• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E VËRTETA, E PAMOSHË, E LETËRSISË SË ALBANA LIFSCHIN

July 3, 2019 by dgreca

NGA ELI KANINA/

“O Zot Ç’shaka bëre me ne Kur moshës i dhe vite Dhe zemrën pa moshë e le.” Ishte fuqia e këtyre vargjeve nga poezia “Shakaja e Zotit”, që ma kishte sjellë së pari autoren Albana Lifschin nga USA, për të vazhduar më pas virtualisht me magjinë e penës së saj të veçantë. Formimi akademik dhe karakteri i fortë, fëmijëria, shkollimi e pozicionet e punës, mardhëniet familjare, shoqërore e zyrtare, dhe gjithë eksperiencat e jetës së saj shërbejnë si një pasqyrë që reflektohet në gjithë letërsinë që Albana na servir në librat e saj. Stili gazetaresk në ato që shkruan, gjuha e saktë e thjeshtë me fjalët e duhura, por edhe syri detajues për të përcjellë atë që nuk duket por vlen, i japin penës së Albanës magji e mençuri në librat e saj. Jetesa në USA dhe martesa me amerikanin Polli, i kanë dhënë penës së Albanës edhe rolin misionar të përcjelljes nëpërmjet sfidave sfilitëse të fillimit, të mendësisë dhe trajtimit ndryshe të prioriteteve , sprovave të përditshme , rutinës amerikane dhe surprizave të çuditshme, gafave dhe bllofeve, ankthit të pranimit e përpjekjes për tu përshtatur dhe gjithë situatat që nxjerrin në pah gamën e pafund të diferencave mes kulturave por edhe bukurinë e bashkëjetesës së tyre. Prejardhja e saj nga Mëlyshajt, një derë e fisme apo më saktë nga një fis i nderuar që mbart histori dhe dramë për mënyrën e trajtimit nga regjimi por edhe nga kultura e mençuria e njerëzve me karakter të fortë që e kanë përfaqësuar, është një burim tjetër frymëzimi i pashtershëm për penën e Albanës. Ajo jo vetëm i rrëfen si një amanet nga nëna e saj Maria, një të vërtetë të plotë dhe të jetuar, pa asnjë zbukurim, por edhe dëshmon me detaje, argumenta dhe fakte, përtej Mëlyshajve, përtej Mirditës edhe fatin e historinë e Shqipërisë në regjimin e kaluar. Zhgënjimi im për mirë, në takimin me Albanën, ishte një grup i tërë miqsh e mikeshash që e rrethuan me kujtimet e bukura për të dhe përjetimet për librat e saj. Sinqeriteti dhe lirshmëria në rrëfim ishte filli që na mbante lidhur, tipare edhe të mikes sonë që na bëri bashkë të mërkurës në Tiranë tek Bar Kafe Libri. Aty u bë edhe promovimi i librit të saj “Bota me një sy”, ku fjala e hapjes u bë nga kurshëriri i saj botues e shkrimtar, miku im Mark Simoni. Larg protokolleve dhe rutinave, bashkëbisedimi dhe diskutimi nxorri në pah edhe shumë detaje interesante, që e pasurojnë historinë e Mëlyshajve por shtojnë edhe interesin për librin. Interesante ishin shpjegimet e Albanës si autore për titullin e gjetur, për mesazhin e nënës, për mënyrën e shkruarjes si në jerm, si një fat i paracaktuar i saj por edhe si një detyrim si mbesë e Pal Mëlyshit. Letërsia kësaj here mbart misionin e historisë që duhet rrëfyer ashtu si ka ndodhur. Dhe Albana merr përgjegjësinë që i duhet, për të qenë e besueshme në të vërtetën që pasqyron edhe me foto, ashtu siç e porosit nëna, për të qenë më e besueshme. Ajo që nuk më zhgënjeu ishte Albana, e njëjta si në miqësinë virtuale, si në libra, pa asnjë gjë mangut apo ndryshe. Madje me magjinë e të folurës së përzemërt sikur njiheshim prej 100 vitesh, ma përforcoi edhe më, të vërtetën që ajo përfaqësonte dhe përcillte me vërtetësi. Albana ështe e vërtetë po aq sa ato që shkruan. Si ai fëmija që pyet nënën nëse ka më garuzhde me supë( duke nënkuptuar pëlqimin), i kërkoj Albanës të tregojë për projektet e librat e ardhshëm. Nxitoj të shmang keqkuptimin, se nuk janë pak librat që ka shkruar, por bukuria e tyre premton vazhdimin, dhe ne lexuesit dashamirës presim të tjerë. Nuk është e rastësishme kjo që kërkoj, sepse e di që ardhja dhe pushimet në Shqipëri, nuk do të mbeten një harrim për penën e Albanës. Pse jo edhe dëshiroj një premtim prej saj për rikthimin e ritakimin tonë për një libër tjetër. Sepse Shqipëria është një burim ku mund të pish e të dehesh nga të gjitha llojet e emocionene, por është edhe një motiv që patriote dhe intelektuale si Albana mëndjehapur të ngjyejnë penën e tyre dhe të shkruajnë ashtu siç ne duam, ashti siç duhet dhe na duhet më tepër! Mirësearrdhsh në Shqipëri dhe mirë u takofshim përsëri mikja ime e pamoshë Albana Lifchin!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Eli Kanina-Pa mosha e Letersise-Albana Lifschin

AKUZA TE FORTA TE PRESIDENTIT META

July 2, 2019 by dgreca

Presidenti shqiptar akuzon Sorosin si ideatorin e një komploti për destabilizimin e vendit/

Pasi Presidenti Meta sot hodhi akuza ndaj miliarderit hungarezo-amerikan George Soros për ndërhyrje në Shqipëri, pati reagime ndërkombëtare.

Kështu televizioni amerikan “Fox News” duke ju referuar agjencisë italiane të lajmeve “Ansa” nënvizon se Presidenti u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë SHBA dhe BE, të mos bëhen qesharakë dhe të mos luajnë me Kushtetutën e vendit

Në shkrim tregohet sesi Meta kishte çdekretuar datën e zgjedhjeve të së dielës, me argumentin se do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare, e cila nga krahu tjetër e bojkotoi votimin.

Ndërsa sot para gazetarëve, Meta akuzoi Soros-in si ideatorin “e një komploti që synon kapjen tërësisht të shtetit”.

“Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin në vitin 2000 në janar, ku po i flisja me gjithë dashuri për Sorosin, se me thënë të drejtën atëherë na ndihmoi në kohën e opozitës se dhe ai socialist është në pikëpamje, edhe më tha keni kujdes se nuk është aq demokrat sa duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë”, citon Fox News Presidentin Meta.

“Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët – 21.6% – tregoi se zgjedhjet e së dielës ishin jokushtetuese dhe të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se mungesa e pjesëmarrjes së opozitës nënkuptonte se votimi u konsiderua “me pak interes për elektoratin”.

Meta ka propozuar zgjedhje të reja vendore dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në tetor, por nuk ka gjasa të pranohet nga socialistët. Meta u zgjodh president në vitin 2017, por parlamenti shqiptar, i cili kontrollohet nga socialistët, e ka vënë nën hetim dhe po kërkon ta largojë nga detyra”, thuhet në shkrim.

Në shkrim, gjithashtu theksohet se deputetët opozitës hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlament dhe udhëhoqën protesta anti-qeveritare që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e mëparshme. Rama dhe partia e tij i mohojnë akuzat.

“Financuesi hungarezo-amerikan Soros është një objektiv i rregullt i disa qarqeve të krahut të djathtë falë financimit të kauzave të krahut të majtë në të gjithë Evropën dhe SHBA”, shkruan Fox News.

Duke ju referuar më tej shkrimit, theksohet se qeveria hungareze vitin e kaluar, kaloi një paketë “Stop Soros” për të kufizuar aktivitetet e tij nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – duke përfshirë edhe një masë të rreptë duke i shpallur të paligjshme organizatat joqeveritare për të organizuar emigracionin e paligjshëm në vend.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Presidenti Meta- George Soros- Fox News

Arba Kokalari në ditën e Parë në Parlamentin EUROPIAN

July 2, 2019 by dgreca

EUROPARLAMENTARJA ARBA KOKALARI E NIS ME KRITIKA KUNDËR EKSTREMISTËVE TË MAJTË/

Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.

“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.

Kokalari e ka nisur me kritika të ashpra kundër ekstremistëve. Ajo ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian dhe i ka përcjellë mendimet e saj në facebook. Kokalari thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.

“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari.

Filed Under: Politike Tagged With: Arba Kokalari-Eurodeputete- diat e Pare

Vdekja e ngadaltë e demokracisë në Shqipëri

July 2, 2019 by dgreca

Votimet moniste shqiptare, 30 Qershor 2019/

Shkruan: David L. Phillips /

Lajmi i mirë është se nuk pati dhunë në zgjedhjet vendore në Shqipëri. Tensionet mund të shërbenin si shkëndijë e një konflikti vdekjeprurës, duke i njollosur edhe më tej kredencialet demokratike të Shqipërisë. Lajmi i keq është se zgjedhjet u mbajtën. Kryeministri Edi Rama, pa nevojshëm, e refuzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për t’i shtyrë zgjedhjet. Autoritarizmi dhe joelasticiteti i Ramës nuk është se minon vetëm demokracinë. Gjithaq zbeh kandidaturën e Shqipërisë për në BE. Sot Shqipëria është një shtet një-partiak; Enver Hoxha do të ishte krenar.

Shqiptarët, në masë, aspirojnë për një integrim më të gjerë në institucionet euro-atlantike. Vlerat europiane përfaqësojnë një antidotë të autoritarizmit. Në maj, Komisioni Europian mbështeti çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sipas KE, Shqipëria kishte shënuar përparime të rëndësishme në standardet demokratike dhe sundimin e ligjit.

Rama priste që Këshilli i Europës t’i jepte Shqipërisë një datë për nisjen e negociatave. Në një lëvizje të papritur, megjithatë, Këshilli i shtyu negociatat e antarësimit deri në tetor 2019. Duke refuzuar kështu edhe Maqedoninë e Veriut, kandidatura e së cilës ishte çiftuar me të Shqipërisë.

Franca, Gjermania dhe Holanda nuk mendojnë se Shqipëria është gati për antarësim. Shqetësimet e tyre u thelluan nga kërcënimet dhe tekanjozëria e Ramës kundër Metës dhe opozitës. Fakti se shqiptarët shkuan në zgjedhje të dielën, pa patur një alternativë-vetëm kandidatë nga Partia Socialiste e Ramës ishin në garë-ngriti shqetësime serioze rreth përkushtimit të Shqipërisë për standardet demokratike.

Përplasja e fundit ndërmjet Ramës dhe Metës ishte krejt e panevojshme. Meta veproi brenda arsyes duke propozuar shtyrjen e zgjedhjeve deri më 13 tetor. Ai përmendi shqetësimet se zgjedhjet lokale do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës së qendrës së djathtë, dhe bëri thirrje për një proces elektoral më përfshirës dhe më transparent.

Meta, gjithashtu, parashtroi se shtyrja që propozonte do t’u jepte të gjitha partive një shans për të ulur gjakrat dhe për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë. Ai nxiti formimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendoste për kohën e zgjedhjeve. Pa një gjykatë të tillë nuk ka një zë autoritar për t’i bërë së bashku partitë përreth sundimit të ligjit.

Rama kundërshtoi. Ai e kuptoi se refuzimi i Partisë Demokratike dhe Republikane për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore kishte implikime kombëtare. Rama arriti në përfundimin, korrekt, se opozita po përpiqej ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. PS është diskredituar nga akuzat për korrupsion qeveritar endemik, manipulime votash dhe lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, përfshi trafikimin e narkotikëve.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbështetën dialogun, Rama e rriti marshin e konfrontimit. Ai bëri thirrje për shkarkimin e Metës, megjithëse Presidenti po vepronte brenda autoritetit kushtetues për të rithirrur zgjedhjet.

Nuk ka një Plan B për vendimin e Brukselit për shtyrjen e datës së negociatave të antarësimit të Shqipërisë. Kundërshtarët e zgjerimit kanë parasysh ultra-nacionalistët në vendet e tyre të cilët kundërshtojnë me forcë antarësime të reja. Ata druhen se zgjerimi me vende të Ballkanit perëndimor do të aktivizonte më shumë emigracion dhe do të kërkonte më shumë financime për shtetet-antare më të varfra. Narko-trafiku dhe krimi i organizuar janë gjithashtu një shqetësim.

Tani Shqipëria është në udhëkryq. Duke njohur antipatinë për Edi Ramën në disa kryeqytete europiane, nuk ka garanci se Shqipëria do të marrë një datë për çeljen e negociatave në tetor.

Problemi shumëfishohet nga dështimi i opozitës për të ofruar një alternativë të besueshme. Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është politikë (policy). Është një dorëheqje nga nevoja për të ofruar një alternativë të qartë kundrejt PS.

Kandidaturat për në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura. Megjithatë, ka kërkesa të përsëritura për ‘ndarjen’ (de-couple) e tyre. Parlamenti holandez votoi së fundi kundër bisedimeve të antarësimit për Shqipërinë, ndërkohë që i hapi dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut.

Shanset europiane të Maqedonisë së Veriut nuk duhen minuar për shkak të disfunksionalitetit të Shqipërisë. Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë hamendësohej se do ta vendoste Maqedoninë e Veriut në korsinë e shpejtësisë për antarësim në NATO dhe BE. Mungesa e përparimit në këtë rrugë mund të rizgjojë nacionalistët, të cilët e kundërshtonin kompromisin me Greqinë.

Për më shumë, dështimi për sheshimin e dallimeve përmes negociatave ka implikime thelbësore strategjike. Vonesa e vendimmarrjes minon kredibilitetin e BE-së. Dështimi i Brukselit për të vepruar u hap gjithashtu derën rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor, si Rusia, Kina dhe Turqia.

Më e mira do të ishte nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ‘kalonin’ bashkë. Këtyre vendeve duhet t’u jepet një datë për çeljen e negociatave në të njëjtën kohë. Nëse, megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikon zgjedhjet vendore të së dielës, Brukseli mund të mbetet pa alternativë veç ‘ndarjes’ së Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke e vendosur Shqipërinë në ‘dhomën e dënimit’ për një periudhë të papërcaktuar.

Shqipëria gjendet para dy shtigjeve. Rama ka fuqi absolute dhe mund të veprojë në interesin kombëtar të Shqipërisë, ose të ndjekë interesat e ngushta personale, të vetat dhe të partisë së tij.

Rama mund të kujtohet si një autokrat që e refuzoi dialogun, ose mund të veprojë si një shtetar, duke nxitur KQZ që të mos i certifikojë votimet e së dielës, derisa të formohet Gjykata Kushtetuese.

Duke mbështetur Ramën, Administrata e Trump ka bërë një zgjedhje false ndërmjet stabilitetit dhe demokracisë. Mbështetja e demokracisë, në fakt, e ndihmon stabilitetin, i çon përpara interesat amerikane dhe e konsolidon statusin e Shqipërisë si një antare me vlera e aleancës euro-atlantike.

David L. Phillips është drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Columbia University. Ai ka punuar si këshilltar i lartë për Departamentin e Shtetit me fokus Ballkanin perëndimor gjatë Presidencës së Clinton-it.

*Përkthyer nga English version. Analiza i është dërguar për botim nga autori Politiko.al

Filed Under: Politike Tagged With: David L. Phillips- Vdekja e demokracise-Shqiperi

GAZETA”DIELLI” I URON 75 VJETORIN E LINDJES PROF.ASC.DR. THANAS GJIKA

July 2, 2019 by dgreca

Gazeta DIELLI i uron 75 vjetorin e  Lindjes bashkëpunëtorit të saj të kualifikuar, fitues i dy çmimeve të Gazetës Dielli( në Konkursin: 2016-Viti i Faik Konicës dhe me 2019- në konkursin e 110 Vjetorit të Diellit”, studiuesit, analistit dhe personalitetit të Kulturës Kombëtare Prof. Asc. dr. Thanas L. Gjika.

Prof. Asc. Dr. Thanas Gjika u lind me 2 korrik 1944 në Korçë, ku mbaroi gjimnazin. Studimet e Larta i kreu në Tiranë në vitet 1962-66 në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakulteti Histori- Filologji, dega gjuhë Letërsi Shqipe.

Në vitet 1966-69 punoi si redaktor në Radio-Tirana. Në vitet 1970-1996 punoi në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, ku mori formim për analizën e tekstit letrar e publicistik.

Në korrik 1996 u shpërngul familjarisht në SHBA pasi fitoi Lotarinë Amerikane.

Ka shkruar e botuar shumë artikuj, kumtesa, referate dhe disa vepra shkencore, ndër të cilat veçojmë:

– MIHAL GRAMENO, PUBLICIST DEMOKRAT- Botim nga Akademia e Shkencave- 1980, 277 faqe.

– KUR DHE KU U SHKRUA DHIATA E RE, Medaur, Tiranë, 2007, 503 Faqe

– EVOLUIMI YNË KËRKON NJOHJEN DHE DËNIMIN E FAJIT- DDS, Durrës , 2011, 308 Faqe,

– MIHAL GRAMENO, JETA DHE VEPRA-DDS, Durrës, 2012, 506 Faqe

– SHËN PALI PUNOI EDHE NË BRIGJET E ADRIATIKUT OMSCA-1 Tiranë 452 faqe etj…

Studimet e Thanas Gjikës sjellin teza dhe hipoteza të reja të ndërtuara me akribi shkencore, gjuhë të pastër e të pasur. Ato janë vlerësuar prej specialistëve të ndryshëm amerikanë , rumunë e shqiptarë, si Prof. Dean Davis, Akademik Harallamb Mihaesku, Akademik Jorgo Bulo, Prof. Muhin Çami, Prof. Klara Kodra, Ph.D. Peshkop Joan Pelushi, Prof. Agim Vinca, Prof. Isak Shema, Prof. Sadri Fetiu, etj.

Vepra e Thanas Gjikës “Një Letërsi Kombëtar, një Atdhe i vetëm” ndihmon proceset e zhvillimit të sotëm të botës shqiptare për krijimin e një Letërsie, një politike, një kulture mbarëkomëbtare shqiptare.

Siç ka shkruar Prof. Dr. Sadri Fetiu, Thanas L. Gjika është një personalitet i shquar i shkencës shqiptare. Vepra “Një Letërsi Kombëtare, një Atdhe i vetëm”, meriton vlerësim të lartë për profesionalizmin e analizave, për gjerësinë e tematikës dhe problematikës që trajton dhe për shtrirjen gjeografike mbarëkombëtare të personaliteteve që portretizon dhe analizon.

Me shumë interes ëshët pritur edhe libri i tij”MOSDËNIMI I KRIMIT ËSHTË KRIM I RI” për botimin e të cilit ka ndihmuar edhe Vatra, siç ka ndihmuar edhe për librin”Një Letërsi Kombëtar, një Atdhe i vetëm”.

Profesor Isak Shema nga Prishtina ka shkruar: Studjusi Thanas L. Gjika me veprën “Mosdënimi i Krimit është krim i ri”, pasuron studimet shqiptare me hulumtime dhe vlerësime të holla dhe shumë të nevojshme. Këndvështrimi i spikatur i autorit shtrihet në një gamë të gjerë shkrimesh, ku shprehet me forma të ndryshme mendimi themelor: Vetëm njerëzit e ndershëm, pavarësisht nga bindjet dhe simpatitë politike të djathta ose të majta, e kuptojnë se mosdënimi i krimit komunist është krim i ri. Krim i ri është dhe mosvlerësimi si duhet i njerëzve të cilët këta 25 vjetët e fundit(libri është botuar në vitin 2016)me punën e tyre të ndershme kanë shpënë përpara zhvillimin e shkencës, teknikës, ekonomisë dhe të mendsisë shqiptare.Këto dy krime e mbajnë shoqërinë shqiptare në krahun e të humburve, në krahun e shoqërive dhe shteteve të inkriminuara e pa të ardhme….Vepra ndihmon në përparimin e kombit shqiptar si tërësi etnike, në të gjitha viset shqiptare dhe në diasporë. Në sajë të ndërtimit të shoqërisë shqiptare moderne, të lirë dhe demokratike, synohet një zhvillim i ndritur e vizionar kulturor, ekonomik, arsimor, shkencor i gjithanshëm i popullit shqiptar, shkruan Prof. Shema.

Redaksia e Diellit uron studiuesin Thanas L. Gjika: Shumë Urime për 75 Vjetorin e LINDJES!

Filed Under: Opinion Tagged With: Thanas L Gjika- 75 vjetori- Urime Dielli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 960
  • 961
  • 962
  • 963
  • 964
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT