• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Joseph Cubi, një shqiptar në forcat ajrore të Amerikës

March 13, 2024 by s p

Suksesi i shqiptarëve në disiplina të veçanta, institucione të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, institucione arsimore, politikbërje, diplomaci apo fusha të tjera, përbëjnë një krenari për mërgatën shqiptare të Amerikës dhe kombin tonë. Suksesi i shqiptarëve të lindur në Amerikë por që flasin shqip e ruajnë traditat më të çmuara kulturore, familjare e patriotike e atdhetare shqiptare, është frymëzim dhe emocion i veçantë për çdo të ri shqiptar që ka ëndrra dhe pasion për ti shërbyer Amerikës. Joseph Cubi filloi një rrugëtim të jashtëzakonshëm në Forcat Ajrore të Amerikës. Prestigj, përgjegjësi, sukses dhe krenari. Josephi është djali i Ilir Cubit, anëtarit të kryesisë së Vatrës dhe nipi i Marjan Cubit, atdhetarit që i kushtoi 43 vite çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Joseph Gjergj Cubi i angazhuar që i vogël në aktivitete kulturore komunitare e kombëtare u rrit me ndjenjat patriotike për të dashur atdheun e tij Amerikën dhe atdheun familjar shqiptarinë. Që prej datës 28 Shkurt të vitit 2024 ai bëhet pjesë e forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shënuar jo vetëm një sukses por duke përmbushur dhe një falënderim për ndihmën që Amerika ka dhënë për çlirimin e Kosovës. Arritjet e të rinjve shqiptarë në mërgatë, janë suksese komunitare e kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Vatra

Koncert madhështor në New York

March 13, 2024 by s p

Filed Under: ESSE

Kryeministri Kurti përkujton viktimat civile të vrara në Masakrën e Tregut të gjelbër në Mitrovicë

March 13, 2024 by s p

Mitrovicë, 13 mars 2024/

“Në këtë përvjetor të 25-të, kemi ardhur në Mitrovicë për të nderuar kujtimin e civilëve të vrarë nga forcat e Serbisë në Masakrën e Tregut të gjelbër në vitin 1999. Teksa shprehim dhembjen dhe nderimin tonë për jetët e humbura, theksojmë domosdoshmërinë për drejtësi për viktimat e kësaj masakre dhe qindra masakrave të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se është detyrë e jona që të mos e harrojmë kurrë të kaluarën e errët dhe të punojmë për Republikën tonë demokratike, ku parimet kryesore janë respektimi i të drejtave të njeriut dhe drejtësia.

“Granata supozohet që është shkrepur nga një objekt ushtarak ku ishin të vendosura forcat serbe gjatë luftës 1998-99. Aty sot qëndron Kampi i Policisë së Republikës së Kosovës, që bartë emrin e heroit Enver Zymeri, e që garanton sigurinë, si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, theksoi Kryeministri Kurti.

Në këtë ditë të kujtimit, s’ka si të mos na vije në mendje masakra në tregun Markale në Sarajevë, që ishte një nga krimet më të rënda gjatë rrethimit të qytetit në vitet 1992-1995, tha Kryeministri, duke shtuar se këto masakra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë.

Së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, si dhe deputetë të Kuvendit, Kryeministri Kurti vendosi lule para pllakës përkujtimore të kësaj masakre.

Më 13 mars 1999, në masakrën e Tregut të gjelbër në Mitrovicë, me hedhje granatash nga forcat serbe janë vrarë shtatë civilë: Abaz Mecinaj (1944), Ahmet Strana (1941), Elizabeta Hasani (1994), Ragip Bajrami (1946), Rrahim Peci (1934), Sevdije Selani (1949) dhe Valdete Strana (1977); si dhe janë plagosur 128 të tjerë, shumë prej të cilëve mbetën invalidë.

Filed Under: Kronike

Antonio Liguori, arbëreshë i San Kostantino albanese\ Shën Kostandini, ngulim arbëresh  në krahinën e Bazilikatës

March 13, 2024 by s p

Liguori, një figurë e ndritur arbëreshe e lënë në harresë!

C:\Users\iljas\Downloads\20240312_135522 (2).jpg!

Antonio Liguori mjek, kirurg, por ai ishte edhe hulumtues i botës arbërshe.

Liguori, lindi në katundin arbërsh San Kostantino Albanese\ Shën Kostantin, më, 02\06\1925 dhe ndërroi jetë në 01\02\1993. Pasi mbaron studimet për mjeksi kthehet në qytezën arbëreshe dhe ushtron profesionin e tij si Mjek.  Martohet me zonjën Licia, me profesion mësuese. Licia është me origjinë  nga qytezë jo arbëreshe e quajtur Venosa në provincën e Barit. Thuhet se arbëreshët e Maschito-s ngulim  në Basilikatë me origjinë arbëreshe, ushtarë  shqiptarë që nuk u kthyen më në Ballkanin shqipfolës themeluan këtë qytezë. Këta djemë  ngaqë  ishin të gjithë burra e quajtën fshatin Maskito(Meshkuj) dhe nuset i merrnin pikërisht nga Venosa, ku thuhej se ishin të bukura si perëndesha Venera (Venusi) dhe qyteza quhej Venosa.  

Origjina e doktorit Antonio Liguorit vinte nga familjet më fisnike të Shën Kostantinit.

Ata ishin arsimdashës dhe përqafonin kulturën arbëreshe.  Shumë prej tyre përfunduan studimet, dhe ushtronin profesione si;farmacist,dentist, mjek, mësues. 

Në 12 tetor 1965 në Shën Kostantino,emërohet prift profesori, etnografi dhe profesori i botës arbëreshe At Antoni Bellusci nga Frasnita\ Frascineto. “Qëllimi im në këtë katund arbëresh- thotë At Bellusci- ishte jo vetën të ushtroja detyrën si prift, por të punoja dhe  të shtoja  dashurinë  për gjuhën, kulturën,  arbëreshe si dhe për të mbajtur gjallë botën arbërshe kudo e në raport me  ngulimet e tjera arbëreshe”.

Në 1966 nis bashkpunimi për të themeluar revistën “ Vatra jone”, një periodik mbi kërkimet kulturore, etnografike, gjuhësore, midis arbëreshëve të Shën Kostantinit në Bazilikatë. Bellusci, mendon që në këtë revistë të thërrasë për bashkëpunim pjesë më intelektuale e katundit. Një prej këtyre figurave të rëndësishme  ishte edhe mjeku Antonio Liquori. Antontio Liquori ishte një mendje ndritur dhe një burrë i ekuilibruar, por mbi të gjitha njjë arbëresh me shpirt arbëror. 

Ja si e kujton at Bellusci: “Çdo ditë të premte kisha rastin të ulesha me të në mensë, dhe më vonë çdo të dielë isha i ftuar tek shtëpia e tij për drekë. Antonio dhe Licia, qenë njerëzit më human që unë kurrë nuk kisha ndeshur. Liquori ishte  i interesuar për bashkfshatarët e tij  ti ndihmonte jo vetëm si mjek që ishte, por edhe  për të promovuar nisma kulturale,  të cilat shërbenin për të mbajtur gjallë gjuhën, ritin, rrënjët e të parëve. Arbëreshët e San Kostandinit, Farnetës, Kstrorexhoit ishin arbërërsh, që jetonin  të futur në thellësinë e këtyre maleve, por  mos harrojmë se ata ishin njerëz të pasur në humanitet, solidaritet, bujar dhe mikpritës. Karakteristika këto, të një populli të vuajtur por human, ashtu siç ishin shqiptarët në thelb. Falë një figure shumë të rëndësishme, si ajo e mjekut Antonio Liguori u mbështet edhe revista” Vatra Jonë”.  

Liquori shkroi artikuj të rëndësishëm, në këtë reviste një prej tyre ishte: “Nota historike mbi  Shën Kostandini albanese”. Artikull u nda në disa pjesë dhe u publikua në revistën “Vatra jonë”.  Artikujt e saj përfshiheshin  tematikat: Kur mbrritën arbëreshët në San Kostandino Albanese?Ku u vendosën?  Cilat ishin vështirësitë që gjetën? Kur u kryen kapitulacionet e para? Cilat ishin familjet e më të hershme?.

Artikujt e tij janë të  mbushur me episode, si rastin e ditarit të arbërshit Pietro Ciancia, i ashtuquajtur “Kaftjeri”, në ditarin e të cilit ishte shkruar; se në gusht 1800 u ngrit  Pema  e Lirisë në Shën Kostantino Albanese. 

Intersante në artikull është edhe episodi ku hulumtuesi Liguori  flet mbi  pushtimin francezë, të cilët kishin ndërtuar një kamp për të të plagosurit në San Kostandino Albanese dhe se Gjenerali Championette, dhe krijuar një teatër për zbavitjen e ushtarëve. Arbëreshët e San Kostandinos ishin fanatikë të territorit të tyre, të kulturës së tyre dhe nuk e shikonin me sy të mirë kët teatër. Ata qëdronin distante ndaj këyre spetakleve aq sa deri në kohët e sotme egzistonte shprehja: “Mos bën Shampjunetin”, që kishte kuptimin “Behu person serioz, e jo si kllouni Champinette (gjenerali francez).

Nga artikulli i tij mësojmë se në  katundin e vogël të San Kostantino në fund të shek XVIII ishte një krijuar një shtresë sociale, pseudonibili, të privilegjuar, duke krijuar  një grup feudalësh të cilët u distancuan dhe snobonin. 

Për këtë shtresë sociale pseudonobile  shtresa popullore kishte nxjerrë proverbin;”Tek Pllasi Kupilija, rron sa rron bora e Marsit”.. 

Liguori, në artikujt e tij  na njofton  me data dhe ngjarje  mbi katundin e San Kostandini Albanese. Veçojmë datën e 15 janar 1806, kur  u krijuan shkollat e para publike, dhe në të njëjtën kohë u krijua edhe rregjistri i shtetit civil.  Më vonë, rënia e Napoleonit krijoi një gjëndje të rëndë ekonomike, rritjen e taksave, ku  Marshall De Carretto në San Costandino Albanes kishte ngjallur panik me arrestime dhe dënime. Përmendim arbëreshin Pasquale Pace, i cili u detyrua të arratisej e të emigronte. Autori plotëson artikujt edhe me  fazat hiorike e tjera historike  në vitet;1821-1848-1860.  

Antonio Liguori ishte edhe një prind shëmbullor. I biri i tij Ernestino arriti të bëhet  zëvendësPrefekt i Barit në Itali,  dhe asnjëherë nuk harroi rrënjët me të cilët e kishte mësuar dhe edukuar i ati, si një Arbëresh i denjë për origjinën e tij. 

Gjatë gjithë jetëgjatësisë së revistës “Vatra Jonë” nga viti 1966- 1973, Antonio Liguori ishte mbëshetësi dhe bashkpunëtori kryesor i revistës “ Vatra jonë” themeluar nga At Bellusci  dhe dallohej për një kontributë të madh jo  në zgjedhjen e materialeve, përpunimit të tyre,  në shpërndarjen e revistës “ Vatra Jonë”, por edhe në organisimin dhe shumë aktiviteteve kulurale dhe hulumtime.   Ai ishte njohës i mirë të  varjantit arbërisht si edhe promovues i kulturës arbërshe. Për të gjitha këto karakteristika, ai meriton të mos harrohet. 

Në vijim disa materiale nga arkivi i revistës “Vatra Jonë “ 1966-1973 si dhe foto në arkivi Antonio Bellusci.(Kopertina e revistës “Vatra Jonë”   

C:\Users\iljas\Downloads\20240312_135651.jpg

Mbiemrat 

Në shekujt XVI dhe XVII, për arsye kronologjike, prifterinte tanë që hartuan dokumentet e famullisë dhe çdo kronikë, në transkriptimin e emrave, mbiemrave dhe pseudonimeve të famullitarëve të tyre arbëreshë, autoktonë dhe të huaj, sigurisht nuk përdorën alfabetin Monastir, të bërë zyrtar në 1908 ! Ata transkriptuan emrat  sipas mënyrës së shqiptimit  të personit të interesuar ose sipas komoditetit grafemik të tyre. si në rastet : “Lalijinni” / “Lalighinni”, më shtyn të paraqes hipotezën se ishte një “Lalë Gjini”, mbiemri “Bregoglise” më bën të mendoj për një “Bregu i Lisit”, “Cucchi”   mund të ketë qenë  “Kuqi” e kështu me radhë.

Mbiemrat shqip në Shën Kostandino .

Arbëreshët ruajn identitetin e tyre edhe tek mbiemrat, edhe pse shumë prej tyre janë italianizuar, për shkak edhe të sistemit fonetik ku mungojnë bashktingëlloret,: Sogga, Bellusci,Chiafitelli (qufteli), Schilizzi, Brescia( Berisha), Cocossa, Por edhe mbiemrat Blumetti, Camodeca, Iannibelli, Lanza, Loprete, Magnocavallo, Scutari, Trupo. 

 Krojet  dhe toponimete që kanë rezistuar deri më sot në Shën Kostantino Albanese

Kroji i Alvani 

Kroj ca Kongët

Kroi i Katundit 

Kroi Cesarvet 

Kroi i Piacës

Ka kroi fshehur 

Ka prroi Rubit 

Ka kroj Shkarraqit 

Ka kroj lalmartinit 

Kroj kuvalezes

Kroj Talanit 

Emrat me të cilët thërrasin të afërmit

E emta = halla, tezja

I ungli = xhaxhai 

Tatmadhi =gjyshi nga ana e të atit 

Mëma plak ose mëma madhe = gjyshja nga ana e mëmës

Plaka jater = gjyshja nga ana e mëmës

Toponimet 

Udha e Kapelës

Noja (Noepoli)

Ka suvàva

Ka gurët

Ka prroj Zakaris

Favalli ( Val Sinni)

Ka gorronecja ( sheshi ku shesin gështenjat)

Ka kroj kuveles

Ka sheshi Bufllarizit 

Ka Lakuriqi

Ka proj i Liqenit 

Çirtosza

Shum Pali (San Paolo Albanese)

Ka konxara 

Ka prroj Maçit

Ka rahi Lluks

Ka kalbacaqi 

Ka mali lart 

Ka shkalla 

Ka grua Sibit 

Ka Llazi i Diles 

Ka Garxhili 

Ka guri i Petrazasit 

Timba e Maxhurit

Ka Farnetat 

Ka sheshi i Frashrit

Mali Tumbarinit

Ka Pisuli

Sheshtë e Gjinit

Sheshi i Ermunit   

Lisi i but 

Lis t eger: qarri 

Ka lëmi luesë 

Ka kukriqea 

Thurja e flokëve të grave arbëreshe tëShën Kostantini arbëresh 

Thuhet se modeli i flokëve është si ai i vajzës së  legjendës, baresha “Vrasilija”, ku ju shfaq Shën Mëria “ Ka kaxhula” dhe  ku do të ndërtohej. 

Flokët e grave as nuk u laheshin, as priteshin, por vetëm krehën dhe u ndaheshin në dy pjesë  të gjata, dhe mbështilleshin duke i shtrënguar  shumë fort me shirita të bardhë (hjetulla), në mënyrë që të formonin dy kordonë të vërtetë. 

Thurja e flokëve me shiritin e bardhë me këto shiritat e bardhë që quhen Hjetulla ndryshonte me moshë si edhe midis beqareve dhe të martuarve. 

Ndërrimi i shiritave  bëhej sa herë  që ishin të pista. 

Gratë e pamartuara mbanin kokën të zbuluar,(kshet);

Grave të pamartuara u quhej  kshet virgjer).

Gratë e martuara, shoqëronin kostumin e tyre  me një një copë të shtrenjtë, të qëndisur me ar, që quhet  (keza), e cila arrinte deri tek qafa në formën e një erashke, dhe që duhet ta vendosin vetëm gratë e martuara.Në dy anët  e kokës ishin fiksuar dy kunja të gjata argjendi filigran që arbëreshët i quajnë (spongullat), pak a shumë të mëdha dhe të zbukuruara sipas pasurisë së përdoruesit. Një trinetë (napza) e qëndisur, futet nën bolero dhe arrin pothuajse deri tek fundi. Kjo, përfaqësonte simbolin e besnikërisë, vendosoj në ditën e dasmës dhe nuk u hiqej më kurrë. Shiratat e fustanit” Gala” trekonin” statusin e shkallës sociale. Sa më shumë shirita, aq më e pasur ishe.  

Momenti kur nusja do të lejë shtëpinë dhe do të shkojë në kishë ku bëhet ceremonia. 

Ngrehu ti çofez petrusìn 

Mua m- dërgoi ai kushiriri ìm

Të marr ti figurìn.

Ngreu nuse e nga me ne

Se me ne kat na vish

Vem e vëmi kuror mb’klish.

Kurorzit çë t’vën mb’ krie

T ndihet Shën Mëria;

unazat çë t vën te glishti

ka t-ju ndiht edhe Krishti. 

Në vijim: Foto nusja arbëreshe eShën Kostantinit 

Familja Pace

Familja Pace në Shën Kostantin është lënë disi në harresë midis historianëve të botës arbëreshe;  Në të ka ngelur vetëm njëra stema tjetra sot i është vjedhur dhe nuk dihet më azgjë mbi të. Nga revista “ Vatra ne veçojmë që të dyja stemat”  të cilat ishin vendosur mbi portën e pallatit Baronal te familjes  

Mallkimi i shtëpisë  Pace. Rrëfehet që njëri prej djemeve të familjes Pace do të shkonte ushtar, por në vend të tij dërguan një djalë i cili  jetonte vetëm me të motrën. Djali i deshpëruar mori gajden dhe kënoi posht dritares së motrës disa vargje që ishin si një mallkim për këtë familje që në shekuj u zhduk. Në shtëpinë Pace mbiu një fik në pjesën e sipërme

Vargjet  kanë ngelur në kujtesën e komunitetit  

Këtë gjë që na ka bërë familja Pace

Për 7 breza do ti bien kokës me grushta! 

Stema e Familjes Scutari. Ne steme kemi fortesen e Koronës e Modone  

C:\Users\iljas\Desktop\paeyi arberesh 1\20200311_183656-1.jpg

Kulaci i martesës 

Në Shën Kostantin edhe sot, kur martohen per ditën e martesës përdoret si simbol “kulaci” i martesës, i cili ndryshon nga kulaci i Pashkës, sepse persiper ka disa dekorazione që simbolizojnë këtë rit. Mbi kulac jane vendosur dy zogj, që simbolizojne Burrin dhe Gruan, është foleja me zogj qe simbolizon Pjellorine, dhe jane dy gjarprinjë të cilët simbolizojnë  “të keqen” e cila do të thotë që rreziku është gjithmonë për reth, por forza e dashurisë është forca më e madh që mbyt çdo të keqe. 

Gjatë ceremonisë së dasmës një copë e kulacit zhyten në verë dhe i ofrohet çiftit, ndërsa gota që përmban verën thyhet menjëherë. Tradicionalisht kulaci  i dhurohej famullitarit si pagesë për kremtimin e ritit të dasmës.

Kulaçi u njoh nga Ministria e Politikave si një produkt tradicional rajonal më 06.05.2009

C:\Users\iljas\Desktop\Kulaci i  Marteses San Costandino Albanese.jpg

Me shumë interes në Kulturën e Shën Kostandinit  kujtojmë vargjet e kultit te diellit  

E jëma shën Mitrit 

E mbjodh e bëni kunxile

E të midh diellin

E të m-e vëni nd-filaqi

E të vëni mbrënda ndë nj grut

E të m-e blidhij fort me bot

E mos t-shih fare drit

Shën Mitri arbëreshët quajnë mujin tetor.Është periudha e mbjelljeve.Kulti i fekondimit të farës me diellin e cila korrispndon me ekuinoksin Dimrit  dhe verës, sepse arbëreshët njohin vetë dy stinë *. Musikologu N. Scaldaferri konfermon që kjo këngë  e kultit të diellit, edhe nga struktura muzikore, në blloqe kordale, është një nga shembujt më interesantë të polifonisë arbëreshe.

Riti i 25 dhjetorit, krishlindjet 

(Riti “Kùkù kùkù” në San Costandino Albanese) 

 Në S. Costantino Albanese kur liturgjia parashikon lindjen e Jezu Krishtit ne diten e 25 dhjetorit,  nga ana e burrave fillonte klithma e “kukù kukù”, e shoqëruar nga tingulli i karramunxa (zamponja), “fishketi dhe rrishinjoli” (bilbilat kallamore). Një rit shumë antik që tregon edhe antikitetin e popujve, ashtu si konsiderohet edhe populli arbëror  

Përgatiti dhe punoi materialin Ornela Radovicka 

Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A.Bellusci 1980

Filed Under: Emigracion

Në Augsburg të Gjermanisë u mbajt Kuvendi “Mësuesit e Diasporës”, me temë: “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”

March 13, 2024 by s p

Sektori i informimit KKAD

Mustafë Krasniqi/

Më 09 dhe 10 mars 2024 në qytetin e Ausburgut, për dy ditë radhazi kuvendi “MËSUESIT E DIASPORËS” zhvilloi punimet e veta me temë: “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”. Kuvend i cili mblodhi mësues, përfaqësues të shkollave shqipe nga shtetet e ndryshme, ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe. Gjatë këtij kuvendi dyditor u diskutua mbi çështjet e rëndësishme të shkollave shqipe që lidhen me të ardhmen dhe sfidat e mësimdhënies në diasporë si dhe detajet tjera logjistike.

Kuvendi u organizua nga Këshilli Koordinues për Diasporën (KKD) në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) dhe Qendrën e Botimeve për Diasporë (QBD), të drejtuar nga Këshilli Organizues i Kuvendit: Vaxhid Sejdiu, Mustafë Krasniqi, Anila Hyka, Dritan Mashi dhe Drita Gjongecaj, Në Kuvend, përpos anëtarëve të KKD-së, KKAD-së, përfaqësuesve të Lidhjesve apo Shoqatave të shkollave shqipe, të pranishëm ishin edhe institucionet e Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ditën e parë të Kuvendit, më 9 mars 2024, e hapi dr. Vaxhid Sejdiu, në emër të Këshillit Organizues, i cili të pranishmëve u uroi mirëseardhjen në “Kuvendin e Mësuesve në Diasporë”! Po ashtu, ai, shpalosi programin e Kuvendit me ndjesinë më të mirë e frymëzues, që për herë të parë ky Kuvend mblodhi mësues e përfaqësues nga të gjitha shtetet, ku janë funksionale shkollat shqipe, tri qeveritë e tri shteteve, që të diskutohet për problematikat, kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar në diasporë, për shkollën shqipe. Porgramin e ditës së parë e udhëhoqi mësuese Anila Kadija.

Në Kuvend e pranishme ishte Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë znj. Artemis Malo, e cila e përshëndeti dhe i uroi punë të mbarë dhe arritje të qëllimit të Kuvendit. Kuvendin e përshëndeti edhe Zëvendësministri, MASH, Republika e Maqedonisë së Veriut z. Agim Nuhiu, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Ardian Lekaj, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë znj. Gentiana Mburimi dhe Nënkryetari i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) z. Mustafë Krasniqi, i cili foli për themelimin, sfidat dhe rrugëtimin e KKAD-së.

Me qëllim të gjithëperfshirjes Kuvendi kishte organizuar edhe lidhjen online , nëpërmjte së cilës morën fjalën zv. Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republika së Kosovës znj. Liza Gashi (Online), zv. ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikës e Kosovës z. Taulant Kelmendi (Online), Zv. ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë znj. Nina Guga (Online).

Pas fjalës së zëvendësministrave kuvendin e përshëndetën edhe përfaqësuesit e shkollave shqipe në diasporë: Kryebashkiaku i Bashkisë Hora e Arbëreshëve Z. Rosario Petta, Nënkryetarja “Shkolla Shqipe”, Zvicër znj. Anita Duriçi, Kryetar i LAPSh-it në Bavari, Gjermani z. Milazim Ukaj, Kryetar i Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali z. Dritan Mashi, Kryetar i Lidhjes së Mësuesve në Greqi Z. Pjerin Lleshi, Sekretar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali z. Neat Marku, Kryetar i LAPSh-it në Zvicër z. Liburn Mehmetaj, në emër të mësuesve në Danimarkë z. Nevzat Ibishi, Kryetar i “ODA” Hamburg Muhamet Idrizi.

Në ditën e dytë Kuvendi, vazhdoi punimet e veta, më 10 mars 2024, nën udhëheqjen e mësueses Aurela Konduri. Ish kryetari KKAD-ës Dr. Vaxhid Sejdiu, u surprizua duke u nderua për punën dhe përkushtimin në kuadër të KKAD-së gjatë këtyre katër viteve, duke i dhënë mirënjohje me motivacion: “Për ndihmën e madhe në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe ne Diaspore”.

Kuvendi i zhvilloi punimet me prezantimin e kumtesave me temën:

“Programi i punës i Qendrës së Botimeve për Diasporën për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë, për vitin 2024” nga Znj. Mimoza Hysa, QBD

“Ruajtja e gjuhës amtare dhe problematikat e organizimit të mësimit plotësues në Zvicër” nga z. Vaxhid Sejdiu, koordinator “Shkolla Shqipe”, Zvicër

“Ruajtja e gjuhës amtare dhe problematikat e fëmijëve në vijimin e mësimit plotësues” z. Mustafë Krasniqi nga “LAPSh”, Bavari-Gjermani

Mësimi i arbërishtes te Hora e Arbëresheve “ Z. Rosario Petta, Hora e Arbëresheve

“Programet e gjuhës shqipe në SHBA dhe masat e nevojshme për arritjen e niveleve të reja” znj. Drita Gjongecaj, ShBA

“Reflektim rreth mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitetin e Halifaksit” në Kanada znj. Mira Shehu, Kanada (online)

“Mësimi i gjuhës shqipe në Itali” nga z. Dritan Mashi, Lidhja e Shkollave Shqipe në Itali

“Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” Znj. Teuta Tabaku, KKAD, Turqi

“Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët shqiptarë” në Austri, nga Znj. Miradije Berisha, KKAD, Austri

“Mësimi plotësues i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Greqi. Problematika dhe nevoja” nga Znj. Aurela Konduri, KKAD, Greqi

“Mësuesit e diasporës”Z. Neat Marku, Lidhja e Mësuesve Itali

“Përvoja nga Londra, në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe, si pjesë e edukimit plotësues” nga znj. Anila Kadija, KKAD, Angli

“Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi (vështirësitë dhe problemet) dhe roli i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi nga z. Pjerin Lleshi, LMSh, Greqi

“Mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës sipas modelit C në Kroaci” nga znj. Melita Oreshkoviç KKAD – Kroacia

“Unë vij nga…, njohje me atdheut. Enela Markja në Republikën e Bavarisë në Gjermani

“Strategjia kombëtare e shtetërore për organizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, nga Z. Isuf Bytyçi KKAD – Gjermani

“Hyrje në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e trashëguar – përvojë nga Suedia dhe më gjerë z. Entela Tabaku, Suedi

“Dokumenti strategjik për përdorimin mbarë botëror të shqipes si gjuhë e origjinës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në vitin 2019” nga z. Muhamet Idrizi, “ODA”, Hamburg;

“Mësimi i gjuhës shqipe në Slloveni, znj. Vera Xhafaj – Haliti Slloveni

“Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” nga znj. Valbona Trashani – Francë;

“Vështirësitë dhe mundësitë e mësimit në gjuhën shqipe në Norvegji” nga znj. Vjollca Zeqiri Asllani– Norvegji

“Mësimi i gjuhës shqipe në Finlandë” z. Daut Gërxhaliu –Finlandë (online)

“Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” znj. Arta Emiri –Suedi (online)

“Ndikimet gjuhësore e letrare te nxënësit” nga z. Isuf Ismaili – Zvicër

Kuvendi i përmbylli punimet e veta me sukses dhe zotimin se në të ardhmen gjendja e shkollave dhe bashkimi i shoqatave me vizionin dhe misionin për unifikimin e diasporës shqiptare do të jetë më i zëshëm, kurse në përmbyllje dr. Vaxhid Sejdiu kryesuesi i Këshillit Organizues tha se konkluzionet e Kuvendit do t’i dërgohen Ministrive përkatëse të tri shteteve, si dhe të gjitha kumtesat do të botohen në një liber elektronik. Për fund Kuvendi u përshëndet me një duartrokitje dhe u vlerësua si një Kuvend Kombëtar, që arriti qëllimin, misionin dhe vizionin e tij. Po ashtu donatorët: Mark Gjonaj, Dhoma e Biznesit (z. Lazim Destani dhe Ardian Lekaj), Emina Çunmulaj dhe Shaip Deda , që e mundësuan këtë Kuvend u përshëndetën dhe u falënderuan nga Këshilli Organizues.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1265
  • 1266
  • 1267
  • 1268
  • 1269
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT