• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çfarë mund të thotë emërimi i Borrellit për dialogun Kosovë-Serbi?

July 3, 2019 by dgreca

Përfaqësuesi i emëruar i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, vjen nga Spanja – një nga vendet më të fuqishme të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./

Borrell, 72 vjeç, aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës, pritet të rikthehet në krye të politikës së jashtme të BE-së, pasi ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri më 2007.

Ai e ka reputacionin e mbështetësit të Bashkimit Evropian. Në mars të këtij viti, Borrell ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se Spanja ka qenë kundër “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” dhe se ajo “nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

“I kemi përsëritur presidentit (të Serbisë, Aleksandar Vuçiq) dhe ministrit (të Jashtëm, Ivica Daçiq) qëndrimin e Spanjës për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, konsiderojmë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet te zgjidhja e përhershme e kompromisit për këtë çështje”, ka thënë Borrell.

Në fund të gushtit të vitit 2018, Borrell është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë në vija etnike.

Siç transmeton agjencia spanjolle e lajmeve EFE, Borrell u ka thënë gazetarëve se “Evropa nuk është ndërtuar për të krijuar njësi monolite dhe homogjene mbi çështjet e kulturës dhe etnisë, por për t’iu ndihmuar njerëzve të ndryshëm të jetojnë së bashku”.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Beograd, mars, 2019.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Beograd, mars, 2019.

Borrell, nëse konfirmohet, do të pasojë shefen aktuale të politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Rrjedhimisht, ai do të udhëheqë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet, që kanë nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, aktualisht janë ndërprerë për shkak të një takse që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

“Lajm i mirë për Serbinë”

Rreth Borrellit si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi komentoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Emërimi i spanjollit Josep Borrell si përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri është një lajm i mirë për ne, por situata mbetet e vështirë. Nuk zgjidhet me atë që keni një ose dy njerëz në anën tuaj”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën e Ekonomisë në Londër, tha se emërimi i Borrellit mund të ngrejë çështje në Ballkan, pasi ai vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, Borrell mund të jetë pikërisht personi për gjetjen historike të një zgjidhjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Lindsay tha se Borrell e di se zgjidhja e situatës kërkon kompromis që do të njihet nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Borrell ka besueshmëri në Serbi. Pocizioni i Spanjës kundër pavarësisë së Kosovës do të thotë se do të jetë më simpatik ndaj Beogradit sesa shumë figura të tjera evropiane. Nëse kjo shfrytëzohet mirë, ai do të jetë në përparësi”, tha Lindsay, duke shtuar se edhe Kosova e di se nuk mund të lejojë që të armiqësohet me të.

Kosova është po ashtu në proces të liberalizimit të vizave me BE-në dhe për shtyrjen përpara të këtij procesi duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare.

Spanja, së bashku me Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë janë pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Ka qenë Borrell ai që, në nëntor të vitit të kaluar, ka deklaruar se Spanja nuk do të ndryshojë pozicionin e saj për Kosovën, ndonëse një gjë e tillë i kërkohet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Zyrtari i lartë i këtij Komiteti, Pere Miro, ka thënë se Spanja do ta ketë të vështirë të organizojë ngjarje sportive nëse nuk ndryshon pozicion.

Deklaratat e tij kanë pasur problemet që ka hasur delegacioni i Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë në Madrid.

Atletët kosovarë janë lejuar të konkurrojnë me inicialet e federatës së tyre, KKF, në anën e pasme të uniformave, por tabelat e rezultateve i kanë treguar ata si “Federatë Botërore e Karatesë (WKF) 5”, ndërsa himni dhe flamuri i tyre nuk janë lejuar.

Spanja ka paraqitur pengesa për Kosovën edhe në ngjarje të tjera sportive, gjë që e ka detyruar Federatën Evropiane të Futbollit UEFA në muajin maj, t’i shtrëngojë rregullat e saj, në mënyrë që vendet që nuk e njohin Kosovën, të mos refuzojnë të jenë nikoqire të ekipit të saj kombëtar të futbollit.(Kortezi-Valona Tela- FRL)

Filed Under: Politike Tagged With: Ne krye te Politiker BE-Borriello-Spanje

Kongresisti Eliot Engel po qëndron në Serbi

July 3, 2019 by dgreca

Kongresisti Eliot Engel gjatë takimit me nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë Vladimir Marinkoviq/

Kongresisti amerikan, Eliot Engel po qëndron për vizitë në Serbi. Ai u takua të mërkurën me nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Marinkoviq dhe një grup deputetësh serbë.

Engel pritet të takojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Eliot Engel është kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe ka qenë i përfshirë në zhvillimet në Ballkan që nga fillimi i viteve të 90-ta. 

Presidenti i Serbisë ishte takuar më parë me Engel, gjatë Konferencës së 55-të Sigurisë në Mynih, në muajin shkurt. Me atë rast, fokusi i bisedës ishte rasti ende i pazgjidhur i vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë, hyrjes së paligjshme në Serbi.

Filed Under: Featured Tagged With: Eliot Engel- Vizite- Serbi

PRESIDENTI E HUMBI QETESINE, PO TI RUDINA?

July 3, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/*

Unë nuk do ndalem shumë tek Ilir Meta se e kam folur shpesh për personin, politikanin, presidentin etj. Megjithatë dej e humbi qetësinë dhe pa asnjë diskutim mori kreun e një opozitari të fortë duke kërkuar brenda një dite, zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe presidenciale. Sikur ta bënte Edi Rama këtë para 30 qershorit do t’i hiqja kapelen. Por me sa kam kuptuar deri tani tipa si Edi Rama nuk kanë për ta bërë kurrë dhe do t’i duhet atyre që e ndjejnë veten opozitarë të flasin me gjuhën e Ilir Metës. Por akoma më të drejtë për drejtë, atë të protestave të forta për mijra e mijra arsye.

Por po i kthehem çështjes së turpit që pashë në një statut në Twitter të Rudina Hajdarit pak pas konferencës për shtyp të presidentit. Rudina është një nga ato shembuj ku shqiptarët, qofshin këta të majtë apo të djathtë duhet të jenë më agresiv në kuptimin e mos tolerimit duke filluar nga strukturat e partive dhe deri më lart. Kjo për të shmangur përfundimisht meritën e emrit të babait a nënës për të përfituar priviligje, siç është edhe rasti i kësaj duke u futur në listat PD-ës a Bashës për deputete. Ky është në fakt turp i mirëfilltë kombëtar dhe nëse kjo çupa do i kërkonte sot ndjesë ndërkombëtarëve për këtë, po jam dakort. Sepse më shumë se skanimi i hapur që presidenti i bëri situatës në Shqipëri, pengmarrjes së saj etj., është ekzistenca e individëve që futen në role drejtuese, publike për merita të babait. Dhe turpi më i madh kombëtar është fakti tashmë historik që më 30 qershor 2019, Shqipëria është e gjitha mavi. Kreu ca votime ku shqiptarët edhe po qeshin me lot por edhe po qajnë me kripë duke treguar përmes fotosh fletë votime ku shkruhet lloj lloj diçiturash, si më detyruan, për ty atdhe, rrofsh e qofsh Enver djali etj. Turp janë rezultate të tilla ku kandidatit i dalin përfundime me shifra diametralisht të pa rakorduara…, vota më shumë dhe votues më pak. I pe listat zgjedhore, qytetet. E pe Beratin rekordmen të mos rakordimit të votave me votuesit? Sigurisht nuk i shikon se të pëlqen rroga, syri mediatik dhe propaganda që të mbajnë në faqje të retinës. Dhe kur të kaq qejfi i vëmendjes i harron çizmet a galloshet nga ke ardhur. Por nuk se çfarë i bën, je pjesë atyre fjaskove të listave të Lulzim Bashës, e asaj kulture të shkërdhatokracisë në emrë të babait etj. Por ti për këtë nuk skuqesh Rudina, nuk të vjen turp. Flet me gjuhën e ndërkombëtarëve dhe turpërohesh përpara tyre kur në fakt duhet të të turpërohesh përpara shqiptarëve.

Dhe kryesisht përpara demokratëve atyre të ndershëmve që kanë ngrënë kopaçe e plumba duke ndjekur tët at’ nga pas. 

Nuk ke se çfarë i bën je pjesë miope e asaj propogande që merret me opozitën, kur kjo e fundit ka vetëm çelsat e kashtës. Në Shqipëri janë një valë e tërë monstruoze që kurrë nuk e kuptuan se llogari i kërkohet pushtetit, jo opozitës. Po kjo nuk ndodh aty se është koha e mbrapshtësisë kolektive që justifikohen e justifikohen me kështu e ka bërë edhe ky. Sot një pjesë skandaloze e pushtetit flasin për Amerikën megjithëse lideri i tyre dikur e quante Trumpin rrezik botëror. 

Dhe me që je gjysëm juriste dhe e kualifikuar në Amerikë, çfarë lloj zgjedhjesh janë këto pa konkurrent. Pyet e fol me bashkëjuristët e tu nëse ke kontakte, pyet e fol me bashkështetasit e tu amerikan (me që je amerikane edhe me pasaportë) se si e konceptojnë ata. Dhe dëgjoji e thuaja shqiptarëve drejt përgjigjet e tyre. Thuaja edhe faktin që je bërë deputete me meritën se je vajza e Azem Hajdarit, vrarë nga pushteti që ti po i shërben. Se u fute në ato lista pa votim, por me qejfin e Lulzim Bashës, ndofta me mendjen se duke të futur ty do i afroheshin demokratët. Një lloj logjike oportune e mendjeve të lehta, që ja po na gëzon këto mufkat karshi vendit dhe zgjedhësve të tradhëtuar. Fol me ta dhe na i kthe reston anglisht dhe shqip. Këto zgjedhje sa të duan të ionterpretojnë lart e poshtë studiove, nuk prodhuan qeverisje, por uzurpim. Për rrjedhoj konfliktuaiteti do jetë më i ashpër. Mos të të vij turp nga ca deklarata presidenti. Por nga uzurpimi dhe tallja amerikane kur thotë le ta ankojnë në iks gjykatë kur gjykata nuk ka. Dhe nëse do formohet do jetë tërësisht e atij që shkon në votime me pantallonat e Erjon Braçes siç e tha i madhi popull. Ky është turp, jo ajo që kërkon presidenti, zgjedhje lokale, të përgjithshme e presidenciale njëherësh. Dhe shumë shpejt do ndodhin, edhe për faktin e një rrënimi ekonomik aty në qoshe që vjeshta do zbathi vrullshëm. Turpi je ti Rudinë dhe jo presidenti. Je turp sepse ne Janar u thoshe demokratëve, ai që nuk djeg mandatin nuk është demokrat, kurse tani bën të kundërtën. Dhe nëse do ta dish se sa shumë të mbështesin shqiptarët, këtë statutin me punë turpi, publikoje në fb, jo në twitter. Shqiptarët janë masivisht në fb, twitterin nuk e preferojnë. Publikoje në fb dhe vërjua veshin fjalëve të tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja- Presidenti Meta-Rudina Hajdari

KAHE TE JETES POLITIKE

July 3, 2019 by dgreca

Nga Skender Karaçica-Çikago/

Pse vetëm kryetari i partisë duhet të flasë para publikut,pse anëtarësia duhet të luaj rolin e spektatorit…?

Qysh nga koha e ndryshimeve demokratike dhe të jetës së pluralizimit në partitë politike shqiptare(Kosovë,Shqipëri dhe në pjesët etnike)roli prijës i kryetarit të partisë ka mbetur gati-gati me disa tipare të kultit individual.

Kjo është parë nga afër,kur e kur,në paraqitjet e kryetarit të partisë politike,sikur vetëm ai paskësh
të drejtën të flasë para publikut dhe më gjerë.Ku mbetën anëtarësia partiake që në këto vite shumë rrallë për të thënë fare nuk i dëgjojmë të flasin (ndonjëherë)ndryshe nga shefi i tyre i partisë politike.Pse nuk kemi liri të brendshme të fjalës dhe të mendimit demokratik për aktualitetin tjetërfare,por duhet të dëgjojmë fjalën e të parit dhe jo të dytit,të tretit dhe të tjerëve brenda partisë politike…?

Pos kësaj,në zgjedhjet në nivelin e lartë të kryesisë dhe të këshillit të përgjithshëm,nuk kemi shumë kanditatë dhe të barabart me shefin e tyre(sic!),por është bërë si ,,rregull partiake,,(sic!) që në zgjedhjet e rregullta dhe sipas statutit të partisë politike,duhen votuar një person gjithherë pa thënë të paktën asnjë fjalë për punën dhe virtytet e tij…!

Këtë dukuri e kemi tash e sa vjet edhe në institucionet e të dyja shteteve tona,ku për zgjedhjen e udhëheqjes qeveritare,të parlamentit dhe të parit të shtetit(presidentit)jeta parlamentare për të zgjedhur duhen të kalojë përmes udhës zgjedhore(vetëm)të një kanditati(sic!).

Kahet e jetës politike duhen të ndryshojnë në Kosovë dhe Shqipëri,nëse duam që trajtat dhe vlerat e demokracisë të bëhen segmente të caktuara dhe standarde të BE-së dhe kohës kur populli shqiptar do të bëhet pjesë e popujve të bashkuar me participimin e vlerave tona në familjen e bashkuar të kontinentit tonë.

Çikago,më 3 korrik 2019

Filed Under: Analiza

Kur politika kuptohet si biznes?!

July 3, 2019 by dgreca

Nga Skënder  MULLIQI/

  Në Kosovën  e vogël, nuk është vështire me  I njoftë së cilat janë familjet me nam, se cilët kan qenë pasanikët e vjetër ,dhe cilët janë ata, të cilët u pasuruan mbrenda natës .Sigurisht së paraja nuk është gjitheqka , por sigurisht  është  shumë e fuqishme, per ti ndryshuar gjerat per te mire, dhe per te keq ne kete bote .Paraja eshte fuqia , kush ka para behet njeri I fuqishem ,duke arritur keshtu ne majat e politikes ose te biznesit. Te ne ,lëmia e cila eshte duke u sjellur njerëzve nam dhe shumë para , eshte bere politika.Shume pantoll grisur ia pane hajrin inkuadrimit ne politike, duke krijuar keshtu pasuri marramendese.Sigurisht, se keta njerëz ,  na janë bere milionere hiq pa mund, duke e shfrytëzuar politikën, ose më mirë më thënë duke e keqpërdorur ate .Me parat e popullit kan arritur të bëhën sundimtar  apsolut të këtij vendi ,të zhytur në  mjerim social.E kan nënshtruar popullin me parat e tyre. Kan vu diktatin mbi shumë  media elektronike dhe te shkruara.Me rrugë të errëta pasaniket e rinjë po e shfrytëzojnë paranë , kur eshte nevoja për ti shanatazhuar dhe frikësuar njerëzit, që ata mos të marrin guximin qytetarë të kundërshtimit.

Kanë krijuar rrjet të gjerë  ,duke e veshtirësuar mundësinë  e përmbysjës së tyre  nga  postët  e larta pushetetare.  Na janë bere oligarkë të fuqishem , të cilët kan vu  kontroll  po thuaj  gjithëkund dhe gjithëkah …

Kësaj I thonë jo demokraci dhe  jo shtet I se drejtës.Na kanë kapluar  jo vlerat , po na mungon guximi qytetare per ti kundeshtur njerëzit te cilet kan bere para dhe pushtet.Ky lojalitet karshi ketyre njerëzve te cilet po e shembin Kosoven , si Kullen prej Kartoni, eshte shumë  e frikshme  për të ardhmen e brezave .Po lejojmë që ecim në rrugën njekahëshe . Po lejojmë grupe te caktuara politike, që të jetojnë më familjët e tyre në stilin më të lartë .Kjo nuk na falet.Mu per kete njerëzit e politikës po sillen dhe po veprojnë sipas interesave te tyre .Çka eshte edhe me keq, kur e gjithe kjo sjellje e tyre po shikohet krejt si diqka normale.  Eshte e gjate lista e politikanve  ku pasurimin e paligjshem e kan marre krejt si diqka si natyrale, si diqka që duhet tu takon.Kemi pasur tashme shumë afera të korrupcionit , të aferave gjyqësore  dhe pa kush prej tyre ka marr denimin e merituar. Ky mos veprim  po bën që hajnit dhe zhvatjët të vazhdojnë .Kur shumë burrshtetas  të shteteve të mëdha dhe të zhvilluara ,jo vetem që largohen por dënohen më shumë vite heqje lirie,   kjo gjë rralle po vjen ne shprehje te ne.

Kjo  ështe kur politika kuptohet si biznes si gjithë punet tjera.Një qasje e tillë në sferën e politikës është tepër cinike.Proklamimi I  zyrtar I politikës gjithmon është i fokusuar në interesin e përgjithshem, e jo qe na është krijuar krejt fotografi tjetër .   Dhe, nuk është e quditshme  së kesaj elite politike pak kush po I beson? Qe të kthehet besimi , politika do të duhej të terhiqet nga aty ku nuk e ka vendin.

Ky është nje problem I madh, qe vështirë  është të arrihet  edhe për një kohë të gjatë.Këta I kan vu rregullat e veta të lojës politike , nga të cilat veshtire do te  heqin dorë  .  Jeta politike ne Kosovë duket së edhe për një kohë të gjatë ,do të jetë e komplikuar.Krahas kësaj sigurisht së do të rriten edhe paknaqësitë  tona …

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Mulliqi- Kosova-POlitika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 959
  • 960
  • 961
  • 962
  • 963
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT