, 2 prillit etj. A ndjeni pak neveri për veten që me kaq kollajllëk i keni kopsitur ato pesë ideale, për më tepër kur ngrefosen ca me shalle të kuq, a nuk ju dhëmbin martirët? A nuk ju dhëmbin gjithçka keni kur shikoni se vendi juaj është sallë shfaqje e një aktori romuzesh, a bulisti si Edi Rama? E fundit dilni jo për Metën, jo për Lulin por për veten tuaj.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Opozita Presidenciale-Opozita -Ura Vajgurore

ZËMËRIMI KUNDREJT QEVERIVE BASHKON BOTËN MBARË

November 15, 2019 by dgreca

Nga JAN BREMMER/

E perktheu nga “Corriere della Sera” Eugjen Merlika/

            Nuk ka drejtësi në këtë botë dhe nuk ka asgjë të re në këtë pohim. Risia qëndron në zemërimin popullor kundër padrejtësisë, që ka shpërthyer gjithandej me aq shpejtësi e shpeshtësi sa të krijojë kryengritje që nuk japin shenja qetësimi. Në muajt e fundit kundërshtimet kanë përshkuar një numur të madh Vendesh, si të pasur ashtu edhe të varfër, e të çdo lloj shifre politike, që nga demokracitë e qëndrueshme deri tek regjimet më shtypës.

            Arsyeja e zëmërimit është përceptimi i përhapur se politika vazhdon të veprojë gjithmonë e sidoqoftë për interesat e elitave, duke kapërxyer ata të popullit. Në Vendet në zhvillim ndodhin rregullisht shfaqje protestash e me plot arsye. Popullsitë janë të shtrënguara të durojnë vështirësitë e shkaktuara nga paaftësia e qeverive për të siguruar shërbimet më themelore dhe mungesa e institucioneve politike të përparuara lejon që aktorë jo tradicionalë – në më të shumtën e rasteve vetë protestuesit – priren të bëjnë të lëkundet gjilpëra e peshores.

            Javët e fundit Egjypti ka parë të rrjeshtohen nëpër rrugë grumbullimet më të mëdha të njerëzve që nga koha e Pranverës arabe, të nxitura nga paditë për korrupsion kundër presidentit Abdel Fattah al-Sisi dhe ushtarakëve, e për më tepër të acaruar nga reformat ekonomike që, nga një anë kanë pakësuar ndihmat e nga tjetra kanë ngritur taksat për më të varfërit e Vendit. Në Liban, një “taksë whatsapp” mbi lidhjet online, ka bërë të shpërthejnë protestat, të cilat shpejt janë kalëruar nga të tjera përshpagime ekonomike e politike, duke detyruar së fundi të japë dorëheqjen kryeministri Saad Hariri. N’Irak kryetari i Këshillit Adel Abdul Mahdi nuk po e kalon shumë më mirë se sa kryeministri libanez: Vendi është bërë tym e flakë nga duart e qytetarëve të dëshpëruar nga niveli i lartë i papunësisë dhe cilësisë shumë të keqe të infrastrukturave e shërbimeve.

            Në Ekuador, vendimi i presidentit Lenin Moreno për të hequr ndihmat tradicionale për karburantet shënoi javë protestash mbi të gjithë gamën e kërkesave shoqërore, që e detyruan presidentin të kthehet mbrapsht, një ngjarje që u prit si një fitore nga manifestuesit, por që në të vërtetë përfaqëson një humbje për disiplinën taksore të Vendit.

            Historikisht, protestat janë më pak të efektëshme në Vendet më të pasura, jo vetëm pse janë në dorë të lobby-ve, por edhe sepse shtresat e popullsisë më me ndikim mund t’i lejojnë vetes luksin të presin zgjedhjet e ardhëshme, për t’u besuar atyre pakënaqësitë e tyre politike. Megjithatë, gjithënjë e më shpesh, kabinat zgjedhore nuk arrijnë të jenë në gjëndje të shërbejnë si valvola të shfryrjes së dufit të pritjeve të pambajtura parasysh nga politika.

            Në Kili shkëndija që i vuri flakën çrregullimeve në njërin ndër Vendet më të pasura e më të qëndrueshme të Amerikës Latine, qe një shtesë prej 3 % të çmimit të biletave të metropolitanës, të vendosur nga Sebastian Pinera. N’atë çast njerëzit u grumbulluan nëpër sheshe për të protestuar edhe kundër pensioneve të pamjaftueshme dhe vlerës së lartë të shërbimeve të bazës, si shëndetësia dhe telefonët. Manifestuesit ndezën edhe zjarre në disa rrugë. Dëshpërimi i shpirtërave arriti kulmin kur qeveria vuri në përdorim ushtrinë me paisje kundër kryengritjes, në një Vend me një histori të gjatë diktature ushtarake mbas shpine si Kili.

            Një vit më parë, lëvizjet e jelek verdhëve në Francë arritën të paralizojnë pothuajse krejtësisht Parisin e, megjithëse vala e protestave në një shkallë të gjërë është sosur, reforma e ardhëshme e pensioneve dhe përvjetori i revoltave rrezikojnë të bëjnë të shpërthejë përsëri pakënaqësia. Në Spanjë verdikti i fundit i Gjykatës së lartë për t’u dhënë dënime të gjata me burg drejtuesve katalanë që kishin shpallur referendumin për pavarësinë më 2017 dhe kishin bërë kërkesën për ndarje, ka shkaktuar protesta masive që ndërlikojnë votimet e kësaj fund jave, nga të cilat është frika të mos dalë një fitues i qartë.

            Ndërkaq në cepin tjetër të botës, protestat vazhdojnë pa pushim në Hong Kong për të njëzetedytën javë rrjesht, duke mbjellë pështjellim e shqetësim në qëndrat e pushtetit të njërës nga ekonomitë kryesore globale. Nga të gjitha protestat në zhvillim sot, pikërisht ato të Hong Kongut duket se përfaqësojnë rrezikun më të vogël për qeverinë e tyre dhe – tërthoras – për Pekinin, i cili i lejon vetes luksin të presë me qetësi fundin e kundështivet.

            Prej këtej vjen pyetja themelore: në këto ditë pakënaqësie të përhapur e zhgënjimi politik, a mbetet ende demokracia forma më e mirë e qeverisjes për të parë në t’ardhmen? Nëse demokracia ka lulëzuar në dhjetëvjeçarët e fundit, kjo ka qënë e mundur në sajë të ndihmesës gjithënjë e më të madhe të  qytetarëve në prodhimtarinë ekonomike (një nga pasojat kryesore të dorës së dytë të globalizimit), që ka ndihmuar dhe zgjeruar pjesëmarrjen e tyre në proçeset politike. Por sot globalizimi është në tërheqje dhe teknologjia ka filluar të zëvendësojë fuqinë puntore e do të vazhdojë t’a bëjë për shumë vite që vijnë.

            Është një çështje mbi të cilën duhet të vazhdojmë të pyesim veten, edhe se është ende shumë shpejt për të thënë se ditët më të mira të demokracisë tashmë ndodhen mbrapa shpatullave tona. Dhe globalizimi ka shënuar suksese tepër të rëndësishme për t’a parë të dënuar në një theqafje pa shpresë. Kur mblidhen gjithë këto probleme strukturore në një ekonomi globale në fazë ngadalësimi, bëhet akoma më e vështirë për qeveritë të kënaqë kërkesat e ligjëshme të qytetarëve të tyre për vitet e ardhëshme. Nëse ka diçka që bashkon mbarë botën më 2019, është zemërimi kundër qeverive: kjo duhet t’i bëjë të mendojnë seriozisht sa qeveritë ashtu edhe popujt, që sot ngrihen për t’i kundështuar.

            “Corriere della Sera”, 10 nëndor 2019        E përktheu Eugjen Merlika    

Filed Under: Analiza Tagged With: Jan Bremmer-Zemrimi ndaj qeverive-bshkon Boten

Halucinacinet e trishta e nje nate burgu

November 15, 2019 by dgreca

Nga Ismail GASHI-Sllovia/

Skicë-/

Jashtë dëgjohej firëshkëllima dhe zërat e ashpër, ndërsa ne dhomë ai vërvitej, herë te dera e herë te dritarja, te cilat gjendeshin kundruall njëra-tjetrës. Ai kur u afrua tek dera, aty afër murit, mbështeti veshin në mur dhe dëgjoi zërin e sajë. Fliste me vetëngushëllime, kërkonte ndjesë. Aty pranë sajë dëgjohej edhe një zë  femëre. Ajo kërkonte hollësira për përsonin e vetmuar në dhomë. Ai përseri u vërvitë shpejt te dritarja, hapi ate dhe, me të shpejtë u kthye prap te dera. Përsëri përgjoi fjalët e saj.Tash I dukej se dëgjoheshin mirë.

–          C’thua ashtu? Nuk është e mundur! Tha ai.

–          E vërtetë!  tha ajo, Kirenarqe i thojnë kësaj pune.

–          Kush të tha ty? Kush është Kirenari?!

–          Të gjitha i di, i flet bota,i thonë njerëzit!

Ai mendoi se, Mojsiu paska pasur të drejtë, sepse arkitektura e Piramidave nuk ka qenë aq e mbërrime për faraonët, por mundim për Mojsiun  e varrim për faraonët, dhe për habi, Mojsiu vdiq I denuar në Golgotë. Kurse çështja a varrezave të faraonëve mbeti enigmë. Ai u soll për këtë shumëherë edhe kur ishte para derës me shpinë nga dritarja, ndërsa, në murin e djathët, dëgjoi pëshpërimë nga muri.

Ta vrasimë! Ta vrasim! Prit atje e më thuaj, kur të shtijme në te! Ai picërroi veshët dhe zvogëloi sytë, si gjysmë të mbyllur dhe prap dëgjoi me kujdes.

                Unë do të shtijë nga këtu me pushkë. E ti prite andej, nga 36 vrimat, t’ia vrasim shkronjat e gjuhes se tij! Po nëse nuk mund ta godasim as unë e as ti?!. C‘të bëjmë atëherë?!

Do ti hedhim bombën. Ate do ta bëjmë! Sido që të jetë epilogu. Bomba është epilog!

Vëzhgoje andej çdo lëvizje të tij!

Ai kafshoi buzën e poshtme dhe vështroi dhomën qoshe m’qoshe. Por, nuk pa asnjë mundësi shpëtimi. Këto na qenkan ligjet njerëzore. Ai sheh veten në mënyrë të organizuar dhe nuk merr vendim të luftojë kundër vetvetes. Asnjë gjallesë, përvec njeriut. Nuk hargjon mund,mendim e mjete për  ta zhdukur vetvetën e vet. Habi! Ndoshta mu për këte, njeriu qenka qenia më e përsosur. Për shkak të vetëdijes, apo  mos vetdijes.

Në anën ë kundërt akoma dy zëra femrash që flisnin për te. Ky u step në krahun e djathët të derës. Qëndroi ashtu I mbështetur për muri.Sa tërë kurizori ishte përputhur me fushën vertikale dhe ftohësinë  e murit. Këmbët iu kishin lodhur dhe kishte nevojë të madhe për një pushim qetësimi të tyre, Hapat ishin të domosdoshëm për një shlodhje të tyre, kaloi  në anën e majtë të derës, sa të merrte pak pushim.

Në atë anë qëndroi shumë I stepur sa u molis aq, sa djersitej nga mundimi fizik e psikik. Vendosi të rrëzohje, nga se nuk mundi të përballojë gjendjen e  mundimshme të lodhjes.. U hodh në shtartin e

poshtëm, meqë dhoma në krahun e majtë nga hyrja, kishte dy shtetër të vendosur vertikalisht, krahu I djathtë ishte hapësirëe lire. Dhoma aq mund të pranonte shtretër dhe aq mund të kishte hapësirë të lirë. U mbështet në këndin e shtartit të poshtëm dhe murit, dhe mu në vijë të këndit mbështeti kokën. Ai mendoi se kokën e ka të mbrojtur nga shtrati I epërm. Ndërsa gjymtyrët   e poshtme u pajtua mos ti ketë fare.Bile nga ky kërcnim fatal antinjerëzor,mendonte t”i jepte edhe gjymtyrët e para-duart e krihet. Vetëm kokën  e siguroi bindshëm nga shtrati I epërm..

                Pushoi gjatë nga molisja e dyfishte Gjithë kohën e kësaj shlodhjeje mendoi biografinë e tij që nga lindja. Për habi dhe qëndresës së madhe, asgjë të lumtur, as ne kohë e as në sistem njerëzor e kombëtar nuk gjeti. Ai mendoi edhe për biografinë e të tjerëve, familjarëve, farefisit dhe bashkverpimtarëve,Të gjithë ishin në ambient të tille,në rrezikim dhe mbrojtje të njëjtë, e ne hapësirë të kufizuar, Por, asnjë biografi nuk I doli njëjtë. Asnjë jetë nuk është e njëllojit. Njerëzit edhe pse janë të një soji, kanë shumllojshmëri me të madh se gjitha gjallesat e këtij planeti tëtë gjallëve. Njerëzit  nuk janë të ngjashëm mes tyre dhe për habi, ai nuk pa asgjë të njëjt mes njerëzve ,Njerëzit  e popujt  nuk ngjajnë mes  vedi, Madje popujt, sic është kombi I tij, edhe në ketë kohë, janë të një fati e të një trajtimi apo keqtrajtimi shoqëror, ekonomik, politik e kombëtar.Madje në këtë kohë të trishtë, as mengjeset nuk I ngjajnë njëri-tjeterit, e as mbëmjet nuk I ngjajnë njëra me tjetrën, as netët nuk janë të njëjta, as javët e as muajt, as vitet e as dekadatë e as shkujt. Kjo është botë ë larmishme, shumë e dalluese ndaj njerëzve, poashtu të shumëllojshëm. Ai mendoi se as njerëzit e këtij qyteti pa lume, në qendrën e të cilit ai detyrimisht jetonte ne kohë dhe levizje te kufizuar. Njerëzit e këij qyteti palumë, nuk janë të njëllojit e të një fati kombëtar, të drejtës në liri, as nuk janë të një gjuhe, e as një besimi në Zot. Shumica e qytetarëvë të këtij qyteti, edhe pse janë verior, apo verilindor, trajtohen jugor. Ai gjatë u mundua në këte të natë pa gjum të gjejë dicka të përbashkët mes njerëve të qytetit pa lum,madje shumë u përpoq të trajtojë njëjësinë vetëm të atyre që I njihte, u thye në vendim. Me majet e gishtrinjëve të dorës së majtë shtypi gropat e syve të vetë.

                Ai praktikisht ishte I tillë, nuk kishte asgjë të njëjtë me shumkend për rreth tij. Apo kishte shumçka të njëjt me shumicën rreth tij. Ishte si bashkëqytetarët e tij, sepse ishte nga I njëjti qytet, sepse ishte bashkqytetarë me ata, ishte i njëjt pasi ishte pjestarë I ati qyteti, Ishte I njëjt, sepse ishin njerëz të gjithë bashkqytetarët e tij, për ushqim e hanin bukën, pinin ujin nga I njëjti ujësjellës, driten elektrike nga I njëjti prodhim, nën të njëjtin diell ngoheshin, për të gjithë në të njëjtën kohë bëhej ditë me diell e me drite dhe  behej natë me hënë dhe me errësirë.  Ai dallohej me një veti pozitive, Se nuk dinte të kursehej, I donte të gjithë njerëzit, urrejtjen e kosideronta shëmti dhe mësuese të keqe, ate nuk e kishte pranuar kurrë të jetë këshilltare e tij, Ai pikëllohej për hajdurinë, I mallkonte vrasësit,, ndërsa dhunën nuk e kuptonte për tipar njerëzor andaj nuk dëshironte të shihte në mësin e njerëzve dhunë e barbari ideologjike e fetare. Njihte virtytet njerëzore mirësjelljen, menqurinë, punën e mësimin. Ai kërkonte këto t’i kenë edhe bashkombasit e tij dhe qytetarët të tjerë për rreth tij. Mbi të gjitha, ai donte lirinë shpirtërore, kombëtare, materiale e fetare të njerëzve. Këto virtyte, ai dëshironte t’i kenë gjithë bashkombasit e tij, Por, edhe gjithë njerëzimi kudo që janë e bashkëjetojnë në hapësira të përbashkata. Ai dëshironte që qyteti I tij, dhe qytarët në atë qytet, të jenë ashtu siç ai dëshironte. Ai ishte kundër çdo të padrejte njerëzore e kombëtare. Kundërshtimin e njifte për nevojë njerëzore,sepse përplasja përmirëson njerëzit e këqij dhe largon punët e paligjëshme. Andaj, ai kishte rëne në kundërshtim me bashkqytetarët që nuk mendonin, nuk verponin, e nuk punonin si ai. Madje, as nuk jetonin si ai. Kështu ai erdhi deri te ndjenja për vetvrasje, nga e cila ai përpiqej t’i shpëtojë kundërshtimeve dhe vetvrasjes së imponuar nga kundërshtimet. Për kudnërshtimet ai dhuroi gjymtyrët e veta dhe mendonte se, vetëm koka do ti mjaftonte që të vazhdoi luftën e tij të kundërshtimeve përballjeve me dhunën e barbarinë kundrnjerëzores , vetem me qëllim të pranimit të gjendjes në qytetin e tij pa lum.

Ky shkrim ishte një skice e shkruar në rrëthana, kur isha në hetime të UDB-së në burgun e Prishtinës ,në dhjetor (nuk jam I sigurtë për datën), më 1979, Burg që njihet për brutalitet e ashpërsi ndaj të burgosurëve politik shqiptarë. Shkrimi ishte rrjedhojë e presioneve fizike e psikike dhe gjendjes jo normale, që më solli inspektori nga Mitrovica dhe ai nga Prizeni. Ky I fundit, me lejen e të parit, më dha me doren e tij një cigare nxjerr nga pakoja e tij “Opatia”, që ai pinte dhe më solli për 24 orë tmerre nga halucinacionet e trishta.

PERKUJTIM I KOHES DHE NGJARJEVE

Këtupo përpiqem të rikujtoj një përjëtim nga më të ligjët që, UDB-a, gjegjësisht shërbetorët besnik shqiptarë të saj, kryenin ndaj të paraburgosurëve e të burgosurëve politikë shqiptarë. Unë bashkë me Beqir Lecajn jam arrestuar në Qendrën e Mesme Shkollore të Lypjanit në mesditën e 23 nëntorit 1979. Meqë, paraprakisht, më 15 nëntor 1979, ishte burgosur Ramadan Pllana, të cilin as unë e as Beqa, nuk e njihnim mirë ose fare, e disa ditë më vonë, me 20 nëntor të 1979, kur unë gjendesha në një ekskursion në Poloni, ishte arretua edhe Avdi Kelmendi, një koleg I yni nga QAMO, I cilia aktualisht atë vit punonte në Fabrikën “Minex” të Ferizajit, Avdiu, ishte në bashkëveprim me ne në Qarkorin e LNCKVSHJ të Lypjanit. Me gjitha gjasat Avdiu, me pare edhe Ramandani, ishin arrestuar lidhur me veprimtarët e Qarkorit në Lypjan.  Ato ditë nëntori të 1979 pati arrestime edhe të shumë veprimtarë të tjerë,nga hapësira e Lypjanit si: Muhamet Ademi, Qemail Aliu,Banush Bytyçi, Aziz Hyseni,Ali Imeri, Ali Zejnullahu e shume të tjerë, si dhe nga shumë veprimtarë nga disa mjedise të Kosovës, veprimtarë të dalluar, si Isa Demaj  dy vjet më pare, profesor I  gjuhës shqipe ne Qendren Shkollore të Lypjanit,ato ditë profesor në Shkollen e Mesme të Mjekësise“Ali Sokoli”, në Prishtinë, si dhe shumë   të arrestuar nga veprimtarët e çështjes kombëtare e të rënë në syrin vëzhgues të UDB. Këto arrestime kapën shumë nga veprimtarët e LNCKVSHJ, kishin filluar pas vizitës së fundit të Titos në Kosovë, Praktikisht, pjesa atdhetare e mësimdhënësve dhe disa intelektualë e disa nxënës e ish nxënës, tani rini atdhetare studentore, të cilët prej kohësh kishin orientim të kundërt me paraqitjen e gjendjes zyrtare politike në Kosovë. U arrestuan disa nga anëtarët e Komitetit Qarkor dhe njësive të tij në hapesirën e Lypjanit. Ashtu, sic ishin arrestuar edhe disa verpimtarë të kësaj Levizjeje nga shumë mjedise të tjera të Kosovës. Unë dhe Beqir Lecaj jemi marr para syve të nxënësve e kolegëve, kah ora 13 në Qendrën e Mesme Shkollore ne Lypjan, ku punonim profesor të Gjuhës Shqipe. Nga aty jemi degruar në stacion policie të Lypjanit, ku jemi trajtuar ndaraz nga disa Inspektor të sigurimit shtetëror të cilët ishin ardhur enkas nga Prishtina. Nga ata njihja vetëm Eprori që ishte nga treva e Lypjanit dhe ish-milici tash inspector UDB-je, I cili gjatë ka qenë milic në Lypjan, tash I avansuar avansuar në inspector sigurimi. Pas trajtimit të gjatë, fyerjeve e kërcnimeve, kah ora 21, me një veturë policie ndaras, mua dhe Beqirin, na dërguan në Sigurimin Shtetëror,atëherë Krahinor, të Kosovës në Prishtinë.  Mua gjatë përcjelljes në vëturë më shoqëronte Eprori me një inspektor tjetër dhe polici që voziste më dërguan në SPM në Prishtinë. Aty, ashtu sic m’u kërcnonin gjatë bisedës informative në Lypjan, filloi kanonada e torturës. Inspektori K, si edhe shumicën,në zyrë erdhen  përvç eprorit edhe gjashtë inspektorë të tjerë të sigurimit. Te cilët nuk I njihja dhe i shihja për herë të parë. Ai, spektori K. pak më I papërmbajtur, apo ashtu kishte marr detyrën nga Eprori që, ishte drejtor I inspektoriatit hetimor, para 6-7 të tjerëve, I veshur me tesha të kafta kadifeje, më doli përpara ku isha I ulur në një karrike druri, aty pasderës së zyres përmbrenda. Mu drejtua: A don me pa me sy armikun e popullit shqiptarë? Ja, unë jam! Qe, ku më ke! Shikom mirë! Ishin fjalë kërcnuese, nga pasuan shuplaka të shumëta. Nuk di sa vazhduan dhe si përunduan, Vëtëm më kujtohet kur më doli kllapia, erdha në vedije nga të fiktit. Isha tërësisht I lagur, nga uji qe më kishin hedhur. Në atë moment Eprori që kishte qëndruar me mua në atë zyrë, m’u drejtua: Hë Gash?! Si të duket?! A e din tash je?! Tash e tutje do të kuptosh mirë me kend ke punë! Na ta nxjerrim tamblin e nanës! Ndër kohë, në zyrë u futën edhe ata të tjerët, emrat e të cilëve I mësova më vonë. Tërë natën vazhuan të më torturojnë fizikisht e psiqikisht, Ju, me ato parulla armiqësore e veprime kundër Titos e vëllazërim-bashkimit, keni prishur imazhin e pritjes madhore të popullit për shokun Tito, Ju, Jeni armiq e kundërshtarë të shtetit. Ju keni organizuar kundër ardhjes së shokut Titos, keni indoktrinuar rininë shkollore e studentore, madje edhe   një pjesë të popullatës shqiptare të Lypjanit e rrethinës kundër Jugosllavisë, Madje, Eprori, kaloi konkretish në mua, më sulmoi me rrebesh shembujsh:  Që prej ke ardhur Ti dhe Isa Demaj në Lypjan, ia keni q… nënën situatës politike, Lypjani, që nga 1962, ishte rehat politikisht, tash ju e keni kall krejt. Keshtu në vazhdim flisnin si me radhë secili nga ata në mënyrën dhe nivelin e tij. Ndër ata kishte edhe momente të nervozizmit, mospërmbajtjes e mosdurimit, që shoqërohej me shprehjen e të rënave e sharje në baza përsonale, familjare e kombëtare. Kjo ishte dita e arrestimit,Të nesërmën më , 24 nëntor, më  lëshuan një vendim të SPB për paraburgosje për tri ditë, pa llogaritur ditën e 23 nëntorit, të mbështetur në  dyshim për Veprimtari e Propogandë armiqësore.

Më 24 nëntor 1979 më bartën nga zyra e hetuesisë, ku kalova natën mes 23 e 24 nëntorit 1979, ne dhomën pa dritare nr.3. të Burgut hetues të Prishtinës, ku u mbajtja  ato 3 ditët e para të arrestmit për propogandë armiqësor neni 133. Pas tri dite hetimi, bashkë me Beqir Lecajn na dërguan në Gjykatën për kundërvajtje në Lypjan, Gjyqtari Xhemail Bytyçi , me të cilin njeheshim nga moti, kur më pa që hyra në zyren e tij me duar të lidhura, ju përlotën sytë, Gardiani u largua, e unë mora vendin e të akuzuarit në gjykatë. Pas disa pyetjeve krejt formale, Xhemaili më liroi dhe u riktheva prap në dhomën numër 3 të burgut në Prishtinë. Dhoma kishte vetëm me një trapazan-dërrase, gadi anë e pertej, Kishte  një enë për ujë të pishëm dhe një tjetër-kibëll, për kryerjen e nevojës fiziologjike. Ne vend të dritarës kishte një pllakë mëtalike, pa xhama të shpuar me 36 vrima, nga të cilat dukej qielli e depërtonte drita dhe ajri. Për 60 ditë sa më kishte denuar Gjykata e Kundërvajtjes në Lypjan, hetuesit kryen hetime, turtuar fizike e psikike, mblodhen deklarata nga nxënësit, drejtoria e shokët e punës në Lypjan, Nga dhoma pa dritare nr.3, pas një jave më bartën në dhomën nr.1. e para nga hyrja ne koridorin e dhomave të burgut. Ku do mbetëm deri në lirim nga burgu. Këto 60 ditë u caktuan që të mundësohet vazhdimi I hetimeve. Për hetime ishin caktuar të “punojnë” me mua, dy inspektor. Mitovicalia, dukej pak sa më intelegjent, por edhe më “besnik ndaj shtetit dhe sherbimit” thonin se ishte profesor, thuhej se jepte këtë gjuhë studentëve, të cilët atë gjuhë e jepnin për gjuhë të huaj. Prizerenasi ishte më I vjetër,ishte naiv, si duket me pak shkollim, apo me gjysmëshkollimi, ishte primitiv dhe  pak i ditur, Ai vetëm akuzonte me një naivitet shumë primitive, dëshmonte se, eshte njeri I vjetër e me pak përgtitje arsimore, por ishte me një besnikri të verbërt për  shtetin. Ishin të gjata e të shumta rastët e ndryshme e të shumëllojshme të torturës e kërcnimit, Merrnin në gojë e pysnin për shumë njerëz që i njihja, por pysnin edhe për persona që nuk I njihja. Pysnin për shokët që ishin bashkë me mua në paraburgim.  Pysnin për vendet, ku kam punuar, ku e çka kemi biseduar. Pysnin për njerëz e përsonalitete që edhe ishin në poste partiake e qeveritar. Pysnin për shumëkend e për gjithëkend. Pysnin çka kam shpjeguar e pse kam shpjeguar, shumë nga materia mesimore, para nxënësve, Pysnin për njësi e vepra të veçanta të gjuhës e Letërsisë shqipe.

Më 24  janar 1980 Gjykata e Qarkut në Prishtinë më solli vendim për hapjen e veprës penali në mbështëtjë të nënit 133 dhe 114, 116.  të Ligjit Penal të Kosovës. Për veprimtari dhe propogandë armiqësore, kundër shtetit. Ky vendim, ose me këte vendim, sigurimi I shtetit siguronte mundësi e hapësirër ligjore që “ligjësisht” të vazhdohen hetimet në atë formë e mënyrë siç edhe filluan që me 23 nënëtor 1979.

Në mes të këtyre formave e mënyrave të trajtimit e verpimit, turtures fizike e presionit psikik, që ishin mjeti dhe forma e punës “profesionale” e UDB-s, të aplikuar kundër verpimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare, kishte edhe forma tejet të ashpra si shoku-me rryme elektrike dhe rrahja me shkop gome, jo vetëm duarve e këmbëve, por edhe belit e ijeve që parashihnin prishjen e veshkëve dhe organeve tjera obdaminale, Kishte edhe nxjerrje të thonjëve dhe shpuarje me gjilpër mes thonjëve, kishte mbajtje të gjatë kohore në këmbë dhe mbajtje pa gjum. Por, Kishte edhe një formë të veçantë të turtures banale e trishtuese“tredhja”, duke detyruar të burgosurin t’i vendos-fus  organeve gjenitale në fijokë tavoline dhe mbyllja, apo zënja e tyre dhunëshëm, deri në shtypje të goglave. Që shkaktonte tredhjen, me pasoja të rënda jetësore.  Kjo formë aplikohej kundër verpimtarëve atdhetarë të veçantë.  Nga gjitha këto forma e mënyra trajtimi, kishte edhe forma e dhënies se dozave depresive me pijeve apo cigare e formave tjera të ushqimit. Të cilat shkaktonin depresion deri në thyerje psikik te i burgosuri, I burgosuri përjetonte thyerje psikike, deri afër çmendisë mendore. Një të tille perms cigarës e kam përjtaur vet. Nuk jam I sigurtë për datën e sakët, diku kah fundi I dhjetorit të 1979, apo fillimi I janarit 1980. Vetëm jam I qart, se ditën kah ora 16-të,kur jam marr ne pyetje-trajtim hetimor,Inspektori I neveritshem, pasi e pija duhanin, nxorri me dorë të vetë një cigare nga pakoja e vet “Opatia”, edhe pse unë asaj kohe pija cigaren Lord, Ma dha cigaren, sikur me mirësjellje. Unë pa menduar në ndonjë pasojë apo qëllim, mora cigarën të cilën ma ndezi vet neveria primitive Prizereenlia, dhe e kam hargjuar deri ne fund. Pastaj, jam liruar të shkoj në dhomën e burgut. Pas disa minutash që u vendosa në dhomën e burgut, kam filluar të ndjej se, në dritaren e vëzhgimorës së burgur jashtë, që e kisha përball dhomës nr.1. në të cilën isha vendosur në vetmi,  pas një jave që kalova në dhomën nr.3. Më bëhej sikur shoh pamje të ndryshme, si në ekran të TV-së.Ndërsa në dhomën time, gradualisht më paraqiteshin marimanga, të cilat sa kalonte koha, ato dendsoheshin. Kah mbrëmja filluan halucinacionet e trishtura, të shoh njërëz, që më rrëzikonin në dhomën e burgut, të shoh bashkvëprimtarët në turtura trishtuese që masakroheshin, të shoh familjarët, fëmijët e mij, duke u  masakruar, të shoh egërsira e gjarpinjë që më rrëzikonin me jetë. Tërë natën mbeta pa gjumë, vazhdimisht pija cigare dhe ngritesha nga shtrati e endësha pandal nëpër dhomë. Nuk mund ta rimendoj tash, e as atyre ditëve, pas ndodhjes së kësaj nate të trisht, gjithë atë mundim fizik e psikik. Në mëngjes, gardieni më solli ushqimin, e shtyra me dorë dhe derdha qajin, jo natyrshëm, me dukej I përfshirë plot me marimanga, Pas pak, më dërguan në zyre të hetuesve, inspetorëve të sigurimit. Ata më pyesnin e më propozonin kontroll mjekësore, nuk pranova, frikësohesha për ndonjë manipulim edhe të atij niveli, edhe pse kisha njohuri për veprimet e UDB-es dhe format e kimeve që kishin kryer ndaj të burgosurëve politikë shqiptare, si Fazli Grajçevci të cilin e mbyten ne hetuesi-burg dhe Ejup Ukaj, që “e liruan nga hetimet” që të mos vdes ne burg dhe vdiq pas pak ditesh në shtepi.Këto ishin vetëm  ishin dy raste që I njihja, nga shumë të tjera që i dija, dhe ishin nga mjedisi im. Pëmendet edhe veprimi dhe qëndrimi atdhetar i DR, Ali Sokolit lidhur me mbytjen e Fazli Gracevcit. Por, frikësohesha  se, ata mund të dërgonin ku ata dëshironin, jo aty ku do të kërkoja vet. Vetëm sa më kujtohet, Inspektori primitiv që, më së tepërmi e kam injorua. Për këtë rast I kam thën hapur në zyrë: Kjo është pasojë e cigarës suaj.Jo! Ma ktheu ai!! Unë kam pi cigare nga e njëjta pako.  Inspektori Mitrovicali, që ishte aty, nuk deshti të flas fare. Më kthyen në dhomën e burgut, që të pushojë, ashtu I thanë gardienit, që na shoqëronte nga dhomat e burgut në hetuesi  e nga hetuesia në dhoma burgu.  Kaloi dita gadi me të njëjtat pamje trishtuese, isha shumë I bindur, madje për këtë më ndihmojë literature e leksionet nga psikologjia lidhur edhe me halucinacionet që kisha lexuar para burgosjes. Kjo më shpëtoi nga çmendia. Natën e dytë e kalova, jo krejt me gjum e qetësi shpirtërore,  më qet se që ishte e para, Në mëngjes, sikur u fshijnë të gjitha, Ikën marimangat! U zhduken pamjet trishtuese e humbi tmerri. Nuk i shihja shokët e as familjarët e mijë të kërcnuar, të rrezikuar, të masakruar e të gjymtuar. U tretën personat me ato kërcnime për zhdukje ndaj meje, familjes sime e shokëve të mijë. Gjendja ime vinte duke u kthyer në  gjendje të natyrshme e natyrshëm rikthehej në normalitet. Diku pas mengjesit, të themi diku rreth orës 10 të paradekës, pasi në burg nuk kishim orë, sikur gjendja ime u rehatua tërësisht. Kjo gjendje e shkaktuar nga dora dhe qëllimi I keq i njeriut në Sigurimin e shtetit. Ishte një përjetim Imponues i halucinacioneve te trishtuara, me të cilat shërbeheshin organet hetimore të shërbimit shtetëror serb, fatkeqësisht me dorën shqiptare. Të cilët vertet ishin shërbëtorët me verbëri besnik të UDB-së. Pas vitit 1966, pas Plenumit të Brioneve e rënies së Aleksandër Rankoviqit, UDB-ja. Deklarativisht, u ndje një liberalizim I theksuar. Madje, sikur në jetën politike e shtetërore pati veprime ndryshimi të sistemit dhe jetës politike, lirisë së lëvizjes dhe shprehjes në nivelin e barazisë së kombeve e kombësive, sic na quanin edhe ne shqiptarëve, edhe pse shqiptarët, sipas statistikave jugosllave, ishim populli I tretë nga madhësia. U fol e u shkrua shumë për verpime antishqiptare të UDB-së deri në këtë vit. U fol edhe për burgosjet, ndjekjet dhunën e rrahjet, sidomos u fol shumë edhe për Aksionin e Armeve të dimrit të 1955-1956. Ndjekjet dhe shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, por nuk u gjykua Memorandumi I Garashaninit, e rikonfirmmi edhe nga Tito. U fol e u shkrua për refomimin e UDB-së. Sepse, ajom rankoviqiane kishte bërë shumë padrejtësi, sidomos ndaj shqiptarëve, U ndërrun kuadro e udhëheqës ne organet e sigurimit shtetëror, aty u morën siç thonin, shumë kuadro e drejtues shqiptare. Sigurimi I shtetit hapi dyertë edhe për shqiptarët. Por, kush u zgjodh e kush zgjidhëte këto kuadro, e kush emëronte drejtuesitë e Sigurimit të Shtetit, Me nje fjalë, Kush zgjidhte e kush zgjidhej në Sigurimin e Shtetit? Cilat vërtetë ishin kuadro shqiptare, që morën detyra në UDB?. Në UDB-e, zgjidheshin kuadro e struktuara udhëheqëse që emronte Partia Komuniste Jugosllave ,Zgjidhte Komiteti Krahinor i LKJ, Komiteti Qëndëror i LKJ për Sërbi, sidomos kur ishin në rend shqiptarët përzgjidhte, jipte pëlqim apo propozonte drejtpërdrejt. Rastët kur ishin në pyetje kuadrot shqiptare, angazhohej ose konsultohej edhe Komiteti Qëndror I LKJ për Jugosllavi, Qeveria qëndrore Jugosllave, e sidomos organet e sigurimit shtetëror të Sërbisë dhe kuadrot serbe. Ata edhe pas Plenumit të Brioneve, vepronin ngjashëm, vetëm pak sa në menyrë e formë më diskrete. Sepse nuk kishin besim gadi në asnje shqiptar që të merret në këto organe të fshehta të sigurimit. Në organet e sigurimit shtetëror, mbetën e u pranuan, vetëm ata shqiptarë, që ishin dëshmuar, sic thuhej zakonisht, për Vëllazërim+Bashkim e socializëm vetëqevrisës Jugosllav e për bashkëjetesë e barazi të popujve, kombeve e kombësive të Jugosllavisë, Për LKJ dhe Titos. Në këto organe, në shumë mjedise e nivele të tyre, mbeten edhe kuadro të së kaluarës, të cilat mbanin vazhdimësinë e veprimit antishqiptarë. Ato vendosnin kush të vije në shërbim të UDB dhe kush të emërohej e të pranohej në organet e Sigurimit të shtetit.

            Zgjedhja dhe zgjidhja ishte e lehtë dhe e thjeshtë. Vinin kuadro nga rradhet e bashkpunëtorëve të dikurshëm të UDB, KOS-it dhe të besuarit apo ata që kishin apo ishin në lidhje me organet e shtetit dhe të partisë, djemët apo familjarët e tyre. Vinin, apo zgjidheshin dhe emroheshin për bashkëpuntorë të rinj.  Zgjidheshin mësues të dobët nga fashtrat, që dinin pak e kishin njohuri të ulëta, por ishin dëshmuar për bashkëpunëtorë të shpejt e të “kujdesshëm”. Verifikoheshin të vinin persona që kanë pak interesim e nuk janë të përkushtuar,as personalisht e as nuk vijnë nga familjet atdhetare e që kanë treguar në ndonjë moment interesim  për kombin, liri dhe ndarje nga sistemi sllav, qoftë komunist, qoftë edhe në ndonje kohë a rrethanë tjeter, parakomuniste. Kështu në UDB prap erdhën kuadro të përaferta me ato shqiptare, që ishin, apo nga ato që ishin edhe para Plenumit të Brioneve. Në UDB erdhën mësues të dobët, palualifikuar apo me ndonjë shkollë të mesme, të cilët kishin bashkëpunuar apo spiunuar në logari të UDB edhe perpara Brioneve. Mësues apo mësimdhënës qe, nuk kishin përgtitje profsionale dhe nuk kishin shpresë, ju mugonin aftësitë të ecnin përpara në profesionalizimin e tyre, e kendej kuptoheshin se e lakmonin jetën në qytet, e privilegjet material që do ti kenë në këte shërbim, Lakmonin të banonin në qytete, siç ju garantohej nga këto sherbime, Lakmonin dhe luksit jetësor e familjar që do kenë. Në UDB zgjidheshin familjarët e kuadrove të “dëshmuara” të politikes, apo organeve e shërbimeve të shtetit. Në UDB u angazhuan pas Plenumit kryesisht, ata qe ishin të pashkolluar, apo ata që kishin shkollim jo të plotë e të rregullt, apo kishin një gjysmeshkollimi që nuk mund ta gjenin veten në veprimtari tjera të shoqëror e shtetërore, apo diku dhe ku kerkohej identitet e vlerë morale e familjare, sic ishte pak sa dalluese në disa fusha tjera të diturise. Në UDB erdhën e vinin ata që, nuk kishin identitet të fort kombëtar dhe nuk ndiheshin krenar, as pse ishin, e as pse janë shqiptarë.Vetëm kategoria e tillë  mund të ishin verpimtarë të “dëvotshëm” të shtetit e pushtetit komunist sllav.Vetëm kjo kategori ishte ne gjendje të kryeje turtura çnjerëzore ndaj verpimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare,Vetëm këta ishin në gjendje të rrahin,të shajnë e të nëpërkëmbin çnjerëzisht deri në vrasje e mbytje veprimtarët e çshtjes kombëtare shqiptare. Kjo katgori shqiptare e pa identitet kombëtar e njerëzor, e shtresuar në organet administrative komuniste sllave, njihnin vetëm ate që ju thuhej e porositej për trajtime te atdhetarëve të arrestuar e të denuarit politik shqiptarë.

Ky shërbim shtetëror komunist sllav dhe politika e shtetit Jugosllav, kishin program e synim shkombëtarizimin e shqiptarëve, duke ndjekur, mbikqyrur e kontrolluar gjitha veprimtaritë shoqërore, ku jetonin e vepronin shqiptarët. Veçanarisht, mbikqyreshin shkollat dhe arsimtarët shqiptarë në gjitha mjediset e nivelet e hapësirës shqiptare. Mbikqyreshin e kontrolloheshin gjitha vlerat shpirtërore, lënda mesimore me permbajtje material shqiptare, sidomos Gjuha shqipe, Historia, Gjeografia, Arti figurative e arti muzikor, por edhe arsimatret e gjitha lendëve mësimore në gjitha nivelet e shkollës shqipe. Mbikqyreshin ndiqeshin e ndeshkoheshin gjithë mesimhënësit shqiptarë, qe sado pak, shënjonin apo flisnin per vlerat pozitive të se kaluares se lavdishme shqiptare. UDB edhe pas Brioneve denonte shqiptrët emër të një indoktirnimi, hipëbolizimi të vlerave kombëtare, gjithë përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë, që mundohshin të vejnë në dukje vlerat shpirtërore e material kombëtare, I ato historike e letrare nga e kaluara e lavdishme e kombit, Këto përpjekje UDB-a sllave I kishte në shënjestër për ndjekje e ndëshkim, gjithë ata shqiptarë për të cilët kishte marr informacion nga oragnet e shtetit,apo edhe pëmes rrjetit të dendur të bashkëpunëtorëve që  I kishte.

       Shqiptarët që kishin marr pjesë ne LNC për clirim nga fashizmi që, krejt gabim ju kishin bashkuar popujve sllavë, sundimtarëve të dhunës barbare okupuese shekullor të deriatehershëm, dolën nga kjo luftë të riokupuar shumëfish, Shqiptarët e Kosovës dhe trojeve tjera etnike shqiptare në Jugosllavine komuniste, Praktikisht u riokupuan shumëfish, së pari nga urrejtja e sllavizmit shtetëror, fetar e historik ortodok  sërb dhe së dyti nga ideologjia komuniste sllave. Shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërorë, në vënd të fitorës, mbetën prap në robëri të dyfishuar, Kjo realisht ishte  vazhdimi I robërisë, tash rirobrohet nga sllavët nga një sistem ideologjik tjetër. Shqiptarët praktikisht mbetën në robim dantesk,  së pari nën robërim shumë të ashper të Republikës së Sërbisë të dhunës ortodokse komuniste  sërbe dhe  nën sundimin plackitës të Jugoslalvisë Titiste e cila Kosovën për interese të qetësimi të egër antishqiptarë sërb. Kosova shfrytëzohej dyfish, nga Sërbia dhe nga Jugosllavia. Sërbia ishte armiku historik I shqiptarëve, shqiptarët me Sërbinë e sërbët kishim armiqësi historike të ashpër që nga 1844, “Nacertanies” së Garashaninit e deri më 1986 Memoradumi I ASSHA. Kjo armiqësi ishte recidive, e ashpër dhe shumë e egër, Gjitha projktet antishqiptare sërbe, kishin përmbajtje e temë kryesore, synimin e luftës kundër shqiptarëve, vlerave. shpirtërore e materiale të tyre, deri në gjenocid dhe pastrim etnik të trojeve etnike e autoktone shqiptare Në Jugosllavinë komuniste, të pas Luftës së Dytë botërore, shqiptarët përjetuan tmerre e dhunë  të pa parë, Ky sistem dëmtoi qenien biologjike shqiptare, më shumë se dëbimet e shqiptarëve të 1878 edhe Lufta e Parë botërorë 1913-14. Në këtë sistm komunist, që pas çlirimit nga fashizmi, premtohej “parajsa” e barazisë  e të drejtave kombëtare mes popujve të Federates Jugosllave komuniste, kishtë vrasje masive të shqiptarëv.si: ne Tivar,Trogir të Splitit,Pejë,Drenicë e në gjitha mjadiset etnike shqiptare. Ky sistem komunist sllavë, që nga paslufta 1945, e deri sa ishte në fuqi sunduese në Kosovë. shpërnguli në Turqi mbi 250 mijë shqiptare, Dimërin mes 1955 e 1956 organizoi Aksionin e Armëve, ku rrahu, vrau e gjymtoi mija shqiptarë  Që nga paslufta, organet e sigurimit të shtetit OZNA e pastaj UDB, vazhdimisht përcillëte, ndiqte, torturonte, vriste e arrestonte e burgoste për veprimtari adhetare,siç ata e quanin “veprimtari armiqësore”,kundër shtetit. Persona nga gjitha mjediset e nivelet shqiptare kudo që jetonin, ishin në mbikqyrje të sigurimit të shtetit dhe politikës sllave. Shteti kishte vendosur në sistem dhunën ndaj shqiptarëve, edhe kur praktikisht nuk kishte rrethana të volitshme për veprimtari atdhetare nga shqiptarët, ato organizoheshin nga veprimtarët e çështjes kombëtare me sakrifica e rezikime te mdha  nqë I këcnonte politika dhe organet administrative shtetërore sërbe, kështu sistemi i dhunës gjenocitale ndaj shqiptarëve, organizonte njerëz dhe organe ndjekjeje e krijonte rrethana për kapjen, arrestimin,torturimin e denimin e grupe qytetarësh shqiptarë. Kështu, ishte vepruar që nga paslufta që nga “Proqsin e Prizrenit” e deri në Demonstratat e 1968,1981,1989 e vazhdimësi deri më 10 qershor të 1999, kur Kosova, pas luftës së UCK,  u çlirua nga dhuna shekullore sllave dhe fitoi Lirinë e synuar me shumë sakrifica e mundime ndër shekuj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ismail Gashi-Slovia-Halucinacionet e Trishta-nje nate burgu

PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE-ORGANIZATË TERRORISTE NË SHËRBIM TË SERBËVE,KUNDËR SHQIPTARËVE

November 14, 2019 by dgreca

  • -Historia e Shqipërisë ashtu siç ka ndodhur po ashtu duhet të shkruhet. Enver Hoxha, kryekolaboracionist- shërbëtor dhe bashkëpunëtor me serbët kundër shqiptarëve./

Nga Pëllumb LAMAJ/

          8 nëntor 1941 Enver Hoxha i ndihmuar nga serbët hipën në krye të lëvizjes kommuniste dhe pasi ka eleminuar një nga një të gjithë krerët e grupeve komuniste Zef Malen,KoçoTashkon,Anastas Lulën,Sadik Premten,do të krijojë organizatën terroriste me emrin P.K.SH,me dirigjent Miladin Popoviç dhe Vukmanoviç Tempo dhe për të gënjyer shqiptarët më vonë do të fshihet nën emrin e Frontit Nacional Çlirimtar.Edhe konferenca e Pezës do të kishte si themel programin nacionalist dhe kryetar i saj do të zgjidhet Zef Çoba dhe kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Kamber Qafëmolla.
Shtator 1942 Mid’hat Frashëri nxjerr në dritë dekalogun si platformë të Ballit Kombëtar që do të përkrahet nga të gjitha shtresat e besimet fetare.
Viti 1942 është viti i kryengritjes shpirtërore dhe asaj të armatosur të shqiptarëve.Do të krijohen çetat e para në gjithë hapësirën shqiptare .Çetat nacionaliste luftojnë me flamurin kombëtar ndërkohë që çetat partizane me yllin e kuq të Bashkimit Sovjetik, por që për momentin e luftojnë sëbashku pushtuesin italian.Beteja më e bujshme është Lufta e Gjormit 29 dhjetor 1942-2 janar 1943 derjtuar nga çeta Shqiponja e Hysni Lepenicës dhe çeta partizane Plakë drejtuar nga Neki Ymeri.Forcat pushtuese italiane të ndihmuar dhe nga mercenarët do të shpartallohen dhe do të mbetet i vrarë komandanti i operacionit gjeneral Klementini.Lufta e Gjormit ndezi shkëndinë për beteja të tjera kundra pushtuesit italian dhe në këtë frymë kombëtare të krijuar, nevojat historike thërrasin në skenë një kuvend kombëtar ku Shqipërisë t’i dilet zot si shqiptar pa dallim feje,krahine ,ideje.Pas mbledhjes përgatitore në Tapizë 26 korrik 1943 vendoset të mbahet mbledhja e Mukjes.Delegacioni i Ballit Kombëtar do të përfaqësohej nga Mid’hat Frashëri,Hasan Dosti,Hysni Lepenica etj., ndërsa delegacioni i Frontit Nacional Çlirimtar nga Mustafa Gjinishti,Ymer Dishnica A,Kupi,Omer Nishani.Çështja e Kosovës do të ishte shqetësimi kryesor i takimit dhe tezës së Mid’hat Frashërit se Shqipërisë i dilet zot si shqiptar do ti dilnin në mbrojtje e do ta përkrahnin edhe delegatët e Frontit Nacional Çlirimtar A.Kupi.Omer Nishani,Ymer Dishnica .
“ Ja vdekje,ja liri, jemi vëllezër,s’na ndajnë dot”u pranua si deviza e Mukjes.
Në 4-5 gusht forcat e Abaz Kupit godasin pushtuesin italian dhe në datën 10 gusht forcat e Abaz Ermenjit shpartallojnë pushtuesit italian pranë murreve të Kalasë së Beratit duke lënë në fushën e betejës shtatë dëshmorë nacionalist.
Natyrisht fryma vllazërore e arritur në Mukje nuk i interesonte P.K.J dhe vet Titos.Emisarët serb që drejtonin organizatën terroriste PKSH reagojnë fuqishëm duke urdhëruar PKSH ta prishin sa më shpejt ketë kuvend historik .Kjo ishte teza dhe deviza e PKJ dhe vet Titos për ta patur më të lehtë dominimin e Kosovës dhe vet Shqipërisë .
4-8 Shtator do të mblidhet urgjentisht Konferenca e dytë e Labinoti të drejtuar nga Popoviç dhe Jovanoviç ku do të dënohen për oportunizëm Mustafa Gjinishti dhe Ymer Dishnica të cilët kishin pranuar marrëveshjen e Mukjes.Në këtë mënyrë PKSH e drejtuar nga PKJ do të shkelë me këmbë vullnetin e popullit shqiptar duke nxitur luftën vëllavrasëse.
“P.K.SH është një organizatë terroriste ku s’duhet të flasësh për atë që sheh e dëgjon,ndryshe do ta pësosh”,kështu do të shprehej në atë kohë një nga drejtuesit e lëvizjes komuniste Sejfulla Malëshova.
Në konferencën e Labinotit u hodh teza që Balli Kombëtar ose duhej të vihej nën urdhërat e PKSH ,ose duhej goditur pa mëshirë duke e detyruar të vihej në anën e pushtuesit.Kjo ishte një praktikë jugosllave që po zbatohej në Shqipëri nga Vukmanoviç Tempo.
PKSH gjatë kësaj kohe do të përbëhet nga dy rryma;ajo e moderuar e përbërë nga Zef Mala,Koço Tashko,Mustafa Gjinishi,Ymer Deshnica, Sejfulla Maleshova,Sadik Premte,Anastas Lulo dhe rryma tjetër ekstremisto-staliniste Enver Hoxha,Mehmet Shehu, Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe, Kristo Themelko.Ishte pikërisht kjo rrymë që do të niste edhe luftën vëllavrasëse.
27 gusht 1943 nëpërmjet Hysni Kapos ,PKSH urdhëron komandantin e Çetës partizane Plakë Neki Ymeri për vrasjen e Sadik Premtes dhe Hysni Lepenicës me të cilët ai kishte zhvilluar disa beteja kundra pushtuesit italian.Një trim dhe patriot si Neki Ymeri që nuk e kishte në gjak pabesinë dhe tradhëtinë nuk mund ta zbatonte këtë urdhër e natyrisht që ai do të bashkonte forcat me ato të Hysni Lepenicës duke u zgjedhur Kommandant i forcave nacionaliste të Lumit të Vlorës.Po atë ditë,duke u kthyer nga Lepenica për në Gjorm,njësiti terrorist partizan do të hap zjarr prapa shpine.Nga plumbat tradhëtar do të mbetet i vrarë komandanti Neki Ymeri dhe bashkëluftëtari i çetës Xhafer Dalani, ndërkohë që do të plagoset Feti Premtja.Me të dëgjuar krismat,nga Gjormi dhe Lepenica bëhet rrethimi dhe në të gdhirë kapen të gjallë vrasësit Shyqiri Alimerko dhe një partizan i ri ndërkohë që Sadik Zotaj do të gjendet i vrarë.Partizanin e ri që
nisi të lutej e përpelitej ,e lanë të ikte ndërsa Shyqyri Alimerkon e ekzekutuan në vend.Ditën e varrimit ,babai plak i Neki Ymerit do ti drejtohej trupit të pajetë të të birit njëzetë e katërvjeçar shpuar nga plumbat e pabesë të partizanit’’Bëre si të kisha porositur.Dhe jetën dhe nuk e tradhëtove mikun’. Gjatë luftës por dhe pas saj nuk u fol asnjëherë për këtë vrasje dhe tradhëti që do të shënonte preludin e luftës vllavrasëse dhe si hakmarrje , me urdhër të Hysni Kapos më 5
nëntor do të digjet edhe shtëpia e babait të Neki Ymerit së bashku me 24 shtëpi të tjera nacionalistësh.
14 shtator 1943…Hysni Lepenica i zgjedhur në Mukje si komandant i përgjithshëm i forcave të Ballit Kombëtar hyn në Gjirokastër dhe i drejtohet me një thirrje për bashkim forcash në luftën kundra pushtuesit shtabit partizan që gjendej në Ceptun.Krerët komunist  Bedri Sphiu,Shemsi Totozani,Shefqet Peçi jo vetëm që nuk ju përgjigjën thirrjes së tij por në mënyrën më të turpshme e tradhetare do të bëheshin pjesë e tradhëtisë së Gërhotit ku do të mbeteshin të vrarë nga plumbat e fashizmit ata që kishin bërë historinë maleve e që e donin atdheun më shumë se vetja e tyre Hysni Lepenica dhe tridhjetë e gjashtë komandant çetash.Gërhoti do të bëhej varri i madh i kombit dhe bashkë me ata burra do të binte dhe e drejta e popullit shqiptar që të vendoste të ardhmen e tij në rrugë demokratike.Pra,ndarja

përfundimtare ishte bërë,kishte filluar dhe përplasja përfundimtare….
17 shtator vetëvritet Safet Butka .18 shtator komunistët kryejnë masakrën e Ziçishtit.16 tetor kur Hoxha ushqehej me çokollata angleze dhe rrethohej me partizanet bukuroshe nëpër çadra nën shoqërinë e emisarëve serb e anglez,në Libofsh do të vriten në luftë me njeri tjetrin 10 luftëtar nacionalist dhe 21 partizanë.Në muajin tetor në Lushnje vriten dhe theren me thika 67 fshatarë me të vetmin faj se nuk pranuan të viheshin në shërbim të forcave partizane. Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha do të përdorin vet thikën në këtë masakër.
Nëntor 1943 PKSH e urdhëruar nga emisarët serb fillon luftën vllavrasëse në Vlorë.Brigada e I dhe e 5-të drejtuar nga Mehmet Shehu & Hysni Kapo, Shefqet Peçi, fillojnë luftën në Gjorm,Lepenicë,Mavrovë,Velçë- Dukat duke djegur e shkatërruar gjithshkah.
Ndërkohë që lufta vllavrasëse kishte marrë përmasa dramatike ,në Shqipëri do të kishte tridhjetë emisarë dhe oficerë britanik.Po cili do të ishte roli i tyre ? A mund ta ndalnin ata luftën civile ?
Nëse në 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë Chamberlani do ti përgjigjej promemories së Mid’hat Frashërit se Shqipëria nuk ishte në zonën e tyre të influencës,tashmë gjërat kishin ndryshuar.Titos i ishte premtuar Serbia e madhe përfshi Kosovën dhe shtetet e tjera ndërkohë që vet djali i Çurçillit do të ishte pjesë e shtabit të Titos.Egzistenca e Ballit Kombëtar në Kosovë dhe viset e tjera etnike do të ishte pengesë për Titon prandaj dhe ai urdhëron Enver Hoxhën të filloj luftën civile në Kosovë.Fadil e Mehmet Hoxha marrin përsipër këtë trradhëti kombëtare.Goditen nga të dy anët vëllezërit Kryeziu nga brigada e 4 të dhe 5 të që vinin nga Shqipëria ndërkohë që ai luftonte kundra forcave gjermane.Lufta civile duhej të fillonte dhe në viset shqiptare në Maqedoni. Brigada e Dytë dhe e Tretë të drejtuara nga Haxhi Lleshi dhe Sotir Vullkani fillojnë luftën vëllavrasëse kundra forcave nacionaliste të Xhem Gostivarit për ti hapur rrugën pushtetit sllavokomunist maqedonas.
           Pikërisht,gjatë kësaj kohe,për ironi të fatit BBCja nga Londra do të propagandonte si të vetmen forcë luftuese PKSH dhe gjithë ndihmat në armatim,ushqim,veshmbathje do tu jepeshin vetëm partizanëve.Është koha që aleatët po e shikojnë Shqipërinë thjesht si një degëzim të Jugosllavisë.
Ardhja e forcave gjermane do ta bëjë edhe më të vështirë situatën dhe luftën
vëllavrasëse .Ndërkohë forcat e Ballit Kombëtar të kryesuara nga Skënder Muço godasin autokolonën gjermane që vjen nga Greqia në LLogara,Peshkëpi ,Bestrovë,Llakatund,Risili.Po kështu në Gjirokastër Ismail Golemi,Abdulla Alarupi,Abaz Ermenji,Abaz Kupi etj beteja këto të njohura dhe nga qeveria britanike.
24 maj 1944 i shoqëruar nga oficerët britanik dhe emisarët serb,Enver Hoxha dhe banda e tij bolshevike do të mbajnë Kongresin e Përmetit i cili do të nxjerr jashtë ligjit të gjitha forcat luftuese duke shkelur hapur me këmbë vullnetin e popullit shqiptar për të zgjedhur në rrugë demokratike të ardhmen e tij e në këtë mënyrë do të përligjin pushtetin e sovjetëve.
Tetor 1944 mbahet Kongresi i Ballit Kombëtar në Berat si të shmanget lufta civile.Në kongres merr pjesë dhe grupi i Sadik Premtes.
‘’Komunizmi është një sëmundje e tmershme,si tërbimi i qenëve dhe ujqërve që shkatërron jo vetëm trupin,por më tepër shpirtin dhe menden e njeriut’’- kështu do të shkruante atë kohë në gazetën Flamuri Mid’hat Frashëri .’’Partia Jonë është Shqipëria’’ dhe anash vargjet e Nolit; O flamur gjak,O flamur shkabë,O vatër o nder, O nënë o babë…’’

         Fatkeqsisht as thirrjet e Mid’hat Frashërit dhe patriotëve të tjerë,as thirrjet e klerikëve të të gjitha besimeve ,nuk mund të ndalnin tërbimin komunist dhe luftën vëllavrasëse ndër shqiptarë.
Në këto momente dramatike të luftës,të goditura pa mëshirë nga komunistët, Mid’hat Frashëri dhe forcat e tjera nacionaliste grumbullohen në Shqipërinë e mesme dhe të veriut duke pritur reagimin dhe zbarkimin e aleatëve, por për ironi të fatit,aleatët e kishin marrë vendimin me kohë.Ata kishin vendosur që Shqipëria të mbetej degëzim i Jugosllavisë dhe të dominohej prej saj.Misionet angleze jo vetëm që i braktisën forcat nacionaliste por ata nuk do të merrnin me vete as mikune tyre Abaz Kupin.Edhe njëherë tjetër në histori,shqiptarët do të ndjeheshin të tradhëtuar nga bota e civilizuar.

Për t’ju shmangur përplasjes direkt me forcat partizane,ku sipas skenarit serb do të luftonin mijëra forca nacionaliste kundrejt mijëra forcave partizane’Mid’hat Fashëri,do ti bënte Shqipërisë një shërbim kombëtar duke shmangur gjakderdhjen më të madhe në histori.Ai do tu drejtohej forcave nacionaliste; ‘’Ne e bëmë detyrën, mirë apo keq, këtë do e tregojë koha.Ne humbëm luftën por jo shpresën’’
              Fatkeqsisht historia qe kthyer prapa.Shovinistët serb pasi kishin përdorur organizatën terroriste shqiptare PKSH,triumfuan mbi interesat kombëtare duke përdorur shqiptarin kundër shqiptarit,duke terrorizuar dhe vënë nën këmbë jo vetëm Kosovën por dhe vet Shqipërinë.
Në këtë mënyrë,Enver Hoxha në krye të PKSH se do të zhytet edhe më thellë në rrugën e krimit. Do të vriten një nga një të gjithë drejtuesit moderator komunist Mustafa Gjinishti,Niko Xoxi,Zoi Fundo,Anastas Lulo,Mynyr Xhindi e shumë të tjerë .PKSH do ti hap rrugën terrorit komunist .Në bashkpunim me serbomalazezët.PKSH do të jetë pjese e Masakrës së Tivarit ku mijëra forca luftuese shqiptare do të çarmatoseshin dhe do të flakeshin nëpër greminat në Tivar. Kurrë më parë në historinë e tij mijëravjeçare,shqiptari nuk i kishte kthyer pushkën vëllait të vet të një gjaku për ti shërbyer armikut.
Të gjithë jemi dëshmimtar se ç’ndodhi me ardhjen në pushtet të bandës bolshevike PKSH. U egzekutuan me urdhër të Beogradit Firmëtarët e Pavarësisë,u burgos dhe u egzekutua ajka e inteligjencës,Shqipëria u mbush me kampe- burgje internime dhe terrori shtetëror u shndrua në ligj..U shkatërrua çdo vlerë shpirtërore,morale e kombëtare.Pse? Sepse kjo ishte deviza jugosllave për ta patur sa më të lehtë dominimin e Kosovës dhe vet Shqipërisë.Për gjysem shekulli kjo bandë vrastare nuk do të kursente as pjellën e vet deri të krimineli i fundit Mehmet Shehu.
Edhe pse kanë kaluar tre dekada nga rënia e Murit të Turpit të Berlinit,në Shqipëri jo vetëm nuk u kërkua falje për krimet dhe gjenocidin sllavokomunist ,për mijëra e mijëra viktima që nuk kanë as var,përkundrazi edhe sot vazhdon ti thuret lavdi kësaj bandë vrastare nga historiografia sllavokomuniste dhe klasa neokomuniste që i dorëzon pushtetin njera tjetrës.Një gjë është është sigurt;kush e harron historinë,kush e shkatërron atë me dashje apo pa dashje,bën krimin më të madh të të gjitha krimeve.

Filed Under: Politike Tagged With: Pellumb Lamaj-PKSH-Terroriste- Enver Hoxha Kolaboracionist- Me serbet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 826
  • 827
  • 828
  • 829
  • 830
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT