
15 vjetori i festimit tradicional, të Ditës se Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Arizona me temën “Natë Shqiptare”: Veshja me kostume popullore. Mbrëmjen e drejtoi me shumë profesionalizëm Znj Rezarta Mataj, e cila uroi mirëseardhjen pjesëmarrëseve përshëndeti mësueset në sallë dhe nënat e reja të vitit 2022-2023. Ju dhurua nga një trëndafil I bardhë. Grupi artistik Rezi, Merita, Albana, Kostandina, Valbona, Elonia, nën udhëheqjen e profesoreshës së pianos Albana Kapedani, me punën palodhur 2-3 mujore na dhanë emocione me kolazhin e përgatitur me këngë nga të gjitha trevat arbërore duke filluar me këngën e Moresë, kënga e Pavarësinë së Dardanisë, kënga e Hajredin Pashës, Shkodra, Tirana, Korça, Vlora. Grupi artistik dhe tre bukuroshet Xhesina, Rina e Vlera kërcyen valle me motive të krahinave të ndryshme të Arbërisë. Atmosferën festive në këtë 15 vjetor të 7-8 Marsit e zbukuroi dhe më shumë dekorimet me shumë elegancë nga Doriana dhe Valbona. Shumë Faleminderit për punën tuaj të palodhur në ndihmë të komuniteti shqiptar në Arizona. Në skenë u ftuan të gjitha ato pjesëmarrëse që kishin veshur kostume popullore. Veshjet popullore një ekspozitë e vërtetë e artit popullor, të cilat kanë ruajtur traditën tonë shqiptare dhe identitetin tonë kombëtar nëpër shekuj! E mahnitshme larmia dhe kombinimi i ngjyrave dhe detajeve.Nga e majta në të djathtë:Rezi- Veshje e Kosovës, por e veshim edhe nuset e Kukësit. Veshja e veshur në dasmën e saj! Tana- Veshje e Zerqanit, për shume kohë ka qenë veshje e preferuar e Ansamblit Kombëtar që përfaqësonte Shqipërinë jashtë vendit, duke qenë më e shkurtër se xhubleta, ndihmonte kercimin. Gjithashtu shumë autoktone. Qasha është e kuqe me gajtane të zi për vajzat e nuset, dhe e zezë me gajtane të kuq për gratë. Marcy- Veshje e Shqipërisë së Mesme- Kruja. E veshur në dasmën e saj! Sherije- Veshje nga Drenica, DardaniaArdjana – veshje për nuse Mirditore, rrethi i Mirdites. Bleta- Veshje E DardanisëVioleta-veshje për nuse MirditoreMerita- Veshje e TiranësVeshje e Malit të ZiNurije- Veshje e Tironës e punuar nga e motra, Midja, vetëm për këtë festë. Lena- Veshje moderne e PrizrenitElonia- Veshje qytetare e Shqipërisë së Mesme. Karakteristikë e këtyre veshjeve është punimi me fije ari- filigram. Një jelek do gati 1 muaj punë të përfundojë, pasi punohet me fije ari dhe kërkon delikatesë në punim e passion! Krenar për traditën tonë!Në emër të Shkollës shqipe Doriana Pëllumbi I dhuroi një tufë me lule në shenjë mirënjohje pa fund për punën e palodhur të mësueses veterane, znj. Fiqirete Zela, për misionin fisnik, në mbajtjen gjallë të gjuhës e kulturës shqipe në komunitetin e Arizonës.Falenderojmë DJ Muratin për atmosferën festive të krijuar me muzikë nga të gjitha trevat arbërore! Gjithashtu një falenderim të veçantë per të gjithë ato familje që bënë dhurime në vlera monetare në festë, me Zelle apo me dhurim biletash.Mbrëmjen e bëri dhe më të larmishme dhe ekspozita fotografike me foto nga aktivitetet e shoqatës në këto 15 vite. Në llotarinë e organizuar ishin 3 dhurata të përgatitura nga Shoqata si dhe u bë promovimi i dy bizneseve shqiptare Rena roots dhe Alb Tv RENA ROOTS -“ Albanian immortal serumJemi të nderuar që jemi pjesë e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane të Arizonës në SHBA. Ne u argëtuam shumë duke festuar gratë e forta dhe të bukura, të gjitha duke mbajtur histori frymëzuese dhe fuqizuese. Ne ishim të nderuara të festojmë bukurinë e grave shqiptare përmes Serumit tonë Immortelle Shqiptar. Ne bëjmë kujdesin e lëkurës që fuqizon gratë çdo ditë – si prodhuesit tonë ashtu edhe konsumatorët tanë!! Nëpërmjet ritualeve të përditshme dhe hapave të vegjël ne të gjithë mund të bëjmë ndryshimin kur punojmë së bashku!” RENA ROOTSWe are honored to be part of the Albanian-American Women Association of Arizona in the USA. We had so much fun celebrating strong and beautiful women, all holding inspiring and empowering stories. We were honored to share ours – celebrating the beauty of Albanian women through our Albanian Immortelle Serum. We make skincare that empowers women every day – both our harvesters and our consumers!! Through daily rituals and small steps we can all make a difference when we act together!”RENA ROOTSKompania TvAlb e pogrameve shqiptare- 6 muaj falas abonim.Shumë faleminderit grupi organizator Rezarta, Doriana, Valbona, Bleta, Kostandina, Zamira, Elonia për organizimin dhe krijimin e atmosferës festive me rastin e 15 vjetorit të festimit të ditës së Mësuesit dhe të Nënës. Grupi artistik Rezi, Merita, Albana, Kostandina, Valbona, Elonia,Gjithashtu falenderojmë edhe familjet tuaja!Fëmijët tuaj kanë nevojë për ju dhe ju gjetët kohë për të na ndihmuar! Ju duam shumë !Motoja jonë Together we can go far! Së bashku mund të shkojmë larg!Dhe momentet e bukura janë kapur nga fotografi Mariol Rama.