• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentja Osmani takon të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin

September 25, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës pas sulmit terrorist të grupeve kriminale serbe që rezultoi me vdekjen e një polici dhe lëndimin e disa tjerëve.

Presidentja ka theksuar se veprimet terroriste dhe akti i agresionit në veri janë të orkestruara dhe zbatuara nga struktura të mbështetura nga Beogradi. Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për ta shtensionuar situatën në veri të vendit dhe se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë në përballje me grupet kriminale serbe.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Presidentja Osmani ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Në takim u diskutua po ashtu për rezultatet që priten nga Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit tetor.

Filed Under: Interviste

Lot të bardhë…

September 25, 2023 by s p

Muç Xhepa/

– Dëshpërim. Vetmia më pushton sa herë që dëgjoj këngën ‘Tombe La Neige’. Prisnim babanë. E kishin rrëmbyer. Torturuar. Të dëshmonte kundër një mikut tij. Ai nuk u thye. Pranë dritares me sy të përlotur ndiqja flokët e dëborës që silleshin rrotull llambës në anën tjetër të rrugës. E zhveshur, në majën e një shtylle të kërrusur, ngjyroste me dhimbje – lotët e bardhë. Ai nuk u kthye atë natë.

– Dëbora lidhet me faljen e mëkateve, thotë libri i shenjtë.

– Duhet të jesh i shenjtë që…

Ka të drejtë Pemka, them me vete. I persekutuan rëndë. Ndonëse të shkëlqyer në mësime, të tre fëmijët i penguan të ndiqnin studimet e larta.

– Por, do të tregoj një lloj falje, tjetër. Falje socialiste.

Qesh. Jemi në mesinxher. Pemka jeton në Kanada.

– Terror në rrugicën tonë në Elbasan. Arrestuan një komshi. Familje e këputur. Me partishmëri. Nuk e dinim për çfarë arsye. Pyetëm gruan e tij, e cila na tha me një të folur të ngutshme, sikur të kish frikë se mos harronte fjalët.

– “Tim shoq nuk e kanë arrestuar për politikë, jo, jo të keqen. E kanë arrestuar për vjedhje. Oh shyqyr, se më ngriu gjaku kur e arrestuan. Thashë se mos i ka marrë koka erë e ka llapur. Por jo, jo. Për vjedhje. Jam e qetë tani”.

Ne s’po dinim si të vepronim. Ishim dy komshijet e saj. Me t’u larguar ajo na zuri një e qeshur. Me lot.

Filed Under: LETERSI

UDHËKRYQET E KOSOVËS…

September 25, 2023 by s p

Hajro Limaj/

I ndjek me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë. Të pranosh për të zgjidhur problemet madhore që ka akoma Kosova me Serbinë nga tre përfaqësues që nuk e njofin  pavarsinë dhe sovranitetin e Kosovës: 1.Josep Borrel, spanjoll, ish ministër i jashtëm i Spanjës. Sot përfaqësues i lartë i bashkëpunimit për politikat e jashtëme e politikat e sigurisë të Bashkimit Europian. 2.Miroslav Lajcak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Sllovak. Ish ministër i punëve të jashtëme të Sllovakisë. Ambasador në Moske dhe Beograd. 3. Aleksandër Vuçiç, ish ministër i qeverisë së Miloshevicit, pjesë e politikave milosheviciane për genocidin në Kosovë,ë shtë naivitet politik dhe diplomatik. Shteti i Kosovës duhet të kerkoj me shkrim autoriteteve te Bashkimit Europian dhe Amerikës me argumentat e nevojëshme që dy përfaqësuesit aktual të zvëndesohen nga përfaqësues të shteteve që e njohin shtetin e Kosovës dhe nuk kanë patur bashkëpunim me Serbinë.

BE-ja dhe Serbia nuk prezantojnë asgjë, por insistitojnë në akomodimin e kërkesës së Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i të vërtetës. Drafti i fundit i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofroi modifikim sipërfaqësor në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator në Bruksel vetëm kryeministri i Kosovës prezantoi draft thelbësor e gjithëpërfshirës. Takimi dështoi, siç do të dështojnë edhe të tjerët me këta “përfaqësues” europian.

Çuditërisht ata mbështesin Serbinë, e cila në vend të jap llogari për genocidin më të ashpër të shekullit që ka kryer në Kosovë, e përkdhelin atë për  të krijuar republikën Sërpska në veri të Kosovës. Këto qëndrime i japin guximin Vucicit të organizojë direkt ose indirekt grupe terroriste kunder shqiptarëve të Kosovës në veri të saj.

Kulmi i deviacionit gjeopolitik të BE është që po nxiton të anëtarësojë  Serbinë, aleate strategjike e ushtarake e Rusisë, armike zyrtare e NATO-s,  e cila që nga viti 2014 i agresionit të parë rus në Ukrainë dhe deri tani në ditët e agresionit të dytë rus e ka sfiduar BE-në, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet antiruse. Serbia është bërë anëtare e “Unionit Ekonomik Euroaziatik” të drejtuar nga Rusia dhe anëtare në organizatën ushtarake për siguri kolektive ,“CSTO”,  të drejtuar nga Rusia me antarë Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Kirgizia, Taxhikistani dhe nga sivjet, edhe Serbia. Serbia nga 4 shtator 2023 është shteti i vetëm europian anëtar i organizatës aziatike “ASEAN”, e cila është një organizatë politike dhe ekonomike e dhjetë shteteve të Azisë Juglindore: Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tailanda , Brunei, Kamboxhia, Laosi, Myanmar (Burma), dhe Vietnam. 

Në 29 gusht 2023, në parlamentin serb partia e kabinetit qeveritar, e cila udhëhiqet nga drejtori i shërbimit sekret serb Vulin, paraqiti propozimin për anëtarësimin e Serbisë në BRICS, aleanca antiperëndimore e krijuar nga Rusia dhe Kina në vitin 2009 . Kjo aleancë ka objektiv  sfidimin e një rendi botëror të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Perëndimi, anëtarë të së cilës janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.  BRICS-I vlerësohet si ekuivalente e Bashkimit Evropian në rrafshin ekonomik, megjithëse kjo organizatë nuk ka përkufizim gjeografik.

Pra Kosova është e kërcenuar drejt për drejt nga Serbia me mbështetjen direkte të dy përfaqësuesve europianë dhe të Rusise, e cila e ka pjesë tëë saj Serbinë. Këtë duhet ta kuptojë mirë edhe Eskobar, i cili duhet t’ia paraqesë rrezikun presidentit amerikan, si aleati më i besuar strategjik për Kosovën dhe botën shqiptare.

Filed Under: Komente

Çfarë është deliri madhështisë?

September 25, 2023 by s p

Valentina Telhaj / Psikoterapiste/

Deliri i madhështisë, i njohur si “Delirant,” është një kategori e problemeve te shendetit mendor që përfshihet në (DSM-5). Ky lloj deliri karakterizohet nga ideja e ndjeshmërisë së tepërt të vlerës personale, grandioziteti, ndjenjën e një rëndësie ose fuqie të jashtëzakonshme, ndonjëherë edhe të një lidhjeje me ngjarje të rëndësishme globale ose ngjarje historike.

Një person me Delirin të Madheshtise mund të besojne se ata janë një person i famshëm, një profet i madh, ose madje që ata kanë fuqi të jashtëzakonshme shpëtuese. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga ndryshimet në aktivitetin ne trurin e tyre, nga akooli , substanca narkotike te përdorura, ose traumat qe cojne shtremberime dhe keqperceptime ne zona të caktuara te trurit.

Cilat jane disa nga simptomat/ karakteristikat kryesore per ta dalluar nje individ qe vuan nga deliri madheshtise?

Sipas DSM-5, për të dalluar një person që vuan nga Deliri i Madhështisë është e rëndësishme të vini re disa simptoma kryesore të kësaj gjendjeje, te cilat mund të përfshijnë:

1. Besimi i tepërt në madhështin personale: Individët me kët lloj problemi kanë një besim të jashtëzakonshëm per veten e tyre, rëndësinë e tyre ose të veçantinë e tyre. Ata mund të ndiejnë se janë të pazëvendësueshëm, të njohurit më të rëndësishëm në botë ose të posedojnë karakteristika të jashtëzakonshme.

2. Ideja e grandiozitetit ose ndjenja e përmbushjes të detyrave të rëndësishme: Personat me Delirin e Madhështise mund të besojnë se janë përgjegjës për ngjarje globale, historike ose të rëndësishme, dhe ndiejnë se ata për të ndikuar në to.

3. Ndikim në përditshmërinë dhe veprimtarinë e përditshme: Këto besime të tepërta në madheshtin dhe rëndësin personale te tyre mund të ndikojnë në sjelljen e individit, duke i bërë ata të jenë më të ndryshueshëm, të sjellin veprime të çuditshme, ose të përjetojnë konfuzion dhe stres emocional.

4. Të qëndrueshme dhe të pazëvendësueshme: Simptomat e Delirit të Madhështise duhet të jenë të pranishme për një periudhë të konsiderueshme dhe të shkaktojnë shqetësime ose probleme në jetën e përditshme të individit por kryesisht dhe ne jeten e atyre qe rrethohen nga keta persona. (Familja, puna, rrethet sociale)

Si t’i ndihmojm ata dhe rrethin e tyre për ti trajtuar këta persona?

Se pari duhen vezhguar keto simptoma, është e rëndësishme për një diagnozë të saktë dhe trajtim të duhur. Trajtimi zakonisht përfshin terapinë farmakologjike dhe terapi me psikolog, ose psikoterapist për të menaxhuar simptomat dhe shërimin e mundshëm të kësaj gjendjeje.

May be an image of 1 person and smiling

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Analiza

Nevoja urgjente për lidership

September 25, 2023 by s p

Vehbi Zeqiri/

Aplikim dhe pritja për viza pune nga njëra anë, pastaj biseda dhe plane ndër të rinjtë për dalje nga Kosova nga ana tjetër, kanë arritur në nivele shqetësuese për popullin dhe shtetin tonë.

Fakti edhe më shqetësues në këtë ‘mesele’ është që plane për dalje nga Kosova janë duke bërë edhe të punësuarit!?

Nga ana tjetër shumë konkurse pune të hapura prej bizneseve dhe organizatave, si dhe biseda dhe brenga të skajshme të pronarëve të këtyre bizneseve në lidhje me të ardhmen e tyre në aspektin e burimeve njerëzore, janë ndër temat kyçe nëpër çdo cep të Kosovës.

Të gjithë (pronarët; punonjësit) i kanë arsyet dhe justifikimet e tyre…?

Shumë pronarë të bizneseve kanë arritur sukses në bazë të njohurive dhe përvojave të tyre teknike dhe profesionale. Gjatë këtij rrugëtimi ata kanë rritur edhe numrin e të punësuarve si nevojë e pashmangshme për mbarëvajtjen e biznesit të tyre.

Sipas informatave nga tereni, supozohet që shumë prej këtyre pronarëve nuk kanë qenë të përgatitur aspak se si t’i udhëheqin dhe trajtojnë punonjësit e tyre!? Si rrjedhojë, shumë pak prej tyre e kanë kuptuar këtë mangësi!

Ndoshta edhe nuk kanë faj, sepse askush nuk i ka trajnuar dhe edukuar se si të udhëheqin.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe pasiguri tek punonjësit e tyre dhe si rezultat punonjësit kanë humbur shpresën dhe vetëbesimin por jo vetëm kaq, ata gjithashtu kanë humbur edhe kreativitetin, produktivitetin, dhe përkushtimin ndaj punës dhe biznesit të pronarit.

Mungesa e Lidershipit të Mirëfilltë

Nuk ka asnjë pikë dyshimi që mungesa e lidershipit të mirëfilltë nga ana e pronarëve i ka sjellë punonjësit e tyre në këtë gjendje. Pastaj mungesa e lidershipit (prindërimit të duhur) edhe në familjet e këtyre punonjësve, ka shtuar dozën e pakënaqësisë dhe pasigurisë tek ta.

Vetëm njerëzit më të suksesshëm e pranojnë faktin që mund të kenë gabuar apo kanë pak njohuri rreth udhëheqjes/ lidershipit! Të tillët janë të gatshëm të kërkojnë mbështetje prej ekspertëve të kësaj fushe që t’i trajnojnë dhe udhëzojnë se si të bëhen udhëheqës më të mirë.

Pronarë të bizneseve dhe udhëheqës të organizatave dhe institucioneve të ndryshme…, është nevoja urgjente që të kini mendjen dhe urtësinë e ta kuptoni këtë mangësi që mund ta keni. Intervenimi i juaj i shpejtë në këtë drejtim mund të shpëtoj biznesin tuaj por edhe shumë familje të punonjësve të cilët janë nën mbikëqyrjen (amanetin) dhe trajtimin tuaj.

Edhe liderët më të mëdhenj të botës kanë kaluar nëpër faza të tilla, me shumë gabime në udhëheqje, por dallimi i tyre është se ata gjithmonë kanë ndërmarrë hapa përmirësimi në të gjitha drejtimet e nevojshme, pra ata kanë qenë dhe janë student të përhershëm.

Pranimi i mundësisë së gabimit dhe udhëheqjes jo adekuate të deritanishme, do t’ju mundësoj të përmirësoheni, me garanci…!

Çfarë po prisni…, ndihmoni biznesin tuaj, punonjësit tuaj, si dhe ekonominë e vendit me angazhimin tuaj.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1435
  • 1436
  • 1437
  • 1438
  • 1439
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT