• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARTI SI NJË FUQI PËRBASHKUESE

March 14, 2022 by s p

Sokol Paja/

Piktori i shquar Nazmi Hoxha në një rrëfim për gazetën Dielli shprehet se arti shqiptar duhet të shihet si një fuqi reaguese, frymëzuese dhe përbashkuese e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në mërgatë dhe në trojet tona. “Fuqia e mesazheve të artit, krijimit, forcës së transmetimit që mesazhet përcjellin tejkalojnë çdo kontinent, çdo popull, çdo shoqëri, çdo kohë” fillon rrëfimin e tij për Diellin piktori Nazmi Hoxha, dhënë editorit Sokol Paja. Piktori i portreteve historike kombëtare dhe peisazheve të panumërta frymëzuese që jeton e punon me familjen në New York ka një fond të pasur dhe voluminoz të veprave të tij te shfaqura në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare. Krijimtaria e jashtëzakonshme e Nazmi Hoxhës karakterizohet nga kompozimet, peizazhet, nudot dhe portretet e historisë së lavdisë së kombit tonë, ndër to edhe krijimet që ekspozoi në Konsullatën e Kosovës duke ngjallur shumë interes te të pranishmit që vizituan ekspozitën artistiko-patriotike. “Për ne si artistë është shumë emocionuese që politikanë e diplomatë e duan dhe vlerësojnë artin tonë. Ekspozita në Konsullatën e Kosovës ka qenë ndër ekspozitat më emocionuese në krijimtarinë time pasi punimet e paraqitura i takonin përvjetorit të martirizimin për lirinë e Kosovës të familjes heroike Jashari. Ekspozita ishte nderim, homazh, lavdi, përkujtim për këtë datë dhe ngjarje të madhe për lirinë e shqiptarëve të Kosovës. Në çdo kohë ne duhet të respektojmë kontributin e tyre pasi dhanë gjithçka për lirinë dhe kombin. U gëzova, u emocionova dhe u nderova shumë nga pjesëmarrësit në ekspozitë por mbi të gjitha tematika që përshkruante ekspozitën në tërësi. Ishte ëndërr për mua kjo ekspozitë e realizuar” shprehet për Diellin i emocionuar piktori i peisazheve e portreteve Nazmi Hoxha. “Këto personazhe të shfaqura si portrete janë të lidhura me ngjarjen e Epopesë së UÇK dhe krenarisë së kombit tonë si Shaban Polluzha, Isa Boletini, Adem  Jashari, Edmon Hoxha, Vezir Ademaj, Cana, Bekim Berisha, Agim Ramadani e figura tjera të shquara të kombit shqiptar si Nënë Tereza, At Fishta, Poradeci, Migjeni etj” shton artisti Hoxha. Në ekspozitën e pikturave në Konsullatën e Kosovës ranë në sy shumë peisazhe të realizuara me mjeshtri dhe shumë emocion. Peisazhe që të përcjellim një formë optimiste e krenarie të pas luftës. Peisazhet e paraqitura janë stimuj për frymëzim. Piktura, ngulmon artisti Hoxha duhet të shihet si një mundësi për të takuar njëri-tjetrin, të na bashkojë arti e jo veç dasmat e mortet, citon Hoxha. Sipas tij kjo nismë duhet të vazhdohet edhe me ekspozita të tjera të artistëve shqiptarë si domosdoshmëri të promovimit të punës krijuese, por mbi të gjitha për t’u kënaqur me njëri-tjetrin e për të krijuar një traditë për të ardhmen ku arti të shihet si një mundësi për të gëzuar të tjerët, për të përcjellur mesazhe të forta. Origjina, vlerat tona duhet të jenë të pranishme në çdo krijim. Arti duhet të shprehë entuziazëm, pasurinë tonë, identitetin dhe ngjyra të bukura, porosit artisti Hoxha. Arti ka një fuqi krijuese, frymëzuese e reaguese të jashtëzakonshme. Arti sipas piktorit Hoxha është forcë lëvizëse, duhet që të bashkojë në një show më të madh të gjithë shqiptarët që janë rreth New Yorkut. Arti duhet parë në komunitete e shoqëri si një forcë reagimi dhe identifikimi, sqaron artisti Nazmi Hoxha. “Është ndër ekspozitat e para e të vetme që e kam ndjerë veten si vizitor. Kam ndjerë një kënaqësi të pa imagjinueshme mes njerëzve të mi” përfundoi prononcimin për gazetën Dielli të Vatrës, piktori i shquar Nazmi Hoxha.

Filed Under: Politike

Pushtimi kriminal i Ukrahinës nga Rusia

March 14, 2022 by s p

Dritan Demiraj, PhD. Ish Minister i Brendshem/


Nderkohe qe konflikti midis Rusise dhe Ukraines ka hyre ne diten e 19-te, forcat e armatosura te Ukraines kane shkaktuar deme te jashtezakonshme sa i perket pajisjeve luftarake te ushtrise Ruse, te cilat kalojne shumen 5.5 miliarde dollare deri me sot. Ky pushtimi kriminal, ka bere qe deri tani nga vendi te largohen me shume se 2 milione banore dhe te shperngulen nga qytetet e tyre rreth 1.3 milione te tjere. Sipas burimeve te sigurta, humbjet njerezore dhe materiale te ushtrise Ruse perfshijne sa me poshte vijon:Rreth 5500 ushtare te vrare, perfshire ketu kater gjenerale brigade, shtate kolonele dhe me shume se 13.000 ushtare dhe mercenare te plagosur.Me shume se 350 tanke, perfshire ketu edhe shume tanke te modelit te fundit Armada T-90 i cili kushton 5 milione dollare copa. Me shume se 1100 mjete te blinduara, perfshire ketu mjetet e fundit Taifun-PO, VPK-3927 Volk 01, 02, 03 dhe AMN-2 Atlet 4×4 me vlere nga 300.000-350.000 dollare. Sisteme te levizshme artilerie 155 m, 220 mm dhe 240 mm rreth 140 cope, perfshire 2S 19 Msta me vlere rreth 1.6- 2 milion dollare.MLRS duke perfshire modelet BM21 Grad, BM-30 Smerch dhe Tornado me vlere te larte financiare. 35 sisteme te mbrojtjes ajrore perfshire nje sistem S-400 me vlere 300 milion dollare, 9 K 37 BUK me vlere disa dhjetra milione dollare.48 avione luftarake, perfshire ketu avionet moderne SU-35 me kosto 85 milione dollare, SU-25 me vlere 11 milione dollare, SU-34 me vlere 40-50 milione dollare, SU-30 me kosto 35-50 milione dollare, SU-27 me kosto 30 milione dollare dhe MIG-29 te cilat kushtojne nga 15 milione dollare. Me shume se 70 helikoptere sulmi perfshire ketu MI-24, MI-25, MI-35 me vlere 36 milione dollare sejcili dhe KA-52 me vlere 15 milione dollare. Me shume se 600 automjete ushtarake logjistike dhe transporti.Tete mjete ajrore pa pilot dhe 3 anije luftarake sulmi te mesme. Nderkohe çdokush pyet se perse po deshton Putini, ministri Shoigu dhe gjenerali Gerasimov ne Ukraine? Ne gjykimin tim jane shume arsye qe duhen marre ne konsiderate, por me kryesoret jane: 1. Presidenti i vendit Zelenski dhe shtabi i pergjithshem ukrainas qendruan te vendosur per tu perballur me pushtuesit ruse, duke motivuar dhe bere thirrje popullit per tju bashkuar rezistences popullore qe te luftonin deri ne vdekje kunder pushtuesve ruse. 2. Planizimi taktik, operacional dhe strategjik i Shtabit te Pergjithshem Rus ishte i gabuar, duke nenvleftesuar krejtesisht aftesite dhe kapacitetet ushtarake te Ukraines dhe fillimin e rezistences. 3. Sasia e forcave, mjeteve dhe teknikes luftarake ishte e pamjaftueshme per arritjen e objektivave dhe sasine e madhe te territorit ne te cilin do te vepronin keto forca. Per te realizuar kete objektiv (me shume dyshim nese do ta realizonin) do te duheshin minimum 2- 2.5 here me shume trupa ushtarake, pra rreth 400.000-450.000 te tilla. 4. Edhe ne rast se mund te marrin kontrollin e ndonje qyteti te madh, trupat ruse nuk do te jene ne gjendje qe ta mbajne ate per kohe te gjate, per shkak te kostos se larte dhe mungeses se fuqise luftarake.5. Perberja e trupave ruse, niveli i tyre i dobet i stervitjes, pajisjet personale, armatimi, morali i dobet, koordinimi i keq midis konvojave, mungesa e mbeshtetjes logjistike, mjeksore, ushqimore, mungesa e komunikimit te fshehte dhe jo vetem treguan perpara botes se reformat e “medha” per modernizimin e ushtrise ruse gjate dy dekadave te fundit te Putinit ishin krejtesisht te deshtuara, kjo edhe midis te tjerave edhe per shkak te korrupsionit te larte ne ushtri. 6. Humbja e luftes informative dhe e keqinformimit nga ana e ushtrise ruse, u perdor me shume sukses nga ushtria e Ukraines duke i treguar botes mbare konvojat e shkaterruara, helikopteret e rrezuar, ushtaret ruse qe dorezoheshin pa bere aspak rezistence, etj.7. Mungesa e mbizoterimit te ajrit ne Ukraine nga mjetet ajrore ruse ruse, beri qe trupat ne terren te ishin te zbuluara dje pa mbeshtetje ndaj sulmeve guerrile me raketa moderne kundertanke dhe kunderajrore. Perdorimi i droneve Turke TB-2 demtoi shume mjete te blinduara ruse, sisteme raketash kunderajrore dhe qendra te komandim kontrollit. 8. Mungesa e mbeshtetjes dhe e koordimit te manovres me zjarr te mjeteve dhe njesive te mekanizuara/blinduara me mbeshtetjen ajrore, beri qe shume ofensiva te deshtonin me “sukses”. 9. Ushtria ruse eshte e pastervitur sa i perket taktikave dhe luftimit ne qendrat urbane, e cila eshte nje nga lufterat me te veshtira dhe komplekse. Edhe ne Afganistan dhe Çeçeni, ushtria ruse ka treguar paaftesi te madhe ne kete drejtim. 10. Fillimi i nje rezistence te armatosur dhe e luftes guerrile te sukseshme dhe mire koordinuar ne bashkepunim me ushtrine e Ukraines, forcat speciale, Legjionin e Huaj, forcat e rezistences, njesite e luftes guerrile dhe njesite e armatosura popullore. 11. Stervitja e ushtrise se Ukraines qe pas pushtimit te Gadishullit te Krimese ne vitin 2014 e deri me sot nga SHBA-te dhe ushtrite e NATOs ne luften jokonvencionale, krijimi dhe modernizimi i njesive speciale dhe komando, rriten ndjeshem aftesite e tyre luftarake per te organizuar me shpejtesi dhe efektivitet luften guerrile ne çdo rajon. 12. Mbeshtetja e ushtrise se Ukraines me mjete moderne luftarake te shumta, kane bere qe njesite pushtuese ruse te tmerrohen dhe ne asnje moment, rruge, lagje, qytet, rajon te mos jene te qeta dhe te sigurta. 13. Pushtimi i Ukraines sipas admiralit amerikan ne pension James Stavridis: “Ka qene gjeja me e mire qe ka ndodhur” ne aspektin e asaj qe nga ky moment vendet dhe ushtrite perendimore nuk do te nenvleftesojne me rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe shtimin e buxheteve te mbrojtjes. Ne kete linje, sipas tij: “Per 48 ore Putin frymezoi gjermanet qe te dyfishoje shpenzimet e mbrojtjes”. 14. Nga frika e humbjes dhe e diskretitimit, ruset kane kercenuar se do te sulmojne vendet te cilet po japin asistence ushtarake per ushtrine e Ukraines. Pardje zv/ ministri i jashtem rus Sergey Ryabkov deklaroi se: ” Kemi terhequr vemendjen e SHBA-ve, se mbeshtetja me arme e organizuar nga shume vende, nuk eshte vetem nje levizje e rrezikshme por ne te njejten kohe edhe nje levizje qe i kthen keto konvoja ne objektiva legjitime nga ana jone”. Si perfundim, deri sot me shume se 20 vende kane mbeshtetur me arme dhe pajisje luftarake ushtrine dhe popullin e Ukraines ( jo te blera, te dhuruara pa pagese). Ne kete drejtim:Britania e Madhe ka dhene me shume se 2000 cope raketa kundertank NLAW (efektive 20-800 m), Gjermania me shume se 1500 raketa kundertanke dhe kunderajrore, 14 makina te blinduara dhe 10.000 ton karburant. SHBA ka derguar, dhuruar dhe shitur disa mijera raketa Stinger dhe Javelin ne nje shume qe kalon me shume se 1.3. miliarde dollare asistence ushtarake, 200 milione nga te cilat u miratuan dje. Kanada ka dhuruar 4500 raketa M-72 dhe 7500 granata dore. Belgjika 2000 mitraloze te rende dhe te lehte 7.62 mm dhe 5.56 mm, 500 arme sniper, 3000 arme automatike dhe 200 raketa KT. Hollanda 200 arme sniper kaliber i madh dhe minazbulues.Çekia 30.000 pistoleta, 7000 arme automatike, 3000 mitraloze.Danimarka 2700 raketa kundertanke supi. Norvegjia 2000 arme kundertanke M-72 dhe 300 antiplumba. Italia disa raketa Stinger, mortaja dhe sisteme kunder minave. Finlanda 2000 antiplumba dhe 2000 helmeta. Estonia 2400 pistoleta Ruse Makarov. Greqia 1000 arme Kallashnikov dhe raketa KT. Lituania raketa Stinger. Polonia mortaja, predha artileria dhe municion kunderajror. Sllovakia 11 milione Euro asistence ushtarake. Sllovenia arme kembesorie, municion dhe helmeta. Keto arme dhe jo vetem, do te bejne qe Putini dhe ushtria e tij te humbin nje nga lufterat qe e menduan me mendjemadhesi se do ta fitonin per 2-3 dite, nje lufte guerrile e cila shume shpejte do ti kujtoje Putinit dhe gjeneraleve te tij deshtimin e turpshem ne Afganistan (1979-1989) qe solli edhe shperberjen e BS dhe humbjen ne Çeçeni gjate viteve 1994-1996, lufte e cila e detyroi Boris Jelcinin te pranonte kushtet e tyre.
D.Demiraj, PhD. Ish Minister i Brendshem.

Filed Under: Opinion

Përfaqësues të komunitetit Shqiptar në Michigan vizituan Qendrën e Komunitetit Ukrainas

March 13, 2022 by s p

Ditën e Premte me 11 Mars, një delegatë nga Kultet fetare dhe komuniteti shqiptar në Michigan vizituan Qendrën Komunitare të Ukrainës në Warren, Michigan. Kisha Katolike Shën Palit u përfaqësua nga famullitari i saj Don Fred Kalaj dhe kryetari i Këshillit të Kishës, z. Viktor Dedivanaj, Qendra Islamike Shqiptare Michigan u përfaqësua nga Imam Shuajb Gërguri, Kisha Katolike Zoja Pajtore e Shqiptarëve u përfaqësua nga Famullitari i saj Don Ndue Gjergji, Kisha Ortodokse Shqiptare u përfaqësua nga këshilltari Niko Vasili. Nga komuniteti shqiptar, Federata Vatra u përfaqësua nga anëtari i Kryesisë së degës Michigan, z. Valentin Lumaj, (kjo në konsultw me kryetarin e degws z. Mondi Rakaj), Shoqata Malësia e Madhe u përfaqësua nga anëtari i saj z. Luigj Gjokaj. Morën pjesë edhe disa aktivistë të njohur të komunitetit shqiptar si z. Mark Gjokaj, z. Edvin Hoti dhe z. Pjetër Berishaj.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Michigan u pritën nga Presidenti i Qendrës Komunitare Ukrainase, Mikola Mursky dhe stafi i tij.

Të gjithë të pranishmit shprëhen dhimbjen për viktimat e luftës në Ukrainë dhe shprehën mbështëtjen e tyre shpirtërore për popullin Ukrainas ne keto ditë të vështira të egzistencës.   Po ashtu u bisedua gjate për mundesite për mbledhjen e ndihmave materiale, mjeksore dhe financiare dhe dërgimin e tyre në destinacion në kohën më të shkurtër.

Në emër të Vatrës, z. Valentin Lumaj shprehu solidarizimin e plotë dhe bindjen se populli i Ukrainës do ta fitojë luftën e tij të drejtë.

Udheheqësit e kulteve fetare e ftuan z. Mikola Mursky per të vizituar institucionet e tyre në mënyrë qe që t’u drejtohen anëtarëve të këtyre kulteve fetare për ndihma financiare. Po ashtu, z. Mursky, i ftoi të gjithë përfaqësuesit Shqiptar, për të marrë pjesë në një tubim të komunitetit ukrainas të Dielën e ardhshme.

Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe më pas u ndanë me premtimet reciproke për të vazhduar bashkëpunimin midis dy komuniteteve.

Pregatiti Valentin Lumaj, Michigan

12 Mars 2022

Filed Under: Politike

#𝐒𝐢𝐒𝐨𝐭, më 13 mars të vitit 1965, u nda nga jeta një prej figurave më poliedrike të kombit, Fan S. Noli

March 13, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Në shumatoren e angazhimit të tij të dendur pikëtakoheshin veprimtari të larmishme, siç qenë: poezia, filozofia, historia, politika dhe feja, të cilat priheshin në ansambël nga qëllimi sipëror dhe i ngutshëm i konsolidimit të shtetit të ri shqiptar.Imzot Noli, spikati në aktivitetin diplomatik si përfaqësues i vendosur i interesave të vendit. U dekretua prej qeverisë së Sulejman Delvinës në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, ku së bashku me Mit’hat Frashërin, Hilë Mosin dhe Benedikt Blinishtin, militoi për pranimin e vendit në këtë organizëm ndërkombëtar me frymë paqeruajtëse. Megjithëkëtë, vokacioni i tij i njëmendtë qe priftëria. Imzot Noli është themelehedhësi i Kishës Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, ku kreu edhe shërbesat e para si klerik. 26-vjeçar, më 9 shkurt 1908, u bë dhjak në kishën ortodokse të Bruklinit. Më 8 mars 1908, do të shugurohej prift nga kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, Platoni. Atëkohë, i dha zë shqipes duke mbajtur për herë të parë liturgji në gjuhën amtare në “Knights of Honor Hall” në Boston. Në vitin 1911, Europa qe ndalesa e tij e radhës, ku do të vijonte me dhënien e shërbesave kishtare në shqip për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.Në dokumentet më poshtë paraqiten fragmente lutjesh fetare të përkthyera dhe të mbajtura në shqip prej Nolit.#𝐅𝐚𝐧𝐒𝐭𝐢𝐥𝐢𝐚𝐧𝐍𝐨𝐥𝐢#𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭𝐅𝐫𝐲𝐦ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë#𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭𝐊𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐧ë#𝐊𝐢𝐬𝐡𝐚𝐎𝐫𝐭𝐨𝐝𝐨𝐤𝐬𝐞𝐀𝐮𝐭𝐨𝐪𝐞𝐟𝐚𝐥𝐞𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

Filed Under: Politike

KOSOVA DUHET TA KETË STRATEGJINË E VET MBROJTËSE

March 13, 2022 by s p

Nga Mehmet PRISHTINA/

NATO nuk pranon në mesin e vet shtete që u mungon strategjia mbrojtëse. Kosova si duket strategjinë e saj mbrojtëse e ka mbështet si tepër te KFOR-i dhe kjo ka lënë pasoja shumë në mendësinë e politikanëve të cilët ende mendojnë se për shtetin tonë do të luftojnë të tjerët.

Lufta në Ukrainë që erdhi si pasojë e invazionit rus, ka shkaktuar panik ndërkombëtar, kurse shtetet më të afërta kanë filluar ta ndiejnë këtë krizë edhe më tepër.Ka parashikime nga më të ndryshmet mbi mundësinë e përhapjes së kësaj krize edhe në vendet tjera, duke e përmendur shpesh edhe Ballkanin.Jepen disa skenarë të mundshëm se si kjo krizë mund të shpërndahet, por edhe pikat neuralgjike se ku mund të ketë ndonjë eskalim të situatës. Në të gjitha skenarët janë dy vatra të mundshme ku mund të ketë probleme si pasojë e përpjekjeve ruse për destabilizimin e Ballkanit. Përmendet BeH dhe Kosova.Kjo e fundit apostrofohet në kontekst të çështjeve të pazgjidhura me Serbinë e që mund të përdoren si pretekst për ndonjë aventurë të Beogradit.

Tani për tani jemi vetëm në sferën e spekulimeve e hamendësimeve, por do të gaboheshim rëndë nëse ato i neglizhojmë, sidomos kur kemi parasysh natyrën e konflikti në Ukrainë i cili si duket është gatuar që të përdoret si recetë edhe në vendet tjera. Kjo recetë është mjaft e preferuar në kuzhinën serbe të luftës psikologjike, e cila është e njohur me aftësinë e krijimit të situatave dramatike që do të shkonin në favor të estabilishmtint të Beogradit.


Serbia me vite bën përpjekje për ta destabiliztuar Kosovën dhe për ta paraqitur atë shtet jofunksional. Në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të serbëve në Koovë, Serbia po mundohet të shpik lloj-lloj sajesash të cilat do të shërbenin më tepër si pyka në integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Sajesa më e përfolur e Beogradit tash e disa vite është Bashkësia e komunave me shumicë serbe, një projekt ky që synon prishjen e kompaktësisë territorial të Kosovës dhe rrënimin e rendit kushtetues të saj.Me fjalë të tjera kjo është receta e njejtë që serbët përdorën në Bosnjë para se të formonin Republikën Serbe, një krijesë fantomë që paraqet rrezik permanent për prishjen e harmonisë së brendshme të shtetit të BeH i dizajnuar e Marrëveshjene Dejtonit.

Serbia, ngjashëm si Rusia, po i përdor pakicat serbe në shtet përreth si pykë shantazhi për të shtri sa më shumë hegjemoninë e vet. Ky skenar tash më po funksionon edhe në Ukrainë. Rusia fillimisht e aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe pastaj sponzorizoi destabilizimine të gjitha krahinave me popullatë ruse.Me këtë pretekst ajo e filloi edhe aventurën e saj ushtarake më 24 shkurt të këtij viti, në emër të një kauze false që asnjë njeri normal në botë nuk beson.

Tani kur Ukraina po dëshmon se është një shtet me kapacitete jot ë pakta rezustzese ndaj ivazionit rus, shtrohet pyetja se sip o sillemi ne si Kosovë kundrejt kësaj krize dhe refleksioneve të kësaj krize në një hapësirë më të gjerë.

Nëse i ndjekim me vëmendje deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, do të shohim se ata janë për çdo ditë në kontakt me mediat e huaja dhe vendore, me diplomatëte huaj, me ç’rast po shprehin opinionet e tyre lidhur me krizën në Ukrainë. Në këto deklarime publike po vërejmë dy dikurse publike të zyrtarëve të lartë të Koovës: në njërën anë paralajmërohet rreziku i destabilizimit që mund të vjen nga Serbia, kurse në anën tjetër vazhdimisht përmendet NATO, gjegjësisht KFOR-i, si garancë e ruajtjës së stabilitetit të Kosovës. Por nuk përmendet kurrfarë strategjie e jona kombëtare!

Për pasojë, a mjaftojnë këto diskurse zyrtare për ta qetësuar qytetarin e thjeshtë nga mundësia e agresionit serb mbi Koasovën?

Nëse gjykojmë me kokë të ftoftë, do të thoshim se kjo nuk mjafton.Pikë së pari, Qeveria, Presidenca, Parlamenti ende nuk e kanë krijuar një këshill koordinues me të gjithë faktorët politik, institucional e shoqëror, përfshi edhe diplomat tanë në shtetet e huaja, ku do të projektohej një plan emergjent si përgjigje ndaj kanosjeve të jashtme. Ende institucionet qeveritare dhe opozita bashkë me shoqërinë civile funksionojnë si dy reparte të ndara që nuk kanë  ndonjë pikëtakim. Kjo po ndodhë në kohën kur psikoza e luftës ka prekur edhe logikën tregtare të matrapazëve të cilët ideal të vetëm kanë përfitimin në kohë krizash përms fryerjes së çmimeve.

Kosova nuk e ka luksin të sillet e papërgatitur ndaj kësaj krize, sidomos kur kemi parasysh se si shoqëri kemi dalë jo moti nga një luftë me pasoja të rënda e që do të duhej të na jepte mësim se si të sillemi në situata të ngjashme. Nëse gjatë luftës së Kosovës nuk ishim të përfshirë të gjithë në betejat e UÇK-së, këtë mund ta bëjmë tani duke formuar një front të vetëm që do të ishte përgjigje ndaj përpjekjeve të jashtme destabilizuese. Ky front duhet të fillojë që nga Presidentja, e cila duhet të ketë më shumë kujdes me vokabularin politik që përdor kundrejt zhvillimeve në Ukrainë, pastaj me Kryeministrin, i cili duhet të jetë më bashkëpunues me opozitën, me kryetarët e komunave dhe me shoqërinë civile në aktivizimin e të gjitha resurseve njerëzore e materiale.

Po jetojmë në një kohë kur rendi i botëror po përjeton atentat nga aventurat militariste të Putinit.Për rrjedhojë janë më se të arsyeshme edhe deklaratat e diplomatëve të huaj të cilët i frigohen shtrirjes së konfliktit edhe në Ballkan. Në këtë kontekst edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Perëndimi nuk duhet të lejojë Rusinë që të përdorë luftën e saj në Ukrainë për të penguar përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia nuk është duke synuar interesat më të mira të këtyre shteteve.Ekonomitë tuaja janë të lidhura në Evropë.Partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investitorët janë në Bashkimin Evropian.Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për të siguruar gjeneratat e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor që të jetojnë në shtetet e integruara plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në një Evropë të lirë dhe në paqe”.

Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të jenë partnere të këtij rajoni dhe joratësisht ka përmendur edhe Kosovën.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet për të arritur marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalim veprime që kërcënojnë stabilitetin dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë”.

Ndërkaq ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea e ka vlerësuar faktin që Kosova, për dallim nga Serbia, është rreshtuar në anën e shteteve evropiane, duke i vendosur sanksione Rusisë. Ai thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i mundshëm, ndonëse, sipas tij, fillimisht duhet zgjidhur çështjen e mosnjohjes nga katër vende anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.
“Do të kërkojë që ta destabilizojë të gjithë Evropën”, ka thënë ajo, duke iu referuar Rusisë dhe duke shtuar se kjo e fundit mund të shfrytëzojë Serbinë për të cënuar vlerat demokratike.

Por, Kosova ,megjithatë duhet ta ketë rolin e vet dominues në krijimin e një klime të mirëbesimit të brendshëm në mënyrë që fronti të jetë i përbashkët. Sepse nëse vazhdojmë të siellmi kështu duke vepruar pa ndonjë koncept të mirëfillt shtetëror, si përgjigje ndaj situatave emergjente dhe konfliktuoze, atëherë në sytë e botës do të lëmë përshtypje se nuk jemi një shtet i denjë për të qenë anëtar i NATO-s, një kërkesë kjo që po riaktualizohet shumë kohët e fundit. NATO nuk pranon në mesin e vet shtete që u mungon strategjia mbrojtëse. Kosova si duket strategjinë e saj mbrojtëse e ka mbështet si tepër te KFOR-i dhe kjo ka lënë shumë pasoja në mendësinë epolitikanëve  të cilët ende mendojnë se për shtetin tonë do të luftojnë të tjerët.

Prishtinë, 12 mars 2022

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2357
  • 2358
  • 2359
  • 2360
  • 2361
  • …
  • 2773
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT