• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Melushe Bebeziqi (1933-1967) balerina e famshme shqiptare e Balshoj teater…

December 8, 2021 by s p

Saimir Z. Kadiu/


Eshte nje e vertete e padiskutueshme qe balerinat e famshme ruse si Mathilde Kschessinska (1872-1971), Olga Spessivtseva (1895 – 1991), Anna Pavlova (1881-1931), Galina Ulanova (1910-1998), Natalia Makarova (1940-), Alicia Markova (1910-2004), Maya Plisetskaya (1925-2015), Ulyana Lopatkina, etj., i kane dhene Rusise primatin ne kete displine spektakulare te artit, por ne shqiptaret harrojme ose jemi te “infektuar me covidin” e te mohuarit te cdo arritjeje te bashkeatdhetareve tane ne majat e artit….Ne hollin e Balshoj Teater jane dy fotografi te dy yjeve te baletit rus me origjine shqiptare e madhja Melushe Bebeziqi dhe e bija e saj Margarita Perkun-Bebeziqi.Melushi ka interpretuar ne tempullin e baletit boteror role te tilla si: “ARRËTHYESI”- Lindori (14 nëntor 1953)”KALI GËRMUQ”- Cigania (7 prill 1960)”DON KISHOTI”- Spanjolle (13 maj 1961)”ARRËTHYESI” – Indiane (25 shkurt 1962)”DON KISHOTI” – Bolero (23 mars 1962)”SHATRIVANI I BAHÇISARAIT” (14 prill 1962)”TRAVIATA” – Cigane (20 shtator 1962)”DON KISHOTI”- Mercedes (5 tetor 1962)”LAURENCIA”- Liriku (11 janar 1963)”ROMEO & ZHULIETA” – Shërbyesja (25 prill 1963)”ARRËTHYESI”- Spanjolle (31 maj 1963)”LAURENCIA”- Flamengo (12 tetor 1963)”SHTEGU I SHTRËNGATËS” (7 nëntor 1963)”GAJANA”- Lezginka (6 shkurt 1964)”HIRUSHJA” Valltarja me gjarpër (20 shkurt 1964)”LEJLI DHE MAXHUNI” Mauritania (7 janar 1965)Ajo ishte nje shqiptare 24 karat … Babai i saj, Xheladin Bebeziqi ishte me origjinë shkodrane. Njeri me shpirt artisti, që këndonte shumë bukur këngët e qytetit të tij. Tregtia e bashkoi me korçaren, Sabiha Serezi, një grua e diplomuar për pedagogji në Stamboll. Në vitin 1924, ajo emërohet drejtoreshë e Shkollës së Vashave në Korçë. Në të njëjtën kohë, zgjidhet edhe Kryetare e Shoqërisë së Gruas shqiptare. Falë tregtisë dhe kulturës, kjo familje më pas, vendoset në Bullgari. Në Sofje, më 31 tetor 1934, lindi edhe Melushja.Me shpirtin e saj, të një artisteje të lindur shpalosi bukurinë dhe madhështinë e valleve shqiptare. Ende pa mbushur 13 vjeç, filloi të nderoi dhe njëkohësisht gëzoi kombin. Si të ishte Festival Kombëtar dhe jo Ballkanik, ai i zhvilluar në vitin 1947, në Manastir. Mbi 90 përqind e stadiumit ishte i mbushur me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Kur hidhnin qeleshet e bardha nga gëzimi, ngjante si të kishin shpërthyer fishekzjarret. Të gjithë të elektrizuar nga magjia e interpretimit të valleve shqiptare nga Melushe Bebeziqi. Tronditi Budapestin në vitin 1949 me “Dasmën shqiptare”, në Festivalin e Dytë Botëror të Rinisë dhe Studentëve. U kthye në Tiranë, me çmimin e festivalit, si interpretuese. Edhe më shumë shkëlqeu gjatë turneut të vitit 1950, në Rumani, Bullgari, Hungari, Poloni, Çekosllovaki… Nuk kishte ç’të priste më Shqipëria, për të shkolluar këtë talent… Pas këtij turneu të jashtëzakonshëm, u përgatit lista e artistëve që do të nisnin studimet në Bashkimin Sovjetik. Në të ishte emri i Agron Aliajt, Ganimet Vëndreshës, Zoica Haxhos, Petrit Vorpsit, Xhemil Simixhiut dhe në krye i Melushe Bebeziqit. Pas gjashtë vjetë studimesh, në të famshmin “Balshoi Teatër”, kthehen në Atdhe vetëm pesë. Më e pakta që u tha në atë kohë për Melushe Bebeziqin, ishte që braktisi Shqipërinë. Melush Bebeziqi nje primabalerine e Bolshoit vdiq nga nje semundje e rralle ne zemer ne vitin 1967 ne moshen 33 vjecare.Sipas baletmaestrit tone te madh Agron Aliaj, Melushja ishte nje “ krijesë magjike, me nje jehonë dhe ndjesi që të lënë statujat e përkryera. Më ka lënë përjetësisht buzëqeshjen e erotizmit fëminor… Shpirtmadhe, por e madhe edhe si interpretuese. E madhërishme në sensibilitet, por magjike edhe si femër! Nuk mund ta trashëgonte dot këtë gjeni, ajo Shqipëri e varfër, shpërdoruese e pamëshirshme e këtyre ndjesive…Ashtu si bënë me të në vitin 1952, kur ajo erdhi me pushime. E fotografuan lakuriq fotoreporterët shqiptarë. Thënë ndryshe, e masakruan, sepse nuk e mirëkuptuan atë potencial të madh artisti. Nuk e mirëkuptuan as kur në mes të natës, për t’iu shmangur ashpërsisë së bashkëkombasve po lahej lakuriq në detin Adriatik… Ajo erdhi në këtë jetë për t’u bërë artiste me famë botërore. Nuk mund të shprehej shpirti i saj, në atë skenë të vogël, në atë regjim që më shumë se artistë nxori spiunë. Spiunët që shkonin në Komitetin Qendror dhe lëshonin shigjetat e kuqe:– Pse duhet të shkojë për studime jashtë shtetit një vajzë e tillë?– Hajde! Kërceni si Melushja dhe u qoftë ju udha e mbarë!- përgjigjej drejtori, Kol Jakova.Ikëm gjashtë për të studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe u kthyem pesë. Shpeshherë i kam bërë pyetje vetes:-Bëri mirë apo jo që nuk u kthye Melushja?Në këtë terren të vështirë, me male dhe njerëz krenarë në ashpërsi, Melushja nuk mund të shpërthente kurrë! Më kujtohet ajo që dikur i kam thënë Perlocajt:– Unë erdha në Shqipëri për të vdekur pak e nga pak, ndërsa ti ike në Francë për të lulëzuar pak e nga pak…Vetëm “Balshoi Teatër” ishte për Melushen. Aty dhe vetëm aty, mund të shkëlqente madhështia dhe perfeksioni i saj. Atje… ku më duket shpeshherë, sikur jam pranë Melushes që përshëndet publikun e mahnitur në magjinë e saj. Sepse Melushja ishte gjeni. Kërcimi i saj kishte ekspresivitetin e një krijese shumë të talentuar. Në të fshihej një botë e madhe mistike, orientale, e përzierë me një dramë të madhe njerëzore siç ishte edhe jeta e saj. Ajo ishte valltare magjike në ndjeshmëri, sensibilitet, ledhatime, lëvizshmëri… Ajo fytyrë e ëmbël dhe tërheqëse, ata sy të bukur, të zinj dhe të thellë, ajo zhdërvjelltësi sensuale e trupit, ai kërcim shumë erotik, me përsosmëri lëvizjesh të duarve dhe vitheve, të merrte frymën! Edhe tani, sa herë punoj me artistët e rinj dhe u kërkoj vallëzueshmërinë, më konturohet para syve Melushja.I thashë një herë kur ishim me studime në Moskë:-Melushe, nuk e di pse më shëmbëllen me plakën Izergil, personazhin e tregimit të Gorkit që nga Rusia, përfundoi në haremin e Shkodrës, ndërsa ti nga Shqipëria do të përfundosh në Rusi…Ajo me buzëqeshjen e saj të jashtëzakonshme, ma ktheu:-Agron! Ti vazhdimisht je pak filozof….Në fakt, më artiste se ne ishte ajo. Pas provave të lodhshme, shpeshherë mblidheshim të gjashtë studentët shqiptarë dhe loznim kush fantazonte më shumë. Na çudiste të gjithëve me fluturimet artistike për të ardhmen e jetës së saj. Aq sa edhe Xhemili nuk e arrinte dot në fantazi…Në atë kohë, Bashkimi Sovjetik po hapej drejt Perëndimit. Kishin filluar të vinin artistë të mëdhenj, që më shumë se për talentin dëshiroheshin për përditshmërinë dhe lirshmërinë e jetës së tyre. Në këto kontakte dhe bashkëbisedime, ndjehej mirë edhe Melushja. Sepse ajo, nuk ia prishte kurrë qejfin vetes, duke iu përgjigjur përherë pozitivisht thirrjeve të brendshme. Sepse ajo, kishte lindur, për një botë të madhe, dashuri dhe art të madh…”Askush me mire dhe me sakte se nje gjigand si Agron Alia nuk mund ta pershkruante se kush ishte ballerina jone e madhe Melushe Bebeziqi…Edhe e bija e saj “eksploroi” ne rrugen e suksesit te se jemes…0Margarita Perkun-Bebeziqi eshte vajza e koreografit rus Georgi Perkun dhe e balerines se famshme shqiptare Melush Bebeziqi. Ajo ka lindur ne Moske ne vitin 1957.Por edhe ajo pati vdekje te hershme… vetem disa kohe pas triumfit ne Konkursin Nderkombetar te Baletit ne Moske ne vitin 1981 ( ku ajo fitoi medaljen e arte), vdes ne nje aksident automobilistik me 6 gusht 1981.Eshte nje fatkeqesi por edhe nje turp qe keto dy balerina njihen pak ose aspak ne Shqiperi. Por kjo lidhet me teper me qendrimin e shtetit komunist ndaj Melushit e cila pasi studjoi ne Moske , u martua me koreografin Perkun dhe nuk u kthye ne Shqiperi pas prishjes me sovjetiket. Edhe sot e kesaj dite nene e bije ( qe ndajne te njejtin varr ne Moske) jane te nderuara nga komuniteti artistik i teatrit Bolshoi.Por ne vendin e origjines ende asnje nderim per balerinen e madhe shqiptare…Gjithashtu binjaku i saj Ylli Bebeziqi, nje balerin premtues u burgos nga regjimi komunist ne Shqiperi dhe vdiq ne burg ne moshen 24 vjecare ne vitin 1958. Shkak i burgosjes se tij ishte nje hakmarrje per dashurine e tij me vajzen e nje personaliteti te njohur ushtarak te kohes.Tragjedia e tij ishte e tmerrshme… e hoqën nga puna, e mbyllën në çmendinë, e vranë në qeli dhe i zhdukën edhe varrin.

Filed Under: Kulture

Nëse nuk shkulim varfërinë, atëherë nuk kemi bërë asgjë kundër dhunës

December 8, 2021 by s p

Dhurata Çupi Tyli/

Nuk mund të ndahet dhuna nga liria, edukimi dhe kultura. Gjithkush që nuk i vlerëson këto të tria i nënshtrohet dhunës dhe akteve barbare. Është e padiskutueshme, dhe këtë na e tregojnë statistikat se roli i edukimit, zhvillimit dhe kulturës është një faktor tepër i rëndësishëm në uljen apo rritjen e dhunës si brenda familjes, ashtu dhe jashtë saj. dhuna me bazë gjinore, apo ajo, brenda familjes lind mbi premisa që në thelb kanë: varfërinë, mungesën e dashurisë, mungesën e shkollimit, stresin social dhe atë mediatik, dështimin personal dhe atë financiar etj.Për fat të keq dhuna ndaj grave është një fenomen që na trishton cdo ditë, teksa dëgjojmë kronikat televizive me ngjarje të tilla të rënda, ku gra e vajza dhunohen në të gjitha format nga bashkëshortët, partnerët, baballarët apo edhe të afërm të njohur e të panjohur. Ngritja e zërit për këtë shqetësim në rritje duhet të jetë prioritet thelbësor në politikat për mbrojtjen e gruas, si shtyllë e familjes dhe e shoqërisë. Politikat e hartimit të ligjeve për barazinë gjinore dhe për denoncimin e dhunës nuk duhet të jenë vetëm ligje të mira por duhet që këto ligje te jenë të zbatueshme dhe efektive, aty ku duhet , tek ato gra që kërkojnë mbështetjen e strukturave të shtetit. Rastet janë të shumta se si gratë kërkojnë mbrojtje nga shteti e se si po ashtu shteti për mes atij policit të lagjes i nënqesh në fatin e tyre. Ligji dhe forcimi i zbatimit të tij duhet të jetë prioritet i prioriteteve për ta bërë këtë shqetësim të ndjeshëm në mënyrë që të shmanget ky fenomen.Prandaj duhet së me parë që kjo cështje përvecse të jetë ligjore të jetë mendësi që krijohet nga vetë strukturat që depërtojnë në cdo qelizë , u garantojn siguri grave e vajzave të predispozuara për tu dhunuar.Nëse kjo mendësi lufton stereotipet gjinorë, duke i parë gratë të barabarta atëherë do të jemi drejt rrugës së duhur për tja dalë në këtë betejë që vazhdon. Kjo fazë në fakt duhet të fillojë që nga shkolla në hapat e parë të arsimimit të fëmijëve.Më shumë se gjysma e grave dhe vajzave të moshës 15-50 vjeç kanë përjetuar një ose më shumë nga pesë llojet e dhunës (dhunë nga partneri intim, dhunë në lidhje dashurie, dhunë nga jopartneri, ngacmimi seksual dhe/ose përndjekja), gjatë jetës së tyre.Pra, para moshës 18 vjeç…e çfarë tregon kjo…? Kjo na tregon se çelësi i suksesit është edukimi, familja e shëndoshë, dashuria prindërore dhe sigurimi i premisave që fëmija të rritet në një ambient që nuk e stimulon dhunën në cilëndo formë të saj.Në vitin 2007, kur hyri në fuqi ligji i parë për luftën ndaj fenomenit të dhunës në familje, e gjatë gjithë këtyre viteve është përmirësuar më tej legjislacioni në këtë fushë. Sic e thashë më lart, mbetet me rëndësi të vecantë që institucionet të veprojnë me përgjegjshmëri të plotë në këtë beteje, duke filluar nga polici i thjeshtë i lagjes deri tek gjykatësit e prokurorët që marrin në shqyrtim dosje të tilla që kanë në themel hetimin dhe gjykimin e çështjeve të dhunës në familje, dhe të dhunës seksuale ndaj grave.Sot flitet shumë për dhunën me bazë gjinore dhe flitet shumë pak për parandalimin e dhunës. Kjo për faktin se në vendin tonë bëhet shumë pak prej institucioneve ligjvënëse dhe atyre ligjzbatuese për parandalimin. Duket sikur ne jemi të fokusuar vetëm tek ajo çfarë ndodh…e në fakt kështu është!Nëse flasim sot për sot, atëherë s’na ngel veç të merremi me agresorin dhe viktimën. Por nëse flasim për të nesërmen, duhet të flasim për shumë më tepër se kaq. Duhet të flasim për rritjen e divorceve, për shkatërrimin e familjes, për keqedukimin, për emigrimin, për shpërndarjen e drogërave pranë shkollave e çdo gjëje tjetër që është shkaku primar për të ushqyer dhunën në rrugë, në familje, në televizione, në rrete sociale, në shkollë, politikë e kudo.E nisa me lirinë dhe do ta mbyll po me lirinë. Përse në sistemin e vuajtjes se denimeve një vlerë të jashtëzakonshme dhe të veçantë merr rehabilitimi?Sepse i dënuari kupton vlerën e lirisë…sepse i denuari kupton se kryerja e një akti të dënueshëm ndëshkohet dhe ai nuk duhet të kryej më akte të tilla. Por, përpara se të mbërrijmë këtu, ne duhet të rehabilitojmë shoqërinë tonë, fëmijet që vuajnë nga bullizmi, rininë që bëhet pre e drogës dhe grupeve të dhunshme, familjen e cila për shkak të ekonomisë së dobët kalon strese pafund…duhet tu sigurojmë ambient e mjedis të qetë fëmijëve që rritem me një prind…ashtu siç duhet të bëjmë më shumë për të alkoolizuarit, përdoruesit e drogërave dhe të varurit prej tyre.Nëse nuk shkulim varfërinë, e cila prej vitesh shënon vetëm rritje…atëherë nuk kemi bërë asgjë kundër dhunës. Dhe në këtë luftë me vrasjen e dhunën duhet të jemi të gjithë bashkë dhe jo vetëm në dukje dhe për dukje.

Filed Under: ESSE

Unë jam një grua…

December 8, 2021 by s p

Diana Tahiri

Sociologe

Gratë inkurajohen të jenë gra, të mbeten gra dhe të bëhen gra, pasi ne nuk kemi lindur për të, ne bëhemi (Beauvior, 1986) […] Emelié Durkheim dikur tha se individi lind në një shoqëri që ekziston. Pra, individi, lindë në një shoqeri aty ku normet, vlerat ekzistojn. Pra, ne jemi inkurajuar të ballafaqohemi me shoqerin/komunitetin dhe të konsiderohemi si “seksi tjetër” ose si grup minoriteti midis shoqeris individuale dhe komunitetit kolektivist. Si grua pritet të kemi role shumfishe, role të cilat janë të intensifikuar në një luftë midis lirisë dhe varësisë. Unë jam një grua ku malli dhe prodhimi im është rezultat i rolit tim si vajzë, grua, nënë, në një makineri patriarkale. Roli im si punëtor nuk i përket vetes sime, por botës objektive që pritët ta krijoj. Unë jam gruaja që pritet të nënshtrojë patriarkatin ashtu siç punëtori nënshtron kapitalistin, me një ndarje pune të përbërë nga praktika të përhershme, kontekstuale, nëse jo vlera hierarkike. Unë jam “seksi tjeter” e vetëdishme se çlirimi im nuk qëndron në idenë filozofike të pranimit të pozicionit tim, diçka që pretendonte Hegeli. Jo, jam e vetëdijshme se çlirimi im si ai i punëtorit mund të arrihet vetëm në një histori të jetës njerëzore, në botën reale të thelbit ekonomik dhe politik. Sepse nëse unë si grua lejoj që situata ime të pranohet si pjesë e fatit tim, rrezikoj të përfundoj në nënshtrim, duke u ndjerë e tjetërsuar në rolin tim, lëkurën time dhe nga ana tjetër, e izoluar nga shoqëria. Në dy dekadat e fundit që nga përfundimi i luftës së Kosovës në vitin 1999, shoqëria ka vazhduar të përballet me probleme të ndryshme shoqërore, duke filluar nga rritja e korrupsionit, papunësia, deri te dhuna ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Hulumtimet kanë treguar se pasojat e rritjes së papunësisë, korrupsionit, besimit të kufizuar në mekanizmat e qeverisë, kanë rritur vlerat patriarkale brenda familjeve të ndryshme, gjë që nga ana tjetër ka ndikuar edhe në mundësitë e grave për të raportuar çdo lloj krimi të dhunshëm. Kjo do të thotë se Kosova si vend është ende një shoqëri patriarkale dhe kolektiviste ku dhuna e burrave ndaj grave mund të shihet si një problem i normalizuar shoqëror. Arsyeja kryesore është se në disa grupe të veçanta vlerat dhe zakonet e vjetra patriarkale p.sh. Kodi i Lekë Dukagjinit justifikon dhe normalizon dhunën e burrave ndaj grave si një devijim të pranuar. Kjo do të thotë se mund të trashëgohen zakonet kontekstuale, historike të cilat nga ana e tyre mbeten një formë nderi e përditshëm dhe për këtë arsye shumë nuk janë të vetëdijshëm për ekspozimin e tyre ndaj p.sh. shtypjes me bazë gjinore. Një shpjegim i mundshëm mund të jetë se normat e nderit mund të interpretohen si një mënyrë jetese; ku konceptet se si diçka “duhet të jetë” dhe “është” legjitimojnë rolin social të individit). Në Kosovë, p.sh. jeta martesore për shumë gra bazohet zakonisht në normat tradicionale të martesës, ku mënyra e tyre e jetesës zakonisht karakterizohet nga urdhrat dhe vendimet e burrave – bazuar në pritshmëritë dhe kërkesat e familjes Përfundimi që mund të nxirret nga hulumtimet sociologjik dhe nga disiplina te ndryshme të bazuara me evidenc, është se reagimi i grupit ndaj dhunës mund të jetë gjithashtu një faktor i fortë ndikues. Sa më shumë që një grua i nënshtrohet vullnetit të burrit të saj dhe legjitimimit të zakoneve të mjedisit, aq më shumë rritet rreziku i rivendosjes së dhunës.

Filed Under: Sociale

BOB DOLE – FROM KANSAS TO KOSOVO

December 8, 2021 by s p

By Rafaela Prifti/

Short Bio 

Bob Dole was born on July 22, 1923, in Russell, Kansas, a small farming and oil community. His father managed a cream and egg business and sold bootleg whiskey during Prohibition. The family of six struggled through the Depression and Dust Bowl years. The times was were so hard they moved into their basement and rented out the rest of the home. In 1943, Dole left for the war. In Italy, Army 2nd Lt. Dole was leading an assault against a German machine gun when a shell fragment tore through his spine and right arm. He nearly died and spent three years enduring multiple operations and painful physical therapy. Bob Dole, who had dreamed of becoming a doctor before joining the army, willed himself to walk again after paralyzing war wounds. He learned to write with his left hand never having recovered use of his right hand and arm. Dole, who was a Kansas University basketball player, earned a law degree from Washburn University in Topeka in 1952. He became a Kansas legislator and county attorney. Dole won a U.S. House seat in 1960 and moved into the Senate in 1968. His mentor, President Richard Nixon, would send Dole to the Senate floor to assail Vietnam War critics and other senators at odds with the White House. He rose through the Senate ranks to become a long-serving Republican leader and a tough and tireless champion of his party.

He embodied flinty determination to succeed yet was most famous for the times he came up short. Dole sought the presidency three times. He came closest in his final race, securing the 1996 Republican nomination only to see President Bill Clinton get reelected. Dole later said he had come to appreciate the defeats as well as the victories: “They are parts of the same picture — the picture of a full life.” Representing Kansas in Congress for nearly 36 years, Dole was known on Capitol Hill as a shrewd and pragmatic legislator, trusted to broker compromises across party lines. He wielded tremendous influence on tax policy, farm and nutrition programs, and rights for the disabled.

Out Of Office

Dole remained dedicated to helping disabled veterans and honoring the fallen. He was a driving force in getting the World War II Memorial built on the National Mall. That was unquestionably part of his motivation for persuading Congress to enshrine protections against discrimination against disabled people in employment, education and public services. In September 2017, Congress voted to award Dole its highest expression of appreciation for distinguished contributions to the nation, a Congressional Gold Medal. In 2019, it promoted him from Army captain to colonel. His announcement in February 2021 that he’d been diagnosed with stage 4 lung cancer prompted an outpouring of sympathy, prayers and well-wishes from across the political spectrum. President Joe Biden visited Dole’s home at the storied Watergate complex soon after Dole’s dire diagnosis; the White House said they were close friends. 

Today, accessible government offices and national parks, sidewalk ramps and the sign-language interpreters at official local events are just some of the more visible hallmarks of his legacy and that of the fellow lawmakers he rounded up for that civil rights legislation 30 years ago.

Senate Lessons

In the Senate, Dole began to see the value of forging alliances with Democrats, and it became a lifelong habit. He teamed with Democrats to uphold civil rights, expand food stamps, shore up Social Security and create the Martin Luther King Jr. federal holiday as well as to pass the Americans with Disabilities Act. Republicans made Dole majority leader in 1984, and he held his party’s top Senate post for more than 11 years, a record until Kentucky’s Mitch McConnell broke it in 2018.

Foreign Policy – Senator Bob Dole’s Visit to Prishtina

In August of 2020, Dielli paid tribute to the 30 year anniversary of a congressional delegation visit to Kosovo’s capital led by the Republican Senate Leader at the time Bob Dole. It is hard to overstate the importance of that visit. At the end of 1990, Slobodan Milosevic, riding a wave of Serb nationalism, was elected President of Serbia. The human rights abuses and violations by the Serbian government and the struggle of Albanians of Kosovo for freedom had gone largely unnoticed until then. Fueling centuries-old nationalistic myths, Milosevic regime cracked down hard on the uprising by imposing martial law in Kosovo. 

The Congressional delegation visit on August 30, 1990 brought international attention to the systemic violations committed by Belgrade in Kosova. An American Senator sidestepped Belgrade authorities to communicate directly with Kosovo President Ibrahim Rugova. Hundreds of people filled the streets to greet the esteemed guests, as the Serbian police forces used tear gas and violence to disperse the crowds.

Senator Dole’s visit effectively changed the course of history for Kosovo and its people. Elmi Berisha, Vatra President, says that he feels humbled to have been part of that process. “For several years, I was President Rugova’s Special Representative to the office of Bob Dole. It gave me the opportunity to know Senator Dole in person and to work with him on Kosova-related issues. From that point on, he stood by Kosova in its time of need.” In his account of the event, Mr. Berisha recalls Senator Dole hero’s welcome in a free and liberated Kosova. He says: “This time the people gathered freely in the streets to express their gratitude. President Rugova received him warmly and awarded him the highest title of Honorary Ambassador of Kosova.” In his next visit to Kosova, Dole, who had retired from Senate, was honored with the President’s Golden Medal of Freedom. Vatra President accompanied him and took part in the ceremony.  “Kosova is an independent state recognized by over a hundred countries around the world, a loyal ally of the United States, a factor of peace and stability in the region, and a pluralist democracy. It all began with a visit in August 1990 and with a friend like Senator Bob Dole who was always there for Albanians,” says Elmi Berisha.

Kosovo – Bill Clinton, George Bush, Robert Dole 

In an opinion piece published by Washington Times on April 22, 2020 “Let Bill Clinton’s failed Kosovo strategy wither amid the COVID-19 pandemic” the author tried to make the case as stated in the self-explanatory title. To support his claim, Mr. Waller presented boulevards and buildings in Kosova’s capital that are named after US Democratic politicians. But Mr. Waller, a Senior Analyst for Strategy at the Center for Security Policy, did not account for the whole picture of street names. In Prishtina, the Boulevard that bears the name Bill Clinton runs alongside the Boulevard named after George Bush. One Democrat President in “urban’ proximity to a Republican President. In the 80s and more prominently in the 90s with the efforts of Congressman DioGuardi and a number of members of the House of Representatives and Senate, such as the late Benjamin Gilman, late Senator John McCain, Bob Dole, Senators Malcolm Wallop, Mitch McConnell, Secretary of State James Baker, leading Republicans have been just as supportive of Kosovo as their Democratic colleagues.  

Dole And Dielli 

In the summer of 2020, Senator Dole told Dielli that he “will always hold a special place in my heart for the people of Kosova.” He went on to say that he has “great confidence in their future as a free and democratic nation.” The topics of our communication covered the dedication ceremony in Prishtina, the impact of the first visit and his confidence in the future of Kosova.  Senator Dole said: “The people of Kosova have not had an easy road to independence, and their struggle was especially apparent when I visited Pristina 30 years ago. As our bus came into the city, I witnessed first-hand the plight of the Albanian people under a Milosevic regime.” Reaffirming that he is proud to support the people of Kosova, Senator Dole added: “In terms of impact, I’ll never forget that visit. I couldn’t ignore what was happening to the people of Pristina.” The Albanian community leaders have commended his decades-long commitment to Albanian people. I noted that he is admired by Americans and Albanians alike and that he has received some of the nations highest honors. Then I asked about the statue ceremony in Prishtina and what it meant to him. “The dedication of a statue in my honor by the citizens of Prishtina is obviously a tremendous and humbling event. But more than that, it’s a deeply personal symbol of a friendship and alliance we’ve maintained over many decades,” said Senator Bob Dole. I asked him “What would you like the Albanian people in Kosova, the Albanian community in the US and all over the world to know about you and your legacy?” His answer was: “I am proud of the ongoing determination and hope of the Albanian people of Kosova and the Albanian community around the world. While I may have made a small impact on the evolution of Kosova’s independence, ultimately the credit belongs to the people of Kosova and their perseverance in the face of extreme adversity. I will always hold a special place in my heart for the people of Kosova, and I have great confidence in their future as a free and democratic nation.” 

Dole’s 98th Birthday

On July 22, the message of Vatra President Elmi Berisha for Dole’s 98th birthday read in part: 

“Senator Dole led efforts on Capitol Hill to support the democratization of Yugoslavia, endorsing the right of Kosovo Albanians to self-determination with his historical trip there. According to US Ambassador Philip Kosnett, “[Dole’s visit on August 30, 1990] was the turning point for Kosovo’s freedom. His visit opened the eyes of the international community to ongoing human rights abuses.” Senator Dole wrote Secretary of State James A. Baker III before his visit to Belgrade in June 1991 expressing “Continued US concern about the ongoing systematic human rights abuses against the Albanian population of Kosovo who have lived under martial law for two years now.” This led to President George W. Bush’s 1992 redline “Christmas warning” threatening a unilateral US military response should Serbia aggress against Kosovo Albanians. Without Bush’s warning, Serb forces would have extended their rampage to Kosovo, where the Yugoslav conflict started. 

Senator Dole provided bipartisan support to President Bill Clinton’s military intervention in 1999 to “prevent from happening in Kosovo what had happened in Bosnia.” He condemned the Racak massacre, which led to the Kosovo Verification Mission (KVM). He was, however, one of the first to say that the KVM was not working. He also influenced negotiations in Rambouillet. According to US Secretary of State Madeleine Albright, “When I reached a really tough point at Rambouillet, I called Senator Dole. He has really been fantastic. We talked a lot about how to move this process forward. I called him because I wasn’t able to get movement from the Albanians and he did it.” Rambouillet ultimately failed. It was critical to exhaust all diplomatic options, making military intervention a last resort. Senator Dole’s hard work and non-stop efforts in getting his senior US Senate colleagues such as: Senators John McCain, John Warner, Joseph Lieberman, Christopher Dodd among others, mobilized bipartisan support for NATO’s action, which ultimately influenced President Clinton’s decision to intervene. 

Senator Dole strongly opposed the proposal to divide Kosovo and swap territories. On August 24, 2018, White House national-security advisor, John Bolton, said that the US would not oppose a territorial exchange between Kosovo and Serbia provided Pristina and Belgrade work out a “mutually satisfactory settlement” between themselves. Senator Dole strongly opposed Milosevic’s project, revived by Aleksandar Vucic, to divide Kosovo along ethnic lines. He felt that Serbia should not gain through negotiations what it failed to achieve through ethnic cleansing. Furthermore, Senator Dole vehemently objected when the Trump administration demanded concessions from the Kosovo Government and threatened to withdraw US forces from Bondsteel, Kosovo. He understood that the presence of US troops there is an essential deterrent to renewed Serbia aggression. Senator Dole is an Albanian patriot who has earned the utmost respect from all Albanians around the world; in particular, those in Kosovo.”

Robert J. Dole Institute of Politics

In October, Dielli published a letter of gratitude from Vatra leadership to Jim Xhema, a proponent of the Albanian cause and a longtime friend of Bob Dole. Xhema donated $ 500.000 to the Robert J. Dole Institute of Politics, University of Kansas. The two men forged an enduring friendship rooted in love for the country, natural wisdom and resolve. Through the decades, Bob Dole and Jim Xhema stayed close while being mutually amicable to each other. The generous donation to the Robert J. Dole Institute of Politics highlights Jim Xhema’s appreciation for his friend’s distinguished contributions. To Albanians, the gift is also an expression of gratitude they carry in their hearts for Bob Dole. 

Bob Dole passed away on Sunday at the age of 98. The casket will lie in state inside the US Capitol on Thursday. The commemoration will include a formal arrival and departure ceremony.

Note: AP sourcing for first three segments of the article

Filed Under: Featured

Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit

December 8, 2021 by s p

Albin Kurti/


​I nderuar Zëvendës President i Komisionit Evropian, Përfaqësues i Lartë, z. Josep Borrell,I nderuar Komisioner, z. Oliver Varhelyi,Zonja e zotërinj,Të nderuar miq,Në këtë ditë, dy dekada më parë, u lirova nga burgu i Nishit në Serbi. Isha arrestuar më 27 prill 1999 në Kosovë, vetëm 34 ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe caqeve të saj ushtarake e paraushtarake për ta ndalur gjenocidin në Kosovë.Njëzet vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar në botë, por ende e gjejmë veten, dhe unë e gjej veten, duke luftuar për të njëjtat kauza dhe duke u përballur me kërcënime jo aq të ndryshme. Kauza e një Kosove sovrane dhe të pavarur, e cila tani është një realitet i njohur nga shumë dhe i mohuar nga pak, dhe kërcënimi në rritje nga fqinji agresiv.E nuk ka vend më të mirë se në këtë shtëpi të Evropës dhe në këtë familje të madhe evropianësh që t’i ndaj këto kujtime dhe të bëj thirrje për më shumë zgjim ndërsa ne së bashku përballemi me një kërcënim në rritje të autokratëve që po rriten gjithnjë e më shumë.Të nderuar të pranishëm,Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës. Megjithatë, kjo është mbledhja e parë e qeverisë sonë të re në këtë format.Kjo mbledhje është një piketë e rëndësishme në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, veçanërisht në funksion të nisjes së fazës së dytë të zbatimit të prioriteteve politike në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA). Tashmë kemi miratuar planin e ri të ERA II me prioritete që vijnë nga MSA-ja më 4 tetor 2021, të cilin jemi zotuar ta zbatojmë me prioritet të lartë.Për ne, MSA-ja është një marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare. Kosova deri më tani ka treguar përkushtim dhe përpjekje në të gjithë spektrin e gjerë të reformave dhe nga të gjithë aktorët në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja. Prandaj, besojmë se ka ardhur koha që Kosova dhe Bashkimi Evropian t’i përshpejtojnë përpjekjet e përbashkëta për trajtimin e çështjeve më komplekse që kanë qenë pengesa në rrugëtimin tonë drejt fazës së ardhshme të procesit të integrimit në BE.Tani, më shumë se kurrë, kemi stabilitet politik, institucione të konsoliduara dhe vullnet të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë, duke e bërë këtë, më shumë se një synim ideal, një objektiv realist. Për këtë qëllim, ne e konsiderojmë kritike për perspektivën e anëtarësimit në BE që dialogu politik, siç kërkohet në Titullin II të MSA-së, të jetë zyrtarisht i vendosur dhe plotësisht funksional në të gjitha sferat.Kosova është e përgatitur të angazhohet plotësisht në këtë fushë të reformave, si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin e strukturës dhe kapaciteteve institucionale. Për më tepër, në përputhje me reformat e brendshme dhe në përmbushje të perspektivës së premtuar të BE-së, Kosova synon të aplikojë për anëtarësim vitin e ardhshëm.Ritheksojmë bindjen e fortë të popullit të Kosovës se e ardhmja e vendit tonë është brenda Bashkimit Evropian. Ekziston një mbështetje e fortë publike për integrimin në BE në mesin e qytetarëve dhe të gjithë aktorëve politikë në Kosovë, si dhe respektimin e vlerave të BE-së dhe gatishmërinë për t’i nisur reformat që e sjellin Kosovën gjithnjë e më afër anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Evropa është kontinenti ynë dhe BE-ja është fati ynë.Besojmë se kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të lidhura me progresin real dhe të na motivojnë të gjithëve që ta sjellim rrugën e Kosovës drejt BE-së më afër qytetarëve dhe ta bëjmë anëtarësimin më realist dhe më të qëndrueshëm.Dështimi i BE-së për ta realizuar premtimin pas përmbushjes së kushteve dëmton besimin në reforma dhe krijon një ndjenjë padrejtësie që minon besimin në BE-në. Pra, është e rëndësishme që vazhdimi i besimit në mesin e qytetarëve t’i shfaqë përfitimet e të qenit pjesë e BE-së me veprime konkrete duke filluar nga liberalizimi i vizave, duke qenë se besimi është shumë i nevojshëm në çdo vend që dëshiron të nisë rrugëtimin e vështirë të anëtarësimit në BE. Janë bërë 3 vjet, 4 muaj e 3 javë që nga rekomandimi për herë të dytë i Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Përveç shqetësimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19, për Kosovën dhe qytetarët e saj ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Ne mbajtëm dy palë zgjedhje demokratike të cilat ishin të organizuara mirë dhe shfaqën ngjyrat e vërteta të demokracisë. Zgjedhjet kombëtare prodhuan një shumicë të re në parlament dhe sollën legjitimitet dhe stabilitet në institucionet tona.Qeveria e re përbëhet nga persona të arsimuar mirë, me integritet të lartë dhe të orientuar drejt reformave, të cilët janë të etur për të shtyrë përpara suksesin. Si rezultat, kemi parë progres në të gjitha sferat. Pas një tkurrjeje prej 3.1% në vitin 2020, siç raportohet nga Banka Botërore, tani po përjetojmë një rritje të jashtëzakonshme ekonomike. Eksportet tona janë rritur për 66%, të hyrat tona janë rritur për 30% dhe kemi shtuar rreth 10 mijë vende të reja pune në ekonomi.Gjithashtu jemi duke udhëhequr në Ballkanin Perëndimor me mesataren më të lartë të qytetarëve të vaksinuar, mbi 1.6 milionë doza të administruara, dhe me më së paku raste të reja me COVID-19.Siç e kemi thënë shumë herë, për ne BE-ja fillon nga brenda, sepse reformat që nevojiten për t’u anëtarësuar në BE janë gjithashtu reforma që kërkohen nga qytetarët tanë për ta përmirësuar jetën e tyre.Fatkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për rajonin ku autokracia po rritet dhe bashkë me të edhe agresioni ndaj fqinjëve, një sjellje që duhet dënuar dhe shpresojmë që BE-ja të dërgojë mesazhin e saj të qartë duke mos lejuar avancimin në procesin e anëtarësimit për këdo që guxon të angazhohet në aktivitete të tilla armiqësore. Nuk bën të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane.Gjithashtu ndjejmë keqardhje që katër marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal nuk u materializuan për shkak të kërkesave të paarsyeshme që synonin ta bllokonin këtë nismë. Jemi plotësisht të përkushtuar për integrimin rajonal dhe besojmë se është koha e fundit që t’i trajtojmë mangësitë në këtë fushë duke shqyrtuar një bazë të re që zgjidh mosmarrëveshjet për terminologjinë, parasheh mekanizma të pavarur për monitorimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të reja dhe na afron drejt BE-së.Ne kemi propozuar tashmë SEFTA-n (Southeast European Free Trade Agreement), e modeluar sipas EFTA-EEA, si një marrëveshje e cila trajton të gjitha çështjet e mësipërme dhe hap dyert për progres.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2695
  • 2696
  • 2697
  • 2698
  • 2699
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT