• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS

March 27, 2023 by s p

Sokol Paja/

Delegacioni zyrtar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA i përbërë nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, Dr. Pashko Camaj, Besim Malota, Dr. Paulin Marku, Paulin Mërnaçaj, Drita Shala dhe Editori i Diellit, zhvilluan një vizitë nderimi dhe respekti në vendin ky prehet At Fan Noli dhe varri memorial i Faik Konicës. Nën kordinimin e kryetarit të Shoqërisë Atdhetare Besa-Besën z.Petrit Alibej, delegacioni i Vatrës i përkujtoi me lule, qirinj e lutje të dy drejtuesit historik të Diellit e Vatrës si personalite të shquara të kombit shqiptar në mërgatën shqiptare të Amerikës. Noli e Konica si veprimtarë, publicistë, diplomatë e shtetar kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme në historinë e kombit tonë. Noli e Konica janë historia, identiteti dhe krenaria e shqiptarëve të Amerikës. Me trashëgiminë e tyre atdhetare, emri i Nolit e Konicës është i gdhendur me gërma të arta në historinë e kombit shqiptar.

Filed Under: Opinion

VATRA BOSTON RIORGANIZOHET

March 27, 2023 by s p

Sokol Paja/

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA filloi zyrtarisht riorganizimin e degës nr.1 të Vatrës në Boston. Dy vëllezër patriotë nga Kosova Albert dhe Mentor Maksutaj morën autorizimin zyrtar nga VATRA për të riorganizuar Degën në shtëpinë ku u themelua VATRA në Boston. At Theofan Koja, rektor i Katedrales Ortodokse Shqiptare, Shën Gjergj deklaroi se do të ndihmojë maksimalisht riorganizimin e degës së Bostonit e cila përveç vlerave historike që mbart është edhe vendi ku u ngjiz ideja kombëtare e bashkimit të shoqërive shqiptare nën umbrellën e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.

Filed Under: Politike

Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York

March 27, 2023 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

Një lajm i mrekullueshem. Kristian Prenga u shpall kampion mbrëmë në New York. Një tjeter shqiptar zot i fatit të tij dhe me fat Shqiperia që e ka. Na gezove shqipe. Një spektakel i vertetë force kurajoje e profesionalizm nga ana e boksierit të shquar mirditor. Mijera zemra ngriti peshe. Emocionuese të shohesh aq flamuj shqiptar bashkë ku secili u ndie fitues. Po kaq nder. Shumë krenar na bëre. Në 00. 3 me oren tonë Kristiani e mundi me KO boksierin amerikanin amerikan Samuel Crossed mbajtes i dy titujve WBA dhe NBA duke u bërë ai vetë tashmë mbajtes i NAB title (North American belt)WBA intercontinental title USA Canada Mexico etj. Ashtu siç e ndoqen shqiptaret në të gjitha kontinentet, ku udhetuan gjatë me tren dhe avion për ti dhënë mbeshtetje mos ti mungojë mirnjohja etike nga shteti shqiptar i cili në këtë rast perfiton në imazh pa harxhuar asgjë. Mirnjohja nuk kushton ajo është shënje e shoqerive të civilizuara. Urime Kampion , Urime Kristian Urime Shqiperi.

🇦🇱
🇺🇸

Filed Under: Sport

SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN

March 25, 2023 by s p

15 vjetori i festimit tradicional, të Ditës se Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Arizona me temën “Natë Shqiptare”: Veshja me kostume popullore. Mbrëmjen e drejtoi me shumë profesionalizëm Znj Rezarta Mataj, e cila uroi mirëseardhjen pjesëmarrëseve përshëndeti mësueset në sallë dhe nënat e reja të vitit 2022-2023. Ju dhurua nga një trëndafil I bardhë. Grupi artistik Rezi, Merita, Albana, Kostandina, Valbona, Elonia, nën udhëheqjen e profesoreshës së pianos Albana Kapedani, me punën palodhur 2-3 mujore na dhanë emocione me kolazhin e përgatitur me këngë nga të gjitha trevat arbërore duke filluar me këngën e Moresë, kënga e Pavarësinë së Dardanisë, kënga e Hajredin Pashës, Shkodra, Tirana, Korça, Vlora. Grupi artistik dhe tre bukuroshet Xhesina, Rina e Vlera kërcyen valle me motive të krahinave të ndryshme të Arbërisë. Atmosferën festive në këtë 15 vjetor të 7-8 Marsit e zbukuroi dhe më shumë dekorimet me shumë elegancë nga Doriana dhe Valbona. Shumë Faleminderit për punën tuaj të palodhur në ndihmë të komuniteti shqiptar në Arizona. Në skenë u ftuan të gjitha ato pjesëmarrëse që kishin veshur kostume popullore. Veshjet popullore një ekspozitë e vërtetë e artit popullor, të cilat kanë ruajtur traditën tonë shqiptare dhe identitetin tonë kombëtar nëpër shekuj! E mahnitshme larmia dhe kombinimi i ngjyrave dhe detajeve.Nga e majta në të djathtë:Rezi- Veshje e Kosovës, por e veshim edhe nuset e Kukësit. Veshja e veshur në dasmën e saj! Tana- Veshje e Zerqanit, për shume kohë ka qenë veshje e preferuar e Ansamblit Kombëtar që përfaqësonte Shqipërinë jashtë vendit, duke qenë më e shkurtër se xhubleta, ndihmonte kercimin. Gjithashtu shumë autoktone. Qasha është e kuqe me gajtane të zi për vajzat e nuset, dhe e zezë me gajtane të kuq për gratë. Marcy- Veshje e Shqipërisë së Mesme- Kruja. E veshur në dasmën e saj! Sherije- Veshje nga Drenica, DardaniaArdjana – veshje për nuse Mirditore, rrethi i Mirdites. Bleta- Veshje E DardanisëVioleta-veshje për nuse MirditoreMerita- Veshje e TiranësVeshje e Malit të ZiNurije- Veshje e Tironës e punuar nga e motra, Midja, vetëm për këtë festë. Lena- Veshje moderne e PrizrenitElonia- Veshje qytetare e Shqipërisë së Mesme. Karakteristikë e këtyre veshjeve është punimi me fije ari- filigram. Një jelek do gati 1 muaj punë të përfundojë, pasi punohet me fije ari dhe kërkon delikatesë në punim e passion! Krenar për traditën tonë!Në emër të Shkollës shqipe Doriana Pëllumbi I dhuroi një tufë me lule në shenjë mirënjohje pa fund për punën e palodhur të mësueses veterane, znj. Fiqirete Zela, për misionin fisnik, në mbajtjen gjallë të gjuhës e kulturës shqipe në komunitetin e Arizonës.Falenderojmë DJ Muratin për atmosferën festive të krijuar me muzikë nga të gjitha trevat arbërore! Gjithashtu një falenderim të veçantë per të gjithë ato familje që bënë dhurime në vlera monetare në festë, me Zelle apo me dhurim biletash.Mbrëmjen e bëri dhe më të larmishme dhe ekspozita fotografike me foto nga aktivitetet e shoqatës në këto 15 vite. Në llotarinë e organizuar ishin 3 dhurata të përgatitura nga Shoqata si dhe u bë promovimi i dy bizneseve shqiptare Rena roots dhe Alb Tv RENA ROOTS -“ Albanian immortal serumJemi të nderuar që jemi pjesë e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane të Arizonës në SHBA. Ne u argëtuam shumë duke festuar gratë e forta dhe të bukura, të gjitha duke mbajtur histori frymëzuese dhe fuqizuese. Ne ishim të nderuara të festojmë bukurinë e grave shqiptare përmes Serumit tonë Immortelle Shqiptar. Ne bëjmë kujdesin e lëkurës që fuqizon gratë çdo ditë – si prodhuesit tonë ashtu edhe konsumatorët tanë!! Nëpërmjet ritualeve të përditshme dhe hapave të vegjël ne të gjithë mund të bëjmë ndryshimin kur punojmë së bashku!” RENA ROOTSWe are honored to be part of the Albanian-American Women Association of Arizona in the USA. We had so much fun celebrating strong and beautiful women, all holding inspiring and empowering stories. We were honored to share ours – celebrating the beauty of Albanian women through our Albanian Immortelle Serum. We make skincare that empowers women every day – both our harvesters and our consumers!! Through daily rituals and small steps we can all make a difference when we act together!”RENA ROOTSKompania TvAlb e pogrameve shqiptare- 6 muaj falas abonim.Shumë faleminderit grupi organizator Rezarta, Doriana, Valbona, Bleta, Kostandina, Zamira, Elonia për organizimin dhe krijimin e atmosferës festive me rastin e 15 vjetorit të festimit të ditës së Mësuesit dhe të Nënës. Grupi artistik Rezi, Merita, Albana, Kostandina, Valbona, Elonia,Gjithashtu falenderojmë edhe familjet tuaja!Fëmijët tuaj kanë nevojë për ju dhe ju gjetët kohë për të na ndihmuar! Ju duam shumë !Motoja jonë Together we can go far! Së bashku mund të shkojmë larg!Dhe momentet e bukura janë kapur nga fotografi Mariol Rama.

Filed Under: Reportazh

“24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !

March 25, 2023 by s p

Gjeneral ® Piro AHMETAJ:

Data 24 Mars, simbolizon përvjetorin e njē ngarje, të skalitur dhe shenjtëruar me merit në memorien e historisē sonë kombëtare !Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999, misionari i paqes, Ambasadori Amerikan Richard Holbrooke, u kthye nga Beogradi në Bruksel, “fatmirësisht i dështuar” në përpjekjen e fundit diplomatike të perëndimit për të evituar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.Ditën tjetër, 24 Mars 1999, fix 24 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s për herë të parë u angazhuan në një luftë historike “jashtë artikullit 5”, dhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit (OKB-së) duke e legjetimuar njëkohësisht NATO-n si “Aleancën e lirisë dhe të besimit te vlerat demkratike” në mbarëbotën!E parë kështu, 24 Marsi 1999, jo vetëm simbolizon përvjetorin e një ngarje të shënuar në memorien historike por gjithashtu edhe meriton të skalitet edhe si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj fuqise ushtarake Aleancës Transatlantike (USA/NATO) si dhe vlerave Perendimore!Për më tepër, që kjo datë-gjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës së Perëndimit për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi por megjithë përpëlitjet e Ariut-Polar/Rusisë, kjo datë ndryshoi përjetësisht hartën gjeopolitike të Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar. Nga ana tjetër, duhet ta përsërisim se kjo ngjarje mbetet pa asnjē mëdyshje dhe një datë e përuljes kombëtare ndaj të rënëve/Dëshmorëve si dhe e nderimit më të thellë ndaj sakrificave tē papërshkruara për liri dhe pavarësi të luftëtarëve dhe popullit të Kosovës. Në shtesë, duke e lexuar këtë ngjarje në rrethanat aktuale, 24 Marsi mbetet një gjarje me mesazhe shprese për fundin e turpshëm të pushtuesve gjakatarë në Ukrainë por edhe që: “Rusia – Putiniste do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!Në përmbledhje, 24 Marsi jo vetëm që mbetet një ngjarje e lavdishme për Kosovën por edhe një datë për të na kujtuar Ne si Komb, që Aleanca Transatlantike (/NATO) e meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët.* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO, Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut, Anetare i Bordit te Istrael House, si dhe Ish:Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1768
  • 1769
  • 1770
  • 1771
  • 1772
  • …
  • 2793
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË
  • Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations
  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë
  • PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE
  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT