
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Amerikë ju fton në Webinarin: Si të mbrohemi nga Kanceri?
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Amerikë ju fton në Webinarin: Si të mbrohemi nga Kanceri?
by s p

“Soil of Lule” ekspozitë pikture e Prof.Luljeta Ramaj Muçaj në Universitetin Harvard më 25 Tetor 2025.
by s p

VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 28 NËNTOR 2025 NË NEW YORK.
by s p

Shqiptarët nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë në mbështetje të UÇK, luftëtarëve e çlirimtarëve që mbahen padrejtësisht në Hagë.
by s p

Sokol Paja/
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në bashkëpunim me shoqatat kryesore patriotiko-kulturore, shkollat shqipe dhe klubet e studentëve shqiptarë në New York, New Jersey, Philadelphia etj organizon për herë të parë një festë madhështore të librit shqip në New York. Një ngjarje kulturore dhe atdhetare me synim themelimin e një tradite të vyer që rrit, promovon dhe bashkon shqiptarët e mërgatës rreth dijes, librit e kulturës.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra fton shtëpi botuese, autorë, grup autorësh, shkrimtarë dhe krijues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Evropa, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ti bashkohen festivalit të librit shqip që do të zhvillohet në New York nga datat 28 – 30 nëntor 2025. Ky festival libri është një ngjarje kulturore që promovon letërsinë, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar në diasporën e Amerikës e më gjerë.
Për herë të parë libri shqip i të gjitha gjinive e prej të gjitha trevave do bëhet bashkë në New York për të shënuar ngjarjen më të rëndësishme kulturore për shqiptarët e Amerikës nën udhëheqjen e Vatrës.
Komisioni i organizimit: Dr. Pashko Camaj, Dr. Paulin Marku, Sokol Paja.