• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Çmim Ervina Halilit për angazhimet për Arkivin e Gazetës e Ndërmarrjes Rilindja

August 5, 2022 by s p

-Ervina Halili, laureate e Çmimit për Demokraci 2021 i ndarë nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)/

-Rilindja uron Ervina Halilin me shumë falënderime e mirënjohje…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 4 Gusht 2022/ Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i ndau Çmimin për Demokraci 2021 aktivistes, shkrimtares dhe studiueses së letërsisë, Ervina Halili, për angazhimin e fuqishëm në ruajtjen dhe mbledhjen e arkivit të shpërndarë të ish ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”.

Në komunikatën e dërguar theksohet se, për disa vite me radhë, në mënyrë krejtësisht vullnetare Ervina Halili, ka vazhduar përpjekjet për rilindjen e “Rilindjes”. Ajo ka mbledhur materiale që dokumentojnë një pjesë të rëndësishme të rezistencës intelektuale në Kosovë, ka shërbyer si ndërmjetësuese mes institucioneve për ruajtjen e arkivit, ka stopuar asgjësimin e shumë materialeve si dhe ka për synim të krijoj një hapësirë dinjitoze për ekspozimin dhe ruajtjen e arkivit të gazetës dhe shtëpisë së parë botuese në Kosovë “Rilindjes”.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i KCSF-së ka theksuar se Ervina ka punuar për ta ruajtur memorien intelektuale dhe kolektive të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”. “Harresa është e rrezikshme sidomos kur bëhet fjalë për identitetin kolektiv, sepse na zhduk themelin mbi të cilin jemi ndërtuar, i mirë apo i keq qoftë ai themel, e sidomos na e mjegullon të ardhmen tonë se në cilin drejtim duam të shkojmë ne si shoqëri. Kjo nismë e Ervinës ndihmon për të ç’mjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë dhe për të treguar se jo gjithçka ka filluar në vitin 1999 apo 2008, por ka rrënjë shumë më të thella”, ka shtuar Hoxha.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u transmetua në rrjetet sociale të KCSF-së dhe në televizionin Kohavision, së bashku me një dokumentar të shkurtë të realizuar nga KCSF, i cili tregon rrugëtimin e Ervina Halilit drejt realizimit të kësaj kauze.

Ky çmim tashmë tradicional ka për qëllim të vlerësojë kontributet e individëve, nismave të paregjistruara dhe të organizatave jo-qeveritare në fusha të ndryshme, që janë rezultat i mobilizimit të komunitetit dhe angazhimit të qytetarëve, guximit intelektual ose arritjeve të theksuara, dhe që kanë kontribuar në demokratizimin e shoqërisë kosovare përmes punës dhe përkushtimit të tyre.

Çmimi për Demokraci është pjesë e programit EJA Kosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut.

Për më shumë detaje rreth nismës së Ervinës, ndiqni mini-dokumentarin këtu.

***

Kryeredaktori i fundit i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja dhe kryeredaktori i parë-themeluesi i gazetës së përditshme “Bujku” – gazetës së rezistencës, lëvizjes e luftës për liri e pavarësi me orientim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, që sfidonte ndalimin nga Serbia okupatore të gazetës së vetme të përditshme shqipe atëherë në Kosovë Rilinda, Behlul Jashari, uron Ervina Halilin me shumë falënderime e mirënjohje për punën e madhe që ka bërë për Arkivin e Gazetës Rilindja, edhe për digjitalizimin e bërë të gazetës “Bujku”, si dhe për digjitalizimin e gazetës Rilindja që do bëhet…

Filed Under: Fejton

Statuja…

August 5, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Statujat shpesh pasqyrojnë herojnë të rremë, por edhe vjedhje. Maqedonasit akuzohen për vjedhje të historisë maqedonase. Si mund të vjedhin atë që është e tyre? – do të pyesësh. Maqedonasit nuk vjedhin historinë maqedonase. “Maqedonasit” e veriut janë. Ata gjithashtu pëlqejnë për vete edhe një pjesë të historisë helene, shqiptare, bullgare aty-këtu, duke zhvilluar një obsesion unik me historinë e lashtë të Aleksandrit të Madh. Ajo histori nuk është e tyre, nuk ka qenë kurrë, dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht. Sa i përket mënyrës se si përpiqen ta bëjnë këtë, ata janë disi krijues që përpiqen të legjitimojnë pretendimet e tyre.

Duke e mbyshur sheshin me statuja.

Të gdhëndësh një gur në një person nuk është mënyrë shumë bindëse për ta shpallur atë “maqedonas”, por detajet e vogla nuk janë shqetësimi i tyre. Duhet të duket madhështore.

Sa më shumë statuja. Kjo i bën homazhe atij që aspironte të ishte Aleksandër i Maqedonisë, por në pllakë shkruhet se i përket të tjerëve.

Nuk jeni të bindur nga statujat apo deklaratat e dukshme? Askush nuk është. Pa djersë, ata kanë mjete të tjera në dispozicion. Nëse nuk mund të provoni diçka, thjesht gënjeni. Gjithsesi, kjo është filozofia e treguar për të huajt. Një libër në Amazon apo faqe në internet e shpjegon atë nga këndvështrimi i një pale të tretë, një më pak i ngarkuar emocionalisht me këtë çështje.

Gënjejnë turistët, gënjejnë studiuesit, gënjejnë të gjithë. Pse të shqetësoheni për të krijuar diçka kur thjesht mund të gënjeni për të dhe të përpiqeni t’u tregoni të tjerëve se është e kaluara juaj. Kjo është metoda e zakonshme. Gjeni diçka greke, ilire, përdhosni, quani diçka që nuk është.

Gënjeshtrat janë të këqija.

Çfarëdo droge përdorin njerëzit që shkruajnë këtë version të historisë, janë të këqij. Si e dimë që ata gënjejnë? Lehtë; kur versioni i tyre i ngjarjeve është i ndryshëm nga ai i të gjithë të tjerëve. Por një gënjeshtar nuk mund të duket shumë i çmendur, e vërteta duhet të “ndryshohet” që gënjeshtrat të funksionojnë.

Injorimi i pjesëve të të gjithë figurës me qëllim. Shihni, dy statujat, janë disi lehtësisht të dallueshëm, duke pasur parasysh se jetët e tyre ishin të dokumentuara mjaft mirë për kohët e vjetra. Pyesni Cezarin. Le të pyesim vetë Aleksandrin për identitetin e tij.

“Paraardhësit tuaj erdhën në Maqedoni dhe në pjesën tjetër të Hellas dhe na bënë dëm të madh, megjithëse nuk i kishim bërë asnjë lëndim më parë. Unë jam emëruar udhëheqës i grekëve dhe duke dashur të ndëshkoj persët, kam ardhur në Azi, të cilën e mora nga ju” (Letra e Aleksandrit drejtuar mbretit persian Darius III të Persisë në përgjigje të një lutjeje për armëpushim, siç citohet në Anabasis).

Duket sikur ai i konsideron maqedonasit grekë. Unë do të imagjinoja se ai do ta dinte, duke qenë fjalë për fjalë Aleksandri i Madh Maqedonisë dhe i gjithë të tjerëve për rreth. Sjell vetëm një supozim.

Statuja në Shkup nuk mashtron askënd. Është ajo që ndodh në Maqedoninë e mirë “të vjetër” të Veriut – vjedhja historike. Një tregim i rremë. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk duan t’u japin mbështetje diplomatike: sepse ky vend fjalë për fjalë përpiqet të heqë një pjesë të trashëgimisë së njerëzve të huaj dhe ta pretendojë atë si të tijën. Kur ju pranoni fjalë për fjalë gënjeshtrat, njerëzit e tjerë thonë se po gënjeni dhe kundërshtojnë riinterpretimin tuaj të vogël të rremë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Gjon Nikollë Kazazi, zbuluesi i veprës së parë në gjuhën shqipe

August 5, 2022 by s p

Bujar Leskaj/

Sot është 270-vjetori i vdekjes së përkthyesit Gjon Nikollë Kazazi (në latinisht Johannes Nicolevich Casasi dhe në italisht si Giovanni Battista di Nicola Casasi), emri i të cilit zë një vend të veçantë në historinë e Shqipërisë, pasi është zbuluesi i veprës së parë të gjuhës shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut.

Nikollë Kazazi (1702- 1752), lindi më 1 janar 1702 në Gjakovë. Ka qenë autori i një përkthimi në shqip i “Breve compendio della Dottrina Cristiana”, Romë 1743 (Përmbledhje e shkurtër e Doktrinës së Krishterë), i cili përbën të parin dokument të shkruar në dialektin e Gjakovës.

Studioi për teologji në Kolegjin Ilirian të Loretos afër Ankonës dhe në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë, ku dhe mori titullin e doktorit në teologji e filozofi. Më pas u bë kryepeshkop i Shkupit derisa vdiq, më 5 gusht 1752.

Pikërisht gjatë studimeve në Kolegjin e Propaganda Fides, më 1740, Kazazi bëri zbulimin monumental të së vetmes kopje të mbetur të librit më të vjetër shqip, Mesharit të Gjon Buzukut të vitit 1555.

Një kopje të pasthënies ia dhuroi arbëreshit Gjergj Guxeta, themeluesit të seminarit grek në Palermo.

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani e dekoroi gazetarin Sulejman Gashi (pas vdekjes) me medaljen Presidenciale të Meritave

August 5, 2022 by s p

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar sot familjes së gazetarit Sulejman Gashi Medaljen Presidenciale të Meritave, me të cilën ajo e ka dekoruar z. Sulejman Gashi (pas vdekjes së tij).

Në ceremoninë e organizuar sot, në prani të familjarëve dhe të miqve, Presidentja Osmani theksoi se medalja e ndarë për gazetarin tashmë të ndjerë, Sulejman Gashi, është shprehje e mirënjohjes shtetërore për kontributin e çmuar të cilin z. Gashi, si gazetar e aktivist shumëvjeçar e ka dhënë për dhjetëvjetësha të tërë për shpërndarjen gjithandej të së vërtetës së Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se z. Gashi ka qenë burim i së vërtetës për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një afirmues i së drejtës së saj për liri.

“Ai ishte zëri i Kosovës. Ne sot po e institucionalizojmë kujtesën për të duke e dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin shumëvjeçar në pasqyrimin e së vërtetës së Kosovës e për të në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Familjarët e z. Gashi, por edhe bashkëpunëtorët e tij të pranishëm në ceremoni shprehën mirënjohje ndaj Presidentes Osmani për kujdesin që po tregon ndaj personaliteteve të cilat kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe e falënderuan atë për dekoratën të cilën Presidentja ia ka ndarë z. Gashi.

Filed Under: Opinion

Dy marrëveshje që fshijnë Vlorën si qytet turistik

August 4, 2022 by s p

Gezim Zilja

Mund të jetë një imazh i oqean

Ky është porti i Vlorës dhe hapsira deri në Zvërnec. një mrekulli e natyrës dhe dorës së njeriut deri sot.. Ky port me kërkesen e saj i jepet një firme private. Pjesa tokësore 5,5 ha që si e shikoni eshte rruar e qethur, në vend të kthehej në park shlodhës që i mungon qytetit, do të mbushet me pallate 20-30 kate sipas nje projekti, të miratuar në zyrat qeveritare. Para pjesës së gjelbëruar (ish soda kaustike) është vendosur një terminal karburantesh, në18 ha me pronar italian , (që vazhdon të zgjerohet) për 99 vjet. Më tej në pjesën e gjelbëruar rreth 200 ha sipas marrëveshjes së qeverisë Rama me companitë amerikane Excelerate Energy dhe Exxonmobile të firmosur vitin e kaluar do të instalohet një terminali gazi, që do shesi gaz në gjithë Ballkanin. KM-ja dhe zv/KM-ja respektivisht Rama dhe Balluku  bënë me dije ashtu tinëz para disa ditësh se në gjirin e Vlores, më sakt në Triport të Zvërnecit,  krahas  zbatimit të marrëveshjes midis  Excelerate Energy dhe Exxonmobile me qeverinë shqiptare për instalimin e një terminali gazi në Vlorë, që do shesi gaz në gjithë Ballkanin, do të instalohen dy anije gjigande që do prodhojnë energji elektrike për dy vjet. Lehtësia me të cilën e thanë këtë lajm ishte sikur në bulevardin Vlorë-Skelë, shtëpive ekzistuese të qejfit (striptease) që gëlojnë në katet dyta të pallateve apo hoteleve do tu shtohen edhe dy të tilla. Në fakt Vlorës ( tani në verë 70% e Vlorës thahet për ujë ose ka ujë një herë në ditë) me këto dy investime është duke iu dhënë goditja e fundit për ta zhdukur nga të gjitha hartat kombëtare dhe ndërkombëtare si qytet turistik. Një nga anijet, prodhim i vitit 1997 është blerë në Bangladesh dhe ka një kapacitet prej 114MWh, ndërsa TEC-i i Vlorës ka papacitet prej 98 MWh. Për ta kuptuar më mirë i bie që anija mund të mbajë në bordin e saj gjithë TEC-in e Vlorës ( një varrezë për të cilën kam shkruar disa herë) e të ketë ende vend bosh për ndonjë TEC më të vogël. Këto anije, TEC-e lundruese,  punojnë me mazut ose naftë të papërpunuar. Ndotja është shumë e madhe ndoshta e papërfytyrueshme, por Instituti i Shëndetit Publik që duhet të merret me këto punë nuk do e mat këtë ndotje as do ia raportojë popullit se nuk e lejon Ministria e Mjedisit. Një anije-TEC  djeg 600(gjashtëqind) ton naftë bruto në 24 orë. Gjiri i Vlorës do të jetë çdo ditë i mbuluar nga reja e zezë e djegies së mazutit apo naftës së pa përpunuar; turistët albanezë e të huaj do të nxiheshin gjithsesi por jo nga rrezet e dielli, por smogu dhe CO2. Llogaritet që  qeveria do paguaj, mbi 50 milion Euro në vit, qira për pushtimin e Gjirit të Vlorës, jo vetëm për territorin e pushtuar, por edhe për ndotjen nga nafta e derdhur në det, ndotjen e ajrit dhe tokës në një rreze prej disa kilometrash. Pas dy  ose më shumë vitesh TEC-et lundruese do të mbeten aty në gji të Vlorës, për të çfryrë ndotje nafte, ndoshta edhe në vite të tjera, e më pas do të mbetet aty si një varrezë gjigande hekurishtesh. Një TEC-i lundrues qeveria do t’i paguaj qira 63.000 USD për cdo ditë për 2 vjet dhe KESH-it do t’i kushtoj 170 USD për cdo MWh energji të prodhuar nga ky TEC me kapacitet 114 MWh.

 Sqarim tjetër i thjeshtuar. TEC-i lundrues do të djegë naftë të rëndë. Sasia e karburantit do të jetë 220 kg/MWh. Sasia e energjisë së prodhuar do të jetë 70.000 MWh në muaj, qe i bie të digjen 15.400.000 kg. Kjo sasi nafte e djegur është e barabartë me furnizimin e 3 milion makinave, që bëjnë 100 km rrugë përgjatë një muaji, ose 100.000 makinave që përshkojnë bulevardin nga sheshi i Flamurit në Skelë përgjatë 1 ore. Kjo për cdo ditë e natë për 2 vjet, apo dhe 20 vite të tjera. Për vendosjen terminalit të gazit dhe pasojat  super katastrofike të tij ndaj ambjentit do të flasim në numrin e ardhshëm. Po e mbyll duke cituar ambjentalistin e njohur vlonjat Lavdosh Ferruni: Ndotja e kësaj lloj industrie  do të bëjë që Gjiri i Vlorës me ndotjen me cipën e naftës që do mbuloj gjirin e Vlorës, me shkatërrimin e faunës së detit në një hapsirë të madhe detare, me ajrin e ndotur që do përhapë përreth e deri në qytetin e Vlorës, me mbetjet sedimentet e djegies së mazutit  mbi Pyllin e Sodës, lagunën e Nartës dhe ullinjtë e vreshtat për rreth, pa përmendur rrezikun e madh të eksplozionit, do ta fshijnë përfundimisht Vlorën nga harta si një vend turistik. Gjiri i Vlorës do mbetet thjesht një gji nafte, mijra njerëz, që aktualisht jetojnë në saj të turizmit do mbeten pa punë. 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Gezim Zilja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2133
  • 2134
  • 2135
  • 2136
  • 2137
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT