Dr. sc. Muharrem Qafleshi/
Bashkautorët e librit dr. sc. Sadik Krasniqi dhe PhD. Besnik Rraci dy intelektual të njohur kosovar vite më parë botuan librin, “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës”, libër ky që pati jehonë të madhe si në vend ashtu edhe në rajon e më gjerë, duke organizuar ekspozita në disa vende evropiane e botërore, andaj u paraqit nevoja imediate për ribotimin e këtij libri, ngase është koha e përkryer për shpërndarjen e këtij libri për të tërhequr një audiencë më të madhe globale, për të mësuar më shumë për personalitetin dhe figurën më markante të shtet formimit të Republikës së Kosovës.
Për çdo lexues është kënaqësi të lexosh këtë libër analitik të plotësuar edhe me mbi 500 fotografi dhe komente të mprehta të autorëve për veprimtarinë e presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb dhe pavarësinë e saj.
Ky libër duhet t’i inkurajojë edhe liderët e sotme politike të Kosovës, që të praktikojnë dhe promovojnë politiken demokratike e vizionare të Ibrahim Rugovës.
Ngase koncepti politik i korifeut të dëshmuar të shqiptarisë na kujton Napolonin, ngase suksesi dhe fama e tij, nuk ishte se kishte më shumë ushtarë nga Lidhja Evropiane, por se në momentin e duhur dinte ku të hidhte forca më shumë.
Edhe presidenti i historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova dinte në çdo moment të vepronte mençur dhe me vizion.
Ai në momentin më të duhur për Kosovën diti të formoj partinë shqiptare në Kosovë, LDK-në, e cila ishte një lëvizje e vërtetë kombëtare për popullin shqiptar të Kosovës.
Në momentin e duhur dr. Rugova kërkoj durimin e popullit të Kosovës, për ta ruajtur atë nga masakrat dhe krimet që përgatitshin nga serbo-sllavet.
Në momentin e duhur diti t’i tregoj botës për masakrat dhe krimet që po bënte Serbia në Kosovë dhe i vuri përballë realitetit faktik e historik të gjithë ata që ishin faktor që do të vendosshin për fatin e shqiptarëve që ishin të robëruar dhe të okupuar nga Serbia.
Për asnjë moment dr. Rugova nuk gaboi dhe atë që e premtonte edhe e realizonte përmes miqve si SHBA-t, Papa Gjon Palin e II dhe shteteve evropiane.
Ai me një zhdërvjelltësi të lindur e të sprovuar politike, me një vizion të shquar intelektual, u prezantua guximshëm para opinionit shqiptar e botëror, me projektin e zgjidhjes së çështjes shqiptare duke kërkuar protektorat ndërkombëtar dhe kjo u realizua.
Projekti politik e strategjik i dr. Ibrahim Rugovës ishte dhe është deri në realizimin e plotë pavarësia e Kosovës.
Mu për këtë dr. Rugova do të mbetet personaliteti më i madh historik i Kosovës.
Recension i librit historik “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës”, i bashkautorëve dr. sc. Sadik Krasniqi dhe PhD. Besnik Rraci.