• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI E NJOHA DHE SA NUK E NJOHA TAHIR KOLGJININ

December 27, 2023 by s p

Prof.Dr.Feti Mehdiu

(Hafiz i harruar… burrshteti i anashkaluar… 

– në 120 VJETORIn e  LINDJES – 

Ishte mars i vitit 1971, kur e takova sëpari herë. 

Jo rastsisht. Miku im Eqrem Kryeziu, I cili mbante korespondencë me Ernest Koliqin dhe Tahir Kolgjinin, pati mirësinë të më jepte lidhjen në Stamboll, për çka i falënderoj sinqerisht. Në fillim të mrsit, 1971 duke u kthyer nga Bagdadi pas një qëndrimi njëmujor, për vizitë shokëve të gjeneratës time që vazhdonin studimet në Universitetin e Bagdadit, u ndala edhe  në Stamboll, për disa ditë. Këtu jetonte halla ime me familje, në  një lagje, që tani nuk ekziston – këtu kalon magjistralja Rumeli-Azi – Otakçılar, në rajonin Edrene Kapı.

Me Axhën Tahir u takuam në Tahta Kale – KAPALI ÇARşI, në zyrën te ndërtesa  Davud-Han,shkova me Rushanin,herën e parë teTahir Kolgjini, një zotëri rreth shtatëdhjetave, elegant, siç ia kërkonte pozita, me simpatinë që kishte ndaj Eqrem Kryeziut më priti me kënaqësi të veçantë.

 Ky udhëhiqte shërbimin Hyrje-Dalje të financave në kompanin AHSUVAR FABRIKASI – pronë e familjarëve të Shahsivar Ali Prishtinës.

Herat tjera shkoja vetë në Tahta Kale, te Tahir Kolgjini. Në takimin e parë këmbyem njoftimin e ndërsjell: një student i filologjisë Orientale dhe një kuadër i rexhur në rrjedhat politike shqiptare e më gjerë, si edhe në hulumtime historike e filologjike. Këtë e dëshmonte me veprat që më dhuroi, në fillim vetëm SHPALIME RRETH LAHUTËS dhe PO VAJTOJMË GJON GJININ,  e më pastaj edhe veprat ESAT PASHË TOPTANI DHE AKUZAT QË I BËHEN,  këta në gjuhën shqipe, kurse më pastaj  dhe një vepër në gjuhën turke: Të vërtetat dhe të pavërtetat e marrëdhëneve Shqiptare-Greke.Nga ky takim i parë, axha Tahir Kolgjini, më përcolli me dhuratat: Türk edebiyyat tarihi, 3 vëllime, të autorit Ahmet Kabaklı, për të cilin më tha se ishte një shqiptarë, muhaxher i mëhershëm në Turqi, po edhe me dy  çanta  luksoze për studentë: njërën për mua dhe tjetrën për Eqremin, të cilit ia kishte lakmi mjekrrën rinore. 

Deri në vitin 1986, sa herë që kam shkuar në Turqi, për simpoziume, jemi takuar disa herë. Herën e fundit më priti në shtëpin e tij në Floriya, një paralagje e Stambollit. Unë, pas takimit të parë, e dija se Tahir Kolgjini ishte hafiz i Kur`anit, këtë ma pat konfirmuar mulla Sadri Prestreshi profesor, në Prishtinë, por me axhën Tahir nuk e diskutuam asnjëherë këtë çështje, për çka më vjen keq sot, që nuk e kam përfshi në leksikonin e hafizëve HAFIZËT TANË GJATË HISTORISË, që e botova në vitin 2010, Prishtinë.

Më  fliste për shërbimin e tij në Prizren, me detyrë të lartë në sigurimin e shtetit – shërbim i punëve të brendshme në periudhën e SHQYPNIS VJETËR, e ndonjë hollësi tjetër, lidhur me gazetën Besa dhe gazetën Vardar, siç më thoshte e kam ushqyer me artikuj, por gjithmonë me kujdes dhe i përmbajtur, sepse, më thoshte nuk të duhen më shumë sepse mund të rrezikojnë.Si njeri me përvojë në hetime, më kursente nga ndonjë situate e paparashikuar në ato rrethan politike shoqërore në Jugosllavi. 

Kontribut i tij është edhe pajisja ime me ENCIKLOPEDINë 6 vëllimëshe të Sami Frashërit, KAMUSU-L-A`LAM, për të cilën i bëri telefon zotëri Ibrahimit, në sahafçılar çarşısı – ngjit me Sheshin BEYAZIT, dhe ai  ma pat siguruar me një çmim simbolik – ashtu e kishte porosit TAHIR HOCA. (për 120 dollar)

Kam ditë çka kam ditë, e kam njohur si e kem njohur, por nuk kemi pas kohë apo qëllimisht zotëri Tahir Kolgjini iu ka shmangur atyre bisedave dhe unë nuk kam ditur kontributin e tij dhe rolin e tij në organizimin e mbrojtjes së vlerave kombëtare gjithëshqiptare, në xhami e në gjykata, në zyra e jasht zyrave. Nuk e kam ditë potencialin e tij në nivelin e një figure për administrim të shtetit shqiptarë. Angazhimin e tij për shtet të plotë shqiptarë.Fatmirësisht këtë vit lexuesi shqiptar mori Komlpetin e veprave te tij.

Tash e di se sa nuk e kisha pas njohur Tahir Kolgjinin, i cili për sigurinë time më pat dhënë adresën e motrës tij në Stamboll, për komunikim më të sigurt.

Sot më bën krenar dhe mburrem që pata fatin të jem një mik i Tahir Kolgjinit, por më vjen keq që nuk arrita t`ia gjejë një mik,(me porosinë e tij) i cili me dije të tij jetonte në Kroaci, M.Mborja, por mua nuk më shkoi për dore ta gjeja.

Prof.Dr.Feti Mehdiu, Montreal, Kanada  , 19, dhjetor, 2023. 

Filed Under: Analiza

Tre libra me epigrame bashkëkohore të Viron Konës

December 27, 2023 by s p

-Vështrimi i studiuesit-

Fran GJOKA

        “Zgjidh rrugën tënde!” është libri i tretë me epigrame i shkrimtarit të njohur Viron Kona. Ky libër vjen pas dy librave të pëlqyer nga lexuesi “I zemëruari” dhe “Zot i fatit tim!” Libri përmban 101 epigrame, një numër ky i parapëlqyer i autorit, si të dojë të na tregojë se edhe në të ardhmen do të vijojë të shkruaj në këtë lloj letrar tepër tërheqës për lexuesit. Janë të kërkuara epigramet për disa arsye, midis të cilave po përmend shkurtësinë e tyre. Me pak vargje, autori shpreh mendime të mençura, që herë për njërin lexues e herë për tjetrin shërbejnë edhe si mësime për jetën. Duket që shkrimtari Kona me jetën interesante që ka bërë, me vështirësitë që ai ka kaluar, por edhe me talentin dhe kulturën e lartë të të shkruarit, arrin që të krijojë epigrame të atilla, që të mbeten në mendje dhe, krahas entuziazmit që shkaktojnë gjatë leximit ato admirohen nga lexuesi për bukurinë e vargut dhe mesazhet mbresëlënëse që përcjellin. 

         Siç shkrova në fillim, janë tre libra të tillë. Do të dëshiroja të qëndroja shkurtimisht pak radhë te secili prej tyre.

                                     Mesazhe dobiprurëse

            “I zemëruari”, të cilin nuk e gjejmë në tregun libror, përcjellë mesazhe për përditshmërinë e jetës, duke vënë theksin në ato probleme jetësore që na shqetësojnë më shumë. Kanë të bëjnë ato me probleme social ekonomike, kulturore – artistike apo aty – këtu edhe politike, ndërkohë që na duket sikur autori na merr për dore dhe na rrëfen herën njërën “bimë” të kopshtit të tij krijues dhe herë tjetrën. Janë përmbajtje që na shkaktojnë entuziazëm me mënyrën se si e përcjellin mesazhin, teksa na vënë edhe në mendime për çështjet e ndërlikuara që ndeshim në rrugën tonë të jetës apo që na pengojnë të ecin përpara, ashtu siç pengojnë njeriun kurthet dhe mentalitetet e dëmshme, konceptet e gabuara apo padituria dhe  injoranca. Nga libri “I zemëruari”, te shumë lexues kanë mbetur të fiksuar fort në mendje epigrami: ”Shqipëria – ëndrra dhe shpresa,/vendlindja e bukurive të Dheut, /këtu ndihem i lirë si shqiponja,/ këtu ndihem i fortë si Anteu.”(Shqipëri);”Vargjet pa mendim:/trena,/që bosh venë e vijnë”(Vargjet pa mendim);”Si qentë, /nga larg të përgjojnë,/heshtazi të ndjekin pas,/çastin presin të të kafshojnë”. (Spiunët);Ai e do popullin me një trup dhe me një fytyrë,/mundësisht me një kokë dhe me një gojë,/do që ta përdor si një makinë me kurdisje,/do që ta ndezë dhe ta fikë sa herë të dojë.(Diktatori);” Mos bëj veprime të nxituara,/kur pendohesh është vonë,/Këtë, më shumë se të tjerëve,/duhet t`ia themi vetes sonë”(Këshillë)… Kështu me ritëm dhe ide vijojnë dhjetëra epigrame si “Xhelati”, ”Mjafton një kockë”, ”Diploma e kryetarit”, ”Kur nisi beteja”, ”E keqja”, ”I ngjitur”, ”Një kovë”, ”Miqësia në provë”, ”Mos e tepro!”, ”Njeri, je apo s`je?”, ”Gjashtë profesorë”, “Forca e kohës”, ”Ca princër, ca argatë” etj. etj.

Epigramet e këtij vëllimi shprehin opinionin se “Epigrami ka në themel, edhe formën tërheqëse, po aq edhe vet mendimin  e mençur që përcjellë te lexuesi ide, motive dhe mesazhe dobiprurëse”.

                         Freski, dinamizëm dhe energji 

       Mund të them që vijim i librit të parë, janë edhe epigramet e vëllimit të dytë të titulluar “Zot i fatit tim”, ku autori sikur i bën thirrje lexuesit që ta marrë vet në dorë fatin e vetë, t’i bëj vet punët dhe detyrat që ka në jetë, të mos pres që ato t`i marrë të gatshme. Përkundrazi nëse i lë ato në rrjedhën spontane dhe nuk tregohet aktiv, atëherë vështirësitë e jetës së tij janë edhe më të mëdha e më të ndërlikuara. Mesazhi artistik shfaqet mbresëlënës  sidomos tek epigrami: ”Ca grurë e ca egjër” ku autori shkruan: “I dija se ishin të gjithë engjëj,/vija për ta dorën në zjarr e në zemër,/por, kur nisën të ndaheshin pronat,/ca dolën grurë e ca dolën egjër.”; Xixëllonjë”: ”Respektoje një xixëllonjë,/jetën ajo nuk e çon dëm,/kur natën fluturon,/një dritëz e bën.”; ”Ato që dua vetë”: ”Vite të tëra bëra ato që më thanë,/me mendjet e të tjerëve eca në jetë,/por, tani, ju lutem, mjaft më,/do të bëj ato që dua vetë!”;”Kur”: ”Kur për interesat e  tua vetjake,/tradhton shokët dhe vendin tënd,/të gjithë do të të zbojnë me neveri,/si një akrep që u lëvrin nën këmbë!”;”Mos u brengos miku im!”:”Rrugën s`ta ka zënë askush,/ka vend plot, për ty, për mua,/ec, mos ngurro, tregoje veten,/mos u tërhiq, kështu të dua!” Mesazhe mbresëlënëse shfaqen edhe tek epigrami ”Ke para, s`ke para”, ku autori shkruan: ”Ke para, je dijetar,/ke para, gjithnjë fiton,/ke para të drejta ke,/ke para, botën sundon”. “S`ke para, je budalla,/s`ke para, asgjë ti s`di,/s`ke para, kot ekziston,/s`ke para, s`ta var njeri!”. Se çfarë vlerësimi bën autori për fëmijët, që janë edhe personazhet e tij më të dashur te librat e tij për fëmijë, këtë e kuptojmë edhe tek epigrami: ”Engjëjt”. Autori shkruan: “Nëse ekzistojnë engjëjt,/me siguri ata janë fëmijët./ Nëse nuk ekzistojnë engjëjt,/engjëj kemi fëmijët,/Nëse duhet t`i krijojmë engjëjt,/ata përsëri do të jenë fëmijët!” Mesazhe po aq të fuqishme duken edhe tek epigramet: ”Mirënjohës e mosmirënjohës”, “Harrojmë veten tonë!”, ”Zot i fatit tim”, ”Me njëri-tjetrin”, ”Lojë”, ”Zhgënjimi”, ”Ironi”, ”Ti vet cili je?”, ”Vendin e minjve”, “Mendja jote si llamba”, etj. etj. Pajtohem plotësisht me njërin nga recensentët e këtij vëllimi e konkretisht z. Bujar Agalliu, i cili duke analizuar e vlerësuar epigramet e Viron Konës, mes të tjerash shkruan: “Në epigramet e vëllimit “Zot i  fatit tim”, bie në sy tematika e gjerë, por edhe fjalë dhe shprehje të figurshme, e sidomos metaforat, që janë karakteristikë e krijimtarisë së këtij autori, ashtu dhe figura të tjera letrare si metonimia, simbolet, epitetet, krahasimet, por edhe ironia e sarkazma, të cilat i japin më shumë fuqi, freski, dinamizëm dhe energji epigrameve të këtij vëllimi”. 

                      Epigrame transparente dhe të drejtpërdrejta

          Kurse tek epigramet e librit “Zgjidh rrugën tënde!” Viron Kona që në titull na  përcjell mendimin se “ti vet e ke në dorë rrugën tënde për të ecur në jetë”, ndërkohë që ai bën objekt të epigrameve edhe tema të mprehta të ditës si korrupsioni, zhvatja, shpërdorimi e vjedhja e pasurisë së popullit, padrejtësia, tjetërsimi i njeriut, ashtu dhe makinacionet për të mbuluar gjurmët e krimeve dhe të këqijave të tjera që ndodhin. Tek epigrami “Si urdhëron zotëri!, autori godet servilizmin, përuljen ndaj zyrtarëve të lartë e të korruptuar, të cilët vjedhin e pasurohen në kurriz të popullit, por kur ata zbulohen, përgjegjësinë ua lënë vartësve të përulur, që më mirë se çdo gjë tjetër përsëritin togfjalëshin “Si urdhëron zotëri!” Autori shkruan: ”Kur vjedhja dhe korrupsioni dalin në skenë,/të mëdhenjtë e shfaqin veten viktima e pa përgjegjësi,/veprojnë si gjarpërinjtë që ecin e fshijnë gjurmët me bisht,/fajet mbeten te vartësit e përulur që thonë: “Si urdhëron, zotëri!”. Kjo temë shfaqet edhe tek epigrami “Oktapod dhe kriminel”, ku autori i krahason mafiozët dhe kriminelët e rrezikshëm me oktapodin, këtë grabitqarë të njohur të deteve,  që maskohet mjeshtërisht kur ndien rrezikun: “Oktapodi tetëkëmbësh grabitqar i njohur,/sapo ndien rrezikun lëshon bojën në det,/ashtu bëjnë edhe mafiozët e kriminelët,/kur duan të fshehin krimin e vetë”. Kur shkruan për grabitësit, Kona ka parasysh jo vetëm grabitësit e pronës shtetërore apo individuale, por edhe grabitësit e punës intelektualëve të njerëzve të ditur, të cilët të përfshirë në punën e tyre ideore, shkencore, pedagogjike,  artistike e letrare harrojnë se përreth mund të kenë nga ata që ua përvetësojnë apo tjetërsojnë idetë dhe mendimet. Shkrimtari i krahason këta lloje grabitësish me minjtë e drithit në hambar. Ja se si shkruan autori tek epigrami “Grabitësit”: ”Punën dhe arritjet e njerëzve të ditur,/mundin e tyre intelektualë shumëvjeçar,/e grabitin dinakët që u vijnë rrotull,/si minjtë e drithit në një hambar!” Këtë ide, Kona e shfaq edhe tek epigrami “Miu”, duke fshikulluar fort ata gjoja “artistë” që përvetësojnë punën artistike të të tjerëve: “Rrëmbe këtu dhe rrëmbe atje,/një metaforë dhe një metonimi,/ i shton në librin tënd me vargje,/n ‘botë s`gjen tjetër “poet” si ty!/Bëhesh si miu që çdo gjë lëpin,/ushqim me aromë kudo kërkon,/por edhe nëse çarku ka defekt,/diku te qoshja macja përgjon.”

            Si dhe në librat e mëparshëm  me epigrame, “I zemëruari” dhe “Zot i fatit tim!”, edhe në këtë libër të ri, Viron Kona është transparent dhe i drejtpërdrejtë në ato çfarë shkruan. Ai dallohet për stilin e zhdërvjelltë, për çiltërsinë dhe sinqeritetin e  plotë, për botën e tij të pasur letrare e  artistike, për ndjeshmërinë ndaj jetës dhe dukurive më të qenësishme të saj. Janë disa epigrame që fokusojnë problemet që ka drejtësia shqiptare, probleme këto që kanë shqetësuar jo vetëm popullin shqiptar, por edhe Evropën dhe botën e përparuar. Autori ndalet veçanërisht tek veset e disa prej gjyqtarëve të korruptuar, por  edhe te zvarritjet e mëdha të çështjeve të drejtësisë. Janë një sërë epigramesh që pasqyrojnë  këtë dukuri, e midis tyre po përmendim epigramet: “Pa fund”, ”Nga i ri bëhesh plak” etj. Qëndrim demaskues mban autori edhe ndaj disa të rinjve, të cilët të përfshirë në botën e krimit, bëjnë allishverishe me kriminelë për të kryer vrasje me pagesë, sepse këtë ua kërkojnë “punëdhënësit”. Në epigramin “Profesion” autori shkruan: “Si në filmat me horror,/vrasja u bë profesion,/dy veta bien në ujdi,/njëri vret, tjetri paguan.” Autori i kujton me gjuhe artistike lexuesit të jetë  sa më realist dhe i vërtetë në jetë, të mos përulet as nga vet hyjnizimi i disa njerëzve  që veshin petkun e gjoja të paprekshmëve dhe  të pandëshkueshmëve: “Mos hyjnizo askënd në këtë botë,/mos u gjunjëzo para tyre, o njeri,/ata i thurin vetvetes kurora e lavdi,/s`janë perëndi!” 

                                          Epigrame  

            që shprehen përmes hidhësisë së sarkazmave  

       Viron Kona, si një shkrimtar me ndjenja të thella kombëtare fshikullon gjendjen e rënduar dhe pasigurinë sociale-ekonomike të vendit, që i detyron njerëzit, herë si individë dhe herë  familjarisht të marrin arratinë dhe ta “braktisin” Shqipërinë për një jetë më të mirë ekonomike. Tek epigrami “Dhimbje poetike!” autori shpreh dhimbjen e tij, duke përdorur një ironi të hidhur, sarkazëm: “Tani bota s`ka më porta,/mbathjani e mos ngurroni,/s`janë kurrkush para nesh,/Magelani dhe Kolombi…!”  Autori e mbyll librin me një epigram që ai e konsideron edhe “epilog” të librit. Është epigrami “Lekë të vjetra apo lekë të reja?”, që autori ua kushton pensionisteve, të keqtrajtuar nga shteti me pensione krejt të pamundura për përballimin e jetës. Ja dy strofa nga ky epigram: “-Të kërkoj falje, o bijë, ti ke shumë t ‘drejtë,/ ne me ato lekë të vjetra  merremi mirë vesh,/s`ke pulën, do hash sorrën, – thotë populli!,/ ne, na e dhanë sorrën, na e bën peshqesh!” 

         E uroj shkrimtarin e palodhur Viron Kona për kënaqësinë që na dhuron me këto tre vëllime me epigrame, të cilat na emocionojnë dhe na shërbejnë si mësime dhe mesazhe të dobishme për jetën!  

Filed Under: LETERSI

Diamante

December 27, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Diamanti është rezultat i presionit të tokës dhe kohësgjatjes ekstreme. Më e shkurtër koha, është kristal. Më pak se kaq është qymyri. Më pak se kaq janë gjethet e fosilizuara. Më pak se kaq është vetëm dhé. Këto janë jehonë e fjalëve të eseistit dhe filozofit skocez Thomas Carlyle, i cili shkroi:

“Atje ku nuk ka patur presion, është e kotë të kërkohet për diamante”.

Carlyle i referohej faktit se presioni është faktor vendimtar në krijimin e gjërave të vlefshme.

Presioni, pavarësisht nga ndjenjat shpesh negative që e shoqërojnë, mund të jetë motivues; ndihmon të ecim përpara dhe të përmbushim qëllimet tona. Siç thoshte shpesh legjenda e tenisit Billie Jean King:

“Presioni është privilegj”.

Një shkrimtar nuk punon kurrë në kushte të përsosura, përndryshe veprat e tij nuk do të ekzistonin, sepse artisti nuk jeton në vakum. Duhet të ekzistojë një lloj presioni, Por, jo pa fund.

Shpesh, presioni është një fjalë që keqpërdoret – “kur filloni të mendoni për presionin keni filluar të mendoni për dështimin”.

Për shumë njerëz, mënyra më e mirë për të harruar presionin është muzika – ajo e largon mendjen nga situata, ndërsa akti i fishkëllimës e liron presionin nga trupi.

Është e pamundur të bësh mirë nëse nuk je duke kaluar mirë. Njerëzit e suksesshëm kanë presion, por e shohin atë thjesht si argëtim, dhe vjelin të mirat e punës.

Ka shumë gjëra që e mbajnë njeriun zgjuar natën, por puna nuk është një prej tyre. Për sa kohë që beson në atë që bën, presioni nuk është gjë tjetër veçse hije e mundësive. Ndërsa Lebron Xhejms, yll basketbolli, thotë:

“Unë bëj lojën time, rezultati vjen vetë”.

Presioni krijon dramë, emocion. Krijon edhe rezistencë; duke e lëshuar, jetojmë më me kujdes, pa grindje, dhe lëvizim në rrjedhën e nevojës më të lartë në të cilën jemi më të lumtur.

Pa presion, nuk ka diamante.

Filed Under: Analiza

Gëzim (Jimmy) Dushallari (10 May 1955 – 2 Dhjetor 2022)

December 27, 2023 by s p

Violeta Dushallari/

Të shkruash për Gëzim (Jimmy) Dushallari, në këtë përvjetor të parë pas vdekjes është shumë e vështirë. Ah, vëllai im i dashur Jimmy, sa po më mungon. Po vështroj foton tënde dhe lotët me rrjedhin… dhe nuk e di se nga t’ia nis më parë pasi kam një vit që nuk e dëgjoj zërin tënd të bukur e të ëmbël. Është 2 Dhjetor 2023. U bë një vit pa Ty, vëllai im i dashur, akoma nuk mund ta besoj ndarjen tënde nga ne. Ishte një ndarje nga jeta që akoma më duket si ëndërr, me shpresen se do të të shoh një ditë. Po kjo është vetëm një ëndërr….Si mund ta besoj që Ti, vëllai im i dashur nuk je më mes nesh, me fëmijët e tu të dashur, Eda dhe Doris, që ti i doje dhe kujdeseshe aq shumë për ta. Jimmy, shikoj foton tënde me fëmijët e tu dhe lotët më rrjedhin…Në sytë e fëmijëve mund të lexosh se sa shumë u mungon babai i tyre i dashur. Ata të shikojnë në sy dhe presin, presin….përgjigje. Dhe sa kohë Eda dhe Doris do presin që të shohin babin e tyre të dashur, buzeqeshjen e tij dhe dashurinë që përcillte ai tek fëmijët. Po kjo pritje e gjatë qenka shumë e dhimbshme për të gjithë ne. Si sot, një vit më parë, më kujtohet ajo ditë e zezë kur Ti, vëllai im i dashur , mbylle ata sytë e bukur përgjithmonë. Humbja jote ishte jo vetëm e parakohshme por edhe e dhimbshme. E vështirë qenka jeta pa Ty, vëllai ynë i dashur, Jimmy. Buzeqeshja jote, dhe fjalët e tua të embla do të mbesin gjithmonë në zemrat tona. Ndarja nga Ty, nuk mund ta shuajë mallin dhe dashurinë që kemi për Ty, vëllai ynë i dashur. Në aspektin familjar, Jimmy ishte i jashtëzakonshëm dhe shembullor, dhe për këtë ne ndihemi krenarë. E madhe është krenaria për Ty, por më e madhe është mungesa jote. Jimmy, ti do të kujtohesh gjithmonë jo vetëm një baba dhe vëlla i dashur, por edhe një patriot dhe njeri i respektuar nga shoqëria si në Shqipëri por edhe në diasporën shqiptare. Kujtimet e mia për vëllain tim të dashur, kanë një fillim të largët por dhe një fund pambarim. Po të premtoj vëllai im i dashur, Jimmy, do të jesh përgjithmonë në zemrat tona, dhe në zemrat e fëmijëve të tu, që ti u dhuroje vetëm dashuri. Do të jesh në zemrën time, në shpirtin tim, Jimmy, deri ditën e fundit të jetës sime.

Filed Under: Komunitet

Ramiz TAFILAJ, Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”  ishte i Ftuar Nderi në Shtëpinë e Bardhë, në Festën e Krishtlindjeve

December 27, 2023 by s p

Nga Ramiz LUSHAJ – Tiranë/

Z. RAMIZ TAFILAJ, Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, ishte i FTUAR NDERI në SHTËPINË e BARDHË, në Uashington D.C., në “Festën e Festave”, për KRISHTLINDJE, ku përshendeti edhe SH.T.Z. Joe BIDEN– President i Shtetve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është një vlerësim i lartë dhe nderim i vecantë për “Gazetën e Alpeve”, për Bordin Botues Ndërkombëtar të saj, për Redaksinë e Rrjetin e Kordinatorëve të saj, për lexuesit e saj në Shqipëri e Kosovë, në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës e Sanxhak, në Mërgata Shqiptare në Botë.

Vite më herët, Z. Ramiz Tafilaj, biznesmen, filantrop, botues, veprimtar shoqëror në Amerikë e Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, është dekoruar nga Presidenti i SHBA për Arritje Jetësore dhe nga Presidenti I Shqipërisë me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, shpallur “Qytetar Nderi” në Vushtrri të Kosovës dhe në Pukë të Shqipërisë, nderuar me tituj/cmime nga Takime/Kuvende të “Gazeta e Alpeve” si “Krenaria e Alpeve Shqiptare” dhe “Mark Krasniqi.

Shtëpia e Bardhë ishte shndërruar në një shtëpi përrallash për Festat e Fundvititme 98 pemë Krishtlindjesh, 72 kurorë dhe rreth 4.5 kilometra fjongo e miliona drita vezulluese në mjediset e saj.

Në Festën e Madhe të Krishtlindjeve në Shtëpinë Bardhë, Z. Ramiz TAFILAJ, ishte i Ftuar Nderi sëbashku me vajzën e tij, Znj. Besa TAFILAJ-PINCHOTTI, Drejtore Ekzekutive e Organizatës së Familjeve të Ushtarakëve të Amerikës (National Military Family Association -NMFA), e cila është një mike e mirë e “Gazeta e Alpeve” dhe ishte e Ftuar Nderi e Pjesmarrëse elitare në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” në Vermosh-Kelmend të Malësisë së Madhe, 31 korrik 2022 (ku u dekorua me Cmimin e Lartë “Elena Gjika”), në Takimi i Tretë Kombëtar i Plavë-Gucisë, 1 gusht 2022, si dhe ka përshendetur me video-mesazh nga Amerika disa Takime/Kuvende, sic ishte edhe “Takimi i Madh i Tiranës” i 12 dhjetorit 2023.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1403
  • 1404
  • 1405
  • 1406
  • 1407
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT