• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

I’ll miss so many things about my grandfather…

October 19, 2019 by dgreca

By Noah Mrnacaj/

For those of you who may not know me, I’m Noah Mrnacaj, Marashi’s oldest grandson.

On behalf of our whole family, I would like to thank you all for coming today to pay your respects to my grandfather and his life. I think the number of people not only here today, but who have shown support over the past few days, is indicative of the kind of man my grandfather was. It is truly overwhelming. 

This is the first speech I’ve ever given, and when I began to think about what I wanted to say about my grandfather I didn’t know where to begin. He was my hero and summarizing how I feel about him in a short speech is impossible.

My grandfather was a very special person, not just to me but to everyone who crossed paths with him. He was a humble and selfless man who went through his life always helping others. He had a heart of gold and his home had an open door. Most importantly, he was a man of great faith and was one with the Lord. There wasn’t a day that went by that my grandfather didn’t pray the rosary. 

Earlier this year, an injury kept me out of work for a few months- I can’t begin to tell you how much of a blessing this was and how grateful I am because it gave me the opportunity to spend countless hours with him. It was incredibly heartbreaking to watch my grandfather slowly decline but his strength, his gratitude, his humor, and his faith was so inspirational and a joy to witness during such a difficult time. 

I’m so thankful to have had Tata and I’m thankful I was able to live so close and do so many things with him for over 35 years. One of my favorite memories is bringing my grandfather to this church for mass on Sundays. I was so, so proud to walk in here with him. Sunday lessons from him were the best- We once spoke about how scary it could be to be an entrepreneur and start a business. When my grandfather first invested in Real Estate he was told it was a big risk and a big mistake. My grandfather followed his heart, remained strong in his faith through prayer, and as a result his business flourished, and he was able to help so many of his loved ones financially thereafter. He encouraged me to follow my dreams too and he always pushed me to be my best.

My grandfather taught me to love everything about life- the ups and downs and everything in between. The good times were to be loved and the hard times were to be appreciated- because it’s in the hard times that you learn valuable lessons and you gain strength as he had in his life.

I’ll miss so many things about my grandfather. I’ll miss his phone calls inviting me over for my grandmother’s freshly made kachimak. I’ll miss visiting to find him pruning his vegetable garden or fixing things around the house with the most precise care and love. I’ll miss when I’d sleepover and my grandfather would turn on the living room TV volume on full blast at 7am. An hour later, I’d be greeted in the bedroom with his face peeking in to check if I was still sleeping- meanwhile I had been awake for the past hour thanks to him! I’ll miss hearing him call my Aunt Lucy “Lushi”, telling my Aunt Vera to “Sharrap”, and telling Aunt Lisa’s daughter Sophia that she was his favorite (but, we all know we were all equally his favorites). I’ll miss listening to his great storytelling and his contagious laugh after telling one of his many great jokes.

My life began with my grandfather bringing me home when I was born, and his life ended with me watching him take his last breath. Tata was absolutely THE most amazing grandfather I could have ever asked for. He loved our grandmother Mrija with his whole heart and their dedication to each other and their family was a precious gift to witness and something to be envious of. He cherished his children and he adored every one of his grandkids, loving each of us unconditionally. He was the happiest when he was surrounded by his family. When I introduced him to my now fiancé, he was absolutely overjoyed to see his family getting even bigger than it already was. Even as he declined, my grandfather’s face would light up when he would see us together. It was such a blessing to experience this with him. 

The head of our family is no longer with us and we will no doubt feel his absence. Although he lived to the great age of 93, there is no amount of time with him that would have been enough and nothing that could have prepared us for this loss. But we are strengthened in knowing he is no longer in pain and is now in a place more amazing than the best possible day here on Earth. This is just a temporary goodbye and I know we will see him again.

As I put together all these memories of my grandfather the common theme and his greatest lesson to us of all is LOVE. My grandfather taught us to love hard, love the good times, love the bad times, and most importantly to love each other no matter what. May we honor my grandfather by doing our best to keep his most profound lesson of love at the forefront of our lives. 

I love you Tat. Watch over us, and may you rest peacefully in the Lord’s arms until we meet again…

Filed Under: Featured Tagged With: Noah Mrnacaj-my grandfather-Marash Mrnacaj

Festivali i 29të Shqiptar në New York Organizohet me 17 NENTOR

October 19, 2019 by dgreca


Me 17 Nëntor 2019, në sallën e artit të Lehman College, do të mbahet Festivali i 29të Shqiptar në New York, i organizuar nga Qendra Kulturore Nena Tereze, Kisha “Zoja e Shkodres”. 
Në njoftimin e përcjellë nga Kisha Zoja e Shkdrës shkruhet: “Nëpermjet këtij Festivali, mundohemi të pasqyrojmë sa më shumë ngjyrat e bukura të traditës dhe kultures sonë, dhe t’i përcjellim ato tek fëmijet tanë. “
 
Mos e humbni rastin që të përjetoni krenarinë e të qenurit shqiptar. Kjo veprimtari tërheq më shumë se 3 mijë pjesmarrës. Klikoni mbi flayer që të merrni informacionin e duhur.

Filed Under: Featured Tagged With: 17 Nentor-Festivali 29-Shqiptar

TURP- NXENES DHE MESUES NDEROJNE USHTARAKISHT OFENSIVEN USHTARAKE TE TURQISE

October 19, 2019 by dgreca

Disa qindra filloristë nga shkolla e Gostivarit “Mustafa Kemal Ataturk”, të shoqëruara nga mësimdhënësve të tyre, nën flamurin turk, dërgojnë përshëndetje ushtarake në shenjë të përkrahjes së ofanzivës tejkuftare turke, që aludon në ofensivën në Siri, transmeton MOF.

Në komentet nën ato, në anën tjetër, jepet mbështetje e hapur për qeverisjen e presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan.

Numri zyrtar i shkollës në Gostivar nuk është në dispozicion. Mungoi edhe përgjigja në pyetjen e Radio MOF e parashtruar në FB faqen e tyre, rreth asaj se për çfarë ngjarje bëhet fjalë dhe çka kanë mësuar nxënësit nga i njëjti.

Kryetari i Komunës Gostivar, Arben Taravari për Radio MOF thotë që nuk është i informuar për ngjarjen, por shton që shërbimet e komunës do të reagojnë për këtë ngjarje.

“Qëndrimi im është që në shkolla nuk duhet të ketë asnjë pikë politikë. Nuk lejohet çfarë do lloji i lojërave politike në shkolla. Siç e dini Ministria për arsim ia ka pezulluar ingerencat Komunës Gostivar në sferën e arsimit. Drejtori i shkollës është drejtor i ri, i caktuar nga ministri për arsim prej para dy-tre muajsh. Unë do të kërkoj nga Sektori për arsim pranë Komunës Gostivar të bisedojnë me drejtorin, megjithatë ne nuk kemi kompetenca për shkarkim dhe caktim të drejtorëve”, thotë Taravari.

Edhe ambasada e parë fëminore në botë “Megjashi” ka reaguar ashpër ndaj këtyre informatave.

“Në këtë mënyrë bëhet manipulim dhe indoktrinim i fëmijëve në shkollat e vendit. Fëmijët përdoren për të thurë lëvdata intervenimeve luftarake, në vend që t’i mësojnë për mënyra paqedashëse të transformimit të konflikteve. Nuk i informojnë fëmijët për pasojat negative nga luftërat përkatësisht për statistikat e fëmijëve të vrarë në konfliktet, as për situatat në të cilat janë gjendur fëmijët prindërit e të cilëve janë vrarë në konfliktet luftarake dhe jeta pas humbjes së prindit, apo edhe për jetën e prindit pas humbjes së fëmijës në konflikt luftarak”, thonë nga “Megjashi” për Radio MOF.Radio MOF këtë paradite ka kërkuar qëndrim për rastin nga Ministria për arsim dhe shkencë. Deri në publikimin e këtij tekstit, përgjigje nuk kemi pranuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nxenes ehe messes- nderojne ushtarakisht-ofensiven turke

Ca fakte për të kuptuar Sharlatanin

October 19, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/C

1) Në prillin e këtij viti, Notre Dam de Paris përfshihet nga një zjarr aksidental. Thuajse 85% e shqiptarëve i kap një trishtim i madh aq sa statutet në fb, twitter, instagrame etj., i ngjasonin një gare se kush e kishte keqardhjen më të madhe. Lotë e dhimbje mund të përmblidhej e gjitha. Njerëz me kulturë apo të kënduar siç edhe thonë tek ne. Lotë me shumicë, sipas shumë prej tyre, po digjej jo vetëm historia e Francës por edhe ajo e botës. Korit iu bashkua edhe kryeministri, madje nxitoi të kontribuonte me fonde ndihmë. Kishte një mospërputhje me kohën dhe për ironi të fatit nuk ishin ndjerë kaq shumë të hidhëruar kur në vitin jo shumë të largët 1968-të iu vërsulën kishave dhe xhamive me moton se feja është opium për popujt. Por këtu bëhej fjalë për Notre Dam de Paris, jo për kishën e Vaut të Dejës, për faqjen tonë të zezë. Po flasim për kulturën botërore ku asgjë nuk ka rëndësi sa ajo. Dhe kjo është një mendësi shqiptare që e ka emrin shesim pordhë. Një mendësi që të mbyt të gjallë me kutërbimin. Sot këta ithtarë të kulturës botërore i shoh të pështyjnë karshi Francës, madje të na kujtojnë suportin e saj karshi Serbisë, si varrosje të memories sonë. I pari në krye të tyre është një sharlatan që fatkeqësisht vendi im e ka për kryeministër.

2) Në qershor të po këtij viti, statutet e fb, twittërve, instagrameve, të thuajse 85% e shqiptarëve informalë, gati u çanë nga pozat me një këngëtare. Quhej Karla Bruni apo ish zonja e parë e Francës, gruaja e dytë e Nikolas Sarkozi, ish presidenti i Francës. Bash në muajin e nxehtë kur vendi gati të përfshihej në përplasje të madhe civile për shkak të votimeve monopartiake që bënte kryeministri. Paraditeve shkonte me dhunë rrugësh nëpër qytete, me kapele të kuqe ku shkruhej numri 30, mbasdite postonte foto me familjen dhe Carla Brunin apo francezin, ish presidentin Sarkozi si mburrje që ishte ithtar i kulturës franceze. Kushedi se sa i ka kushtuar buxhetit të pluhurosur, rraskapitur, a tejshpuar të shqiptarëve akomodimi i Carlës dhe ish presidentit, por këto nuk janë asgjë për një avdall që thotë se i jap truallin e teatrit partneritetin publik privat se qeveria nuk ka fonde për të ndërtuar një teatër. Ai i Francës, kur u dogj Notre Dam-i tha se do ta ndërtojmë shumë shpejtë, nuk tha se nuk ka fonde. Megjithatë sot këta mender ithtarë të kulturës franceze botërore me në krye qeveriun janë gati ta shqyejnë Francën. Me klishetë e tip Enver mashtrojnë përditë një Shqipëri të lodhur. Se ndërsa Enveri shkruante tek Hrushovianët, për shqiptarët dhe internacionalistët se gjoja i kish thënë Nikitës se ne shqiptarët mikun e konsiderojmë mik, ndaj kurrë nuk flasim kundër tij. Të kundërtën shkruante Nikita Hrushovi se, Enveri pikërisht atë kishte bërë, gati e kishte mbytur gjithë ditën duke i folur kundër Titos dhe jugosllavëve. Shkurt ne asnjëherë nuk merremi me hallet tona, por me ato të të tjerëve… Se ne kurrë nuk u bëmë objektiv, por ishim, mbetmë thjesht pordhalaqër.

3) Afërmendësh Edi Rama duhej të dorëhiqej, por nuk e bëri. Dhe as nuk ka për ta bërë. Eshtë tipitk sa Bashar al Asadi i Sirisë, po aq edhe Maduro i Venezuelës. Deri dje mbyti një botë të tërë me argumentin e imazhit të prishur të Shqipërisë nga protestat opozitare. Nga të ashtuqujturët molotovët e opozitës apo largimin prej Kuvendit të saj, duke djegur mandatet publikisht. Kjo një e drejtë e plotë karshi prurjeve në kuvend por edhe përgjimeve ku deri vet ai, sharlatani, përfshihej në skandalin e vjedhjeve të votave. Dhe për më keq akoma, kjo dosje përgjimesh qe harruar qëllimisht menjanë si pakt atyre marrëveshjeve të përfoluara dhe që aq shumë qejf i kemi ne shqiptarët. Megjithatë shqetësimi i Francës nuk qe asnjë nga këto, duke i lënë në udhën e vetzgjedhjes standartit dhe ligjit shqiptar, pasi në një vend ku një komisioner zgjedhor është më i fortë se Presidenti i Republikës zor të dominoj demokracia. Por ishte një problem europian, ai i azil kërkuesve dhe kontingjentit të shpërndarsve apo kultivuesve të drogërave, ku shqiptarët po marrin frenat. Dhe sharlatani i parimeve dhe i propagandës i kish bash në kabinetin e tij disa syresh. Afërmendsh, sharlatani nuk dorëhiqet, kësisoj mjerë ai shqiptar që nuk do ta kuptoj se dhe fenaskonin do t’ia heqin nga lista e rimbursimeve. 

4) Dhe një të fundit, për të kuptuar Sharlatanin, apo sharlatizmin tonë. Për të kuptuar viktimizimin tonë brenda propagandës, për të kuptuar pordhizimin tonë. Në Janar të 2015-ës, Franca u përfshi nga një sulm me theks çështjet e besimeve fetare. U masakruan plot 12 francezë, midis tyre një karikaturist me emrin Charlie Hebdo. Sharlatani hovi në një avion me krerët e komuniteteve fetare, madje marshoi në mes tyre, madje madje shkrojti plot kënaqësi e pordhë se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të mbaj lartë flamurin e lirisë dhe të drejtave dhe të barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve fetare. Janë fjalët e tija, i gjeni në statutet e tija në fb e twitter. Megjithëse e ka deklaruar ngahera se, ç’faj kam unë për ato që them. Por vetëm për liritë a të drejtat e shqiptarëve nuk ka punuar. Thotë me gojën plotë se ç’faj ka ai që shqiptarët nuk besojnë reformat e tia, pse nuk kanë zanate, pse janë të pa aftë të punojnë etj. Madje ç’faj ka ai pse përfundojnë ushtarë të ISIS-it, në kultivues a shpërndarës të drogës? Ai i ka thënë Erjonëve të punojnë, të punojnë fort për mirëqenien e shqiptarëve, por shqiptarët janë dembelë, janë gdhë’, janë as peshk e as mish. Se kështu i njeh dhe i do shqiptarët sharlatani dhe kështu do jenë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Sharlatani-Ca Fakte

PËR NJË POLITIKË SHQIPTARE NDRYSHE EDHE MË MAQEDONI !!!

October 19, 2019 by dgreca

NGA ILIAZ KADRIU/

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë jo vetëm që të kriminalizuarit i dërguan në opozitë, por, hapën mundësi të reja të një ndryshimi tjetër të rradhës në Maqedoni dhe pse jo edhe në Shqipëri .Tendemi i kursit të ri politik Kurti/Osmani e lëvizën gurin e madh. Tani rrokullisja do të jetë e rëndë dhe e vështirë , por jo e pamundur.Në Maqedoni, tendemi Sela/Bilalli të ndihmuar nga intelektualët në krye me Rekën u gjendën në anën e fituesëve dhe më këtë, u dha sinjali i një veprimi politik pak a shumë të njëjtë para dhe gjatë zgjedhjeve eventuale në Maqedoni.Të hutuar dhe të çakorduar nga refuzimi i BE për hapjen e negociatave edhe në Maqedoni, garniturat politike të Lsdm dhe bdi, me tone herë herë të pamatura diplomatike hedhin gurë e dru në adresë të Macron-it dhe BE-së, duke mos cekur fare përgjegjësitë e udhëheqësve dhe qeverise së tyre për kryerjen e detyrave të shtëpisë.Zaevi mendoi se me ndryshimin e emrit dhe Marrëveshjen me Greqinë, Maqedonisë do ti sigurohet hapja negociatave. Politikanët pa përvojë rrëshqasin shpejt.Tani, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë alternativë tjetër. Bile këtë me të drejtë e  kërkon me këmbëngulje edhe opozita. Kush frigohet nga zgjedhjet e parakohëshme?Lsdm dhe BDI jo që frigohen, por edhe dridhen. Pse ?Ali Ahmeti në urimin e tij të paqartë, drejtuar jo fituesëve, por popullit, ashtu më stilin e Enver Hoxhës, pa i cekur emrat e fituesëve dhe subjekte e të tyre politike, dha sinjal edhe për veti edhe për Ramën, se humbjet e pozitave trokasin në derë, pasi me fitoren Kurti/Osmani, u thehet trekëndëshi i Bermudës Shkup-Prishtinë-Tiranë dhe kështu e humbin edhe GPS-in.Pastaj frigohet Zaevi. Zgjedhjet do ti fitojë Vmro. Dhe kjo është në rregull. Le të fitojnë nacionalistët maqedonë.Në anën tjetër, do të fitojnë nacionalistët e drejtë shqiptarë. Këtë herë , shqiptarët që u anltarësuan gabimisht te Zaevi, do të kthehen në fitues duke kaluar të Sela/Kasami për imteresa kombëtare dhe materiale, pasi në Lsdm nuk bënë dhe nuk fituan asgjë !Duke pritur një fitore të Vmro-së, do të kemi paralelisht edhe radikalizimin e politikës shqiptare nga opozita e përforcuar. Kjo, do sjelli ndryshimin e diskursit politik nga ai pasiv dhe i shterpë, në atë agresiv, të kapshëm dhe kreativ. Me fitoren e opozitës në Kosovë, morrën fund politikat shqiptare vendnumruese në Ballkan si dhe natyra e inferioritetit shqiptar në Maqedoni.

Filed Under: Analiza Tagged With: Iliaz Kadriu-Zgjedhjet e 6 tetorit-Ne Maedoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 851
  • 852
  • 853
  • 854
  • 855
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT