• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kush e zhduku Memorialin e Kukesit?

December 14, 2021 by s p

Rexhep Shahu/


Askush, asnje media e Tiranes nuk reagoi pse e zhduken memorialin ne nderim te viktimave serbe ne Kukes dhe u be keshtu deshira serbe…Ky memorial, kjo Murane, ky gur varri u ngrit tre vjet me pare ne qytetin e Kukesit ne kujtim te mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne nentor 1913. U inagurua ne Kukes me 14 dhjetor 2018. Para pak ditesh u shemb, u rrafshua, u zhduk nga administrata aktuale e bashkise Kukes. Anash memorialit eshte deshmitari, siper te cilit eshte e shkruar nje pllake te cilen mund ta lexoni. Jane fragmente shqip anglisht nga shkrimi i tmerrshem Masakrimi ne Lume i shkruar nga serbi me i madh proshqiptar Dimitrije Tuceviq ne ato dite te krimeve serbe.Patriotat e medhej e zhduken kete shenje, kete gur varri, kete kujtese. Kjo gje, i intereson shume Serbise e cila nuk deshiron te kete gjurme te krimeve serbe ndaj shqiptareve pasi ajo don te shfaqet si viktime. Krimet serbe ne Lume jane holokausti i pare ne Europe i njohur e deshmuar e shkruar nga autore boterore. Asnje shqiptar mik i serbeve nuk i zhduk dot ato krime edhe pse e zhdukin nje memorial i cili tashme eshte ne memorie e ne kujtese, ne fotografi e ne histori.Vaso Cubrilloviqi akademiku serb qe ka bere dekalogun apo traktatet e shfarosjes e zhdukjes se shqiptareve, librin Shperngulja e shqiptareve, te cilen e kam botuar une per here te pare, thote ne liber se ne Tirane Serbia punet i zgjidh me pare. Ndoshta edhe heshtjen e politikes ne Tirane per zhdukjen e Memorialit ne kujtim te mbi 2 mije viktimave serbe ne Kukes serbet e kane blere me pare. Po heshtja e mediave te Tiranes eshte uleritese.Une jam ne nje fare mase propozues e inicues i ndertimit te asaj vepre. Luftova qe te ndertohej dhe u ndertua. Nuk mbaj pergjegjesi per krimet qe ndodhin, nuk kam fuqi ti ndaloj krimet e shemtuara si shembja e Memorialit, por kam fuqi ta bej te pavdekshme ne libra ate memorial dhe krimin e shembjes e te zhdukjes se tij. Edhe heshtjen e mediave te Tiranes.Kukesi eshte pasaporta morale e shqiptareve, familja kuksiane se pari e beri te njohur Shqiperine ne bote me shume se cdo gje. Ne kohen e luftes per Kosoven Kukesi u be me i famshem se Uashingtoni, do te thoshte Sadako Ogata. Dy emra nga bota shqiptare njohu bota, Kosova dhe Kukesi. Shembeni kete madheshti nese keni koqe ju jarana te serbeve.

Filed Under: Histori

Mohimi i masakrave si kumt i zymtë revizionist i Serbisë

December 14, 2021 by s p

Akri  Çipa/

Mohimi i masakrës së Reçakut nga ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, shënon provokimin e radhës së Beogradit ndaj Kosovës dhe përshkallëzimin e revizionizmit zyrtar të përqafuar nga regjimi i presidentit Vuçiç. Mësymja e figurave më ekstremiste në qeverinë serbe për t’i sfiduar të vërtetat historike është shëmbëlltyrë se si jo vetëm që rajoni nuk po shkon drejt pajtimit, por përkundrazi, po bën hapa pas.

Masakra e Reçakut, në të cilën 45 shqiptarë u vranë barbarisht nga trupat serbe, është një nga krimet e dokumentuara gjerësisht. Brutaliteti i forcave serbe dhe dhuna ndaj popullsisë civile shqiptare ishin të njohura edhe më herët, por masakra e ndodhur më 15 janar 1999 shërbeu si një kambanë zgjimi për vendet perëndimore dhe e bëri të qartë domosdoshmërinë e angazhimit të drejtpërdrejtë për ta ndaluar gjenocidin që Millosheviqi synonte ndaj shqiptarëve.

Vulin e quajti atë një “gënjeshtër e madhe, një falsifikim i tmerrshëm”. Kjo nuk është hera e parë që ai i ka kontestuar krimet në Reçak, duke treguar se Beogradi kërkon ta zhbëjë të vërtetën e Reçakut. Kjo ndodh pikërisht për rëndësinë e saj në sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar dhe vënien në lëvizje të asaj që u shndërrua më pas në ndërhyrjen më të suksesshme humanitare në historinë moderne.

Mobilizimi për hedhjen e dyshimeve për këtë dhe krime të tjera në Kosovë është bërë apendiks i një mendësie agresive për ripozicionimin e Serbisë në rajon.

Ajo çfarë është edhe më shqetësuese është se ministri Vulin i bëri komentet e tij teksa vizitonte setin e një dokumentari, të sponsorizuar nga qeveria serbe, për të përgënjeshtruar këtë dhe të tjera krime të Serbisë në Kosovë. Në fakt, është raportuar më herët se ministria e drejtuar nga Vulin ka ndërmarrë një projekt të përbashkët me Radio Televizionin e Serbisë për të realizuar një film të quajtur “Dosja e Kosovës”.

Doktrina revizioniste është ngritur tashmë në politikë zyrtare dhe e mbështetur financiarisht nga Beogradi, duke krijuar reminishenca të drejtpërdrejta me makinerinë e propagandës që drejtonte dikur presidenti Vuçiç kur shërbente nën hijen e Sllobodan Millosheviçit. Ama, ndryshe nga ajo kohë, propaganda e tanishme nuk i drejtohet vetëm publikut të brendshëm, por synon ta minojë edhe diskursin faktologjik ndërkombëtar.

Në këto kushte, deklaratat e ndryshme për mohimin e krimeve, rehabilitimin e kriminelëve të luftës dhe përpjekjeve për ta delegjitimuar ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik duhen parë si pjesë integrale e shprehisë së politikës së jashtme të Serbisë. Si të tilla, duhet të ngjallin shqetësim të madh jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjitha vendet e tjera të rajonit. Kjo për faktin se këto shprehi agresive kanë ardhur në rritje proporcionale me procesin e armatimit të Serbisë dhe shpeshtimin e shfaqjeve ushtarake.

Ka dhe një kontekst pak më të gjerë ky inkrementalizëm. Vetë Vulini është vënë në krye të promovimit të “botës serbe”, një platformë që risjell ide të nacionalizmit ekstrem serb.

Përpjekja e Aleksandër Vulinit për t’i mbuluar krimet në Kosovë vjen në një moment kur një iniciativë e ngjashme po ndiqet edhe në Bosnjë-Hercegovinë. Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të vendit, ka nisur prej kohësh një fushatë mohimi për krimet serbe në Bosnjë-Hercegovinë, duke mohuar madje dhe gjenocidin në Srebrenicë. Një debat i tillë u bë çështje e ditës edhe në Mal të Zi para disa muajsh, kur Vladimir Leposaviç ministri i atëhershëm i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, hodhi dyshime për tragjedinë e Srebrenicës.

Duket se e ashtuquajtura “bota serbe”, e përqafuar nga Aleksandër Vulin, ka si gurthemel mohimin e krimeve serbe, në Kosovë, por jo vetëm. Prandaj, sot është më e nevojshme se kurrë që të refuzohet përpjekja e Serbisë për të deformuar, hedhur dyshime, ose transformuar të vërtetat historike.

Vetë Kosova në radhë të parë duhet të jetë tejet reaktive përpara qëndrimeve të tilla dhe t’ua bëjë të qartë partnerëve ndërkombëtarë malinjitetin e synimeve të përfaqësuesve serbë.

Përpara këtij fakti, është e papranueshme heshtja e Tiranës zyrtare në dënimin e deklaratave të ministrit serb. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e dënuan mohimin e masakrës së Reçakut duke dënuar vrasjet aty dhe duke theksuar se krimi ishte “i dëshmuar”, heshtja dhe ndrojtja e përfaqësuesve të Shqipërisë bie edhe më shumë në sy. 

Procesi i nisur për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, nëpërmjet petkut të iniciativave të ndryshme dhe të platformave si “Ballkani i hapur”, duhet ta thjeshtonin dhe bënin më të pranueshme protestën e palës shqiptare. Dështimi i institucioneve për ta ngritur zërin për një kauzë të tillë themeltare mbart një kumt të zymtë për të shumëpërfolurin bashkëpunim rajonal.

Publikuar fillimisht në Sbunker.

Filed Under: Featured

NË VËMENDJE 79 VJETORI I VDEKJES SË FAIK KONICËS

December 14, 2021 by s p

NGA NDUE  BACAJ  

Me 15 dhjetor 1942  në Shtetet e Bashkuara  të Amerikes (Ushington) do të  pushonte  së  rrahuri një  zemer e  madhe shqiptare, do  të  shuhej  një  mendje e ndritur , do të “thyhej” një pendë e artë e publicistikes , gazetarisë , historisë  dhe diplomacisë , do  të vdiste një simbol i inteligjences së  racës sonë Iliro-Arbnore , do të vdiste Faik  Konica.  Në ato kohë Shqiperia ishte ligështuar nën rrebeshet fashiste, ndërsa në horizont shihte një “çadër të kuqe”, që e joshte të hynte  nën të , se gjoja do t’a  “shpëtonte” nga rrebeshet që e kishin  lagur e drobitur si mos më keq… Në këto kushte Faik  Konica iku nga  kjo botë me zemer plastë… Trupi i Faik Konicës u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar. Edhe pse Faik Konica kishte lënë një trashigimi të plotë letrare e atdhetare për  Shqiperinë e Shqiptarët , të cilet  mjerisht pasi “hynë” nën çadrën e kuqe bolshevike-komuniste u  detyruan ta anatemojnë , mohojnë e “harrojnë” Konicën dhe vepren e tij…, por  siç  thotë një sentencë e moçme , e drejta vonon , por kurr nuk  harron.. Dhe  kjo e drejtë erdhi pas vitit 1991, kur çadrës së kuqe ju thye “shkopi” në Rusi (ku ishte fabrikuar) dhe ju shkye “pelhura” edhe në Shqiperi… Në muajin maj të vitit 1995 eshtrat e Faik Konicës u kthyen në atdhe dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Sot  Konica  dhe vepra e tij studiohet , vlersohet dhe nderohet nga të gjithë shqiptarët me fëtyrë nga perendimi…

NJË CURRICULUM I VOGËL PËR FAIK KONICËN E MADH   

Siç është  bërë  zakon atij  që  perkujtohet  i  bëhet  edhe  një  Curriculum-Vitae (jetëshkrim). Megjithse  kolosi i mendimit e veprimit  Faik  Konica  nuk ka nevojë per një gjë  të till , unë mendova t’a  bëjë këtë “adet” të kahmotshëm..:  Faik  Konica  ka lindur me15 mars të vitit 1875 në Konicë të Çamerisë së Shqiperisë Etnike (sot nën  Greqi). Familja ku lindi ishte  një derë bejleresh që ndër mote ishte “pershtatur” ekonomikisht nën pushtuesin turko-osman , por që kishte  arritur të ruante atdhedashurin për Shqiperinë – Skenderbegëjane dhe Europiane.. Ishte pikrisht  kjo  traditë  familjare-shqiptare , që beri  të mundur që bejlerët e Konices , inteligjentin e vogël (Faikun) , mbasi kishte  perfunduar shkelqyeshem shkollimin fillor në Konicë ,ta dergonin   të shkollohej  më tej në Shkodër , në një shkollë  Kristiane (jezuito-Franceskane), ku  mësohej e propogandohej shqiptarisht, në gjuhen latine dhe kulturen  Europerendimore…        Faik  Konica vijoj shkollim e tij në Kostandinopoj (Stambollë) , në Paris (Francë) për  filozofi , e deri u diplomua  për  letersi  në Universitetin e Harvardit (SHBA)  me medalje ari.. Faik  Konica për asnjë  moment nuk  kishte  harruar se  kush  ishte dhe  nga vinte , ndaj që në moshë të re  Ai  ja  kishte  kushtuar jetën dhe vepren levizjes kombetare shqiptare për një Shqiperi me të drejta të plota , të lirë dhe të  pavarur në mes kombeve të tjera europiane , ku siç thoshte vazhdimisht Konica e kemi vendin të parët… Disa  nga veprat e veprimtaria e Konicës janë:  ‘Broshura’, “Shqiperia dhe turqit” -1895  , Revista “Albania” 1897-1909 (Bruksel) –(Londer), e cila njihet si një  enciklopedi e vertet ,ku mbizotronte  propogandimi i programit të levizjes kombetare të rilindjes  shqiptare. Pas vitit 1909 ,kur mbyllet  revista “Albania” Faik Konica i ftuar  nga  atdhetaret  shqiptarë  në Amerikë (SHBA) ,shkon atje me deshirë dhe drejton  gazeten “Dielli”, dhe më vonë edhe gazeten  “Trumpeta e Krujes”, që për vet titullin kuptohet se i bënte  jehonë kohës së lavdishme të Arberisë së Gjergj  Kastriotit, që kishte qënë e lavdishme edhe për vetë fatet e Europes të atyre moteve të liga… Me themelimin e Federates panshqiptare “VATRA”  me 1912 , zgjidhet  sekretar i pergjithshem i saj , por edhe do të shquhej për drejtimin dhe  shkrimet e tij në gazetë “Dielli” plotë zjarrë të pashuar atdhedashurie , që kishte lindur në tempullin e lirisë e demokracisë botërore (SHBA)… Faik  Konica  së bashku  me veprimtarin (tjeter) të Vatrës, Fan  Nolin do të shkonin  në Londer  në vitin 1913 për mbrojtjen e çeshtjes  kombëtare shqiptare në Konferencen  e Ambasadorëve.  Po këtë vitë (1913) Faik  Konica do t’u  bënte protagonist  në Kongresin shqiptarë  të  Triestes , Kongres  që u mblodh per të kundershtuar coptimin e Shqiperisë nga disa fuqi Europiane të kohes, në  favor të fqinjeve shoven… Faik Konica  u zgjodh kryetar i ketij  kongresi… Vlenë të cilësohet se me datën 7 mars 1914 priti Princ Vidin i veshur me fustanellë të bardhë deri te gjunjët, xhokën e zezë krahëve dhe këpucët allafrënga. Ai shkelqeu në veprimtarinë e tij diplomatike si gjatë luftes së parë botërore e  më pas . Me ketë rastë vlenë të veçohet veprimtaria diplomatike e Konicës në Itali, Zvicerr , Austri etjerë.. Në vitin 1921 Faik  Konica do të kthehej në SHBA dhe do të zgjidhej kryetar i  Federatës panshqiptare “Vatra”, gjithashtu do të vijonte me shkrimet e tij  brilante te  gazeta “Dielli” ,”Shqiptari i Amerikes” etj.. Faik  Konica njihej si një poliglot i rrallë , ai zotronte shumë gjuhë të huaja , si gjuhen turke, arabe , greke, franceze , italiane , angleze e tjer , por ai njihte edhe shumë dialekte të ketyre gjuhëve.. Faik  Konica ishte një njohes i shkelqyer  kultures , arteve, muzikes (i binte mrekullisht vet pianos), letersisë dhe historisë. Një shembull domethënës është ai kur Konica takohet me ministrin e jashtem Anglez , i cili mendonte se shqiptaret janë të pa kulturuar, ndaj  takimin me Konicen e kishte  pritur me skepticizem. Por  kur  Konica i tha atij me çfarë dialekti Anglez deshiron të flasim ai  u çudit , por kjo çudi nuk mbaroi me kaq pasi  Konica  filloi ti flasë atij per  kulturen dhe autoret e dores “parë” ,”dytë” e të “tretë” Britanikë dhe Europianë. Atëherë ministri i jashtem anglez i zënë në befasi i tha Konices , tani e mbrapa, kur të kerkosh të prezantosh  Shqiperinë tënde nuk ke nevojë të flasësh  gjatë , veçse  ti  thuash se Shqiperia jamë unë… F.Konica për  shkallen e lartë të  njohjes së kultures, letersisë  dhe artit është “etiketuar”  “Biblioteka  levizëse”.. Faik  Konica ka një veprimtari të dokumentuar si prozator , poet , publicist , estetist , kritik letrar , perkthyes , historian , politikan e diplomat… Madje Faik Konica shquhet edhe për një sarkazëm therëse me të cilën shprehte pikpamjet e tij të papajtueshme kundrejt naivitetit të bashkatdhetarëve e kundrejt shumë tabuve të kulturës dhe historisë shqiptare, përhapi një fllad të freskët në kopshtin e letrave shqipe. (Robert Elsie; Fjalori historik i Shqipërisë, fq.330, Sh.B.Eugen, Tiranë 2011). Konica  ndonse  jetonte larg Shqiperisë ai jetonte në çdo  moment  me hallet e problemet e saj.  Ai ishte mbështetës i çdo  veprimtarie që i sherbente prosperitet dhe  zhvillimit , siç ishte  kretikues dhe fshikullues i  rreptë i çdo gjeje që nuk i sherbente Shqiperisë. Konica ishte mik i Nolit  dhe i At Gjergj Fishtes . Ai ishte  kundershtarë, por edhe mbeshtetes i Ahmet  Zogut, kur i sherbente Shqiptarisë… Faik   Konica është modeli “absolut” i  një perfaqesuesi diplomatik të vendit tonë . Kjo  vertetohet saktesisht  nga dokumentacioni i  trashiguar kur  Konica ishte ambasador  i  Shqiperisë  në SHBA….Vepra e tij tashma gjindet në arkiva, biblioteka , në koleksione revistash , gazetash , në botime librash etjer… Pas rënies së regjimit komunist, në vitet e pluralizmit janë botuar disa vepra që përmbledhin veprimtarinë letrare-publicistike, historike, kritike, Esse e filozofike të Faik Konicës, ku tre nga këta vepra unë i kam në bibliotekën time si: “1”.Ç’është Liria-Tiranë 2005. “2”.Doktor Gjilpëra, Katër përrallat. Shqipëria si mu duk.-Sh.b. “Naim Frashëri” 2006. “3”.Shqipëria kopshti shkëmbor i Europës Juglindore-Reklama, Tiranë 2010. 

Duke dashur  t’a perfundojë këtë kujtesë modeste, unë mendova të risjell disa  rrjeshta nga një shkrim brilant i Konices  i vitit 1913 me titull “Dukja e pergjithshme e Vendit”, (shkrim që vë  ball per ball ëndërrat e  patriotëve shqiptarë me realitetin e asaj kohe…)…:  ”…Njeriu që shkon kohen me ëndërra të pëlqyera  ka frikë të zgjohet.  Dëshira që vendi të lulezojë të bën pak  nga pak të ënderrosh se lulezon. Edhe  largimi i gjatë ta  ngulitë ca më thellë në gjumë dhe ta shpie shpirtin dhe mendjen  në një botë të bukur , e cila s’ka trup dhe nuk ndodhet  gjëkundi , veçse në tru të ënderronjësit… Kuptova se kisha arritur në Shqiperi , një vend i bekuar me një mijë bukurira , por i shkelur nga një turmë e cila ushqen një farë urrejtje  kundër bukurisë…”. (Faik Konica … Shqipëria kopshti shkembor i Europes Juglindore ,fq.7-10). 

Filed Under: Opinion

Urim i Shoqatës se Intelektualëve shqiptar ” Trojet e Arbrit “nga diaspora, me rastin e vendosjes se bustit të Monsinjor dr. Zef Oroshit në Lezhë

December 14, 2021 by s p

Nue Oroshi, kryetar/

 Të nderuari familjar të Monsinjor dr . Zef Oroshit – dy djemtë e vëllezërve, Gjon e Nikollë Prendi me djemtë e nipat të tyre: I nderuar biograf i katër veprave enciklopedike për Monsinjor dr. Zef Oroshi –Tomë Mrijaj; I nderuari dr. dom Nikë Ukgjini Famullitar i Kuklit-koordinator i këtij projekti; I nderuar Kryetar i Klubit Letrar ” Ndoc Gjetja ” në Lezhë, Viktor Gjikolaj.

  Shoqata e Intelektualëve shqiptar ” Trojet e Arbrit ” me gëzim e mori lajmin se më datën 13 dhjetor 2021 në Lezhën e Gjergj Kastriotit do të vendoset busti i priftit, atdhetarit, studiuesit dhe themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare me emrin ” Zoja e Këshillit te Mirë ” që sot mbanë emrin ” Zoja e Shkodrës” në Nju Jork. Jeta e Monsinjor dr. Zef Oroshit ishte një jetë e cila ishte e gërshetuar në mes të dijes ku u shqua si shkencëtar, në mes të atdhetarizmit ku nuk iu dorëzua mortajes komuniste por doli në malet dhe shkrepat e Mirditës dhe me pushkë në krah e uratë në dorë e luftoi komunizmin bolshevik duke ju prirë qetave në Male të Mirditës krahas luftëtarëve të lirisë që udhëhiqeshin nga Kapidan Mark Gjon Marku, Kapidan Ndue Gjon Marku, Kapidan Llesh Gjon Marku dhe me pas nga Monsinjor dr. Zef Oroshi. Monsinjor Zefi gjatë tërë jetës se tij prej dritëjetës e deri tek dritëvdekja rrezatoj dituri, trimëri, humanitet dhe sakrificë. Ai ishte intelektuali dhe euroditi i cili tërë jetën e shkriu për Shqipërinë e me shqiptarët. Në Amerikë rrezatoj dritë duke e hapur kishën e parë katolike shqiptare ” Zoja e Këshillit te Mirë ” në Nju Jork por edhe duke predikuar fjalën e Zotit tek shqiptarët e mërguar në Amerikë. Ai krahas fjalëve të Zotit nuk harronte asnjëherë që të predikoj edhe për lirimin e Shqipërisë nga mortaja e kuqe komuniste. Shoqata ” Trojet e Arbrit ” tani e 18 vjet me radhë ka botuar në 20 veprat enciklopedike deri me tani disa studime shkencore që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë atdhetare e fetare të Monsinjor dr. Zef Oroshit. Të përshkruara me një hollësi të mendjes dhe të pendës me aq dashamirësi dhe besëtari nga atdhetari dhe publicisti Tomë Mrijaj. Toma është biografi i katër veprave shkencore për Monsinjor Oroshin. Ai gjithashtu ishte edhe kumar i Monsinjor dr. Zef Oroshit dhe njeriu me i besuar i tij në Amerikë, i cili i qëndroi afër deri në momentet e fundit të jetës së tij duke u kujdesur pas vdekjes së tij, që të mbledh dhe të botoj me një përkushtim të madh veprat e Monsinjor dr. Zef Oroshit, ku edhe vet e bëri financimin e këtyre veprave enciklopedike. Të nderuar pjesëmarrës, Rikthimi i Monsinjor dr. Zef Oroshit në bronz në Lezhën e Gjergj Kastriotit është një fillim i mbarë që në të ardhmen të kthehen në bronz edhe shumë bashkëluftëtar të Monsinjor Mons. Zef Oroshit që ndanë rezistencën e përbashkët në malet e Mirditës kreshnike dhe heroike. Monsinjor dr. Zef Oroshi dhe bashkëluftëtaret e tij janë heronjtë e vërtetë të shqiptarizmës. Për këta burra gjithmonë dielli ka lindur në perëndimin Evropian e jo në lindjen . Në emër të Shoqatës ” Trojet e Arbrit” ju uron suksese të gjithë pjesëmarrësve të këtij akti ceremonial të vendosjes se bustit të Monsinjor Dr. Zef Oroshit në Lezhë! 

Filed Under: Emigracion

Tallja dhe spektakli – sfida jonë me fëmijët dhe veten

December 14, 2021 by s p

Agim Baçi

Nuk është aspak e lehtë në fakt t’i mbushësh mendjen sot një adoleshenti se sfidat në këtë botë zgjidhen duke besuar më shumë te vetja, pasi në një botë spektakli është gjithnjë e më e vështirë të kuptosh ku ndahet e vërteta me gënjeshtrën. Edhe për mjaft të rritur nuk është kaq e thjeshtë të dallohet ky hendek. Madje ka shumë të rritur që nuk kanë mundur të shohin kurrë asgjë as te vetja e as te tjetri edhe pasi janë rritur dhe janë bërë prindër. Ndoshta kjo vjen pikërisht se kurrë nuk kanë guxuar ta kundërshtojnë ligësinë që na mbjell në shpirt tallja që i bëjmë tjetrit, apo netët pa gjumë kur dikush është tallur apo na ka fyer ne të rriturit apo fëmijë tanë. Aq më shumë duhet të shqetësohemi sot, kur përmes telefonave, internetit e gjithçkaje tjetër që transmeton gjendjen dhe fjalët tona, tallja nuk mbetet thjesht jona, por bëhet publike, shpërndahet duke tronditur këdo, sidomos të vegjlit, adoloshentët, që nuk arrijnë të kuptojnë fuqinë e gabimeve të çastit, sidomos të gabimeve që kanë të bëjnë me botën e tyre në rritje e plot enigma për mendjen dhe trupin e tyre.Në fakt, çdo qytet në botë ka shpirt dhe shpirti i qytetit janë fëmijët tanë dhe miqtë e tyre. E nëse ne të rriturit jemi treguar të pakujdesshëm që të mbajmë qytetet ku jetojmë me një shpirt të pastër, me njerëz që të adhurojnë të mirën, apo që kemi heshtur përpara së keqes së përditshme, atëherë mundet që këtë pakujdesi tonën, këtë gabim tonin, ta ndreqim me fëmijët tanë, duke i mësuar se e keqja dhe tallja nuk mund të jenë të admirueshme. Sepse, nëse jetojmë në një qytet me zemra të errësuara dhe që humbin besimin se ia vlen të jetosh duke menduar dhe vepruar mirë, atëherë askush nuk do ndjehesh kurrë i qetë, e aq më pak i gëzuar që po jeton këtu.Shpesh njerëzit justifikohen se nuk kanë faj përballë së keqes, sepse besojnë se vetë nuk kanë bërë ndonjë gjë të keqe. Por në jetë ka gabime nga veprimet, aq sa ka edhe nga mosveprimet. Sepse shumë gjëra ndodhin kur ne mbyllim sytë ndaj talljes së një shoku apo një shoqeje, ndaj vjedhjeve, ndaj së keqes apo ndaj së ligës, duke mos e ditur se ajo është errësira jonë, që na mbulon të gjithëve e na pengon të lëvizim drejt një vendi me dritë.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2683
  • 2684
  • 2685
  • 2686
  • 2687
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT