• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vizita e LAPSH-it në Konsullatën e përbashkët të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës në Mynih

December 21, 2021 by s p

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Një imazh që përmban person, mjedis i brendshëm, mur, grup

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Më 18.12.2021, kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari – LAPSH, së bashku me disa mësimdhënëse, e vizituan konsullatën e përbashkët; të Republikës së Shqipërisë dhe atë të Republikës së Kosovës. Takimin u zhvillua në ambientet e Konsullatës shqiptare në Mynih, për nder të festave të fundvitit dhe për t’i njoftuar përfaqësuesit diplomatikë për punën dhe aktivitetin e LAPSh-it, gjatë vitit 2020/21 si dhe për planin e vitit të ardhshëm të 2021/22.

Në këto takime, të ndara, kryesia dhe mësimdhënësit e LAPSh-it u mirëpriten ngrohtësisht nga konsulli i Përgjithshëm z. Artan Hanku dhe konsulli z. Dashnor Ibra i Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Afrim Nura. Në fokus të diskutimit ishin problemet dhe sfidat, që u përball LAPSh-i gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid 19. U diskutua edhe për një bashkëpunim të ngushtë e konsultativ, që ky bashkëpunim s’ka munguar, por që u theksua se në të ardhmet duhet të jetë sa më bashkëpunues dhe më institucional, në të mirën e shkollës shqipe, thanë përfaqësuesit e LAPSh-it.

Z. Hanku, pasi përshëndeti dhe i falënderoi kryesin dhe mësimdhënësit e LAPSh-it, ndër të tjera tha: “Ne si konsullatë, ju kemi shoqëruar në punën dhe angazhimin e juaj vullnetare, që ishte dhe po mbetet si sfidë e rëndësishme, rritja numrit të nxënësve dhe sensibilizimi i shkollës shqipe, në republikën e Bavarisë! Për këtë ju jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin që keni bërë dhe po bëni në ruajtjen e gjuhës amtare dhe në përpjekje për ta vetëdijesuar bashkëkombësin, në raport me dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe. Ne si përfaqësues konsullor, kemi qenë dhe do të jemi në përkrahje tuaj, konkretisht të shkollës shqipe dhe për këtë nuk do të kursehemi, tha Hanku”.

Pas takimit që patën me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, kryesia dhe mësimdhënësit e LAPSh-it vizituan Konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovë z. Afrim Nura. Z. Nura, përpos tjerash, u zotua se do të jetë në shërbim të shkollës shqipe, me të gjitha mundësit që i lejohen dhe që kanë në dispozicion. Përpos që i inkurajoj mësimdhënësit dhe kryesin e LAPSh-it, për punën e tyre fisnike, përshëndeti vullnetin dhe punën e palodhshme të mësueseve dhe kryesinë e LAPSh-it! Z. Nura u ndal edhe te organizimi i mëtutjeshëm, që duhet të jetë sa më i frytshëm dhe i përbashkët, për të pasur sukses në rritjen e numrit të nxënësve dhe hapjen e shkollave të reja. Ai foli edhe për sfida që i kishte komuniteti shqiptar, konkretisht për shqiptarët e ardhur nga Kosova, që u përballën me shumë probleme të ndryshme, po që me angazhimin tonë arritën disa prej tyre t’ua dokumentojmë vendasve se ishin jo të drejta, mbi të gjitha është edhe njohja e gjuhës shqipe, e cila dhe u fut në listën e gjuhëve të huaja, fal punës, vullnetit dhe angazhimit të pandërprerë të LAPSh-it.

Kryetari i LAPSh-it, Milazim Ukaj, në këto takim shpalosi qëllimin dhe vizionin e LAPSh-it, për punën dhe suksesin e LAPSh-it, gjatë këtij viti. Po ashtu përfaqësuesit diplomatikë, të dy konsullatave në Mynih, i njoftoi edhe për sfidat që po përballet LAPSh-i, konkretisht me vijimin e numrit të vogël të nxënësve në shkollën shqipe, në krahasim me numrin e atyre nxënësve, që duhet të vijojnë në mësimin plotësues në gjuhën amtare! Ukaj, kërkoj që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë sa më i konsoliduar në sensibilizimin e shkollës shqipe- konkretisht në rritjen e numrit të nxënësve dhe hapjen e shkollave të reja në Bavar të Gjermanisë. Ai i njoftoi të pranishmit edhe për vizitën në Austri, që ishte një vizitë pune mes mësimdhënësve të shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Austri dhe të mësimdhënëseve të shkollës shqipe në Bavari. Si qëllim kryesor i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve, të dy shkollave, mes tyre. Aty u njoftoi edhe për Seminarin njëditor që u mbajt në Mynih, nën përkujdesjen e LAPSh-it, me dy ligjërues nga Zvicra. Në agjendën e këtij seminar ishte paraparë që të jenë të pranishëm edhe mësimdhënës-it/et e Austrisë, por për shkak të pandemisë nuk patën mundësi të jenë të pranishme. Në fund të takimit Kryesia e LAPSh-it së bashku me disa mësimdhënëse, uruan dy konsullatat për vendosjen në objektin e ri dhe për festat e fundvitit, si dhe morën një foto të përbashkët.Një imazh që përmban person, dysheme, mjedis i brendshëm, mur

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Një imazh që përmban person, mjedis i brendshëm, mur, pozë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht
Një imazh që përmban person, mjedis i brendshëm, dysheme, pozë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Filed Under: Kronike

ÇMIMI NDËRKOMBËTAR “ATJON ZHITI” 2021 SHKON NË ITALI, I JEPET POETES CLAUDIA PICCINNO

December 21, 2021 by s p

C:\Users\User\Downloads\IMG_1904.jpg

Çmimi ndërkombëtar në letërsi, “Atjon V. Zhiti”, këtë vit kthehet në Europë, në Itali, dhe i jepet poetes Claudia Piccinno. Në edicionin e parë kishte shkuar në Amerikë, në Argjentinë, për poeten habreje Susana Robert dhe më pas në Azi për poeten japoneze Kae Morii.

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve “IWA BOGDANI”, me qendrat në Bruksel/ Belgjikë dhe Prishtinë/ Kosovë, në fund të nëntorit merr vendimin, sipas një komisioni ndërkombëtar, “Për pasionin dhe sinqeritetin në art dhe krijimtari” dhe Zonjës Claudia Piccinno, në Itali, iu dha “si autore që ka arritur nivele të larta të të shkruarit….”.             Presidenti, Akademik Prof. Dr. Jeton Kelmendi. Brussels, Belgium/ Prishtina Kosova.

Poetja italiane Claudia Piccinno, pasi pranoi çmimin, shkruajti: 

“Kur fjala poetike i tejkalon kufijtë realë dhe metaforikë, fizikë dhe jo vetëm, ndodh që të shpërblehet bashkë me emra të mëdhenj të peizazhit ndërkombëtar. Sot në Kosovë është dhënë një çmim… Faleminderit..”.

C:\Users\User\Desktop\Bardh-e-zi\New Scan-20150520170209-00067.tif

MEDIA ITALIANE

“NotizieNazionali.it ”, ndër të tjera shkruan:

Për poeten italiane Claudia Piccino vjen çmimi tjetër ndërkombëtar nga “Bogdani”, titulluar “Atjon Zhiti”, emri i studentit të talentuar të Filozofisë në Universitetin Katolik të Milanos… Djali i poetit dhe prozatorit Visar, njëri nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë (ka qenë dhe minister kulture). Atjoni bashkëpunonte me disa gazeta shqiptare dhe me revistën e PEN Clubit Italian…

IWA “Pjetër Bogdani” ka gjithashtu një shtëpi botuese për botime ndërkombëtare dhe për promovimin e letërsisë shqipe jashtë vendit dhe të letërsisë ndërkombëtare në guhën shqipe… Mes atyre që kanë marrë çmime janë dhe italianët Dante Maffia dhe shqiptaro-italiania Anila Dahriu në seksione të tjera prestigjioze. Shoqata nderon figurën e Pjetër Bogdanit (L. 1630 – dhjetor 1689), shkrimtarit më origjinal i letërsisë së hershme shqipe. Është autori i “Çetës së Profetëve”, 1685, vepra e parë në prozë, e shkruar gegërisht.

POETJA FITUESE CLAUDIA PICCINNO

C:\Users\User\Downloads\IMG_1905.jpg

“Poezia e Claudia Piccinno-s është një sublimim i dimensionit njerëzor në të cilin gëzimi dhe dhimbja, paqja dhe qetësia perceptohen si interferime në rrënjët lirike të shekullit njëzetenjë, në të cilin po humbasim humanizmin dhe po zhytemi në shurdhimet e tjetërsimit në të gjitha drejtimet, në rënien e civilizimit. Poezia e Piccinno-s ka guximin të na bëjë të përballemi me frikën tonë, na thërret të pranojmë dhe kapërcejmë gabimet tona, të qëndrojmë pas mburojës së pastërtisë sonë si qenie njerëzore, të risjellim në apogje guximin tone, në mënyrë që të ndjejmë ‘adrenalinën nën gjuhën tonë edhe një herë, të mund të jemi të gjallë, madje të përdorim dhe zemërimin, nëse është e nevojshme, dhe të lidhim harkun e jetës sonë njerëzore në Tokë, me thelbin tonë në Parajsë” citohet nga “NotizieNazionali.It” që të ketë thënë poeti dhe profesori Borçe Panov.

Claudia Piccinno është docente në arsim, e diplomuar për gjuhë të huaja dhe letërsi, përkthyese, autore e shumë librave me poezi, e parathënieve dhe eseve kritike. E lindur në Lecce në vitin 1970, ajo u shpërngul shumë e re në Lombardi dhe më pas në Emilia Romagna, ku jeton aktualisht.  

E pranishme në mbi 100 antologji, brenda edhe jashtë vendit të saj, (Indi, Malesia, Singapor, Turqi, SHBA, Poloni, Kinë), ajo është anëtare e jurisë në çmime të ndryshme letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga maji 2016 ajo punon për të promovuar poezinë e bazuar në respektimin dhe vlerësimin e dallimeve, ajo lufton për të parandaluar paragjykimet gjinore. 

Drejtoreshë për Europën në Festivalin Botëror të Poezisë për vitin 2021, me medalje ari nga “Frate Ilaro 2017”, fituese e çmimit “Ossi di Seppia” 2020, ambasadore për Italinë në Institutin Botëror për Paqen dhe “Sanat Art” të Stambollit, këshilltare e Bashkisë “Castel Maggiore” për vlerat kulturore, etj.. 

Ndër çmimet ndërkombëtare me të cilët ajo është vlerësuar, përmenden: “Rosetta Stone” – Stamboll në 2016, “Naji Naaman” 2018 në Liban dhe në 2021 “Light of Galatas” përsëri në Turqi, çmimin ndërkombëtar të Jurisë “Sahitto” në Bangladesh, çmimin “Aazad” për poezi në Indi.  Së fundmi ka marrë medaljen e artë për poezi në Lunigiana Center of Study për Dante Alighieri. Drejtues e rubrikës së poezisë për “La Gazzetta di Istambul”, redaktore për Evropën e revistës turke “Papirus”, edituar nga Artshop, bashkëpuntore me blog-e të ndryshme, e-magazine dhe revista në letër, duke përfshirë Menabò, Verbum Press, Italine, CiaoMag, Poetry Land dhe Il Porticcoiolo, etj.

ATJONI I ÇMIMIT
C:\Users\User\Desktop\Libra... e te ATJONIT\Atjoni ne penelein ne Gjergjit\24171938_1106121996158092_1005884330_n.jpg

“Profili Atjon” nga piktori Gjergj Kola

Kush është Atjoni? “19 vjeçari i përhershëm” – e quan gjenerata e tij studentin shqiptar të filozofisë në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano (Itali), që dinte të jepte shumë dashuri e vrull ndër shokët e shoqet e miqtë, që pëlqente artet, filozofinë dhe sportet, gjuhët e huaja dhe shkencat politike dhe “buzëqeshte çiltërsisht”, gjë që ata që e kanë njohur, ia quajnë “vepër”, duke e patur Atjonin kështu dhe idealin shpirtëror të tyre. – Lindi në qytetin e Vlorës në 30 gusht 1995 dhe u rrit mes ngjyrave, muzikës dhe poezisë në Romë (Itali), ku prindërit punonin si diplomatë.                           – Kur ishte 3 vjeç e gjysmë një viziatim i tij për “Nënë Teerzen” iu botua në një album me shkrime për Shenjten dhe shkruajtën gazeta në Vatikan dhe në Shqipëri. Hapi një “ekspozitë fëminore” në shtëpi e tij në Romë dhe më pas një tjetër në Vlorë, në kopshtin e shtëpisë së gjyshit, ku vizatimet e tij u varën pemëve.                                                                 – Kthehen familjarisht në Tiranë dhe mësimet e para i nisi në shkollën katolike “Ylber”. – Arsimin 9 vjeçar e kreu në Romë në shkollën e muzikës “Giuseppe Sinopoli”, mësoi flautin dhe dha disa koncerte me orkestren e shkollës deri dhe në Auditoriumin e Romës.                               – Nisi studimet në Liceun e njohur Klasik të Romës “Giulio Cesare”, ku krahas italishtes dhe anglishtes, që i përvetësoi shkëlqyer, studio dhe greqishten e vjetër dhe latinishten. – Përfundoi gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, ku dhe ishin kthyer sërisht  dhe bëri disa kurse kualifikimi për gjuhët spanjisht, frengjisht e gjermanisht.                                   – Merrej me sporte, me not, kanotazh, tenis dhe shah. – Kishte pasion dhe muzeumet, i vizitoi më të rëndësishmit në atdhe, në Tiranë e Durrës, Vlorë, Korçë, Krujë, Shkodër, etj, edhe në Kosovë, të cilën e shëtiti të gjithë, pastaj dhe në Romë e Vatikan, dhe në qytete të tjera si Firence, Venecia, Paris, Vjenë, Pragë, Beograd, etj, e deri në Chicago, SHBA. – Fiton një bursë për të vazhduar studimet për Filozofi në Itali. 

– Është dhe anëtar i Parlamentit Europian Rinor (EYP), ka përfaqësuar Shqipërinë në disa Konferenca si në Spanjë, Letoni, etj. 

– Pranohet në PEN Clubin Italian, ku është antari më i ri. Krahas  shkrimtarëve që kishte njohur në Shqipëri dhe Kosovë, takohet dhe me poetë nga bota, Sebastiano Grasso, Mario Luzi, Adonis, Hermann Nitsch, Jevtushenko, nobelistin Derek Walcott, etj. Përkthen në shqip për antologjinë “Lajmëtarët e Europës” poezi nga Zai Fundo, personalitet i persekutuar politik, që do të botoheshin për herë të parë. Ndërkohë bën dhe piktura si një adoleshent, një pjesë e të cilave vendosen dhe në ballina librash të ndryshëm, të botuara në Shqipëri, Kosovë e Itali. – Në vitin e dytë universitar nis botimet e eseve të para të tij filozofike në Shqipëri dhe Kosovë dhe në median shqiptare në diasporë, Itali, Zvicër, Angli, SHBA. Është bashkëpërkthyes në librin me poezi të poetit të njohur në botë, Adonis, që botohet për herë të parë në shqip, në 2014…

*   *   *

– “Për atë që dua(m)”, del libri i parë i Atjon V. Zhitit në 2015 me ese e shkrime të tjera, të mbledhura nga prindërit, me jehonë në lexues dhe në media.
– Hapet ekspozita me piktura të tij “Një kuti me xiëllonja”, në Universitetin “Polis”, Tiranë, nën kujdesin e kritikut të njohur të artit, Gëzim Qendro.
        – “Opera Atjon” – është albumi me vizatime dhe piktuara të fëminisë dhe adoleshencës, botohet  në 2017 në shqip dhe italisht, përgatitur nga kritiku i artit dhe botuesi Gëzim Tafa, me pasthënie të tij dhe parathënie nga Gëzim Qendro. Albumi ka patur jehonë brenda dhe jashtë vendit.
“Jam Atjoni” është libri që del ne Kosovë në 2020, botimet “Bogdani, Bruksel-Prishtinë. 

Në Romë Koncert për Atjonin, me violinë dhe pianofort, “Jehonë dhe butësi – dialog mes tingujve dhe një ëngjëlli”, ku luan violinistja e njohur Anyla Kraja dhe recitohen shkrime të Atjonit.
        Ndërkaq botohen librat me tregime “Valixhja e shqyer” dhe përmbledhjet me poezi “Të rritesh nga dashuria” dhe “Dove é la vita” në Itali me ilustrime të Atjonit si bashkautor me Visar Zhitin dhe me një parathënie nga Eda Zhiti.      

  Festali Ndërkombëtar i Filmit “Giffoni” jep çdo vit çmimin “Atjon Zhiti” për anëtarin më të mirë të jurisë, ku Atjoni bënte pjesë dhe u shqua.
– “IWA BOGDANI” themelon Çmimin Ndërkombëtar vjetor për poezi “Atjon V. Zhiti”. – Një rruge në Tiranë i është vendosur nga Bashkia e Kryeqytetit emri: “RRUGA E ATJONIT”.

KANË THËNË PËR ATJONIN:

Kjo fytyrë e bukur engjëllore… ajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë…

        Helena dhe Ismail Kadare   

Nuk kam takuar një të ri kaq të mirë, kaq fisnik dhe kaq të dashur në Shqipëri sa Atjoni…                         

       Robert Elsie 

albanalog kanadezo-gjerman, 

Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte të tijin…

Sebastiano Grasso

 Poet, President i PEN Clubit, Itali

Libri i Atjonit – testament i Tij… si Ungjilli për bashkëmoshatarët e tij, fari ndriçues i brezit të tij.

                         Eugjen Merlika    

studiues, kritik letrar, Itali. 

      Atjoni jetoi me optimizëm dhe i përkushtuar për artin dhe jetën… Mbetet një shenjë që simbolizon shpresën dhe gjallërinë rinore.

                                                                 Jeton Kelmendi

                       President i International Writers Assosaciation “Pjetër Bogdani”

Bota është më e varfër pa Atjonin… Një engjëll i bukur që na fali gjithmonë dashuri, ngrohtësi e miqësi… 

                Luan Topçiu 

kritik arti, studiues, përkthyes, 

   Bukuresht, Rumani

Mendimet e Atjonit ishin të pakufizuara, qiellore. Ata nuk shfaqeshin asnjëherë brenda diçkaje, por kërkonin të dilnin jashtë për të gjetur të parrokshmen… Brendinë e ka prej të njëjtit material me atë të shpirtit. Atjoni nga njeri i përveçëm është kthyer në simbol të përgjithshëm, përmbledhës i një tërësie hiresh nga Ati.

Andreas Dushi

Shkrimtar

       Biblioteka Kombëtare, Tiranë

Është tronditese, një mrekulli në ngjyra… Një fëmijë që mbledh kështu një civilizim 4000 vjeçar dhe arrin të njëjtën sintezë… Atjoni ka ndjerë shpirtin universal, shpirtin e Zotit, me rëndësi humane.                                                       

                            Padre Marko I. Rupnik

                                      Teolog, artist, 

Universiteti Gregorian. Romë.

…një xhevahir krijimtarie… Libri i Atjonit do të vendoset në sektorin e artit në bibliotekën e dikasterit e do të mbetet si dëshmi e një figure që bëri shumë për kulturën në një hark të shkurtër kohe, që na dha shenjën e gjenialitetit të tij.

                  Kardinal Gianranco Ravasi

              Biblist, kritik arti.

                  Ministër i Kulturës, Vatikan 

M’u bë se ti, Atjon, ishte mes petaleve të melodive,/ vallëzues me format e natyrës./ Shpirti yt po më thoshte të mbroja rrjetin/ që lidh njerëzit… /Me mrekullinë e buzëqeshjes tënde,/ që s’e kisha parë në jetë,/e kuptova që njerëzit kurrë nuk vdesin…

Susana Roberts, 

                                                                    poete nga Argjentina, 

 fituese e Çmimit “Atjon V. Zhiti” 2018

  Atjoni shkëlqente prej poezisë. Dhe vetë është një poezi e magjishme.

   Adonis                                                      

Poet, kandidat per “Nobel”

  Paris, Francë                

C:\Users\User\Desktop\Libra... e te ATJONIT\2016-06-14 17.09.47.tif

DO TË TRIUMFOJ ME VETEN TË PASQYRUAR NË GOTË

6 POEZI 

nga Claudia Piccinno, 

fituese e çmimit “Atjon Zhiti” 2021

https://4.bp.blogspot.com/-YTsz8wZXFVg/XIj7zAJNt9I/AAAAAAAAOzM/D6nf7rO6Jk8-bUuiyn6_4a2hFIKGpATMACLcBGAs/s1600/CLAUDIA%2BPICCINNO%2BAPRIL%2B19.png

SHQETËSIMI

Shqetësimi gjen paqe

në qiellin e dëshiruar

sipër jetës.

Shqetësimi gjen paqe

kur s’pret asgjë më shumë

nga ata që do.

Shqetësimi gjen paqe

në letargjinë e shqisave

dhe në harresën e detyruar.

Ndonjëherë gjen qetësi

në gjestet e thjeshta të dikujt

që bën një detyrë,

Gjen paqe në rrjedhën mekanike 

të transportuesit të bagazheve

në aeroport.

Shqetësimi gjen paqe

në të vërtetat e qarta

dhe në një gjykim

pa nëse dhe por.

C:\Users\User\Desktop\Libra... e te ATJONIT\Vizatimet Atjon\Atjoni ne Poeteka,  etj\2016-06-14 17.15.55.tif

PËRMES NJË SHKALE TË SHTREMBËR

Përmes një shkalle të zhdrejtë

Kam përshkuar botën

teksa prekja barin në tokë

duke shprehur një dëshirë.

Retë vezulluese e ngatërrojnë ndjenjën

 zbathur pengohem në limitet e njeriut.

Por dyshimi im është i fortë

dhe mëdyshem në është e vërtetë përherë

ajo që na vjen.

Unë do t’i drejtoj shkallët

dhe dua të kuptoj 

si të bëj që erërat t’i kem në ndihmë

pa e kthyer boshtin. 

DHIMBJA Që MBAJ BRENDA

Ndihesha si një foshnjë në atë djep.

Më ngjau në bregun e një plazhi të dlirë.

Më thirre nga rrënojat

– Nxito, eja, eja me ne!

Mbeta e zhytur dhe e trishtë

pa asnjë zgjidhje.

Jam ende ajo foshnja në plazhin e shpërfytyruar.

Trishtimi im nuk ka emër,

as zot e as ngjyrë.

e ndjej mbizotërues

kur e lexoj në mendjen time

dhe ulem prapë në breg

si një kërmill në guaskën time.

Kjo çantë shpine e rëndë

nuk ka emër as zot.

Nëse e lë

do të jem vetëm,

bosh brenda

sërish dhe sërish

C:\Users\User\Desktop\Libra... e te ATJONIT\Vizatimet Atjon\Atjoni ne Poeteka,  etj\2016-06-14 16.45.45.tif

HIPOTEZA PËR TY

Asnjë teoremë s’do të ishte hedhur poshtë,

hipoteza që e doja për ty.

Megjithatë inicialet e emrit tënd

s’ishin një ogur i mirë.

Koha ishte më e fortë se çdo mundësi.

S’e vë dot dashurinë kundër statistikave të paraqitjes.

Nga ato ditë ka mbetur një shkarkues premtimesh,

një grumbull ndryshe fjalësh,

bosh i humbur pa rimbursim.

Radhën në incenerator e njoh

inicialet e emrit tënd.

Doja të ktheja letrat,

Të ndryshoja perspektivën,

të bëja anagramën supersticioze

para se të braktisja të gjitha iluzionet

ku ti do të mbeteshe pa maturí,

hero kundër çdo logjike,

aksiomë e pakundërshtueshme

për çdo teoremë.

C:\Users\User\Desktop\A.V.E\1- VALIXHJA teksti e pikturat\2 per Ilustrimet e valixhes\14 mantelet.tif

TUNEL

Tunel pa dalje

në mendje dhe në shpirt,

mbyllur nga heshtja

e betontë.

E humbur drita,

rrugë shpartalluar,

i rrënuar gëzimi.

besimi i pavendosur,

përforcohen shtigjet e errëta,

format strikte të vetmisë

dhe bëhen rrugë e gjerë

me kumbimet e shurdhëta

të talljes.

Një ditë ajo do të rilindë,

lule në tokën e gurtë,

që ferrave t’u vijë rëndë nga gjembat.

C:\Users\User\Desktop\A.V.E\1- VALIXHJA teksti e pikturat\2 per Ilustrimet e valixhes\4 gjyshi prej guri.tif

FJALA E PAKUJDESSHME

Fjala e pakujdesshme

që gudulis pakënaqësinë e fshehur keq,

dhe shpërthen me zemërimin

Aty ku kulloste rrëqebulli

mirësia e rremë e të tjerëve

gëlltiti pastërtinë

Se ç’dëgjova një të vërtetë të hidhët, 

shurdhane dhe u shqetesova,

Do të doja të lutem: oh, Paqe!

Pyesja veten

në kërkim të së vërtetës,

unë aq elastike

Mes gënjeshtrave të të tjerëve.

Zbulova tufa gjembash

të mos jenë dorëzuar

nga gënjeshtari i çastit,

E shikova…

që ta spërkas me petale përreth

të martohesh me të vërtetën tënde

Për një pamje sa më të pastër, të mirë.

Unë nuk u përkula, koha bëri pjesën tjetër.

Madamë Plastik i zemëroi të gjithë

me atë mendim të rehatshëm,

 buzëqeshjen mediatike

me ato përmirësimet e mundësive.

Vetëm verbi i pakujdesshëm

Ishte shoku im

Dhe një ditë do të triumfoj

me veten time të pasqyruar në gotë.

_________________________

Përktheu Dardan Shkreli  

Skicat nga Atjon Zhiti

Filed Under: Opinion

NË ISHUJT E GREQISË FLITET SHQIP…

December 20, 2021 by s p

Sokol Paja

Petrit Jushi, mësues dhe kordinator i stafit pedagogjik të shkollës shqipe “Gjon Buzuku” në Kretë- Greqi, në një rrëfim për gazetën Dielli- Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në New York dhënë Editorit Sokol Paja, shprehet se shkolla e parë e mësimdhënies së gjuhës  shqipe është “Gjon Buzuku” në Qytetin e Rethimnos në Kretë e përbërë nga dy klasa me nxënës shqiptarë, që për herë të parë ulën në bankat e klasës, por kësaj herë për të shkruar, lexuar dhe bashkëbiseduar më njëri-tjetrin në gjuhën e prindërve të tyre për të mesuar Gjuhën Shqipe. Shkolla Shqipe “Gjon Buzuku” e ka zanafillën e saj, dhe historikun që në fillimin e pranisë së emigrantëve Shqiptarë në ishullin e Kretës dhe në Prefekturën e Rethimnos. Me kalimin e viteve dhe integrimin e shqiptarëve në shoqërinë vëndase dhe përpjekjet e tyre sporadike për tu Organizuar në Shoqatë të mirëfilltë, nuk e zbehu aspak ëndërrën e tyre të “arkivuar” në thellësinë e identitetit kombëtar shqiptar sipas Petrit Jushit. Rrënjët dhe trungu i një kombi qëndron dhe vitalizohet në rradhe të parë në kultivimin e gjuhës së tij, dhe nga kjo pikënisje, pas themelimit të Shoqatës Shqiptare në Rethimno ku shpërtheu dhe ëndrra e arkivuar në hapjen e kurseve të gjuhës tonë të dlirë, të hapjes së klasave të mësimdhënies në Gjuhën Shqipe. Petrit Jushi gjithashtu anëtari i këshillit drejtues të Shoqatës Shqiptare Rethimno dhe kordinator i Lidhjes së shoqatave shqiptare në Kretë shpjegon se falë organizimit të Shoqatës dhe konsolidimit të saj,  lidhjeve me Shoqatat e tjera Shqiptare në Kretë, nga bashkepunimi me njëra-tjetrën, u hap kjo shkollë shqipe e cila nuk është e vetme në Kretë. Kjo shkollë kujton Petrit Jushi u pagëzua me emrin e atij kollosi të përjetshëm që qëndisi në kujtesën tonë gjuhësore shkronjat e para të alfabetit të gjuhës shqipe atij monumenti gjuhësor, që pagëzoi për herë të parë (1555) Mesharin e  GJON BUZUKUT. Kurset e gjuhës shqipe funksionojnë në dy shkollat publike Greke falë bashkëpunimit me strukturat lokale vëndase si (Bashkia seksioni arsimit vëndas ) dhe shumë faktorëve të tjerë duke përmendur dhe ndihmën e çmuar të Ambasadës Shqiptare në Greqi dhe Qëndrës së botimeve të Diasporës në paisjen me Abetare dhe librat e Gjuhës Shqipe. Sipas Petrit Jushit mësues dhe kordinator i stafit pedagogjik të shkollës shqipe “Gjon Buzuku” në Kretë të Greqisë, vihet re një fluks, dhe një etje nga të gjithë prindërit shqiptarë për të sjellë të gjithë fëmijët e tyre në shkollën “Gjon Buzuku” në Rethimno, kjo tendencë e bukur që po përjeton stafi i Shoqatës Shqiptare Rethimno, dhe stafi i mësuesve të gjuhës shqipe, na bën krenarë, por duhet të përballemi me sfida të reja, siç është ajo e hapjes së klasave të tjera, dhe shkollave të tjera. Qëllimi kryesor i stafit të shoqatës dhe i mësuesve është në rritjen e cilësisë së mësimdhënies bazuar në radhë të parë mbajtjen dhe forcimin e dëshirës që kanë nxënësit për të vazhduar në këtë strategji, dhe duket zhvilluar kurrikulat gjuhësore të ndërlidhura me disiplina të tjera jo vetëm gjuhësore, por dhe ato kulturore, gjeografike matematike dhe duke përdorur metoda dhe teknologjinë në shërbim të dinamikës së nxënësve. Shkolla Shqipe “Gjon Buzuku” do të vazhdojë në konsolidimin e saj bazuar në dashurinë dhe dëshirën e nxënësve për të ardhur në klasat shqipe, në bashkëpunimin e ngushtë midis nxënës-mësues –prindër, në aplikimin për çdo nxënës në individualitetin dhe mundësitë e tij /saj në ndihmën dhe stimulin në mënyre që çdo nxënës i gjuhës shqipe të ndihet i lumtur dhe i aktivizuar në klasë. Mësuesit dhe stafi i Shoqatës Shqiptare Rethimno Kretë tregon z.Jushi se kanë një lidhje të fortë me Lidhjen e Shoqatave Shqiptare Kretë (e përbërë nga shoqatat motra në Iraklio, Hanja, Rethimno) por edhe me gjithë diasporën shqiptare në botë besojnë se çdo ëndërr, dhe çdo dëshirë kombëtare kur kryqëzohet me një vullnetarizëm dhe humanizëm të pastër kombëtar arrihen dhe objektiva të pa-imagjinuara më parë. Për punën e mrekullueshme, një falenderim të veçantë ka për mësueset tona të palodhura, Flora dhe Aneta. Duke falenderuar nga zemra të gjithë ata bashkatdhetarë, individë apo grupe që kontribuan për hapjen e shkollës shqipe “Gjon Buzuku” në Kretë, urojmë suksese dhe vazhdimësi dhe jetë gjatë në udhën e shkronjave, në udhën e dijës, në udhën e gjuhës amtarë, përfundon prononcimin e tij për Diellin e Vatrës në New York, Petrit Jushi mësues dhe kordinator i stafit pedagogjik të shkollës shqipe “Gjon Buzuku” në Kretë të Greqisë.

Filed Under: Opinion

LIGESIA as çrrënjoset, as çedukohet

December 20, 2021 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango

…Ligësia eshte me të dhënë. Dhunti e zezë. Por edhe formësohet e rrënjoset fort. Në familje, në shoqërinë e ligë ku ngjizet, në rrethana të errta që e harlisin si barishte te keqe…Për rrjedhojë: Njihe Ligêsinë. E njohe? Rriji larg, përbuze nga larg. Shkëput çdo kontakt me të. Përfundimisht injoroje.Po munde harroje.Gabimi me i madh, të kërkosh, ta ndreqësh, riparosh qoftë edhe pak. Kinse për tu treguar i mirë, duke besuar në mirê, a nuk di per ç’dreq……Do grryesh lëkurën, shpirtin, zemrën sa ta prekësh. Është acide, helmuese, ngjitëse… . Le pastaj t’i afrohesh më shumë…Të pervelonJemi jo pak, ne që e kemi provuar gabimisht ta prekim. Dhe kesisoj e kemi mbajtur dhe gjallë. Ndryshe nuk do kish me ç’të ushqehej e do hante veten.Megjithese edhe në këtê rast do mbijetonte. Se veç një pjesë e vogel e së Ligës, eshte e sojit te akrepit. Shumica e saj, edhe kur i afron ngordhja,tenton të helmojë të tjerët perpara vehtes…Interesant: eshte e pavdekshme e keqja.

Filed Under: Sofra Poetike

E ardhmja nuk mund të jetë banaliteti

December 20, 2021 by s p

Agim Baçi

Ka pak nga ata që besojnë sot se mund të ndryshojnë diçka në përditshmërinë e tyre, e aq më pak në shoqërinë ku jetojnë. Pjesa më e madhe besojnë se janë të pafuqishëm të përballen me manipulimin që vjen nga televizioni, nga politika, nga frikërat prej të këqijve apo nga drogat dhe joshjet e ndryshme. Sipas filozofit spanjoll, Fernando Savater, pjesa më e madhe mendojnë sipas logjikës: “Meqenëse nuk jemi të lirë, nuk kemi faj për çka ndodh…”.Është pikërisht kjo filozofi që ka rritur numrin e kurrizulurve, kokëtundësve, e gjithë të tjerëve që presin diçka vetëm nga të tjerët, pa besuar se ndryshimi nis pikërisht nga vetë ata. Filozofja Hannah Arendt solli në vëmendje “banalitetin e së keqes” (1963), duke iu referuar rastit të gjeneralit të SS-së dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Hebrenjve, Adolf Eichmann, i cili gjatë procesit gjyqësor rrëfeu se ishte sjellë si një burokrat i bindur pa u thelluar në pasojat e veprimeve të tij që çuan miliona hebrenj drejt shfarosjes.Në analogji të njëjtë me Eichmann u sollën thuajse në këto tridhjetë vite gjithë bashkëpunëtorët e ish-sigurimit apo hetuesit e ish-regjimit të Enver Hoxhës, teksa kanë deklaruar rëndom se “ashtu ishte koha dhe se ata zbatuan vetëm ligjet e kohës”. Një gënjeshtër e rrëzuar nga shumë dëshmi të të mbijetuarve nga burgjet dhe internimet, të cilët kanë rrëfyer se si një pjesë jo e vogël e ish-hetuesve apo zyrtarëve të rangjeve të ndryshme i kanë kapërcyer ligjet e kohës, shpesh nga zelli për t’u treguar bindjen e tyre dhe gatishmërinë e tyre për të bërë gjithçka që do t’u kërkohej.“Banaliteti i së keqes” mbetet një nga çështjet më të diskutueshme edhe sot, thuajse në të gjithë botën, pasi shumë njerëz, ashtu si Eichmann, vijojnë të mbrojnë apo fshehin të keqen ndaj të tjerëve, duke u bërë shpesh shumë më të rrezikshëm sesa ata që e bëjnë një të keqe publikisht apo me dashje. “Republika e banalëve” është një republikë në rritje, që pengon vazhdueshëm njerëzit drejt lirisë, kuptimit, e sidomos drejt guximit për të rrëfyer atë që i shërben një shoqërie më të mirë, më dinjitoze. Këtij hutimi përpara kuptimit të Lirisë, si dhe të sjellurit banalë, i kanë shërbyer edhe dhjetëra botime lidhur me supozime konspiracionesh të ndryshme, duke synuar pikërisht të godasin një nga pasuritë më të mëdha të njeriut- Kurajën për të Ndryshuar! Duke tentuar t’i krijojnë idenë njeriut se gjithçka është paravendosur dhe se ai nuk ka asnjë mundësi të ndryshojë rrjedhën, ata mbjellin dekurajimin. Një problem ky që në Shqipëri, nëse do të kërkohej ndonjë sondazh verifikues, do të ishte besoj një nga problemet më të mëdha – dekurajim dhe ankth nga gënjeshtrat.Përballë këtij banaliteti të parët duhet të nisin betejën ata që jetojnë me fjalën, ata të cilët nuk shkruajnë vetëm për vetveten. Më së paku, duke rrëfyer atë çka humbim çdo ditë nga shmangia e përgjegjësisë dhe dorëzimi që iu ndodh gjithkujt që pranon të jetojë në banalitet…

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2669
  • 2670
  • 2671
  • 2672
  • 2673
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT