- -Historia e Shqipërisë ashtu siç ka ndodhur po ashtu duhet të shkruhet. Enver Hoxha, kryekolaboracionist- shërbëtor dhe bashkëpunëtor me serbët kundër shqiptarëve./

Nga Pëllumb LAMAJ/
8 nëntor 1941 Enver Hoxha i ndihmuar
nga serbët hipën në krye të lëvizjes kommuniste dhe pasi ka eleminuar një nga
një të gjithë krerët e grupeve komuniste Zef Malen,KoçoTashkon,Anastas Lulën,Sadik
Premten,do të krijojë organizatën terroriste me emrin P.K.SH,me
dirigjent Miladin Popoviç dhe Vukmanoviç Tempo dhe për të gënjyer shqiptarët më
vonë do të fshihet nën emrin e Frontit Nacional Çlirimtar.Edhe konferenca e Pezës
do të kishte si themel programin nacionalist dhe kryetar i saj do të zgjidhet
Zef Çoba dhe kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Kamber Qafëmolla.
Shtator 1942 Mid’hat Frashëri nxjerr në dritë dekalogun si platformë të Ballit
Kombëtar që do të përkrahet nga të gjitha shtresat e besimet fetare.
Viti 1942 është viti i kryengritjes shpirtërore dhe asaj të armatosur të
shqiptarëve.Do të krijohen çetat e para në gjithë hapësirën shqiptare .Çetat
nacionaliste luftojnë me flamurin kombëtar ndërkohë që çetat partizane me yllin
e kuq të Bashkimit Sovjetik, por që për momentin e luftojnë sëbashku pushtuesin
italian.Beteja më e bujshme është Lufta e Gjormit 29 dhjetor 1942-2 janar 1943
derjtuar nga çeta Shqiponja e Hysni Lepenicës dhe çeta partizane Plakë drejtuar
nga Neki Ymeri.Forcat pushtuese italiane të ndihmuar dhe nga mercenarët do të
shpartallohen dhe do të mbetet i vrarë komandanti i operacionit gjeneral
Klementini.Lufta e Gjormit ndezi shkëndinë për beteja të tjera kundra
pushtuesit italian dhe në këtë frymë kombëtare të krijuar, nevojat historike thërrasin
në skenë një kuvend kombëtar ku Shqipërisë t’i dilet zot si shqiptar pa dallim
feje,krahine ,ideje.Pas mbledhjes përgatitore në Tapizë 26 korrik 1943 vendoset
të mbahet mbledhja e Mukjes.Delegacioni i Ballit Kombëtar do të përfaqësohej
nga Mid’hat Frashëri,Hasan Dosti,Hysni Lepenica etj., ndërsa delegacioni i
Frontit Nacional Çlirimtar nga Mustafa Gjinishti,Ymer Dishnica A,Kupi,Omer
Nishani.Çështja e Kosovës do të ishte shqetësimi kryesor i takimit dhe tezës së
Mid’hat Frashërit se Shqipërisë i dilet zot si shqiptar do ti dilnin në
mbrojtje e do ta përkrahnin edhe delegatët e Frontit Nacional Çlirimtar
A.Kupi.Omer Nishani,Ymer Dishnica .
“ Ja vdekje,ja liri, jemi vëllezër,s’na ndajnë dot”u pranua si deviza e Mukjes.
Në 4-5 gusht forcat e Abaz Kupit godasin pushtuesin italian dhe në datën 10
gusht forcat e Abaz Ermenjit shpartallojnë pushtuesit italian pranë murreve të
Kalasë së Beratit duke lënë në fushën e betejës shtatë dëshmorë nacionalist.
Natyrisht fryma vllazërore e arritur në Mukje nuk i interesonte P.K.J dhe vet
Titos.Emisarët serb që drejtonin organizatën terroriste PKSH reagojnë fuqishëm
duke urdhëruar PKSH ta prishin sa më shpejt ketë kuvend historik .Kjo ishte
teza dhe deviza e PKJ dhe vet Titos për ta patur më të lehtë dominimin e Kosovës
dhe vet Shqipërisë .
4-8 Shtator do të mblidhet urgjentisht Konferenca e dytë e Labinoti të drejtuar
nga Popoviç dhe Jovanoviç ku do të dënohen për oportunizëm Mustafa Gjinishti
dhe Ymer Dishnica të cilët kishin pranuar marrëveshjen e Mukjes.Në këtë mënyrë
PKSH e drejtuar nga PKJ do të shkelë me këmbë vullnetin e popullit shqiptar
duke nxitur luftën vëllavrasëse.
“P.K.SH është
një organizatë terroriste ku s’duhet të flasësh për atë që sheh e dëgjon,ndryshe
do ta pësosh”,kështu do të shprehej në atë kohë një nga drejtuesit e lëvizjes
komuniste Sejfulla Malëshova.
Në konferencën e Labinotit u hodh teza që Balli Kombëtar ose duhej të vihej nën
urdhërat e PKSH ,ose duhej goditur pa mëshirë duke e detyruar të vihej në anën
e pushtuesit.Kjo ishte një praktikë jugosllave që po zbatohej në Shqipëri nga
Vukmanoviç Tempo.
PKSH gjatë kësaj kohe do të përbëhet nga dy rryma;ajo e moderuar e përbërë nga
Zef Mala,Koço Tashko,Mustafa Gjinishi,Ymer Deshnica, Sejfulla Maleshova,Sadik
Premte,Anastas Lulo dhe rryma tjetër ekstremisto-staliniste Enver Hoxha,Mehmet
Shehu, Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe, Kristo Themelko.Ishte pikërisht kjo rrymë që
do të niste edhe luftën vëllavrasëse.
27 gusht 1943 nëpërmjet Hysni Kapos ,PKSH urdhëron komandantin e Çetës
partizane Plakë Neki Ymeri për vrasjen e Sadik Premtes dhe Hysni Lepenicës me të
cilët ai kishte zhvilluar disa beteja kundra pushtuesit italian.Një trim dhe
patriot si Neki Ymeri që nuk e kishte në gjak pabesinë dhe tradhëtinë nuk mund
ta zbatonte këtë urdhër e natyrisht që ai do të bashkonte forcat me ato të
Hysni Lepenicës duke u zgjedhur Kommandant i forcave nacionaliste të Lumit të
Vlorës.Po atë ditë,duke u kthyer nga Lepenica për në Gjorm,njësiti terrorist
partizan do të hap zjarr prapa shpine.Nga plumbat tradhëtar do të mbetet i vrarë
komandanti Neki Ymeri dhe bashkëluftëtari i çetës Xhafer Dalani, ndërkohë që do
të plagoset Feti Premtja.Me të dëgjuar krismat,nga Gjormi dhe Lepenica bëhet
rrethimi dhe në të gdhirë kapen të gjallë vrasësit Shyqiri Alimerko dhe një
partizan i ri ndërkohë që Sadik Zotaj do të gjendet i vrarë.Partizanin e ri që
nisi të lutej e përpelitej ,e lanë të ikte ndërsa Shyqyri Alimerkon e ekzekutuan
në vend.Ditën e varrimit ,babai plak i Neki Ymerit do ti drejtohej trupit të
pajetë të të birit njëzetë e katërvjeçar shpuar nga plumbat e pabesë të
partizanit’’Bëre si të kisha porositur.Dhe jetën dhe nuk e tradhëtove mikun’. Gjatë
luftës por dhe pas saj nuk u fol asnjëherë për këtë vrasje dhe tradhëti që do të
shënonte preludin e luftës vllavrasëse dhe si hakmarrje , me urdhër të Hysni
Kapos më 5
nëntor do të digjet edhe shtëpia e babait të Neki Ymerit së bashku me 24 shtëpi
të tjera nacionalistësh.
14 shtator 1943…Hysni Lepenica i zgjedhur në Mukje si komandant i përgjithshëm
i forcave të Ballit Kombëtar hyn në Gjirokastër dhe i drejtohet me një thirrje
për bashkim forcash në luftën kundra pushtuesit shtabit partizan që gjendej në
Ceptun.Krerët komunist Bedri
Sphiu,Shemsi Totozani,Shefqet Peçi jo vetëm që nuk ju përgjigjën thirrjes së
tij por në mënyrën më të turpshme e tradhetare do të bëheshin pjesë e tradhëtisë
së Gërhotit ku do të mbeteshin të vrarë nga plumbat e fashizmit ata që kishin bërë
historinë maleve e që e donin atdheun më shumë se vetja e tyre Hysni Lepenica
dhe tridhjetë e gjashtë komandant çetash.Gërhoti do të bëhej varri i madh i
kombit dhe bashkë me ata burra do të binte dhe e drejta e popullit shqiptar që
të vendoste të ardhmen e tij në rrugë demokratike.Pra,ndarja
përfundimtare ishte bërë,kishte
filluar dhe përplasja përfundimtare….
17 shtator vetëvritet Safet Butka .18 shtator komunistët kryejnë masakrën e Ziçishtit.16
tetor kur Hoxha ushqehej me çokollata angleze dhe rrethohej me partizanet
bukuroshe nëpër çadra nën shoqërinë e emisarëve serb e anglez,në Libofsh do të
vriten në luftë me njeri tjetrin 10 luftëtar nacionalist dhe 21 partizanë.Në
muajin tetor në Lushnje vriten dhe theren me thika 67 fshatarë me të vetmin faj
se nuk pranuan të viheshin në shërbim të forcave partizane. Mehmet Shehu dhe
Dushan Mugosha do të përdorin vet thikën në këtë masakër.
Nëntor 1943 PKSH e urdhëruar nga emisarët serb fillon luftën vllavrasëse në
Vlorë.Brigada e I dhe e 5-të drejtuar nga Mehmet Shehu & Hysni Kapo,
Shefqet Peçi, fillojnë luftën në Gjorm,Lepenicë,Mavrovë,Velçë- Dukat duke
djegur e shkatërruar gjithshkah.
Ndërkohë që lufta vllavrasëse kishte marrë përmasa dramatike ,në Shqipëri do të
kishte tridhjetë emisarë dhe oficerë britanik.Po cili do të ishte roli i tyre ?
A mund ta ndalnin ata luftën civile ?
Nëse në 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë Chamberlani do ti përgjigjej
promemories së Mid’hat Frashërit se Shqipëria nuk ishte në zonën e tyre të
influencës,tashmë gjërat kishin ndryshuar.Titos i ishte premtuar Serbia e madhe
përfshi Kosovën dhe shtetet e tjera ndërkohë që vet djali i Çurçillit do të
ishte pjesë e shtabit të Titos.Egzistenca e Ballit Kombëtar në Kosovë dhe viset
e tjera etnike do të ishte pengesë për Titon prandaj dhe ai urdhëron Enver Hoxhën
të filloj luftën civile në Kosovë.Fadil e Mehmet Hoxha marrin përsipër këtë
trradhëti kombëtare.Goditen nga të dy anët vëllezërit Kryeziu nga brigada e 4 të
dhe 5 të që vinin nga Shqipëria ndërkohë që ai luftonte kundra forcave
gjermane.Lufta civile duhej të fillonte dhe në viset shqiptare në Maqedoni. Brigada
e Dytë dhe e Tretë të drejtuara nga Haxhi Lleshi dhe Sotir Vullkani fillojnë
luftën vëllavrasëse kundra forcave nacionaliste të Xhem Gostivarit për ti hapur
rrugën pushtetit sllavokomunist maqedonas.
Pikërisht,gjatë kësaj kohe,për
ironi të fatit BBCja nga Londra do të propagandonte si të vetmen forcë luftuese
PKSH dhe gjithë ndihmat në armatim,ushqim,veshmbathje do tu jepeshin vetëm
partizanëve.Është koha që aleatët po e shikojnë Shqipërinë thjesht si një degëzim
të Jugosllavisë.
Ardhja e forcave gjermane do ta bëjë edhe më të vështirë situatën dhe luftën
vëllavrasëse .Ndërkohë forcat e Ballit Kombëtar të kryesuara nga Skënder Muço
godasin autokolonën gjermane që vjen nga Greqia në LLogara,Peshkëpi ,Bestrovë,Llakatund,Risili.Po
kështu në Gjirokastër Ismail Golemi,Abdulla Alarupi,Abaz Ermenji,Abaz Kupi etj
beteja këto të njohura dhe nga qeveria britanike.
24 maj 1944 i shoqëruar nga oficerët britanik dhe emisarët serb,Enver Hoxha dhe
banda e tij bolshevike do të mbajnë Kongresin e Përmetit i cili do të nxjerr
jashtë ligjit të gjitha forcat luftuese duke shkelur hapur me këmbë vullnetin e
popullit shqiptar për të zgjedhur në rrugë demokratike të ardhmen e tij e në këtë
mënyrë do të përligjin pushtetin e sovjetëve.
Tetor 1944 mbahet Kongresi i Ballit Kombëtar në Berat si të shmanget lufta
civile.Në kongres merr pjesë dhe grupi i Sadik Premtes.
‘’Komunizmi është një sëmundje e tmershme,si tërbimi i qenëve dhe ujqërve që
shkatërron jo vetëm trupin,por më tepër shpirtin dhe menden e njeriut’’- kështu
do të shkruante atë kohë në gazetën Flamuri Mid’hat Frashëri .’’Partia Jonë është
Shqipëria’’ dhe anash vargjet e Nolit; O flamur gjak,O flamur shkabë,O vatër o
nder, O nënë o babë…’’
Fatkeqsisht as thirrjet e Mid’hat
Frashërit dhe patriotëve të tjerë,as thirrjet e klerikëve të të gjitha besimeve
,nuk mund të ndalnin tërbimin komunist dhe luftën vëllavrasëse ndër shqiptarë.
Në këto momente dramatike të luftës,të goditura pa mëshirë nga komunistët, Mid’hat
Frashëri dhe forcat e tjera nacionaliste grumbullohen në Shqipërinë e mesme dhe
të veriut duke pritur reagimin dhe zbarkimin e aleatëve, por për ironi të
fatit,aleatët e kishin marrë vendimin me kohë.Ata kishin vendosur që Shqipëria
të mbetej degëzim i Jugosllavisë dhe të dominohej prej saj.Misionet angleze jo
vetëm që i braktisën forcat nacionaliste por ata nuk do të merrnin me vete as
mikune tyre Abaz Kupin.Edhe njëherë tjetër në histori,shqiptarët do të ndjeheshin
të tradhëtuar nga bota e civilizuar.
Për t’ju shmangur përplasjes
direkt me forcat partizane,ku sipas skenarit serb do të luftonin mijëra forca
nacionaliste kundrejt mijëra forcave partizane’Mid’hat Fashëri,do ti bënte Shqipërisë
një shërbim kombëtar duke shmangur gjakderdhjen më të madhe në histori.Ai do tu
drejtohej forcave nacionaliste; ‘’Ne e bëmë detyrën, mirë apo keq, këtë do e
tregojë koha.Ne humbëm luftën por jo shpresën’’
Fatkeqsisht historia qe
kthyer prapa.Shovinistët serb pasi kishin përdorur organizatën terroriste
shqiptare PKSH,triumfuan mbi interesat kombëtare duke përdorur shqiptarin
kundër shqiptarit,duke terrorizuar dhe vënë nën këmbë jo vetëm Kosovën por dhe
vet Shqipërinë.
Në këtë mënyrë,Enver Hoxha në krye të PKSH se do të zhytet edhe më thellë në
rrugën e krimit. Do të vriten një nga një të gjithë drejtuesit moderator
komunist Mustafa Gjinishti,Niko Xoxi,Zoi Fundo,Anastas Lulo,Mynyr Xhindi e shumë
të tjerë .PKSH do ti hap rrugën terrorit komunist .Në bashkpunim me serbomalazezët.PKSH
do të jetë pjese e Masakrës së Tivarit ku mijëra forca luftuese shqiptare do të
çarmatoseshin dhe do të flakeshin nëpër greminat në Tivar. Kurrë më parë në
historinë e tij mijëravjeçare,shqiptari nuk i kishte kthyer pushkën vëllait të
vet të një gjaku për ti shërbyer armikut.
Të gjithë jemi dëshmimtar se ç’ndodhi me ardhjen në pushtet të bandës
bolshevike PKSH. U egzekutuan me urdhër të Beogradit Firmëtarët e Pavarësisë,u
burgos dhe u egzekutua ajka e inteligjencës,Shqipëria u mbush me kampe- burgje
internime dhe terrori shtetëror u shndrua në ligj..U shkatërrua çdo vlerë
shpirtërore,morale e kombëtare.Pse? Sepse kjo ishte deviza jugosllave për ta
patur sa më të lehtë dominimin e Kosovës dhe vet Shqipërisë.Për gjysem shekulli
kjo bandë vrastare nuk do të kursente as pjellën e vet deri të krimineli i
fundit Mehmet Shehu.
Edhe pse kanë kaluar tre dekada nga rënia e Murit të Turpit të Berlinit,në
Shqipëri jo vetëm nuk u kërkua falje për krimet dhe gjenocidin sllavokomunist
,për mijëra e mijëra viktima që nuk kanë as var,përkundrazi edhe sot vazhdon ti
thuret lavdi kësaj bandë vrastare nga historiografia sllavokomuniste dhe klasa
neokomuniste që i dorëzon pushtetin njera tjetrës.Një gjë është është
sigurt;kush e harron historinë,kush e shkatërron atë me dashje apo pa dashje,bën
krimin më të madh të të gjitha krimeve.