• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A No-Fly Zone Can Limit the Damage Caused By Turkey

October 15, 2019 by dgreca

By David L. Phillips/-
The Deep State /

Turkey’s President Tayyip Erdogan anticipated strong criticism of Trump for withdrawing US troops and giving Turkey a green light to invade. Erdogan wasted no time after their phone call on October 8, launching air strikes the next day and deploying ground troops before Trump could change his mind. At this stage, the US should take steps to discourage the escalation of conflict and mitigate the humanitarian emergency.

Trump was wrong to betray the Syrian Democratic Forces (SDF), America’s allies who helped defeat the Caliphate. Turkey shouldn’t be in Syria in the first place. It is not fighting terrorism, but killing Kurds. With “Operation Peace Spring” in full swing, there’s no putting toothpaste back in the tube.

Recep Erdogan

Turkish president, Recep Erdogan.

The US can, however, contain the damage, by insisting that Turkey limit its buffer zone to five miles from Turkey-Syrian border. That’s about the place where Turkish troops have currently paused before penetrating further into Syrian territory. If Turkey stopped now, Erdogan could claim mission accomplished and save face.

Syrian Kurds with whom I’m in contact insist they can defeat Turkey’s armed forces and its terror army (Arab jihadists called the “National Syrian Army”) if there’s a fair fight. A no fly zone would neutralize Turkey’s advantage and level the battlefield.

The US would not enforce the no fly zone on its zone. British and French war planes would be more than willing to participate.

Erdogan would be further compelled to change course if he felt that the US was serious about sanctions. The Treasury Department and US senators should work together on a broad sanctions package that would cripple Turkey’s economy and deprive Erdogan of his stolen wealth in overseas banks.

The sanctions would target Erdogan, his son Bilal, and son-in-law Berat Albayrak. Other Turkish officials would also be sanctioned, including Hakan Fidan, head of Turkey’s National Intelligence Office (MIT), Minister of Defense Hulusi Akar, and field commanders directing operations in Syria.

Hakan Fadan

Hakan Fadan, chief of Turkish intelligence.

Capitol Hill would support sanctions. Majority Leader Mitch McConnell, and Senator Lindsey Graham, and Senator Chris Van Hollen are indignant about Trump’s betrayal of the SDF. They are the core of a veto-proof majority in the Senate.

Turkey’s aggression might have been prevented if Trump had threatened sanctions immediately. But it’s not too late. We have seen that Erdogan is susceptible to sanctions. In 2019, he caved to US pressure and released Pastor Andrew Brunson.

Erdogan knows that Trump is weak and expects him to acquiesce. Erdogan is gauging Washington’s reaction and international public opinion.

If the US fails to establish a no-fly-zone, General Mazlum Kobani, SDF head, said he would turn to Russia and the Syrian regime for protection. Alienating the SDF would further erode America’s influence.

A US-led no fly zone and biting financial sanctions for Erdogan and his inner circle would stop Turkey’s aggression, save Kurdish lives, and limit the humanitarian emergency. Now is the time to act before Syria explodes and the UN-led peace process permanently unravels.

( The Deep State )

David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He was a Senior Adviser and Foreign Affairs Expert at the State Department during the administrations of President Clinton, Bush, and Obama. His recent book is The Great Betrayal: How America Abandoned the Kurds and Lost the Middle East. His forthcoming book is Front Line Syria: A Political and military history of Syria’s Civil War.

Filed Under: Analiza Tagged With: David L. Phillips-The Deep State-Flay Zone

Kanë thanë per Pader Gjergj Fishten:

October 15, 2019 by dgreca

Zgjodhi dhe përgatiti për botim Anton Çefa/

Eqrem Çabej :“Fishta qe një bir i  vërtetë i polemit të tij dhe bash nga kjo rrenjosje te trualli i vet ay u bë . . . poeti kombëtar i Shqipërisë. Veçse ç’i fali vendi poetit, ky ia përligji në trajtë të fisnikësuar të artit. Sepse vepra e tij u bë pasqyra besnike, fytyra e kthjelltë e gjith vërtetësisë etnike, trimërisë së ashpër, burrërisë luftarake, krenarisë raciale që ka mundur të ruajë gjer sot jeta shqiptare. Tërheqës si njeri, original e i madh si shkrimtar . . . Lahuta është dhiata e shtrenjtë e poetit lënë trashëgim nipnis s’kohve t’vona ene për të lè”.

Lasgush Poradeci :

“Vajta t’a shoh rishtas në 1937, në Shkodër . . .Në librin tim të falur i kisha shkruar pjesën e njëqindtë nga ç’desha: “Njeriu i Zotit, meditans dhe militans, Burrit shqiptar përfaqësonjës, më të madhit epik të shekullit”.

Martin Camaj :

“Me Fishtën nxen fill zhvillimi i gjuhës së shkrueme shqipe tue u nisë drejtpërdrejtë nga bazat e të folmes popullore. Përvoja e trashëgimi i Fishtës po në këtë drejtim asht gur themeluer i gjuhës letrare shqipe pa përjashtim rrymash, tue përfshi edhe ata shkrimtarë, njofsa dhe shijuesa të thellë të letërsisë moderne prendimore . . .”

Kristaq Cipo :

“At Gjegji ka qenë për ne, deri ditën që mbylli sytë, Patriarku i letrave shqiptare e Poeti më i madh i vendit tonë. Vorri i ti do të jetë për ne, e gjatë kavaljeteve, një faltore e vogël evarije për Shqiptarët e vërtetë.”

Luigj Gurakuqi :

“ . . . Po, mbas gjurmës s’ate . . . si n’luftë mizore na leu hylli i Shqipnisë qi Knjazit tuten i a shtini at herë, kështu Hylli i Zanës Arbnore leu me Lahutë.”

Pashko Gjeçi :

“Poeti Kombtar . . .At Fishta asht e duhet të mbesë poet i forcës, i njaj force primordiale e kaotike . . . nji rrymë e furishme energjije, gadi nji dihatje titani asht poezia e At Fishtës. . . . Gjergj Fishta ka dhanë kontributin e vet të fuqishëm për të përforcue ndërgjegjën kombëtare e për të pasunue vizarin tonë të madh shpirtnuer: gjuhën.”

Ali Klisura :

Fishta zotnon pushtetin  krijues të poezis, ket dhuratë qiellore, në nji mënyrë të çuditëshme edhe si esencë përtrijse e artit të tij të zgjedhun asht nji atdhedashtëni e flakët shejte.

Arshi Pipa:

Fishta nuk asht At Gjergji, por asht goja e popullit, zemra e popullit qi rrahë në fjalën e tij.  Unë jam i mendjes se Fishta ishte në origjinë nji poet lirik, por të nji lirismi të fuqishëm, kryengritës jo lotues melankolik, por burrnuer, ushqye me langun me të cilin ushqehen lisat e pishat mes shkambijvet, nji lirizëm luftarak porsi ay i Pindarit a ma mirë ay i Tirteut.”

Skënder Buçpapaj:

“Fishta është poeti më i kompletuar i poezisë shqipe.”

Kolec Çefa

“Fishta ashtë krijesa shumëkulturore ma e talentuara, ma e fuqishmja, ma patriotikja e ma prodhimtarja e letrave shqipe. Asht personalitet i veçantë e i shumanëshëm, unik, e akoma i papërsritshëm, që ka lanë gjurmë të mençura e të thella në shumë fusha të dijes e të kulturës shqiptare.”

Filip Fishta

“Nuk kam dyshim t’a cilësoj At Fishten – pa dashtë të baj smadhime retorike – si njerin ma besnik të shprehjes së ndiesive shejte dhe bujare të Kombit tanë, në nji gjuhë të pakund krahasim, sa me meritue të quhet ma i madhi Poet kombtar qi njohu bota shqiptare deri më sot.” 

Sejfulla Malishova:

“ . . .mendes së fuqishme të Fishtës Shqipnia i do dijtë poezitë ma të mira epike, lirike, dramatike.”

Mitrush Kuteli: 

“Fishta zë kryet e vendit në poezinë shqipe.”

Kristo Maloki:

“Gjergj Fishta ka hy një herë e përgjithmonë në panteonin e Kombit shqiptar. . . si rapsod i naltë i Maleve t’ona, si personalitet publik, si tribun i popullit dhe si pishëtar kulturor.”

Ernest Koliqi “Fishta heshti, por kangët  e tija do të tingëllojnë të gjalla deri sa  të flitet shqip nën kupë të qiellit.”

Lefter L. Dilo:

“Shqipëria e luftëtarëve qan me gjithë zemër e me pikllim Ushtarin e pendës, Poetin e vet  kombëtar . . . Mësuesin e të gjithë Shqiptarëvet . . . Mbretin e Poetëve shqiptarë.”

Mustafa Kruja:

“Zija qi i paska ra Shqiptaris me dekën e ma të madhit Këndues të virtyteve të saja më preku thellësisht.”

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa-Per Fishten-Kane Thene

LDK-Vetëvendosja, në Qeverinë e ardhshme…

October 15, 2019 by dgreca

-LDK MIREPRITI NE TAKIME AMBASADORET E FRANCES DHE ANGLISE/

-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u takua me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott/

PRISHTINË, 15 Tetor 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel.

Ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezulatin e LDK.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar edhe me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Samuel Paice, Kryesues i Departamentit Politik në Ambasadën e MB-së.

Ambasadori Abbott uroi kryetarin Mustafa për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Kryetari Mustafa njoftoi Ambasadorin Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës. LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të përqendrohet në funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Poashtu, kryetari Mustafa, duke falënderuar Ambasadorin Abbott për përkrahjen e shtetit të tij ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë – Mbretëri e Bashkuar./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: LDK-Vetevendosja- Qeveri- France-Angli

BE në Kosovë mirëpritet tek Vetëvendosja

October 15, 2019 by dgreca

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë mirëpritet në Vetëvendosje/

– Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova uroi Kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të 6 Tetorit/

PRISHTINË, 15 Tetor 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me anëtaret e Kryesisë së Lëvizjes, znj. Arbërie Nagavci dhe znj. Fitore Pacolli, dje mirëpritën Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalya Apostolova të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj.

Znj. Apostolova uroi Kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e këtij procesi. Ajo tha se me përjashtim të pjesës veriore të vendit, ku u raportua se pati presion ndaj serbëve lokal, gjithçka duket se shkoi në mënyrë të drejtë dhe të rregullt. Tani, është e rëndësishme që pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet dhe qeveria e re sa më parë në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe alokomit të fondeve që Bashkimi Evropian i ndan për zhvillimin e projekteve të ndryshme në Kosovë, si në fushën drejtësisë, arsimit, sigurisë dhe mjedisit.

Kryetari Kurti e falënderoi znj. Apostolova për vizitën dhe gjithashtu shprehi shqetësimin me procesin zgjedhor në veri të vendit. Nevojitet adresimi i shkeljeve dhe parregullsive atje si dhe fillimi i dialogut për zhvillim me serbët lokal. Kryetari Kurti përmendi nevojën e një mini-Marshall plani të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sidomos për bashkimin dhe zhvillimin e qyteteve të ndara, i cili do të mundësonte progres shoqëror dhe hov drejt integrimeve evropiane. Kurti po ashtu tregoi se e ka mirëpretur vlerësimin dhe renditjen përkatëse të çështjeve të Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, znj. Federica Mogherini dhe të Komisionerit për Zgjerim, z. Johannes Hahn, për zgjedhjet e 6 tetorit, e të cilët theksuan rëndësinë që qeveria e re të fillojë sa më parë me masa që ndikojnë në: 1) zhvillimin ekonomik dhe social, 2) sundimin e ligjit, 3) zbatimin e MSA-së dhe 4) çështjen e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Në fund të takimit, palët u dakorduan për komunikim të rregullt e bashkëpunim të mëtejmë.

Filed Under: Analiza Tagged With: vETEVENDOSJA-be- aPOSTOLOVA- aLBIN kURTI

Lufta e re ose lufta kaotike

October 15, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

1) Ky është një term që po i dedikohet sot luftës në Siri. Ose më saktë invazionit të befasishëm të ushtrisë turke në veriun e Sirisë së shkatërruar nga lufta civile. Një ndërhyrje ushtarake që përpos viktimave në njërin vend është kthyer në një rit ushtarak triumfi deri tek ekipi i futbollit të Turqisë. Njëmbëdhjetë djem që pas një goli nderojnë ushtarakisht para botës a njerëzimit. Ndërkohë në Sirinë e shkatërruar viktimat nuk njohin moshë a gjini. Dhe pamjet e masakrave mizerjes etj., janë bërë virale në internet. Ndërkohë pikëpyetjet janë nga e gjithë bota, çfarë bëhet me kurdët a sirianët? Përse u tërhoq Amerika? Si dhe çfarë kërkon Turqia? Po ne shqiptarët përse bëhemi palë? Përse nuk e lexojmë konfliktin në interesin tonë kombëtar?

2) Aty nga viti 2012 shteti i Bashar al Asadi-t ose Siria, po kërcënohej nga një shtet paralel, ai ISIS-it. Një seri lëvizjesh që tronditën sistemet e njëshave me të ashtuquajturën pranvera arabe. Kryesisht në veri të vendit ku dominohej nga popullata kurde. Thuajse pa mbrojtjen e qeverisë, kurdët e Sirisë krijuan strukturat e para ushtarake. Flitej se i përkisnin partisë popullore të kurdëve apo Oçalanit. Të cilët arritën të bëjnë aleancë me qeverinë amerikane atë kohë kur president ishte Barack Obama. Amerika u kërkoi të ndërronin emrin për shkak se Turqia i njihte si terroristë dhe për më tepër mban të ngujuar në burgun e ishullit Imral liderin e tyre Abdullah Oçalanin. Kësisoj këto struktura kurde me emrin njësitë për mbrojtjen popullore u shëndërruan në milicia kurde. Kjo dëshmonte në të njëjtën kohë fundosjen e Sirisë në një luftë civile. Frontet ishin mes ISIS-it (shtetit islamik), ushtrisë së Bashar al Asadit, dhe milicisë kurde. Një luftë që vazhdon edhe sot ku skemat tashmë janë botërore, një Siri e shkatërruar me kampe refugjatësh në ishujt e Greqisë, Turqisë dhe maunet plot në tregun e zi europian.

3) Amerika nuk është tërhequr plotësisht. Por është një detyrim elektoral i presidentit aktual në lidhje me luftrat apo popujt që sipas tij nuk dinë gjë tjetër veç të bëjnë luftra.  Luftrat e pafundme në konceptin Trump, adaptohen tek ne në atë shprehjen po këta nuk deinë gjë tjetër veç të hanë kokat me njëri-tjetrin. Trump para pak ditësh pati një bisedë të gjatë me presidentin e Turqisë, Erdogan. Fill pas kësaj bisede urdhëroi edhe tërheqjen e trupave amerikane të cilat ia lanë kompetencat milicisë kurde në ruajtjen e rendit, territorit dhe kampeve ku mbaheshin robërit e shtetit islamik, ISIS. Mirëpo Erdogani duket se kishte mëndje tjetër, kjo shpjegohet nga indinjata e Trumpit i cili ka vënë në lëvizje grupet e punës për planifikimin e sanksioneve karshi Turqisë.

4) Çfarë kërkon Erdogani të demonstrojë…

Eshtë pa asnjë diskutim ëndrra Kurdistan që ai do të vrasi. Janë një etni prej afro 35 milion. Një truall i copëtuar në katër shtete, Turqi, Irak, Iran, Siri. Po t’i shtosh edhe etnitë rreth vendeve më përtej Turqisë, Sirisë, Iranit e Irakut, diasporën ku grupimin më të madh e ka në Gjermani etj., kap shifrat e 40 milion banorëve. Nga ana tjetër kurdët kanë sot arritje dhe në vende si Irani apo Iraku janë kthyer në faktorë të rëndësishëm ekonomik. Irbili përshembull është një motor ekonomik në Irakun verior. Në vitin 2017 mbajtën një referendum popullor për shkëputjen nga Iraku. Mendoni sikur një referendum i tillë të mbahet në Turqi, ku sipas censusit të vitit 2006, jetojnë plot 12 milonë kurdë. Erdoganit që rri në pushtet me votat rurale, që burgos a dëbon mendimin ndryshe, kur vret e pret kundërshtarin turk nuk ka pse i dhimbset demokracia, të drejtat dhe lirët e individit sidomos kur bëhet fjala për kurdë e armenë. Por edhe me gjerë, për më tepër ku shumë analistë e konsiderojnë si një sulltan të kohëve moderne.

Referendumi i kurdëve në Irak, shtatorin e 2017-ës dëshmoi një gjë, prespektivën e një shteti të ri, Kurdistanit. Shtetin e mohuar shekujsh.

5) Kur kurdët e Irbilit mbajtën një referendum në shtatorin e 2017-ës, për të drejtën e tyre autoktone, Erdogani ironizoi se nuk bëhet një shtet fët e fët, me këtë rast përmendi edhe Kosovën, shtetin e dytë të shqiptarëve. Madje solli si argument mosnjohjet nga shumë shtete të rajonit e më gjerë, ku pa dyshim Serbia, Palestina dhe Izraeli. Nga ana tjetër shqiptarët sot krejt angllish me historitë a mizoritë e sundimit 500 vjeçar i japin botës së lindjes një vëmendje të theksuar dhe futen në ca konflikte palësh mes Erdoganit, Mahmud Abasit apo Netanjahut. Ca nga praktikimi së prapthi i islamizmit, ca nga injoranca dhe ca nga prirja anarshiste karshi njeri tjetrit e sigurisht vendit të lodhur luftrash ku për pasojë jetojnë sot të ndarë në pesë shtete. Megjithëse janë po aq armenë, po aq kurdë, po aq çifutë, nderojnë luftën e klasave të Erdoganit, u dhimbset Abasi që nuk njeh Kosovën, vriten për Netanjahun, madje i çojnë ushtarë shtetit islamik të ISIS-it duke u bërë pjesë e konflikte orientale dhe duke ia bërë në kokë vendit të tyre. Ndaj sot nuk është e rastësishme që nga një përllogaritje e përciptë paratë e taksave të shqiptarëve investohen në 78% në blerjen e telenovelave turke, pjesa tjetër për spektakle mondane pasarelash dhe ca thërrime në krijimtarinë autoktone. Kjo nuk ka asnjë domethënie tjetër që unifikimi kombëtar nuk ka për të ndodhur sa kohë që duam më shumë Erdoganin, Mahmud Abasin, Netanjahun, apo shtetin islamik të ISIS-it. Ndaj nëse sot lufta e Sirisë quhet si lufta kautike, Shqipëria po jeton kohën kautike. Dhe kur nuk do veten për së pari, je me plot gojën, plaçkë për të tjerët.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Lufta Kaotike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 855
  • 856
  • 857
  • 858
  • 859
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT