• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Maya Aliçkaj: Koha është vlerësimi më i mirë i çdo gjëje

December 2, 2022 by s p

Intervistë me këngëtaren Maya Aliçkaj.

Intervistoi: Armend Preteni

Ashtu siç e ka edhe emrin këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya Aliçkaj ka pasur fatin e bardhë në rrugën e këngës krahas talentit dhe punës së zellshme ndër vite.

Në opusin e saj Maya numron disa albume si: “Lege- Lege”, “Guri i rëndë në vend të vetë”, “Baba me zemër të madhe”, “Djalë shqiptar” e shumë këngë tjera solo e bashkëpunime që e bëjnë atë një artiste të veçantë e cila nuk i harron vlerat e tabanit të origjinës vlonjate.

Si rallë herë në një intervistë këngëtarja Maya Aliçkaj përgjigjet në pyetjet e gazetarit Armend Preteni, rreth jetës dhe karrierës të cilat ju ftoj t’i lexoni në vijim…

“Këngë Tabani” mban titullin kënga e fundit që keni publikuar, sa jeni ndarë e kënaqur me finalizimin e projektit dhe si e mirëpriti publiku juaj besnik?

Maya Aliçkaj: E kam titulluar “Këngë Tabani” jo më kot, pasi në përgjithësi muzika ime është këngë popullore tabani por këto janë pak më tipike dhe kisha një kohë relativisht të gjatë që për publikun tim besnik nuk kisha sjell në treg ndonjë nga këto këngë fikse të tabanit. Për këtë arsye e titullova “Këngë Tabani” dhe fatmirësisht ka kaluar shumë mirë gjithqka. Jam shumë e kënaqur me realizimin së pari të audios dhe shumë e kënaqur gjithashtu me realizimin e videoklipit dhe me këtë rast falenderoj bashkëpuntorët e mi Genc Malaj të audios-kompozitorin dhe Edlira Bahollin regjisoren e videoklipit. Kënga është mirëpritur vërtetë shumë mirë nga publiku. Ato klikimet në Youtube janë një tregues por unë nuk është se e ndihmoj këngën në financë dhe gjëra tjera unë e lë të lirë pa e ndihmuar në reklamë etj. Në çdo koncert që shkoj këngën e këndojnë të gjithë dhe është shumë e pëlqyer.

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Maya Aliçkaj: Në fukarallëk por ne si fëmijë nuk është se e ndjenim shumë atë pasi ushqimi më i mirë për fëmijën është dashuria dhe unë e kisha pa masë nga familja ime dhe nga të afërmit. Isha dhe fëmija i fundit dhe për këtë arsye isha pakë më e përkdhelur nga të tjerët. Andaj gjithqka e kujtoj me nostalgji por do të veqoja një moment që ka lidhje me profesionin tim: Isha shumë e vogël, pa vajtur në shkollë normal dhe mblidhja fëmijët para shtëpisë time në një arë ku mbillej grurë tanimë ishte korrur gruri. Derisa unë i vija fëmijët si spekatorë atje, improvizoja një mikrofon dhe dilja këndoja para tyre dhe bëja një spektakël tamam naiv të fëmijëve. Kjo më kujtohet për momentin.

A do të dëshironi që edhe djali juaj Jonas ta vazhdonte rrugën e nënës dhe të bëhej një artist në të ardhmen?

Maya Aliçkaj: Në të vëtetë më pëlqen arti, natyrisht skena është shtëpia ime andaj gjërat e bukura që përjetojmë natyrisht dëshiron t’i shikosh edhe te fëmija yt. Duke qenë se unë artin e dashuroj kaq shumë dhe kam marr kaq shumë emocione pozitive qoftë nga teatri qoftë nga kënga do të doja që dhe djali im Jonas të bëhej në artist por, por e them se kjo është thjesht një dëshirë, nuk do isha kurrë posesive që djali të bëhej pajtjetër artist, nëse ai do ta ketë dëshirën dhe talentin normal do ta ndihmoja.

A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Maya Aliçkaj: Po më ka ndodhur natyrisht që kam kthyer këngë të cilat kam menduar se nuk më janë përshtatur mua madje kam kthyer edhe këngë të cilat i kemi punuar por nuk më është mbushur mendja që do ishin shumë të pëlqyera për publikun andaj edhe i kam lënë përgjysmë.

A jeni vaksinuar kundër Covid-19 dhe a besoni se viti 2022 do jetë fundi i pandemisë COVID-19 dhe varianteve të saj?

Maya Aliçkaj: Jam vaksinuar në të vërtetë për domosdoshmëri.Nuk doja të vaksinohesha sepse gjatë gjithë kohës së Covid-19, faliminderit Zotit unë nuk u infektova asnjëherë nga ky virus por kur kisha një turne në Amerikë, ishte domosdoshmëri që unë të hyja në tokën amerikane e vaksinuar. Përndryshe që të mos futem më gjatë në shtjellimin e kësaj çështje sepse është relative nuk isha shumë e interesuar për ta marr vaksinën

Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Maya Aliçkaj: Për hirë të së vërtetës provokimet janë bërë në modë por unë kam tjetër rrugë. Unë në skenë përcjell te publiku im emocionin, energjinë time, dërgoj atë që përjetoj unë dhe këtë e kam edhe të lindur edhe të mësuar në Akademinë e Arteve që atë emocionin që përjetojmë në një këngë apo në një rol duhet ta përçojmë tek publiku dhe kjo ka qenë dhe është motoja ime, shpirtin çoj unë tek njerëzit. Pra tek unë nuk është puna e provokimit por për disa artistë ja që luan rol. Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm skena por edhe bota virtuale.

Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Maya Aliçkaj: Unë në vërtetë kam disa preferenca dhe jam në rrugë për t’i bërë këto bashkëpunime por pasi që unë jam pak supersicioze nuk do t’i them emrat tani. Për ato bashkëpunime që kam bërë ju i dini, janë këngëtarët më tipikë të estardës shqiptare si bilbili i jugut Petrit Lulo dhe bilbili i veriut Fatmira Breçani.

Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Maya Aliçkaj: Për mendimin tim muzika shqipe sot ka shumë evolim, ka shumë përparime por ka edhe shumë abuzime do të thoja. Natyrisht përkrah përparimeve dhe abuzimeve edhe kjo është një temë që duhet të flisja një ditë të tërë ndoshta për të treguar vërtetë mendimin tim për arsye se gjëja e parë që duhet të ketë këngëtari është zëri, thojnë italianët tre cilësi duhet të ketë një këngëtar zë, zë dhe vetëm zë andaj duke mos e pasur këtë dhunti disa po bëhen shumë të suksesshëm për shumë arsye të tjera por jo për atë që duhet e kjo është për të ardhur keq më të vërtetë por ndoshta koha është vlerësimi më i mirë i çdo gjëje dhe shpresoj që dalë-ngadalë këngëtarët ta bëjnë punën e këngëtarit dhe jo çdokush të bëhet këngëtar.

Cila është motoja që Maya Aliçkaj përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Maya Aliçkaj: Motoja ime është falni dashuri për njëri-tjetrin, të jetojmë në harmoni dhe kjo nuk është një gjë shumë e vështirë, në të vërtetë është gjëja më e thjeshtë për mendimin tim dhe për shpirtin tim. Nëse falni dashuri ajo ka brenda edhe sakrificën në çdo lloj mardhënie, andaj jeton më bukur duke falur dashuri.

Filed Under: Kulture Tagged With: maya alickaj

E nesërmja si rrënjë, studentët shqiptarë-zanafilla e një misioni

December 1, 2022 by s p

Arjeta Ferlushkaj Kotrri
New York, Nëntor 2022/

Ndërkohë që shumë nga shoqatat shqiptare, por jo vetëm, kërkojnë që “programin” e tyre të punës ta kenë sa më gjithëpërfshirës, shoqata “Malësia e Madhe” në New York fokusohet në dy shtylla kryesore: studentët dhe individët/institucionet në nevojë.
Në një bisedë me kryetarin aktual të shoqatës “Malësia e Madhe”, z. Shaqir Gjokaj, ne mund të kuptojmë se me sa devotshmëri, besnikëri dhe qëndrueshmëri në parime funksionon kjo shoqatë që ka mbushur 28 vite tashmë. Sipas z.Gjokaj, nuk vlerësohet vetëm numri i viteve që ke si anëtar i kësaj shoqate por më shumë ka rëndësi respektimi i kodeve etike e morale, besueshmëria dhe përshtatshmëria, si dhe vullneti i mirë për ta çuar para misionin e shoqatës.
Shaqir Gjokaj ka lindur në Milesh, është arsimuar në Tuz ndërsa studimet për Shkenca Politike i ka vazhduar në Slloveni. Ai jeton në Amerikë që nga viti 1984. Sa i takon përbërjes së shoqatës, të gjithë anëtarët kanë lidhje me Malësinë. Ka anëtarë që vijnë nga Malësia por ka edhe anëtarë që nuk kanë lindur në Malësi por që janë krenarë për prejardhjen e tyre. Nuk ka në këtë shoqatë anëtarë që nuk i përkasin Malësisë.
Kur e pyetëm z. Gjokaj se si funksionon kjo shoqatë, ai na tregoi se: “Ne punojmë me objektiva të qarta. Ne funksionojmë përmes dy hallkave kryesore: donatorët dhe shtresat në nevojë. Donatorët kanë besim të plotë në kryesinë e shoqatës dhe ne vetëm zgjedhim mënyrën dhe personat/familjet apo organizatat/institucionet (p.sh. shkollat në Malësi, etj.) që kanë nevojë për atë ndihmë. Çdo kërkesë dhe çdo përgjigje ndaj kësaj kërkese shqyrtohet nga Bordi Drejtues dhe pastaj merren vendime.”
Ndër aktivitetet/angazhimet më të rëndësishme të shoqatës “Malësia e Madhe” në NY përmendim: ndarja e bursave për studentët në Malësi, e cila bëhet një herë në vit; aktiviteti i përvitshëm me rastin e Kryengritjes së Malësisë; fushata për mbledhjen e fondeve të nevojshme për çështje të rëndësishme; takime me zyrtarë e politikanë për çështje kombëtare dhe sociale, me vëmendje të posaçme tek Kosova dhe komuniteti shqiptar në Malësi, etj. Me përgjegjësi dhe seriozitet merret nga shoqata edhe organizimi për celebrimet e festave të ndryshme kombëtare që bëhen në bashkëpunim me shoqatat e tjera që veprojnë në SHBA.
Mirënjohja dhe nderimi i të parëve është një virtyt që shqiptarët në përgjithësi e ruajnë, ndaj edhe z. Gjokaj që sot është në krye të kësaj shoqate, nuk harron të përmendë punën e mrekullueshme që kanë bërë drejtuesit dhe anëtarët e mëparshëm të “Malësisë së Madhe” në NY. “Shumë anëtarë dhe familje nga Malësia, i janë përkushtuar kësaj shoqate me shumë devotshmëri dhe kjo është arsyeja që ne ia kemi mbërritur në 28 vitet e saj dhe vazhdojmë edhe sot.” Zoti Gjokaj vlerëson tubimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë i ashtuquajturi “Grupi i Golfit Malësia e Madhe”, nga ku përmendim z.Vasel Juncaj, Anton Dedvukaj, Vasel Nikprelaj, Anton dhe Robert Lulgjuraj, Kolë dhe Zef Gjelaj, etj. Gjithashtu, emra si Lek Gjola, Gjon Dedvukaj, familja Gjekë Gjolekaj dhe shumë familje të tjera nga Malësia, kanë dhënë e japin kontribut të vazhdueshëm për shoqatën që në themelimin e saj.
Kur e pyesim z.Gjokaj rreth interesimit të të rinjve, ai na përgjigjet: “Janë mjaft të rinj që i kemi të angazhuar në shoqatë, ne i mirëpresim të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e jona. Vemë re një interesim sidomos për të rinj nga familje malësore por që kanë lindur në Amerikë. Ata janë të interesuar të punojnë krah nesh dhe të integrohen më shumë me komunitetin.”
Teksa përpiqemi që t’i marrim një mesazh për shqiptarët në Amerikë, z. Gjokaj na përmend vazhdimisht një postulat “Bashkimi bën fuqinë”. Dhe ai me këtë, ka ndërmend këtë mesazh: “Të kenë kujdes familjen, integrimin e të rinjve në institucionet amerikane, të gjejnë veten në mesin e shoqërisë që jetojnë por edhe në komunitetin shqiptar. Të rrijnë larg përçarjeve dhe të jenë përkrahës të interesave të përbashkëta.”
Pavarësisht angazhimeve që dalin gjatë rrugëtimit të saj, shoqata “Malësia e Madhe” në NY ka mision të saj: të ndihmojë studentët në Malësi të arsimohen e të edukohen në mënyrë që të bëhen pjesë e rëndësishme e strukturave drejtuese në komunitetin ku ata jetojnë; të ndihmojë njerëz në nevojë, institucione që në misionin e tyre kanë rritjen e mirëqënies dhe zhvillimin intelektual të individëve që jetojnë në Malësi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arjeta Ferlushkaj

Shpopullimi si plagë kombëtare

December 1, 2022 by s p

Viktor Popaj*

Shpopullimi i Shqipërisë është bombë demografike, një plagë afatgjatë e kombit tonë që do ndikojë edhe në dekadat që vijnë. Ikja e shqiptarëve është një shqetësim kombëtar. Faktorët politik, ekonomik, social e global po i detyrojnë shqiptarët të lënë trojet e tyre. Një Shqipëri që u luftua për përparimin e saj e lulëzimin e saj ndër dekada, të trishton pafund sesi po mbetet e shkretet çdo ditë. Bukuri natyrore e hyjnore, vriten prej ikjes së bijve të shqipes. Keqqeverisja, korrupsioni, krimi, braktisja e qytetarëve prej shtetit kanë sjellë një emigrim masiv si të vetmen shpresë dhe mundësi për popullin shqiptar. Shqiptarët nuk ndjehen të sigurtë në vendin e tyre, nuk ndjehen të përfaqësuar, të mbrojtur dhe skanë asnjë garanci për ëndrrat e fëmijëve e të ardhmen e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për shtet, për një qeveri që u shërben qytetarëve, jo një qeveri që i harron qytetarët e saj. Ikja e shqiptarëve për shkak të qeverisë së keqe është një dhimbje dhe shkatërrim për shoqërinë, shtetin e kombin tonë. Ikjet janë të dhimbshme në çdo kohë, ikjet pa kthim, janë një fatkeqësi që do na ndjekë si mallkim për dekada e dekada. Emigrimi masiv do jetë drama jonë si komb. Shpopullimi është makth i tmerrshëm.

*Anëtar i Këshillit të Vatrës.

Filed Under: Fejton Tagged With: Viktor Popaj

Mukades Desi Tahiraj i bashkohet Vatrës

December 1, 2022 by s p

Mukades Desi Tahiraj iu bashkua Federatës Vatra. Ajo ka lindur ne Vlore Shqiperi me Tetor 24, 1965. Familja e saj u largua nga Vlora nga pushteti e u zhvendosen e jetuan ne Fushe Kruje derisa Komunizmi kapitulloj ne Shqiperi. Ajo eshte diplomuar nga Universiteti i Tiranës Shqiperi si Juriste me 1996, eshte licensuar nga Columbia University New York ne Leading Organizational Change and Business Management Program, ku gjithashtu punoi për 17 vjet si Menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Akademike e Emigracionit. Ajo u licensua nga Universiteti Navara ne New York mbi Organizatat Nderkombetare dhe Programet e Lidershipit Drejtues. Nga viti 1991-1998, M. Desi Tahiraj shërbeu si Juriste i Bashkisë dhe Avokat i Ligjit në Bashkinë e e Fushe-Krujes e Bashkine e Tiranës, Shqipëri. Emigroi në SHBA 1998 dhe nga 2000-2016 punoj si Menaxher Shefe Kuadri dhe Çështjeve Akademike e Emigracionit në Columbia Universitety New York. Nga viti 2016-2020 studioi në Universitetin Columbia dhe Universitetin Navara dhe një 2019 ajo filloi shërbimet e saj të këshillimit të menaxhimit, të përkushtuara për të ndihmuar kompanitë, ekzekutivët, dhe organizatat për të jetuar dhe punuar më mirë. M. Desi Tahiraj eshte edukator ne strategjinë e biznesit, menaxhimin, udhëheqjen dhe parandalimin e mosmarrveshjeve ne nivelin executiv. Ajo është autore e 4 librave:

1. Burnout-What’s Next (New York, February 2021)

(Stresi I Skajshem & Sherimi I Tij – Tirana, Albania, April 2022)

2. Fail Get Up & Never Give Up (New York, October 2020)

3. Our Human Race – Poems (New York, September 2021)

4. The Legend of Unbreakable Dea (New York January 2022)

(Legjenda e Dea the Pathyeshme – Tirana, Albania April 2022).

Autore e shumë artikujve. Ajo edukon se si të menaxhosh biznesin dhe njerëzit e tu si udheheqes, duke pasur parasysh kompleksitetin e botës së sotme. Tani e etur për të marrë MBA-në e saj në William Paterson University.

E dekoruar disa here me Çmimin për Shërbim të Shquar në pozicionin e saj të Menaxhimit në Columbia University.

Mukades Desi Tahiraj eshte nderuar nga Marquis Who’s Who Amerika per Lifetime Achievement Award. Artikull i gjatë në Millenium Magazine nga Marques Who’s Who America 2020-2022 (Top Industry Professional Magazine)

E zgjedhur si Top Executive Coach of the Year 2020 nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Lartë (IAOTP) për udhëheqjen e saj të jashtëzakonshme dhe angazhimin ndaj profesionit.

Filed Under: ESSE Tagged With: mukades desi tahiraj

ISH KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI DHE DEPUTETI DRITON SELMANAJ VIZITUAN VATRËN

December 1, 2022 by s p

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës prof.Avdullah Hoti dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës Driton Selmanaj vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Miqtë e Vatrës shoqëroheshin nga patriotët Ertan Gjakmani dhe Amit Tafaj. Delegacioni u prit nga Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj dhe Editori i Diellit Sokol Paja. Në këtë takim vëllazëror ish-Kryeministri Hoti e Deputeti Selmanaj shprehën vlerësim dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer të Vatrës në historinë 110 vjeçare të shtetit shqiptar. U diskutua gjithashtu roli i mërgatës shqiptaro-amerikane në Pavarësinë e Kosovës dhe proceset e shtetformimit e demokratizimit në Kosovë. U diskutua rreth situatës politike në Kosovë, fuqizimit të Vatrës dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Vatrës dhe Institucioneve në Kosovë e Shqipëri.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1942
  • 1943
  • 1944
  • 1945
  • 1946
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT