• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Harresa e frikshme… edhe më tepër, harresa e organizuar

March 20, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Këtu, është e frikshme harresa. Ka një harresë të cilën përsëritshëm e perceptoj se qenka gati në gjendjen e pashmangshme të ajrit. Edhe kur përpiqemi të kujtojmë, dëshmojmë se mund të harrojmë talentueshëm. Milan Kundera diku flet për harresën. E diskuton atë si temë. Ndër të tjera thotë:”…Ky është problem i madh privat i njeriut: vdekja si humbje e vetvetes. Por, çfarë është vetvetja? Shuma e gjithçkaje që ne mbajmë mend. Pra, ajo që na tmerron te vdekja nuk është humbja e së shkuarës. Të harrosh është një formë vdekjeje përherë e pranishme në brendinë e jetës…”Në popujt e vegjël përsëriten shpesh harresat e mëdha. Madje, harresat tronditëse. Jo në gjithë kohësi. Shqiptarët e kësaj kohe harrojnë frikshëm. Ky është një problem që as e kuron kush. Madje, gati si në një roman të pashkruar grotesku, sot në shoqërinë tonë, harresën më shumë duket se e ndihmojnë institucionet. Harresën e shumëfishon përfaqësimi përmes anonimatit. Për këtë arsye Kundera e konsideron faktin se :”…të harrosh është edhe problem i madh i politikës. Kur një fuqi e madhe do t’ia heqë një vendi të vogël ndërgjegjen kombëtare, ajo përdor harresën e organizuar”.Në Shqipërinë tonë ka shtuar provë dhe realitet të frikshëm harresa e organizuar.

Filed Under: ESSE

VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

March 20, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA do të promovojnë librin “Diplomacia Ndërkombëtare dhe Çështja e Kosovës 1997-1999” të historianit Dr. Lulzim Nika më 25 Mars 2023, ditën e Shtunë ora 11 Am në Selinë Qendrore të Federatës Vatra në adresën: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458.

Ftohet komuniteti dhe mediat të marrin pjesë.

Filed Under: LETERSI

NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”

March 20, 2023 by s p

Sokol Paja/

Në Teqenë Bektashiane Shqiptare në Michigan u festua me madhështi festa e Sulltan Novruzit. Qindra bashkatdhetarë në Michigan kremtuan vëllazërisht festën më të rëndësishme të besimit Bektashi, ditëlindjen e Imam Aliut. Nën prezantimin e Genti Metkos, fjalën përshëndetëse të ceremonisë e mbajti z.Mynyr Nazifi, Kryetari i Këshillit të Teqesë i cili në fjalën e tij deklaroi se: “Sot përkujtojmë ditëlindjen e Imam Aliut, festës më të rëndësishme të besimit Bektashi. Gëzuar dhe mirënjohje për të gjithë ju që keni ardhur për të na nderuar sot”. Më pas u kënduan nga Ledi Paparisto Himnet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë dhe u pasua me disa valle tradicionale shqiptare nga djemtë dhe vajzat e talentuara të Ansamblit Artistik Gjergj Kastrioti të udhëhequra nga koreografe Joli Agolli Paparisto. I ftuari i nderit Princ Leka në fjalën e tij theksoi se: “Kjo ditë feste është historike pasi si sot 47 vjet më parë babai im vizitoi Baba Rexhebin”. Princ Leka foli para të pranishmëve për harmoninë ndërfetare në Shqipëri dhe tha se kjo vizitë është edhe për të falenderuar Amerikën që mbrojti Kosovën prej gjenocidit serb. Rreth rëndësisë së festës në komunitet diskutoi dhe Tim Woolley Kryebashkiaku i qytetit Taylor në Michigan.Ceremonia festive vazhdoi me lutjen e Baba Eliton Pashaj kushtuar Imam Aliut dhe u lexua një lutje gjetur në një libër historik në Teqenë e Peshtanit kushtuar mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu. Dervish Hyseni mbajti një përmbledhje në gjuhën angleze të lutjes për të gjithë të pranishmit.Imam Shuaib Gërguri uroi festën dhe shprehu vlerësime për ardhjen e Princ Lekës në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Prof. Frensis Tricks foli rreth rëndësisë së Sulltan Nevruzit në besimin Bektashi dhe u fokusua tek rilindja pranverore e shpirtërore në Bektashizëm. Editori i gazetës Dielli përcolli mesazhin e kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha ku ndër të tjera thuhet: “Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Gëzuar nga zemra festën e begatë e të bekuar të Sulltan Novruzit. Dashuri, paqe, festë, gëzim, lumturi dhe bekime paçi kurdoherë në zemër, shpirt dhe familjet tuaja të nderuara e të bekuara. Perëndia i tejetlartë bekoftë, shenjtëroftë dhe shpërbleftë çdo përpjekje tuajën për të mirën e Atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo festë e shenjtë uroj që të sjellë për ju të gjithë një lindje të re e të fuqishme shpirtërore, fat, sukses e begati familjare. Roli i Komunitetit dhe drejtuesve shqiptarë Bektashianë përbëjnë një vlerë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kombit shqiptar.Shqipëria krenohet me trashëgiminë e shkëlqyer fetare, patriotike e letrare të krijuesve e klerikëve Bektashi. Teqeja Bektashiane Shqiptare në Michigan gëzon respektin dhe vlerësimin maksimal të autoriteteve më të larta të shtetit amerikan e mbarë mërgatës shqiptare të Amerikës. Mirënjohje për punën, përkushtimin, dedikimin dhe angazhimin fetar, patriotik e kombëtar.Gëzuar Sulltan NovruzinZoti ju bekoftëZoti ju shpërbleftë” përfundon mesazhi i kryetarit Elmi Berisha. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA përfaqohej në këtë mbrëmje festive kushtuar Sulltan Novruzit prej Nënkryetarit Alfons Grishaj, Drejtorit të Degëve të Vatrës Mondi Rakaj e shumë vatranëve nga Dega e Michiganit etj. Editori i dhuroi në emrin e Nënkryetarit të Vatrës z.Alfons Grishaj, Baba Eliton Pashajit librin “10 Vjet Mbretëri Shqiptare 1928-1938”. Për kishën Katolike në Michigan përshëndeti Dom Fred Kalaj i cili u fokusua mbi të gjitha te vëllazëria fetare ndër shqiptarë. Mbrëmja festive tradicionale u kthye në një festë të madhe vëllazërore për mbarë komunitetit shqiptar në Michigan të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u ndoq nga Zëri i Amerikës dhe Televizionet lokale shqiptare dhe amerikane në shtetin e Michiganit.

Filed Under: Komunitet

SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.

March 20, 2023 by s p

NEW YORK MË 19 MARS 2023, SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË. VATRA DHUROI 25 MIJË DOLLARË.

Filed Under: Politike

“DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË

March 20, 2023 by s p

Mirditë Ademi Limani mësuese e gjuhës shqipe në Kopenhagen të Danimarkës në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit të Vatrës në New York Sokol Paja, rrëfen organizimin e mësimit shqip në Kopenhagen, sfidat për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar në mërgatën shqiptare të Danimarkës.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË KOPENHAGEN

Së pari dua t’a qartësoj se janë dy mënyra të ndjekjes së mësimit të gjuhës shqipe. E para është në mënyrë institucionale, që mbahet nëpër shkollat fillore të vendit dhe e dyta si aktivitet i kohës së lirë që mbahet nëpër shoqatat shqiptare në Danimarkë. Në të dy rastet pjesëmarrja është vullnetare. Gjithsesi, klasat e gjuhës amtare nëpër shkolla fillore krijohen në qoft se ka interesim të mjaftueshëm nga nxënësit e shkollës përkatëse, në mënyrë që të krijohet një klasë me një numër të konsiderushëm nxënësish. Zakonisht interesimi është shumë i vogël dhe në munges të nxënësve klasat nuk arrijnë të krijohen. Vëtëm në Kopenhagë me rrethinë janë evidentuar mbi 500 nxënës potencial me origjinë shqiptare, që mund ta ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe por vetëm rreth 10 % (50 nxënës) janë të regjistruar dhe ndjekin mësimin plotësues në gjuhën amtare -shqipe. Mësimi i gjuhës shqipe në shoqatat shqiptare u jep mundësi fëmijëve nga e gjithë rrethina e Kopenhagës të jenë pjesë e mësimit, në krahasim me shkollat fillore të vendit që krijojnë klasa vetëm për nxënësit e shkollës së cilës i përkasin. Me këtë shkas ne menduam se ishte e nevojshme që të krijojmë shkollën tonë shqipe brenda shoqatave shqiptare në Danimark për fëmijët që janë të interesuar nga cfardo komune e qytetit dhe të mblidhen të gjithë ata në një vend të vetëm.  “Shkolla Shqipe” tani funksionon ne suazat e Shoqatës Shqiptare “Nerashti” në Ballerup, shoqatë kjo që ekziston që nga vitet ‘90.  Shkolla mbahet nga vullnetar, që gjatë fundjavave bëjnë aktivitete të ndryshme me fëmijët shqiptar të mbledhur bashk nga gjithë rrethina e Kopenhagës. Udhëheqës i shkollës është Nevzat Qamili. Mësuese janë Mirditë Ademi dhe Mireme Qamili. Nevzat Qamili me dekada të tëra ka punuar me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare dhe ka ushtruar me ta në raste festash dhe datash të rëndësishme për shqiptarët. U ka siguruar fëmijëve mundësi për t’u prezentuar me programe kulturore  si përpara publikut shqiptar ashtu edhe atij danez dhe ndërkombëtar. 

SHKOLLA SHQIPE VETËM NË KOPENHAGË DHE ÅLBORG

Sipas informatave ekzistojnë shkolla shqipe vetëm në Kopenhagë dhe Ålborg (1-2 klasë). Motoja jonë është që fëmijët “të kënaqen në shqip”, andaj dhe koha që jemi bashk është një kombinim i zbavitjes dhe mësimit në mënyrë shumë natyrale që vjenë vetvetiu nëpërmjet këngës, poezive, valleve dhe leximit. Si bazë mësimore kemi librat e gjuhës amtare për fëmijë që jetojnë jasht vendlindjes. Qëllimi jonë kryesor është përdorimi i gjuhës shqipe në çfardo nivelesh apo situatash tek fëmijët. Shumë herë ne ju ofrojmë opsione të ndryshme fëmijëve dhe zgjedhim bashk me ta se cfarë do të lexojmë, këndojmë apo vallëzojmë. Në këtë mënyrë ata janë pjesmarrës në vendime dhe i bëjnë orët me shumë qef ngaqë kanë marr pjesë në zgjedhjen e  këngëve apo poezive. Planprogramin e rregullojmë edhe në bazë të psh. eventeve apo datave të rëndësishme historike. Në qoftë se  jemi në prag të ndonjërës fest, flasim për historinë e festës, domethënien, mësojmë këngë e valle që përkojnë me festën etj. 

Prindërit janë shumë bashkëpunues dhe ofrojnë përkrahjen e tyre në çdo mënyrë të mundshme. Prindërit tani kanë një jetë pak më hektike dhe të shpejtë dhe zakonisht zgjedhin të ju flasin fëmijëve në gjuhën daneze në mënyrë që ata t’i kuptojnë, pa nevojë për shpjegime të mëtutjeshme. Gjithësesi, lidhja që kemi ne si popull me vendlindjen është shumë e veçantë, e kemi bartur edhe tek fëmijët. Është e bukur të dëgjosh se edhe fëmijët tanë edhe pse të rritur në një vend të huaj, tregojnë se kush janë dhe nga vijnë  me po aq krenari sa edhe prindërit e tyre. Thirrja e vetme që mund të kem për prindërit është që të flasin më shumë në gjuhën shqipe në shtëpit e tyre dhe t’i shfrytëzojnë mundësit që janë për mësim të gjuhës, si nëpër shkollat fillore të Danimarkës ashtu edhe nëpër shoqatat shqiptare këtu. Nuk do të lija pa përmendur edhe bashkupinimin shumë të ngusht me ambasadën e Shqipërisë, atë të Maqedonisë së Veriut dhe konsulatën e Republikës së Kosovës, që kanë treguar shumë mbështetje në aktivitetet tona dhe na kanë siguruar materiale mësimore. 

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË DANIMARKË 

Kur punon si mësues e kupton se sa impakt të madh mund të kesh në formimin e një fëmiu. 

Nga kjo eksperiencë kam kuptuar se po bëjmë një punë shumë të madhe me fëmijët, duke u’a mbajtur atyre të freskët gjuhën shqipe dhe kulturën tonë nëpërmjet aktiviteteve tona.

Unë gjatë mësimit sigurohem që t’ua shpjegoj cdo histori brenda një vjershe, kënge apo përralle që ata ta kuptojnë thellësisht domethien si nga ana historike ashtu edhe vokabulare. Kështu ata mësojnë për kombin e vet dhe njëkohësisht mësojnë fjalë shqipe që nuk i kanë hasur në përditshmëri. Mendoj se kjo që bëjmë ne është definitivisht një mënyrë shumë e mirë e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe gjuhës tonë amtare ndër gjeneratat e reja. 

Pastaj, e dini sa e bukur është kjo që ne flasim në dialekte dhe secili fëmijë i thotë fjalët në dialektin e vet. Lëre që mësojmë shqip, po mësojmë disa verzione të një fjale të vetme. Është eksperincë shumë e bukur. 

DANEZËT MIRËPRESIN MËSIMIN SHQIP

Për danezët është shumë e rëndësishme të rruhet identiteti kombëtarë dhe ata suprizohen nga impenjimi dhe krenaria që shfaqim ne, kur tregojmë se jemi shqiptarë. Në çdo mbledhje prindërore do të dëgjosh mësuesin që të thot, ne këtu në shkollë flasim danisht kurse ju në shtëpi flisni fëmijëve tuaj në gjuhën tuaj amtare. Është shumë e rëndësishme për kjo për ta. 



HISTORI SHQIPTARËSH TË FAMSHËM E TË SUKSESSHËM NË DANIMARKË

Jam shumë krenare të them se ka shumë shqiptarë në Danimark që kanë kontribuar në shoqërinë daneze, atë shqiptare dhe në nivel botëtor. Do të përmend disa nga emrat dhe u kërkoj ndjesë atyre që nuk do arrijë t’i përmend. -Në shkencë- dr. Lindita Kellezi dhe dr. Liridon Aliti. -Musa Krasniqi, Nexhip Sopa e Ilir Kalo, mjekë të shquar në Danimark

-Polotikë: Mexhait Latifi, Mujë Berisha, Arbresha Useini -Energjetikë: Fitim Kryeziu

-Informatikë: Fatmir Kabashi, Endrit Kola.  -Rene Rexhepi, kuzhinieri me renomme botërore, i restorantit Noma, fitues i çmimit “Best restaurant in the world” në 2010,2011, 2012 dhe 2014. -Eva Kjær, shefe e kuzhinës molekulare dhe në pronësi restorantesh fine dining dhe catering. -Feride Istogu Gillesberg, soprano që solli në jetë 2 albume me këngë të kompozuara nga Lola Aleksi Gjoka, së bashku me një grup artistësh të shquar nga Shqipëria

-Jimilian Ismaili, një artist i ri shqiptarë që është gjithmonë në top charts me këngët e tij të krijuara nga i vëllai, producenti  Besmir Ismaili. Ata kanë shënuar rekord në historikun e muzikës daneze për dëgjueshmërinë e këngëve të tyre. -Artige Ardit(emri artistik), një djalosh, reper shumë i suksesshëm i muzikës daneze, gjithashtu top charter. -Artisti Bajramali Idrizi, i cili ka gdhendur dhe potretizuar figurat e heronjve Adem, Hamëz e Shaban Jashari në një pllakë graniti, vepër kjo e vendosur në muzeun e Jasharve në Prekaz. -Natmir Lura, piktor shumë i talentuar. -Edita Ademi është një talente tjeter në sport,, e cila me shkathtësinë e saj në karate i ka sjellur Danimarkës shumë medalje ndërkombëtare. -Si futbollist janë shquar Riza Durmishi (që luan për kombëtaren daneze) Bajram Fetai, Berat Beçiri e Bardhec Bytyçi e Lirim Qamili. -Besir Zeqiri, aktorë i famshëm i kinematografosë daneze 

-Regjisori Ixhet Lutfiu me filmin “Rrënjët shqiptare…dheu danez”.Filmi i kushtohet historikut 55 vjeçar të shqiptarëve në Danimarkë dhe kontributit të Danimarkës dhe miqve danez ndaj çështjes shqiptare.  Në film pasqyrohet edhe guximi e heroizmi i bashkatdhetarit tonë nga Kaçaniku -z Bekim Çallaku i cili ndërhyn në një rast  dhe mposht një sulmues kriminel danez që kishte sulmuar një grua daneze dhe foshnjen e saj duke e therrur me thikë 21 herë… Ndërhyrje e Bekimit shpëton nga vrasja e sigurt foshnjën dhe nënën e saj, për çka autoritet daneze në vitin 2014 e shpallin Bekimin person i vitit. Këto janë disa nga emrat e suksesshëm shqiptarë në Danimark që kanë kontribuar secili në lëminë e vet, duke e prezentuar kështu popullin shqiptarë si një popull të mirëintegruar në shoqërinë daneze.  Nuk do lija pa përmendur ata të cilët kanë kontribuar, pa kursyer veten për të mbajtur gjallë frymën shqiptare ndër bashkatdhetarët në diasporë, gazetarët Adnan Ali, Ixhet Lutfiu e Ibrahim Xhemaili, që kanë mbajtur gjallë për dekada të tëra radion, “Zëri I Kosovës”. Ky medium, një kohë ka qenë dritarja e vetme e informimit dhe argëtimit për diasporën dhe ka kontribuar në ruajtjen e kulturës shqiptare edhe jashtë kufijve shqiptarë. Një impakt të veçant brenda shoqërisë shqiptare në Danimark kanë pasur edhe gra. “Shoqata e gruas shqiptare” me në krye Emine Aliji, shoqat kjo e sapo formuar. Dhe gra të tjera si Afërdita Orani e Ilirijana Bajraktari, që janë kujdesur për aktivitete dhe festa posaçërisht të dedikuara grave. 

MESAZHI PATRIOTIK PËR MËRGATËN SHQIPTARE NË USA

Mesazhi im për bashkatdhetarët kudo në botë është që të vazdojmë ta duam atdheun ashtu si deri më tani dhe të vazhdojmë ta përçojmë këtë atdhedashuri te gjenaratat në vazhdim. Të vazhdojmë t’a ndihmojmë atdheun dhe të jemi qytetarë shembullor kudo që të jemi, në vendlindje apo vend të huaj. Të investojmë sa më shumë në atdhe dhe të mbajmë premtimin që kemi dhënë kur kemi ikur, se një ditë do të kthehemi.

KUSH ËSHTË MËSUESE MIRDITË ADEMI LIMANI

Jam lindur dhe rritur në Tetovë. Kam studiuar Shkenca të Komunikimit, në fakultetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në përditshmërinë time punoj si përkthyese e gjuhës daneze dhe shqipe. Dhe në vikende punojë si mësuese vullnetare në shkollën shqipe. Nga natyra, gjithmonë më kanë tërhequr gjuhët, kultura dhe komunikimi. Për mua gjithë këto që bëj përbëjnë kënaqësi, ngaqë i bëj me shumë dashuri. Aktivitet të ngjajshme kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Shkolla shqipe për mua është vazhdimi i premtimit për të ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe gjuhën e kulturën e bukur shqiptare. Mësuese Miremja është rritur dhe shkolluar në Danimark. Në përditshmërinë e saj punon si pedagoge mbështetëse me fëmijë të klasave 1-3. Në kërkim të një aktiviteti në gjuhën shqipe për fëmijët e saj, vendosi që të qëndroj me ne dhe të ndihmojë edhe ajo në procesin e mësimit, për shumë fëmijë tjerë të komunitetit shqiptarë. Së bashku, të gjithë, mësues e fëmijë, bëjmë një gjë shumë të bukur bashk. Mësojmë shumëçka nga njëri-tjetri dhe kalojmë një mbasdite të këndshme bashk, nën tinguj të bukur të gjuhës sonë amtare.

Filed Under: Opinion Tagged With: mirdite ademi limani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1765
  • 1766
  • 1767
  • 1768
  • 1769
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT