• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mikpritje madhështore në shtëpinë historike Mansion Gracie nga kryebashkiaku i Nju Jorkut në 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

December 1, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Zoti Eric Adamas, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut mblodhi shqiptarët së bashku për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Mansion Gracie që quhet ndryshe rezidenca zyrtare e Kryetarit të Bashkisë, ndërtuar qysh në vitin 1799 nga Archibald Gracie një manjat i anijeve me origjinë skoceze.

Z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit, ish ansambleist I shtetit dhe Këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut i vuri kurorën gjithë paradës marramendëse, të mahnitshme të festimeve nga Diaspora Shqiptaro Amerikane duke moderuar këtë aktivitet të rëndësishëm në Mansion Gracie, në shtëpinë e kryetarëve të Bashkisë të Nju Jorkut, një shtëpi historike, monument kulture.  

Zoti Mark Gjonaj është një lider i jashtëzakonshëm për lidhjet midis Diasporës, politikanëve të lartë amerikanë dhe Kombit.  Ajo që më bën përshtypje dhe krenare është kur thotë në cdo fjalim se: “Ne shqiptarët nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për ta lëshuar, ajo është e florinjtë, na e kanë lënë të parët tanë dhe ne duhet ta mbajmë fort”.  

Që në hyrje të mirëprisnin z. Ismet Kurti një activist i shquar i Komunitetit dhe dy të rinj të veshur me kostumet kombëtare duke i dhuruar çdo pjesëmarrësi nga një Flamur Kombëtar.

Salla e mikpritjes mbushur plot e përplot me shqiptarë të suksesshëm në art, kulturë, shkencë, ushtri, bizenesmenë, kryetar shoqatash, deputetë të Shqipërisë si z. Shpëtim Idrizi, personalitete nga Kosova,  Mali i Zi si Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Faik Nika, diplomatë etj,  pritën me brohorritje të pandërprera Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut z. Eric Adams.  

Kryebashkiaku nga foltorja tha se i çmoj shumë besën, traditat shqiptare etj.  Ju jeni një komunitet vital që i keni dhënë shtetit të Nju Jorkut dhe ne e vlerësojmë këtë pamasë.  Ai falënderoi mikun e tij të hershëm z. Mark Gjonaj dhe shtoi me sens humori se Marku nuk të linte pa bërë shqiponjën me dy duart, ndërkohë i bashkoi duart si shqiponjë nga podiumi.   Në flyer-in e shpërndarë shkruhej se do mbahej ceremoni pë Ditën e Trashëgimisë Shqiptare, ndaj dhe Kryebashkiaku i mëshoi fort trashëgimisë dhe kulturës shqiptare.

Ai tha se ky shtet inkurajon ruajtjen e kulturës etnike dhe në harmoni të plotë me trashëgiminë amerikane.  Ne llogarine e tij ne F/B me nje status te vecante shkruan: “Më shumë se 100,000 shqiptarë jetojnë në qytetin e Nju Jorkut dhe të hënën, ne ngritëm Flamurin Shqiptar për të njohur kontributin e tyre dhe gjithçka që ata kanë për t’i ofruar qytetit tone”. 

Në këtë ditë të shenjtë të shqiptarëve përshëndetën nga podiumi si Senatorja e shtetit të Nju Jorkut Natalia Fernandez një suportuese e madhe e bashkësisë shqiptare, ku më duhet të shtoj se kjo zonjë politikane amerikane e gjeti kohën të vinte të vizitonte Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx.  

Shumë emocionuese ishte fjala e Imamit të Xhamisë në Staten Island z. Tahir Kuka.  Fjalimet e tij gjithmone japin mesazhe bashkimi nëpërmjet një oratorie të shkëlqyer. Imami shqiptar nga Kosova është i zgjedhur si përfaqësuesi kryesor në policinë e Nju Jorkut, i detyrave islame ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.

Përshëndetën në këtë aktivitet gjithashtu z. Ferit Hoxha Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara etj.  

Pjesëmarrësit u argëtuan duke dëgjuar dhe shikuar grupet artistike të quajtura “Nora Kelmendi” dhe “Barbana” të cilët nëpërmjet intepretimit të shkëlqyer të valleve popullore të veshur me kostumet shumëngjyrëshe kombëtare e bënë dhe më domethënëse këtë darkë për të cilën dhe ishim mbledhur.

Kryebashkiakut z. Eric Adams iu dhurua statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut Heroit Kombëtar.  Ai bëri fotografi me të gjithë valltarët duke i vendosur në kokë plisin e bardhë.  

U larguam me një respekt të veçantë nga kjo shtëpi historike dhe me detyra speciale në zemër për të realizuar ëndrrat tona të kahershme për vehte dhe mbi të gjitha pë Kombin. 

Ndërsa zbrisja shkallët e kësaj shtëpie të famshme, ëndërroja se një ditë do ta ketë fatin ndonjë shqiptar për të qenë Kryebashkiaku i Nju Jorkut.   

Të rrojë përjetësisht Flamuri ynë Kombëtar sepse është siç shkruan Fan Noli: 

Flamur që lind Shën Kostandinin,

Pajton Islamin e Krishtërimin,

Shpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

TV “Alba Life” së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur rreth ketij aktiviteti historik dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.

29 Nëntor, 2022

Manhattan, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Zylo

XHUBLETA MALËSORE, KJO PASURI KOMBËTARE SHQIPTARE TASHMË NËN MBROJTJEN E UNESCO-S

December 1, 2022 by s p

Shkruar nga Rita Shkurtaj/

Data 29 nëntor 2022 do të njihet si dita ku zyrtarizohet pranimin e Xhubletës Shqiptare në UNESCO – Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, e cila merr në mbrojtje pasuritë më unike (të rriskuara) në botë, dosja e së cilës kishte kaluar fazën e shqyrtimit ditë më parë. Dhe skishte si të ndodhte ndryshe pasi xhubleta është unike në botë në llojin e saj dhe tejet e rrallë për nga vjetërsia mbi 4500 vjeçare. Jetëgjatësinë e saj e përcaktojnë një sërë faktorësh ndër to, teknikat e punës me të cilat punohet edhe sot kjo veshje, që janë tjerrja dhe ëndja, dy teknika këto të shpikura që në periudhën e neolitit dhe lënda e parë “leshi” me të cilin prodhohet, produkt i përftuar që nga lindja e blegtorisë në antikitet.

Xhubleta është trashëgimi e paster etno – kulturore shqiptare, rrathët e së cilës shtrihen në hapsirën natyrore rreth Alpeve Shqiptare dhe është petku me të cilin identifikohen malsorët, bartës dhe trashëgimtar të saj.

Falë kësaj pasurie, ne sot krenohemi për vlerat e saj si dhe identitetin me të cilin na pajis kjo veshje. Vetë malësorja nën petkun e xhubletës vishej me virtytet më të larta humane në habitatin e saj. Ajo quhej mbretëreshë, trimëreshë, amanetqare, fisnike etj.

Xhubleta për malsoren ishte si një mantel mburoje, pasi materjali i ngjeshur i saj e mbante të mbrojtur trupin e gruas dhe i ruante shendetin e mirë. Edhe si veshje është shumë praktike çka i jepte përparsi gruas në levizje, në punë në ecje e deri në demostrimin e trimërisë për vetmbrojtje.

Veç këtyre cilësive xhubleta është tepër e hijshme dhe e pershtatshme për ndryshimet stinore. Ajo me cilësitë e saj pasqyronte gjëndjen shpirtërore të malsores dhe identin e saj krahinor. Në stilim, në simbole e në ngjyra çka përcaktonte edhe tipologjinë e xhubletës. Në kulturën shpirtërore të malësorëve xhubleta përfshinte gjithçka që lidhej dhe bashkëjetonte me gruan në mjedisin social dhe natyror ku ajo banonte. Sot xhubleta egziston falë atij fanatizmi kulturor që vetë malsorët kanë trashëguar në shekuj në përpjekje për të ruajtur edhe strukturën rracore të tyre për çka ndihemi shumë krenarë për identitetin tonë si malsorë dhe bij të kësaj veshje kaq fisnike. Na lumturon fakti se sot XHUBLETA do të njihet si “PASAPORTA E IDENTITETIT KULTUROR KOMBËTAR SHQIPTARË” në mes të kësaj game të gjërë të trashëgimisë botërore e cila njëkohsisht do të ketë edhe mbështetjen dhe mbrojtjen e kësaj organizate ndërkombëtare, përballë rrezikut të asimilimit kulturor global. Mirnjohja më e thellë për këtë arritje të qeverisë shqiptare shkon për nënëloket malësore të cilat na e trashëguan këtë botë të pasur shpirtërore të mishëruar në xhubletë. N’prehen t’saj ato u linden, u rritën dhe mesuan vyrtytet e fisnikerisë, mencurisë, sakrificës, madhështisë, dlirtësisë e dashnisë për jeten dhe familien ndaj e kemi obligim ta vlersojmë në jetë të jetëve këtë pasuri të lënë amanet për ne, bijt e saj të mirë edukur prej frymës së tyre që ta ruajmë dhe ta trashëgojmë në të dy degët e pemës gjenetike atë të lisës së gjakut e të tamlit, sa do larg vëndlindjes të endemi në këtë fshat të vogël global.

1 dhjetor 2022

Filed Under: Histori Tagged With: RITA KALAJ SHKURTAJ

Artisti ndërkombëtar Agim Sulaj, sjell talent tek “Rrënjët”

November 30, 2022 by s p

Aleksandër Çipa/

Kur hyra në ekspozitën me hapësirë modeste ” Rrënjët”, të piktorit me njohje në rritje ndërkombëtare, vlonjatit Agim Sulaj, shpirti më ishte bosh dhe mendja ishte e ftohtë. Ndërsa kur dola, shpirti më mbeti plot dhe mendja vërtitej si balonë. Nuk kishte shumë kamera e gazetarë kulture, ndërsa zhvilloi ceremoninë formale të çeljes. Ishin artistë të zgjedhur, miq të paktë të mbetur në Tiranë atë fundjavë, adhurues të piktorit dhe kurreshtarë që numëroheshin me gishta.

Por ky inventar i varfër pranie njerëzore në një çast, nuk ka asnjë vlerë me materien artistike ” Rrënjët” të piktorit që jeton krenarisht si ” zog në arratinë” udhëtuese të karrierës së vet nëpër metropole të Europës së sotme, nëpër bienale dhe edicione ekspozitash ndërkombëtare, nëpër sallonet, atelietë apo pavionet me më tepër traditë dhe bujë të arteve figurative, duke u shfaqur dhe ardhur vetëm si Agim Sulaj dhe duke mbetur po aq krenarisht në lartësi të vlerësimeve në shtim, si piktori shqiptar.

Ekspozita ” Rrënjët” është një kapriçio vetiake identifikuese në shërbim të identitetit kombëtar që artisti Sulaj e mbart natyrshëm dhe e sjell estetikisht me risi krijuese. Është një qëndrestari autoriale tematike dhe qëmtimi kompozicional, duke e shërbyer si talent peneli, në hiper-realizëm. Nuk është aspak i grishur nga dilema e konceptit të Friedrich Shleiermacher-it për Formaesthetik.

Agim Sulaj me ” Rrënjët” vjen si herbartian. Ku formën dhe përmbajtjen i mishëron, në materien e vet artistike, si vlefshmëri e shtuar nga gjithë këndshikimet dhe këndvlerësimet. Simbolika e “rrënjëve” të tij është përmbajtje e riaktualizuar dhe e rinjerëzuar e heronjve, jo duke mbetur besnik i mitit apo kultit të tyre, por duke rikrijuar imazhin njerëzor me brendi madhështie në formatin e së njerëzuarës.

E bën këtë me penel duke realizuar portrete natyrale dhe duke u ngritur natyrshëm dhe mjeshtërisht në epërsinë e estetikës dhe antropologjisë së rrallë karakterizues. Tek “Rrënjët”, piktori Sulaj sjell tre herë portretin e Skënderbeut. E risjell në mënyrën shilerjane, si lëndë ndijore për imazhin e portretizuar njerëzisht të Heroit Kombëtar Shqiptar, të ikonës më determinante shqiptare në historinë e Europës dhe Botës. As më pak e as më shumë, në këtë prurje, Agim Sulaj duket se shfaqet si student i shkollës klasike italiane, por në të vërtetë është mjeshtër i portreteve karakteriale, me përmbajtje dhe substancë magjepsëse psikologjike dhe estetike deri në tejkalim. Sqimatar i tipareve të mbartura autoriale nga puna në punë, nga formati në format. Me një talent prej përzgjedhësi pa të dytë, për temat e pikturave të cilat vijnë si ngasje e ndërgjegjes së tij se; arti është formë mendimi dhe identiteti, piktori sjell tri portretet e njerëzuara të Skënderbeut, por po aq bukurisht rindërton punën me duetin e themelonjësve të shtetit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini në kuadrin kalendarik të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërsa aftësia për sjelljen e një portreti atipik të “poetit të liqerit”, Lasgush Poradeci duke e identifikuar prej shpinës së vet në një varkë liqeni, përbën një kuotë artistike për vetë autorin.

Piktori ka sjellë në këtë ekspozitë një galeri atipike karakteresh dhe gjendjesh antropologjike, shqiptarë të identifikueshëm si figura të antropokombit në mosha, gjini, krahina dhe hapësirë historike.

Askush (në dijeninë time) nuk e ka bërë diçka të tillë kaq sintetikisht dhe aq të përqëndruar sa Agim Sulaj. Duke besuar se një intensitet të tillë karakteresh tipologjike e kanë dëshmuar më herët, autorë të mëdhenj të pikturës shqiptare si Abdurahim Buza, Ismail Lulani apo europianisht në një kohë më të pasme Omer Kalleshi.

Ekspozita “Rrënjët” është vetëm një pjesë e kuruar njëhershëm prej Sulajt, por punët dhe veprat e tij tashmë janë të shpërndara në një gjeografi të gjerë, nëpër sallone dhe galeri.

Hiseja tjetër e madhe e veprës autoriale të tij është edhe më e jehonshme dhe më mrekulluese.

Lehtësisht njohësit dhe vlerësuesit e karrikaturës bashkëkohore botërore e cilësojnë karikaturistin Agim Sulaj një Goja-shqiptar. Në listat kalendarike të konkurseve ndërkombëtare, apo bienaleve të njohura në krejt Italinë dhe viset e tjera të Europës dhe disa kontinenteve, Agim Sulaj ka siguruar e madje dhe risiguruar trofetë më të çmuara.

Në mbi 100 konkurse ndërkombëtare ka fituar vlerësimet e më të çmuarve dhe më të zellshmëve në dashurinë e sotme për artin dhe fuqinë shprehëse të tij. Forca e madhe shprehëse, aftësia potenciale karikaturizuese, thellësia prej ironiku dhe talenti për të ikonizuar groteskun e shoqërive të sotme, magjia e tij për vepra me kohezion të përbotshëm, janë një pjesë e së mundshmes së thënë, për drejtvlerësimin dhe orientimin e kurreshtarëve dhe dëshiruesve të artit e veçanërisht atij shqiptar, të një artisti si

Agim Sulaj që ndërsa ikën tej e këtej botës, dëshmon përmes penelit dhe talentit rrënjët e identitetit të vet shqiptar. E bën këtë edhe kur degë dhe filiza të shumta në mos i mërgohen, së shpeshti i thahen e humbasin kësaj rrënje. Për këtë arsye dhe këtë kontribut, mund të cilësohet artisti i madh shqiptar.

Tiranë më 30 Nëntor 2022

Filed Under: Kulture

An amazing celebration of the 110th Celebration of Albanian Independence

November 30, 2022 by s p

An amazing celebration of the 110th Celebration of Albanian Independence hosted by NYC Mayor Eric Adams at the Gracie Mansion, celebrating not only a milestone in history but also the contributions and achievements of the Albanian American community to this great City.

Mark Gjonaj

Filed Under: Analiza Tagged With: Mark Gjonaj

DITA E TRASHEGIMISE SHQIPTARE, NJE VLERESIM NGA QYTETI QE DUHET TE JETE NXITJE PER PERFAQESIM ME TE GJERE

November 30, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams dha një pritje të titulluar Dita e Trashëgimisë Shqiptare për përfaqësues të bashkësisë shqiptare dje pasdite në rezidencën zyrtare të tij në verilindje të qytetit, Gracie Mansion. Për rreth dy orë në sallat e pritjes së ndërtesës, e cila është monument kulture, qeveritarë shqiptarë, deputetë, nëpunës të bashkisë së Nju Jorkut, anëtarë të trupit diplomatik shqiptar, biznesmenë, zyrtarë e përfaqësues të shoqatave shqiptare shijuan mbrëmjen si dhe shkëmbyen urime për festën e pavarësisë, e cila u kremtuar në tubime e darka gjatë fundjavës së kaluar.

Dita e Trashëgimisë Shqiptare i kushtohej vlerave për të cilat shqiptarët krenohen historikisht si besa dhe mikpritja, thanë folësit që përshëndetën të pranishmit si Deputetja dhe Senatoja e zgjedhur e Nju Jorkut, Natalia Fernandez. Por për shqiptarët e ardhur këtu si edhe një brez i tërë shqiptar-amerikan, që janë “vendali” aktiviteti i dha mundësinë të ndihen në nivelin e shumë komuniteteve të tjera të qytetit të madh. Për Djellza Pulatanin, studente aktiviste në Fordham University, nata e mbrëmshme duhet të jetë “gurthemeli për përfaqësimin më të gjerë të shqiptarëve në sferën politike.” Midis mysafirëve nga trojet etnike të pranishëm ishin Deputi i Parlamentit të Shqipërisë Shpëtim Idrizi, Kryetar i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, Zëvendës Kryetar i Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj, Ministri ii Administratës Publike Marash Dudaj, Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptar i Malit të Zi Faik Nika e të :

Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, ish-deputet i Asamblesë së Nju Jorkut dhe promotor për cështjen shqiptare, riafirmoi mbështjetjen e shqiptarëve për Kryebashkiakun Eric Adams, i cili u zgjodh në detyrë nëntorin e kaluar. Duke e quajtur Nju Jorkun “kryeqytetin e shqiptarëve në Amerikë” për shkak të rreth 100,000 shtetasve që banojnë këtu, Adams ritheksoi se ky është vendi “që inkurajon ruajtjen e trashëgimisë etnike në bashkëjetesë me kulturën amerikane.”

Valltarët e rinj të grupeve artistike Nora Kelmendi dhe Barbana sollën në sallë tingujt, koreografinë dhe kostumet e veshjet kombëtare që plotësonin tablonë kulturore të mbrëmjes kushtuar trashëgimisë shqiptare.

Kryebashkiaku Adams, i cili një ditë më parë, ishte në ceremoninë e bashkëorganizuar të Vatrës dhe zyrës së tij për ngritjen e flamurit shqiptar me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e vlerërsoi lart kontributin e bashkësisë shqiptare për begatimin e Nju Jorkut sot dhe në të ardhmen.

Dielli do sjell më të plotë reportazhin anglisht.

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1944
  • 1945
  • 1946
  • 1947
  • 1948
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT