• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TURP- NXENES DHE MESUES NDEROJNE USHTARAKISHT OFENSIVEN USHTARAKE TE TURQISE

October 19, 2019 by dgreca

Disa qindra filloristë nga shkolla e Gostivarit “Mustafa Kemal Ataturk”, të shoqëruara nga mësimdhënësve të tyre, nën flamurin turk, dërgojnë përshëndetje ushtarake në shenjë të përkrahjes së ofanzivës tejkuftare turke, që aludon në ofensivën në Siri, transmeton MOF.

Në komentet nën ato, në anën tjetër, jepet mbështetje e hapur për qeverisjen e presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan.

Numri zyrtar i shkollës në Gostivar nuk është në dispozicion. Mungoi edhe përgjigja në pyetjen e Radio MOF e parashtruar në FB faqen e tyre, rreth asaj se për çfarë ngjarje bëhet fjalë dhe çka kanë mësuar nxënësit nga i njëjti.

Kryetari i Komunës Gostivar, Arben Taravari për Radio MOF thotë që nuk është i informuar për ngjarjen, por shton që shërbimet e komunës do të reagojnë për këtë ngjarje.

“Qëndrimi im është që në shkolla nuk duhet të ketë asnjë pikë politikë. Nuk lejohet çfarë do lloji i lojërave politike në shkolla. Siç e dini Ministria për arsim ia ka pezulluar ingerencat Komunës Gostivar në sferën e arsimit. Drejtori i shkollës është drejtor i ri, i caktuar nga ministri për arsim prej para dy-tre muajsh. Unë do të kërkoj nga Sektori për arsim pranë Komunës Gostivar të bisedojnë me drejtorin, megjithatë ne nuk kemi kompetenca për shkarkim dhe caktim të drejtorëve”, thotë Taravari.

Edhe ambasada e parë fëminore në botë “Megjashi” ka reaguar ashpër ndaj këtyre informatave.

“Në këtë mënyrë bëhet manipulim dhe indoktrinim i fëmijëve në shkollat e vendit. Fëmijët përdoren për të thurë lëvdata intervenimeve luftarake, në vend që t’i mësojnë për mënyra paqedashëse të transformimit të konflikteve. Nuk i informojnë fëmijët për pasojat negative nga luftërat përkatësisht për statistikat e fëmijëve të vrarë në konfliktet, as për situatat në të cilat janë gjendur fëmijët prindërit e të cilëve janë vrarë në konfliktet luftarake dhe jeta pas humbjes së prindit, apo edhe për jetën e prindit pas humbjes së fëmijës në konflikt luftarak”, thonë nga “Megjashi” për Radio MOF.Radio MOF këtë paradite ka kërkuar qëndrim për rastin nga Ministria për arsim dhe shkencë. Deri në publikimin e këtij tekstit, përgjigje nuk kemi pranuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nxenes ehe messes- nderojne ushtarakisht-ofensiven turke

Artikujt e fundit

  • Një këndvështrim psikologjik mbi vetminë, identitetin dhe jetën në diasporë
  • Më 28 korrik 1922, Shqipëria u njoh zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nisi marrëdhëniet diplomatike
  • “Gardistët e Kuq » dhe fati i Shqipërisë
  • Fundi i korrikut të vitit 1718 do të shënonte vënien në skenë të operës “Scanderbeg” të kompozitorit italian, Antonio Vivaldi
  • Dy Shqipëri
  • Bllokada e Rrezikshme në Tiranë
  • REPUBLIKA DHE ÇIFLIGJET E PARTIVE
  • Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së (USCIS) ndryshon rregullat e azilit për të zvogëluar numrin e çështjeve të prapambetura
  • Kur shteti humbet përgjegjësinë…
  • Legjenda e Rozafës – Arti që sfidon Kohën
  • BESA NUK ËSHTË SLOGAN – ËSHTË NDËRGJEGJA MORALE E KOMBIT
  • Nikolaos Dragoumis dhe libri i tij për Skënderbeun
  • Si Italia sulmonte “Vatrën”: Bostoni që trembte Romën
  • “Cheers to Summer 2026” AFC sends a Love Postcard to Kukes Hospital
  • Dokumentarë historik mbi krimet e luftës në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT