• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JOHN RAWLS- DREJTËSIA SI PAANSHMËRI

November 21, 2022 by s p

Dr. Dorian Sevo/

John Rawls na thotë se jeta e mirë e një shoqërie vjen vetëm kur shanset për të arritur diçka janë të barabarta dhe kjo mënyrë do na çonte drejt progresit të vërtetë në shoqëri.

Rawls shprehet se: “Në veçnati, le të supozojmë se pabarazitë themelore sociale dhe ekonomike konsistojnë në dallimet e perspektivave jetësore të qytetarëve (perspektivat e tyre përgjatë gjithë jetës ), tek sa në këto dallime ndikojnë gjëra të tilla si prejardhja klasore, dhuntitë natyrore, oportunitetet për arsimin dhe fati i mirë ose i keq në rrjedhën e jetës.” (John Rawls 2007).

Pra sipas Rawls-it pabarazitë ekonomike dhe sociale vijnë si pasojë e prejardhjes klasore sepse jo të gjithë ne vijmë nga familje të njohura ose siç i njohim ndryshe me reputacion dhe kjo gjë për ata që vijnë nga një familje me reputacion është një avantazh në fushën e betejës jetësore, për të mbijetuar në shoqëri me dinjitet dhe shëndet.

Sipas Rawlsit njerëzit që kanë prejardhje klasore më të mirë se disa të tjerë janë më të favorizuar në jetë dhe për ketë arsye e kanë zgjidhur problemin ekonomik sa për të jetuar me dinjitet. Por nëse shoqëria vazhdon e punon e sillet në këtë mënyrë lë pas dore personat që janë talente por që nuk kanë prejardhje klasore të mirë apo favorizueze në terma rawlsian dhe rrjedhimisht këta individ humbin duke mos i pasur shanset për të konkuruar me ta.

Por sipas Rawls-it në këtë betejë nuk humbin vetëm personalisht këta individ të talentuar por edhe shoqëria mbarë që si pasojë e favorizimeve të njerzëve me pushtet dëmton veten duke i’u ofruar shërbim pa cilësi vetes së saj për hir të interesave të një grupi njerzish. Kjo duke pasur parasysh çdo lloj pune, private apo edhe në administratë shtetërore.

Një pabarazi tjetër por që është natyrore pra jo e shkaktuar nga njerëzit është edhe ajo që lidhet me dhuntitë natyrore.

Ne dallojmë nga njëri tjetri sepse natyra dikujt i ka dhënë një talent e dikujt jo, edhe kjo sipas tij është njëlloj pabarazie.

Një lloj pabarazie tjetër sipas tij është edhe fati i mire ose i keq në rrjedhën e jetës.

Sepse dikush mund te sëmuret e dikush jo.

Dikush mund të ketë probleme familjare e dikush jo, pra janë edhe disa disavantazhe që na i sjell fati ose jo.

“Dy principe të drejtësisë

a) çdo person ka të drejtën e patjetërsueshme për një sistem plotësisht adekuat lirish themelore të barabarta, i cili është i pajtueshëm me të njëjtin sistem lirish për të gjithë;

b) pabarazitë sociale dhe ekonomike duhet të plotesojnë dy kushte: së pari , duhet të jenë të lidhura me pozita e pozicione të arritshme për të gjithë në kushtet e barazisë autentike të oportuniteteve; dhe, së dyti , duhet të sjellin maksimumin e perfitimit për pjestarët më të pafavorizuar të shoqërisë.” (John Rawls 2007).

Sipas Rawls-it përpara ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe rrjedhimisht duke qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit ne jemi edhe përpara mundësive që ekzistojnë në shoqëri. Nëse ligji është në të vërtetë i barabartë për të gjithë kjo gjë i jep mundësinë të gjithëve të konkurojnë në një botë e cila do të sillte më pas meritokracinë.

Ndërsa nëse ligji do funksiononte si tek “Ferma e Kafshëve” e Orwellit, ku ai shprehej se: “Të gjithë janë të barabartë por disa janë pak më të barabartë.”

Kjo gjë e cila tingëllon si një batutë e fortë dhe e gjetur filozofike na jep në pasqyrim të plotë mënyrën se si funksionojnë shoqëritë jo meritokratike por që pretendojnë fuqishëm se janë shoqëri që e zbatojnë ligjin dhe madje janë tërësisht të paanshëm me qytetarët e tyre në çdo situatë të jetës.

Meritokracia nuk është gjë tjetër veçse përputhja e talentit të duhur me punën që duhet të bëjë në shoqëri.

E kundëta është padrejtësi.

Pikëpamja tjetër e Rawlsit është edhe për të mirat publike më të mëdha të cilat duhet të organizohen nga shteti për të sjell maksimumin më të madh të përfitimeve për pjesën më të pafavorizuar të shoqërisë, pra për pjesën më vulnerabël.

Po për pabarazitë sociale Rawlsi shprehimisht thotë se:

“Për këtë qëllim, themi se barazia autentike e oportuniteve (shanseve) kërkon jo thjeshtë që pozitat publike dhe pozicionet sociale të jenë të arritshme në kuptimin formal, por të gjithë duhet të kenë akses për ti arritur ato”(John Rawls 2007).

Pra ai thekson se të gjithë duhet të kenë akses për ti arritur postet publike.

Pra jo thjesht në kuptimin formal por që të gjithë të kenë realisht akses për ti arritur.

Po marrë si shembull punësimet në administratën publike ku të gjithë janë të barabartë formalisht përpara ligjit për të konkuruar për një vend pune, por jo të gjithë mund të kenë akses të vërtetë për ta arritur atë vend pune, sepse ndërhyrjet e padrejta për vendin e punës prishin barazinë që duhet të ekzistojë përpara ligjit, dhe rrjedhimisht shpallet fitues interesi dhe prejardhja familjare.

“Për ta specifikuar idenë e shanseve reale, ne themi: duke supozuar që ekziston një shpërndarje dhuntish natyrore, ata që kanë të njëjtin nivel talentesh e aftësish dhe të njëjtin vullnet për ti perdorur këto dhunti, duhet të kenë të njëjtat perspektiva për të qenë të sukseshëm, pavarsisht nga prejardhja e tyre klasore, nga klasa në të cilën kanë lindur, dhe për t’i zhvilluar ato deri në moshën e arsyes.”(John Raëls 2007).

Pra Rawlsi kërkon të thotë se në një grup njerëzish që janë një lloj të talentuar duhet të konkurojnë të gjithë për një vend pune, por jo thjesht formalisht por të kenë akses real të gjithë njëlloj dhe të fitoj më i miri, përndryshe nuk ka kuptim që konkurimi të kryhet dhe më pas të fitoj jo më i miri por ai që është përzhgjedhur me anë të ndërhyrjeve.

Duhet të dimë që thebi i lirisë dhe i demokracisë janë shanset e barabarta. Nëse shanset nuk janë të barabarta atëherë është krejt e kotë të hysh në garë dhe të shpresosh të fitosh në një kohë kur fituesi është përzgjedhur me njohje.

Të shpresosh në këto kushte është e ngjashme me Tantalin i cili ndodhej në vende plot me fruta dhe mundësi të shumta por sapo dëshironte ti kapte, ato vaniteshin dhe zhdukeshin.

Rawlsi këmbëngul që shanset duhet të jenë të barabarta pavarësisht se kush je dhe se nga vjen, përndryshe shoqëria duke mos pasur shanse të barabarta për të arritur të mirat publike, ngelet në stanjacion ose edhe më keq në regresion.

Kjo do të sillte mos funksionimin e institucioneve të cilat do të ishin të mbushura me njerëz të paaftë të cilët nuk do të dinin ti shërbenin në mënyrën e duhur shoqërisë ose e thënë ndryshe të keq shërbenin.

Prandaj shanset e barabarta pa marrë parasysh prejardhjen klasore janë diçka tepër e rëndësishme për mirë funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë rrjedhimisht.

Pra çdo njeri ka të drejtën të përfitoj nga talenti i tij dhe nuk duhet të penalizohet se nuk ka njohje për të arritur atë që ai do, duke u penguar nga padrejtësitë sociale të cilat e bëjn drejtësinë të anshme.

Një pikë tjetër e rëndësishme për Rawlsin në këtë libër është edhe mundësia e barabartë për tu arsimuar, pasi ai e sheh arsimimin si një të drejtë themelore shumë të rëndësishme për shoqërinë, pasi ai ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të një shoqërie.

Rawls shkruan:

“Shoqëria duhet të vendosë gjithashtu, ndër të tjera, barazinë e oportuniteteve të arsimimit për të gjithë, pavarsisht nga të ardhurat familjare”(John Raëls 2007).

Për të barazia e oportuniteve për arsimim është shumë e rëndësishme, dhe shoqëria duhet të bëj çmos që të gjithë qytetarët të kenë mundësi për një arsimim të mirë pavarsisht të ardhurave familjare, sepse kjo do të ishte një gjë në dobi të gjithë shoqërisë.

Këta njerëz të arsimuar mirë do ti shërbenin po kësaj shoqërie. Pra arsimi për Rawlsin është një gjë shumë e rëndësishme dhe ai këmbngul shumë në këtë pikë.

Në pikëpamjen time kjo lidhet edhe me tarifart e universiteteve të cilat duhet të jenë të arritshme për çdo target grup social, sepse arsimimi është një e drejtë bazë.

Arsimimi bën qytetarin dhe rrjedhimisht arsimimi më i mirë do të na sillte qytetarë më të denjë.

E njëjta gjë vlen edhe për të drejtat politike, ku Rawlsi shprehimisht thotë:

“Vlera autentike e lirive politike u siguron qytetarëve me dhunti dhe motivim përafërsisht të njëjtë shanse pak a shumë të barabarta për të ndikuar në politikën e qeverisë dhe për të arritur pozicione me autoritet pavarësisht nga klasa e tyre ekonimike e sociale.”(John Rawls 2007).

Pra edhe në këtë pikë për të ndikuar në politikë shoqëria duhet tu jap shanse të gjithëve për të patur akses pavarësisht se nga ç’klasë sociale apo ekonomike vijnë.

Të gjithë duhet të kenë akses njëlloj pra nuk u duhet mohuar e drejta, më pas puna dhe talenti le ta bejë diferencimin por nuk duhet tu’a mohojmë këtë të drejtë, thjeshtë sepse vijnë nga një klasë ekonomike dhe sociale e varfër.

Nëse ndjekim ketë linjë arsyetimi pra duke vendosur në poste publike vetëm njerëz që vijnë nga klasa ekomike dhe sociale te ngritura por që nuk kanë talente dhe nuk punojnë për të qenë më të mirë në profesionet e tyre, në këtë mënyrë ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse dëmtojmë shoqërinë duke i dhënë shërbime më të dobëta. Kjo është arsyeja sipas Rawlsit që të gjithë duhet të jemi të barabartë përpara mundësive dhe më i talentuari le të fitojë dhe të ketë akses jo vetëm formal por të vërtet për të marrë atë që i takon në shoqëri duke konkuruar në një ambienjt të paanshëm dhe në këtë mënyrë nuk fiton vetëm ai por e gjithë shoqëria e cila do ketë një shërbyes më të mirë.

Gjithsesi Rawlsi na shpjegon edhe sesi u prish ky rend i drejtë social duke u nisur sipas tij që nga pozicioni fillestar i shoqërisë ku realisht të gjithë ishim njëlloj të barabartë. Ai na e shpjegon në këtë libër se si u prish ky rend dhe përse.

Ai shkruan: “Edhe nëse gjendja fillestare mund të ketë qenë e drejtë dhe nëse kushtet e mëpasme sociale mund të kenë qenë po ashtu të drejta për një farë kohe, rezultatet e akumuluara nga marrëveshjet e shumta të veçanta, të supozuara si të drejta, në të cilat kanë hyrë individët dhe shoqatat e ndryshme, do të mund t’i gërryenin, në një perspektivë të largët, kushtet e nevojshme paraprake të një marrëveshjeje të lirë e të paanshme. Sasira të mëdha pasurie dhe pronash mund të grumbullohen në duar të pakta dhe ky lloj përqëndrimi do të gërryente, me gjasë, barazinë autentike të oportuniteteve, vlerën autentike të lirive politike, e kështu me rradhë.” (John Rawls 2007)

Pra prej këtij pasazhi të Rawlsit kuptojmë se shumë marrveshje që janë bërë në emër të së drejtës të ndodhura këto ndër kohë dhe vite kanë gërryer sistemin e vërtetë të së drejtës që ka qenë në gjendjen fillestare. Sepse duke vendur një grup njerëzish se çfarë është e drejtë, ndër vite ata e kanë deformuar të drejtën e vërtetë dhe reale. Sepse ata kanë vendosur se çfarë është drejtë për ta dhe për xhepat e tyre dhe jo së çfarë është e drejtë për pjesën më të madhe dhe më vulnerabël të shoqërisë dhe për më tepër për ata që kanë më shumë nevojë për drejtësi.

Kohët e fundit ne kemi dëgjuar se si koorporta të mëdha ndërhyjnë nëpërmjet lidhjeve të tyre që parlamenti të bëj ligje të cilat i fovarizojnë ato dhe në këtë mënyrë padrejtësia e tyre mund të vazhdojë në mënyrë legale duke qenë se pas miratimit të ligjit ne parlament aktiviteti i tyre do të jetë i mbrojtur nga korraca ligjore dhe në këtë mënyrë do jenë të qetë të punojnë pa u shqetësuar sepse tashmë ligji e thotë një gjë të tillë. Dhe në këtë mënyrë pasurohen një grup njerëzish dhe pjesa tjetër e shoqërisë ngel e varfër. Por kjo nuk është një drejtësi e paanshme sipas Rawlist.

Për të drejtësia si paanshmëri e ka fokusin e saj te pabarazitë në perspektivat jetësore pra në të ardhmen e qytetarëve duke pasur parasysh këtu të gjithë rrjedhën e jetës së tyre.

Pra me pak fjalë Rawlsi interesohet për të gjitha pabarazitë që kanë njerëzit që nga lindja e tyre dhe gjatë gjithë zhvillimit të jetës së tyre. Pra a ka pasur drejtësi në kurimin njëlloj në spital për një pasur apo politikan dhe një të varfëri. A ka pasur drejtësi dhe shanse të barabarta për fituar një vend pune si për një të varfër ashtu edhe për një person që e quajmë me ndikim apo me njohje.

A janë të gjithë student njëlloj të barabartë në momentin që kanë mbaruar studimet për të zënë një vend pune dhe për të jetuar me dinjitet. Pra të ketë një konkurim të drejtë dhe të paanshëm i cili ti japë mundësi atij që është më miri të fitoj.

Pra sipas Rawlsit një shoqëri e drejtë dhe e begatë realizohet vetëm nëse të gjithë pjesëmarrësit e kësaj shoqërie kanë realisht shanse të barabarta, pra si një pistë vrapi ku të gjithë nisen njëlloj prej startit dhe më i shpejti fiton. Vetëm në këtë menyrë duke e mbrojtur drejtësinë si paannësi tamam si një ekuilibër peshoreje, vetëm në këtë mënyrë një shoqëri mund të eci përpara.

Përndryshe prishja e ekuilibrit të drejtësisë sociale i shërben vetëm një grupi të vogël njerëzish duke dëmtuar pjesën më të madhe të shoqërisë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dorian sevo

“22 NËNTORI” FESTË KOMBËTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

November 21, 2022 by s p

Prof. Bexhet Asani

Njëqind e katërmbëdhjetë vjet më parë përfundoi punimet Kongresi Historik i Manastirit. Ky vit, pra viti 2022, është viti i njëqind e trembëdhjetë vjetorit të botimit të abetares së parë të Parashqevi Qiriazit më 1909, disa muaj pas përfundimit me sukses të punimeve të Kongresit të Manastirit. Sipas patriotit të shquar Gjergj Qiriazit Kongresi filloi punimet më 14 nëntor dhe i përfundoi më 22 nëntor të vitit 1908.

Në Kongres morën pjesë 50 delegatë, disa delegatë kanë pasur nga dy vota, ndërsa 18 delegatë ishin pa të drejtë vote. Pjesëmarrëse në Kongres ishte edhe mësuesja e popullit Sevasti Qiriazi, por pa të drejtë vote. Sot në këtë ditë të shënuar, dita më e arritur e popullit shqiptar në Maqedoni, kemi nderin të përmendim emrat e ndritur, të pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit: Kryetar nderi u zgjodh qeveritari Hivzi Pasha. Anëtarë u zgjodhën: Ellahudin Bej dhe Gjergj Qiriazi nga Manastiri, Shefqet Frashëri dhe Thoma Avrami nga Korça, Grigor Cilka dhe Sami Pojani vinin nga shkollat e amerikane, Mihal Grameno poashtu nga Korça, Rauf Gjirokastra dhe Bajo Topulli nga Gjirokastra, Dhimitër Buda dhe Simon Shuteriqi nga Elbasani, Shahin Kolonja nga Kolonja, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci dhe Gjergj Fishta nga shoqëria “Bashkimi” e Shkodrës, Ndre Mjeda nga shoqëria “Agimi” e Shkodrës, Ahile Eftimiu nga Konstanca e Rumanisë, Sotir Peci përfaqësonte shoqëritë shqiptare të Bukureshtit dhe të Amerikës, Zejnel Leskoviqi nga Leskoviku, Mitat Frashëri përfaqësonte Janinën dhe Selanikun, Leonidh Naçi Vlorën, Rafëz Ibrahimi dhe Emin Bej përfaqësonin Shkupin, Refik Toptani Tiranën, Adhem Shkaba koloninë e Sofjes, Dhimitër Male përfaqësonte Filipopullin, Fehim Bej Zavalani përfaqësonte koloninë e Misirit, Luigj Gurakuqi përfaqësonte shqiptarët (arbëreshët) e Italisë, ndërsa Nexhat Vrioni përfaqësonte qytetin e Beratit.

Punimet e Kongresit i hapi Fehmi Zavalani kryetari i Këshillit të Klubit “Bashkimi” të Manastirit. Kryetar i delegatëve u zgjodh Mitat Frashëri, ndërsa, nënkryetarë u zgjodhën: Gjergj Qiriazi dhe Luigj Gurakuqi, sekretarë të Kongresit u zgjodhën: Thoma Avrami, Nyzhet Vrioni dhe Hilë Mosi.Vendimet madhore për kohën, pas shumë peripecish, u morën në mbledhjen e tetë. Aty u bë një kompromis që alfabeti i Stambollit të mbetej në fuqi edhe për një kohë e të përdorej paralelisht me alfabetin e ri, ky me atë të “Bashkimit” me disa ndërrime dhe plotësime nga ai i Stambollit e i Shoqërisë “Agimi” të Shkodrës.

Le të përmendim tani emrat e Komisionit të cilët kryen këtë punë kaq të madhe historike: Kryetar Gjergj Fishta, nënkryetar Luigj Gurakuqi, anëtarë: Gjergj Qiriazi, Bajo Topulli, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Grigor Cilka, Nyzhet Vrioni, Ndre Mjeda, Taqi Buda, dhe Mitat Frashëri. Pas shumë diskutimesh jo aq të lehta u vendos alfabeti që përdorim sot e kësaj dite.

Por ky alfabet u luftua ashpër prej disa kerikëve dhe disa feudalë anadollakë të nxitur nga qeveria e Perandorisë Osmane, me theks të veçantë të xhonturqve ( turqve të rinj ). Këto komisione kishin për detyrë jo vetëm që të pengojnë punimet, por, edhe të ndalojnë me çdo kusht të ndalonin botimin e librave me alfabetin latin. Librat sipas tyre duhej të botoheshin me alfabetin arabo-turk me qëllim që të pengonin dhe të dëmtonin sa më shumë të ishte e mundur zhvillimin e kulturës shqiptare pa fijen e turpit.

Kogresi, mbledhjet i mbajti me dyer të mbyllura.

Me iniciativan e klerikëve në Shkup, në mesin e të cilëve gjindej Sahid Efendia, deputet i popullit të Shkupit, i cili erdhi këtu kinse për shkak sëmundjeje, u mbajt një miting kunder përdorimit të alfabetit latin në shqipet…. çarshia ka qenè gati e mbyllur (banorët kristianë nuk morën pjesë – P. J.). Foli shkurtimisht Hysen efendiu, mësues i shkolles së lartë fillore të Shkupit. S’u dha asnjë rezolutë me shkrim. . . Hysen efendia, përafërsisht tha: „Përdorimi i alfabetit latin për gjuhën shqipe është kundër Sheriatit. Ai alfabet kurrsesi nuk do të pranohet.

Në dokument theksohet dhe se ,,Nexhib Draga, deputet i Shkupit, është përkrahës i alfabetit latin dhe po bënë orvajtje që ai të pranohet. Qëndrimi i tij është për denim. Ai humbi besimin e votuesve të vet”. Gjykimi qe i njëzëshëm dhe tubimi pranoi që të autorizohet Komisioni për zgjidhjen e këtij konflikti…Flitej se qëllimi i këtij tubimi ka qenë marrja e mandatit të Nexhib Dragës ose te detyrohet të japë dorëheqjen, por ai refuzoi. Kjo është provë se këtë miting e përgatitën vetë autoritetet turke, e në rend të parë vetë velia Merxhan beu”. Pra Nexhib Draga është kurbani i parë për kauzën e alfabetit latin të shqipes.

Ndarje të tilla kishte pothuaj në çdo qytet të të vilajeteve shqiptare. Në një anë vepronin ithtarët e alfabetit latin në anën tjetër vepronin ithtarët e alfabetit turko-arab me ndihmën e qeverisë turke here fshehur e here hapur. Forcat përparimtare ngadhnjyen. Peripecitë e alfabetit qenë të shumta! U mbajtën disa Kongrese por të gjithë dështuan.

“Oficerët, nëpunësit dhe nxënësit shqiptarë, që para pak kohe nuk paraqiteshin si shqiptarë, tani të gjithë, haptazi, janë deklaruar në kombësine e tyre të vërtetë”.

Konsulli Luba M. Mihajloviçi shkruan: rruga e alfabetit kombëtar dhe përpjekjet e bëra ka qenë plot me peripeci, por dashamirët e kulturës e të gjuhës shqipe ngadhënjyen të mbajnë alfabetin e sotëm si shenjë të parë të kombit”.

Dita e përfundimit të punimeve të Kongresit të Manastirit, 22 nëntori është festë kombëtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Më 22 nëntor të vitit 1908, përfundoi me sukses punimet Kongresi i Manastirit. Kjo datë historike për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut kremtohet nëpër institucionet shtetërore, në universitete, shkolla fillore dhe të mesme, me aktivitete letraro-muzikore e kulturore.

Dita e përfundimit të Kongresit të Manastirit duhet të shpallet festë kombëtare edhe në Republikën e Kosovës e në Republikën e Shqipërisë. Ne jemi një popull. Kemi një flamur. Kemi njjë gjuhë. Kemi një Skënderbe. Duhet të kemi një festë kombëtare siç është “22 Nëntori”.

Me afabetin e këtij Kongresi, me këto shkronja të skalitura me gjak, shërbehen gjithë shqiptarët në rruzullin tokësor.

Duhet të theksoj se derisa isha pedagog në Gjimnazin e Strugës, Manastirin sidomos Shtëpinë e Kongresit, më 22 nëntor, e bëra Qendër Pelegrinazhi për nxënësit dhe koleget e kolegët e mi. Atje, në Manastir domosdo do të na priste rilindësi i fundit i Manastirit mësuesi dhe gazetari Qenan Hasani.

Për nder të gjashtëdhjetë vjetorit të Kongresit të Manastirit më 22 nëntor të vitit 1968 u ngrit pllaka përkujtimore te restoranti i Themistokli Gërmenjit, aty ku u mbajtën mbledhjet plenare të Kongresit me këtë rast shkrimtari i njohur maqedonas Vlado Maleski, njëherit dhe njohës i mirë i çështjes shqiptare tha:

“….Jetojmë afër njëri tjetrit. Jetojmë rrëzë malit e buzë detit. Jetojmë me vizionin për një të ardhme më të bukur, me kujtime të bukura për të kaluarën. Një kujtim i tillë është edhe kjo pllakë e mermerit, të cilën po e inaugurojmë në emër të Këshillit republikan për kremtimin e këtij jubileu. E mermeri nuk thyhet lehtë “.

Shfrytëzoj rastin që sot nga “Vatra” t’ i drejtohem drejtorit të Muzeut të Alfabetit që 11 anëtarëve të Komisioit të Kongresit të Manastirit t’ i shtojë edhe dy manekine me qëllim që të mos jenë të gjithë burra, por atyre burrave të shquar t’ u shtohen edhe mësueset e Popullit Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi. Ndonjëri mund të thotë se ato nuk kanë qenë anëtare të Komisionit?! Po. Është e vërtetë. Po ç’ faj kishin ato që atë kohë femrat nuk kishin të drejtën e votës?! Ato ishin të lidhura ngushtë me punimet dhe vendimet e Kongresit.

Motrat Qiriazi përcillnin të gjitha seancat qofshin ato plenare qofshin ato të fshehta. Vetëm pas disa muajve Parashqevi Qiriazi e botoi Abetaren e parë, të cilën do ta quaj “Abetare me shkronjat e bashkuara”. Ja pse këto mësuese duhet të jenë në mesin e anëtarëve të Komisionit. Rroj me shpresën që herën tjetër kur të vizitojë e të vizitoni ju të nderuar Muzeun e Alfabetit t’ i shikojmë edhe motrat tona Sevastinë dhe Parashqevinë, bashkë me ata burra të shquar sepse edhe ato ishin të shquara dhe ndihmuan me mish e me shpirt që sot të kemi këto 36 shkronja të arta.

Filed Under: ESSE Tagged With: Bexhet Asani

Kuvendi i Kosovës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”

November 21, 2022 by s p

Kuvendi i Republikës së Kosovës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”, për bashkëpunim për krijimin dhe hartimin e një strategjie mbarëkombëtare.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetari i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha.

Kryetari Konjufca me këtë rast tha se Federata Pan-Shqiptare Vatra ka lënë gjurmë në shtetndërtimin e Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm për pavarësinë e Kosovës dhe për gjithçka që ka qenë e mirë dhe e nevojshme për bërjen e shtetit.

Konjufca shtoi se dyert e Kuvendit gjithnjë do të jenë të hapura për këtë Federatë dhe inkurajon që të vazhdojë njëjtë me punën e saj sikur deri më tani.

Ndërsa kryetari i Federatës “Vatra”, Elmi Berisha, tha se tash është koha më e mirë që të kanalizohen energjitë tona, intelektuale dhe lobuese, në mënyrë që të formalizohet njohja reciproke me Serbinë.

Sipas tij, kjo energji duhet të përdoret nga shqiptarët me të gjitha institucionet e tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes këtij memorandumi Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Federata “Vatra” zotohen se do të bashkëpunojnë në aktivitete, duke pasur parasysh pikat e interesit të përbashkët. Kuvendi do të mbështes aktivitetet e kësaj Federate dhe promovimin e tyre, ndërsa Federata “Vatra”, sipas nevojës do të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës, me qëllim rakordimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe lobimit në favor të Kosovës.

Sipas Memorandumit po ashtu Federata Pan-Shqiptare “Vatra” do të shërbejë si promovuese dhe garantuese e hapësirave dhe mundësive që ofron ekonomia dhe tregu i Republikës së Kosovës për komunitetet shqiptaro-amerikane të biznesit në Amerikë, ndërsa Kuvendi i Kosovës dakordohet të bashkëpunojë në fushën e sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, ekonomisë dhe biznesit, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët, gjithmonë duke pasur primare interesat kombëtare dhe ndërkombëtare në bashkëpunim me politikën e SHBA-ve dhe BE-së.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

DITËT E ALFABETIT SHQIP, FESTË LETRARE NË VATËR

November 19, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 19 Nëntor 2022- Në Selinë Qëndrore të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në bashkëpunim me Shoqatën e Gruas Marigona, organizuan një “Orë Letrare” kushtuar Alfabetit Shqip. Nën prezantimin e kryetarit të Shoqatës z.Mhill Velaj, Sebije Dervishi Veseli përshëndeti të pranishmit ndërsa Thëllënza Pollozhani këndoi një këngë përshëndetëse për Shoqatën Marigona. Fjalën përshëndetëse në emër të Federatës Vatra dhe gazetës Dielli e bëri Editori i cili vlerësoi punën e shkëlqyer të krijuesve shqiptarë në Amerikë. Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë z.Adnan Mehmeti paraqiti për të pranishmit vlerat e Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe shpalli ardhjet e reja në shoqatë si: Beqir Sina, Bill Wolak, Majlinda Pajaj, Zenel Haxhaj. Në këtë aktivitet, Anëtar Nderi i shoqatës u shpall shkrimtari i përkthyer në 42 gjuhë të botës, Jeton Kelmendi. Prof. Bexhet Asani në fjalën e tij tha se: Dita e përfundimit të punimeve të Kongresit të Manastirit, 22 nëntori është festë kombëtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Më 22 nëntor të vitit 1908, përfundoi me sukses punimet Kongresi i Manastirit. Kjo datë historike për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut kremtohet nëpër institucionet shtetërore, në universitete, shkolla fillore dhe të mesme, me aktivitete letraro-muzikore e kulturore. Dita e përfundimit të Kongresit të Manastirit duhet të shpallet festë kombëtare edhe në Republikën e Kosovës e në Republikën e Shqipërisë. Ne jemi një popull. Kemi një flamur. Kemi njjë gjuhë. Kemi një Skënderbe. Duhet të kemi një festë kombëtare siç është “22 Nëntori”. Me afabetin e këtij Kongresi, me këto shkronja të skalitura me gjak, shërbehen gjithë shqiptarët në rruzullin tokësor, tha ndër të tjera Prof. Asani. Në “Orën Letrare” lexuan poezi shkrimtarët: Gjeto Turmalaj, Pal Ndrecaj, Fjorela Çelaj, Idriz Çelaj, Merita Prenga, Shpend Gjocaj, Marte Gojani-Mrijaj, Mukades Tahiraj, Prof.Bexhet Asani, Rita Salihu. Regjizori Astrit Tota i dhuroi Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanëve një portret të Naim Frashërit të cilin Mhill Velaj ia dhuroi Gazetës Dielli. Shkrimtari Jeton Këlmendi në fjalën e tij tha se shqiptarët e Amerikës janë shembulli më i mirë sesi duhet të jetë shqiptari i sotëm. Rita Salihu në fjalën e saj tha se është e lumtur që te Vatra vazhdohen të zhvillohen këto aktivitete dhe bëri thirrje që të fuqizohen në të ardhmen. Komisioni i “Orës Letrare” i drejtuar nga Prof. Bexhet Asani shpalli 3 poezitë më të veçanta të shkrimtarëve: Pal Ndrecaj, Idriz Çelaj, Mukades Tahiraj. Për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë Mirënjohje nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Aktiviteti u ndoq nga TV Kultura Shqiptare. z.Adem Belliut Federata Vatra, gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar i shpreh mirënjohjen për punën në dobi të komunitetit e kulturës kombëtare në mërgatën e Amerikës prej 25 vitesh.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

110 vjetori i Pavarësisë, 110 nxënës, mësues e prindër të Shkollës Shqipe Alba Life, festë në Vatër

November 19, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 19 Nëntor 2022- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëve të Alfabetit Shqip mikpriti 110 nxënës, mësues dhe prindër të Shkollës shqipe Alba Life. Një vizitë shumë emocionuese e fëmijëve shqiptarë, trashëgimtarëve të vazhdimësisë së rracës sonë të bukur shqiptare, të historisë sonë të lavdishme, të kulturës sonë të veçantë, gjuhës dhe identitetit tonë këmbëtar shqiptar. Një festival i ngjyrave kuq e zi që ngriti peshë zemrat e të gjithë të pranishmëve. Fëmijët e Shkollës Shqipe përformuan në mënyrë të shkëlqyer duke kënduar këngët: Ty flamur të duam shumë, Gjuha shqipe-gjuha jonë, Rroftë Shqipëria etj. Fëmijët recituan poezi kushtuar Pavarësisë, Gjuhës Shqipe, heronjve të kombit tonë duke emocionuar të gjithë të pranishmit. Fjalën përshëndetëse në emër të Federatës Vatra dhe gazetës Dielli e bëri Editori i cili theksoi ndihmën dhe mbështetjen që Vatra e Dielli i ka dhënë Shkollave Shqipe në historinë 110 vjeçare. Fëmijët që mësojnë shqip, që këndojnë shqip, që flasin shqip jashtë Atdheut, janë ambasadorët e vërtetë të kombit tonë. Në fjalën e tyre para të pranishmëve, themeluesi i Shkollës Shqipe Alba Life z.Qemal Zylo dhe mësuesja zonja Kozeta Zylo shprehën vlerësim për Vatrën si qendër atdhetarie në mërgatën shqiptare të Amerikës. Vatra i bashkon gjithmonë shqiptarët nga të gjitha trojet në tokën e premtuar të Amerikës. Federata Vatra është zjarri i pa shuar i atdhedashurisë që mban gjallë shpirtin patriotik shqiptar përtej Atlantikut. Vatra e Dielli janë historia, krenaria dhe identiteti i shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kozeta Zylo, Qemal Zylo, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1963
  • 1964
  • 1965
  • 1966
  • 1967
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT