• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një Penelopë legjendare në dy kryevepra arti dhe në dy shpirtje shprehëse

March 18, 2024 by s p

Albert Vataj/

Ajo është Penelopa e Homerit, e Odises, e mitit të shndërruar në ikonë të gruas besnike, e bashkëshortes që pret burrin që sfidoi detet gjatë kthimit nga Lufta e Trojës për në Itakë. Dhe ajo e ndërtoi këtë madhështi, përmes së një simbolike që gjeti një inspirim për shumë krijues dhe artistë që gjithnjë u pamjaftuan më çfarë pavdekësuan ata këtë grua. Ditën end dhe natën sh’end, është ngulitur thellë si një thirrje e ligjësisë së shpirtit të një gruaje, e hyjnisë së saj që lartësohet në beskim. Së andejmi morën shkas gjithë epikat e qëndresës së gruas, duke u bërë këtë një fill që lidh çdo legjendë apo trill, çdo të vërtetë apo idealizim.

Penelope duke fjetur nga Cavalier Jules, 1849, e vendosur në sallën qendrore, Musée D Orsay, Paris dhe derdhja e mermertë e Penelopës së trishtuar, nga Leonidas Drosis, vepër e cila ndodhet në Luvër, janë dy prej shumë e shumë trajtimeve të kësaj tematike, në të gjitha gjinitë e artit. Këto janë dy skulptura në mermer, të krijuara në idealizim të një prej legjenda e besnikërisë së gruas, të asaj që e bëri atë një pikë kulmore të një vepre që qëndron në themel të klasicizmit.

Skulptori akademik francez, Pierre-Jules Cavelier (30 gusht 1814 – 28 janar 1894) e përjetëson këtë grua ikonike duke fjetur, ndërkohë që neoklasiku grek i shekullit të 19-të, Leonidas Drosis e nxori nga mermeri Penelopën në një prehje të pikëllimtë, ulur mbi fronin e saj mbretëror.

Si, Jules Cavelier ashtu edhe Drosis, përcjellin, rengun e endëses që e simbolizon atë. Në të dy skulpturat ajo mban në dorë lëmshat e fillit që end e sh’end qefinin për babain e Odises. Francezi ka zgjedhur ta sjell ndërsa ajo fle, e lodhur dhe e rraskapitur në qëndresën prej besnikeje, ndërkohë që greku e skalit me një portret të pikëlluar nga mundimi dhe pritja e stërgjatë.

Siç dihet Penelopa është e martuar me personazhin kryesor, mbretin e Itakës, Odiseun (Uliksi në mitologjinë romake), dhe vajzën e Icarius të Spartës dhe Periboea (ose Polikastës). Ajo ka vetëm një djalë me Odisen, Telemakun, i cili lindi pak para se Odiseu të thirrej për të marrë pjesë në Luftën e Trojës. Ajo pret njëzet vjet për kthimin e Odises, kohë gjatë së cilës ajo sajon strategji të ndryshme dinake për të vonuar martesën me njërin nga 108 pretenduesit (të udhëhequr nga Antinous dhe duke përfshirë Agelaus, Amphinomus, Ctessippus, Demoptolemus, Elatus, Euryades, Eurymachus dhe Peisand).

Pas kthimit të Odises, i maskuar si një lypës i moshuar, ai zbulon se Penelopa ka mbetur besnike. Ajo ka shpikur truke dinake për të vonuar kandidatët, një prej të cilave është të pretendojë se është duke thurur një qefin varrimi për babain e moshuar të Odises, Laertes, dhe me të përfunduar ajo do të zgjedhë një nga ata që e synojnë atë. Çdo natë, Penelopa, për tre vjet, zhbën një pjesë të qefinit që end ditën, derisa Melantho, një skllav, zbulon mashtrimin e saj dhe ua bën prezent rivalëve.

Përpjekjet e Penelopes për të vonuar rimartesën shpesh shihen si një simbol i besnikërisë ndaj burrit të saj, Odises.

Arti është përpjekur ta ruaj të pavdekshëm simbolikën e besnikërisë së kësaj gruaje, duke e mëtuar në vepra dhe hymnizuar në aktin sublim të besnikërisë, që përcillet si një trofe i një gruaje, të cilën mund ta lodhi pritja por jo ta gjunjëzojë. Sepse ky është arti, kjo është ajo çfarë shpirtrat krijues kanë tentuar t’u shpërfaqen gjeneratave, duke e ofruar besnikërinë e kësaj gruaje si një flijim të shenjtë, si një premtim që pëshpërit thellë në brendinë e një gruaje, aq thellë sa mund të depërtojë vetëm koha dhe arti.

Filed Under: Reportazh

“VATRA” solli në Boston “Fan Noli – Apostulli” të gazetarit Ilir Ikonomi

March 18, 2024 by s p

Nga Flamur VEZAJ/

Dega e “VATRËS” në Boston, pas 112 vitesh e “risolli” përsëri Fan Nolin në auditorin e Universitetit të Harvardit, por student i atëhershëm i Harvardit që u diplomua në vitin 1912, erdhi këtë radhë si personazh i një libri biografik të gazetarit të njohur Ilir Ikonomi “Fan Noli – Apostulli”.

Në sallën Boylston Hall të Harvardit, Dega e “VATRËS” në Boston në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, organizuan promovimin e librit të Ikonomit me rastin e 59 vjetorit të ndarjes nga jeta të klierikut, shkrimtarit, politikanit e dijetarit të madh të kombit shqiptar Fan S. Noli.

Salla, që ndodhej shumë pranë sheshit të kampusit të Universitetit, filloi të mbushet që në 11:30am. Në hyrje ishte improvizuar një tavolinë ku ishin ekspozuar 50 librat e vëllimit të parë biografik të botuara nga Universiteti Europian i Tiranës, të cilat “Çunat e Bostonit” i kishin sjellë nga Shqipëria enkas për këtë eveniment. Fatkeqësisht, kërkesa për libra ishte aq e madhe sa nuk mjaftuan për të gjithë të pranishmit që ishin në sallë. Gjithçka filloi në orën 12:00, ashtu siç ishte planifikuar.

“Unë zgjodha rrugën e natyrshme, t’i hidhja faktet në tryezë dhe ta lija personazhin tim të fliste vetë, duke i paraqitur lexuesit Nolin e pafiltruar. Sigurisht, e vërteta është e komplikuar dhe shpesh e dhimbshme”; tha Ikonomi në fjalën e tij. Sipas autorit të librit “Fan Noli – Apostulli”; “nganjëherë më është dashur të hy në luftë me vetveten, për të mos shkarë në pozitat e një kritiku të pandershëm dhe as në idolatri”.

Për gazetarin Ilir Ikonomi, i cili ka një eksperiencë mbi 30 vjeçare në “Zërin e Amerikës”, ky libër merret me detaje dhe fakte, të cilat janë gjetur në arkivat e ndryshme të SHBA-ve, Biblotekën e Kongresit në Uashington, Arkivat e Ministrisë së Jashtme Austriake në Vjenë, Arkivit Qendror të Shtetit në Shqipëri, si dhe në arkivin e “VATRËS”.

“Në këtë vëllim të parë të jetëshkrimit, lexuesi do të ketë rast ta njohë Nolin, me pasionet, ambiciet, egon, rrëmbimin, oratorinë, inatet dhe cilësitë e tjera që kanë ose nuk kanë vdektarët e kësaj bote. Jam përpjekur të dokumentoj me saktësi, çdo akt, fjalim, shkrim dhe gjithçka tjetër që lidhet me Nolin gjatë periudhës 1906-1920”; u shpreh Ikonomi për librin e tij “Fan Noli – Apostulli”.

Gjithashtu, Ikonomi bëri një përmbledhje të shkurtër të asaj çfarë ka shkruar në libër, për ardhjen e Nolit nga Egjipti në SHBA, aspiratat e tij, egon e theksuar të dijetarit, hapjen e Kishës Shqipe. Foli për studimet e Nolit në Harvard dhe problemet e tij financiare, përplasjen me Kosta Dakon dhe motrat Qirjazi që e kallëzuan Nolin në FBI-në amerikane, e cila e vuri në përgjim për disa vite me radhë. Gjatë takimit me komunitetin shqiptar, gazetari Ikonomi i’u përgjigj edhe shumë pyetjeve, si për marrëdhëniet e Nolit me Konicën, takimin me presidentin Uillson në vitin 1918, si dhe shumë kureshtjeve të tjera për këtë figurë të rëndësishme të Kombit Shqiptar. Ikonomi, tha se po punon për vëllimin e dytë biografik të Nolit dhe premtoi se do të ketë fakte të reja për punën dhe jetën e të madhit Fan Noli.

Përpara prezantimit të librit nga Ikonomi, për të pranishmit në sallë, foli Zv. Kryetari i Degës së “VATRËS” në Boston, Hirësia e Tij, Peshkop Theofan Koja, i cili bëri edhe recensionin e librit në mënyrë të përmbledhur, duke renditur disa fakte tërheqëse për librin “Fan Noli – Apostulli”. “Libri është i shkruar në mënyrë të thjeshtë, i kuptueshëm, me detaje dhe fakte të pathëna deri më tani që nuk të le të shkëputesh nga libri gjatë leximit të tij. Në libër pasqyrohen të gjitha anët e mira dhe të këqija të Fan Nolit”; nënvizoi Peshkop Koja, recensionin e të cilit do ta botojmë të plotë në Gazetën “Dielli” dhe jo vetëm.

Ndërkohë, që në hapje të takimit, i pari që përshëndeti pjesëmarrësit ishte Kryetari i Degës së “VATRËS” në Boston, z. Mentor Maksutaj, i cili theksoi se ky eveniment mbahet me rastin e 59 vjetorit të ndarjes nga jeta të Fan Nolit, të cilin e vlerësoi lart për gjithçka ai ka bërë për Kombin Shqiptar. “Vepra e Nolit dhe ajo çfarë ai krijoi dhe la pas është një udhërrëfyes për ne këtu në SHBA”; tha z. Maksutaj. Ai falenderoi gazetarin Ikonomi, për librin biografik dhe të detajuar, që sjell për lexuesit shqiptarë për të njohur të githa anët e Fan Nolit.

Më pas, foli edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Harvardit Faton Limani, njëherazi personi që ka një kontribut të veçantë në vendosjen e “Gjuhës Shqipe” si lëndë plotësuese në Universitetin e Harvardit. Ndër të tjera, Limani tha se; “duhet të ruajmë gjuhën, kulturën, traditën shqiptare këtu në emigrim, duke shpresuar se në vitet në vazhdim pranë Harvardit të hapet edhe një Institut i Studimeve Albanologjike”. Në këtë takim, veç shumë intelektualëve shqiptarë të Bostonit, ishte e pranishme edhe drejtoresha e biblotekës së Fan Nolit që ndodhet pranë Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, znj. Neka Doko. Ajo veç vlerësimeve të larta për këtë organizim si dhe për librin e Ikonomit, foli për vizionin e Nolit dhe pasurinë që ka lënë pas.

Moderimin e këtij evenimenti, për promovimit të librit në fjalë, e bëri Sekretari i Degës së “VATRËS” në Boston, Flamur Vezaj, i cili falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti gazetarin Ilir Ikonomi, që erdhi nga Uashingtoni për t’u takuar me komunitetin shqiptar dhe për të folur me ta për librin e tij, që tashmë është bërë një pasuri e shtuar biografike për Fan S. Nolin.

Foto: D.Haxhia, F.Memelli, B.Sina, F.Vezaj, A.Kaja etj!

Filed Under: Opinion

Gëzuar 75-Vjetorin e Ditëlindjes Gjeneral Asllan Bushati

March 18, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e restorantit “Eastwood Manor” në Bronx, NY, në një mbrëmje të ngrohtë vëllazërore, më 16 mars, Gjeneral Asllan Bushati kishte mbledhur gjithë miqtë e tij për të festuar 75 –Vjetorin e Ditëlindjes.

Familja, vajzat dhe mbesa e tij e shtrenjtë Era kishin zënë vend në tavolinën kryesore, ndërsa njerëzit grupe grupe vinin dhe i takonin zonjat duke filluar nga bashkëshortja e tij fisnike Lumja. I pari që mbërriti me një bueqetë lulesh të freskëta ishte Qemal Zylo i cili ia dhuroi

znj. Lume duke e uruar për bashkëshortin dhe duke i thënë se i meriton këto lule si gra të ushtarakëve, për sakrificat tuaja dhe pritjet me orar dhe pa orar që keni duruar duke u kujdesur aq shumë për të rritur fëmijët, plus punës shtetërore që keni pasur.

Mbrëmjen e hapi Gjeneral Asllan Bushati i cili i falënderoi të gjithë të pranishmit dhe me sens humori tha se ndihej shumë mire si 75 vite që kishte mbi supet e tij. Me një mirësi që i buron nga shpirti kujtoi me plot respekt të larguarit nga kjo botë duke filluar të atin, vëllezërit, motrën, mbesat dhe duke vazhduar me vatranët, editorin e Diellit Dalip Greca, Dr. Gjon Bucaj, Zef Balaj etj…

Për të gjithë ju dashamirës të mi që merrni pjesë këteu ju shpreh falënderimet më të thella e më të ndjera. Ju a kthefsha për të mira! Fjala e tij elekuente dhe plot respekt u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Në këtë mbrëmje përshëndetën dhe e uruan Gjeneralin si z. Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Panshqiptare “Vatra”, Nderi i Kombit, Z. Bashkim Shehu, ish-zv.Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë në vitet 1993-97-të. Biznesmeni i suksesshëm z. Fatos Valteri përshëndeti nga Shoqata “Mati” si dhe i dhuroi bustin e Nënë Terezës me këtë motivacion: Ndërsa Nënë Terezën e njohu gjithë bota, për ty dëshiroj të të njoh gjithë Kombi për kontributin tuaj në çështjen kombëtare.

Përshëndeti z. Adem Belliu pronar i TV “Kultura Shqiptare”, Inxhinier Gëzim Lamçaj kryetar i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiparo Amerikane “Skënderbej”, Mhill Velaj kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan dhe z. Muharrem Dëzhgiu.

Z. Qemal Zylo themelues i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” në NY dhe në Online solli kujtime rreth njohjes së tij që kishin punuar bashkë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për shumë vite.

Autorja e këtij shkrimi e uroi për 75 Vjetorin dhe tha se: Unë nuk do të flas për meritat si ushtarak se ato i thanë parafolësit e mi, por do të them se çfarë shembulli frymëzues është Gjeneral Bushati për familjen e tij, pasi me dashuri dhe durim po ju shërben gjithë familjes për arsye shëndetësore. Një burrë i suksesshëm hapin e parë dhe gati vendimtar e ka tek familja e tij në radhe të parë.

Të gjithë ata që e përshëndetën emërues të përbashkët kishin fjalë miradie rreth figurës së Gjeneralit.

Pjesëmarrësit kërcyen dhe hodhën valle duke u argëtuar nën tingujt e DJ-it.

Pak histori nga jeta e Gjeneral Asllan Bushatit

Gjeneral Asllan Bushati ka kryer fakultete të ndryshme (kimi në shkollën e Bashkuar, ekonomi në Universitet dhe gjitharmësh në Akademinë e Mbrojtjes).

Ka pasur një karjerë të suksesshme në Ushtrinë Shqiptare. Ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kimisë e Armkontrollit në Ministrinë e Mbrojtjes, Komandant Divizioni në Vlorë dhe Fier.

Pas ardhjes në SHBA ka punuar pa u lodhur për Vatrën, Ligën Civile Shqiptaro Amerikane, Shoqatën Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” ku është anëtar Nderi dhe së fundi edhe me Shoqatën “Mati”.

Ka shkruajtur libra e artikuj të ndryshëm në shtypin e përditshëm kryesisht për probleme të mendimit ushtarak, por edhe në fusha të tjera. Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Asllan Bushati ka trainuar dhe ka dhënë urdhrin “Gatitu” për ushtarët e Batalionit “Atlantiku” në Amerikë që u nisën drejt Kosovës për luftë, për të mbrojtur vendin nga sllobodan millosheviçi, Hitleri i Ballkanit.. Ka takuar e biseduar për problemet kombëtare me Senatorë, Kongresmenë e Shtetarë të lartë amerikan. Të gjitha këto i ka konsideruar vetëm detyrë.

Ndërsa ju urojme për këtë ditëlindje jubile, mendoj se çdo vit që keni shërbyer në ushtri, le të jetë një testament ne artin ushtarak për aftësitë dhe përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm. Ju uroj forcë dhe mençuri të vazhdueshme në udhëtimin tuaj të rrëfimit me kulturë ndër libra.

Kapitulli i viteve në vazhdim do t’ju sjellë mundësi të mëtejshme. Ndoshta dhe për të bërë ndryshime, siç shkruani në librin: “Diktati i Armëve të Dëmtimit në masë “ADM”-ve në Luftën e ftohtë e pas saj” pa armë dhe bomba sepse, “pa praninë e tyre në planet do të kishim më shumë shkolla, më shumë dituri, më shumë mjekë, spitale etj…

Gëzuar 75-Vjetorin e Ditëlindjes Gjenerlal Asllan Bushati

17 mars, 2024

Bronx, New York

Filed Under: Sofra Poetike

NËPËR RRUGËTIMIN JETËSOR DHE KRIJUES TË POETIT, STUDIUESIT DHE PEDAGOGUT UNIVERSITAR

March 18, 2024 by s p

( Pjesë nga parathënia e librit: “Në rrënjët hasjane të Shkrimit shqip- Besim Muhadri-poet dhe studiues”, botoi Adriatic Press”, New York, 2024)

Nga Mëhill Velaj

Shkak i botimit të këtij libri me punime të zgjedhura në fushën e studimeve letrare, por edhe të vlerësimeve të veprës së Besim Muhadrit, të këtij krijuesi dhe studiuesi letrar, por edhe profesori universitar, u bë promovimi i katër librave të tij në ambientet e Federatës Panshqiptare “Vatra”, më 29 janar 2023, i organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe “Vatra”. Ishte një ndër promovimet më të organizuara dhe më relevante të bëra ndonjëherë në “Vatër”, ku përveç shumë të tjerëve, për katër veprat e Besim Muhadrit folën krijues dhe studiues eminentë të komunitetit shqiptarë këtu në Amerikë.

Librin “Në rrënjët hasjane të shkrimit shqip” e kemi konceptuar në katër kapituj:

– Në kapitullin e parë kemi bërë një hyrje dhe studim në pika të përgjithshme për Besim Muhadrin;

– Në të dytin kemi prezantuar punimet e lexuara në ditën e promovimit të librave të Besimit në “Vatër”, më 29 janar të vitit 2023;

-Në pjesën e tretë, punime vlerësuese të autorëve të ndryshëm, të cilët ndër vite e kanë përcjellë veprimtarinë e këtij studiuesi dhe krijues, si Prof, Dr. Agim Vinca, prof. Prend Buzhala, Dr. Nexhat Çoçaj, Dr. Alban Dobruna, akademik Mehmet Halimi, profesor Halil Haxhosaj, profesor Pal Ndrecaj, Prof. Besim R. Cengu, Prof. Dr. Agron Fico, Dalip Greca, Murat Gecaj etj.;

– Në kapitullin e fundit, të katërtin, kemi përzgjedhur disa nga punimet studimore të Besim Muhadrit të botuara nëpër revista shkencore, por edhe në librat e tij të kësaj fushe.

Libri po botohet në 60-vjetorin e lindjes së autorit dhe 30-vjetorit të botimit të librit të tij të parë.

Poetit, studiuesit dhe profesorit Besim Muhadri i dëshirojmë shëndet dhe suksese në punën e tij krijuese dhe shkencore.

Filed Under: Kulture

PATRIOTJA EFFI QELESHI DHUROI 1 MIJË DOLLARË PËR VATRËN, ATDHETARI ENDRI FILIPI DHUROI 500 USD PËR VATRËN

March 18, 2024 by s p

Patriotja dhe veprimtarja e çështjes kombëtare në mërgatën shqiptare të Amerikës zonja Effi Qeleshi kryetare e degës së Vatrës në Worcester, MA, dhuroi 1 mijë dollarë për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, ndërsa patrioti Endri Filipi dhuroi 500 dollarë. Zonja Qeleshi si veprimtare, patriote, humaniste, vatrane e angazhuar në komunitetin shqiptar të Worcesterit është një shembull i shkëlqyer i gruas shqiptare dhe model suksesi e frymëzimi për Vatrën e komunitetin shqiptar. Nënkryetari i Vatrës në Tampa Bay Florida z.Endri Filipi aktivist i shkëlqyer, është ndër vatranët kontributorë në Federatë. Çdo vit, për çdo fushatë të Vatrës z.Filipi kontribuon bujarisht duke qenë ndër patriotët më shembullorë në Vatër dhe komunitetin shqiptar në Tampa. Fisnikëria e Effit dhe Endrit dhe shqiptarëve që japin për Vatrën e bëjnë Federatën dhe misionin e saj në shërbim të çështjes kombëtare, të përjetshëm dhe të pavdekshëm. Federata Vatra përulësisht falënderon çdo patriot që kontribuon për Vatrën.

Mirënjohje për bujarinë dhe fisnikërinë Effi Qeleshi dhe Endri Filipi.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1088
  • 1089
  • 1090
  • 1091
  • 1092
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT