• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria në “New York Fashion Week 2024” – Prezantim i shkëlqyer i Shqipërisë së bukur dhe bukurisë shqiptare

February 12, 2024 by s p

Sokol Paja/

https://fb.watch/q9TI6ZXn1P/

Një prezantim i shkëlqyer i Shqipërisë së bukur dhe bukurisë shqiptare në “New York Fashion Week 2024”. Dizenjo Lejda Troci me përzgjedhjen e saj për të promovuar veshjen shqiptare dhe bukuritë e Shqipërisë, mu në zemër të botës së modës, kinematografisë e biznesit, ishte thjeshtë e mahnitshme. Pamje fantastike të bregdetit të Shqipërisë, muzeve, kalave, kështjellave, monumenteve të trashëgimisë kulturore, amfiteatrot, ujëvarat, qytetet turistike e historike, kanionet, lumenjtë e liqenet, malet e larta e alpet krenare i bënë Shqipërisë një promovim të jashtëzakonshëm në sytë e qindra kamerave e fotografëve nga e gjithë bota. Në sfond, nën tingujt e ëmbël të këngës “Moj e bukura more” qindra pjesëmarrës shijuan pamje madhështore të bukurive përrallore shqiptare. Fustane moderne të gërshetuara me elementë tradicionalë e kombëtarë, punuar e qëndisur me mjeshtri nga gjyshet e nënat shqiptare, janë një mundësi jo vetëm për të ruajtur vlerat e punimeve të veçanta tradicionale autentike shqiptare por mbi të gjitha për të zhvilluar e promovuar markën shqiptare të veshjeve dhe Shqipërinë turistike me resurse të mbinatyrshme. Një natë krenarie shqiptare në Manhattan…

Video: s.paja

Filed Under: Kulture

Ulqini binjakëzohet me Staten Island në SHBA

February 12, 2024 by s p

Shoqata Ulqini me krenari njoftoi vendosjen e një marrëveshjeje binjakëzimi midis Staten Island dhe qytetit të bukur Ulqinit. Nisma, e quajtur “Binjakizimi,” synon të forcojë lidhjet e miqësisë, kulturës dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve. Njoftimi u bë nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqates Ulqini – Edon Alibegu, mendja vizionare pas propozimit të shkruar në qershor të vitit të kaluar. Pas tetë muajsh të planifikimit dhe punës së përkushtuar, kjo ide u bë realitet. Z. Alibegu shprehu mirënjohje Presidentit të Staten Island, Vito Fossella dhe Kryetarit te Komunes Ulqinit, Omer Bajraktari për mbështetjen e tyre të palëkundur në realizimin e kësaj nisme inovative. Bashkëpunimi që përfshin tregtinë, arsimin, kulturën etj, vendos një standard shembullor për komunitetet globale. “Kjo marrëveshje reflekton qëllimet e sinqerta të Shoqatës Ulqini, udhëheqjen vizionare të Z. Fossella dhe Z. Bajraktari, dhe frymën kolektive të të dy komuniteteve,” theksoi Z. Alibegu. Staten Island, që ka mirëpritur familjet e Ulqinit me kraharorë të hapur për 75 vite, mban një vend të veçantë në zemrat e krenarëve të Staten Island dhe amerikanëve shqiptarë. “Ne besojmë se ky partneritet do të shërbejë si një dritë shprese për rininë tonë, duke premtuar një të ardhme të shënuar nga bashkëpunime të ndjeshme dhe përparim të përbashkët,” tha Z. Alibegu, duke theksuar ndikimin potencial në brezat e ardhshëm.Në aktivitetin me rastin e nënshkrimit ët marrëveshjes së binjakëzimit midis Ulqinit dhe Staten Island ishte I pranishëm edhe Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Malit të Zi Fatmir Gjeka. Anëtarët e komunitetit u njohën dhe u falënderuan për pjesëmarrjen e tyre aktive realizimin e kësaj ideje. Një falemnderim i veçantë iu dha edhe Z. Fossella për përkrahjen e nismës për binjakëzim dhe për t’u bërë një mik i vërtetë për komunitetit shqiptarë në Staten Island. Po ashtu falemnderim edhe për Z. Bajraktari për qasjen e tij vizionare ndaj përparimit në Ulqin. Përkushtimi i tyre siguron që kjo marrëveshje tejkalon fjalët, simbolizuar një përkushtim ndaj rritjes dhe prosperitetit të të dy qyteteve për breza.

Përndryshe, Shoqata Ulqini, ne NY, cdo dite me aktivitetet dhe veprimtarite e saja po deshmon synimet qe I ka vene vehtes per lidhjet sa me te medha me vendlindjen. Binjakezimi I qytetit te Ulqinit dhe Staten island Ishte nje ngjarje tjeter e rendesishme qe deshmon edhe njehere lidhjet tona me SHBA-ne e qe tuboi personalitete te larta te dy qyteteve , veprimtare te dalluarr ,drejtues te shoqatave si motra, dhe anetare te udheheqesise se shoqates Ulqini. Ceremonine e moderatoroi, nismëtari I idesë për binjakëzim Edon Alibegu, I cili kish kohe qe punonte ne jetesimin e saj. Sigurisht që për të, punuan dhe anëtarë të tjerë të SHoqatës të cilët bashkarisht janë duke deshmuar shembuj teë suksesit të shqiptarëve të Amerikës –për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kombëtare në SHBA. Shpresojmë që Edon Alibegu, do të ketë ide të tjera të bukura për të shpalosur. Per kete e ndihmojnë , kontaktet e shumta që ky I ri ulqinak ka me njerëz të shquar të fushave te ndryshme, por dhe me ata qe kane shkruajtur dhe vazhdojne te shkruajnë, për figurat tona te ndritura kombëtare siç është Fan Noli, Faik Konica, apo klerikë të njohur të cilët kanë dhenë çdo gjë nga vehtja për komb e fe. Edoni I ka vizituar te gjitha vendet ku ata kane jetuar dhe vepruar. Ai, po ashtu ruan lidhje dhe me familjen e oborrit mbretëror dhe punon për të dokumentuar fakte dhe të dhëna që kanë të bëjnë dhe për shqiptarët e ketyre anëve. Për këtë ai ka dhe nje aresye me shumë per tu mburrur sepse është stërnipi I Cafo Beg Ulqinit dhe kjo është dhe një shtytje tjetër për të që të punojë në interes të shqiptarëve kudo që janë.

“eliteradio.me”

Filed Under: Komunitet

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u takua me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi z. Nikë Gjeloshaj

February 12, 2024 by s p

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Elmi Berisha është pritur sot në Tuz të Malit të Zi nga Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi z. Nikë Gjeloshaj, Ministri i Administratës Publike z. Marash Dukaj dhe deputeti i Kuvendit të Malit të Zi z. Nikollë Camaj, njëherit udhëheqës të “Forumit Shqiptar” në Mal të Zi.

Në një takim të përzemërt dhe vëllazëror, Kryetari Berisha përgëzoj udheheqësit e “Forumit Shqiptar ” për suksesin e jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale, ku fituan komunën e Tuzit për herë të dytë dhe për fitoren madhe të shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare në këtë shtet. Dr. Berisha shprehu mirënjohjen e tij dhe të “VATRËS” për këtë sukses, për avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi si dhe inkurajoj faktorin politik shqiptar atje që të unifikohen dhe të koordinohen për prosperitet të qëndrueshëm të bashkëkombasve tanë në shtetin mik të Malit të Zi.

Zëvendëskryeinistri Gjeloshaj informoj Kryetarin Berisha me angazhimet e lidershipit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, me rolin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore, që për synim kanë avansimin dhe prosperitetin e gjithmbarshëm të shqiptarëve si dhe angazhimin për një shtet demokratik, pro-perëndimor dhe me qëllime të qarta për integrimet euro-atlantike.

Kryetari Berisha vlerëoj punën dhe përkushtimin e bashkëkombasve tanë si faktor i rëndësishëm në institucionet e Malit të Zi, ju ofroj mbështetje të parezervë nga ana e Federatës Panshqiptare “VATRA”, pastaj i njoftoj nikoqirët për punën dhe dinamikën e shtuar që “VATRA” po zhvillon në muajt e fundit si organizata më e vjetër dhe më prestigjioze e shqiptarëve të Amerikës.

Kryetari Berisha ka takuar Presidentin e Shqipërisë, dhe gjatë kësaj vizite pune do të takoj udhëheqësit e Kosovës dhe lidershipin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Filed Under: Opinion

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në kategorinë IBO

February 12, 2024 by s p

Në “York Hall” në Londër, boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj u shpall kampion bote. Në ndeshjen e boksit për titullin IBO Mesdhetar Uldedaj mposhti boksierin Frenck Mendy në një ndeshje me dhjetë raunde.

Në fund të duelit të luftuar ashpër boksieri shqiptar e ka fituar sfidën me pikë. Kjo ishte fitorja e 16 në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me “K.O.”. Ky sukses përveç se shton statistikisht arritjet e boksierit Uldedaj, shënon një hap të madh në historinë e boksit shqiptar, si rekordmen dhe boksier me të ardhme të ndritur. Gjatë ndeshjes Uldedaj ishte dominant dhe nuk e vuri në diskutim fitoren. Forcë goditëse, teknikë të lartë dhe taktikë sportive e bëjnë boksierin Uldedaj një kampion të padiskutueshëm në të ardhmen.

Sot ai i falenderoi ndjekësit duke shkruar: “Pas një shkëputje të gjatë, rikthimi në ring me mbështetjen tuaj si asnjëherë më parë ishte emocioni më i bukur që kam perjetuar !

Kjo fitore është për të gjithë JU 🇦🇱

Falenderim i vecantë shkon për skuadrën time dhe në vecanti vëllain tim Kristian Boci për mbështetjen dhe punën e palodhur gjatë këtyre muajve 🙏🏻

Misioni jonë vazhdon!

I juaji J.U”

Filed Under: Sport

VATRA PROMOVOI VEPRËN E AUTORIT AUREL NAQI

February 12, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 10 Shkurt 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” promovoi veprën e autorit Aurel Naqi. Ekspertë të letërsisë shqipe, gazetarisë, filmit e përkthimit diskutuan dhe analizuan në detaje cilësitë artistike dhe letrare të z.Aurel Naqi. Studiuesja e historisë Valdete Cenalia në prezantimin e saj u shpreh se autori në veprën e tij mban me shpresë lexuesin, ëndrrat, talentin në aktrim e krijimtari dhe shfaq jetën në Amerikë dhe krijimtarinë e tij në poezi, film e kinematografi e sidomos pasionin për letërsinë e autorësinë në tekste këngësh.

Romancieri Mëhill Velaj përshëndeti në emër të Vatrës e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë duke i emocionuar të pranishmit duke recituar një poezi për nënën dhe dashurinë, shkruar nga Aurel Naqi. Kritiku letrar Kastriot Fetahu në kumtesën e tij u shpreh se lirikat e Aurel Naqit i ngjajnë rrezeve të diellit në maj që ëmbëlsisht pushtojnë botën. Lirikat dinë të emocionojnë lexuesit, emocione të krijuara në fshehtësi të qenies njerëzore. Z.Naqi shfaqet si poet lirik që krijon për nënën, fuqia e dashurisë në krijimtarinë e tij. Gazetari Beqir Sina në fjalën e tij u shpreh rreth njohjes me poetin e prozatorin Aurel Naqi, karrierës së tij në kinematografi dhe cilësive të krijimtarisë letrare. Në fjalën përmbyllëse autori z.Aurel Naqi falenderoi Vatrën, kumtuesit, kritikët letrarë e pjesëmarrësit duke shpalosur para të pranishmëve aspekte për prozën dhe poezinë e tij, kinematografinë, romancën, dashurinë, emocionet, kritikën e muzën krijuese. Në përfundim Vatra shtroi një koktejl për të gjithë të pranishmit. Takimi u pasqyrua edhe nga TV Kultura Shqiptare dhe “USAlb Tv”.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1153
  • 1154
  • 1155
  • 1156
  • 1157
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT