
Fillimi i vitit të ri shkollor sjell gjithmonë emocione të veçanta. Në veçanti, fillestarët, të cilët për herë tëparë shkelin në bankat shkollore, përjetojnë një ditë të paharrueshme. Në sytë e tyre ka kureshtje,gëzim e pak pasiguri, ndërsa pas tyre qëndrojnë prindërit, të emocionuar e krenarë për hapin e parë tëfëmijëve të tyre. Për disa prej tyre ka edhe lot ndarjeje. Dora e nënës apo e babait, që lëshohet ngadalë në derën eklasës, është një moment i vogël, por shumë domethënës. Aty fillon një rrugëtim i ri – rrugëtimi drejtdijes, shoqërisë, pavarësisë dhe ëndrrave.
Por viti i ri shkollor nuk sjell vetëm gëzim. Ai sjell edhe dëshira, përgjegjësi dhe sfida, si për nxënësit,ashtu edhe për prindërit dhe mësimdhënësit.
Tekstet shkollore dhe mbështetja për nxënësit
Një ndihmë e rëndësishme për familjet është sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit e arsimit fillornga Ministria e Arsimit. Ndërsa në arsimin e mesëm, veçanërisht në gjimnaz, familjet përballen meshpenzime më të mëdha për tekstet dhe materialet shkollore.
Një mbështetje e veçantë është edhe vendimi i Komunës së Tuzit për t’u dhuruar nga 100 eurofillestarëve. Ky është një gjest që meriton falënderim, sepse ndihmon familjet në përballimin eshpenzimeve të fillimit të shkollës dhe përcjell një mesazh se fëmijët dhe arsimi janë një investim ipërbashkët i familjes dhe i komunitetit.
Arsimi parashkollor në Malësi
Parashkollorja “Nënë Tereza” në Tuz është një institucion i rëndësishëm për edukimin e hershëm tëfëmijëve dhe zhvillon mësimin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën zyrtare. Ajo ka edhe njësitë e saj nëDinoshë dhe Triesh.
Në Sukruq funksionon parashkollorja katolike “Nënë Tereza”, e cila është një tjetër mundësi erëndësishme për edukimin parashkollor të fëmijëve të kësaj zone.
Në Tuz vepron edhe kopshti islam.
Në përgjithësi, mund të vërehet një dallim ndërmjet zonave urbane dhe atyre rurale: kopshtet në zonaturbane kanë goxha fëmijë, ndërsa në zonat rurale numri i tyre është dukshëm më i vogël.
Rënia e natalitetit dhe ndryshimet demografike ndikojnë drejtpërdrejt edhe në numrin e fëmijëve nëbankat shkollore.2
Shkollat fillore të Malësisë
Shkolla qendrore fillore e Malësisë është SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, e cila ka mbi 1.000 nxënës dhemësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën zyrtare.
Ajo ka edhe paralelet e saj në:
Vuksanlekaj
Sukruq
Milesh
SHF “29 Nëntori” në Dinoshë, me paralelet e saj në:
Priftën
Kshevë
SHF “Bashkimi” në Hot, me paralelen e saj në Drume të Epërme.
SHF “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triesh, me paralelet e saj në:
Rudinë
Cem të Trieshit
Këto shkolla nuk janë vetëm institucione arsimore. Ato janë vatra të dijes, kulturës, gjuhës dheidentitetit të vendbanimeve tona.
Sidomos në zonat malore, ku numri i fëmijëve është i vogël, paralelet e shpërndara dhe aneksetpërballen me sfida të mëdha. Një klasë me pak nxënës mund të duket e vogël në numër, por për njëfshat ajo mund të jetë shpresa për të mos mbetur pa shkollë, pa fëmijë dhe pa jetë.
Sfida e ruajtjes së mësimit në gjuhën shqipe
Një ndër sfidat që duhet ta shqetësojë shoqërinë tonë është edhe rënia e numrit të nxënësve që ndjekinmësimin në gjuhën shqipe.
Në këtë dukuri ndikojnë disa faktorë demografikë e shoqërorë: rënia e natalitetit, shpërnguljet, poredhe martesat e përziera me persona të kombësive të tjera, të cilat në disa raste ndikojnë në zgjedhjene gjuhës së mësimit për fëmijët.
Ruajtja e mësimit në gjuhën shqipe është një përgjegjësi e përbashkët e familjes, shkollës,institucioneve dhe gjithë komunitetit.
Një sfidë tjetër është sigurimi i kuadrit profesional. Në përgjithësi, shumica e lëndëve janë të mbuluarame kuadër profesional, por nevoja dhe vështirësi paraqiten veçanërisht në Matematikë dhe në lëndëtnatyrore.
Vështirësitë në arsimimin në gjuhën shqipe
Nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe përballen me vështirësi edhe në tekstet mësimore, veçanërisht në tekstet letrare, të cilat janë të përkthyera nga gjuha zyrtare. Përkthimet në disa raste nuk janë adekuate dhe përmbajnë gabime gjuhësore e terminologjike, të cilat mund ta vështirësojnë kuptimin e përmbajtjes nga nxënësit.
Këto mangësi në përkthim përcillen edhe në testet eksternе, të cilat janë të domosdoshme në përfundim të shkollës fillore dhe të mesme. Për këtë arsye, si staf pedagogjik, sa herë që na jepet mundësia, theksojmë nevojën që këto çështje të përmirësohen në të ardhmen, në mënyrë që nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe të kenë kushte të barabarta dhe materiale mësimore të përkthyera saktë, qartë dhe në mënyrë profesionale.
Shkolla e mesme në Tuz
Shkolla e Mesme e Përzier “25 Maji” në Tuz është institucioni kryesor i arsimit të mesëm në Komunëne Tuzit.3
Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën zyrtare. Shkolla përfshin gjimnazin e përgjithshëmdhe drejtime profesionale.
Edhe në arsimin e mesëm mbetet e rëndësishme ruajtja dhe forcimi i mësimit në gjuhën shqipe, si dhesigurimi i kuadrit profesional për të gjitha lëndët.
Shkolla e Mesme Fetare “Mehmed Fatih”
Shkolla e Mesme Fetare “Mehmed Fatih” në Tuz zhvillon mësimin në gjuhën shqipe dhe në gjuhënzyrtare.
Ajo është një shkollë fetare që u ofron nxënësve mundësinë e arsimimit dhe edukimit në përputhje meprogramin e saj.
Arsimi – investimi më i madh për Malësinë
Fillimi i një viti të ri shkollor është më shumë se një datë në kalendar.
Është momenti kur klasat mbushen përsëri me zëra fëmijësh, korridoret me hapa të vegjël e tëmëdhenj dhe bankat me ëndrra të reja.
Udhëheqësve të institucioneve arsimore u urojmë punë të mbarë, përgjegjësi dhe vizion, sepse njëshkollë e mirë fillon nga një udhëheqje që e vendos nxënësin në qendër.
Trupit arsimor – mësuesve, arsimtarëve, profesorëve dhe të gjithë punonjësve të arsimit – u urojmëdurim, shëndet dhe suksese. Sepse mësuesi nuk përcjell vetëm dije; ai ndërton karakter, ushqen ëndrradhe ndez dritën e së ardhmes.
Prindërve u urojmë bashkëpunim të mirë me shkollën dhe besim te mësuesit.
Ndërsa nxënësve tanë u themi:
“Mësoni sot, sepse dija është çelësi që hap dyert e së nesërmes.”
“Mos kini frikë nga vështirësitë – çdo gabim është një hap drejt suksesit.”
“Ruajeni gjuhën, kulturën dhe traditën tuaj, sepse ato janë pjesë e identitetit që ju përcillet brez pasbrezi.”
Dhe mbi të gjitha, ta ruajmë shkollën në çdo vendbanim të Malësisë, sepse aty ku ka shkollë, ka fëmijë;aty ku ka fëmijë, ka shpresë; dhe aty ku ka shpresë, ka të ardhme.
Suksese në vitin e ri shkollor 2026/27!
Udhëheqësve, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve ,një vit të mbarë, me shumë dije,punë, mirësi dhe rezultate!
Valbona Gojçaj Gjokaj
Foto: telegraf.al