• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“VATRA” – 110 VJET NË SHËRBIM TË ATDHEUT DHE KOMBIT SHQIPTAR

June 13, 2022 by s p

Sokol Paja/

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra festoi me nderim e madhështi 110 vjetorin e saj në një festë të jashtëzakonshme të filluar me Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, Darkën Gala dhe Ceremoninë e Dekorimeve nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta në nderim të veprimtarisë së shquar atdhetare e patriotike të shqiptarëve në mërgatën e Amerikës. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha deklaroi për të pranishmit se Vatra do të vazhdojë t’u prijë proceseve dhe punëve të mira në dobi të çështjes kombëtare e të mirës së komunitetit shqiptar në Amerikë. “Themeluesit e formuan Vatrën me një qëllim të vetëm; për të bashkuar forcat intelektuale, fuqitë materiale dhe njerëzore kombëtare për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjegjësi. Me shumë mund e sakrifica ia arritën të mbrojnë interesin kombëtar dhe mbi të gjitha të mbrojnë kufinjtë e Shqipërisë. Për 110 vite më radhë Vatra nuk ndaloi së punuari dhe asnjëherë nuk rreshti duke i dalë për Zot shqiptarëve të kudo ndodhur. Vatra ishte suporti kryesor në formimin e shtetit të parë shqiptar dhe vazhdoi me kontributin e saj në të gjitha proçeset e ndërtimit të shtetit shqiptar në 110 vite ekzistencë. Gjithashtu Vatra dha një kontribut tejet të vyer edhe në formimin e shtetit më të ri në botë, ” Kosovës” që sot gëzon lirinë dhe pavarësinë e saj” tha nder te tjera kryetari Berisha. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta Deklaroi se: “Në këtë ditë të bekuar të 110-vjetorit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, që përkon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, jam shumë i lumtur të marr pjesë në Neë York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “VATRA – 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar”. Mirënjohje përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese. Të gjithë së bashku të shumëfishojmë përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nxitur investimet e huaja, dekurajuar fenomenin tragjik të shpopullimit të trojeve shqiptare dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik me SHBA. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tone” tha ndër të tjera z.Meta. z.Mark Gjonaj – ish Këshilltar Bashkia e New York tha se kjo ditë e shënuar është një shpresë dhe reflektim për të punuar më shumë për të mirën e kombit shqiptar, për komunitetin shqiptar dhe për të ardhmen e brezave që vijnë. Prof. dr. Nikolla Pano në fjalën përshëndetëse të dërguar me këtë rast dhe të lexuar nga Editorja e Anglishtes Rafaela Prifti tregoi para vatranëve dhe të ftuarëve përpjekjet titanike që ka bërë Vatra në historinë e saj dhe mesazhet e fuqishme që vijnë prej Vatrës në këtë ditë të ditëlindjes së saj. Shkëlqësia e Tij Z.Ferit Hoxha – Ambasadori i Përhershem i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ndër të tjera theksoi rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm të të gjitha institucioneve shtetërore në Kosovë e Shqipëri me diasporën në Amerikë me qëllim forcimin e kombit tonë. Z. Agim Rexhaj – Presidenti i Nderit të Vatrës foli rreth përpjekjeve që Vatra ka bërë për lirinë e Kosovës dhe u ndal te veprimtaria heroike e familjes Jashari, Haradinaj e presidenti historik Doktor Ibrahim Rugova. Z.Lulëzim Krasniqi – Konsull në Konsullatën e Kosovës ne New York u shpreh rreth rëndësisë historike që ka luajtur Federata Vatra në ndihmë të lobimit dhe rolit të jashtëzakonshëm për çlirimin, pavaresinë dhe lirinë e Kosovës.  Z. Talat Xhaferi – Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë se Veriut në fjalën e dërguar me këtë rast i shprehu mirënjohje e falenderim Federatës Vatra për gjithçka që ka bërë e vazhdon të bëjë për Shqiptarët në viset shqipfolëse e mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Politike Tagged With: Vatra

ME 13 QERSHOR 1912, VATRA U NJOH NGA SHTETI AMERIKAN-KUJTESA HISTORIKE

June 13, 2022 by s p

Dalip Greca

Me 3 Qershor 1917 VATRA hapi fushatën “Për Shpëtimin e Shqipërisë” dhe mblodhi 150 mijë dollarë me të cilat u shpëtua Shqipëria në Konferencën e Paqes

Qershori ka dy ngjarje madhore për Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, 3 qershor 1917- Dita e Vatrës për shpëtimin e Shqipërisë dhe 13 Qershor 1912- vatra njihet zyrtarisht prej Shtetit të Massachusetts.

Në Kalendarin e Vatrës dhe rekordet arkivore shkruhet: Me 13 Qershor 1912, u njoh prej shtetit të Massachusetts dhe mori diplomën e saj(Charter), të shënuar prej zotit Albert P.Langtry, sekretarit të Shtetit. Në aplikim ishin të shënuar emrat e Faik Be Konitza, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota.

Me 13 Qershor 2021, mbushen 109 vjet nga regjistrimi i Vatrës në shtetin e Massachusetts, ndërkohë që data e themilimit të Vatrës mbetet 28 Prill 1912.

3 QERSHOR- VATRA DHE DITA E SHPËTIMIT TË SHQIPËRISË NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS

Data 3 qershor, e cila njihet si Dita e Shëptimit të Shqipërisë, e kishte fillesën që në një takim të Komisionit të Vatrës në muajin Maj 1917. Komisioni që drejtonte Vatrën u mblodh me 20 maj 1917 në orën 3 pas drake. Në qendër të punës ishte raporti i dërguar nga Delegati diplomat i Vatrës në Londër, Mehmet Konica. Pas atij raporti një letër dërguar nga delegate tjetër i Vatrës në Zvicër, Dr. Turtulli, i mallëngjeu vatranët e pranishëm. Delegati propozonte që të ngrihej një Komitet për mbrojtjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Këtij qëllimi t’i paraprinte një fushatë për të mbushur arkën e Vatrës me qëllim që të mundësohej financimi i këtij shërbimi diplomatik i munguar në mungesë të një shteti shqiptar, dhe të financoheshin miqtë diplomatë të Shqipërisë në Amerikë dhe Europë. Propozimi i dr. Turtullit shoqërohej me shembullin e tij dhurus, duke dërguar(1,000.00) një mijë dollar.

Komisioni drejtus i Vatrës e priti propozim-dhurimin me duartrokitje dhe menjëherë nisën diskutimet për detyrat e shqiptarëve të Amerikës në mbrojtje të Atdheut në ato kohë kritike. Diskutatnët arritën në një pikë të përbashkët:Vatra do të mbetej gjithnjë e turpëruar në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e Botës po të mos i përgjigjej nisjes së fushatës të propozuar nga dr. Mihal Turtulli,i cili duke dërguar 1000 dollarë, e bënte fakt të kryer hapjen e fushatës dhe Vatra duhej ta niste sa më parë. U mor vendimi që Vatra t’i përgjigjej dhuratës dhe thirrjes së nxehtë të atdhetarit të shkëlqyer, ashtu si ua kërkonte nderi atdhetarëve të Botës së Re, trimërisht me dorë dhe zemër të hapur.

U vendos me një zë:

1-Të caktohej e Diela e 3 qershorit, si Dita e Shpëtimit të Shqipërisë, për ët mbledhur një shumë së paku prej 40 miëj dollarësh të këshilluar prej Dr. Turtullit.

2- Ftoheshin të gjitha degët e Federatës Panshqiptare ët amerikës me anëtarët e tyre, të gjitha shoqëritë shqiptare të vecanta, të gjitha Shoqëritë fetare Kombtare-dhe të gjitëh shqiptarët-të organizojnë mbledhje në këtë ditë dhe të japin ndihmën e tyre sa më të madhe për Shpëtimin e Atdheut.

3- Ftoheshin të gjitha gazetat dhe revistat shqiptare të bashkëpunonin për të mbaruar këtë vepër , e cila do t’I nderonte në sytë e botës dhe në sytë e Shqipërisë, atdhetarët e Amerikës, dhe do t’u japë një vend nderi në historinë e përlindjes Kombëtare.

4-U drejtohej të gjithëve lutja që të dhuronin $10 e sipër për të mbledhur kështu shumën e këshilluar nga Dr. Turtulli.(ne foto-Komisioni Themelues i vatres dhe Dr. Turtulli.(Lexo ne Dielli -arkiv www.gazetadielli.com)

Filed Under: Histori

MIRENJOHJE DHE NDERIM NGA VATRA

June 13, 2022 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, me rastin e 110 vjetorit të themelimit të saj falenderon të gjithe pjesemarresit ne Konferencen Shkencore Nderkombetare me temë:

“VATRA” – 110 VJET NË SHËRBIM TË ATDHEUT DHE KOMBIT SHQIPTAR”.

Nderim, mirenjohje dhe respekt te veçante per kumtuesit:

1. DalipGreca (kumtesa u lexua nga Nazo Veliu)

Marrëdhëniet e “Vatrës” me Mbretin dhe Legalistët, sipërpjekje për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi

2. Dr. Paulin Marku

Veprimtaria e Komisionit Organizativpër bashkimin e shoqërive shqiptare në SHBA dhe krijimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

3. Prof. asoc. dr. Jonela Spaho (Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan Noli” Korçë)

Roli dhe kontributi i Kristo Floqit si bashkëthemelues i “Vatrës” dhe editor i gazetës “Dielli”

4. Prof. asoc. dr. Ledia Dushku (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)

Nga suazat perandorake te pavarësia: Shpërthimi i Luftës sëParë Ballkanike dhe qëndrimi i “Vatrës”

5. Prof. ass. dr. Fitim Rifati (Instituti i Historisë – Prishtinë)

“Vatra” mbi çështjen e Kosovës gjatë Luftës së Parë Botërore – një përpjekje sensibilizuese për rishikimin e kufijve etnikë shqiptarë

6. Dr. Naim Musliu

“Vatra” në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)

7. Prof. dr. Fatmira Rama( Departamenti i Historisë, Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës)

Kontributi i Thoma Nassit në lëvizjen kulturore e kombëtare të“Vatres”

8. Akademik, prof. dr. Beqir Meta (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)

“Vatra” dhe Ahmet Zogu-një marrëdhënie me lëkundje të mëdha

9. Prof. dr. Muharrem Dezhgiu(Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë) (Kumtesa u lexua nga Kerol Kaskaviqi)

“Vatra” dhe Shqipëria gjatë Luftës II-të Botërore

10. Prof. dr. Hamit Kaba (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)

“Vatra” dhe “Shqipëria e Lirë”- Zëra shqiptarë përtej Adriatikut, 1941-1944

11. Fran Shkreli

“Vatra” dhe festimet kastriotjane me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

12. Dr. Hasan Bello (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)

Marrëdhëniet e Fan Nolit me Enver Hoxhën dhe regjimin komunist

13. Dr. Erjon Dervishi

“Vatra” dhe Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë përballë presionit grek (1945-1950)

14. Dr. Sokol Paja

“Vatra” në dosjet e sigurimit të shtetit në vitet 60 -70-të

15. Idriz Lamaj

Petro Kolonja – Veprimtar i shqiptarizmës (1897 – 1991) (Kumtesa u lexua nga PhD Can. Haris Vongli)

16. Prof. dr. Ines Angeli Murzaku (Seton Hall University, New Jersey, USA)

“Vatra”- the hearth and heart of Albaniandom. Vatra’s Role in the Establishment of the Albanian Orthodox Church

17. Zef Ujkaj

Roli i “Vatrës” ndaj demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, pasqyruar në gazetën “Dielli”

18. Dr. Sylë Ukshini

Roli i diasporës shqiptare dhe i“Vatrës“në SHBA për kauzën e Kosovës në vitet 90-të

19. Prof. asoc. dr. Besim Muhadri(Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Kosovë)

“Arshi Pipa- Lidhjet e tij me “Vatrën” dhe zhvillimi i krijimtarisë letrare e shkencore në Amerikë”

20. Agron Alibali (LL. M. Senior Fellow, Universiteti i Massachusetts-it, Boston)

Veprimtaria lobuese e “Vatrës” së kryesuar nga Agim Karagjozi në kapërcyell të mijëvjeçarit tonë.

VATRA i shpreh mirenjohje te thelle posaçerisht Bordit organizues të Konferencës Shkencore Nderkombetare:

• Dr. Paulin Marku (kryetar)

• Dr. Iris Halili (anëtare)

• Dr. Pashko Camaj (anëtar)

• Dr. Elton Mara (anëtar)

• Dr. Sokol Paja (anëtar)

• Msc. Marjana Zeneli Bulku (anëtare).

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra

DITA E TRASHËGIMISË SHQIPTARE NË “KENSICO DAM PLAZA” NË NEW YORK, FESTË E TRASHËGIMISË KULTURORE E SHPIRTËRORE SHQIPTARE

June 10, 2022 by s p

Në Kensico Dam Plaza, Qendra Nënë Tereza e Famullisë Zoja e Shkodrës dhe zyra e Parqeve të Qarkut Westchester organizuan një festë madhështore në nder të trashëgimisë kulturore shqiptare në Amerikë. Nën kujdesin e veçantë të Dom Pjeter Popaj famullitarit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, festivali i trashëgimisë shqiptare si një pasuri dhe identitet i pastër kombëtar shqiptar, traditë e moçme shqiptare, kulturë, muzikë, këngë e valle shqiptare të gërshëtuara me sport si garat në futboll, volejboll, shah e lojëra të tjera, guzhinë shqiptare e gëzim të ëmbël shqiptar, shënuan një festë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Drejtuesi kryesor i veprimtarisë artistike dhe kulturore Fran Çotaj bashkë me koreografe Agjelina Nika “Mjeshtër i Madh” Grupin Rozafati, këngëtarët Gerona Hyska, Edmond Nikolla, Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh” të shoqëruar nga Dritan Papa dhe DJ Edi e kthyen festivain në një festë magjike për të gjithë të pranishmit. Mark Gjonaj dhe Vedat Gashi e vlerësuan këtë aktivitet si për nga pjesëmarrja dhe mesazhet që përcjellin për shqiptarët në mbarë trevat shqipfolëse. Dom Pjetër Popaj në fjalën e rastin vlerësoi Festivalin e Trashëgimisë Shqiptare për traditën që ruan, për vlerat që trashëgon dhe mbi të gjitha për kënaqësitë dhe krenarinë që i fal çdo të pranishmi. Dita e trashëgimisë shqiptare është kthyer në një festival mbarëkombëtar shqiptar që ruan dhe përjetëson kulturën shqiptare në Amerikë.

Filed Under: Opinion

Ceremonia e përmbylljes së fundvitit shkollor të shkollës shqipe” Alba Life “, Ambasador i Kombit, New York 

June 10, 2022 by s p

Nga Venera Hoxha Iseni/

Mbresa dhe emocione nga nje festival si prind i Hirës në Shkollën Shqipe “Alba  Life” në Brooklyn 

Atë ditë isha aq e emocionuar gjatë gjithë festivalit, saqë shpesh më rridhnin lotët. Afër e kisha bashkëshortin, i cili e kthente kokën, kohë pas kohe dhe më shikonte duke më thënë: “A kemi ardh këtu me qajt apo me përcjelle Hirën?!” 

Mirëpo unë isha kthyer në kohë mbrapa dhe kisha rrugëtuar me shekuj mbrapa, duke  qenë vajzë e rritur nga fryma për “Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, të cilën fryme dhe inspirim e  kisha marr nga babi Shefki Hoxha, i cili ishte aktivist në atë lëvizje dhe kishte përjetuar ditë të tëra si i burgosur nga pushteti i atëhershëm serb. 

Unë nuk mund të flisja apo të jepja ndonjë koment atë ditë, apo të falenderoja mirëpo sot  po ndaj disa rreshta me ju dhe për ju. 

“Sec mu ngjeth trupi në këtë ditë, 04.06.2022 më kaploi nje ndjenjë që se kisha përjetue vec ndër  libra dhe histori kisha lexue. Ndër ato rreshta që kisha lexue e ndëgjue gjeneratë pas gjenerate,  m’u duk se pashe që u ngriten në këmbë tok Thesprotët që nga gjiri Ambrakisë, tuj vazhdu në  Veri me Kaonët, tek Janina me Molosët, në bregdet me Taulantët përgjatë Adriatikut të Mesëm  me Ardianët e deri në rrafsh të Kosovës bashkë me Dardanët me sytë e tyre të kthyem nga  Dalmatët dhe Liburnët me helmeta dhe shtizat e tyre që ndër shekuj luftuan, që pas tyre  Rilindasit me penën e tyre vazhduan luftën e pandalur deri sot tek shkolla shqipe “Alba Life “, që  sot të na njef edhe gjithë bota dhe komuniteti ku jetojmë” 

Tani duke jetuar jashtë vendlindjes mund ta marr me mend sa e vështire ka qenë për  Rilindasit tanë të mbijetojnë dhe të kultivojnë gjuhën dhe kulturën tonë. 

Për ne si prindër është obligim dhe përgjegjësi e dyfishte që të jemi prane gjeneratave dhe t’ju  mësojmë gjuhën dhe kulturën tonë, pasi ne jemi shqiptarë dhe me këtë identifikohemi nga popujt  e tjerë, por që gjithesesi gjithmonë të punojmë në integrimin e vendeve perëndimore. Ne u bashkangjitëm këtë vit në shkollën shqipe “Alba Life” por u ndjeme sikur aty kishim qenë,  vetëm vazhdonim rrugëtimin së bashku. 

Duke ju falenderuar ciftit të mrekullueshëm Znj.Kozeta dhe Z. Qemal Zylo dhe familjes së tyre,  pa të cilët nuk do të ishte realizuar asnjë orë mësimi në gjithë New York-un, mësuesit, prindërit,  stafin realizues dhe të gjithë mysafirët të cilët na nderuan me prezencen e tyre, ju dëshiroj  pushime të këndshme verore. 

6 Qershor, 2022 

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: venera hoxha iseni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2216
  • 2217
  • 2218
  • 2219
  • 2220
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT