• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Distria Krasniqi fiton Medaljen e artë në Paris

February 2, 2024 by s p

Uran Krasniqi/RTKLive/

Distria Krasniqi ka treguar formë të lartë në garën prestigjioze Grand Slam në Paris. Ajo ka arritur të jetë fituese e medaljes së artë në kategorinë -52 kg.

Krasniqi në finale është ballafaqur me britaniken Chelsie Giles, të cilën e ka mposhtur në fund të duelit.

Por cila ishte rruga e Krasniqit deri tek medalja?

Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e ka mposhtur me Ippon vendasen, francezen Leonie Gonzalez.

Krasniqi në xhiron e tretë ka mposhtur me dy Wazaari për Ippon, koreanen Seyun Jang.

Ajo në çerekfinale ajo ka mposhtur me tri dënime për Ippon garuesen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt.

Në gjysmëfinale, Krasniqi e ka mposhtur xhudisten japoneze Kisumi Omori.

Filed Under: Sport

100 VJETORI I LINDJES SË DR.AGIM LEKA

February 2, 2024 by s p

Pertefe Leka/

Dr.Leka  jetoi  94 vjet, një jetë  aktive  në shërbim  të  mjekësisë  humane  i pandarë  nga  problemet  kombëtare  me një publicistikë të pasur. Një  jetë e gjatë  me  shumë veprime të dobishme  ndaj kam përmbledhur shumë shkurt  disa momente  në  fushën e gjerë të aktiviteteve  të Dr. Lekës  sepse është  shembull  guximi , studimi,me  veprime të mirëmenduara  në situata të vështira, që vlejnë  për të rinjtë  shqiptarë  që të forcojnë lidhjet me tokën e të parëve. Agim Leka  i formuar që në familje si nacionalist  anoi nga Apostolli i Shqiptarizmit Mit’hat Frashëri . Pushtimi  fashist  e gjeti në Liceun e Korçës  në radhët e demonstruesve   me Prof .Abaz Ermenji në krye. Në moshën 18 vjeçare  Agim Leka  Borshi bashkoi  qëndrimin  patriotik  anti -fashist me  klerin  katolik,  liceistët,  profesorët e Shkodrës  kundër  Priftit Italian  Cordignano  që shkroi  me urrejtje kundër shqiptarëve.  Leka përktheu  në italisht broshurën  e Dom Nikollë Mazrrekut “Skandali Kordinjano dhe Mbrojta e Kombit Shqiptar “1942. Qellimi ishte për t’ia thënë italianëve  të vërtetën  në gjuhën e tyre. Qëndrimi i palëkundur  i  Lekës me intelektualët  e Shkodrës  u bë  temë studimi  nga antropologu Donato Martucci në shkrimin “La purezza  della razza e lo scandalo Cordignano “ku  i shënon edhe moshën të riut (Nella traduzione  Italiana ,curate dall’allora diciottenne Agim Leka ). Me 1943 i Riu Leka, ishte në radhet e luftëtarëve nën drejtimin e komandantit A.Ermenji në Skrapar,ku takoi  udhëheqësin e misionit anglez, kolonel McLean. Pati  fatin të merrte pjesë  në Konferencën e Mukjes, ku nën diktatin e Jugosllavëve, komunistët e prishën  marrëveshjen e nënshkruar sepse i njihej   e drejta e vetëvendosjes  Kosovës dhe  trevave të  tjera etnike. Pas kësaj përsëri nuk u ndal, por me një grup të  rinjsh nacionalistë Nentor 1943  realizuan një  takim me heroin e 7 Prillit Abaz Kupi , ku  Leka  mbajti një fjalë të zjarrtë për  çështjen e bashkimit ……( pas 33 viteve , Dr. Leka  si mjek  i qëndroi pranë  Heroit  Kupi me përkujdesjen shëndetësore. deri  në  momentet e fundit  9 Janar 1976  kur ndërroi jetë ). Me 1944 u largua  për studime në Austri.Diploma që mori në Salzburg  i dha mundësi që të regjistrohet  në Universitetin “La Sapienza “ të Romës ku mori specializimin Mjek Kirurg. Në ShBA (1953-58 )mori  specializimin  në Universitetin e   New York – ut  dhe  të Pensilvanisë për sëmundjet e brendshme dhe kardiologji. Ushtroi  detyrën  e Pedagogut në  Universitetin e Lousville, më vonë u emërua  Asistent- Profesor.

Më 1960 hapi zyrën mjekësore  në Baldwin Long Island, ku banonte dhe maratona e sherbimeve  vjen në ngritje …..Qershor 1994  krijoi “Qendren Mjekësore Shqiptare “ në Bronx  ku mori një çmim të veçantë nga Kongresmeni  Eliot Engel, i cili e lexoi  edhe në Kongresin Amerikan me 26 Maj 1994.  Kështu  vazhdoi  pa e ndaluar  aktivitetin  mjekësor deri në moshën 83-vjeçare. Me 19 Mars 2011 Shoqata Mjekësore Shqiptaro – Amerikane e vlerësoi:  50 vjet në shërbim të shendetit  të qytetarëve . Çmimin ia dorëzoi  Nobelisti Dr.Ferd Murat. Dr .Leka  gjatë gjithë  kohës nuk e ndali aktivitetin edhe në fusha tjera. Me një përpjekje intensive  protestoi në redaksine e Enciklopedisë  Britanike për gabimin e shkruar   për origjinën serbe të  Skenderbeut. Për  këte pati  korrespondencë me  F.S.Noli  për të siguruar dokumentet përkatëse, veprim që zgjati  edhe pas vdekjes Nolit 1961-67, deri sa  u rishkrua  origjina shqiptare e Skenderbeut  në atë Enciklopedi. Po këte vit ,Dr.Leka me Zonjën Elizabeth, profesoreshë e gjuhëve të  huaja hapen shkollën Shqipe  në Wodhaven  Jamica  NY, ku  u bashkuan  edhe Profesorët Sami e Diana Repishti  e të tjerë. I ndjeshëm ndaj  ngjarjeve të Kosovës me 1969 shkruan në “NewYorkTimes “ – artikullin “Shqiptarët e Jugosllavisë” i nxitur nga vrasja e një të Riu  në demostratë me 28  Nëntor, ku theksonte se Qeveria Jugosllave duhet të mësojë nga kërkesat  paqësore  për drejtësi …..Po këte  ndjesi  kishte edhe për fqinjin e jugut, ku  denonconte politikën e Greqisë  për copëtimin e Shqipërisë jugut dhe  gjenocidin  në Çamëri  dhe në Shqipërinë e  Jugut   ku e kishte pësuar vetë familja  Leka  në djegien  e fshatit Borsh, shkruar në  “The New York Times” 1971. Dr. Leka  në një letër  drejtuar  desidentit  Milovan Djilas  ngriti  zërin për lirimin e  qëndrestarit   hero Adem Demaçit…Replikat me N.Gage  për Shqipërinë e jugut (1983) i cili i  kërkonte faktorit  nderkombëtar ta trajtonte Shqipërinë e jugut si Kosovën , Dr.Leka ia hodhi poshtë  me fakte pretendimet e Gage …….Pas  viteve 1990 kur u hapen dyert e komunikimit me Shqipërinë inicioi lidhjen ndërmjet Universitetit të Oklahomës dhe Universitetit të Tiranës, i pari në historinë e dy kombeve. Me 1992 së bashku me bashkëshortët Joan Fultz & Uilliam Kontos  e të tjerë krijuan Fondacionin  Edukativ Shqiptaro- Amerikan  Harry Fultz në Tiranë. Me 1993 vizitoi Shqipërinë  me pikësynimin të takonte me personalitete të mjekësisë ,  me Presidentin ,Ministrin e Shendetësisë, Dekanin dhe Profesorë të fakultetit të mjekësisë  me të cilët pati rastin të bisedonte   për të bashkëpunuar . Si  Shqiptar  kërkoi nga autoritetet  vendore  që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare  të drejtohet nga klerikë titullarë  shqiptarë, siç ishte Noli dhe pasardhësit e tij. Dr. Leka erdhi familjarisht në Tiranë i ra qark Shqipërisë, të  shuante mallin e 50 viteve në mërgim, i ndarë nga Familja dhe Atdheu, për të cilët nuk u kursye  asnjëherë. U largua duke përmbushur   çdo detyrë  që e kishte  menduar  ta kryente, la Urtësinë   për  ta kujtuar. Shkrimi I mëposhtëm është shkruar nga Dr.Leka ku  janë  ngjarje  interesante nga Jeta e tij.

Filed Under: Kulture

Shqiptarët në ndihmë të shtresave në nevojë në New York

February 2, 2024 by s p

Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” në Bronx, New York, drejtuar nga bamirësi Aleksandër Nilaj dhe skudra e vullnetarëve energjikë ndihmojnë shqiptarët dhe kombësitë e tjera që gjenden në nevojë. Çdo të enjte dhe të premte paradite rreth 2 mijë qytetarë ndihmohen me produkte ushqimore të ndryshme. Prej 12 vitesh kjo shoqatë është e përfshirë në aktivitete komunitare bamirësie. Shqiptarë që shërbejnë, ndihmojnë e ofrojnë kapacitetet, infrastrukturën e kohën e tyre në shërbim të njerëzve në nevojë, përbëjnë një krenari kombëtare në mërgatën e Amerikës.

Kjo shoqatë me vullnetarët e stafin e ngushtë lartësojnë çdo ditë emrin, vlerat, historinë, bujarinë dhe krenarinë tonë kombëtare. Si përfaqësues i Vatrës ishte i pranishëm edhe Gjeneral Asllan Bushati i cili vlerësoi e përgëzoi punën e shkëlqyer humanitare të këtij komuniteti bamirës.

Filed Under: Komunitet

Ramush Haradinaj, heroi i lirisë së Kosovës takoi shqiptarët e Amerikës te Vatra

February 2, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 1 Shkurt 2024 – Ramush Haradinaj, dy herë Kryeministër i Republikës së Kosovës, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës, Ish-Komandanti i Zonës Operative të UÇK-së në Dukagjin, zhvilloi një vizitë të ngrohtë e vëllazërore në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Në takimin me shqiptarët e Amerikës ai foli hapur për sfidat shumëplanëshe me të cilat përballet shteti i Kosovës. Në takimin e përzemërt e vëllazëror në Vatër të hapur nga Sekretari i Vatrës Dr.Pashko Camaj, kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes deklaroi se z.Haradinaj është personalitet i madh i kombit shqiptar, figurë e ndritur e kombit që me trimërinë e vet na zbardhi faqen historike të shtetit e kombit. Z.Haradinaj mbrojti pastërtinë e UÇK-së, luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontribuoi për shtet-ndërtim në Kosovë. “Qeverisja e shkëlqyer juaja ka bërë krenar çdo shqiptaro-amerikan. Kosova duhet të jetë në NATO-s dhe BE” tha z Berisha dhe kujtoi kërkesën e Vatrës për politikën e institucionet në Kosovë që të krijojnë një trupë uniteti politik e kombëtar në Kosovë siç e themeloi presidenti historik Doktor Ibrahim Rugova. Z.Berisha theksoi se qasja e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës ka ndryshuar në raport me ngjarjet e sigurisë në Kosovë. Heroi i lirisë së Kosovës z.Ramush Haradinaj i ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lutjet e mëngjesit i shoqëruar në Vatër nga prof.Besnik Tahiri, z.Harry Bajraktari, z.Rrustem Gecaj e personalitete të diasporës diskutoi rreth sulmit rus në Ukrainë, sulmin e Hamasit mbi Izrael, vrasje e tre ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme dhe sulmin terrorist shtetëror serb në Kosovë. Në fjalën e tij z.Haradinaj diskutoi rreth rritjes së kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës me standardet të NATO e Amerikës dhe zhvillimin e shoqërisë në Kosovën demokratike e europiane. “Anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes jetësor kombëtar. Serbia po blen armë prej armiqve të Amerikës. Duhet me qenë aktiv dhe me qenë të fokusuar në Uashington për të punuar për interesat nacionale. Anëtarësimi në NATO sjell siguri të përjetshme. Në Departamentit Shtetit, Kongres e Senat, Këshill të Sigurimit kam zhvilluar takime shumë të rëndësishme për çështje të sigurisë kombëtare për Kosovën” tha ndër të tjera heroi i lirisë së Kosovës z.Ramush Haradinaj. Kjo ishte vizita e tretë zyrtare e z.Haradinaj në Vatër e cila u prit me interes të jashtëzakonshëm nga vatranët e shqiptaro-amerikanët. Përfaqësues të organizatave shqiptare në New York, New Jersey e më gjërë, shkrimtarë, aktivistë, artistët, mësues, veprimtarë e gazetarë e kthyen Selinë e Vatrës në një shtëpi mbarëshqiptare që rrezaton patriotizëm dhe dashuri të pakufishme për heronjtë e kombit si z.Haradinaj e çlirimtarët e luftëtarët e lirisë së Kosovës e kombit shqiptar.

Elton Shametaj kryetari i American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) i dhuroi një uniformë z.Haradinaj ndërsa për të gjithë të pranishmit patrioti Toni Musaj shtroi një koktejl.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

Marrëveshja për ndihmën për luftën në Ukrainë dhe Izrael dhe sigurinë kufitare ngec në Kongres

February 2, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

UASHINGTON (AP) – Me kalimin e kohës për ndihmë pë mbrojtjen e Ukrainës, negociatorët e Senatit u përpoqën të mërkurën për të finalizuar një marrëveshje dypartiake që do të kombinonte ndryshimet e politikave në kufirin jugor të SHBA me ndihmën e kohës së luftës për Kievin, pasi kompromisi i tyre i negociuar me kujdes hasi në rezistencë të fortë nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Donald Trump.

Negociatorët e Senatit kanë mbajtur nën kontroll detajet e një pakete dypartiake për zbatimin e ruajtjes së kufijve dhe politikat e imigracionit që supozohej të zhbllokonte mbështetjen e republikanëve në Kongres për ndihmën ndaj Ukrainës. Por konservatorët e shohin mbështetjen e propozuar prej dhjetëra miliarda dollarësh me skepticizëm në rritje, të palëkundur nga argumentet rreth aksioneve më të mëdha për sigurinë globale. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po paraqiste kërkesat për ndihmën në Capitol Hill të mërkurën, duke përfshirë Fondacionin Heritage në Uashington.

Presidenti Joe Biden, i cili po shtyn për një marrëveshje së bashku me udhëheqësit republikanë dhe demokratë në Senat, përballet me një detyrë të frikshme për të bindur republikanët që të sfidojnë dëshirat e Trump dhe ta përqafojnë marrëveshjen – veçanërisht në mes të një viti zgjedhor.

Udhëheqësit republikanë, duke përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, e kishin parë shkurtin si një afat të mundshëm për të miratuar një këst tjetër të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Por paketa e sigurisë kombëtare prej 110 miliardë dollarësh që udhëheqësit e kongresit thonë se është thelbësore për të mbështetur aleatët amerikanë në mbarë globin, duke përfshirë Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, është përfshirë në luftën mbi politikat e sigurisë kufitare.

Ndërkohë, trupat ukrainase kanë mungesë të armëve, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe artilerinë për t’u mbrojtur kundër sulmit të vazhdueshëm të Rusisë. Pentagoni raportoi javën e kaluar se nuk kishte para për Ukrainën.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, paralajmëroi në një fjalim dje në mëngjes se “mbijetesa e Ukrainës është në vijë”. “E vetmja mënyrë se si do t’i përgjigjemi rastit është nëse të dyja palët janë serioze në lidhje me gjetjen e një kompromisi dypartiak,” tha ai, duke shtuar, “Ne nuk i kemi përfunduar negociatat kështu që do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”

Edhe nëse Senati është në gjendje ta përfundojë marrëveshjen dhe ta kalojë atë, rezistenca është e fortë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku Trump, kandidati i mundshëm republikan presidencial, ka një ndikim të rëndësishëm mbi ligjvënësit. Kundërshtimi i tij i ka lënë udhëheqësit republikanë të pyesin gjithnjë e më shumë nëse legjislacioni i kufirit duhet të ndahet nga paketa në një përpjekje të fundit për të marrë fondet e Ukrainës përmes Kongresit.

“Është koha që ne të lëvizim diçka, me shpresë duke përfshirë një marrëveshje kufitare, por ne duhet të japim ndihmë Izraelit dhe Ukrainës sa më shpejt,” tha udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell.

Johnson diskutoi idenë e ndarjes së pjesëve të paketës së sigurisë kombëtare në një takim të martën me kryetarët e parlamenteve të Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, por nuk u angazhua për asnjë kurs veprimi, sipas një personi me dije për takimin. që foli në mënyrë anonime për diskutimin privat.

Folësi ka qenë prej kohësh skeptik për dërgimin e ndihmës ekonomike në Kiev, megjithëse ka thënë gjithashtu se dëshiron të ndalojë përparimin e presidentit rus Vladimir Putin në Evropë. Por një pjesë e madhe e konferencës së Johnson në Dhomën Kongresi është më e vendosur kundër ndihmës.

Stoltenberg, shefi më jetëgjatë në historinë e NATO-s, u lut të mërkurën që ligjvënësit të veprojnë. Në një fjalim të mërkurën në Fondacionin Heritage të lidhur me Trump, ai paralajmëroi se ambiciet e Putinit nuk përfundojnë vetëm me Ukrainën. Ai tha se presidenti rus ka për qëllim “rivendosjen e sferës së ndikimit të Rusisë dhe formimin e një rendi botëror alternativ”.

Ndërsa forcat ruse dhe sulmet me dron godasin rajonin, ukrainasit do të përballen me vështirësi gjithnjë e më shumë për të mbrojtur qytetet dhe popullsinë e tyre nga sulmet e ardhshme.

Megjithatë, republikanët gjithashtu duan të shkurtojnë pjesë të paketës që nuk do të shkojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e Ukrainës. Nga 61 miliardë dollarë në paketën për Ukrainën, një pjesë, rreth 16 miliardë dollarë, do të shkonte për ndihmën ekonomike, të sigurisë dhe operacionale.

Ndihma ekonomike e SHBA ka mbajtur funksionimin e qeverisë ukrainase, duke paguar për punët publike dhe punonjësit dhe shërbimet që ata ofrojnë, por republikanët preferojnë që SHBA-ja të përqendrojë shpenzimet e saj në pajisje ushtarake për të fituar luftën.

Ndihma ekonomike për Ukrainën pritet të shkurtohet në paketën përfundimtare shtesë, sipas një personi të njohur me situatën dhe të dhënë anonimitetin për ta diskutuar atë. Personi tha se ndryshimet në sasinë e ndihmës humanitare për Gazën, e cila u hoq nga paketa nga republikanët e Dhomës, po diskutohen gjithashtu.

Republikanët e Senatit fillimisht insistuan në çiftimin e ndryshimeve të politikës kufitare me ndihmën e Ukrainës, si pjesë e një strategjie për të shtyrë paketën përmes Kongresit. Por deri më tani, kompromisi me politikat kufitare vetëm sa i ka vështirësuar gjërat.

Trump ka kapur një kompromis kyç në projekt-ligjin që do të dëbonte migrantët që kërkojnë azil në kufi, pasi kalojnë ilegalisht gs rritet mbi 5000 në ditë. Duke folur me gazetarët pas një takimi me sindikatat e Teamsters në Uashington të mërkurën, ai e quajti projektligjin “të tmerrshëm”, por mohoi që kundërshtimi i tij të kishte të bënte me politikën presidenciale.

“Nëse projektligji nuk do të jetë një projektligj i shkëlqyeshëm dhe nuk do ta zgjidhë vërtet problemin, nuk do ta bëja fare”, tha Trump.

Johnson, i cili është konsultuar me Trump për politikën kufitare në javët e fundit, u tha gjithashtu republikanëve në një takim me dyer të mbyllura të martën në mëngjes se dispozita nuk është një “jo fillestare” në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërsa ai ka thënë se nuk ka marrë vendim përfundimtar për projektligjin, ai është gati të refuzojë çdo kompromis.

Senatorja Kyrsten Sinema, një e pavarur nga Arizona, i cili ka qenë në qendër në bisedimet e Senatit, tha se grupi ishte afër publikimit të tekstit, por ishte ende duke punuar me ndërlikimet e shkrimit të ligjit të imigracionit. Ajo u kërkoi ligjvënësve të jenë mendje hapur ndaj legjislacionit.

Megjithatë, Johnson të mërkurën përdori fjalimin e tij inaugurues që kur u bë kryetar për të fajësuar trajtimin e kufirit nga Biden dhe për të mbledhur republikanët për të insistuar në masat e vijës së ashpër të kufirit, edhe pse ato politika praktikisht nuk kanë asnjë shans për të kaluar në Senat.

“Nëse bëjmë një hap prapa, nëse marrim parasysh katastrofën aktuale në kufi, të gjithë mund të shohim se për vendin është në një vendim kritik,” tha ai.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1167
  • 1168
  • 1169
  • 1170
  • 1171
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT