• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbi bukurinë e papërsosmërisë…

August 29, 2025 by s p

Besnik Fishta

Pullat postare kanë qenë dhe mbeten një ndër objektet më magjepsëse për koleksionistët, jo vetëm për historitë që ato përcjellin, por edhe për bukurinë e tyre estetike. Mes qindra serive dhe emisioneve të prodhuara ndër vite, një vend të veçantë në botën e filatelisë e zënë pullat me gabime shtypi, ato ekzemplarë të rrallë, që për shkak të një detaji të vogël, por të gabuar, fitojnë një vlerë shumë më të madhe se pullat “e zakonshme”. Në sytë e koleksionistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, këto pulla konsiderohen si “perlat e fshehura” të filatelisë. Rrallësia e tyre, historia që mbartin dhe sharmi i papërsosmërisë i bëjnë jashtëzakonisht të lakmuara. Administrata postare shqiptare, ashtu si në shumë vende të tjera, është e detyruar ligjërisht të shmangë gabimet. Procesi i prodhimit të pullave kalon në disa filtra të rreptë kontrolli përpara se të dalë në qarkullim. Megjithatë, pavarësisht kujdesit dhe skrupulozitetit, gjatë 112 viteve të ekzistencës së pullës shqiptare, janë shfaqur herë pas here gabime në imazhe, shkrime apo elemente grafike. Disa nga këto gabime janë zbuluar menjëherë, por ka pasur edhe raste kur janë konstatuar shumë kohë pas prodhimit. Frekuenca e tyre është ulur dukshëm gjatë dekadave të fundit, falë përmirësimit të teknologjisë, rritjes së profesionalizmit dhe forcimit të administratës shtetërore postare. Megjithatë, në filatelinë shqiptare ekzistojnë edhe raste kur gabimet nuk kanë qenë thjesht aksidentale, por të qëllimshme. 

Dëshmitë e mbledhura nga koleksionistë të vjetër tregojnë se, sidomos në vitet e para, individë të përfshirë në procesin e prodhimit kanë manipuluar me vetëdije disa seri pullash, duke shkelur rregullat dhe duke vepruar në mënyrë abuzive. Një nga rastet më të njohura është ai i një tekniku italian, pasionant i filatelisë, i cili gjatë prodhimit të emisionit të famshëm “14 shtator 1943”, që përkon me ditën e pushtimit gjerman të Shqipërisë, dyshohet se ka ndikuar qëllimisht në krijimin e disa prej gabimeve.                   

Kush mendon se filatelia është një botë monotone, gabon. Përveç kënaqësisë së të pasurit dhe të admiruarit të një koleksioni, filatelia është edhe aventurë. Çdo zbulim i ri, çdo gabim i pazakontë, ngre nivelin e adrenalinës tek koleksionisti. Për koleksionistin shqiptar, gjetja e një pulle me gabim shtypi është një përzierje emocionesh: gëzim për një zbulim unik, kuriozitet për historinë e tij dhe krenari për pasurimin e koleksionit.        

Gabimet në shtypjen e pullave postare mund të shfaqen në forma të ndryshme: – Ngjyra të pasakta ose tonalitete që devijojnë nga projekti original – Imazhe të përmbysura ose figura të vendosura gabimisht – Mungesa elementesh, si vlerat monetare, simbolet, pershkrimet ne pulle etj – Printime të dyfishta, kur imazhi përsëritet aksidentalisht mbi të njëjtën pullë – Defekte në dhëmbëzime, që i japin pullës një pamje të çrregullt dhe por qe e bejne unike.                                         Në Shqipëri, raste të tilla janë të dokumentuara që nga emisionet e para të vitit 1913 e deri në ditët tona. Shumë prej tyre sot jane të kërkuara si nga koleksionistët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj. Në tregun e lire filatelik, vlera e një pulle me gabim nuk lidhet vetëm me moshën e saj, por përcaktohet nga disa faktorë të kombinuar te cilat jane : 1)Rrallësia, sa më pak ekzemplarë të ekzistojnë, aq më shumë rritet vlera  2)Gjendja fizike, pullat e pavulosura, të paprekura dhe të ruajtura mirë arrijnë çmime shumë më të larta 3)Ekzistenca e certifikatave nga ekspertë filatelike janë të domosdoshme për të vërtetuar origjinalitetin 4)Kërkesa e tregut, disa gabime fitojnë famë dhe prestigj ndër koleksionistë, duke e rritur ndjeshëm çmimin e tyre në tregun filatelik.   Në Shqipëri, koleksionistët më me përvojë kujtojnë disa raste të famshme ku pullat me gabime janë shitur për shuma të konsiderueshme, sidomos gjatë dekadës së fundit, ku interesi për pullat historike shqiptare është rritur ndjeshëm edhe në tregun ndërkombëtar. Disa prej tyre tashmë kanë fituar statusin e “trofeve filatelike”. Në katalogët ndërkombëtarë, veçanërisht për pullat e viteve 1913–1930, gabimet më të rralla vlerësohen me çmime të larta, duke e bërë këtë segment kohor ne filateli, një ndër më të kërkuarit nga koleksionistët.

Në një treg gjithnjë e më të hapur dhe global, koleksionistët perpiqen te jene të kujdesshëm, sepse sot, një pjesë e madhe e “gabimeve” që qarkullojnë janë të sajuara me qëllime abuzive, falsifikime të projektuara posaçërisht për të mashtruar koleksionistët dhe për të rritur artificialisht vlerën e pullave. Ky fenomen eshte i vjeter dhe ka ekzistuar që në vitet e para të filatelisë shqiptare, fillimisht i ushtruar nga disa tregtarë të huaj dhe, më vonë, edhe nga individë vendas. Për këtë arsye rekomandohet: te behet krahasimi me ekzemplarëve të të njëjtit emision për të zbuluar mospërputhje; përdorimi i lupave dhe mjeteve profesionale për analizë; konsultimi me katalogë të specializuar si dhe me literaturë filatelike të besueshme; si dhe marrjen e opinionit nga ekspertët përpara çdo blerjeje të rëndësishme. Ne konkluzion mund te themi qe bota e gabimeve në pullat postare është një ftesë për kërkim, eksplorim dhe pasion. Ato të lindura rastësisht,jane shprehje e historise se zhvillimit dhe perfeksionimit teknologjik, persosmerise se punes administrates, por herë pas here, edhe të intrigës njerëzore. Për koleksionistin e apasionuar, çdo gabim nuk është thjesht një defekt teknik i rastit, por një fragment unik i historisë postare që i jep koleksionit vlerë, emocion dhe jetë.

Filed Under: Ekonomi

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta ” New York fillon vitin mësimor 2025-2026 më 6 shtator 2025

August 29, 2025 by s p

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta ” New York e drejtuar nga Dr. Paulin Marku dhe MSc Fabjola Gjinaj njofton komunitetin shqiptar në Long Island e më gjerë se rihap dyert për vitin mësimor 2025-2026 më 6 shtator 2025.

Mësimi zhvillohet çdo të shtunë nga ora 10 am – 1 pm në adresën: Parish Center, 134 Middle Country Rd. Coram, 11727 New York.

Mësimi për fëmijët zhvillohet falas.

Shkolla “Gjergj Fishta” fton publikisht mësuesit e interesuar të aplikojnë për mësimdhënës pranë shkollës, pasi rritja e numrit të nxënësve është frymëzuese dhe shton nevojat për staf pedagogjik.

Kontaktoni: Dr.Paulin Marku

Email: paulin81@yahoo.it

Cel: +19292175308

Filed Under: Komunitet

35 VJET MË PARË, VIZITA E SENATORIT BOB DOLE E FUTI KOSOVËN NË RRUGËN DREJT LIRISË DHE PAVARËSISË

August 29, 2025 by s p

Nga Harry Bajraktari

35 vjet më parë, në 29 gusht 1990, një delegacion i Senatit Amerikan i udhëhequr nga Bob Dole, kreu një vizitë historike në Kosovë kur ajo po jetonte në shtetrrethimin e egër serbo-jugosllav. Jugosllavia nuk ishte ndarë akoma dhe kishte marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën dhe me botën. Kosova njihej shumë pak dhe nuk kishte interes për të as në Washington dhe as në kryeqytetet e tjera të botës. Por, Senatori Dole ishte një personalitet i madh amerikan dhe vizita e tij e vendosi Kosovën në hartën e botës. 9 vjet më vonë, Kosova u çlirua. 18 vjet më pas fitoi pavarësinë.  Pa dyshim që vizita historike e Senatorit Dole ishte stancioni i parë i madh në rrugën drejt lirisë. Nuk e di se si do të kishte shkuar fati i Kosovës pa këtë vizitë. Ato pak orë që Senatori i Amerikës, Bob Dole kaloi në Prishtinë kishin peshën e disa viteve punë në Washington. Senatori shihej si një President i mundshëm i Amerikës në të ardhmen dhe figurë kryesore e politikës së jashtme.

Ku shkonte Dole, shkonte edhe vëmendja e medias dhe diplomacisë amerikane. Me Senatorin u njohëm nëpërmjet mikut të tij të ngushtë Jim Xhema dhe përpara nisjes së tij për në Kosovë biseduam me të dhe i treguam shqetësimet tona. Në Prishtinë, Millosheviqi kishte vendosur ligjin marcial dhe njerëzit rrezikonin të arrestoheshin po të grumbulloheshin në rrugë, mirëpo kjo nuk i ndaloi shqiptarët të dalin masivisht për të parë e nderuar mikun e madh nga Amerika. Pas asaj vizite nuk kishte më kthim pas. Që atëhere kam pasur rastin ta takoj dhe të bisedoj me disa herë me këtë mik të madh të shqiptarëve por edhe Amerikan i Madh. Sa herë që ishte nevoja Senatori Dole ishte I gatshëm të ndihmonte për kauzën e Kosovës. Mbështeti ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë dhe loboi që SHBA të mbështeste pavarësinë si të vetmen zgjidhje për Kosovën. Pata kënaqësinë e madhe të jem i pranishëm kur u dekorua nga Presidenti Bujar Nishani me nderimin më të lartë nga Shqipëria. Senatori Dole nuk jeton më, por mirënjohja e Kosovës, komunitetit shqiptar në Amerikë dhe mbarë kombit shqiptar për kontributin e tij është i përjetshëm. Amerika vetë nuk do ta harrojë për shërbimin e tij të palodhshëm që nga trimëria në Luftën e Dytë Botërore në shërbimin publik deri në fund të jetës. Zoti e bekoftë shpirtin e tij!

Filed Under: Politike

Lamtumirë Naun Shundi!

August 28, 2025 by s p

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”/

Një artist dhe njeri i jashtëzakonshëm, aktori, regjisori dhe dramaturg i shquar, Naun Shundi, tani na buzëqesh nga parajsa. Iku në një moshë fare të re, 66 vjec, në kulmin e energjive dhe të krijimtarisë. Nauni ishte demiurg i teatrit, një krijues bashkëkohor i kalibrit të madh, një artist i përkorë, nga ata që na vijnë shumë rrallë dhe i përkasin një race të pavdekshme artistësh. I kishte hije mençuria, zgjuarsia, talenti, imagjinata, fisnikëria, gjestet, fjala, loja aq fine në ngjizjen e figurave dhe karaktereve. Absolutisht i papërsëritshëm. Nga ata që krijuan kozmogoninë e teatrit shqiptar, me elementë modernë, novatorë, thellësisht origjinalë e të mahnitshëm. Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” e konsideron fat që bashkëpunoi me këtë artist të madh për vënien në skenë të dramës “Osman Taka”, në vitin 2023, një produksion i mrekullueshëm dhe i rrallë.

Nauni ishte nga ata krijues që i mjaftojnë vetvetes dhe që mbeten pjesë e trashëgimisë sonë artistike kombëtare. Ai e ka skalitur testamentin e përjetshëm me veprat e tij të shumta, si aktor, regjisor dhe dramaturg. Gjatë karrierës së tij mbi 45 vjeçare në teatër, krijoi mitin e tij artisik, ndaj do të ketë ringjalljet e veta, si një artist i mirëfilltë, në artin shqiptar, për t’i dhënë dinjitet e forcë teatrit dhe dramaturgjisë. Nuk ka dyshim se kështu do të ndodhë përherë. Saga e artistëve të tillë nuk mbyllet kurrë. Naun Shundi do të mbetet sa Njeriu-Artist, aq dhe Artisti-Njeri.

Fondacioni i shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëshortes dhe vajzave të tij të dashura!

Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë! Shpirti të ndriçoftë që nga thellësitë e Parajsës!

Filed Under: Kronike

KISHA KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK JU FTON NË FESTIVALIN E 33 SHQIPTAR, AKTIVITETIN MË TË MADH KULTUROR SHQIPTAR NË AMERIKË

August 28, 2025 by s p

KISHA KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK JU FTON NË FESTIVALIN E 33 SHQIPTAR, AKTIVITETIN MË TË MADH KULTUROR SHQIPTAR NË AMERIKË.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 195
  • 196
  • 197
  • 198
  • 199
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT