• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova-Bashkimi Evropian, 6 vjet zbatimi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

April 2, 2022 by s p

-Kosova, Program Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 2 Prill 2022/ Në këtë fillim Prilli 2022 u bënë 6 vjet prej kur hyri në fuçi – nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 Tetor 2015 në Strasburg dhe e ratifikuar në parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 Nëntor. 

Zbatimi ka nisur në 1 Prill 2016, kur në mënyrë ceremoniale në ambientet e Drejtorisë së Doganës së Kosovës u bë zhdoganimi i parë me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ky moment shënonte fillimin e zbatimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës. 

Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me Bashkimit Evropian, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 Mars 2016  nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Me atë rast Ministria e Integrimit deklaronte se, mbështetja e ofruar nga deputëtët e Kuvendit kosovar miratimit të Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së dëshmon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të zbatuar të gjitha reformat legjislative dhe institucionale dhe detyrimet kontraktuale të parapara me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ky Program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e axhendës evropiane që mbulon periudhën pesëvjeçare 2016-2020 dhe fokusohet në tre aspekte strategjike të anëtarësimit në BE: Përmbushjen e detyrimeve të MSA-së; Përafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së; Zbatimin e legjislacionit të përafruar.

Programi mbulonte të gjithë kapitujt e Acquis së BE-së. Bazuar në strukturën e Kritereve të Kopenhagës, të gjitha masat dhe prioritetet janë të ndara në tre blloqe: Kriteret Politike, Kriteret Ekonomike, dhe Standardet Evropiane.

Programi përcaktonte masat dhe prioritetet legjislative dhe zbatuese në dy faza: masat afatshkurtra (për vitin 2016) dhe prioritetet afatmesme (për vitet 2017-2020). Programi gjithashtu përcaktonte qartë përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij, si dhe afatet kohore të përmbushjes së këtyre veprimeve dhe burimet buxhetore.

Procesi për hartimin e Programit është koordinuar nga Ministria për Integrim Evropian,  me përfshirje të të gjitha institucioneve shtetërore dhe në një proces gjithëpërfshirës dhe konsultativ me shoqërinë civile dhe palët tjera të interesuara.

Zbatimi i Programit nis menjëherë me hyrjen në fuçi të MSA-së, me fillimin e muajit Prill 2016.

 Në 27 Tetor 2015 atëherë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, kanë nënshkruar në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në ceremoninënë e zhvilluar, Marrëveshja është nënshkruar edhe nga atëherë ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku dhe komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, kanë nisur në 28 tetor të vitit 2013.

Kosova dhe Komisioni Evropian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në Korrik të vitit 2014.

Procesi i nënshkrimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Evropian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës ende nga pesë vende të BE-së.

Më vonë, megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar veç e veç, ashtu siç ka qenë praktika me vendet e tjera.

Në 22 Tetor 2015 Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në 24 Tetor, nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Stabilizim Asociimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës u miratua nga qeveria kosovare.

Marrëveshja ka strukturë dhe përmbajtje të njëjtë sikur marrëveshjet e të gjitha vendeve të rajonit dhe përfshinë të gjitha elementet e një bashkëpunimi të plotë politik, ekonomik  ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. MSA, marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përmban 597 faqe, në X tituj, VII anekse dhe 5 protokolle.

Në 1 Prill 2022 në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga kryetarja, Rrezarta Krasniqi, ka raportuar, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës. 

Raportimi në Komision i  zv/ kryeministrit Bislimi kishte të bënte me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2022-2026. 

Zv/ kryeministri Bislimi para Komisionit paraqiti çështjet më të rëndësishme nga përmbajtja e këtij programi, siç janë: reformat politike, ekonomike, si dhe përafrimi i legjislacionit të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.  

Për zbatimin e këtij programi, zv/ kryeministri bëri të ditur se janë të nevojshme (dhe në dispozicion) më shumë se 46 milionë euro, nga të  cilat, tha ai,  pjesa më e madhe e tyre janë donacion nga Bashkimi Evropian. 

Duke folur për objektivat, të cilat Qeveria ka për qëllim të arrij gjatë këtij viti lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2022-2026, zv/ kryeministri Bislimi njoftoi se janë paracaktuar 220 masa, nga të cilat 90 prej tyre i përkasin fushës së legjislacionit. 

Pas kësaj, anëtarët e Komisionit ngritën një mori çështjesh, të cilat kishin të bënin kryesisht me legjislacionin, dhe ecurinë e paraparë për realizimin dhe zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2022-2026. 

Ndërsa, pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre iu përgjigj zv/ kryeministri, i cili, po ashtu kërkoi bashkëpunim edhe më të madh me Komisionin, me qëllim të përmbushjes së obligimeve shtetërore gjatë procesit të integrimeve në Bashkimin Evropian. 

Filed Under: Politike

PRESIDENTJA E KATËRT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ZNJ. ATIFETE JAHJAGA NESËR VIZITON VATRËN

April 1, 2022 by s p

Ditën e Shtunë datë 2 Prill 2022 në orën 12 PM, Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga do të vizitojë Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ajo do të takohet me drejtuesit e Vatrës, vatranët dhe mbarë komunitetin shqiptar në Selinë Qëndrore të Vatrës në Adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458. Ftohet komuniteti të marrë pjesë.

Filed Under: Featured

PËR SHPIRTIN DHE FRYMEN VATRANE TË AGIM KARAGJOZIT “NDER I KOMBIT”- KUJTESË- KATER VJET PA AGIM KARAGJOZIN, KRYETARIN E VATRES

April 1, 2022 by s p

NGA DALIP GRECA/

1 Prilli shënon ditën e mbrame dhe kalimin në amshim të Kryetarit të Federatës VATRA për dy dekada Ing.Agim Karagjozi. Ai na la pas nja Vatër të bashkuar, kombëtare dhe antikomuniste. U mbushën kater vjet nga dita që shkoi të pushojë”Nderi i Kombit” , “Qytetari i Nderit i Gjirokastrës”, atdhetari i nderuar me Urdherin e Shqiponjes nga Presidenti i Shqipërisë, me Medaljen e Lidhjes se Prizrenit nga Presidenti Rugova etj…. Në përcjelljen e fundit iu bënë të gjithë nderet që meritonte; si njeri fisnik, patriot i palëkundur, antikomunist i pa kompromis, si bashkshort, si prind, si gjysh,si qytetar amerikan, dhe si vatran shembullor;- Noli do të thoshte se ai ishte vatran i dimrit e i beharit- 60 vjet në Vatër, dy dekada Lidër i saj, 18 Vjet President i Vatrës, zv/kryetar i Vatrës. Një CV e pasur që do ta kishte zili kushdo. Ai dha për Vatrën gjithçka kishte, por mbi të gjitha shpirtin e tij e njësoi me shpirtin dhe frymën e Vatrës, frymën Kombëtare, kundër përcarjes. Po po, Vatra është Frymë, është shpirt. Është frymë Kombëtare, është shpirt atdhetar, ai që nuk e ndjenë këtë nuk mund të bëhet vatran i përkushtuar. Na e përcolli këtë aksiomë Persidenti Karagjozi! Nuk mjafton që ta shprehësh me fjalë se je me frymën e Vatrës, apo se je i gatshëm të përcjellësh frymën e Vatrës, jo, nuk mjafton ta thuash, port a bësh- duhet që brenda vetes të plazmosh frymën e Vatrës, jo të përcarjes. Përcarja nuk . ka shërbyer Vatrës në 109 vitet e jetës së saj. Vatar është familja e madhe vatrane, por askush nuk mund ta “privatizojë” atë për familjen e vet apo për një grup të pakëqaurish. Titujt dhe dneret që të jep Vatra duhet t’i meritosh derisa të mbyllësh sytë!Agim Karagjozi i dha Vatrës energjitë e shpirtit të tij, i dha të gjithë kohën e tij, sakrifikojë edhe familjen për Vatrën dhe Çështjen Kombëtare. Por familja e mirëkuptoi dhe i ndihu aq sa mundi. Djali i madh, Zuhdiu, që mbanë emrin e gjyshit, iu bë krah edhe në Vatër dhe u përfshi në nismat e babait në ndihmë të Vatrës. Ndërtesa e sotme e Vatrës është një nga dëshmitë-provë të kontributit të binomit babë e bir, por edhe i vatranëve që me kursimet e tyre paguan vlerën e ndërtesës.Në fjalën përcjellëse që mbajti i biri në ditën e përcjelljes, kushdo që e dëgjoi u emocionua, tek shprehu plot emocione krenarinë e birit për të Atin; mbi të gjitha ai ndjehej krenar pse babai i tij po përcillej e po vlerësohej edhe në çastet e mbrame si një patriot i paepur, si intelektual, si njeri bujar, që dha gjithçka për Vatrën Shqiptare të Amerikës. Vetë Zuhdiu e cilësoi babanë njeri vetmohues, që mbi gjithçka vuri interesin e Kombit të vet dhe luftoi për Lirinë e tij. Agim Karagjozi me brezin e vet të patriotëve nacionalistë, ishin zotuar për t’i kthyer lirinë Atdheut. Dhe tashmë nuk është më sekret të dihet se shtetësinë amerikane, ai e mori pas shembjes së komunizmit. Vetëm përfaqësuesit e denjë të Elitës nacionaliste mund ta bënin këtë sakrificë. Agimi ishte një nga ata.Edhe pse Vatra nuk “lulëzoi” numerikisht në dy dekadat që e drejtoi Kryetari Agim Karagjozi, ajo do të mbahet mend për qëndresën dhe kryrjen e obligimeve ndaj Kombit, edhe pse me pak anëtarë. Vatra ishte kudo ku e kërkonte interesi Kombëtar, ku e kërkonte Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat ku jetonin shqiptarët, ishte në Washington e Tiranë, në Prishtinë e Shkup. Vatra me Karagjozin në krye, luftoi për sjelljen e demokarcisë dhe duartrokiti ardhjen e saj,për të cilën vatranët kishin luftuar për gati gjysëm shekulli.Rrëzimi i shtetit demokratik në vitin 1997 e pezmatoi kryetarin Karagjozi dhe ekipin e tij vatran. Qëndrimi ishte i prerë: Shteti u rrëzua me dhunë, me mashtrim pirmaidal, dhe ndihmë nga jasht, aleatët antikombëtar të socialistëve. Vatra nuk e njohu shtetin e komunistëve të rikthyer në pushtet pa “larë hesapet” me të shkuarën dhe shkaktarë të së keqes. Dhe ja si e argumentonte Kryetari i Vatrës këtë qëndrim të prerë : “Jo, nuk e njohim qeverinë komuniste që ka ndryshuar vetëm emrin.Mbetet i pakontestueshëm fakti se ajo qeveri e mori pushtetin, më 1997, me rrugë të paligjshme, me nxitjen dhe drejtimin e një tërbimi barbar, që terrerorizoi popullin, rrënoi vendin dhe e zhyti shtetin shqiptar në një anarki katastrofike sa që e çoi atë në pragun e copëtimit dhe shpërbërjes së tij. Egërsia komuniste nuk njohu kufi në krimet dhe shkatërrimin e poshtrimin e atdheut para etjes së pafrenueshme për të rihedhur në dorë kontrollin e shtetit. Ajo qeveri jo vetëm është e paligjshme, por shumë prej anëtarëve të saj janë përgjegjës për veprime kriminale kundër interesave të kombit shqiptar, për të cilat duhet të japin llogari.”Kështu arsyetonte Kryetari i Vatrës dhe kështu vendosi Vatra. Në logjikën e kryetarit dhe ekipit që i shkonte me besim pas kjo mosnjohje prej Vatrës le të gjykohej nga historia nëse ishte në kahjen e duhur apo jo.“Vatra” si organizatë kombëtare me tradita gati njëshekullore mbanë përgjegjësinë t’i shohë zhvillimet politike në botën shqiptare në dritën e së vërtetës për interesat kombëtare dhe zhvillimin e demokracisë, gjykonte Kryetari Karagjozi. Ajo duhet të marrë qëndrime parimore, pa bërë lojë politike dhe lëshime që do të komprometonin emrin e saj, siç do të ishte njohja e qeverisë së 97-tës. Le të mbetët e regjistruar për gjithë kohën se në këto vite, kur Shqipëria dergjet kokë-ulur, e dërmuar nga bëmat e bijve të saj bastardë komunistë dhe e indinjuar nga arbitrariteti dashakeq i ushtruar nga jashtë, “Vatra” nuk e la të shuhet zërin e protestës shqiptare. Dhe Vatar protestoi këtu në SHBA dhe në Tiranë. Në krye ishte ai, Kryetari karagjozi dhe ekipi i tij.Kryetari i Vatrës që kishte rrëmbyer armën për liri në radhët e Ballit Kombëtar që në rininë e hershme dhe kishte shkuar deri në Kosovë për ta çliruar, nuk mund të ndjehej i qetë në kohën kur Kosova po kallej flakë prej hitlerit të kohëve moderne, Sllobodan Millosheviçit. Mori bashkëpunëtorët e ngushtë dhe shkoi deri tek lufëtëtarët e Lirisë dhe së bashku me vatranët u dha shpresë për liri dhe u ndihu me sa mundi. Ishin kohë të vështira; në Shqipëri kaos, në Kosovë flakë, por Agimi nuk u friksua; shkoi me vatranët deri tek spitali ku luftonin për jetën me plagë në trup bijtë e Kosovës e të Shqipërisë, dërgoi ndihma mjeksore dhe dollarë të mbledhira nga vatranët. Kryetari Karagjozi do të mbahet mend edhe si”nikoqir” i Vatrës: ai mblodhi kurseu dollarët e fushatave të Vatrës, kryesoi fondin e banesës, kryesoi fushatën për ndihma në Kosovë, kryesoi fushatën për ndihma gjatë përmbytjeve në Shkodër etj. Trashëgimia e Agim Karagjozit është vlerë për Vatrën e sotme dhe duhet t’i shërbejë vatranëve si model përkushtimi. Ajo çfarë tha i biri, Zuhdiu në fjalën e tij përcjellëse në ceremonine e varrimit diten e percjelljes, nuk duhet marrë thjesht si vlerësim i të birit për babanë e tij, por si përcjellje mesazhi nga një gjeneratë tek tjetra. Ai tha se ikja e Agimit shënon fundin e një epoke, por varet nga ne, gjenerata e re, për ta mbajtur të fortë flakën e shqiptarizmit. Epoka e Agim Karagjozit kishte për moto:Vendosni interesin e Kombit mbi gjithçka.Vatranët do ta kujtojnë kryetarin e tre edhe si”kosovari” nga gjirokastra sic e epitetoi gazetari, ish Drejtori i Radios Zeri I Amerikës pëe Euro –Azinë Frank Shkreli, në artikullin e tij përcjellës publikuar në Dielli.Vatra nuk do t’ia harroje Kryetarit te saj edhe shtepine qe ka sot. Ato para me te cilat u ble shtepia u mblodhen dhe u ruajten nga Agim Karagjozi. Nuk mund te harrohet edhe kontributi qe dha i biri Zuhdi Karagjozi ne gjetjen dhe blerjen e asaj shtepie, duke i bere e gjitha sherbimet pa shperblim.Pusho në Paqë Agim Karagjozi, idelaisti, nacionalisti, vatrani i përjetshëm. Vatranët nuk do të harrojnë kurrë.

Filed Under: Opinion

Presidentja Osmani dhe Kryeparlamentari Konjufca bënë homazhe te memoriali i Masakrës së Lybeniqit

April 1, 2022 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri bënë sot homazhe dhe vendosën kurorë me lule në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve në Lybeniq të Pejës.

Presidentja Osmani tha se sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve të Lybeniqit ka bërë që ne sot ta gëzojmë aspiratën tonë shekullore për liri.

“Këtyre njerëzve që kanë dhënë gjithçka deri në më të shtrenjtën e tyre, pra, jetën e tyre u kemi borxh gjithçka sepse asnjëherë ne nuk do të mund ta shijonim lirinë, asnjëherë nuk do të mund ta arrinim pavarësinë në qoftë se ata nuk do ta jepnin jetën për të”, tha Presidentja Osmani, duke shtuar se sot ka takuar shumë familjar që kanë humbur më të dashurit e tyre, e disa e kanë humbur gjithë familjen.

“U kemi borxh për tërë jetën, por në të njëjtën kohë, është obligim i yni institucional që asnjëherë mos t’i ndalim përpjekjet tona për drejtësi. Në këtë masakër, sikurse edhe në çdo tjetër që regjimi gjenocidal i Serbisë ka kryer ndaj popullatës së pafajshme, civile në Kosovë, por edhe gjithë dëshmorët që kanë rënë, dëshmojnë se sa barbare ka qenë lufta e shtetit serb ndaj popullit të Kosovës”, tha Presidentja Osmani.

Ajo tha masakra e Lybeniqit është dëshmi e qartë e qëllimit shfarosës që regjimi i Millosheviqit që kishte ndaj popullit të Kosovës. “Nuk duhet të ndalemi ditë pas dite dhe të punojmë pareshtur të gjithë bashkërisht, pa dallim, në mënyrë që gjaku i tyre mos të shkoj huq dhe në mënyrë që kryerësit e këtyre veprave makabre, kryerësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë”, përfundoi Osmani.

Filed Under: Politike

SI TA KRIJOJMË POLITIKANIN KULMINANT NGA SHKOLLA KOMBËTARE E HASAN PRISHTINËS 

April 1, 2022 by s p

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami/

FAKTI SE HASAN PRISHTINA ËSHTË PASURI KOMBËTARE SI NJË KRUA QË NUK SHTERRË KURRË. Madje ky liberator dhe deputet e burrshteti, deklaroi hapur: “Nuk ka para as që më shtet, as që më blen. Edhe sikur të më ofrohet ari i tërë botës, luftën e drejtë për të kauzën e kombit tim, nuk do ta ndali”. Dhe krimin serbian, gjatë dy shekujve, nuk pati fuqi që ta ndalë. E ndali dhe siguroi fitore vetëm lufta e UÇK-ës dhe bombardimet sistematike të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë kriminale serbiane.

Studimi botohet në shenjë respekti  për Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 më 31 mars 1998 ku për herë të parë  në historinë e OKB-ës, çështja shqiptare shqyrtohet me seriozitet në një rezolutë për Kosovën. Idenë për Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 më 31 mars 1998 e dha Madlin OLLBRAJT. Mbështetja e Rezolutës peshon në Kaptinën VII të kartës së OKB-ës, e ku me nenin (nenet:39-52) 43 parashihet bombardimi i agresorit serbian.

Pasuria më e madhe për civilizimin është një kuadër (M. F), që krijon atdhetari të pastër dhe të dlirë, se sa ta posedoish tërë Evropën. Lidhur me këtë, pasuria një ditë do të shterret vetvetiu. Kurse atedhetaria e dlirë mbetet një krua kombëtar dhe civilizues, mbetet shembull i politikanit pakorruptuar dhe të mirfillët. I tilli ishte dhe mbeti pra Hasan Prishtina, që me  karakterin atdhetar, pa urrejtje duhet ta shndërojmë në shkollë dhe obligim të politikbërësve tanë. Dhe, pse ta mshefim, Univderziteti i Prishtinës (1970) që u nominua në Hasan Prishtina, pas çlirimit, ishte dhe do të mbetet kala që nuk ka fuqi politike dhe shtetërore për ta okupuar as nga jashtë e as nga brenda. Po, isha si student kur u hap (1969) tema se si të quhet Univerziteti më i ri në vend.  Nga vedni ku ishte i ulur Prof Dr Skender Riza, do të lindë propozimi që të quhet Univerziteti Hasan Prishtina. Ajo fjali shpërtheu si bombë e kurdisur me sahat nga shovinsitët sllavë, në anën tjetër. Po, do të folë bindshëm prof Dr Skender Riza, dhe po pajtohem si historian që tani për tani mjafton të quhet: Univerziteti i Prishtinës, dhe ashtu mbeti, për t` i prirë kombit në të gjitha betejat me devizën: Ja vdekje, ja liri.

Hasan Prishtina njihet si personaliteti më kryengritës kundër çdo okupatori të viseve shqiptare në gjysmën e parë të shekullit njëzetë. Lidhur me këtë Hasan Prishtina shton: “ Nata e gjatë aziatike pesëqind vjet po kalon. Perandoria e kalbur po shuhet. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane të fshehta , kurse fqinjët po i mprehin thikat për të na i ngulur në shpinë. Populli ynë gjendet në një situatë fatale. Nga seicila anë na kanoset rreziku. Duhet të jemi të zgjuar dhe të kujdeshëm. Duhet të bëhemi zot të tokave tona stërgjyshore. T` i mbrojmë ashtu siç i kmei mbrojtur përgjithëmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm nëse jemi të bashkuar, si një grusht. Prandaj, luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit të vendit tim do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im”.

Dhe shton Hsan Prishtina: “Kur mbante mbledhje Parlamenti turk, atje haptas i njoftova: nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të shpërthejë rrevolucioni. Dhe, ndër të parët që do ta kapë armën, do të jem unë. Si shenjë se ka filluar kryengritja do të jetë: “kur t` i mbathi opingat, do të dal në DRENICË. Për këtë nevojë kombëtare, i shita të gjitha depot e mia në Shkup, sepse na duheshin paaratë dhe erdha këtu. Sot, në kullën e këtij trimi besnik (Ahmet Delisë në Prekaz-Hb) po e ngremë flamurin e lirisë, atë të SKENDERBEUT dhe i shpallim luftë Turqisë”.   

E para se të filloi kryengritja në KULINË të Llapit, Hasan Prihstina e diktoi këtë BETIM: “ Betohemi dhe japim besën e burrit se do të japim çfardo viktimë dhe, nëse duhet, me duart tona, fëmijët tanë do të bëjmë kurban. Dhe i bindur se politika mizore turke vazhdon të zbatohet në trojet Shqiptare, sot e ngrehi flamurin e kryengritjës kundër pushtetit të Turqisë”.

Kryengritësi Hasan Prishtina do të u drejtohet kreshnikëve: “Kur nuk ke miq, atëherë mbështetu në kokën tënde, që do të thot të bëish vet luftë, duke mos llogaritur në ndihmën e askujt, vetëm në adetetet dhe zakonet tua, vetëm në doket dhe traditën tënde, vetëm në armët tua. Për këtë me kohë kemi biseduar me burrat e Kosovës dhe të vilajeteve tjera. Unë i mbatha OPINGAT dhe u nisa për Kosovë. Në Trevën e Drenicës ku kam lind (Palac) i madh e i vogël fle me pushkë nën kokë, kurse në punë shkon me pushkë në krah. Besen e kryengritjës e bëmë valë valë nepër treva të Dardanisë plakë. Por së pari në Drenicë, të gjithë ishin të gatshëm dhe kjo erë e lirisë si flladi i verës i përfhsiu viset përrreth dhe shumë shpejtë e preku çdo zemër atëdhetare”.

Armatimi i kreshnikëve të lirisë

“Disa po thonë se duhet të blejmë armë nga serbianët. Po, këtë çështje duhet tholluar mirë e për pe, sepse ata do të na i ndalin armët në kulmin e luftës, për faktin se janë armiqët tanë të vjetër, që na kanë shfarosë në Sanxhakun e Nishit, i cili kurrë nuk ka qenë trevë e tyre etnike. Madje, atje e kemi pasë popullsinë më refuzuese (kryengritëse) shqiptare një kohë të gjatë. Për dy shekuj shqiptarët e Sanxhakut Nishishit ishin në krye të luftës për Shqipëri. Atje, një kohë të shkurtër ishte si guvernator i ndrituri Mitah PASHA. Por, Stambolli duke e vrejtur rreshtimin e tij që në Perandori të sundoi ligji dhe mbi të gjitha pengesat  e solli Kushtetutën, për një kohë të shkurtë (1876) ai do të syrgjynoset dhe likudioihet si dijnë e bëjnë osamnlinjët. Humbi Mithati pa gjurmë dhe pa nishan. E vërteta as turkut nuk i besojmë edhe kur shkon në xhami. Por as serbianit nuk i besojmë edhe kur shkonë në kishë, sepse të dy palët rrejnë si një orkester  e ushtruar mirë në një ‘filharmoni politike”.

Tash jemi para  një detyre krejtë tjetër, që na  imponohet, sepse i kemi aktër armiqë të përbetuar: serbiani në veri, bullgari në lindje, malazezi në veriperendim e greku në jug. Mbi të gjithë,  evropiani që rrinë me gërshërë në dorë për të na coptuar edhe mëtej, është garancion i të katër armiqëve, në çdo kohë”.

E sollëm alfabetin dhe hapëm shkolla më 1908. Disa fëmijë të Kosovës ia dergova Liuvgjit (Luigj Gurakuqit) në shkollën e mësuesië në Elbasan. Kundër shkollimit tonë doli hapur kabineti i Halim Pashës, madje duke konkluduar se populli më i rrezikshëm për Pernadorinë janë shqiptarët. E ne jemi mëse 3 milionë që tani pas pesqindë vjet robnie, pas vitit 1912, kur Evropa nuk na e pranoi luftën dhe çlirimin e Kosovës, ndodhemi para një rreziku të rinjë. Kjo për faktin se Mbretëria SKS jo vetëm që është më e egeër, por ka filluar me Turqinë pazare të reja për të na shfarosë nga faqja e dhaut. E  mendoi se shkollimi jonë është shumë i vonuar (Turku e themeli Akademinë më 1961, kurse ne rropatemi ende për shkolla fillore dhe për mësues  për fëmijët tanë. E pasha gjakun ilir, nuk ka jetë dhe fat për ne, pa u ÇLIRUA nga të huajt dhe pa u bashkuar me territoret shqiptare, në shkollën tonë të dlirë dhe që na takon” (1927).

Ne i publikuam 14 pikat por nuk fituam asgjë prej tyre sepse na u vërsulen të gjithë më 1912

Pas 14 pikave që  ia parashtrove pushtuesit, me kusht që Shqipëria të bëhet, shkova në pikën më të nxehtë shqiptaro serbe në Perpellac,  në trevat kryengritëse të Kosovës siç është Krahina e Llapit. Atje e prosita kreshnikërinë që mos t` i besojnë asnjë premtimi serbian. Ishte fjala për një pamflet që ua dërgonte Bozhidar Janku në Perpellaci shqiptarëve me titull: “Tona fiseve në Shqipni or vllazni”. Ky pamflet panagjerik, u tregua më vonë se ishte një tradhti e radhës nga ana e serbianëve, krejtë me qëllim për të hy pa një therrë në këmbë në trevat shqiptare. Në atë proklamatë Bozhidar Janku 12 herë thirret në Zotin, se “po vim te ju me kuvetin e mallnisë për t` ju çliruar…”. Por çka ndodhi, së pari oficeri serbian e hudhi xhylën e topit në minare të xhamisë në Dumnicë. Ajo  hudhje u bë për ta frigësuar popullin, dhe të ndodhë Toplica 1877. Në vijim, i njejti pushtet do të dejgë me zjarrë e top mbi 182 katunde të Kosovës martire. Po sot (1928), Gjendja e rëndë dhe dëshpruese e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jugosllavi , na detyron që serish t` i drejtohemi Lidhjës së Kombeve me lutje që të marrin masa për ndihmë për  një popull të terrorizuar. Faktet mbi të cilat bazohet thirrja ime tashmë janë të njohura, por sërish në mënyrë të imtësuar do t` ia citojë Lidhjës së Kombeve: 1 Rreth një milion shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni  nuk kanë shkollë në gjuhën  e tyre amtare, e as që u lejohet të hapin shkolla me mjetet e tyre private; 2. Qeveria e Mbretërisë Jugosllave i përdorë të gjitha mjetet e mundëshme për shkatrrimin e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.  Është i njohur fakti se mizoritë që u bëhen shqiptarëve  janë me urdhër nga pushteti  kulmor serbian; 3. Prona po u konfiskohet bujqëve shqiptarë e pastaj ajo pronë u falet kolonistëve sllavë, krejtë me qëllim që trojet shqiptare të sllavizohen. Pra isha dhe jam armik i politikës jugosllave ndaj shqiptarëve sespe jamë i bindur me argumente se ajo politikë është anti njerëzore në përgjithësi dhe antishqiptare në veçanti. Prandaj, kjo padrejtësi do të ndreqet vetëm atëherë kur Jugosllavia të pranojë ndreqjen e kufijëve. Dhe, derisa Jugosllavai në mënyrë paqsore nuk pranon ndreqjen e kufijëve, shqiptarët nuk do të pushojnë kurrë për të synuar që me mjete jopaqsore t` i ndreqin, dhe ajo do të ndodhë”.

Rrëzimi i Qeverisë Demokratike në Tiranë (dhjetor 1924-hb), tregoi se Jugosllavia ka qëllime ta pushtojë edhe Shqipërinë Bregdetare,prandaj nuk duhet harruar se më 1923 KMKK pati filluar bisedimet me jugosllavët. Por, ato bisedime ishin fillim e mbarim me ngjyra hilegjinjësh jugosllav. E kjo për faktin se krhina e Kosovës dhe pjesa lindore e Maqedonisë ishin dhe janë me popullsi shumicë apsolute shqiptare, dhe duhet t` i takojnë Shqipërisë njësuar.

Rruga jeme do të jetë lufta, shkolla jeme do të mbetet paça    

“Mua në luftën për Shqipëri nuk mundet të më largojë as ari i gjithë kësaj bote, as mallkimet e të gjithë armiqëve. Dhe për të mbetur konskuent në luftën për Shqipëri, Komiteti i Kosovës pati përpliuar një protesët me shkrim dhe e pati dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tri pika: 1. Shkodra me rrethina të fitojë formë të njetë politike si shtetit shqiptar; 2. Italisë t` i kontestohet okupimi i Krahinës Vlorës; 3. Ushtria serbiane t` i lirojë kufijtë e vëndosur më Konferencën e Londrës më 1913. Lidhur me këtë, KMKK kurrë nuk ka pushuar së luftiari që e drejta e popullit Kosovës duhet të pranohet për t` u bashkuar me Shqipërinë. Dhe jo vetëm kaq, po Serbia t` i ndalë menjëherë vrasjet, diegiet dhe plaçkitjet e pronës shqiptare; madje duhet të ndalet shpërngulja e shqiptarëve me dhunë në Turqi; të lejohet hapja e shkollave  shqipe dhe gjuha shqipe të jetë zyrtare. Sidomos të ndalet burgosja dhe INTERNIMI në kampe i familjeve të luftetarëve  që janë nepër çeta kryengritëse. Nëse këto kushte garantohen, asnjë kryengritës nuk guxon t` i sulmojë “shkiet” , aty ku jetojnë përpos atyre që me armë e luftojnë qetën shqiptare. Asnjë kryengritës nuk guxon t` ia vejë zjarrin kishave apo të plaçkitë pasurinë e huej; asnjë kryengritës nuk guxon të dëmtojë trupin e vdekur të armikut as t` ia marrë veshjen, as atyre që janë plagosur apo të kapur rob. Veprimet e çetës kryengritëse shqiptare do të janë kundër ushtrisë, xhandarmerisë dhe komitës së pushtetit. Pra në mesin e shqiptarëve, çdo tradhtar që i sherben okupatorit  nuk guxon të vritet pa gjyq. Kurse tradhtari pa armë në dorë do të nxirret para gjyqit të kryengritjës, dhe do të denohet mbi bazën e dokumenteve , deklaratave të shkruara  dhe jo me hamendje. Asnjë shqiptar i vrarë nuk guxon të varroset pa ardhur një komision i huaj. Ndërsa, krimet e armikut do të evidentohen dhe për ato krime do të informohet Evropa dhe Amerika.

Ne do të luftojmë, por nëse nuk  e presim lirinë, ata që vijnë pas nesh, do të duhet t` i gjejnë shenjat tona të drejta në luftën  tonë të drejtë”,konkludon Hasan Prishtina.

Dhe vijon: “Unë Hasan Prishtina, pasi që kapitulloi osmanlia, u rreshtova në të njejtin drejtim që së pari shqiptarët të ndihen se janë të okupuar. Se ajo Shqipëri që e lejua në Londër, ishte afër gjysma e trojeve që duhej të ishin. Sidomos, serbiani, malazezi dhe greku po krekosesihin mbi plagët tona. I pari me mizori që shqiptarët të shpërngulen sepse i kishte mbetë embël Tolica më 1877; i dyti (malazezi) me konvertim mizor që nuk kishte shembull të tillë në glob dhe greku në jug të vednit që po planifikonte shfarosje totale, edhe me shpërngulje edhe me konvertim sistematik të shqiptarëve në Çamëri”.

Pas Luftës Parë Botërore, Mbretëria SKS i hapi tri kampe të përqëndrimit për familjet kryengritëse shqiptare. Asnjë institucion, me përjashtim të Kryqit Kuq, nuk u interesua për fatin e atyre të mjerëve, ku kishte gra, fëmi, pleq e plaka. Ja i tillë është fati i kombit tim, të cilin diplomacia e Evropës e ka qitë në pazar, me një çmim që në Kontinentin e Vjetër, mos të ketë musliman. Dhe po,  lajmërohet koha e kryqzatave”.

Si ta nxierrim sot profilin e politikanit të aksiomës Hasan Prishtina

Unë mendoi se Qeveria Albin Kurti duhet të luftojë për kuadro të ditur, të guximshëm dhe të dlirë nga çdo nepotizëm dhe korrupsion; që janë të shkolluar dhe kanë seriozitet dhe energji në punë, që i japin llogari ligjit dhe liderit pushtetit në çdo detyrë. Ky lider ka ngjallur reagime gjelozie në shumë mese politike dhe intelektuale. Por,  Albini nuk duhet të mirret shumë me këto “shkolla” të odave, sepse në një mënyrë pushteti u ka ra krye dhe, reagimet ju dihen për konsum odash e kafenesh, të cilat shkojnë deri në Parlament.

 Tani për tani kuadër me kredibilitet që po e drejton Kuvendin e Republikës Kosovës është Glauk Konjufca. Por, edhe ky kuadër është kah luftohet nga çdo anë e opozitës, thua se i kemi 200 vjet shtetësi. Asnjë mbledhje nuk fillon e as nuk mbaron pa prapaskena. Kjo që po defilon para popullit, Parlamenti i ngjanë nga një herë një CIRKU, ku renditën fjalë dhe grumbullohen mungesa pa asnjë bazë.E Parlamenti është truri i Qeverisë, shkruante Hasan Prishtina më 1928. Dhe, me që Parlamenti shqiptar nuk ishte, Hasani shton se: sot, më 1927, cirku i demokracisë po ekzagjerohet në Parlamentin shqiptar në dy forma: në formën e fisit dhe në formën e mjedisit, “qytetar”. E sot më 2022 Hasani do të konkludonte i qetë, pa tonin kryengritës: “Deputetë, i ndihmoni popullit, shtetit dhe vetëveti, madje edhe demokracisë”. E demokracia ka lejuar që zgjedhjet e shpallura: “Janë të sukseshme nëse në votime dalin mbi 40% e elektoratit. Pra, këtu fillon mangësia, por tutje metastazon, dhe deputeti u përgjigjet interesave të kalnit të partisë e jo 60 përqindëshit që nuk ekanë votuar. E mosdalëja në vitime është bërë modë. Madje për disa është edhe “krenari” sepse këta janë mësuar të thonë: “Tjeterkush e ka në dorë fatin tonë”. Ore të mjerë, katercipërisht nuk është ashtu. Sepse, fatin tëndë askush nuk ta zgjidhë më mirë se TI. Po, këta deputetë, në anën tjetër, kanë dëshira të tilla që sa më pak të dali elktorati në zgjedhje dhe kjo amulli e mosreformimit të sietemit zgjedhor të zgjatë pa kufi. Nëse dje i ka imponuar UNMIK-u, EULX-i kushtet dhe formën e zgjedhjës, kush i pengon sot Parlamentiti  ta nisë reformimin e sistemit zgjedhor, dhe krejtë me qëllim që të dihet se kush kend e përfaqson në komunë. Pra, JO, tërë Republika e Kosovës një listë zgjedhore, ku kombinatorika e numrave është e servuar vetëm për ata që numrat i shkruajnë në dorë, ose i përseritin disa herë, kur u afrohën kutive të votimit. E kujtë i përgjigjen të zgjedhurit e popullit, varet nga mëshira e liderit për shumë çka. E shtrohet pyetja: i përgjgjen deputetët, sovranit, partisë, apo liderit partika. Do të thoja se në përqindjen më të masdhe deri me sot, përgjegjësin deputët e deponojnë te kryetari i partisë dhe vet krijojnë kult, sepse nëse po këta nuk zgjidhen sersh, prap të njjetit shajnë e “pshtyjnë” si në beton  të rrugës.

Si përfundim. Këto ditë isha i ftuar në një komunë të Kosovës në një manifestim. Aty, në bisedën jozyrtare e shtrova këtë pyetje: A ju ka vizituar gjatë këtij viti ndonjë deputet i Parlamentit Kosovës? Mora përgjegje se ata nuk dijnë se kush i përfaqson, sepse e tërë Kosova është një njësi zgjedhore. Mora përgjegje se shumë deputetë më shpesh kanë shkuar “në udhtime zyrtare jashtë Kosovës”, se sa që të paktën në parlament kanë shtruar ndonjë brengë qyetetare.

Po Qeveria Kurti, si vlerësohet, pyeta? Më thanë se Kosova kurrë nuk ka pasë Kryeministër më të ditur, dhe më të përkushtuar. Por, ministrat dhe zavendësministrat i ka “përfshi inflacioni”. E unë i papushtetëshimi kur pyeta, u obligova moralisht që ta japi mendimin: Si qytetrar dhe zgjedhës jam plotësisht se Komunat duhet të përfaqsohen me deputetë të vendit, e jo si thatë Ju, se: “të gjithë deputetët të jetojnë në Prishtinë dhe nuk qajnë hallin e kasabës, prej kah vijnë”. Dhe shtova se ka deputet shumë serioz dhe të përkushtuar që nuk jetojnë në Prishtinë, por rrethanat politike për Republikën e Kosovës, janë shumë të koklavitura, sepse armiqët janë të egër dhe ngatrrestarë. Është shumë vështirë të bëish shtet, por është shumë më vështirë ta ndertoish shtetin, sepse nevoitet dituri dhe përvojë diplomatike. Shkurt, elektoari është tejet i politizuar, por në momentet vendi mtare nuk është i vëndosur se kah duhet rreshtuar. E këtë realitet e treguan zgjedhjet e fundit komunale në tërë Republikën e Kosovës.Pra, shumë angazhime duhet filluar qysh sot, dhe shumë zdhidhje duhet kryhën që të dilet para elektoratit me ball hapur. Tani për tani, të gjitha partive në Kosova u kujdestaron një “tunel” ku nuk dihet se si do të kalohet. Unë popullit i besoi! 

PS: Ambasadori i Ukrainës në Beograd më 30 mars 2022 deklaroi hapur se: “Nuk e pranojmë Republikën e Kosovës, sepse me Serbinë, agjenturë e Rusinë në Ballkan, jemi në mardhënje miqësore”. Po, nuk jam politikan, por dikur moti kam doktoruar  në filozofi të histirisë dhe parti politike. E do të ju them publikisht, politikanë dhe diplomatë të Ukrainës: Thefshi qafën në mes  veti. Pilotët tuej na i kanë vrarë djemt dhe fëmijët civilë nepër Maqedoni, mercenarët tuej nepër Kosovë kanë vrarë dhe dhunuar, bartë kufoma dhe mizori të papara,  me urdhëra të Beogradit. I dijmë të gjitha. Por, prap ne refuxhatëve të juej u bëjmë strehim, sepse jemi në një front me miqët tanë të respektuar Anglo Amerikan. Por mbi të gjitha ne SHQIPTARËT  jemi popull i GJERGJ KASTRIOTIT- SKENDERBEUT, ADEM DEMAÇIT dhe NËNË TEREZËS. 

Më 31 mars 2022 Prishtinë

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2329
  • 2330
  • 2331
  • 2332
  • 2333
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT