• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mesazhi i Fiter Bajramit

April 21, 2023 by s p

Imam Shuajb Gerguri

Qendra Islame Shqiptare,

Detroit, MI/

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë për bekimet e Tij.

Dhe paqja e bekimet mbi të gjithë të dërguarit e Tij të zgjedhur nga Ademi deri te Muhamedi, si dhe ata që ndjekin rrugen a tyre me sinqeritet deri në ditën e fundit.

Sot festojmë Fitër Bajramin; përjetojmë gëzim duke festuar arritjet tona shpirtërore të muajit të bekuar të Ramazanit. Ndjejmë gjithashtu një ndjenjë pikëllimi për largimin e këtij mysafiri të nderuar.

Duket se ishte shumë shpejt; sikur vetëm dje e mirëpritëm muajin e bekuar te Rmazanit dhe sot po i japim lamtumirën.

Kjo na kujton natyrën e shkurtër të jetës në këtë botë. Ne jemi udhëtarë këtu; së shpejti do të thirremi për të takuar Zotin tonë; koha, vendi dhe mënyra vendosen nga Ai që i vetëm ka pushtetin absolut mbi jetët tona.

Vëllezër dhe motra,

Le ta falënderojmë Zotin që na udhëzoi në rrugën e TIj, që na mundësoi të falemi, të agjërojmë dhe të kryejmë veprat e shumta të devotshmërisë në muajin e bekuar.

Le të lutemi që Ai t’i pranojë ato dhe të na falë të metat tona. Asnjë prej nesh nuk është i përsosur; prandaj le t’i drejtohemi Zotit me përulësi duke i njohur mëkatet tona dhe duke kërkuar mëshirën dhe faljen e Tij.

Duke i dhënë lamtumirën Ramazanit, ne duhet të reflektojmë mbi mësimet e nxjerra.

Ne duhet të rrënjosim në vetvete frymën e vërtetë të Islamit: frymën e devotshmërisë, vetëdisiplinimit, mëshirës, dhembshurisë, paqes dhe mirësisë.

Sot miliona njerëz në botë vuajnë nga skamja dhe uria. Nuk janë të pakët edhe në vendin tonë ata që vuajnë për nevojat elementare jetësore. Islami na mëson se nuk është besimtar ai që është i ngopur kur fqinji i tij ose i saj është i uritur. Ne kemi detyrim që të ndajmë bekimet që gëzojmë me ata që janë në nevojë.

Festimi i Bajramit është koha për të praktikuar mësimet e bukura të Ramazanit: mësimet e durimit, vetëpërmbajtjes, pergjigjen ndaj te keqes me të bukurën.

Profeti ynë i dashur e luftoi urrejtjen me dashuri dhe mesazhi i tij ishte:

“Fali ata që të ofendojnë; ruaj lidhjet me ata që ndërpresin marrëdhëniet me ju; Bëju mirë atyre që të keqtrajtojnë dhe flisni të vërtetën edhe nëse ajo të lëndon.”

Le të jetë kjo moto profetike formula jonë ndërsa luftojmë islamofobinë. Zoti na urdhëron ti kundërvihemi të shëmtuarës me atë që është e bukur.

“Por [meqenëse] e mira dhe e keqja nuk mund të jenë të barabarta, largoje të keqen me atë që është e bukur dhe do të gjesh që armiku yt të kthehet në mikun tënd besnik.” (Kur’an: 41:34).

Allahu na thërret që të bashkohemi me të gjithë, pavarësisht nga dallimet fetare për sa i përket drejtësisë, dhembshurisë dhe mirësisë. Ne jetojmë me njerëz të përkatësive të ndryshme fetare dhe ideologjike; ne duhet t’u bashkohemi atyre në gjithçka që është e mirë duke iu shmangur të keqes, veseve dhe korrupsionit.

“Jini gjithmonë të palëkundur në përkushtimin tuaj ndaj Perëndisë, duke dëshmuar të vërtetën me drejtësi; dhe kurrë mos lejoni që urrejtja ndaj askujt t’ju çojë në mëkatin e devijimit nga drejtësia. Jini të drejtë: kjo është më afër të qenit të devotshem.” (Kur’an: 5:8).

“Dhe ndihmojeni njëri-tjetrin në avancimin e virtytit dhe vetëdijes ndaj Zotit dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në avancimin e të keqes dhe armiqësisë.” (Kur’an: 5:2).

Në këtë ditë feste lusim të Madhin Zot që t’i falë prindërit, gjyshërit, xhaxhallarët dhe tezet, vëllezërit e motrat që kanë ndërruar jetë.

I Madhi Zot atyre ua ndriçoftë varret e tyre dhe i ruajtë nga sprovat e varrit dhe zjarrit të xhehenemit dhe i pranoftë në xhenetin e begatshëm.

Lutemi që I Madhi Zot të zbresë shërim mbi ata që janë të sëmurë dhe vuajnë; ua lehtësoftë dhimbjet, ua largoftë vështirësitë nga jeta e tyre.

Ne lutemi që Zoti i Gjithmëshirshëm të jetë me ata që vuajnë nga forma të ndryshme okupimi, luftërash, gjenocidi, dhe çfardo lloj dhune.

I ndihmoftë ata që të rifitojnë dinjitetin, lirinë dhe të drejtat e tyre të dhëna nga Zoti.

Ne lutemi që Allahu t’i udhëzoj në Rrugën a drejtë ata që kanë devijuar nga rruga e Tij.

Urime festa e Fiter Bajramit dhe Zoti i Madhëruar e bëftë këtë Bajram ditë gëzimi për ne dhe muslimanët në mbarë botën. Amin

Imam Shuajb Gerguri

Qendra Islame Shqiptare,

Detroit, MI

21 prill 2023

Filed Under: Opinion

KANCERI I KOLONIT, PARANDALIMI, RRISKU DHE SIMPTOMAT

April 21, 2023 by s p

Dr. Elona Shehi/

Kanceri i Kolonit (zorrës së trashë) është kanceri i dytë me mortalitetin më të lartë në botë. Një në 22 persona do të diagnostikohet me kancer të kolonit përgjatë jetës së tyre. Fillesa e kancerit të kolonit janë polipet ( rritje prekanceroze ) që nisin nga mukoza (shtresa e brendshme e kolonit) dhe që me kalimin e kohës rriten, akumulojnë mutacione dhe transformohen në kancer. Ky proces ndodh ngadalë dhe mendohet që duhen mesatarisht rreth 10 vite që kanceri të zhvillohet. Qëllimi i depistimit për kancerin e kolonit është jo vetëm diagnostikimi i kancerit, por kryesisht diagnostikimi dhe heqja e polipeve përpara se të transformohen në kancer. Rrisku për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë rritet me kalimin e moshën. Kanceri i kolonit po zhvillohet gjithnjë e më shumë ne moshat e reja dhe kjo është arsyeja që në 2021 mosha e fillimit të kolonoscopisë u ul nga 50 në 45 vjeç.

CILËT JANË FAKTORËT E RRISKUT PËR ZHVILLIMIN E KANCERIT TË KOLONIT?

Faktorë të ndryshëm rrisku janë identifikuar si përgjegjës për zhvillimin e kancerit të kolonit. Disa nga faktorët e rriskut janë sindromat gjenetike familjare ( si sindroma Lynch, ose FAP), apo historia familjare pozitive për kancer të kolonit. Personat të cilët kanë një familjar të gradës së parë ma kancer të kolonit ( psh prindërit, vëllezërit/motrat ose fëmijët) kanë një risk dy-fish më të lartë për të zhvilluar kancer. Ky risk është akoma më i lartë në ato raste kur kanceri i kolonit është diagnostikuar para moshës 50 vjeçare, apo kur më shumë se një familjar është i prekur nga kanceri. Por duhet theksuar që pjesa më e madhe e personave të cilët diagnostikonen me kancer, nuk kanë një histori familjare. Faktorë të tjerë risku janë sëmundjet inflamatorë kronike të zorrës së trashë si Koliti Ulcerativ dhe Crohn’s, rrezatimi në zonën e barkut, duhanpirja, përdorimi i alkolit, obesiteti dhe dieta. Dieta luan një rol të shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashes. Në vitin 2015, Organizata Botërore e Shëndetit klasifikoi përdorimin e mishit të proçesuar dhe mishit të kuq si kancerogjenë. Konsumimi i 50 gram mish të proçesuar ( ekuivalent me 2 feta proshutë) në ditë, ose 100 gram mish të kuq në ditë rrit rriskun për të zhvilluar kancer të kolonit me 12%.

CILAT JANË SIMPTOMAT E KANCERIT TË KOLONIT?

Disa nga simptomat e kancerit të zorrës së trashë janë dhimbja e barkut, fryrje e barkut, gjakrrjedhje ose prania a gjakut në feçe , konstipacioni ( kapsllëku) apo dirrhea, renia në peshë, anemia nga mungesa e hekurit. Duhet theksuar që kanceri në fazat e hershme dhe polipet prekancerozë nuk shfaqin asnjë simptomë. Për këtë arsye është e rëndësishme bërja e testeve detektuese për të patur një diagnoze sa më të hershme, kur dhe shancet për kurim janë më të larta.

CILAT JANË TESTET E DISPONUESHME PËR TË DIAGNOSTIKUAR KANCERIN E KOLONIT?

Ekzistojnë një varësi testesh të disponueshmë për detektimin e kancerit të zorrës së trashë. Standarti i artë eshtë kolonoskopia. Nëpërmjet kolonoskopisë mund të shihet drejtpërdrejtë pjesa e brendëshme kolonit dhe të hiqen polipet përpara se të bëhen kancerozë. Kolonoscopia bëhet nga mjekë të specializuar me sedacion ( pa dhimbje).Duhe qënë se mosha e shfaqjes së kancerit të kolonit është ulur në mënyrë të ndjeshme, kolonoskopia e parë rekomandohet të bëhet në moshën 45 vjeç. Për personat që kane histori familjare positive, mosha e rekomanduar për kolonoskopinë e parë ështe 10 vjet me herët se mosha e familjarit në momentin e diagnostikimit me kancer. Një tjetër alternativë është Sigmoidoskopia e cila ekzaminon vetëm pjesën e majtë të kolonit dhe rekomandohet të behet cdo 5 vjet. Ekzistojnë dhe teste të tjera të disponueshme për detektimin e kanceri të kolonit të cilat nuk janë invasive. Gjaku okult në feçe (gFOBT dhe FIT) teston për praninë e gjakut në feçe. Kanceri mund të shkaktojë gjakderrje në sasi të vogël, e cila mund të detektohet nëpërmjet këtij testi. Ndjeshmëria për të detektuar kancer është rreth 80%, dërsa për të detektuar polipe është akoma më e ulët rreth 25-53%. Ky test behet cdo një vit. çdo test postitiv duhet të pasohet nga kolonoskopia. Një tjetër test është FIT-DNA ( ose Cologuard) i cili detekton praninë e gjakut dhe ADN jo normale në feçe. Ky test behët cdo 3 vjet dhe nuk është i përshtashëm për personat që kanë risk to lartë për të zhvilluar kancer. Nëse rezulton positiv, duhet të pasohët nga kolonoskopia. Teste të tjera jo-invazive përfshijnë Kapsulën endoskopike and CT Colografinë. Kapula endoskopike është një kamera e vogël në formën e një pilule, cila fotografon zorrën e trashë dhe jep informacion mbi praninë e kancerit dhe polipeve. CT Colografia është një formë skaneri për zorrën e trashë I cili nëpërmjet një sistemi kompjuterik ndërton mazhe dy dhe tre dimensionale te zorrës së trashë dhe rekomandohet të bëhët cdo 5 vjet.

ÇFARË MUND TË BEJMË PËR TË PARANDALUAR KANCERIN E KOLONIT?

Për të reduktuar rriskun për të zhvilluar kancer të kolonit është e rekomanduar një dietë te pasur me fibra, fruta dhe perime, shmangia e mishit të kuq dhe të procesuar. Gjithashtu rekomandohet shmangia e alkolit dhe duhanit, si dhe aktiviteti fizik dhe ruajtja e një peshe optimale. Gjithashtu është e rëndësishme bërja e kolonoskopisë në moshën 45 vjeçare për të gjithë individët, pavarësisht mungesës së simptomave apo historisë familjare negative për kancer. Kolonoskopia është testi që ka ndjeshmërinë më të lartë për detektimin e kancerit dhe polipeve. Për personat të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor ekzistojnë programe të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë.

Filed Under: Sociale

Mynyr Nazifi dhuroi 1 mijë dollarë për Vatrën

April 20, 2023 by s p

Mynyr Nazifi, kryetari i Këshillit të Teqes Bektashiane Shqiptare në Michigan dhuroi 1 mijë dollarë për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Çdo vit patrioti i shquar z.Nazifi kontribuon për jetëgjatësinë e Vatrës e Diellit. Ky është një akt human e patriotik në mbështetje të historisë së kombit tonë, të identitetit dhe trashëgimisë atdhetare, kulturore, materiale e shpirtërore të shqiptarëve në mërgatën e Amerikës. Mirënjohje të gjithë atyre që japin të ardhura, kohë, mend e gjithçka që i shërben Vatrës e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Federata Vatra dhe gazeta Dielli falenderojnë dhe shprehin mirënjohje për çdo patriot që shpreh mbështetjen dhe bashkohet për të punuar për çështjen kombëtare në mërgatën shqiptare të Amerikës.

Filed Under: Vatra

“Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtet formimin e Kosovës”

April 20, 2023 by s p

Dr. sc. Muharrem Qafleshi/

Bashkautorët e librit dr. sc. Sadik Krasniqi dhe PhD. Besnik Rraci dy intelektual të njohur kosovar vite më parë botuan librin, “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës”, libër ky që pati jehonë të madhe si në vend ashtu edhe në rajon e më gjerë, duke organizuar ekspozita në disa vende evropiane e botërore, andaj u paraqit nevoja imediate për ribotimin e këtij libri, ngase është koha e përkryer për shpërndarjen e këtij libri për të tërhequr një audiencë më të madhe globale, për të mësuar më shumë për personalitetin dhe figurën më markante të shtet formimit të Republikës së Kosovës.
Për çdo lexues është kënaqësi të lexosh këtë libër analitik të plotësuar edhe me mbi 500 fotografi dhe komente të mprehta të autorëve për veprimtarinë e presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb dhe pavarësinë e saj.
Ky libër duhet t’i inkurajojë edhe liderët e sotme politike të Kosovës, që të praktikojnë dhe promovojnë politiken demokratike e vizionare të Ibrahim Rugovës.
Ngase koncepti politik i korifeut të dëshmuar të shqiptarisë na kujton Napolonin, ngase suksesi dhe fama e tij, nuk ishte se kishte më shumë ushtarë nga Lidhja Evropiane, por se në momentin e duhur dinte ku të hidhte forca më shumë.
Edhe presidenti i historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova dinte në çdo moment të vepronte mençur dhe me vizion.
Ai në momentin më të duhur për Kosovën diti të formoj partinë shqiptare në Kosovë, LDK-në, e cila ishte një lëvizje e vërtetë kombëtare për popullin shqiptar të Kosovës.
Në momentin e duhur dr. Rugova kërkoj durimin e popullit të Kosovës, për ta ruajtur atë nga masakrat dhe krimet që përgatitshin nga serbo-sllavet.
Në momentin e duhur diti t’i tregoj botës për masakrat dhe krimet që po bënte Serbia në Kosovë dhe i vuri përballë realitetit faktik e historik të gjithë ata që ishin faktor që do të vendosshin për fatin e shqiptarëve që ishin të robëruar dhe të okupuar nga Serbia.
Për asnjë moment dr. Rugova nuk gaboi dhe atë që e premtonte edhe e realizonte përmes miqve si SHBA-t, Papa Gjon Palin e II dhe shteteve evropiane.
Ai me një zhdërvjelltësi të lindur e të sprovuar politike, me një vizion të shquar intelektual, u prezantua guximshëm para opinionit shqiptar e botëror, me projektin e zgjidhjes së çështjes shqiptare duke kërkuar protektorat ndërkombëtar dhe kjo u realizua.
Projekti politik e strategjik i dr. Ibrahim Rugovës ishte dhe është deri në realizimin e plotë pavarësia e Kosovës.
Mu për këtë dr. Rugova do të mbetet personaliteti më i madh historik i Kosovës.

Recension i librit historik “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës”, i bashkautorëve dr. sc. Sadik Krasniqi dhe PhD. Besnik Rraci.

Filed Under: LETERSI

LUFTA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE NATO-S,NDËRMARRJE E PËRBASHKËT ÇLIRIMTARE

April 20, 2023 by s p

Dr. Albulenë Halili
Instituti Kërkimor “Maks van der Shtul”
Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë/

(Tri teza)

1. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një ndërmarrje çlirimtare

Në studimet bashkëkohore strategjike gjithnjë e më tepër po zënë vend teori të reja të cilat ofrojnë një kuadër të ri që synon t’i analizojë marrëdhëniet themelore të luftës me politikën në përputhje me traditën e Klauzevicit, sipas të cilit, “Lufta është vazhdim i politikës me mjete të dhunës”. Të rimenduarit e marrëdhënies themelore të luftës me politikën dhe përshtatja me teorinë klasike të Klauzevicit mbi logjikën politike të luftës, përbëjnë qasjet më të reja teorike në fushën e këtyre studimeve dhe jo vetëm.
Duke u nisur nga ky kuadër teorik modern, padyshim edhe nga dijet tona, vijmë në përfundim se çdo studim mbi luftën çlirimtare shqiptare të fundshekullit të kaluar, pra luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të fillojë me studimin e logjikës politike të luftës, të cilën e gjejmë te studimi i pararendëses legjitime të saj – Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Kësisoj, filozofia politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të përkufizohet si vijon – çlirimi nga sundimi serb, irredentizmi përmes republikanizimit të Kosovës dhe bashkimi i trojeve shqiptare me shtetin amë, Shqipërinë, si qëllim i fundmë, i mishëruar në betimin e luftëtarit të UÇK-së, ku artikulohej arsyeja përse ai/ajo do të flijonte gjënë më të shtrenjtë e më të shenjtë – jetën.
Në përkufizimin e mësipërm do të veçoja për ta zbërthyer konceptin e çlirimit që është edhe objekt i tezës së parë të kësaj kumtese.
Konceptualizimi i çlirimit rri i dyzuar midis individit dhe kolektives dhe pandashëm me përkufizimin e lirisë si një premisë universale, nga njëra anë dhe shtypjes nga tjetri si mohim i kësaj lirie, nga ana tjetër. Filozofia e çlirimit mbështetet mbi të drejtën natyrore të individit dhe grupit të cilit ai i përket, për të qenë i lirë nga çdo zgjedhë. Premisa e parë e UÇK-së ishte çlirimi i tokave shqiptare nga pushtimi dhe sundimi serb.

2. UÇK-NATO ishin në një aleancë të heshtur për çlirimin e Kosovës

Në vitin 1999, kur fushata bombarduese e NATO-s po vijonte, një zyrtar i lartë perëndimor pati deklaruar se “NATO nuk do të kthehej në një forcë ajrore të UÇK-së”. Por si për ironi të këtij qëndrimi, kjo ndodhi. Shumë shpejt u vërtetua se në rastin e Kosovës një luftë ajrore pa atë tokësore nuk mund të siguronte një fitore. Edhe nëse do të arrihej një e tillë, në rastin më të mirë, do të ishte një fitore e Pirros. Serbët kishin vënë në zbatim operacionin “Patkoi”, një projekt të hollësishëm me synim gjenocidal, që u bë publik në prill në vitit 1999, i cili vijonte ta bënte spastrimin etnik në terren pavarësisht prej sulmeve ajrore të NATO-s, madje me intensitet të lartë e të përshpejtuar.
Kështu, konsensusi i brishtë atlantik filloi të forcohej. Konferenca e Rambujesë dhe roli i Rugovës në të e përforcoi edhe më shumë këtë bindje. Aleatët transatlantikë ishin bindur tashmë se UÇK-ja dhe ajo çfarë përfaqësonte kjo ushtri përbënte forcën dominuese në terren dhe me përkrahjen më të gjerë popullore, ndaj ishte e domosdoshme të bashkëpunohej me të. Për më tepër, gjatë fushatës së bombardimeve fati i popullsisë së mbetur civile ishte i lidhur me atë të UÇK-së. Kështu, ata vendosën për të kontribuar në një riorganizim, riorientim dhe ristrukturim të UÇK-së i cili do të ndodhte padyshim me ndihmën e kuadrove ushtarakë të Shqipërisë.
Pas kësaj kthese lufta për çlirimin e Kosovës u shndërrua në një ndërmarrje të përbashkët çlirimtare UÇK – NATO. Roli i luftëtarëve të UÇK-së në përcaktimin e shënjestrave të bombardimeve ka qenë shumë i rëndësishëm. Por, roli i tyre kryesor ka qenë detyrimi i njësiteve të ushtrisë jugosllave të dilnin në terren të hapur. Këtë e kishte pohuar pas mbarimit të luftës gjenerali amerikan Short, duke thënë se edhe pse NATO nuk ishte aleate zyrtare me UÇK-në, operimi i saj i suksesshëm në terren kishte ndihmuar aeroplanët gjuajtës të mësojnë pozicionet e ushtrisë jugosllave duke mundësuar asgjësimin e tyre.
Një nga studiuesit e njohur të marrëdhënieve transatlantike, Stanley Sloan, lidhur me këtë shkruan: “Ringjallja ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si forca kryesore luftarake e shqiptarëve të Kosovës, luajti një rol vendimtar në shpërfaqjen e njësiteve serbe nga fshehja, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj sulmeve ajrore perëndimore. NATO, në fund, kishte një komponentë të forcës tokësore në strategjinë e saj, edhe nëse ajo u zhvillua në heshtje dhe me gjysmë zemre”. Gjatë kulmit të fushatës ajrore të NATO-s u shqua sidomos një bashkëpunim i madh midis grupeve të njësive të UÇK-së dhe forcave speciale britanike të cilat, në bashkëpunim me gjeneralët amerikanë që drejtuan fushatën bombarduese, janë meritorët e çlirimit të Kosovës. Ndaj me të drejtë historiani i njohur i Ballkanit, James Pettifer, shkruan: “UÇK-ja ishte gjithçka që NATO kishte”.

3. Intervenimi i NATO-s në Kosovë qe një test për të ardhmen e saj

Krerët e lartë të diplomacisë së ShBA-së dhe shteteve evropiane vendosën, më në fund, që përmes mekanizmit të NATO-s ta ndalonin gjenocidin serb mbi popullin shqiptar në Kosovë. Kjo nënkuptonte që Kosova në vitin 1999 kishte kaluar në instancat më të larta të sigurisë botërore. Për Kosovën ky ishte fillimi i zgjidhjes së një procesi 100-vjeçar. Për herë të parë gjatë historisë pesëdhjetëvjeçare të aleancës mbrojtëse NATO përdori forcën e saj ushtarake në një hapësirë jashtë territorit të saj dhe mbi një subjekt ndërkombëtar. Me këtë NATO doli nga doktrina tradicionale e saj si aleancë e cila ishte e përcaktuar të vepronte vetëm në rast sulmi dhe brenda kufijve të saj.
Në rast mosintervenimi në një krizë brenda orbitës së saj, NATO do ta vinte në pikëpyetje vetë ekzistencën e saj si një aleancë e mbrojtjes së paqes dhe demokracisë. Këtë e kishte pohuar dhe senatori Durbin në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan në vitin 1999: “Unë besoj se NATO ka një të ardhme. Unë sigurisht besoj se Amerika ka një të ardhme në udhëheqjen e saj në botë. Ne jemi duke u testuar në Ballkan. Unë dua ta kaloj atë provë kështu që shekulli XXI të jetë një shekull i paqes”.
Pesëdhjetëvjetori i aleancës transatlantike qe një nga çastet më kulminante të historisë së saj të pas Luftës së Ftohtë. I gjithë Samiti i Uashingtonit, ku edhe u rishqyrtua koncepti strategjik dhe drejtimi i saj në mijëvjeçarin e ri, u përshkua nga zhvillimet në hapësirën ajrore ballkanike, për t’i dhënë fund gjenocidit serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Koncepti i ri strategjik, i cili u miratua gjatë këtij samiti, i cili u mbajt një muaj pas fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, përmbante udhëzimet për përgatitjen e aleancës për sfidat e sigurisë, por edhe për mundësitë e shekullit XXI.
Në këndvështrimin global, ndihma e NATO-s për zgjidhjen e krizës në Kosovë luajti rol vendimtar për kthimin e besueshmërisë në këtë organizatë të krijuar për ruajtjen e sigurisë euro-atlantike dhe justifikimin e qellimit të krijimit dhe ekzistencës së saj.
Ndërkaq, parë nën thjerrëzën shqiptare, NATO përmes një aleance të heshtur i ndihmoi UÇK-së për ta përmbushur premisën e parë të filozofisë politike të kësaj ushtrie të hedhur në fillim të kësaj kumtese – atë të çlirimit, duke i hapur rrugë edhe përmbushjes së premisës së dytë, krijimit të një shteti të pavarur të Kosovës, gjë e cila, siç e dimë, u bë më 17 shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Marrë nga libri: “UÇK – vlerë kombëtare”, botim i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Filed Under: Politike Tagged With: Albulene Halili

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1713
  • 1714
  • 1715
  • 1716
  • 1717
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT